Bahrie Kastrati Besimi

Prishtinë | Date: 22 mars, 2024 | Duration: 113 minuta

Janë kanë disa zhetona ju thojshin të hekrit për me shku me hangër ushqim. Po ni zheton ke mujtë me marrë ni pjatë. Na për shkak të kushteve edhe situatës qysh e kemi pasë në familje, me ni zheton kemi hangër ni pjatë edhe unë edhe motra. Pritshim në radhë me orë. Radha… se ka pasë 30 e kusur mijë studenta janë kanë në Universitet të Prishtinës. 

 

[…] Kur jemi afru me marrë ushqimin, unë po i dëgjoj disa zana mas meje mashkuj, në mesin e tyre ka qenë edhe Bajram Kosumi, Kadri Kryeziu, Jonuz Jonuzi, ky i Drenasit, Ramadan Dobra atëherë u qujke tash Gashi është, ish kryetari. Po thojnë, ‘Sot duhet me fillu protestën’. Po i dëgjoj unë çka po folin edhe u çudita pse e thanë këtë fjalë. Në sekond si jom ofru me marrë pjatën e ushqimit ia kom hudh, ka qenë ni serbe edhe ni shqiptare që na kanë ofru ushqimin. Nuk e di veç kom dalë prej rendit, ata veç kishin pritë, qata grupi i tyne i Bajram Kosumit e Jonuzit e Kadriut. Kemi fillu m’i rrzu të gjitha tavolinat në mensë që janë. 

 

Kadriu e di, m’kujtohet Bajrami që m’ka thanë, ‘Ik shko në konvikt’. Krejt vajzat janë frikësu edhe kanë shku t’u ngajtë, t’u dalë prej dere teposhtë se u kanë në katin e dytë u ushqejshim. E vetmja unë deri tavolinën e fundit që ka qenë për me rrotullu i kemi rrotullu. Janë çudit edhe mashkujt po edhe femnat qysh po guxon, pse. Nifar’ forme është shumë e çuditshme që as s’kom ndje frikë. Literatura ka ndiku shumë që unë me ndiku në atë formë edhe atë mënyrë edhe këshillat normal të prindit tem po edhe të babës të Xhevës [Krasniqi-Lladrovci].


Anita Susuri (Intervistuesja), Ana Morina (Kamera)

Bahrie Kastrati Besimi është lindur në vitin 1960 në fshatin Turjakë të Komunës së Malishevës. Zonja Kastrati Besimi ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Në vitin 1986 është punësuar si referente në Fondin e Sigurimit Penzional Invalidor në Prizren deri në vitin 1999. Pas luftës është zgjedhur udhëheqëse e administratës pensionale në kuadër të Ministrisë së Punëve dhe Mirëqenies Sociale në Prishtinë për pensionet e botës të jashtme. Kurse, në vitin 2006 e ka hapur avokaturën ku punon edhe sot si avokate. Jeton me familjen në Prizren.

Bahrie Kastrati Besimi

Pjesa e Parë

Anita Susuri: Zoja Bahrie, nëse mundeni me u prezantu, me tregu diçka për prejardhjen, familjen e juj?

Bahrie Kastrati Besimi: Faleminderit, unë jam Bahrie Kastrati Besimi. Jam e lindur me 05 mars 1960 fshatin Turjakë, Komuna e Malishevës. Tani e dalun prej Turjakës Prizren vitet e ʻ60-ta. Lidhur me familjen tem mund them se baba im Rexhep Demir Kastrati ka lindë me 1917-ten. Nëna ime, Zymryte Kastrati Paqarizi ka lindë në vitin 1934. Jemi ni familje që si çdo familje tjetër, prindët e mi kanë qenë analfabet, pa shkolluar. Me dhjetë fëmijë, nana, edhe, do thotë jemi dhjetë fëmijë. Gjashtë vllazën e katër motra. Vëllau i parë, do thotë, Kadriu na ka vdekë, kurse nantë jemi gjallë. Unë jom fëmiu i tretë me radhë.

Vëllau ka qenë, Fatimja, Bahria, Shkurta, Elmiu, Haxhia, Bakiu, Kadriu ia kena përtri emrin tjetrit, Hysa në fund edhe Naimi. Do të thotë të gjithë jemi që jetojmë në Prizren. Jemi të gjithë të shkollum intelektual duke iu falënderu babës, normalisht edhe nanës. cilët kanë sakrifiku tej mase…

Anita Susuri: Zonja Bahrie mʼtregut për babën e juj, për historinë e tij nëse mundeni me na tregu pak ma në detaje?

Bahrie Kastrati Besimi: Po, baba im siç thashë, ka lindë në vitin 1917 i vetmi fëmi pa vllazën, pa motra. I lindun prej ni nane e cila ka qenë e martune paraprakisht tri herë edhe i kanë vdekë burrat. E ky lindja e katërt do thotë… martesën e katërt i ka lindë baba. Ma ajo sʼu martu, e ka rritë me shumë sakrificë, me shumë vujtje, me shumë varfëri. Mirëpo pasi u rrit e u martu, e kanë pa se ka qenë shumë inteligjent i kanë dhanë ni nuse nga fshati Dragobil. Agallar janë qujtë në atë kohë. Ka qenë tepër thojnë e bukur, edhe babën e kom pasë bukur.

Po mas ni viti, mas martesës babës, nusja do thotë, motra e nanës tem Zadja, i vdes. Baba jetʼ shumë keq. Varfëria e tejskajshme. Vllazën jo, motra jo, rreth familjar jo. I ka pasë dajtë e vet do të thotë fshatin Karavansari. E çon ni dajë edhe thotë, “Du bre edhe ni nuse me ma dhanë. Shko te Qazim Paqarizi”. Shkon ai. Thotë, “Nuk kemi nuse, nuk kemi vajzë”. Ka thanë, “E keni edhe njo”, “Po

fëmi oshtʼ katër vjet”, “Po mirë, unë pres”. E diskutojnë edhe mendojnë. Llogaritni baba jem e ka pritë dhjetë vjet nanën. Masi i ka bo 14 vjet e ka martu. Do thotë janë martu.

Nanën e kom ni burrneshë ni, ni, ni… gruneshë me thanë, jo burrneshë po gruneshë tej mase. E urtë me ni qetësi jashtëzakonshme edhe me një urtësi. Thotë… edhe sot ende oshtʼ gjallë nana, me 07 korrik i bon 90 vjet. Thotë, “Unë kurrë sʼja kom prishë babës tʼjuj, gjithmonë qysh ka thanë ai se e kom pa oshtʼ, jo veç unë e kom vrejtë kom ditë me analizu po edhe kush e ka njoftë…”, edhe familja kah nana edhe kah baba do të thotë janë kanë suhmë të knaqun me intelektin që ka pasë edhe zgjuarsinë që ka pasë.

Tregova jemi katër motra e nantë vëllazën. Gjallë gjithë. Jemi shkollu tʼu iu falënderu babës edhe nanës edhe këmbngulësisë babës tonë. I cili kohën cilën ne jemi shkollu ka qenë shumë e vështirë. Ka qenë shumë e randë sepse gjithë rrethi qoftë fshat por edhe qytet kur kemi dalë e kanë kritiku edhe ajo çka oshtʼ ma e keqja e kanë përjashtu, e kanë leçit. Fjala popullore kah na thuhet. E kanë linçua tash gjuhën moderne. Pse po i çon çikat shkollë. Ka qenë shumë e randë për ata mirëpo ai ka qenë shumë i vendosur për mʼu shkollu qoftë çikat qoftë djali.

Kur mʼka pa ndonjëherë tʼu qëndru ose punë dore përpara kemi punu ka thanë, me ato gjilpanat, “Sikur me mʼi ngulë sy. Merre ni gazetë lexoje”. Gjithmonë ka pasë dëshirë vetëm me lexu, vetëm me tʼpa me libër tʼdorë ose me lexu diçka e jo me punu punë dore thojke, “Këto nuk kanë vlerë”. Tʼu pasë parasysh roli i babës i kanë shumë i veçantë edhe shumë vizionar sot unë kur mendoj fjalët e tij edhe gjithmonë i marrë shembull, çuditna. Thom, qysh ka mujtë me mendu ardhmen çka ka me ndodhë, në të ardhmen se si na ka para pregadit se si duhet me jetu jetën edhe si jeta të ballafaqon me lloj-lloj sfide.

Nga baba, familja, parët e babës tonë kanë qenë rroktar, ose shërbëtor ish sistemeve kanë qenë. Po du me ju tregu veç ni detal që e kemi, thirrja që quhet e pjesës të familjes tonë Kastrati Delibash. Delibash do thotë krye budallë gjuhën turke. Pse i kanë thanë kështu? kohën kur ka qenë në shërbim anëtari i familjes tʼbabës tem, gjaku i tij, paska ndodhë ni vrasje me ni fshat nʼrrethinë Turjakës edhe shkojnë. E paskan vendosë atë kohë përfaqësuesit e mbretërisë me e var. Përpara janë ba dënimet me u var.

Shkon e lusin qitʼ shërbëtorin ka qenë me vite, 30 vite ka funksionu atë pashallëk, thojnë, “A ka mundësi me shku me ia falë? Ani burg po me ia falë jetën, mos me e var”. Shkon ky edhe e lut, qiky i pari i babës, i pari i familjes babës tem. Thotë, “A bon me ia pështu jetën?” Thotë, “A je ti rregull? A je ti normal? Sʼka shansë”. Thotë, “Po mirë bre, unë qe 30 vjet shërbeva qitu ty edhe kurrë kërkush sʼka guxu me folë ni fjalë keqe për ty. Unë po lus me ia falë jetën. A ka mundësi? Pra sʼpo bojka, a bon mu me var, jo ata mu me mʼvar”. Thotë, “Qysh?” Çuditet ai. Thotë, “Jo”. Unë po thom, “Mu me më var”.

Disa herë e lut qashtu edhe ky kategorik jo. Thotë, “Jo”. Përpara i kanë pasë veshura, ju kanë thanë shallvare. Do të thotë nifarʼ forme që lehtë dishen, si dimija, si kule. Çka bon ai? Para ftyrës së atij i deshë ato i hjekë edhe falni, dishet do thotë cullak. Ai kur e sheh ashtu i thotë, “He delibash”. Qikjo oshtʼ fjala i ka thanë do thotë krye budall edhe ia ka falë jetën. I thojnë, “Shkoni merrni ni parë shallvare tjera”, tash me kategori ma naltë, ma mira. Ia japin dhe ia falë jetën.

Derisa ka vdekë ky i pari i babës tem çdo vit, përpara u kanë shumë me randsi se nuk kanë pasë makineri, teknologjia sʼu kanë i kanë lavru tokat me kije në bujqësi, çdo vit ia kanë çu kah ni parë kije ku janë ma mirë. Kjo ka ngelë. Kurse ka ana e nanës janë kanë Agallar. Gjithmonë kanë pasë pasuri, kanë pasë do të thotë gjitha të mirat. Po ja që lidhen familjet për shkak të intelektit, për shkak të zgjuarsisë të babës edhe ia kanë dhanë do thotë jo nji po dy nuse. Baba ka prit e kështu. Do thotë kanë fillu pastaj lindjet, jemi lindë me radhë. Sakrificat nuk kanë pushu asniherë.

