Pjesa e Katërt
Kaltrina Krasniqi: Çka studiut? Çka keni studiu?
Fisnik Ismaili: Unë, tash unë në ndërkohë e zbulova kompjuterin edhe më pëlqejke, rashë në dashni me computer animation [animacion kompjuterik] që u kanë shumë fushë e re atëherë, ekstrem fushë e re. Edhe në fakt u kanë veç nji universitet në Angli i cili e ofrojke qat’ drejtim edhe unë veç bojsha diçka në shpi, e bleva…bona do pare me ble nji kompjuter, bojsha diçka në shpi. Edhe praktikisht i çova dokumentet veç në Portsmouth se isha i bindun që kom me u regjistru gjithqysh qaty. Nuk ka Zot që ma ndërron profesionin. Se ti mujshe, në Angli munesh në gjashtë vene me apliku, edhe njona prej tyne… une hiç, veç në njo shkrujta se veç njo ish, s’dojsha diçka të ngjashme as kurgjo.
Edhe bile bile e bona punën me shku me u taku me ta paraprakisht e ata kur m’i panë punët më thanë, “Definitivisht kena me të thirrë në intervju”, që ke prej 350 vetave që aplikojshin, shtatëdhjetë i thirrshin në intervju, mu definitivisht më shtinën në qat’ listën e shtatëdhetëve prej të cilëve tridhjetë u zgedhshin për me studiu. Në ndërkohë s’di çka u bo…se ato pajisjet kushtojshin ekstrem shtrejt, e shkolla e arteve e tyne vendosë që edhe drejtimet tjera si pikturë, skulpturë e sene me ja u jepë me i përdorë kompjuterat, që i bike që u dashke me u mshelë computer animation krejt edhe s’ekzistojke mo qaj drejtim, përnjiherë. A une pritsha me u pranu qaty, me ja nisë në tetor edhe e kom pasë nji moment koxha të ranë, e morra shumë për zemre se nji moment kur ja nisa me pa të ardhmen teme e ja nisa me pa veten t’u bo efekte speciale në Hollywood e me punu vetë në star project movies [filma për yje], m’u shujt.
Edhe masnej s’dojsha hiç me shku në fakultet, dojsha vetë, autodidakt me mësu me u bo computer animator vetë, a din. Po, provo bone qato me nji njeri si Muharremi i cili çdo ditë thirrke në telefon t’u bo presion, “Aman regjistro çkado, veç regjistro diçka”. Po për fatin tem të mirë, del nji kurs, pak pa ja nisë, tash unë u dashke aty çka kanë metë do qisi vene të lira e ish nji revistë ku tash krejt jonë regjistru po çka kish metë vene të lira që merrshin. Aty jonë konë do kurse ma palidhje do kësi, e shoh nji multimedia edhe po i shoh 25 vene të lira, krejt i kishin dy vene, tri vene, “Pse 25 kërkush s’paska shku, pse s’e kom pa unë këto vitin e kalum kur kom apliku?”
Edhe marr vesh që u kanë nji drejtim i posa akreditum i cili s’ka mujtë ma herët me u akreditu, diqysh si me ma servu qaty. Edhe dul që ish i ngjashëm me çka kom bo ma herët edhe hina qaty edhe m’ndryshoi krejt jeta. Hina në multimedia që ish njifarë kombinimi mes dizajnit grafik edhe kompjuterave, që gjithë kom pasë qejf me bo.
Në ndërkohë që na punojshim shumë, po menoj unë posaqërisht gjatë universitetit, a kom punu security [sigurim] nëpër bare qishtu natën, vikendeve shitsha tesha, ditëve të lira, domethanë gjatë pushimeve shitsha këpuca me do dosta. Dikur masnej ja nisëm, pak pa i kry fakultetat ja nisëm me përkthy. Puna e përkthimit u pagujke shumë mirë. Si përkthyes na bike me udhëtu relativisht shumë po edhe u fitojke. Dytë ja nisim përkthejshim, punë e paqtë, s’lodhesh me kërkon, ki punë veç me shqiptarë.
Qatëherë ja nisi nji fluks ma i madh i njerëzve, jemi t’u folë na në të ’95-tën kena nisë me studiu, në të ’98-tën, ’98-tën i kryjtëm dytë. Faktikisht unë jom kanë ka e hupi vitin e fundit se qatëherë kur ndodhi në mars, Adem Jasharin që e vranë, unë nuk pata shku në shkollë, nuk pata shku deri verës hiç në ligjërata. U munojsha me ardhë këtu me luftu.
Kaltrina Krasniqi: Qysh u mundojshe me ardhë?
Fisnik Ismaili: U menojsha.
Kaltrina Krasniqi: Aha, u mendojshe.
Fisnik Ismaili: Po, se unë gjatë luftës në Bosnjë unë shumë jom kanë i mllefosun që më qitën shkijet prej ktuhit, tepër jom kanë i mllefost. Edhe kur i shihsha çka po ndodhë në Bosnje a din ashtu thojsha, “Me shku, me shku!” Ma bojke Laura, “Rri trus, a din, kur t’krisë në Kosovë shkon”. A din, t’u shpresu që hajt se nashta s’krisë kurrë. “Po, po,” a din, “P’e presim dej t’krisë në Kosovë”. Kur ndodhi qajo në të ’98-tën masnej edhe daja që u kanë në Lublanë, ai u konë ushtarak atje. Mas do muje që u zhduk, e dishim që ka shku në UÇK po kërkush s’e dike ku osht, çka osht’, tek osht. Edhe mu më kapi njifarë sikleti shumë i madh, dojsha me ditë ku o’, dojsha me ju bashkangjitë. Edhe prej marsit nime e morra shumë tragjike. Po e kom pasë nji mentor shumë t’mirë të temës t’diplomës i cili dikun kah maji kur shkova në fakultet tha, “Fis,” tha, “Aman. Kqyre sa ngat e ki. Veç hiçe qafe, kryje. Kryje temën e diplomës,” tha, “E këto provimet,” tha, “Po t’i shtyj,” tha, “Për verës,” tha, “Veç kryje temën e diplomës”.
E marr unë e kryj temën e diplomës për çka po di, njimdhetë ditë u ula ju koqita, për njimdhetë ditë e kryjta, e kalova. Masnej verës m’i shtyjti provimet jo në afat të qershorit po diku në gusht, i dhashë veç qato provime, e kryjta fakultetin. Edhe për neve ndryshoi jeta drastikisht se tashti Laura u bo farmakologe, unë u bona multimedia specialist[specialist i multimedias] edhe bojshim shumë, koxha shumë pare si përkthyes, tash me ja nisë prej zeros…. Ia niske praktikisht, karriera jonë ia niske si me thanë prej zeros, se si student i posa diplomum, prej rrogave që merrshin si përkthyes dike me kanë njiqind euro, njiqind funta ora, përfundum me asi rroga ka 800 funta muji (qeshë), veç për me shti kamën në profesione tona. Edhe aty masnej vazhdum.
