Pjesa e Parë
Anita Susuri: Zoti Bajram falemnderit që keni pranu me qenë pjesë e intervistës. Kisha dasht me kërku prej juve me na tregu diçka për veten e juj, për familjen, kohën kur jeni rritë ju si ka qenë? Si e kujtoni ju atë kohë?
Bajram Shatri: Unë jam Bajram Shatri, i lindur në fshatin Tomoc, Komuna Istogut me 28 qershor 1946. Shkollën fillore e kom kry në Gjyrakovc. Shkollën e kem pas afër aty ni killometër e gjys. Nuk ka qenë larg nga shtëpia. Por ka pas nxanës që kanë udhëtu ka pesë-gjashtë killometër, shtatë killometër kanë udhëtu në komë deri sa kanë ardh në shkollë. Kanë ardh për shembull prej Komunës Istogut, Komuna Pejës, kanë ardh nga Komuna Klinës, kanë ardh në Gjyrakovc. S’kanë pas shkollë fillore aty afër, shkollë të plotë tetë vjeçare. Klasën e parë e kom kry në Gjyrakovc te ni mësus i cili i ka pas vetëm katër klasë fillore të kryme.
Shumica e mësusve kanë qenë, jo shumica po të gjithë mësuesit në kohën time kanë qenë të pakualifikum. Mësusët e parë të kualifikum kanë fillu të vijnë në Istog dhe në krejt Kosovën, në vitin 1948-’49, kur e kanë kry Normalen në Gjakovë. Deri atëherë kanë qenë kursista. Vetëm ni shembull po e jepi, në vitin 1947 kanë qenë të punësum 421 mësus në Kosovë prej tyre të diplomum me shkollë të mesme, po thom kushtimisht në Normale të Shkupit, ka qenë në gjuhën turke e kanë kry Normalen në Shkup.
Kanë qenë 421 mësus prej tyne vetëm 34 kanë qenë të diplomum. Domethonë të gjithë të tjerët kanë qenë të pakualifikum. Kanë pas katër klasë fillmore, pesë klasë fillore me kursin e ulët, kursin e mesëm, kursin e lartë se në shkollë Normale nuk ka pas. Shkolla e parë Normale është çelë ‘46-tën deri ‘46-tën të gjithë mësusit e kualifikum janë kualifiku në shkollën Normale në Shkup ose eventualisht në shkollën Normale në Elbasan. Po numri tyre ka qenë shumë i vogël.
Unë kam pas fatin që mësusi im i parë të jetë mësus me katër klasë fillore edhe kuptohet sa ka qenë i pregaditur ai mësus për procesin mësimor. Ka qenë varfëri e madhe tekste kanë mungu totalisht, s’kem pas vend. Fletore kanë qenë disa, disa tabela kanë qenë janë shkru me kurshum [plumb] i thojshin ke shkru me ni laps, e ke fshi me ni shpuzë, shpuzë s’ka pas atëherë me ni harën [leckë] o fshi ajo fletë. Dy anë kanë qenë, njona anë ka qenë katror matematik, njona anë ka qenë për shkrim me vija, me vija. Kështu që fletore nuk ka pas.
Ose ka ndodhë nëse mësusi nëse ka siguru fletore, fletoren e ka da përgjys. Gjysmën ja ka dhonë nji nxanësit, gjysmën nxanësit tjetër. Fletoret edhe lapsat qashtu i ka da, lapsin e ka da përgjys e ka mprehë në dy anë lapsin edhe ju ka dhonë nxanësve, ka qenë varfëri e madhe, shumë e madhe. Nuk ka pas të pasur, kanë thonë në fshat nuk ka të pasur, po në fshat ka pas lopë e dele, po pare s’kanë pas edhe s’janë interesu për shkollë fare. Numri i vajzave në shkollë ka qenë shumë i vogël, sa më kujtohet mu s’kanë qenë tri katër vajza si kanë qenë në fillore.
Anita Susuri: A keni qenë shumë veta në klasë?