Filozofia e babës tem ka rezultu do thotë me i shkollu edhe vajzat edhe djemt për shkak tʼni situate kohën mas Luftës Dytë Botërore ka ndodhë, ju ka shku ni thirrje gjuhën serbe Poziv za streljanje do tʼpërkthehet Thirrje për pushkatim. Prindi im nʼatë kohë e sheh pse na ka thirrë do thotë. Shkon te ni hoxhë me lexu. Kur e lexojnë, “Aiii”, thotë, “kujna i ka ardhë?” “I ka ardhë Hasanit, Hysenit”, rend kojshive. “A tʼka ardhë bre ty?” “Po”. “A tʼka ardhë ty?” “Po”. Tʼgjithë. Shkon edhe e lexon te ni hoxhë fshat tjetër. Hoxha kur e lexon ju tregon, “E keni thirrjen me u pushkatu”.

Çka me ba baba? Deri gjysë natës i ka lajmëru krejt fshatin, “Hajde ikim se ka me ndodhë”. Gjysa e fshatit janë shku, janë mshefë me ni shpellë të Zatriqit edhe kanë shpëtu, gjysa janë pushkatu. Prej atij momenti, baba jem ka thanë, “Nëse kom fat me pasë qoftë çikë qoftë djalë unë kom me i shkollu gjithë edhe sʼka me hezitu”. Vërtetë e ka mbajtë fjalën dhe na ka shkollu dhe jam falënderuese tej mase. Saherë që çohna nʼmëngjes e falënderoj dhe thjeshtë e kom ni idol derisa jom gjallë. Sepse shumë ka vujtë, shumë ka sakrifiku për tʼgjithë neve edhe na ka shkollu, faleminderit, tʼgjithëve.

Shkollën fillore siç thashë e kom kry tri klasë fshatin Lubizhdë, komuna tani e Malishevës. Mandej vitet e ʻ70-ta kemi dalë Prizren. Prizren shkollën “17 Nëntori” filloren e kom kry ku kom qenë nifarʼ forme e anashkaluar nga nxanësat e qytetit. Sepse është shumë interesant Prizren, ndoshta edhe sot, ndodhin, ka raste ndodhë, normalisht tej mase varfëria ka qenë. Nuk kom pasë kpucë, kom pasë opinga. Nuk kom pasë pantollona, kom pasë ni lloj kule ju kanë thanë, si lloj dimija. Sʼkom pasë veshje qysh kanë pasë qytetit.

Gjithmonë mʼkanë thanë qyli1 edhe nuk mʼkanë leju me lujtë bashkë nxansat. Po gjithmonë mʼkanë anashkalu. Çdo ditë kom shku nʼshpi tʼu kajtë. “Çka ki?” “Sʼpo mʼlojnë”, qishtu po mʼthojnë. Thjeshtë tʼu folë. Isha gjum. Baba i thojke nanës, “E bre Bahria po mʼdhimet sa oshtʼ e gjallë qysh po vjen tʼu kajtë e sʼpo reagon”, nifarʼ forme e kuptova unë sʼkom reagu se e vetme, veç unë, nji. Tʼnesërmen çka po ndodhë, prapë qashtu pushim, si fëmi po mʼthojnë, “Qyli”. “Edhe unë po du me lujtë”, “Jo ik”.

1 Në zhargon: fshatare. Rrjedh nga fjala turke kӧylü.

Drejt me thanë kjo oshtʼ gjest i fëminisë. Ia nisa mʼu përla, i kapa për flokë. Ia nisën ato me qajtë, ia nisa unë me qajtë ma shumë se ato. Kur hina te mësusja, “Çka keni?” Unë e para, “Unë i kom rrehë”. “Pse i ke rrehë?” “Se sʼpo mʼlojnë me lujtë edhe po mʼthojnë ʻqyliʼ edhe unë sʼkom këpuca”. Ia nisa me kajtë, si fëmi vërtetë shumë e randë atë kohë. Tha, “Hajde mʼu përfaqë gjitha dhe tani e tutje kurrë nuk du me ju pa juve keni mosmarrëveshje përlaheni”.

Kurrë sʼe harroj shoqet ma mira mʼu kanë bo ato. Sot janë gjallë disa prej tyne dhe i vlerësoj. Ato mʼkanë ba mue me e fuqizu vetën ndoshta edhe mʼu mundu me mësu, me qenë në mësime… gjithmonë kur janë pytë ose si fëmi, “A bon me mʼkallxu se sot ka mʼu pytë?” Do të thotë u kanë interesant jeta e asaj kohe. Kryhet shkolla fillore me sukses shembullor. Fillojmë shkollën e mesme. shkollë tʼmesme jom konë e regjistrune në… u patʼ hapë ka qenë fillimisht Shkolla Normale po u bo akademia pedagogjike “Dimitrije Tucoviq” në Prizren. Dy klasë janë kanë të qytetit e tjerët krejt fshatar.

Zakonisht fshatarët kanë shku për edukim, për mësusa. Aty kom qenë një ndër nxanëset edhe aktivistet ma të mira. Kom marrë pjesë në recital, kom marrë pjesë në korin e shkollën, kom marrë pjesë në garat e qitjes. Ku tri herë kom fitu… dy herë vendin e dytë herën e tretë vendin e tretë me qitje. recital gjithashtu jom kanë shumë, shumë emocionale dhe tepër vjersha i kom recitu jashtë ma se mirë. Mʼkujtohet e pata lut babën, “A vjen në shtëpi të kulturës”, sot oshtʼ “Xhemajl Berisha” atëherë e ka pasë ni emër serbëve. Tha, “Po me babën, du me ardhë”. Me shtagë, se i vjetër.

Kur e kom recitu vjershën, ʻLiriaʼ u kanë emri, kurrë sʼe harroj tanë kohën kish kajt. Kur dolëm tha, “Edhe me vdekë qitash nuk jetʼ merak”. U gëzu shumë, ju duk shumë e çuditshme ajo. Mandej, korin e shkollës është interesant. Ka qenë ni dirigjent na ka dirigju edhe kangtë. Gjitha shkollat e mesme nivel Jugosllavisë kanë marrë pjesë për me fitu çmimet. Gjithmonë janë majtë garat Novi Pazar Republikën e Serbisë. Po para se me shku gjithmonë i kemi pasë kangtë serbe i kemi knu. Për ni moment, tʼu pasë parasysh atë vullnetin tem, gjithmonë fjaltë e babës tem gjithmonë na ka eduku duhet me dashtë vendin tond, gjuhen tane e krejt.

Thashë, “E pse nuk pʼe knojmë naj kangë shqip?” Atina se e dijke shqipen ai shumë mirë. Tha, “Pse” tha, “çka?” Thashë, “Po ma mirë naj kangë shqip me pasë, na jemi shqiptarë”. Po mʼduket prej atëherë që kom folë e ka diskutu mandej me drejtorin edhe me gjithë personelin. E kanë shti edhe ni kangë shqip që… tash titulli i kangës, nuk po mʼkujtohet. Veç e kemi knu edhe shqip dhe kemi fitu vendin e dytë në nivel të garave federative. Do të thotë në nivel të Republikës Federative të Jugosllavisë. Shkolla jonë do thotë, shkolla “Dimitrije Tucoviq” u kanë shumë ni vend i mirë. E di kur jemi kthy na ka falenderu personeli i shkollës, do thotë drejtori edhe kujdestari i klasës nʼatë kohë.

Anita Susuri: Po du me ju pytë pak diçka për shkollën, sa keni qenë shkollë mesme…

Bahrie Kastrati Besimi: Po.

Anita Susuri: Edhe për jetën kulturore. A ka qenë veç në kuadër të shkollës apo keni vizitu për shembull kinematë kanë qenë atëherë ose ndonjë shfaqje?

Bahrie Kastrati Besimi: Po, qysh jo. Është shumë interesant përveç aktiviteteve i kom bo nʼshkollë gjithmonë në Prizren janë shfaqë filma do të thotë që në kinema ka pasë filma mirëpo për shkak të kushteve ekonomike dhe varfërisë skajshme unë nuk kom mujtë me shku me pa film. Thjeshtë kom pa film viti i tretë u kanë për herë parë kom pa film. Do thotë një film indian, Bidaai, me muzikë ma shumë. Qatëherë kujtohet si sot, babën e luta, a bon me mi dhanë për biletë, tash nuk e di sa denar. Tha, “Po bre, ku po don me shku?” Thashë, “Po dojna me shku krejt klasa me pa ni film”. Prej orës 03:00 ka lujtë, ditën. Po.

Mʼka pasë tejmase idol, mʼka pasë prej krejt fëmive… nantë fëmi kemi qenë po diqysh ma ndryshe mʼka trajtu mu. Sepse edhe unë jom mundu me ato aftësitë e mia sa i kom pasë kom vepru, kom reagu, e kom ndëgju çdo herë. Se mos tʼflasim për këto pazaret e shtëpisë i kom bo gjithmonë. Nana nuk ka dalë qytet me ble as elementare, krypën me thanë e jo tjerat. E kështu u kry edhe shkolla e mesme. Po oshtʼ interesant kur e kemi kry shkollën e mesme ka qenë ekskurzioni për mʼi çu nxansat normalisht me pagesë personale.

atë kohë na ishim tejmase tʼvarfun. Librat llogarite, nantë fëmi, nantë libra, nantë lapsa. Jemi kanë shumë. Baba ka punu veç sezonale këto puntë sezonale që janë kanë nʼatë kohë. Përndryshe veprimtari sʼka pasë, sʼka pasë tʼardhura tjera, oshtʼ detyru nana atë kohë po jo vetëm nana edhe na, fillum me i bo pëlhurat për dasma, për vajzat e reja që u martonin. Me i bo ato pëlhurat me mëndafsh edhe me ni fije hollë si floku përyngjyk quhej materiali. Nana u msu mʼi bo ato.

Mandej tʼu pasë parasysh se nana kur u mësu, baba tha, “Ju hapni sytë edhe ju jeni të reja edhe ju duheni me tregu aftësinë edhe ju me u mësu”. Po qysh… na fillum me njo. Tʼu analizu, tʼu punu tre veka i kemi pasë në tri qoshet e dhomës veç te dera jo. Tri motrat herë nana herë na kemi punu pa ndërpre mandej sʼe kemi pasë problemin mʼu shkollu sepse kemi punu tanë verën kemi shku nʼshtator studime. Normalisht e kemi fillu standardin me e pasë prej punës tonë edhe prej angazhimit tonë që po du me lidhë këta me ekskurzion.