Unë e di nji agjencion, kom pasë shumë fat që m’kanë pranu, kom pasë shumë fat. U kanë nji agjencion që merrke qisi studenta, jepke rroga katastrofë, ama i ka pasë klientat ekstrem t’mirë, a din, Apple Europe, British Airways, edhe e panë… ata dojshin me marrë nji punëtor, edhe i patën dy kandidatë të mirë, që s’dishin me zgedhë kon me marrë, mu ose nji çikë që ilustrojke mirë. Tash unë isha dizajner i mirë, po ata kishin dizajnera e ajo çika ilustruese e mirë. Tash kishin qef edhe atë ilustruesen edhe… kur e panë sa entuziast unë me ja nisë e kësi, më murrën mu në punë edhe na murrën dyve në punë. Vendosën dy me i marrë. Okej! Edhe prej qaty masnej jom hi në profesion temin kështu i kom jepë, s’kom ditë me u nalë, ka 16 orë punojsha në ditë. E kom dashtë, edhe e du kit’ profesion ekstrem shumë. Edhe në Angli të jepin asi… kur don me punu. Dijnë edhe me të keqpërdorë, dijnë edhe me të mjelë, po, dijnë edhe me të vlerësu. Veç duhesh kaniherë me kcy prej pune në punë.
Kaltrina Krasniqi: Tani ti vazhdojshe me pasë nji fëmijë…
Fisnik Ismaili: Po, deri…. A po, kadal se jo, kadal se hala, qitu qit’ punën që ja nisa, mas tre muje pasna shku në luftë (qeshë). Si me thanë, në dhjetor ja kom nisë me punu. Në dhjetor ja nisa me punu, në të ’98-tën, qatëherë jom kanë shumë aktiv edhe e pata bashkëthemelu shoqatën e studentave shqiptarë, sa studiojshim, u patëm bo nja 250 veta, shumë murrëm me studiu. Edhe koxha aktivë jena kanë, bojshim, organizojshim demonstrata pro sulmeve të NATO-s në Serbi edhe ka t’vishin ata u takojshin këta krerët e shteteve të ndryshme na qaty përpara t’u protestu. Qatëherë e pata bo ato Nato Air Just Do It, s’di a të kujtohet qaj’ sllogani, pat’ dalë në CNN.
Edhe po diqysh u krynë ato protestat. Ja nisa me punu, ja nisi intervenoi NATO. nji ditë qysh kesh t’u nejtë në punë e pashë nji lajm për nji fëmijë katër vjeç që e patën gjetë, nji shpi e patën sulmu, nji familje. Ishin dëshmitarë që nji familje e kishin marrë, i kishin vra, e nji fëmijë të vogël e kishin marrë me veti, po të nesrit, se e kanë pasë zakon qysh i qitshin trupat e shqiptarëve para shpisë, të nesërmin e shohin edhe fëmijën me trupa të tjerë. Kanë marrë me ekzaminu fëmijën, ai fëmija djegne me cigare në trup, këta e kanë marrë e kanë torturu fëmijën tan’ natë, masnej e kanë gjujtë me trupa të tjerë.
Edhe unë kur ja nisa me lexu për qat’ fëmijë edhe e disha që katër vjeç e kom Viganin në shpi, qaq, qaty m’kapi mu… ia nisa me kajtë, e enjte u kanë, ja nisa me kajtë me të madhe në zyre mo s’mujsha m’u përmbajtë, a din, t’u e ditë qysh, a din, “Pse djali jem e ka qat’ fat me konë qitu rehat, i parrezikum e nji fëmijë tjetër i moshës t’njejtë që s’din kurgjo… ” A din, veç e paramendojsha, çka ka ditë ai t’u menu, “Çka ka qiky axha që po m’djegë me qit ciga…me qit’ sen në dorë”. Edhe veç u tmerrova, veç ju thashë këtyne, “Po shkoj në luftë!”
Kaltrina Krasniqi: Qysh e morre atë vendim? How did you do it?
Fisnik Ismaili: Kqyre, unë gjithë e kom pasë nji back on my mind [Në mendjen time] që kom me shku. Po veç ju thashë atyne në zyre, po më shohin ata t’u kajtë, “Po du me shku n’luftë”. “Qysh more po don me shku?” “Ja veç kom me shku”. “Ec shko n’shpi,” ma bonën, “Rri në shpi, nesër e premte, gjatë vikendit flladite krytë, qetësohu, mos bo budallakina. Munesh prej këtuhit me kontribu”, qet’ fore gjithë ma bojshin, “Hajt se ma shumë kontribon t’u çu pare se kësi,” t’u çu pare, unë 800 euro në muj i merrsha, 800 funta në muj. 800 funta ti menxi e përkthekojshim mujin na. I patëm kursy do t’u përkthy, a din, pak u kfillëm, po jo qaq. Edhe okej, më thanë, “Shko në shpi, shko menohu, flladitu”. “Okej!” Shkova në shpi i thashë Laurës, thashë, “Po eci!” Tha, “E kom ditë që ki me thanë”. Ma dike krytë, unë nime e kom krytë e fortë, kur e thom nji sen ti duhesh me m’mytë për me ndërru. Kur e thom nji sen që ka të bëjë me mu, se muj me ndërru mendimin, nashta parimet me i lëkundë najkah, po kur nime e thom nji sen që kom me bo, e çoj deri në fund.
Tash ka pasë momente që edhe e kom rrehë gojën, shpulla gojës veten t’u thanë, “Çka fola”, a din, “Çka u nguta”. Se masnej ja nisa me menu, 25 vjet i kisha, “Ku po shkoj, ku p’e lo djalin, ku p’e lo Laurën. Çka nëse s’kthehna, qysh jetojnë këta, qysh gjallnojnë, çka kanë me bo?” Të nesërit i thirra ata të punës, thashë, “Unë”, thashë, “Veç po vi me u përshëndetë se po eci”. Shkova u përshëndeta me ta, ma blejtën nji dhuratë. Mënyra qysh ata mas tre muje që kom punu me nji agjenci, më përcjellën, premtun që më pret puna kur të kthehna edhe mënyra qysh më përcjellën edhe krejt mu m’boni me i dashtë nja dhjetëmijë herë ma shumë edhe me kuptu që, s’po di, qaq të kuptushëm jonë kanë, qaq cara, qaq mirë e përballun e qaq mirë ma bonën mu të përballushme shkumjen atje. Si m’thanë, “T’pret puna këtu”, mu gajlja ma e madhe m’u hek. Unë thojsha, “S’po shkoj me dekë. Unë po shkoj me fitu edhe me u kthy”. Edhe me qat’ menje u nisa. Si e dita që e kom punën e sigurtë kur t’kthehna unë u shlirova edhe pa pikë gajle.
Edhe kurgjo. E thirra faktikisht, e thirra dajën në Lublanë me kqyrë me folë me grunë e dajës me vetë ku është ai tipi se ai me mujë t’u mos e ditë kur është. Kur për fat ai qëllon në Lublanë qato ditë, se u dike që ka me plasë në Koshare, ka me plasë kufini. E ai u ardhë me u pa me familjen para se me u kthy në aksion. Unë, “Dajë”, thashë, “Ku je? Çka u bo, ç’ne”, thashë, “Ka pike në Lublanë?” Tha, “Veç erdha”, tha, “Do ditë me u pa me familjen. Kthehna në Tiranë apet”. Thashë, “Po du me ardhë!” “A je i sigurtë?” “Po!” “A je i sigurtë?” “Po!” As s’më tha, “Mos hajde!” As s’më tha, “S’ki çka lypë!” As kurgjo.