Bajram Shatri: Kem qenë, jo, kem qenë diku rreth 30 nxanës në vit të parë. Mandej numri tyne është zvogëlu domethonë ka ra. Se femrat për me i ndalu prej shkolle ju kanë ndërru datat ju kanë ndërru. Datëlindjen ju kanë ndërru qysh ju ka konvenu. Ka thonë, “Osht e re për shkollë” kur u shku ma vonë ka thonë, “Osht e vjetër për shkollë. I ka bo vjet osht feju”. Në atë kohë për shembull ka ndodhë vajzat kanë qenë të fejume para se me lindë. Ka qenë ushtar dy vit, dy persona kanë qenë ushtarë, gratë i kanë pas shtatzane i kanë lonë në fshat.
Ka thonë, “Nëse më lindë mu vajzë e ty djalë kena me u bo miq”. Domethonë i kanë feju. Po njonit prej tyne i ka lindë djalë, njonit vajzë edhe mandej ata kur janë rritë, janë martu. Kanë fëmi edhe sot, dytë kanë vdekë, i di personalisht i njoh. Domethonë janë feju para se me lind fare. Se me feju në shkollë fillore ka pas raste plotë. Ka ndodhë për shembull që i fejumi ka pas me shku në klasë me të fejumën edhe e ka ndërpre vajza kanë thonë, “S’bon me shku në shkollë se osht i fejumi atje”. Ka qenë kohë e errët, kohë e trishtë për kohën e sotme për shembull me krahasu ato fejesa që i kanë bo.
Anita Susuri: A keni qenë ju shumë fëmijë… të prindërve të juj po mendoj, që e keni viju krejt shkollën, që ka qenë ndoshta edhe për prindë e rondë pak?
Bajram Shatri: Kem qenë familje e madhe kem qenë në shkollë fillore, kem qenë. Në vitin 1961 jem nda si familje, migjallartë janë nda 42 anëtarë të familjes kemi qenë komplet. Kem pas fëmijë, kem pas pesë-gjashtë fëmijë, shtatë-tetë fëmijë si kanë çu në shkollë, kanë shku prej asaj familjes në shkollë. Rruga ka qenë afër, nuk ka qenë rrugë e largët po kushtet në shkollë kanë qenë shumë të fshtira, nxanësit kanë qenë të pa ushqym. Ni shoqatë sigurojke ushqim nxanësve qumësht, kësi qumësht pluhur që ka qenë, jepshin qumësht edhe ni copë bukë, kaqkavall a diçka japshin fëmijëve në shkollë në atë kohë ju ka dhonë, në të gjitha shkollat ju ka dhonë ushqim fëmive s’kanë qenë pa ushqim.
Anita Susuri: Naj organizatë e huj a?
Bajram Shatri: UNHRA ka qenë si Kryqi Kuq amerikan, amerikan kanë qenë. Më kujtohet ajo e ka siguru ushqimin fëmive. Po tani në klasë time ka ndodhë që nxanësi dimrit ka ardhë i zhveshur doemthonë s’ka pas këmishë, në tru të vetin s’ka pas këmishë. Nuk ak aps qerapa veç opanga, opangat kanë qenë të bome prej llastik përfuni edhe si…
Anita Susuri: Lëkurë diçka?
Bajram Shatri: Lëkurë, edhe lëkurën e maj në mend, lëkurën e kanë lidhë me pejë, e kanë lidhë me qëndru në komë. Domethonë si janë dal në oborr ajri i ftohtë edhe lagështia ka hi në komë meniherë. Mandej shkollën fillore e kom kry në Gjyrakovc. Dy klasë kanë qenë për shembull, 12-13 nxanës kem qenë me ni klasë se kanë qenë dy paralele, prej dy paraleleve u formu tani ni paralele në klasën e tetë. ‘61 – ‘62 e kom kry tani klasën e tetë.
