Çetta Rugovës

Prof. Alberto L’Abate nga Univerziteti i Firencës, një aktivist i mirënjohur i paqës, kaloi dy vite në Kosovë (1995-96) me gruan e tij Anna Luisa Leonardi, duke hulumtuar lëvizjen paqësore shqipëtare dhe punoi drejt zgjerimit të saj në proceset e pajtimit ndër-etnik. Ai themeloi Ambasadën e Paqës në Prishtinë.

Në vitin 1997, ai redaktoi një volum të revistës shkencore, Religioni e Società [Religjioni dhe Shoqëria](29) dhe ia dedikoi dy intelektualëve dhe aktivistëve të paqës, të cilët i ndihmuan atij dhe bashkëpunëtorëve të tij ta kuptojnë potencialin për paqe në Kosovë: Anton Çettës dhe Vladan Vasilijeviçit.

Në këtë volum, ai publikoi një përrallë popullore tradicionale shqiptare, ku Anton Çetta supozohet se ia ka treguar presidentit Ibrahim Rugova për t’ia kalitur vendimin të bëjë rezistencë paqësore.

 

Screen Shot 2017-03-15 at 9.52.02 PM

 

Një kalorës shqipëtar i cili kishte triumfuar në shumë dyluftime mburrej se ai ishte më i forti nga të gjithë kalorësit. Por dikush i tha, “Por, ti nuk e ke takuar Hivrinë. Ai është më i forti dhe ai do të të mund, me siguri”.

I prekur në sedër, kalorësi gjeti adresën e Hivrisë dhe u nis ta kërkoj atë. Por, me të takuar atë, Hivriu i tha që ka kohë që ai nuk ka qenë mbreti i të gjithë kalorësve, dhe që një kalorës tjetër, Tigrani, ka zënë vendin e tij. Dhe që dyluftimi me të nuk çon peshë, sepse nuk do të kishte ndonjë kuptim. Ai do të duhej ta luftojë Tigranin.  

I bindur, kalorësi gjeti adresën e Tigranit dhe u nis ta gjejë atë. Por e njëjta gjë ndodhi edhe me të, dhe ai u dërgua te Viktori. Dhe kështu me radhë, deri sa iu dha adresa e Viganit.

Kalorësi, i bindur se më në fund do ta luftojë kundërshtarin e tij dhe do ta dëshmojë se është më i forti në tërë mbretërinë, morri dy pushkë njëplumëshe tradicionale shqipëtare, iu ngjit kalit të tij dhe kalëroi në kërkim të Viganit. Kur arriti në shtëpinë e Viganit, një grua hapi derën dhe tregoi që Vigani nuk ishte në shtëpi, që ishte duke punuar në fushë. Kalorësi e gjeti në fushë dhe kërkoi dyluftim, sepse ai dëshironte ta dëshmonte që është më i forti. Por, Vigani tha, “Pse do të duhesha të luftoja ty? Nuk më ke bërë asgjë, dhe mua nuk më pëlqen të luftojë pa arsye”.

Më pas kalorësi ia shau nanën Viganit. Por Vigani qeshi dhe tha se nëna e tij ka vdekur dhe se një kalorës i vërtetë nuk do ta nënçmonte një grua të shkretë që nuk e njeh, dhe e cila nuk i ka bërë asgjë atij. Më pas kalorësi shau motrën e Viganit. Por Vigani prapë qeshi, dhe tha që nuk ka motra dhe që një kalorës i vërtetë nuk është aq i pacipë, andaj ai edhe nuk meriton dyluftim. Vigani ishte duke e lëvruar arën me dy dema.

Më pas kalorësi nxorri njërën pushkë, ia tereziti njërit dem dhe e vrau. Më pas Vigani tha, “Tash me të vërtetë jam i nervozuar, por dyluftimi me ty nuk çon peshë, sepse vetëm një djalë i pamend do të vriste pa asnjë arsye një shtazë të shkretë. Unë do të vazhdojë të punoj vetëm me një dem”. Më pas kalorësi morri pushkën tjetër dhe vrau demin e dytë. Por në këtë moment kalorësi kishte mbetur pa pluma, dhe për Viganin do të ishte fare e lehtë ta dëshmojë se ai është më i forti, mirëpo kalorësi nuk do të ishte aq mençur t’ia zinte vendin Viganit.