Kur e murrën vesh masnej familja ja nisën ato me thirrë m’ja bo, “Pse i the Fisit me ardhë, ti e din që është hasret, ti e din kështu…” “More”, ai thotë… a din dajtë tjerë t’u i bo presion e familja t’u ja bo, “Heej a je normal, thuj Fisit mos t’vjen”. “More djali po don me ardhë”, ky t’u ja u bo atyne, ai është shumë principiel, është asi ushtaraki, “Djali a po don me ardhë, ka vendosë me ardhë. Pse s’po vini edhe ju?” Ata, “Mmmmhhmmm”. Edhe kurgjo! Shkum u takum apet te motra në Itali te Vali, ato si meeting point e kena Valen. Prej atyhit hypëm në tren për në Bari, Bari-Durrës.
Kaltrina Krasniqi: Po më doket shkak shumë interesant që e keni bo nji qasi kthese dramatike në jetë për shkak se diqysh ke shku në nji qytet tjetër, i ke kry studimet. E ke fillu qat’ karrierë të cilën e ke andrru edhe mandej ke vendosë me shku në luftë. Shumë çuditshëm e motivume.
Fisnik Ismaili: U kanë njifarë mllefi, unë, unë jom inatgji i madh, e pranoj. Edhe po e pranoj edhe nji sen që e menoj që e arsyetoj këta t’u thanë që, “Unë jom këmbëngulës ma shumë se kryefortë”. Se ki inatgji që jonë kryefortë edhe nëse, nëse e ka edhe e din që e ka keq edhe kokëfortësia nuk e len me e pranu që e ka keq. Unë jom kambëngulës deri në pikën kur nëse e shoh që e kom keq diçka e pranoj, por kom me kambëngulë deri në fund me provu me e bo qat’ temën. Edhe, s’po di, inati i madh i mënyrës se qysh unë o’ dashtë me lëshu Kosovën, asnjiherë unë s’kom mujtë me u settle, me u rahatu në Angli, asnjiherë s’jom bo shpi në Angli. Tek ka ’97-ta na dha shteti nji banesë, e ndreqa pak dikun edhe i thojsha veti, “Rahatohu!” Po unë e disha që kom m’u kthy, diqysh ka me ardhë dita me u kthy edhe qikjo plot, plot bashkëatdhetarë që kanë shku atje në qat’ kohë nuk i ka lonë m’u… ata jonë avancu me shkolla, me krejt, po nuk jonë settle, nuk jonë rahatu.
Edhe e folshim plot herë, njiherë kur t’i nxjerrë rrajtë dikah masnej s’un i shtin kërkah tjetër edhe diqysh jet’ qasi njeri i botës, kudo që shkon shpi të bohet. Edhe unë njifarë mënyre qashtu, se mu m’ka ra edhe me shetitë pak a din sa, kom qenë në Amerikë, kom qenë n’do vene edhe e shihsha që kudo me m’çu rahat isha konë, kisha mujtë me punu, kisha mujtë me jetu. Edhe e shihsha që asnjona s’u nijke taman, taman si shpi. As qitash, ka momente që s’nihna taman, taman si shpi as këtu diku. Nesër me shku dikah tjetër me u ni rehat. Po këtu rri apet prej kokëfortësisë, prej kambëngulësisë edhe prej inatit.
Ta kallxoj inatin qysh ka shku. Mu inati qaq i madh që m’ka nxerrë prej Kosove, mu m’ka kthy në luftë.
Kaltrina Krasniqi: Nuk ke pasë kurrfarë eksperience militare…
Fisnik Ismaili: Zero, hiç, kurrë!
Kaltrina Krasniqi: Çka mendojshe që ki me bo kur vjen?
Fisnik Ismaili: S’di. Edhe është interesant krejt tregimi jem qysh kom përfundu ku kom përfundu.
Kaltrina Krasniqi: Krejt shpjegona qat’ momentin, garant as n’Shqipni s’ke qenë ma herët, a ke qenë?
Fisnik Ismaili: Jo, ja-a. Në Shqipni e paramendojsha, kur zhdrypi në Shqipni kom me puthë tokën, a din, aaaa, a din, ashtu…
Kaltrina Krasniqi: E pakupt (18:58).
Fisnik Ismaili: Po, në anije ma s’pari kem t’u i qitë zorrët se ajo nji anije asi e shpejtë e lehtë edhe u çun do valë, edhe veç daja që s’e kapi me vjellë. Krejt anija u shtrem për toke, veç erdh na kqyrke qishtu, na t’u dekë. Dojshim bre krejt anija me dekë, ishim nja 150 veta, veç ai na kqyrke qishtu, keshke me neve. Me plasë! M’vike inati. Edhe ai ma boni terr e zi, ai unë kështu asi idealisti, “Kom me puthë tokën e”, “O”, tha, “Kur zhdrypim. Veç ule krytë edhe hajde mas meje!” Se në atë kohë unë s’disha fërkimet mes, mes maspari dy taboreve të UÇK-së, fërkimet mes, jo fërkimet po lëvizjet e spiunazhit serb aty që rrishin nëpër kufij me kqyrë kush po hin, se tash ti e merrshin vesh që ka ardhë dikush prej jashtit me luftu, e patën marrë vesh që kom ardhë unë masnej ja kanë nisë nëpër Prishtinë me i lypë prindtë e mi se ata këtu patën metë gjatë bombardimeve. Edhe patën shku meniherë në shpi me i vra, po ata patën ikë te halla. Domethanë, informatat dilshin prej dikahit.
Daja ish tepër, tepër i kujdesshëm për m’u rujtë prej qityne, po s’kishe shance aty m’u rujtë, s’kishe kurrfarë privatësie. Edhe zhdrypëm na në Durrës, veç tha, “Ule krytë, mos i fol kërkujna”. Aty na u gjujtën do qisi lypësa, veç çka s’tu kapshin për kamsh a din. Hypëm me nji kombi, shkumë në Tiranë. Në Tiranë më çoi në, as s’disha ku jom, as s’disha për fërkimet që jonë mrena, as s’disha për komandanta, kurgjo bre hiç, hiç, zero, ide…unë isha ardhë me luftu. Shkum në Laprahë, u kanë shtabi qatëherë i asaj Ministrisë të Mbrojtjes të asaj kohe, domethanë ish kjo e qeverisë së Bujar Bukoshit. As ide s’kom pasë që tash thojnë u kanë FARK-u a s’o konë. Kur kom shku unë as s’u përmendë kurrë as ide s’kom pasë. Unë shkova qaty, as s’disha qysh funksionon, as s’e kom ditë që është edhe nji shtab tjetër, shtabi i përgjithshëm. S’e kom ditë që kanë fërkime, zero bre, hiç! Pak pa hi e di që veç më pat’ thanë daja, “Prej qitij momenti, nuk je nipi jem, s’jom daja yt. Ma sigurtë edhe për ty, edhe për mu është mos me ditë që na jena familje!”
Kaltrina Krasniqi: Pse?