[Këtu ndërprehet intervista]
Bajram Shatri: Tani shkollën e mesme në Istog u çelë, në vitin 1962 u çelë si paralele e ndame e Normales së Pejës osht çelë. Aty ka fillu për herë të parë shkolla e mesme në Komuën të Istogut se deri atëherë s’ka pas shkollë të mesme. Në shkollë të mesme une kam shku në Mitrovicë e kam kry gjimnazin. Se Normalja u çelë në Istog unë nuk dashta me shku në Normale, dashta me shku në gjimnaz. Kom shku në Mitrovicë, ka ndodh prej Mitrovice në Tomoc 52 kilometra i kom ecë në komë, disa herë kom shku në shpi në komë prej Mitrovice.
Anita Susuri: Për çdo ditë keni udhëtu, apo…?
Bajram Shatri: Jo kom banu në Mitrovicë. Ka ndodhë që për festa a diçka me shku, atëherë nuk kisha autobus. Ishte problem me gjetë biletën e autobusit, atëherë në stacion të autobusave edhe tre-katër shokë jemi bo edhe kemi udhëtu, në komë kemi shku në Tomoc 52 kilometra, si nxanës në shkollë të mesme.
Anita Susuri: E si ka ndryshu tash ëpr shembull në shkollë të mesme situata me libra, me kushte?
Bajram Shatri: Në shkollë të mesme dashta me tregu se shkollat e mesme në Kosovë janë themelu shumë vonë, edhe ato shkollat e para të mesme kanë qenë në gjuhën serbo-kroate, nuk ka pas gjuhë shqipe. Gjimnazi për shembull, gjimnazi i parë në Prishtinë osht çelë ‘46-tën në Prishtinë edhe maturantë e parë në Prishtinë kanë dal ‘49-tën deri atëherë s’ka pas nxanës fare në shkollë të mesme në gjuhën shqipe. Gjuhën shqipe në gjimnaz e kanë çelë në ‘50 – ‘51 Mitrovicë, në Pejë edhe në Prizren janë çelë qat vit, dej atëherë gjimnaz s’ka pas vetëm në gjuhën serbo-kroate. Në gjuhën serbo-kroate ‘45 janë çelë gjimnazet.
Atëherë edhe pse kemi qenë në shkollë shqipe ‘62-tën shumicën, shumicën jo po plot landë kem pas arsimtarë në gjuhën serbo-kroate. Ka ndodhë fiskullturë shpesh herë s’ka pas fiskullturë, BAT [Bazat e Arsimit Teknik], histori, gjeografi ka ndodh muzikë ka dhonë sërbi. Do të thotë s’ka pas arsimtar të gjuhës shqipe fare. Tani kur u çelën Normalet, që thash Normalja e parë çelet ‘46-tën në Gjakovë e mandej shumë ma vonë në shkolla Normale tjera në Kosovë. Gjenerata e parë pesë vjeçare në Normale ka dal në Prishtinë ‘58 – ‘59 deri atëherë të gjitha Normalet kanë qenë katër vjeçare ose kanë qenë si ka qenë në Gjakovë për dy vjet janë kry katër klasë Normale.
Tekste shkollore s’ka pas fare ose ka pas në gjuhën serbo-kroate. Ka qenë fshtirë me i kuptu ato nuk e dishim na gjuhën shqipe si duhet mirë, jo gjuhën serbo-kroate. Arsimtarët kanë qenë të pakualifikum. Në Mitrovicë gjimnazi ka qenë i fortë është sistemu krejt kuadri mësimor i rrethinës Mitrovicë. Gjimnazi gjithmonë e ka aps kuadrin e mirë se sa shkollat tjera profesionale. Shkollat profesionale s’kanë pas kuadro, inzhinjerë për shembull, ekonomista, jurista. Prandaj janë çelë shumë vonë shkollat profesionale.
Anita Susuri: Si ka qenë për juve me jetu prej nji vendi të vogël ma rural, në Mitrovicë se po më duket që Mitrovica ka përparu pak ma shumë, se ka qenë qytet industrial?