Filloj nana me punu, unë i thashë babës, “Krejt po shkojnë veç unë nuk po muj”, “Pse ti sʼpo mun?” “Po sʼkemi pare, sʼkom pare mʼi pagu”, “E sa duhet?” Sikur me thanë tash 100-200 euro. Thashë, “A bon bre babë diqysh mʼi gjetë ti dikund ose mʼi thanë unë kujdestarit e mandej kur të kthehna unë verës e punoj ni vek edhe paguj”, “Po more”, tha, “qysh jo. Nëse jo baba tʼi gjan”. Domethanë veçantë fëmive tjerë, mu mʼi ka plotësu dëshirat. Tepër. Kurrë nuk e harroj mʼpërcjelli deri te autobusi. Kemi shku tetë ditë nëpër krejt Jugosllavinë.

Do thotë kah dy ditë edhe Herceg Novi edhe Sarajevë edhe në.. rend gjitha. Shkup, Vojvodinë, Novi Sad. gjitha antë kemi shëtitë me autobus krejt nxansat, kurrë ni… përshkrim i jashtëzakonshëm, ni knaqësi e veçantë si fëmi. Kështu që, po, kur kushtet nuk janë edhe kur e ki atë ndjenjën familja oshtʼ jo mirë, atë kuptimin materialisht, e ndjejsha ni lloj boshllëku shpirt unë kom ardhë po për shembull motra para meje nuk e ka leju se, “Sʼkemi bre babë”, edhe nuk ka shku. Edhe ata kanë shku ekskurzion dy vite para meje, motra e madhe, nuk ka mujtë me shku.

E vetmja unë kom shku prej krejt fëmive ekskurzione. Ndoshta tʼu pasë parasysh edhe baba tʼu pa atë energjinë time edhe atë aftësinë, mos me thanë, guximin. Ky guximi është i jashtëzakonshëm. Ndoshta edhe gjenetikisht mʼka ardhë mu me pasë guxim. Asniherë nuk kom ditë mʼu frikësu, asniherë kurrë për kurgjo. Shpesh herë kur kemi folë me babën se vllaznit e vegjël na motrat e mëdhaja, rrethi kur filloj me na çu nʼshkollë të mesme sidomos fillum mʼu zhvillu.

Kojshitë thojshin, “Nuk bon mʼi çu çikat nʼshkollë”. Saherë ka ardhë ni kusheri i babës shpi thjeshtë me mʼfolë me za tʼlartë edhe me… ndoshta edhe me ngrit dorë ndaj meje se pse po shkon shkollë, duhesh ti me nejt në shpi edhe mʼi kry puntë e shpijes. Mirëpo asniherë nuk e kom dëgju. Motra e madhe ni javë sʼka shku nʼshkollë tri ditë ka shku. Se e ka dëgju. “Sʼbon me shku nʼshkollë” edhe u nalë. Po thotë Baca Metë, Ahmet e ka pasë emrin.

Nuk muj mʼi harru momentet kur baba jem ka ni, u ni shumë i fuqishëm kur unë kom reagu dhe kur unë ia kom kthy mënyrë rafall fjaltë se, “Unë e kam babë Rexhepin, nuk tʼkom ty babë edhe unë do të shkoj shkollë. Nuk kom me dëgju ty po unë du mʼu shkollu sepse ostʼ vullneti jem, i babës tem dhe i nanës tem”. U kry shkolla e mesme. studime kur erdh puna me shku studime, baba tha, “Qysh me ia bo bre babë, unë kom vendosë me ju shkollu po kom vendosë edhe mʼu leju ju me i marrë burrat vet, mʼi zgjedhë burrat vet. Hajde tregom Bahri me babën, a e ki dikond, naj djalë”, filozofia e tij shkollë mesme, “që menojsh për me jetu me atë”.

Unë, “Jo, i kom shokë”. atë kohë ideologjia me kry shkollën edhe me hy punë. Tha, “Po qysh me tʼçu bre babë, larg Prishtinë”. Fakultetet Prishtinë, fakultet sʼka pasë Prizren. Për ni kohë para se me u regjistru erdh ni dajë, djali i dajës tem, tash jeton Zvicër Agim Paqarizi. Po bisedojmë po i thom, “Daja Agim bre, baba po thotë”, qishtu, qishtu, “pa e gjetë dikond nuk munësh me shku në shkollë se unë plak nuk muj me ardhë me ju përcjellë ku jeni, as nuk di me ju gjetë banesë, as nuk di ku rrini, ku shkoni”.

Tʼu pa vullnetin tem se unë ju kom thanë që, “Ka me i shkollu”. Po me qitʼ shkollë mesme nuk është mjaftushëm, du me kry fakultetin. Daja tha, “Unë ka me marrë përsipër edhe ka me u interesu me ju ndihmu”. Motra e madhe u regjistru se ish e fejune dhe sʼe kish problem baba. Le interesohet i fejuni me kqyrë. Daja po thotë… kur edhe ni kusheri i joni ekonomist ka qenë drejtor në Mensën e Studentëve për konvikte. U kanë Qendra e Studentëve. Sadri Kastrati ekonomist. Edhe atij shkova i

thashë, “Baci Sadri bre baba po thotë qishtu çka me ba?” Tha, “Unë vi foli me bacën Rexhë”. Rexhep e baca Rexhë i kanë thanë.

Erdh baci Sadri edhe po folë, “Kqyre baca Rexhë, unë ka me ia siguru konviktin kjo e ka detyrë veç me mësu”, “E ti më pështove bre Sadri. Sʼi tʼi bohet vendi se ku duhet me flejt është me rëndësi e këto tjerat unë i besoj çikës tem. Po kurdo vjen momenti me babën unë nuk ju gjoj burrat”. Ai u lidhke qaty. “Sa ma shpejt”, thojke. “O sʼdu unë me gjetë kërkond deri te kryj shkollën. E kryj shkollën, hi punë, ka vakt ajo punë”. Çka do të thotë filozofia e tij që sʼna ka ndalu kurrë. Sot, sikur narkotikët që po i përdorin që po mendojnë që është e vlefshme se ata që ta ndalon dikush mundohesh me provu. Baba jonë na ka provu gjitha mundësitë edhe na, unë po flas për veti, jom tërhekë edhe kom pasë sukses, kom diplomu për katër vite.

Pjesa e Dytë

Bahrie Kastrati Besimi: Tash po du me fillu si studente. U regjistrova. Vitin e parë i kreva provimet mrena vitit. Tepër e lumtun, tepër e gëzueshme. Çdo herë… na sʼkemi pasë telefon nʼshpi kena pasë te kojshitë. Kur e kryjsha provimin i thirrsha i thojsha, “A bon me shku mʼi lajmëru te baba se e kom kalu provimin”. Knaqësi e veçantë u kanë. Gëzim për krejt familjen. Vitin e dytë tʼstudimeve kom qenë kemi lexu literaturë mos tʼflasim, vazhdimisht kom lexu libra, romane, mësime mos tʼflas për mësime vazhdimisht edhe gazetat tʼcilat na vinin nga jashtë.

Zakonisht përmes dajës, qitij Agim Paqarizit, Avdyl Krasniqit babës së Xhevë Lladrovcit edhe tjerve aktivistëve që gjithmonë na kanë furnizu po në mënyrën ma sekrete tʼmundshme. Do të thotë në mënyrë të msheft kemi lexu, i kemi shpërnda dhe kemi vepru. Motra e madhe që ka qenë edhe jo nʼfakultet bashkë me mu na shihke tʼu lexu libra. Thojke, “Mësimet lexoj, lej këto”. Se i shihke gazetat që shkrujshin për të ardhmen qysh duhet me funksionu, qysh duhet me përparu Kosova. Siç kanë qenë Zëri i Popullit, Gazeta Liria e këto librat Titistët, Gjarpërinjtë e Gjakut.

Ka pasë romane unë sʼmujsha mos me hy me i lexu sepse kurreshtja edhe thjeshtë këshillat e babës tem duhesh me lexu, me lexu shumë me lexu. Ai lexon ai përparon e ka pasë këtë filozofinë sa ma tepër që lexon aq ma mirë është dhe e vërtetë është ajo. E saktë. Unë e kom pasë rastin me, si studente, me jetu edhe me Xheve Lladrovcin, Xheve Krasniqi realisht, Lladrovci e ka tʼburrit. Kemi vepru, kemi jetu bashkë me ni dhomë, kemi flejtë me ni dhomë.

Unë kom qenë shumë impulsive, shumë e gjallë, shumë, sʼpo di, ni fjalë si me thanë. Ajo ka qenë shumë e qetë, e qetë, e urtë, e sjellshme, e meçme. Nuk kom shprehje me, me, definu personalitetin e asaj. Gjatë kohës në vitin, para vitit ʻ81, para marsit ʻ81-shes unë jom konë tʼu e lexu ni libër “Do të jetojmë ndryshe”, Dhimitër Gjovani. Libër fund e kry ka qenë se si organizohen protestat, si

organizohen demostratat, kush e fillon, qysh e fillon, qysh duhet me brohorit, çka duhet me ba, si duhet mʼi shkru pamfletët. U kanë shumë interesant.

Gjithashtu edhe ni muj para protestave, para se me u bo protestat ʻTë drejtën kushtetueseʼ e kemi lexu shumë drejta. Bile, bile kom fletorën e asaj kohe sepse libra e kemi pasë vështirë me ble. Fletorën ja

{tregon fletorën} e asaj kohe kom shënu vazhdimisht liritë politike çka domethanë liria politike, çka domethanë liria e shtypit, çka domethanë liria e vetëvendosjes, liria e tubimeve publike, liria e shprehjes për kombin, liria e besimit, liria personale e shumë e shumë.

Me datën 09 shkurt ʻ81 unë i kom mësu faktikisht këto ʻTë drejtën kushtetueseʼ. Plus këtë librën e Dhimitër Gjovanit ʻDo jetojmë ndrysheʼ. isha e stëngarkune thjeshtë me njohuri edhe me gjana që mujnë me na ndihmu. Te… po kthehna në atë kohë normalisht që shumë kom pasë njohuri prej babës edhe prej pushtetit ka qenë pushteti duhet çfare ka qenë për krejt popullatën shqiptare.

Gjithmonë baba thoshte, “Nëse mësoni edhe nëse boheni tʼzojat e vetës, e kryni fakultetin sʼkemi nevojë me rezistu kundër serbëve. Serbët vet kanë me shku, qysh kanë ardhë Kosovë kanë me shku. Po ju mësoni edhe ju zini venin atyne. Bohuni tʼpavarura. Sa tʼmuni me msu. Si ta kryni fakultetin, si ta zini ni vend punës e largoni ni serb”. E vërtetë fjala e tij.

Po kohën, po flas para se mʼu bo demostratat e 11 marsit, shumë kemi lexu, shumë kemi pasë takime, shumë kemi pasë shumë, qysh me thanë, ide, pse për shembull studentët e republikave tjera edhe dy krahina, Krahina Socialiste Autonome e Kosovës dhe Krahina Socialiste e Vojvodinës nuk i kemi tʼdrejtat e barabarta siç i ka Sllovenia, Kroacia, Serbia, Maqedonia. Nifarʼ forme u kanë shumë e çuditshme. Kur erdh momenti me 11 mars ka qenë e parapame mʼu mbajtë ni lojë futbolli edhe mramje zakonisht shkojshim Mensën e Studentave mʼu ushqy. Mʼkujtohet si sot shkojshim bashkë unë edhe motra.