Fisnik Ismaili: Se mundet dikush, domethanë ky ish oficer në brigadën e Agim Ramadanit në Koshare për të cilën s’disha unë kurgjo hala, hiç, hiç s’më kallxojke, kurgjo. Edhe mujshin mu me më keqpërdorë për me mrri te ai, a po kupton, me kushtëzu ato, me shantazhu najsen, edhe e kundërta, mujshin ato me keqpërdorë për me m’bo mu diçka. Veç tha, “Hiç mos u çel!” Kërkujt s’i besojke ai, absolutisht. Edhe unë tek ma vonë e kom kuptu që ka pasë shumë arsye mos me ju besu njerëzve sepse në krejt përvojën teme të Koshares unë kom pa qisi dredhina, padrejtësi që na kanë bo njerëzit që sot e udhëheqin qit’ ven, për të cilat mu s’më takon me folë sepse unë nuk jom kanë në qat zingjirin komandues ku, nime i kom pa, unë i kom ni muhabetet, t’kallxoj pse i kom ni edhe qysh i kom ni plot sene po s’e kom complete picture [Fotografinë e plotë] me kallxu saktë kush çka ka bo, shpresoj që vjen dita najherë edhe çelen qato letra, po mu s’më takon se unë kom qenë veç ushtar i thjeshtë po me nji detyrë shumë të ndishme.
Kaltrina Krasniqi: Çka ke bo?
Fisnik Ismaili: Veç ta shpjegoj qysh kena mbrri. Tash ish njifarë procedure, kur mbrrijshe në shtab në Tiranë, shtabi t’çojke në njonin prej, jonë kanë tri katune ku ushtrojshin ka dy javë ditë, u kanë Babina, u kanë…i kom harru edhe dy katunet tjera. Edhe njo u kanë me B… i kom harru. Jonë kanë tri katune, kur më çunë mu në Babinë, e kishin marrë shkollën e katunit, e kishin shndërru në nji mini kazermë. Domethanë objekti, qaty flejshin ushtarët, e kishin rrethu me tela mos me mujtë banorët me hi as këta me ikë. Edhe qaty edhe nji objekt ish tjetër jashtë në të cilin ishin do kreveta, s’kish shumë hapësinë. Edhe vij unë, më caktun mu me nji tog me prej pesë vetash me gjujtë me do asi minahedhësa 82 milimetra a din, që i qet’ në tokë, ja shtin predhën edhe puup [shpjegon me duar], edhe gjun nja katër kilometra larg nëse s’gaboj, edhe ushtrum na nja dy ditë, kurrë unë pa prekë asi minahedhësi, as s’disha qysh…
Kaltrina Krasniqi: A keni njoftë naj lloj të armëve?
Fisnik Ismaili: Ja-a. Po, ka pasë babi revole të cilën e merrsha në dorë najherë lujsha, kurrë s’kom shkrepë. Qaty shkrepëm pushkë, ushtrojshim me pushkë. Më ra mu me ushtru dy ditë, dy javë ish kohëzgjatja ku togjet ushtrojshin bashkë edhe masnej i çojshin në front. Fronti sapo ish çelë, domethanë sapo pat’ nisë Beteja e Koshares, s’po më kujtohen datat saktë po jem t’u folë dikun rreth 9 prillit. Domethanë unë e di që, okej, 8, 9 prill unë kom mbrri në Babinë. Dy ditë kom ushtru. Me qata 82-sha, i mësum ato pjesët e ndryshme, qysh me ja mësu, qysh me marrë, atë nishanin, krejt më mësojshin. Aty isha me katër djem të tjerë me të cilët u njoftum, kurrë s’isha pa në jetë me ta, që mësojshin, qishtu pa përvojë si unë. Edhe u munojshim tash me i ra në fije kush në cilën pozitë, për shembull qaj’ që ish ma i kfillti u dashke qat’ far nishanin, kur t’i jepke koordinatat ti u dashke xxxx {onomatope} për pesë sekonda me ja ndërru, me ja qitë ato për me ditë ku me…
Kaltrina Krasniqi: Kah me shku…
Fisnik Ismaili:… kah me ja terezitë atë minahedhësin. E për ato u dashke me kanë pak i kfillt. Po ai gypi edhe nji pllakë që ishin, ishin shumë të rana, për ato vyjshin do njerëz të mëdhenj me bajtë ronë, tash mu më qitën me bajtë ronë, knena kur na ushtrojshin për me ksi, unë e bojsha ma s’shpejti. Ai ma bojke, “Po ku me ta jepë…” Ai që e majke nishanin e kish nji çantë qikaq t’vocërr, (shpjegon me duar) “Ku ty me ta jepë çantën qikaq t’vocërr kur ti ish dashtë me kanë ai që e banë atë nji sahon që osht’ 25 killa n’shpinë”. E qishtu, t’u mos i ra fije hala çfarë detyre kom me marrë. Edhe nji mbramje, ama jem, krejt këto jonë do momente që thom ma kanë ndryshu jetën.
Nji mbramje u kthym na prej ushtrimeve, shkum me hangër diçka, po dal prej shkollës, edhe unë flejsha në qit’ objektin jashtë shkollës. T’u dashtë me hi në objekt, po thom tre hapa ma vonë, unë kisha hi në objekt dhe personin që ka dalë prej shkollës nuk e kisha pa nashta deri në fund të luftës. Ai ish Gania, nji ish ushtarak i Armatës Jugosllave i cili ka jetu në Londër edhe i cili ka punu në Sllatinë këtu si ndërlidhës, edhe ka ardhë në luftë. Tash ai kish ardhë në luftë qat’ ditë edhe u taku me komandantin i ka thanë, “Unë jom oficer i ndërlidhjes”. Këta ja bojnë, “Ku-ku, s’ka ndërlidhje në front”.
Ja ka nisë lufta atje, u shpërthy kufini, jonë t’u pasë probleme me komunikim. Edhe i thojnë Ganisë, “Dil menihere, qe ku i ki ushtartët, zgedhi ushtarët për me kriju repartin e ndërlidhjes”. Edhe Gania del qaty në oborr edhe më sheh mu t’u hy në objekt, “Fis!” “Ganë!” “O ku je? Qishtu, qishtu”, tha, “M’kanë urdhnu me bo repartin e ndërlidhjes se jena…” Thashë, “Okej, hajde përhajr! A gjete ushtarë?” Tha, “Jo, po du ty me t’marrë”. Thashë, “Unë jom me këta 82-shat”, thashë, “Unë, s’muj unë me ardhë tek qashtu”. Tha, “Po shkoj,” tha, “P’e boj kërkesën te komandanti”, se Musë Dragaj ish komandanti i qasjaj shkolle, qasaj mini-kazerme. Shkoi te Musa, i tha, “Qishtu, e gjeta nji ushtar. Po du qato me marrë”. Ja bojsha, “Lidhje s’kom me ndërlidhje. Çka di une me radiolidhje”. Po, jom kanë në do gara të radioamaterave, disha me i ndërru frekuencat, tha, “O ki ma shumë lidhje se qita qitu që po i shoh”.