Bajram Shatri: Po shiqo kushtet, atëherë gjimnazi nuk ka pas konvikt ke banu privat, kem banu në shpi private. Mungesa e ushqimit ka qenë totale. Une personalisht e kam marr sëmundjen ‘terri i syve’, ‘terri i pulave’ mungesë vitaminave. Kom qenë në klasën e dytë në gjimnaz kur kom shku te doktori nuk shisha në mramje fare. Shkova te doktori tha, “Ti e ki sëmundjen ‘terri i pulave’”. Shkoj te kujdestari i klasës Skender Skenderi i thom, “Qishtu e kom sëmundjen më ka thonë ‘terri i pulave’”. “Me shku në shpi” tha, “Po s’jom pyt, do landë s’jam pyt”. Tri java para se me u kry viti shkollor më ka thonë me shku te shpia, me u ushqy me ve, me qumësht edhe mi ka mbyll notat para kohe. E kom shku në shpi, mas dy dite jom sheru. ‘Teri pulave’ mungesë vitaminave, veç bukë thatë tjetër sen s’kishim çka me hongër.
Anita Susuri: S’paskom ndëgju kurrë ‘terri i pulave’ tash mo ndoshta nuk osht.
Bajram Shatri: Jo, nuk osht aktuale, mund të jetë në ndonjë familje skamnore. Ushqim i njëtrajtshëm. Kanë qenë, kushtet e fshtira kanë qenë shumë. Mungesa e konvikteve, prandaj tri vajza i kena pas në gjimnaz në klasë të parë, se kanë qenë tri paralele. Kur jam dal në klasën e katër drejtimi shoqnor asni vajzë s’ka qenë, se e kanë ndërpre mësimin. Ato vajza që e kanë kry gjimnazin kanë qenë kryesisht të qytetit në Mitrovicë, të fshatrave nuk ka pas nxanës.
Anita Susuri: E po më intereson për jetën kulturore a keni qenë aktiv, a ka pas diçka që keni mujt me u kativizu?
Bajram Shatri: Jo, mor’ çfart (qesh). Ky Teatri Krahinor jepte shfaqje nëpër qytete të Kosovës, të vetmin argëtim e kemi pas teatrin edhe filmat, naj film kur mujshim me shku najher kështu. Ndeshje futbollistike msheftë hishim në stadion diqysh, s’pagujshim biletë. Nuk ka pas jetë kulturore. Edhe pse ka pas, grupi i letrarëve ka qenë, kanë majt kohë pas kohë orë letrare në gjimnaz. E kemi pas kujdestar klase arsimtarin e gjuhës Latif Berishën, ni profesor shumë i njoftun shumë i dashur për nxanës, i aftë për mësimdhënje. Atëherë e kanë vra, në Mitrovicë e kanë vra, Latif Berisha profesor ka qenë në fakultet për shumë vjet. Edhe Fadil Gungën e kena pas profesor, ata organizojshin orë letrare. Fadil Gunga ka qenë poet, ka punu në televizion.
Anita Susuri: Ju pastaj e keni vazhdu edhe fakultetin pas përfundimit po si keni vendos edhe a ka qenë vështirë për familjen me ju përkrah? Apo vet keni punu?
Bajram Shatri: Jo unë kur e kom kry gjimnazin dy vjet kom punu si mësus në fshat Zallsh, në gjimnaz kam punu. Kam grumbullu pare sa kam mujt me grumbullu. Kom dhon mësim në shkollë Normale në Prizren. Se atëherë kush e kryjke gjimnazin ka pas mundësi mu kualifiku për Normale kanë shku Prizren, Mitrovicë, Prishtinë kanë organizu kurse për landë diferenciale, për ato që s’janë mësu në gjimnaz, landë profesionale. Edhe e kom dhonë provimin e Normales në Prizren, mandej mas dy vjete pune në Zallsh, ni fshat kam punu si mësus, kom ardh në fakultet.
Nxanësit kanë udhëtu, kanë qenë shumë të varfën se Zallsi ka qenë kështu lokalitet i varfën në përgjithësi. Thash, kom pas nxanës që në dimën ka ardh dathë. Mbathë pa kurgjo hiç, pa këmishë, pa xhamper veç ni këmishë, ni xhempër, ni setër, në vend të këmishë e xhempër e ka pas qat setër. Unë si ëmsus kom marr prej shpije ju kom çu këmishë e xhempër e opanga, atëherë opanga kemi ble. Kurrë se kam pa atë nxanës mo, jom i interesum me ditë ku osht, s’di ku jeton e si jeton.
