Historia e Betit

Film i shkurtë i animuar nga Flaka Kokolli

Përmes punës tonë shpesh hasim në rrëfim-tregues të jashtëzakonshëm. Me secilin rinarrativizim të së kaluarës, narratorët tanë i shkruajnë dhe rishkruajnë jetërat e tyre. Kur gratë flasin për luftën, ato i humanizojnë këto përvoja dhe lufta bëhet sekuencë e jetës së përditshme. 

Me dëshirën për të trajtuar këtë, Iniciativa për Histori Gojore ka regjistruar dhe mbledhur tregime që rivizitojnë luftën 1999. Së fundi kemi filluar bashkëpunimin me Flaka Kokollin, animatore, e cila do të përdorë rrëfimet e grave për të prodhuar një film të shkurtë të animuar.