S’të kallxova, nji nishan do djem e kishin problem, s’po du tash une me u fry a najsen, po kishin problem me, pa përvojë komplet. Tha, “Ti din bile me kompjutera me sene”, unë me veti i kisha marrë prej Londre, skener, aparat dixhital, sa patën dalë aparatat dixhital, 600 funta e pata ble. Kom pasë qisi pajisje mouse e qisi sene, laptop s’pata pasë. Po pruna qisi sene që mujnë me ju vyjtë ktyne. Për shembull, kur ja u kom çu skenerin ata a din, ekstrem shumë ju kish vyjtë skeneri, s’e kanë ditë që ju vynë edhe na pat’ dalë shumë, na pat’ kry punë. Anyway [Nejse], edhe ky Gania m’u tek mu veç me ardhë, thashë, “Çka të thotë komandanti”. Unë ushtarë, isha hallakat, s’po di kurgjo. Edhe shkoi ai, i thotë Musës, “Qishtu, qishtu”. Musa s’e dike kush jom, as idenë s’e kish. “E gjeta nji ushtar!” Si e kanë marrë vesh n’front atje që…Babina o’ nji katun ngat Bajram Currit, domethanë osht’ nji copë rrugë deri atje. Si e kanë marrë vesh që u çelë reparti i ndërlidhjes, meniherë ka ardhë urdhni me shku na në front.
Domethanë pa i kry dy javë ditë ushtrim, pa kurgjo, se ndërlidhja nuk osht’ që përballet me luftë frontale, ndërlidhja hin me nji gropë qaty edhe komunikon. Po duhesh me gjetë mënyra qysh me komuniku. Tash çka kish ndodhë atje në Koshare, ish zgjonu fronti shumë. Tash kur zgjonohet fronti, ato radiolidhjet e vocrra që i ki ja nisin mos me ni njoni-tjetrin. Edhe shkum na me Ganinë nalt, m’kujtohet si sot, qat’ natë u pat’ vra Agim Ramadani. Unë as s’kom ditë kush o’, as s’kom ditë, kurrë s’kisha ni për to, a po kupton, kur je komplet i shkëputun me nji vend tjetër.
Hinëm na, shkum atje nalt mas nji, se niherë u nisëm me njifarë kerri po tash serbët gjujshin edhe mrena në territor të Shqipnisë ja nisën me granatu qat’ rrugë, u dasht me zbritë prej kerrit me i ra malit përpjetë, aty e kom pasë nji ecje, jom konë koxha i trashë edhe atëherë, që s’di as vetë qysh e kom përballu me katërdhetë kilogram ranac n’shpinë. Edhe mbrritëm diqysh na në Padesht, Padeshti është nji katun, e ka pasë nji shpi e cila ish baza… katun në Shqipni i cili është si me thanë, me sy qatje e shihshe kufinin me Kosovën, domethanë menihere qaty. Se tash kur u çel lufta, ajo u shpërnda edhe mrena në Shqipni. Edhe tash e kishim na edhe nja tre-katër kilometra mas shpine zonën ushtarake se hishin serbët knena, u munojshin me na shpjegu prej përmasit {shpjegon me duar}, e kjo ish si n’mes. E qaty ish si me thanë baza e krejt çka ndodhke.
Qaty flejshin Anton Quni, Rrustem Berisha që sot jonë deputetë, Sali Çeku që është hero, Agim Ramadani, Abaz Thaçi. Edhe hinëm na mrena, ata ishin bo vorr, ju kishin prishë ftyrat, na t’u mos e ditë as çka po ndodhë. Po na kqyrin, Gania mu m’bike dej qitu (shpjegon me duar) ma i vjetër se une, qel me mjekërr. Unë i gatë, i trashë. Po na kqyrë Rrusta, “Kush jeni ju?” Gania tha, “Unë jom”, tha, “Ushtarak i ndërlidhjes. Udhëheqësi i ndërlidhjes”. Domethanë ai epror meniherë, se si kishe përvojë ushtarake në ish-Jugosllavi u bojshe epror. Tha, “Unë jom epror i lëvizjes e ky është ushtari jem”. Po m’kqyrë Rrusta, tha, “Ti dil jashtë!” M’nxurri jashtë. Unë meta qaty në korridor u mërdhiva deri folën ata, nja dy orë. U takova me nji djalë qaty, m’kallxojke ai kapak, lidhje bre s’kisha, Seferi, Sefer Berisha m’kallxojke, a din, u munojke me m’kallxu qysh o’, çka po ndodhë, me ma shpjegu situatën.
Sa ish thy kufini, s’u dike ka sa po shkon pasuli. Dul Gania me Rrustën edhe Rrusta e çeli, u kanë nji shpi që i ka pasë qishtu dy kate, nji dhomë të madhe nalt, dy dhoma ma të vogla, si nji korridor. U kanë shpi, asi kullë e gurit, që dera qitu m’bike (shpjegon me duar) u dashke qishtu me hi (ulë kokën shpjegon si i është dashur të përkulet për të hyrë brenda). Edhe poshtë jonë kanë dy ambiente ma të mëdhaja, domethanë dy dhoma ma të mëdhaja. Këto nalt jonë kanë të ndame, dy dhoma të vogla.
Edhe nalt ish headquarters ku flejshin krejt komandantat, këto dy dhoma qashtu si u shfrytëzojshin si depoja, flejshin do ushtarë aty e do qisi komandanta tjerë. Edhe dy dhoma, njona ke e pashfrytëzume, të cilën na e dhanë neve, e vogël. Edhe na thanë, “Qitu lidhni këtë pajisjen se u dashke me lidhë…” A e ke vërejtë taksitë kur folin, kaniherë taksi me taksin nuk nihen po baza gjithë nihet, domethanë ai folë baza me nji taksi po përgjigjja e taksit nuk nihet. Domethanë çka u bomë na, na u bomë baza ku dy radiolidhje që s’mujshin me komuniku me njona-tjetrën, komunikojshin përmes neve.
E osht’ domethanë ekstrem i randësishëm se tashti ai të thotë, “Sulmo prej qituhit ose ruju prej qatyhit”, ti duhesh fjalë për fjalë me ditë me ja interpretu atina, edhe me ditë kon me e thirrë me i kallxu. Edhe kjo punë me të cilën u përballëm, unë u përballa për herë të parë, po as Gania nuk o’ që në luftë najherë u marrë me radiolidhje, u marrë në Sllatinë në aeroport, po jo në gjendje lufte. Edhe hinëm na i gjetëm frekuencat, i montum ato centrallat i bonëm ato krejt. E ndreqëm.
Tash me lidhë kablla di edhe unë, i lidhëm kabllat e masnej ajo shpija s’pat’ as rrymë, e gjetëm nji agregat t’vogël, i lidhëm krejt kabllat, i lidhëm i qitëm do poça të vegjël e ndriqum edhe shpinë me nji agregat, qaj agregat na vyjke me i mushë edhe bateritë e radiolidhjeve të atyne në front, ata kur vishin u dashke me i mushë dikah. Rrymë s’ke pasë atje. E bonëm nifarë sistemi, se nji kuzhinë e kena pasë, ma vonë u maru kuzhina, kuzhina u kanë diku edhe ma larg prej frontit. Kuzhina shkojke e merrke, ja u çojke ushqimin atyne në front. Edhe t’u shku, u nalke te na i merrke bateriat e mushta, i çojke në front ja u shpërndajke ushqimin, bateriat atyne, i merrke bateriat e shprazta, u kthejshin na jepshin neve, na i shtijshim m’u mushë.
