JANJEVA ECË: APLIKACION MOBIL I TRASHËGIMISË KULTURORE

Ekipi hulumtues i Iniciativës për Histori Gojore u zbarkua në Janjevë këtë maj për të regjistruar dhe mbledhur tregimet e njerëzve nga të gjitha ecjet e jetës. Më t’u realizuar njëzet e pesë intervista të historisë gojore, dhe me t’u krijuar një kolekcion i pasur fotografik në bashkëpunim me të intervistuarit, ne siguruam një numër të madh të tregimeve individuale në video, fotografi dhe tekst. Qasja e tregimit jetësor në intervistat e historisë gojore lejon për zëra të shumtë të dalin në pah, dhe që me tregimet e tyre të krijohet një narrativë udhëzuese e historisë dhe kulturës së pasur të qytetit. 


E kuruar si hartë interaktive, aplikacioni mobil Janjeva Ecë paraqet një ecje të vetme, As Shehër As Katun. Ecja shpalos jetën kosmopolite të tregtarëve të Janjevës, dhe mënyrën se si stili i jetesës ka ndikuar në mjedisin e ndërtuar dhe peisazhin natyror të qytetit. As Shehër As Katun sjellë në jetë Janjevën përmes videove dhe fotografive nga albumet familjare të periudhave të ndryshme kohore. Harta që kemi ndërtuar dhe ecja që kemi kuruar mbështeten në kujtesën e banorëve të Janjevës. Të treguara me fjalët e tyre, historitë e tyre janë rrugëtime në të kaluarën, tashmën dhe në aspiratat e së ardhmës së qytetit.  

Intervistat ishin një takim personal me jetërat e janjevasve dhe jetën e qytetit të tyre. Andaj, ne do të dëshironim të i falenderonim që ndanë historitë jetësore me ne, dhe që na lejuan të i publikojmë intervistat e tyre dhe arkivat fotografike private në Janjeva Ecë. 

E prodhuar nga Iniciativa për Histori Gojore, Janjeva Ecë është pjesë e projektit „Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë kulturore” i financuar nga Instrumenti i Bashkimit Evropian që kontribuon për Paqe dhe Stabilitet (IcSP) dhe zbatuar nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Kosovë.

 

Kuruar nga: Erëmirë Krasniqi

Dizajnuar nga: Nita Salihu Hoxha, Studio Permanent

Zhvilluar nga: Frakton

Prodhuar nga Iniciativa për Histori Gojore