Anita Susuri: Si ka përfundu.
Bajram Shatri: Si ka përfundu, veç varfni e madhe ka qenë, shumë e madhe, shumë. Në fakultet kur kom ardh në vitin ‘68 kam ardh ën fakultet.
Anita Susuri: ‘68-ta koha kur ka ra Rankoviqi po osht edhe koha demonstratave, a ju kujtohet kjo a keniq enë pjesëmarrës?
Bajram Shatri: Po si jo, kom qenë në demonstrate kom marr pjesë. Ni ditë përpara, ni java përpara e kem kuptu si do të bohën demonstrata e kem lonë me u taku mes Fakultetit Filozofik edhe shkencave natyrore. Osht nifar, nifar sheshi i vogël aty, aty e kemi lonë mu taku. Ka qenë ditë e mërkurë si sot më kujtohet kemi pas mësim në sociologji me Fehmi Aganin. Në ora katër kanë pas em u nisë demonstratat. I them, “Profesor sot osht i 28-ti, 27-ti në katun kena me shku a bon mos me majt orën?”. Profesori e ka ditë që do të ketë demonstrata. Tha, “Urnoni shkoni tjetër ditë e majm këtë orë. Edhe jem dal në demonstrata, kur jem dal prej Fakultetit Filozofik jem nis deri te sheshi atje posht më ra. A beson që s’kem qenë krejt 200 vet, kom thon krejt kanë me na hongër. Atëherë kur dolëm te sheshi tash si është…
Anita Susuri: Po, “Nënë Tereza” sheshi.
Bajram Shatri: Jo këtu në fillim.
Anita Susuri: A “Zahir Pajaziti”?
Bajram Shatri: Te katedralja qaty, përball. Kur dolëm aty atëhere erdhën Fakulteti Juridik edhe Ekonomik, u mush turma e studentëve. U mush se kur jem nisë as 200 vet s’kem qenë. Edhe tu dal atje poshtë, ni milic ka thonë, “Nalnu vllazën, nalnu vllazën” [çon dorën] edhe njoni i ra me pankartë, i ra në kokë atij milicit, i ra kapela poshtë, e ka nxjerrë alltinë ka gjujt allti edhe e lëshoj rrugën. Kem shku tani, kem lëviz herë dej te Kuvendi Kosovës herë dej te Fakulteti Filozofik qaty e kem pas marshimin, shkojshim edhe atje.
Atje dul ni kamionetë me i lag demonstrusët. E morën studentët atë cisternën e ujit e lagshin policinë. Ka qenë interesant. Tani ka në 12 natës, dolën te Fakulteti Filozofik na folën disa aktivista Smajl Bajra, disa të tjerë. Mark Krasniqi e këta. Edhe e lam nesër ni grup i studentëve diku prej dhetë vetëve me shku nesër në Kuvend të Kosovës edhe me tregu çka po kërkojmë kështu. Edhe u shpërndam ka në 12 natës jemi shpërnda, dikun afërsisht ka në 12 natës.
Nesrit kur jom çu, nesrit mëngjes, kanë qenë konviktet këtu te Fakulteti Filozofik, do baraka kanë qenë të ushtrisë. Aty afër barakave plot policë. Edhe puna e delegacionit me shku në Kuvend Kosovës ra se e kanë thirrë Mark Krasniqin. Marku ka thirrë në Kuvend ka thonë, “Kena me ardh në ora dhetë” ka thonë, “Del e kqyr në oborr nihere, del e kqyr në oborr sa policë jonë”. Tani kur i ka pa gjithë ata policë ka ra ajo kërkesa se domethonë s’kanë leju me kontaktu fare.
Anita Susuri: E di që pastaj ka pas edhe do arrestime, a ka qenë dikush prej shokëve të juj?