Edhe qashtu u sigurum që nëpërmes logjistikës na nonstop e kena këtë brigadën në komunikim, kun’ pa asnji problem sa i përket radiolidhjeve. Në ndërkohë vjen nji djalë, Burimi… kur hini Rrusta mas tri dite në qat’ dhomën e vocërr, kur e pa çka kena bo qaty na krejt Drita tha, “Çka kokët more ju kështu?” Na e bonëm krejt high-tech. Edhe erdh Burimi, nji djalë i ri, edhe tha, ai u kanë bartës, bajke të plagosun qishtu, u kanë nji detyrë. Qita ushtarë e kanë pasë detyrë me shku kur të plagoset dikush me ja jepë ndihmën e parë, me i bajtë deri te rruga ku vike kerri me i marrë me i shëru.
Bartësit jonë kanë shumë të fortë, si gjaja jonë konë, edhe jonë kanë të shpejtë qishtu. Burimi u kanë llegendë, djalë shumë i kfilltë, student i elektros, tepër i kfilltë. Erdh nji ditë, tha, “Kqyre”, tha, “Nuk është punë e jemja po në Karautë të Koshares ku e patëm marrë na objektin ushtarak të Serbisë”, tha, “Jonë do radiolidhje të serbëve që i kanë gjujtë qaty në podrum”, tha, “Edhe po dojnë me i prishë,” tha, “Unë”, tha, “Jom, elektron e kom t’kryme, unë ndreqi qisi sene”, tha, “Edhe gjynah është qato me i prishë, mujna me i shti në përdorim”. “More”, i thashë, “biri këtu meniherë. Se qato jonë centrallat e ushtrisë të Serbisë”.
Domethanë e dhezë njo, munësh me i ngu krejt çka po folin ata. E murr ai e gjet’ nji magar, e ngarkoi, i pruni edhe i lidhi p’i lëshoj, p’ja nisi me i ni shkijet çka po flasin krejt. Burimi knena kur kish kohë të lirë vike na i ndreqke do qisi pajisje që ju prishshin najkujt radiolidhja, ja nisi me i ndreqë edhe Gania p’e qet’ kërkesën tha, “Qito p’e dojna në ekip me pasë!” Edhe u bonëm na shumë veta për nji dhomë të vocërr, na dhanë njonën prej dhomave poshtë, edhe hinëm na u bonëm high-tech, dhoma u kanë sa me thanë, sa qikjo hapësina qitu (shpjegon me duar), nashta ma e vogël, ma e vogël, jo koxha ma e vogël në fakt.
Edhe na hinëm e qitëm, edhe nji qysh radiolidhja e Serbisë, nji qysh radiolidhjes të Shqiptarëve. Edhe unë kryesisht masnej jom marrë me përgjim të krejt qajo njohunia e stripave që i kom lexu, filmave serbisht që i kom kqyrë e krejt mu m’dulë në rrugë qaty në nji profesion të cilin as s’e kom ditë që kom me bo, që faktikisht e nxerra. Unë ja nisa me i përgju ata, edhe me marrë vesh krejt ku, e qita hartën edhe e kqyrshim ku luftojnë tonët, për shembull tonët e kishin kah nji nofkë, çka po di 327-shi u kanë Hysen Berisha, Mjekrra, ky, ai, ai.
Tashti ti e dishe që qitu po lufton 327-shi edhe ja nisshim me i ni ata ku po luftojnë serbët. Ku kish aktivitet. Edhe u kanë njoni Xhavo për shembull, Xhavo serbisht është dreqi, edhe Xhavo, kur sulmojke Xhavo unë i nijsha aty ushtarët e Hysenit t’u komuniku, edhe e dishe që Xhavo po lufton me ta. Edhe unë pak a shumë ja u morra edhe pozicionet ku jonë nofkat e ushtarëve serbë, e këtyne si me thonë, garnizonave serb. Edhe tash unë e disha secila nofkë me kon është përballë pak a shumë, m’u ka dashtë nja nji javë ditë me i mësu. Edhe masnena në bazë të qatyne informatave, kur u paraqitke naj vëzhgus që dojke me na sulmu neve. Vëzhgustë jonë zakonisht nji ose dy njeri që hijnë thellë në territor tonin, ata s’vrajnë njerëz, ata veç kqyrin edhe i kallxojnë artilerisë që, “Gjashtë-shtatë kilometra përmas gjuj qitu, gjuj qitu, gjuj qitu, vraje qito”. Tash unë ja nisa me ja u mësu koordinatat, kur ai jepke koordinata, unë i thirrsha këta ju thojsha, “Ku ra qikjo predhë?” Ata kallxojshin, “Qitu!” Edhe pak a shumë na e dishim cili vëzhgus në cilin ven ka me ta sulmu, me cilin cak ka me ta sulmu njerëzit. Kështu që dikun mas nja dy jave unë shlirë e disha 99 përqind saktë kur u fole nji vëzhgus ku ka me sulmu me artileri, unë e disha kon kanë me na e gjujtë.
Tash deri ia jepke ai koordinatat, deri e bojke ai nishanin, deri e shtike, deri e armatoske tytën e minahedhësit, deri e lëshojke, deri u shkrepke, deri fluturojke ajo ishin dikun nja 45 minuta, sekonda [gabon] kohë dej t’vijke predha ty me t’ra. Tash për qat’ nji minutë unë u dashke me gjetë kush, kon jonë t’u e gjujtë me ja u bo, “Hiçnu prej qatyhit!” Edhe ata u hekshin, edhe bike predha në të shprazët. Po tash ky vëzhgusi nashta e shihke t’u u hekë, nashta s’e shihke, po tash vëzhgusi me thanë, “Valla s’e myte kërkon!” Ata i kishin thanë, “Ani rri qaty jepna koordinatat deri t’e mytë dikon”. E ai vëzhgusi nonstop thojke, “Aaaa, i çove në ajër shtatë veta”. Unë knena i thirrsha, “A jeni mirë?” Ata, “Mirë jena! Super jena!” Ky, “Aaa i çove në ajër pesë veta”. Ai atje t’u ja rritë veti numrin që, “Qyre, je t’u pasë suksese”. Këta knena, “Jo more mirë, s’na huçi, na lajmërove me vakt edhe pshtum”.
Kaltrina Krasniqi: A vdisshin njerëzit?
Fisnik Ismaili: Kush?
Kaltrina Krasniqi: Shqiptarët.
Fisnik Ismaili: Po, 114 kanë ra dëshmorë. Po kjo u kanë në raste, tash ti s’ke mujtë, ke pasë konfrontime plum me plum ku ti s’ke mujtë. Unë po flas për qito që kena mujtë me i parandalu, zakonisht komunikimet me artileri e qito ku u përfshijshin njerëzit me radiolidhje, ato pothuajse çdo herë i kena intersept edhe i kena pre edhe kena nxjerrë ma të mirën prej tyne. Ti ke pasë raste kur ke pasë front ushtarë me ushtarë ose ke pasë raste kur NATO na ka gjujtë niherë na i ka mytë pesëmdhetë veta, edhe njiherë tjetër, dy herë NATO na pat’ gjujtë.