Janë kanë disa zhetona ju thojshin hekrit për me shku me hangër ushqim. Po ni zheton ke mujtë me marrë ni pjatë. Na për shkak kushteve edhe situatës qysh e kemi pasë familje, me ni zheton kemi hangër ni pjatë edhe unë edhe motra. Pritshim radhë me orë. Radha… se ka pasë 30 e kusur mijë studenta janë kanë Universitet Prishtinës. Pritshim radhë me marrë ushqimin. Motra atë kohë nuk u kanë, ʻ81-shin nuk e ka zanë kushtin për studime ka qenë Prizren, punojke vekë. Unë jom kanë aty dhe atë në atë tollovi tej mase tʼu prit nʼradhë.

Kur jemi afru me marrë ushqimin, unë po i dëgjoj disa zana mas meje mashkuj, në mesin e tyre ka qenë edhe Bajram Kosumi, Kadri Kryeziu, Jonuz Jonuzi, ky i Drenasit, Ramadan Dobra atëherë u qujke tash Gashi është, ish kryetari. Po thojnë, “Sot duhet me fillu protestën”. Po i dëgjoj unë çka po folin edhe u çudita pse e thanë këtë fjalë. sekond si jom ofru me marrë pjatën e ushqimit ia kom hudh, ka qenë ni serbe edhe ni shqiptare na kanë ofru ushqimin. Nuk e di veç kom dalë prej rendit, ata veç

kishin pritë, qata grupi i tyne i Bajram Kosumit e Jonuzit e Kadriut, kemi fillu mʼi rrzu gjitha tavolinat në mensë që janë.

Kadriu e di, mʼkujtohet Bajrami që mʼka thanë, “Ik shko në konvikt”. Krejt vajzat janë frikësu edhe kanë shku tʼu ngajtë, tʼu dalë prej dere te poshtë se u kanë katin e dytë u ushqejshim. E vetmja unë deri tavolinën e fundit ka qenë për me rrotullu i kemi rrotullu. Janë çudit edhe mashkujt po edhe femnat qysh po guxon, pse. Nifarʼ forme është shumë e çuditshme as sʼkom ndje frikë. Literatura ka ndiku shumë unë me ndiku nʼatë formë edhe atë mënyrë edhe këshillat normal prindit tem po edhe babës të Xhevës [Krasniqi-Lladrovci].

Avdyl Krasniqi u kanë njëri ndër akterët kryesor na ka, gjithmonë na ka këshillu, na ka udhëzu që nuk shkon qishtu. Rinia, studentët mujnë me i bo revolucionet e mdhaja. Gjithmonë mʼu kanë kujtu fjalët e tij siç edhe tʼbabës tem. Po ai gjithmonë me këtë filozofinë që duhet me u shkollu edhe me shkollim gjithçka arrihet me shkollim, jo me fuqi, jo me dhunë. Kur kom shku me 11 mars fillum… masi u kry tollovia në mensë, kemi shku deri te komiteti poshtë, krahinor u kanë. Nʼfillim na thojshim dojmë kushte ma tʼmira, jo me prit kah dy orë, kah tri orë me marrë ni pjatë ushqim.

Kur kemi shku te komiteti na kanë rrethu policia. Nuk na kanë pranu as nuk ka dalë asni përfaqësues i institucioneve me bisedu. Na kanë largu, jemi kthy konvikt. oborrin e konvikteve kemi kallë një zjarr madh me goma, me… ka qenë tʼu maru konvikti numër pesë e na kemi qenë vajzat e konviktit numër katër. E kemi nejtë deri në mëngjes në oborr të konvikteve. Mandej jom shku në Prizren me autobus. Jemi kthy konvikt fillimisht se po harroj edhe jemi mbledhë në dhomë, kemi thanë, “Çka do tʼbajmë ma tutje?”.

E vendosën me 26 mars prapë mʼu tubu edhe prapë me ba demostratë tjetër. Qatʼ natë unë shkova për me marrë rroba ma trasha Prizren edhe i thashë babës, i kallxova babë qishtu qishtu, “Kemi fillu, unë ia kom nisë e para”, “Aiii”, tha, “bre babë a tʼkom thanë duhet me mësim bre babë se nuk e dini kush oshtʼ Serbia. Ngo bre babë çka po thom se unë nuk po du me kritiku çka ke ba edhe nëse ia ke nisë veç Serbia nuk hiqet prej Kosovës kanë me kalu edhe 30 vjet”. Unë, “Jo, studentat krejt janë çu”. Rinia, entuziazëm, enzuziazmun. Tha, “Ishalla baba ju del qysh po menoni po nuk është e mundur me dalë qashtu qysh po menoni”, thashë, “Me 26 na prap kemi mʼu tubu edhe me lypë çka na takon, sʼpo lypim kurgjo ma tepër”.

Me 26 mëngjes herët me mijëra studenta, krejt oborri i konvikteve ka qenë me studentë. Aty tani kanë ardhë përfaqësuesit e tonë, do të thotë, edhe profesor edhe kanë ardhë të këshillit krahinor, strukturave politike të gjithë. Janë mundu me na bind mos me vazhdu, mʼu shpërnda. Po sʼka pasë shansë me nalë do të thotë atë entuziazmin tonë. Bile mʼkujtohet si sot Ali Lajçi, kryetar u kanë i Pejës, ka pasë mjekërr ka qenë shumë i dobët. E patën hyp nifarʼ sʼdi çka ka qenë kështu si binë. Aq bukur foli, aq mirë na dha fuqi, na dha nifarʼ forme forcë. Nuk e di bre, apsolutisht asnjëni nuk ka pasë frikë. Prapë kemi fillu me dalë qytet me protestu.

Polici kemi pasë rreth e përqark gjitha antë. As vet nuk e di çfarë ndjenje dhe çfarë situate u kanë ato brohoritjet e pllakatat kemi shkru, pamfletët i kemi gjujtë nëpër rrugë, është e çuditshme qysh kemi mujtë prej datës 11 deri me 26 me qindra kemi pregadit dhe i kemi shpërnda. Daja Agim, tash pʼe lidhi këtu, me 11 mars e kom informu që qishtu, qishtu ka ndodhë. Ka qenë, ai patʼ kry, historian është, e patʼ kry Fakultetin e Historisë, ka qenë në punë në Rahovec në gjimnaz. Ka qenë profesor i historisë në Gjimnazin e Rahovecit.

Thashë, “Me 26 kemi mʼu mbledhë”, tha, “Me 26 edhe unë do tʼjem aty”. Ai ka ardhë. Kemi qëndru tanë ditën rrethum. Mandej kah mramja fillun me tym me na… shumë është i ranë tymi, gazsjellësi edhe na kanë shpërnda. Mandej, prej 26 marsit e deri me 1 e 2 prill që janë bo protestat, llogaritni krejt Prishtinën dhe krejt Prizrenin une e Xheva e kemi shpërnda pamfletët terr kur u boke, mas 12:00-ve e deri ora 03:00-04:00 mëngjesit. Po unë gjithmonë jom veshë me kapelë tʼbabës tʼbardhin, me teshat e babës edhe ata tinza ia kom marrë. Edhe Xheva ka qenë në Prizren. Po flas për Prizren se për Prishtinë nuk u kanë problem, kemi qenë në konvikt.

Apsolutisht nuk kemi pasë frikë thojnë, as prej shtazëve, as prej qenve, as prej njerëzve. Hiç, hiç, hiç, apsolutisht. Sikur me qenë mashkuj tʼrritun që nuk frikësohet. Shpesh baba mʼthojke, “Duhet me u frikësu”, “Jo”, i thojsha, “sʼtutna. Pse mʼu tutë?” “Pse mʼu tutë?” Thojke, “se je femën. Nuk ki fuqi, nuk ki mundësi ti me dalë përballë dikujt nëse del dikush përballë”. Ai menojke për gjininë mashkullore. Çka ndodhi mas… e me 1 e 2 prill mandej fillun krejt Kosova gjitha antë. Se ju jeni tʼreja nuk e dini nuk muni as me imagju çka ka ndodhë [I drejtohet bashkëbisedueseve].

Pse fillojnë njerëzit nga tʼgjitha qytetet me mrri Prishtinë edhe me ardhë me protestu edhe me dalë para tenkave edhe me dalë para njerëzve që ishin tʼarmatosur deri nʼdham me ato shlemat, me mburoja edhe pse nuk dijnë mʼu frikësu apsolutisht kjo ka ndodhë veç te shqiptartë. Vërtetë demostratat e vitit ʻ81 janë kanë kthesë, jo vetëm për neve Kosovë prej atëherë edhe ʻ68-tes u kanë edhe historikisht kanë vujtë njerëzit edhe kanë vepru edhe kanë dhanë ma shtrejtën. Po thjeshtë ju hap rruga edhe republikave tjera ish Jugosllavisë mʼu shpërnda, mʼu, thjeshtë mʼu ba shtete veti dhe me funksionalizu dhe me vepru. Çka mas protestave…

Anita Susuri: Veç po du edhe diçka me ju pytë…

Bahrie Kastrati Besimi: Hajde se nashta po i harroj. Urdhnoni pytëmni shlirë.

Anita Susuri: Me 26 mars ka qenë edhe ka ardhë shtafeta…

Bahrie Kastrati Besimi: Po, shumë mirë që po ma kujton.

Anita Susuri: Po intereson kur keni qenë nʼdhomë konviktit kush ka qenë aty me juve edhe ma saktësisht çka keni diskutu edhe qysh keni vendosë bash me 26 mars?

Bahrie Kastrati Besimi: Na me datën 11 mars kemi vendosë natën qaty rreth zjermit kemi me bo protestën me 26 mars. Me 26 mars kemi thanë nëse nuk çohet edhe populli e kemi kot, po ne nuk do ndalemi. Tashti strategjinë me bo secili qytet. Me organizu secili qytet me pasë protesta. Unë me Xhevën kom shku niherë mʼi shpërnda pamfletët. Thashë, “Unë e marrë Prizrenin”. Xheva ka ardhë me mu Prizren. Me autobus kemi shku. Se e kom pasë lehtë me dalë prej shpijes se baba nifarʼ forme sʼmë ka përcjellë se sʼe ka ditë unë do dalë natën me shpërnda letra.

Me 26 ka pasë me ardhë shtafeta. Me qëllim e kemi ba që me pasë ma shumë, turma me kanë. Sepse studentat, jo vetëm studentat, po janë dalë rrugë edhe shkollave tʼmesme edhe tʼfillores. Krejt u kanë nifarʼ simbolike me prit shtafetën nʼatë kohë edhe me pasë njerëz sa ma tepër. Kështu qajo u kanë shumë interesant ardhja e shtafetës Prishtinë. Ka qenë kjo, tash po i harroj emrat, ni femën u kanë që ka ardhë shtafetën thuhet që e ka përcjellë, e ka pru. Sanije, Sanije emrin. Mbiemri sʼpo mʼkujtohet. Sanije. Kështu fizionominë mʼduket po ia shoh, do thotë e di cila u kanë.