Bajram Shatri: Isa Kastrati ka qenë, kojshi e kemi pas, këtu e kam kojshi Isa Kastratin, jam njoft me to. Përveq Isa Kastratit tjerët si kom njoftë aktivistat si kom njoft. Ata kanë punu shumë në organizmin e demonstratave. Që demonstratat kanë qenë më të dinjitetëshme në Jugosllavi se ka pas demonstrata edhe në vende tjera në Jugosllavi para 28 Nëntorit. Këta kanë qenë aktivista jashtëzakonisht të devotshëm, kanë shkru libra mandej, kanë shkru libra për demonstrata.
Anita Susuri: Ju fakultetin pastaj e keni vazhdu edhe keni diplomu po më duket pastaj keni punu në shkollën “Emin Duraku”?
Bajram Shatri: Jo, në Mitrovicë kom punu në shkollë Normale, në shkollë Ekonomike, në shkollë të mjekësisë kom dhonë mësim veç vendin e punës e kam pas në Ekonomi edhe në shkollë Normale se kanë qenë të bashkume ato. ‘73-tën kom shku në Normale në Mitrovicë, ‘74 në të vërtetë deri ‘78-tën. ‘78-tën kom ardh në “Emin Durak” si pedagog. Jam ndër pedagogët e parë të Komunës së Prishtinës. Si pedagog shkova në “Emin Durak” para meje s’ka pas pedagog.
Ka qenë pune e dobishme por punë e mundimshme sepse se kanë kuptu punën e pedagogut atëherë e as sot se kuptojnë rolin e pedagogut. Ni shkrim që e kam bo ‘72-tën, ‘73-tën, ‘78-tën, ‘79-tën e kam bo ni shkrim për rolin e pedagogut dhe vështirësitë që i ka pedagogu e këta në Institut Pedagogjik e kanë marr atë punim e kanë lexu. Thotë, “Qajo që e ke thonë ti para sa vjet, qajo osht aktuale edhe sot. Se pedagogun e lypin me qenë edhe administrator {numëron në gishta}, me qenë edhe kujdestar. Me qenë edhe zavendësues i mësusit, me qenë edhe me i punu statistikat. Domethonë lypin punë të cilat nuk janë të pedagogut.
Pedagogu ka punë instruktive pedagogjike edhe punë këshilluese me nxanës, me nxanës edhe arsimtarë. Tani si pedagog kam punu me radio Prishtinën e kom pas ni emision “Pedagogu ju përgjigjet”. Nja dy vjet e kom udhëheqë një emision në radio Prishtinë niherë në javët në radio Prishtinë. Ka qenë interesant atëherë këshillat e para pedagogjike se dej atëherë s’ka pas këshilla në radio-televizionet. Pastaj shtatë vjet kam punu pedagog në “Emin Durak”. Mandej kam kalu në Bashkësi të Arsimit, Bashkësi Krahinore të Arsimit ku sekretar ka qenë Ejup Hamiti, profesor-doktor Ejup Hamiti unë kam shku si këshilltar për plan dhe analizë.
Mandej jam bo koordinator, koordinator ka qenë një lloj drejtori për administratë. Aty jam marr me punë profesionale me plan dhe analizë kom bo plane të regjistrimit nxanës, studentë dhe nxanësve të shkollës mesme, kriteret për regjistrimin e nxanësve në shkollë të mesme. Mandej planet e regjistrimit të nxanësve të shkollave të mesme. Si i miratojke kuvendi i bashkësisë së arsimit edhe aty naj kuvend ka qenë përgjegjës për planet e zhvillimit të shkollave të mesme dhe shkollave fillore dhe fakulteti. Aty kom pa që ka pas dallime të mëdha të plani i regjistrimit të nxënësve të shkollave të mesme, për shembull në një shkollë në Skenderaj ka pas krejt pak nxanës në shkollë në gjuhën serbo-kroate.
