Matriarku i Gjonbalajve
Aksioni i parë është marrë në familjen Gjonbalaj, ka qenë një hasmëri mes familjes Gjonbalaj dhe një familje shkodrane më duket, mbiemrin ia kam harruar por kanë qenë nga Shkodra në hasmëri mes vete. Familja Gjonbalaj jetonte ne New York, ndërsa familja tjetër ishte larguar 6 orë nga New York-u dhe asnjëherë nuk vinte në New York nëse nuk kishin besë nga familja Gjonbalaj. Atëherë ka filluar aksioni me familjen Gjonbalaj edhe pse hasëm në vështirësi shumë të mëdha, dhe na mori më shumë sesa 6 orë. Aty patëm një sukses sepse vëllezërit Adriatik Gjonbalaj, në të vërtet djali Adriatik Gjonbalaj i viktimës e fali gjakun e babës, dhe ajo u përhap menjëherë përmes radiostacionit që ne e kishim në atë kohë Zërin e Kosovës në New York. Pastaj u komunikuar edhe në kishë, në xhami dhe në çdo vend tjetër dhe kështu që vazhduan me ra pajtimet.
[…]
Ka qenë shumë e vështirë, sidomos fillimi me familjen Gjonbalaj siç e thashë edhe më parë ka ndodhur mbi gjashtë orë, që i tërë delegacioni prej 16 vetëve plus pastaj nga komuniteti që ishte aty mbi 50 vetë dhe nuk arrinim që ta bindnim familjen Gjonbalaj që të shtrinë dorën e pajtimit.
Më në fund Anton Çetta ka kërkuar që të takoj nënën e viktimës, do të thotë viktima është quajtur Dinqa Feta, sipas mbiemrit Din Gjonbalaj. Anton Çetta e takon nënë e tij, ajo ishte e sëmurë, në krevat para vdekjes, dhe ka biseduar me të për 30 minuta, edhe me në fund i kërkon asaj që të shtrij dorën e pajtimit për djalin e saj që të mos lë më ngatërresa në familje, që të mos vazhdohet më ajo lloj tradite.
Dhe nëna e tij në realitet edhe pse 92 vjeçare e falë gjakun e të birit dhe kërkon nga nipat, djemtë e djalit edhe nga djali i saj i cili ishte aty, vëllai i viktimës, që edhe ata të vepronin sipas saj edhe ajo edhe nuk kishte as mundësi që të ngrihet nga krevati që të vij të ua jep dorën të tjerëve, sepse ishte në një gjendje shumë të rëndë dhe ishte shumë e vjetër. Dhe kështu që arritëm të pajtojmë gjakun e parë, pastaj nga aty kemi pasur raste mjaftë tjera që kanë qenë shumë problematike vrasjet.
Copëzën nga audio intervista ku Besim Malota tregon historinë që sapo lexuat mund ta dëgjoni këtu.