Për qata kur ka ardhë shtafeta vërtetë ka pasë tollovi. Mandej ka pasë edhe keqtrajtim. Se konvikte kur kemi hy na masi jemi kthy kanë qitʼ edhe konvikt lotsjellës edhe secili… tash po e lidhi sepse shumë mirë ma kujtove. Kur na kanë fillu, prej gazit na sʼkemi mujtë me kcy prej katit tretë e katërt. Kur kemi fillu me dalë për dere, policia janë kanë edhe sa kanë mujtë kanë me dhunë kanë sjellë trupat tonë deri kemi dalë prej konviktit. Bile bile unë kaniherë… unë i kom lind katër fëmijë se nuk fola për fëmitë e mi.

Anita Susuri: Vjen koha.

Bahrie Kastrati Besimi: Eh vjen koha. Më kanë rrehë edhe vija-vija e kom pasë shpinën. Me ato pendrekat janë kur ta mshon niherë ajo zgjatët edhe thjeshtë oshtʼ si lloj gome e cila është shumë e randë. Është me rëndësi ideologjia. Kur ki ideologji pastërt edhe sidomos pas leximit, pas këshillave, pas gjitha atyne kemi pasë paraprakisht nuk e ndjen dhimbjen, nuk tʼdhem si tʼthem. Je qaq e fortë që edhe kumeditë çka me ndodhë nuk munësh me thanë po mʼdhem. Hiç. Ideali është ma i fortë se dhimbja. Ideali është shumë, shumë… ideologjia do thotë e ngulitun kokë është ma e fuqishme se dhimbja shpirtërore e dhimbja fizike në trup. Kështu që…

Anita Susuri: Këto fletushka i keni shpërnda, ku i keni shkru? Qysh i keni shkru?

Bahrie Kastrati Besimi: Mʼi kanë pru shkrune. Kjo do thotë… e këta unë e di iniciatori kryesor ka pasë lidhje me jashtë, janë shkru Zvicërr, janë shkru Gjermani, do thotë janë bartë ato dorë mas dore. Po gjitha mʼi ka pru daja, daja Agim me shoktë e tij tash emrat sʼpo kujtohen. Avdyl Krasniqi baba i Xhevës edhe Kadriu. Ka ndodhë edhe Kadriu mʼi ka pru edhe ia kemi kthy.

Na veç i kemi lexu. Për shembull ka thanë, “Lexoni”. Se revistat kanë qenë disa faqe jo të mdhaja. “Liria” për shembull, “Zëri i Popullit”, “Kushtrimi”. Ato nuk kanë pasë shumë fletë. Ka thanë, “I keni 24 orë ose 48 orë mʼi lexu se duhet mʼi kthy”. Na pa i lexu deri në fund kemi nejtë ka ndodhë deri në mëngjes. Deri mëngjes i kemi afru shtrat dhe i kemi lexu.

Oshtʼ interesant, se ma herët nuk thashë, Xheva u kanë, unë motra ni kohë po mandej motra nuk e fitoj kushtin edhe ni shoqe e jemja, sʼo me rëndësi emri. Njerëzit kanë pasë benefite prej pushtetit dhe që kanë pasë kushtet e mira e kanë dëgju gjuhën, kangtë serbe. Gjithmonë mʼka pengu mu edhe Xhevës. Ka ndodhë shpesh herë kur ka dalë jashtë shoqja jonë, se bashkë jemi kanë, Xheva e ka ndrru programin e ka qitʼ radio Tiranën. Normal kemi pasë nganjëherë fërkime. Po thjeshtë jeta thuhet oshtʼ interes nʼatë kuptimin në thojza logjik.

Qikjo shoqja jem gjithmonë… unë shumë jom kanë e lidhun për babën. Me kalu ni muj, dy muj mos me pa, mos me shku çmendesha. Sʼkishim holla shumë. I planifikojshim për ushqim, për naj libër, për gjana elementare. Ajo ka ndodhë ma ka pagu biletën shpesh herë prej Prizrenit, prej Prishtinës deri Prizren. Jom falënderuese ma ka pagu biletën se i ka pasë kushtet. Babën e ka pasë drejtor, i ka pasë kushtet shumë ma mira me ish sistemin. Asaj nuk i bënte përshtypje edhe asniherë nuk kom guxu me ia dhanë literaturën me lexu.

mënyrë ideologjike nuk jemi kanë njejtës vijë. Unë jom kanë me ideologji me Xhevën krejt tjetër, ajo ka qenë ideologji… se i ka pasë të gjitha. Ideologjia është shumë e çuditshme edhe ndoshta ndikojnë edhe tʼmirat materiale edhe gjendja ekonomike tʼshtyn edhe mendjen me mendu ndryshe. Thjeshtë ata janë kanë tʼpunësun kohën e ish pushtetit normalisht sʼju ka pengu edhe kanë jetu. Mirëpo na, unë për shembull, as baba as nana punë analfabet, fëmi shumë, varfëri shumë na kemi pasë ideologji gjithqysh me mujtë me përfitu diçka me ba gjitha format e mundshme.

Vërtetë ia kemi arritë se po tʼmos kish pasë njerëz që janë me ideologji ndryshimet nuk bahen, revolucionet nuk bahen. Pa sakrificë nuk vijnë tʼmirat. Duhet me sakrifiku për me prish diçka, me rregullu. Kështu edhe unë nuk jom apsolutisht nuk pendohem krejt ato çka kom ba. Veç thjeshtë mʼdhimet prindi jem që ndoshta i kom shkaktu thjeshtë lëndim në atë shpirtëror se ai nashta, jo nashta, po u frikësu që, “A bre babë nuk do ta krysh fakultetin. Do ndodhin gjana këqija tash”. Vërtetë mas protestave fillun sanksionet, fillun gjanat e këqija ndaj meje.

korrik, me 11 korrik 1981 erdhën e rrethun shpijen edhe policia erdh me arrestu. Na ishim, unë e motra ishim, ora u kanë 07:00 e mëngjesit, mos ma herët. përfundim jemi kanë. 06:00 ia kemi nisë po 07:00 kur kanë ardhë ata herët. Tʼu e fillu atë pëlhurën thuhet me marrë nëpër liqe e nëpër shpate ato fijet. Njana andej, njana këndej. Bam, bam {onomotope} nʼderë po troket. Erdh ni kojshi hyni i pari, baba e çeli derën. “O Baca Rexhë, kanë ardhë policia”, “Ani bre babë mirë se vijnë. Çka ka re?” “Ku i ki studentët?” Tha, “Qe ku janë studentët tʼu punu”.

Kanë ardhë deri nʼballkon. Vera ishte, korrik, dritarja çelë. Baba si sot mʼkujtohet, “Oj Bahrie, hajde bre me babën se po tʼthirrin policia”, “Po babë”. Unë u çova prej atyhit. Isha me ni blluzë me krah shkurtë edhe me pantolla, farmerka si sot mʼkujtohet. Tha nana, “Oʼ pashë zotin vishe ni xhemper”. E kish kapë ni xhemper dorë ma ofron. Pika e verës xhemper me vesh dimrit. “Për çka moj nanë me veshë?” “Veshe moj nanë”. Ajo qëllimi i asaj mʼu mbrojtë. Nëse mʼrrehin me mʼdhimtë ma pak. Po mʼthotë, “Veshi ni parë pixhame nër farmerka”, “Jo moj nanë se sʼmuj mʼi veshë se nxehtë”. E ngova. Ma prejti mendja i vesha ato. Ata më morën.

Tʼu dalë… mʼi lidhën durtë. Tʼu dalë te dera e oborrit ish kanë edhe ni shqiptar mesin e serbëve. “O mixhë”, baba me shtagë po ecë, sʼpo folë kurgjo, e dhezi ni cigare. “O mixhë veç kemi me pytë diçka”, a din, nuk kemi, nuk oshtʼ kumeditë çka. “O djal i mirë”, baba i tha, “ngo knej. A pʼe sheh Sfilenin?” Sfileni oshtʼ maja ma e lartë, bjeshka mbi Prizren. “Ishalla çika jem ka bo sa Sfileni diçka tʼmadhe për shtetin e vet, për venin e vet. Nuk oshtʼ problem o djalë i mirë. Hajt me babën”. Unë tash po hy. Ato xhipat janë kanë tʼzi, nʼkerr.

Unë po i thom, “Babë mos u mërzit, liri popullit vdekje fashizmit”. E kemi pasë atë shprehjen jemi, qashtu jemi përshëndet. Ai ma uli dorën polici. Unë qishtu dy durtë e lidhta {tregon duart e lidhura ngritura lartë}. Tha, “Ulu”. Foli serbisht, “Mos lëviz”. Më morën dhe me çun me ni dhomë tʼvogël, shumë tʼvogël. Ni tavolinë e vogël, ni laps, ni letër. “Merre”, tha, “shkruj çka ke ba me 11 mars”. Unë e shtyjta lapsin edhe letrën thashë, “Kurgjo sʼkom bo. Çka kom bo?” “Çka ke bo me 11 mars edhe me kond je kanë edhe kush i ka organizu protestat?” Demostrata atëherë, protesta sʼju kanë thanë, demostrata.

Thashë, “Unë jom studente”, “Shkruj”. “Jo, jo”, thashë, “sʼkom çka me shkru. Unë jam studente dhe unë normal jom ushqy nʼatë mensë ku janë ushqy krejt studentat. Unë kom qëllu…” se tash u dufke… neve na këshillojshin Avdyli, baba, “Duhet me ditë babo mʼu mbrojtë edhe kur je nʼsituata tʼpalakmueshme nuk duhet me thanë po valla kom bo qishtu, qishtu, qishtu”. Se na kemi ditë edhe unë edhe Kadriu edhe krejt jemi taku, kemi bisedu mos tʼndodhë me qitʼ njani tjetrin. Sadoqoftë tortura ose çka do qoftë ndodhë mos me thanë po u kanë ky, e ky, e ky. Vërtetë asnjë pikë në fletore qatʼ fletë sʼe kom ba, asni fjalë sʼe kom shkru.

kanë lidh për radiatori. “Kena me tʼmytë ma mirë kape shkruje çka ke ba edhe kush u kanë aty”, “Ju mundeni me mytë, mundeni me mʼba çka tʼdoni po me frikësu sʼmuni. Po jom kanë mensë, qatʼ ditë kom qëllu”, “Shkruje”, “Qe po ju kallxoj me gojë”. Jom kanë shumë e vendosun edhe vërtetë nuk kom shkru kurgjo. Vërtetë nuk kom dashtë asni fjalë… “Po thotë Kadriu, po thotë Bajrami”, po thotë ky, “që ti ia ke nisë”, “Jo sʼoshtʼ e vërtetë”. Se u dashke me thanë qatʼ formë për mos me ra do thotë me fillu gjanat tjera. Mʼkanë majtë qashtu 48 orë tʼu folë.