Bile edhe serbëve ju kom dhonë mësim në gjimnaz në Skenderaj ni vjet, psikologji ju kom dhonë, pesë-gjashtë nxanës kanë qenë krejt. Edhe kur u bo plani i regjistrimit të nxënësve në shkollë të mesme sa janë planifiku me u regjistru nxanës shqiptarë në gjimnaz aq janë planifiku edhe serbë në Skenderaj, edhe pse nuk ka pasë nxanës. Po duhet me planifiku me i rezervu vendet edhe për nxanës të ardhur prej jashtë Kosove.
Ka pas raste që kanë ardh prej jashtë Kosove në shkolla të mesme sidomos në shkolla të mesme kanë ardh edhe nga Maqedonia. Në Kaçanik për shembull kanë ardh plot nxanës s’kanë mujt me u regjistru në Shkup s’ka pas shqip, kanë ardh në Kaçanik janë regjistru edhe financimin e ka bo Bashkësia Krahinore e Vetfinancimit, për nxënësit shqiptar të komunave jashtë Kosove Presheva, Medvegja, Bujanovci. Plot kanë kry shkolla të mesme këtu në Kosovë.
Anita Susuri: A keni qenë ju mësimdhënës në kohën kur kanë ndodh demonstratat apo keni qenë…
Bajram Shatri: Student.
Anita Susuri: Jo, jo ‘81-tën, më falni.
Bajram Shatri: Pedagog në shkollë kam qenë në të vërtetë, pedagog shkolle në “Emin Durak” kam qenë.
Anita Susuri: Si i keni përjetu këto ju?
Bajram Shatri: Po ishte problem se nxansit edhe në shkollë fillore dilshin në demonstrata. Domethonë u dasht me dal, para nxanësve kom shku, bile më kujtohet njëherë shtafeta e Titos pat ardh në Prishtinë e manifestimi u zhvillu në sheshin përball teatrit, unë nxansëve ju kom pri prej “Emin Durakut” se ish kohë e demonstratave ju prijsha nxanësve gjoja për manifestim të Titos për shtafet a kërkush nuk u nal te shtafeta fare e vazhdoj rrugën deri te “Grandi” në shejë proteste edhe nxansit në fillore kanë protestu kur ishte problem se vishin policia i përcillshin, i përcillshin çka po shkrujnë nxansit.
Për shembull, “Kosova Republik RK” nëpër banka, nëpër fletore nëpër ato. Bile ni rast ni SUP-ovc [punëtor i Ministrisë së Brendshme] i thotë drejtorit, ni Sylejman Salihu ka qenë drejtor shumë i zoti, shumë i gjindshëm. Tha, “Shok drejtor nxansit e tu kanë shkru në vc Kosova Republikë” e tha, ky drejtori tha, “Çka po të ha dreqi me shku në vc çka po lyp ti aty? Me shku me kqyr çka” (qeshë), “me kqyr nxansit çka po veshin, qysh po veshin, me kon po shoqnohen”. Ka edhe nxanës në fillore që kanë marr.
Anita Susuri: A e kanë maltretu naj nxanës të jujin?
Bajram Shatri: Jo në “Emin Durak” nuk kanë maltretu po ka pas raste që i kan maltretu në Kosovë, ka pas raste plot. Ka pas raste që i kanë përjashtu prej shkolle, i kom shkru edhe në libra të mia i kom shkru masat që i kanë ndërmerr ndaj nxanësve, ndaj mësimdhënësve. Osht ni rast për shembull ‘81-tën ni rast në shkollë ka shku policia e ka gjet tu kqyr ndeshjen futbollistike në televizor, se bojshin kujdestari atëhere në shkollë mësimdhënësi u dufke me nejt gjithë natën kujdestar me rujt, prej kujt me rujt nuk di veç u dufke me nejt në shkollë. E kanë gjet tu kqyr ni ndeshje sportive Shipëria tu lujt ni ndeshje, atje në Dukagjin e ka kap televizionin Tiranës, ka pas qasje në televizion. Edhe i thojnë, “Pse e ke lëshu?” “E kom lëshu me pa ndeshjen”. Edhe bone me men atë arsimtar e kanë përjashtu prej pune veç pse ka kqyr televizion shqiptar, ‘81-tën.