Ke pasë raste kur jonë vra plot edhe qato tri ditët, katër ditët e para pa ekzistu…s’po thom që reparti i ndërlidhjes e ka pshtu brigadën, po e ka lujtë nji rol kyç në dy sene, njo edhe seni ma kryesor u kanë me i rujtë tonët, me i rujtë tonët në sensin që me ditë na me ja u parapri punëve të tyne, që e kena bo na shumë mirë. Edhe tjetra o kur vike naj informatë sporadike që ata ju rrshitke goja a najsen, na qato e shfrytëzojshim me ju ra atyne. Edhe ajo ka ndodhë koxha do raste ku ata kanë pasë humbje të mëdhaja prej nji informate, nji fjale goje që ai e rrshitke në radiolidhje. Edhe veç u dashke me nejtë gati, 24 orë unë veshin qaty. Edhe u dashke me i kuptu çka po flasin kur folshin me kod, me i mësu edhe do kode. Për fat të mirë na kishim oficer të ish Jugosllavisë që i dishin do kode, tash unë kur s’e merrsha vesh najnjo ja bojsha Anton Qunit, “Çka deshti me thanë me qito?” Ai ma shpjegojke, i shkrujsha, i majsha në men. Edhe s’mu desht mu nji javë e gjysë për me ja u ditë, më fal në shprehje, krejt pordhat me ja u mësu.
Edhe masnej, tash njerëzit, njerëzit kujtojnë që lehtë o’ konë, se nime ke nejtë me nji birucë, ke ngu, edhe u dashtë tan’ kohën shumë i vëmendshëm me konë për me nxjerrë informata të cilat na kanë hy në punë edhe me i pasu qato informata. Tash ti i ke pasë ton’ ato regjimente të ndame edhe ti dikuj ja ke jepë dy informata në ditë, dikujt aty njo, dikujna…. Na i shkepshim nashta, krejt brigadës ja shkepshim njizetë informata në ditë po për ta a din, dikujt i kanë ardhë dy, dikujt njo, a din, s’ju ka dokë që bojmë shumë a nime na kena bo ekstrem shumë se u dashtë me menaxhu komplet nji brigadë e cila e ka nisë me 1500, me 150 veta e u bo 1500 veta e madhe. Edhe krejt komunikimin e krejt përgjimin që e kena organizu, na dul zani.
Masnej na me radiolidhje u lidhëm me Suharekë e me do vene. U lidhëm me këta të Ramushit në Gllogjan që s’kena pasë komunikim hiç me muj, s’dishim as çka po ndodhë, ata kajshin atje në radiolidhje prej gëzimit. Neve na dul diqysh si ndërlidhësat e Koshares, na dul zani kështu koxha. Unë muj me të thanë lirshëm që për tre muj betejën e Koshares, 114 veta jonë vra. Nëse s’gaboj në betejën e Pashtrikut e cila ka zgatë nja dy javë, edhe aty o’ thy kufini jonë diku mbi 250 të vramë. Tash nëse për dy javë në nji vend tjetër vrahen 250, e këtu për tre mujë veç 114, kallxon diçka. T’u e marrë parasysh që beteja e Koshares njihet si beteja ma e shtirë najherë që o’ bo në UÇK, se nime u kanë nji konfrontim që na i kena pasë dikun forca serbe i kena pasë nja dymdhetë mijë përpara edhe u kanë nime nji konfrontim shumë i ashpër, edhe t’u e marrë parasysh krejt qat’ fuqi që na ka ra neve me 114 veta të vramë për qaq kohë të gatë në krahasim me vendet tjera kallxon diçka.
Kaltrina Krasniqi: A u tutshit?
Fisnik Ismaili: Interesant është, kom pa raste kur ja të hike tuta në palcë, ja t’hupke tuta krejt. Unë jom kanë, unë jom kanë qaj që interesant është qikjo, bash qikjo ndjesia e luftës. Jom munu me analizu edhe ma vonë. Me t’u zhdukë tuta qashtu është edhe njifarë ndjenje ekstrem e mirë, po edhe kur e menoj sot tutna pak, thom, se t’kallxoj qysh m’ka vazhdu kjo edhe mas lufte. Nji pjesë ma e lezetshmja e luftës që o’ konë emocionalisht o’ konë fakti që ti zhdrypshe në atë nivelin ma bazik të jetës, survival [mbijetesë] me gjallnu. Aty ishe ose ki me dekë, domethanë kill or be killed, ose ki me vra ose kanë me t’vra. Nuk kishe aty me menu diqysh.
Masnena menja jote është qaq e shlirë se nuk ki me menu gajle për fatura të rrymës, s’ki me menu gajle qysh kom me shku nesër n’punë, a kom benzinë n’kerr, a kom pampersa për evladin, more a kom evlad at all [fare]. Kurrfarë gajle, krejt po t’u zhdukshin ato edhe ish diqysh qajo ndjenja ma, qaj far’ instinkti kafshëror veç me survive [mbijetu], edhe diqysh a din çfarë lirie ajo mendore po të jepke, diqysh hiç bre s’kishe gajle tjera. Me hongër, me pi për me gjallnu edhe me luftu për me gjallnu, kurgjo s’kish tjetër. Me fitu edhe me metë gjallë! Me përjetu fitoren. Se prej rasteve që i kom pa, kushdo që ka thanë, “Kom ardhë me dekë për Kosovë!” Ka dekë.
Kaltrina Krasniqi: A u mërzitshe?
Fisnik Ismaili: Në fillim… edhe unë jom kështu i ndishëm jom ndaj gjakut e qityne pamjeve. Interesant qysh po t’u kputshin krejt, hiç s’po kishe ndjenja. Po kur po t’hike tuta masnena p’e kuptojshe që çdo humbje n’luftë është pjesë e qatij procesi, është colateral damage [dëm kolateral] edhe diqysh po harrojshe, a din, edhe, “Okej, shkoi. Po na tjerët duhet me metë gjallë”. S’kishe vakt me u mërzitë, a din, t’dhimke, t’vike nji dhimtë nihere edhe masnena s’kishe vakt me menu për atë punë.