Tʼnjejtën ditë i kishin arrestu krejt. Mu mëngjes Kadrijen 11:00 ditës. A din, i kanë rretheku tʼgjitha edhe këta tjertë vendet e tyne ku janë kanë se ishin pushimet. Zakonisht pushime sʼka as ligjerata fakultet, provimet qershor, korrik. Gjatë kohës kur kom qenë paraburgim ka punu ni kusheri i largët i babës ka qenë edhe ai i shkollun me shkollë tʼlartë Azem Kastrati. Paskan studiu bashkë me ish komandantin e policisë të Rajonit të Prizrenit nifarʼ Krasniqi. Qysh e patʼ emrin, nuk po mʼkujtohet emri.

I thotë, “Kusherina jote oshtʼ tʼu folë”, po bon, “Jo bre ajo oshtʼ e dy prindërve fukara, i ka çu menzi shkollë sʼmunet me thanë diçka”. Ky i thotë dëgjo, “Unë po ju thom lëshone”, Sadriu i thotë atij, “se sʼka kurgjo prej atyne, sʼkanë lidhje”. Ai u mundu për hir se baba vërtetë ka qenë i zoti edhe e ka kuptu edhe ai i shkollun si mashkull. Çka bon? Mas 48 orëve… edhe Kadriu nuk foli edhe Bajrami edhe tʼgjithë asnjani nuk ma përmendin emrin mu për me thanë ka qenë, ka ba kështu, jo. “Aty ka pasë me mijëra studenta nuk e dijmë ka qenë femër ajo e ka hudh pjatën”. Thjeshtë duke ju falënderu gjithë grupit kanë qenë mas meje i kom dëgju do tʼfillojmë demostratën sonte.

Unë kom pasë fatin… po flas mos mos tʼkisha lexu librin ʻDo jetojmë ndrysheʼ ka qenë krejt fund e kry me demostrata qysh duhet me fillu, qysh duhet me brohorit, çka duhet me ba. Unë ndoshta nuk kisha ditë me vepru qato veprime i kom ndërmarrë atë ditë me 11 mars. Faktikisht mu mas 48 ore mʼlirojnë. Më përcjellin normalisht me kond po kontaktoj çka po boj se qashtu i ka pasë taktikat ish pushteti. Kadriun e dënojnë dhjetë vjet, Bajramin, Jonuzin, Ramadanin tʼgjithë do thotë. Ali Lajçi gjithashtu ai edhe ma shumë. Tʼgjithë dënohen unë pshtoj me qata duke iu falënderu kusherinit tʼlargët babës edhe thjeshtë gadishmërisë atij komandantit ai ka dhanë urdhër me liru ose me vazhdu.

Lirohna po edhe masi tʼlirohna fillojnë mandej… kom qenë bursiste e ni organizate e fijeve sintetike Prizren për hir tʼkushteve… njejtën kohë unë i kom regjistru dy fakulteta, se tash po mʼkujtohet, juridikun edhe pedagogjinë. Me qëllim për me marrë… atëherë studentave ju kanë dhanë pa dallim kredi, bursa gjithë studentave. Interesant u kanë. Shkollimi do thotë shumë i favorshëm. Jo shumë po ke mujtë minimalisht. Se na dyjat ishim, edhe na edhe motrat tʼnjejtën kohë. Fillon akuza nʼfakultet.

Ma dërgojnë ni letër shpi për mʼu përgjigj disa pyetje. Qikjo organizata e kisha fitu bursën thojnë duhet mʼu përgjegjë. Shumë pytje. Pytje jo tʼmira, logjike po pytje provokuese atë aspektin se çka je, qysh je. Tash sʼmë kujtohet saktësisht. Çka boj une? E marrë edhe e shkruj qe bile ktu shihet propozim akuza, Fakulteti Juridik. E kom rujtë, krejt rastësi është që oshtʼ rujtë prej luftës. Gjyqi disiplinor për student bazë nenit 45 alinia dy pika tre, a muj me lexu?

Anita Susuri: Po, po.

Bahrie Kastrati Besimi: Dhe {lexon} sipas nenit 431. të ligjit të procedurës penale lidhur me nenin 112. statusit të Fakultetit Juridik në Prishtinë parashtroj këtë propozim akuzë kundër Bahrie Kastrati e

lindur me 05.03.1960 fshatin Turjakë komuna e Rahovecit me vendbanim përhershëm Prizren rruga Brahim Rexha numër gjashtë. Studente e vitit të tretë të Fakultetit Juridik për shkak se… në shkresën, qitʼ shkresën e progresit, indsutrisë filamenteve sintetike Prizren numër 21/81 datës 27 prill 1981 prej nga edhe nga marrë bursë e me cilën shkresë kjo ndërmarrje pas shpërthimit demostratave të marsit dhe prillit të vitit 1981 ka kërkuar disa shënime nga e akuzuara. Është eksponuar pikëpamje nacionaliste duke u përgjegjur shkresë kështu si vijon. Unë tash qysh jam përgjegjë.

Sʼështë me rëndësi se ku kam banu. Se aty mʼkanë thanë ku ke banu gjatë… unë ju kom përgjegjë sʼështë me rëndësi ku kam banu as që dua tʼjem anëtare e Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë pikëçuditëse. Deklarata ime për përkatësinë kombëtare gjatë regjimistrimit është dhe do mbetet gjithmonë shqiptare, tri pikëçuditëse. Qysh i kom shkru unë me dorëshkrim e këta e kanë shkru njejtë. Sa i përket bursës nuk keni të drejtë për tʼma ndalur edhe nëse nuk i dërgojmë shënimet që i keni kërku. Domethanë tash edhe po përgjigjna, sʼkeni drejtë me ma ndalë bursen.

Me çka ka kry deliktin disiplinor nga neni 101 alinea nji pika tre të statutit të Fakultetit Juridik në Prishtinë. Për këtë propozoj që pranë këtij gjyqi të caktohet seanca e shqyrtimit kryesor të cilën të ftohet prokurori disiplinor për student, e akuzuara Bahrie Kastrati ndërsa të ushtrohet shiqimi në shkresën… qatʼ shkresën çka kom shkru unë me përmbajtje sipas atyne nacionaliste, me 17.04.ʼ81. cilën kjo ndërmarrje ia ka dërguar akuzuares. ushtrohet shiqimi i shkresës numër katër, 218 e organit të vetëqeverisjes së ndërmarrjes në fjalë në të cilën është marrë vendim mbi ndërprerjen e bursës.

Domethanë ma kanë ndërpre bursen. Ndaj të akuzuarës si dhe të ushtrohet shiqimi në shkresën e komisionit për MPB-në, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe vetëqeverisjes shoqërore të kësaj ndërmarrje datës 27 prill 1981 dhe shkresën përkatësisht foto. Pas përfundimit shqyrtimit kryesor dhe nxjerrjes së provave e propozuara si dhe provat e tjera të nevojshme e pandehura të shpallet fajtore dhe tʼi shqiptohet masa e paraparë sipas nenit 98. alinea dy pika ni dhe dy e statutit këtij fakulteti. Prokurori disiplinor për student Fakultetit Juridik Rexhep Murati, asistent u kanë ky profesori. Ky e ka ba akuzën.

Gjyqi disciplinor me aktgjykim bazë dispozitave statutit thotë, e akuzuara Bahrie Kastrati, se sʼpo lexohet, e lindur me 5 mars 1960 në fshatin Turjakë, Komuna e Rahovecit me vendbanim të përhershëm në Prizren rrugën Brahim Rexha është fajtore sepse në shkresën e progresit, qito që i lexova domethanë çka kom thanë nuk du mʼu bo anëtare e Partisë Komuniste Jugosllavisë. Mos me lexu, mos me ju hupë kohë edhe për juve. Mʼlargojnë mos me regjistru semestrin tri vite, mos me pasë drejtë. Unë këto muj me ju dhanë si forma nëse ju nevojiten.

Tash kur largojnë, gjatë qitij procesi disiplinor fakultet si anëtarë komisionit ka qenë edhe i ndjeri tash Bardhyl Çaushi, profesori i drejtës romake Gjakovë. Unë folsha hala ma ashpër sesa

kom shkru letrën sepse isha fakultet. Ai po mʼkqyrë se ishin edhe ata ishin me pushtetin lidhur. Nuk kish mundësi. Po mʼi hapë sytë, po mʼkqyrë. Nifarʼ forme me kuptu sʼbon kështu. Unë hiç nuk kom pasë kurfarʼ ndrojte po gjithmonë me atë guximin tem qysh e kom pasë si fëmi edhe e rritun si studente. Realisht kanë vendosë me mʼlargu mos me pasë drejtë me hy provime.

Kur u kry e ka çu ni student, masi u kryn, tha, “Dil jashtë po të thirrë profesori Bardhyl”, ka thanë, “hajde katin e gjashtë”. Si sot mʼkujtohet në fakultet në kabinet. Thashë pse po mʼthirrë. Kur shkova tha, “Dëgjo”, tha, “Bahrie. Çka tʼpunojnë prindët?” “Sʼpunojnë kurgja, analfabetë janë”, “Sa fëmi jeni?” “Nantë gjallë ni vëlla na ka vdekë”, “A pʼe din çfarë randësie ka shkollimi yt?” “Po e di”, thashë, “baba na ka leju asni femën nuk është e mahallës as e fshatit tonë shkollë përveç neve dy motrave”. Tha, “Ti”, tha, “edhe pse tʼkom shiku disa herë po me hi secilin provim. Me mësu ma shumë sesa që ke mësu deri tash. Nëse eventualisht ndodhë thotë ndonjë profesor sʼki tʼdrejtë me hy dil jashtë mos reago edhe hajde tregom”.

Thjeshtë që ka dashtë me mbrojtë interesin tem. Se tri vjet nëse nuk isha shku në fakultet çka kish ndodhë, isha martu najkund edhe isha stopu. Secilin provim krejt i kom dhanë. Sociologji kemi pasë, provimi i sociologjisë na ka dhanë ni profesor plak. E murʼ atë regjistrin po e kqyrë me syza edhe tha, “Ti”, tha… para studentave salla ishte plot. Përpara hishim në sallë i merrshim pytjet, tri pytje, e merrshe tiketën i kishe pytjet jo me tʼpytë pytje përgjigje. Çka bon ky i sociologjisë e sheh emrin tem aty. Tha, “Ti sʼke pasë drejtë”, tha, “me hi me paraqit provimin”.

Unë sʼpo boj za, e dita tash thashë kumeditë çka ndodhë me mu se e re, të isha kanë sot kisha ditë qysh me reagu po atëherë… veç kah 100 parë lot po pikin. tha, “Dil përjashta po prit niherë. Ju kthy studentave”, tha, “dëgjoni knej. Kjo”, tha, “e vjedhë shtetin, kjo e prishë shtetin, kjo e shkatërron shtetin”, tha, “sʼka pasë tʼdrejtë me hi në provim e ka paraqit provimin. Kjo”, tha, “oshtʼ ajo që ka dashtë me prishë Jugosllavinë”. Mu edhe ma shumë. Kur mʼtha, “Dil”, unë po dridhna. Dola jashtë drejt te profesori Bardhyli. Nuk ish kanë aty po pres te dera, erdh.

Thashë, “Profesori i sociologjisë ma murr indeksin mʼtha ty duhet me tʼpërjashtu krejt, jo mos me hi po krejt duhet me hjekë prej fakultetit. Qishtu mʼka thanë”, “Dëgjo”, tha, “a ka afat me pytë?” “Po”, thashë, “edhe tri-katër ditë shumë studenta jemi”. Tha, “Nesër jo, masnesër mëngjes para se me ardhë profesori ti presësh te dera. Kur hin ai thuj, ʻMirëmëngjes kërkoj falje profesorʼ, qikaq thuj”. Qysh mʼi thanë tash përpara sʼkemi pasë atë afërsinë profesor student.

Po mʼtha qishtu, shkova. Tha, “As mos ia lyp indeksin as kurgjo mos reago. Hyn rri aty nëse duhesh me dëgju. Herën tjetër qitʼ landë pytësh vullnetarisht po kur pytë asistenti jo ky”. Asistenti u kanë tjetër. Asistentja e tina. Rektor bile u kanë. Qysh e patʼ emrin asistenti? Tash sʼpo mʼkujtohet. Tash nuk po mʼkujtohet…

Anita Susuri: Ibrahimi?

Bahrie Kastrati Besimi: Jo, jo. Ky Sadiku, Sadiku mbiemrin ka qenë edhe rektor në juridik.

Anita Susuri: Aha në juridik.

Bahrie Kastrati Besimi: Në juridik, në juridik. Herën tjetër unë, afatin tjetër tha, “Unë e marrë indeksin”. E kish marrë indeksin mas ni studenti ma ka pru ligjeratë. Se shkojshim ligjerata vitit tretë e të katërt kur ke edhe ma ka dhanë. Unë jom pytë mandej vullnetarisht te asistenti edhe e kom marrë notën shtatë. U gëzova tepër. Po i kallxova babës që qishtu, se sʼmujsha mos mʼi tregu. “A tʼkom thanë”, tha, “që nuk o mirë bre babë”, “A”, thojsha, “babë ti ke thanë unë po pajtohna me ty po unë nuk muj mʼu nda prej krejtve. Tanë jemi ni fjalë”, “Po bre babë po nuk e dini kush oshtʼ Serbia”. Shumë shpesh e ka përmend fjalën se dini kush oshtʼ Serbia.

E roli edhe i Bacit Sadri që ka qenë… më përjashtun tani edhe prej konviktit, se harrova. Më përjashtojnë prej konviktit, përjashtun prej fakultetit ngela as anej as anej. Daja Agim edhe Baca Sadri ma gjetën ni banesë afër fakultetit edhe bile bile tha, “Ka ndiku…” se sʼkishim. Dy studente, anej fëmitë, baba pa punë. Qysh me ia ba? Bursën ma nalën, sʼkisha kah. Ata ma kanë pagu qiranë për ni kohë. Mandej mas ksaj krejt çka ndodhi i kreva provimet nʼafat, e kreva edhe atë provim.

Tjertë profesorë nuk kanë evidentu me thanë ti sʼke tʼdrejtë me hy sepse edhe profesorët tanë janë kanë në hall. Normal që i kanë pasë procedurat kush e respekton ish regjimin e kush jo. Ka pasë profesor kanë punu edhe masi janë ba protestat. Ni pjesë vitet e ʻ90-ta mandej vonë i kanë largu, ni pjesë ka qëndru ka punu. Ni pjesë ka punu shkolla shpija, shpijat shkollë.

Pjesa e Tretë

Bahrie Kastrati Besimi: Masi e kom kry fakultetin disa muj, gjashtë-shtatë muj pa e kry fakultetin jom njoftu me burrin që e kom, Naim Besimin. Oshtʼ interesant, nëse nuk kalon shumë kohë qysh jom njoftu. Krejt ka qenë rastësi, krejt ka qenë ad hoc. Krejt ka qenë, qysh me thanë, njohja shiqim tʼparë mʼu dashuru qashtu edhe me pasë sukses deri sot jemi bashkë. Se me ndiku te unë për me vendos mʼu martu edhe me njoftë dikë me gjetë krejt u kanë baba.

Çdo natë thojke baba, “Si tʼhish në punë ma nuk ki me gjetë kërkond mʼu martu. Tʼlutna, tash e ki kohën”. Unë thojsha, “Pa hi punë, pa tʼnimu ty”, se motra hala motra e ka kry fakultetin mas meje. I hini burri burg ajo normalisht stagnoj me provime. Shko vizito burg, kish shumë telashe tjera. Unë do të thotë e kisha atë vullnetin, e kreva në afat fakultetin dhe u njoftova me Naimin krejt rastësisht. Jemi kanë tʼu ia çu paret nʼburg Kadri Kryeziut. postë ka ardhë ka prekë qishtu, “A muj mʼi folë dy-tri fjalë”. Si e kom pa thjeshtë nifarʼ si rryme kur tʼkap. Thashë, “Jo”. Tʼu menu po mʼpytë diçka mʼi kallxu.

Tha, “Unë jom i interesum me tʼpasë grue”, si sot mʼkujtohet. U dridha si rryma me tʼkap edhe sʼbana za. U kthym me motrën shpi. Llogarit kur erdha shpi po i thom nanës, “Nanë, ni djalë mʼka nalë”, isha unë me motrën, i çum tʼhollat nʼpostë. Përpara nʼpostë u çoshin. Thashë, “Nëse e ka përnime ja e marr qata ja sʼmartohna kurrë. Nëse mʼrren pa e vra sʼka me lanë kudo oshtʼ”, “Mjera nana”. U bo dhe nana. “Pse po thu kështu? Deri tash ke thanë, ʻJo, jo, joʼ”, thashë, “Se për ditë baba mʼlodhi tʼu mʼthanë gjoje dikond e gjaje se si tʼhish punë sʼmartohesh, ʻTani zgedhʼ, thojke, ʻzgedh lyp ataʼ”.

Baba jem kur erdh nʼakshom prej punës, punojke nëpër arat e progresit, privat. Nana po i kallxon, “More ti njeri”, qishtu, se nʼemra sʼi kanë thirrë përpara. “Mʼtha Bahria”, “Po i kahit ish?” “I Sërbicës Poshtme”, afër Piramës ni fshat. E merr baba shtagën e shkon stacion autobusave me autobus e në fshat. I pyt tre njerëz fillim fshatit mes edhe fund. “A e njifni familjen Besimi? Familjen e Ramadan Besimit”. Baba i Naimit Ramadan. Ata i thojnë te tretë, “Po i njohim janë shkollun, janë doktora, janë njerëz mirë kanë hoxhallar tʼparët e tyre po tash janë krejt me fakultet”.

Baba gëzohet shumë. Thotë, “Kom kujtu nëse thojnë dy keq po mʼdhimet Bahria me qëllu aty me thanë dy mirë nja keq naj njani ka thanë për inati”. Tret fjaltë njejtë e tʼish gëzu. Kur vjen shpi nanës, “Oj gru”, “He”, “A bre po shumë mirë kish vendosë Bahria. Ishalla nuk rren ai”. Ai po mʼthotë tash, “A bon mʼu taku tʼnjejtin vend jo nesër po masnesër?” Naimi, burri sot e kom po mʼthotë, “A bon mʼu taku masnesër?” Shkova thashë i tregova nanës po i thashë, “Mʼka thanë, a bon mʼu taku masnesër, nuk mʼtha nesër po masnesër”, nana, “Qysh? Kuku nanë çka tʼpaska ba. Ti deri tash ke thanë jo, jo”, “E tash baba po thotë duhet me gjetë dikond e unë e kom gjetë”.

Të masnesërmen me babën. Kjo është e çuditshme për juve tʼrejave. Babën me veti, unë po dalim nʼtakim qatje te posta midis Prizrenit. Te Theranda është, e dini nëse jeni kanë Prizren. Po mʼthotë, “Qyre me babën”, tash ai po frikësohet prej meje se edhe mʼka dashtë fortë edhe po ma din guximin edhe po ma din intelektin. Tha, “Qyre, nëse oshtʼ rrenc ti e sheh se unë sʼe ngjo kush o. Nëse o rrenc ik nuk vjen mʼu taku me mu. Nëse e ka përnime vjen me babën edhe maje mend çka po tʼthom, nëse p ak ma ki hatrin ti duhesh me vendosë çka thotë ai derisa je gjallë me ngu se babo ma mirë tʼbjen”, qito fjalë.

Na po shkojmë drejt. Pʼe shoh unë disa metra thashë, “Ai atje drejtë babë është”, “E mirë”, tha, “mos e kqyrë na po hecim edhe nëse…” Ai drejt te na. “Mirëdita mixhë”, “Mirëdita”, foli me babën Naimi. Baba i tha… qysh je e pyti ai këta e ky ata Naimi babën. “Hajde po hijmë po pijmë diçka”, Naimi po i thotë, ka pasë ëmbëltore aty. “Jo”, tha, “me hi”, tha, “sʼpo hijmë kërkund”, tha, “mʼka kallxu çika jem që je interesun për qitʼ çikë temën. Qy çka po thom, ne paç përnime qorr e sakat me u bo çika jem ka me të ngre për dore, ka me tʼshërby derisa je gjallë. Pra nëse sʼe ki përnime ti rrugës tane kjo tʼvetës, mos ia nisni telasheve”.

Ai po kesh Naimi tha, “Unë e kom përnime. Fakultetin e kom kry jom tʼu punu”. Punojke si ekspert. “Po fakultetin”, tha, “e kom kry në Beograd”. Tʼu mʼhini mue sikleti, “Në Beograd?” Edhe ni dridhje aty thashë kuku studenti i Beogradit kumeditë çfarë… se na me Beograd i kishim mos vet raportet. Tha, “Baba”, tha, “mirë”, tha, “përhajër tʼkoftë prej këtij momenti. E jotja oshtʼ ndaq ruje ndaq merre qitash meniherë ndaq kur doni veç hajdeni kallxomni e mos boni gjeste”. Dojke me thanë që mos boni naj sen para se mʼu martu. Menaliteti atëherë u kanë krejt tjetër. “Ditën e mirë”, baba po ia zgjatë. Unë po du me shku me babën. “Jo babë jo mos hajde me mu”, tha, “qe”, tha, “dilni ju shëtini shkoni”. Atij normal i erdh mirë edhe mu mʼerdh mirë.