E bile, bile, pak para lufte u plagos daja. Edhe kur murrën ata me m’kallxu, qatëherë e kanë marrë vesh që e kom dajë, veç dy-tre veta e kanë ditë, Gania e do, veç dy-tre ma t’afërt e kanë ditë. Edhe qatëherë kur e kanë marrë vesh masnej t’u thanë, “Qysh s’keni kallxu”, a din, “Dajë e nip, a jeni normal?” Masnej, “Jo bre”, thojshin, “E dini Bashkimi çfare o’. Po nime, Bashkimi o’ qasi, shumë strikt, shumë ushtarak”. Po kur e pa që o’ plagu a din, t’u e çu në spital ky ju ka thanë, “Kapni krejt teshat që i kom, krejt çka m’deshni, krejt possessions, krejt këto çka i posedoj t’miat, me i shti me nji kuti me ja çu Fisit”. Këta, “E pse Fisit?” “Se o’ nipi jem!” “Qysh nipi jot?” Edhe m’i prunën mu senet, masnej t’u ma bo, “Qysh s’keni kallxu?” “S’ka dashtë daja me kallxu”. Krejt në rregull. Daja pshtoi mirë, qitu e ka pasë nji copë shatmedhe prej nji predhe (shpjegon me duar), kurgjo serioze. Kanë mendu që o’ serioze po ka pshtu mirë. Edhe, pse e ndërlidha unë këto me dalë se m’hupi pak…
Kaltrina Krasniqi: Me mërzinë…
Fisnik Ismaili: Po, te mërzia. Edhe e di që kur murrën me m’kallxu, se tash e murrën ton’ vesh që u plagosë veç unë s’kisha ide. E po m’ulin qaty Gania me ata dostat ma të mirë, “Fis po dojna me folë me ty diçka”. Unë seni i parë që m’shkoi ndërmend thashë, “Po dojnë me m’qitë prej pune”. A din, se diqysh qajo ndjenja kur don menaxheri jot’ me folë, masnej thashë, “Kadal more, n’luftë jom, s’un m’qet prej pune ky mu”, qaj moment po m’kujtohet (buzëqeshë), edhe n’fund, “Çka u bo?” Tha, “U plagosë Bashkimi”. Edhe pritsha me u trishtu, pritsha m’u pikëllu, meta, kjo ka fundi u kanë i luftës, meta, thashë, “A o’ mirë, a o’ gjallë?” “Po!” A din, diqysh e pranova që edhe nëse vdekja e tina m’vjen, është pjesë e qasaj se mo u mësum me, a din, nashta qitash tingëlloj i pashpirt kur e thom qito, po unë po kallxoj qysh jom ni qatëherë, qatëherë s’kisha kurrfarë ndjenja mo, zero bre, s’kishe tutë, s’kishe brenga, s’kishe halle. S’di, njifarë lirie e papërshkrushme. Mas asaj mu m’vazhdoi qajo ndjenjë edhe në jetën kur i kthehesh jetës normale, shoqnisë.
Kaltrina Krasniqi: Ti ke qenë n’luftë deri kur?
Fisnik Ismaili: Deri u kry, 11-tin…. Po, po, me të 11-tin bile, në ndërkohë m’u pat’ vra ditën e fundit edhe nji, edhe nji shok i mirë, jonë konë nji ekip që marojshin bureka. Ata jonë kanë s’po di, llegendat e brigadës për mu. Ata i qitshin 250 bureka n’ditë, që i bike nji herë në javë me hongër ka nji burek dikush, dej ju vike reni. Po dita e burekit o’ konë dita ma e lumtun e atij ushtari, jonë konë tre veta që marojshin bureka. Ditën e fundit, nji ditë masi u nënshkru marrëveshja, me 12 qershor, serbët na kanë rrokë qat’ shpi. Ajo shpi o’ goditë, ajo shpi o’ gjujtë, predha ka ra në oborr të asaj shpije gjatë tan’ luftës, gjatë tan’ periudhës së Koshares se e dishin që qaty është ata me asi triangulation është ajo metoda ku e dishin që valët po dalin prej qatyhit, po është si luginë e s’e dishin saktë, veç bishin predhat në oborr tan’ kohën. Po ditën e fundit ku na s’u lodhëm, u lëshum, ata kanë hypë nji maje ma nalt, e kanë pa ku jena, na kanë lëshu dy predha.
Po unë kom qëllu në Tiranë qat’ ditë se daja u kanë i plagost, e jom shku m’u taku me dajën edhe e kanë vra Azizin qat’ ditë. Azizi u kanë njoni prej qatyne ushtarëve që i ka gëzu njerëzit njiherë në javë. Aty, a din, ka shku…po du me kallxu randësinë e logjistikës edhe asaj pjesës që s’…. Unë po t’thom, gjatë krejt luftës s’kom shkrepë asnji plum, kur kena ushtru veç, mu s’mu ka dashtë me shkrepë plum, puna jonë u kanë qajo. Puna e kuzhinës u kanë me maru kumpira. Puna e bartësve u kanë me bajtë të plagosun, edhe ai e ka ditë qat’ detyrë, e ka bo qat’ detyrë, pa to na kishim pasë humbje edhe ma të mëdhaja. Unë besoj që pa repartin e ndërlidhjes, ndryshe kish përfundu beteja e Koshares. S’po të thom që e kishim hupë betejën, po epilogu i saj nuk kish qenë qiky që është, kishim pasë nashta ma shumë dëshmorë, kishim pasë nashta vene ku jena kanë ma të ndishëm që kanë mujtë me na goditë, të cilat i kena zbulu me kohë. Secili e ka pasë qat’ rolin e vet për me majtë qat’ betejë qysh u kanë. Edhe kur u ktheva në Angli masnena.
Kaltrina Krasniqi: Po më interesojnë qato momentet e para kur e merr nji lajm të madh, po supozoj që ka qenë shumë nji lajm me randësi që është nënshkru marrëveshja.
Fisnik Ismaili: Tri ditët e fundit të luftës, daja diku nja dhetë ditë para, qashtu para përfundimit u plagos, nashta ma gjatë. Apet po lidhem, ndërkohë prindtë e mi diqysh kanë ikë prej Prishtine edhe kanë përfundu te motra në Itali (qeshë), po të thom une, Vali, motra në Itali është kështu…. Edhe unë kohë mas kohe çka bojsha, se vishin gazetarë që dojshin me na intervistu edhe unë jom kanë njoni prej pak njerëzve që disha me folë anglisht edhe unë i sharmiratsha gazetarët aty edhe ata u shkrishin që po din dikush me folë anglisht edhe kur ju kallxojsha që kom lexu në Londër e ju dhimsha, ata ma bojshin, “Përdore telefonin tem satelitor”.
Shumica kishin telefona satelitorë, mu m’bike kohë mas kohe me i thirrë, me folë me Laurën në Londër, me djalin e me motrën në Itali. Edhe kurgjo, unë pata marrë vesh që ata jonë në Itali, kur u plagos daja, ju lajmërova, ju thashë, “Qishtu, qishtu, o’ plagosë, në Tiranë”. Edhe nana jeme çohet prej Italie niset në Tiranë te vëllau, unë marr vesh që po shkon edhe e lypa lejen me shku edhe unë në Tiranë dy ditë, tri. Se paraprakisht niherë më patën çu me detyrë mu në Tiranë me i marrë do pajisje, na e çun nji llaptop prej Anglie neve, enkas mu e Ganise dostat e Londrës i mledhën paret na e çun llaptopin. Po të thom na u bonëm high tech, llaptop, skener, aparat dixhital. Kur t’ja nisëm na aty me shumëzu harta me ju kallxu NATO-s pozicionet e Serbisë e sene, krejt qaty në qat’ zyrën tonë u bojshin. Aty jonë bo shumë sene. Në fillim ke veç si ndërlidhje, si centrallë, mandej a u bo përgjim, a u bo fermë e mushjes së baterive, a u bo çka t’vyjke elektronike te na e kishe, a ja nisëm me aparat dixhital me i fotografu krejt me ja jepë vëzhgusve, ata e dishin, i fotografojshin, na i procesojshim informatat, ja çojshim NATO-s. Gjithçka u bojke qaty, nime shumë high techu bo.