Po kemi nejtë gjashtë muj. Meniherë fejesën e bonëm po gjashtë muj unë kurrë ni lang nuk kom mujtë me pi deri nʼfund qaq mʼka ardhë marre. Jom kanë nime e stërdashunune Naimin. Ndërkohë po marrë informacione po pys çfarë familje janë. Normal ata që tʼshkollun e krejt po që e ka kry në Beograd. Kur po dëgjoj prej ni kojshijes edhe ky kish qenë kryetar i shoqërisë Përpjekje atë kohë studentave. Ky masanej motra e tij po mʼtregon, veç ish tʼu u ballafaqu nʼqatʼ kohë me situatat e ish protestave në punë. Për ni fjalë goje… “Po herdo kur ka mʼu bo Republikë Kosova. Nuk oshtʼ që sot hala po flitet gjithë ato peripeti e gjithë ato gjana u bonën prej studentave”. Ata e dënojnë dy muj me burg.

[Këtu ndërprehet intervista për shkaqe teknike]

Anita Susuri: Aty e lam kur e dënun me dy muj burg.

Bahrie Kastrati Besimi: Po. Me dy muj e dënun burrin. Thjeshtë shumë ke stres i madh ma së pari për babën tem. “A”, tha, “tash shteti Serbia, shkijet, serbët nuk kanë me lanë rahat edhe sʼkanë me lanë në punë edhe kanë me damtu. Po leje këta po as ti bre babë sʼki me hi nʼpunë”, “Unë pse? Qysh?” “A more babë pse, pse se oshtʼ problem oshtʼ. Nuk e dini kush oshtʼ Serbia”. Gjithmonë thonte, “Sʼe dini ju çka janë serbët”. Po tʼu falënderu vllazniv të burrit tem Naimit që kanë qenë tʼu ia nisë vëllau i madh pediatër, vëllau tjetër sociolog, dy kusherinj kardiolog, tjetri veterinar. A din krejt familja Besimi me mjekësi.

Ky si pediatër ju ka kqyrë fëmitë krejt atyne ish funksionarëve pushtetit. Ka ndiku normalisht edhe ata po normalisht edhe vendi, aty vend punës ku u kanë Qendër për Punë Sociale ka punu si ekspert për gjykata për mitur, alkooliçar edhe prostitucion atë kohë. Thjeshtë me ankesë mandej edhe Prishtinë Gjykatë Apelit thjeshtë nuk ka shku. E kanë ba me gjobë dhe e kanë shndërru ndryshe dhe ka pështu. Fati i atij. Po fati edhe i jemi. Unë fillimisht kom qenë… e kreva fakultetin, konkurova me ni organizatë Univerzal u kanë ndërtimore në Prizren në atë kohë. Më pranun si praktikante ni vit.

Mas atyhit u shpall ni konkurs në Fondin e Sigurimit Penzional Invalidor në Prizren për me qenë referente për gjitha llojet e penzioneve. Ka pasë serbë po shqiptarë sʼka pasë referenta vetëm nji. E

shumica e popullatës shqiptarë. Pranohna aty me vendim si juriste. Rroga tejmase të mdhaja sa kryetari tash i komunës qaq e ka pasë ni referent i sigurimit penzional invalidor. Dhjetë ditë para se me u martu unë mʼkanë thirrë qitʼ punën e re me hi nʼpunë. Jom martu me 28 qershor 1986. Kur e kom marrë oshtʼ me randësi me tregu rrogën e parë.

Tʼu pasë parasysh vullnetin tem, sakrificën mos flas prindërve edhe timin personal edhe gjithë atyne peripetive çka kemi kalu si çdo femër, edhe unë qysh tash me ia ba se tʼu pasë parasysh edhe këshillat e babës. Përpara rrogat i jepshin zarfë zyre. Udhëheqësi ta bijke rrogën mujt. E kreva mujin unë edhe ma pruni rrogën. Erdh Naimi me marrë se ai ka pasë kerr atë kohë. Hyna kerr edhe po shkojmë.

E mora prej çantës rrogën edhe po i thom, “Qe Naim rrogën ma kanë dhanë”, “Jo”, tha, “pse po ma jep?” Thashë, “Po ti je kryesori qe rrogën”, “Jo”, tha, “shtine çantë rrogën shkojmë ia çojmë babës tond”. Kurrë nuk e harroj atë knaqësi, kurrë nuk e harroj atë gëzim. Atë moment shpesh herë thom tʼi kisha mendt e sotit me kap me përqafë me i thanë faleminderit po veç u dridha edhe u gëzova shumë. Thashë, “Faleminderit”, me gojë i thashë po sʼdisha qysh. Kemi shku, vera ish. Baba jashtë. Gjithmonë rrinte, kur sʼkish punë te ni mollë oborr. Hynëm mrena edhe e mora unë sʼprita qysh je me folë.

Thashë, “Babë e kom marrë rrogën”, rrogën e parë mʼka shkollu. “Jo”, tha, “kapi qiti nʼçantë. Ti”, tha, “je martu, rrogën duhesh me ia dhanë burrit. Unë nuk tʼkom këshillu kështu, nuk tʼkom eduku”. Ka menu unë sʼja kom dhanë a din. Thashë, “Vallahi Naimi mʼtha. Qysh po menon ti sʼja kom dhanë Naimit”, “Po”, tha, “qashtu menova”. Thashë, “Jo Naimit ia dhashë Naimi tha, ʻJepja babës tond unë sʼtë kom marrë për rrogëʼ”. U gëzova shumë u gëzova. Ai, “Jo, jo”, tha, “merri paret ju e keni jetën përpara. Nesër vijnë fëmitë. Unë qe po rri te djemtë kadal dale nuk e du rrogën me babën. Ti mʼke shpërbly e ke kry fakultetin ajo është për mu shpërblimi dhe ajo është knaqësia jem jo paret. Jo me babën paret, paret burrit. Çka tʼkom thanë? Çka thotë burri amin”.

Sʼe harrova. Kur u patʼ nisë Naimi i ka thanë, “Qyre Naim çka po ta la ni amanet për gjalli dhe për dekni. Nëse çika jem qikjo Bahria shumë e du edhe e kom edhe çikë edhe djalë”, tha, “nuk ngon, nuk tʼshkon për qefi meniherë”, tha, “merre edhe ni tjetër”, Naimit po i thotë. Unë tash po nalna. “Po, po”, tha, “edhe për gjalli ka me ju lanë amanet edhe për dekti merre edhe ni tjetër”. Ai ia nisi me kesh se i erdh për shtati. “Po”, thashë, “sʼka me pasë”, thashë, “shansë me marrë tjetrën”, thashë, “se unë kom me ngu çka thotë. Qysh ke thanë ti babë qitja lapsin edhe unë ka me ia qit lapsin çka thotë ka me dëgju gjithmonë”. Ai po kesh.

Rrogën nuk dojke me marrë baba hiç kurqysh. Tha, “Unë jo sot po derisa tʼka qef çika juj rrogën ka me pru këtu”, tash Naimi po i thotë. Ai baba sʼpo e merr kurqysh. “Jepja nanës”, po mʼthotë Naimi mu. Nana, “Jo koftë larg jo, jo, jo nuk guxoj unë me marrë edhe nuk du me marrë”. Ma shkurt u kry kjo. I lam paret oborr shkum nʼshpi. Hala pa ardhë muji i dytë motra e Naimit, bile qitu i kom fotot e motrës

Naimit. Nanën e Naimit edhe dy motrat {tregon një fotografi}. Kjo e madhja ka vdekë e kjo oshtʼ e fundit, po mendoj e dyta. Tha, “A din çka?” Se na tʼvarfun sʼkemi pasë as fotele, as kauç, as sʼkemi pasë mobile. Me ato ju kemi thanë na shilte sʼdi a ju thoni ju ato sungjerat rreth e përçark odën?

Anita Susuri: Po.

Bahrie Kastrati Besimi: E tha, “Oj Bahri”, tha, “ti ki tʼdrejtë se e ki rrogën e madhe, me hi nʼkredi te këto shitoret shesin mobile edhe me ju marrë ni dhomë komplet me mobile. Ni vitrinë, ni televizor”. Atëherë patën dalë me ngjyra. Thashë, “Po nashta sʼkom tʼdrejtë”, “Jo”, tha, “ki të drejtë. Unë shkoj te ni shef”, e kemi pasë serb ni Zoran Ogareviqi tha, “foli i marrë ato letrat i plotësojmë edhe i çoj”, “Ani”, unë, “po vete Naimin”, “Jo”, tha, “Naimi sʼthotë kurgja”. “Tʼlutna vete Naimin”. E ka thirrë vëllaun e vet i ka thanë. “Po more shlirë”.

E kemi marrë i kemi plotësu dhe ka shku. Thashë, “Po unë”, kisha qef po sʼmujsha me insistu se e disha edhe baba thotë ti tash je martu duhesh me menu veç për burrë edhe për familjar atje ku ke shku. Shkon kjo edhe i merr komplet ni dhomë edhe i ngarkon me ni kamion edhe i çon te shpija. Shpijat i kemi pasë afër me motrën e Naimit. Ajo mʼka pa tʼu u rritë a unë nuk e kom ditë menon vëllau i saj për mu. Kur i çojnë i mshojnë derës baba del i thojnë, “Qito mobile mʼi…” “Jo”, ka thanë, “gabim jeni”. Se sʼi kanë kallxu babës, as une. Ai, “Gabim”, këta, “Jo”, na ka thanë filanja, “Sabria kojshi e keni. Çika jote a punon te penzionet?” “Po”, “Ajo me kredi i ka marrë”. “Haj mazamakeq po dojka me ba namin”. Ju ka dokë vështirë.

Nuk i ka lanë mʼi shkarku mrena oborr sokak i ka nalë. Kur vijmë na ora 03:00 prej punës baba po i thotë, “O Naim, pse more Naim pʼe ngon çka thotë Bahria?” “Jo more sʼpe ngoj”, “Ja, ja, ja”. Ka thanë, “A din çka Bahria i ka vlerat e tjera që ma respekton nanën, familjen, mu. Këto janë kurgjo. Rroga e saj i mbulon. Kjo me kredi ka mʼi pagu 18 muj as nuk dallohet diçka kemi ble, hiç”. Tani i ngarkojnë i hjekin i shtijnë mrena.

Shumë, shumë, shumë u kanë interesant koha e angazhimit të Naimit ndaj familjes tem që nuk ia harroj apsolutisht. Po kthehna te kjo situata e Naimit që sa jom frikësu që ka studiu në Beograd aq mandej kur e kom kuptu aktivitetin e atij dhe angazhimin e atij jom kanë e stërlumtur. Vërtetë jom shumë e lumtur që kom jetu me ta.

Pjesa e Katërt

Bahrie Kastrati Besimi: Kom punu domethanë deri… prej kur kom hy në punë mas kryrjes së fakultetit e deri kur ka fillu lufta si referente për sigurim pensional invalidor. Mas luftës mʼkanë zgjedhë udhëheqëse e administratës pensionale. Faktikisht drejtoreshë shkrujke po fondet i patʼ vjedhë, marrë Serbia. Pensione sʼkanë qytetarët tanë. Kom punu deri në vitin 2003. Vitin 2003 mʼkanë avansu në

ministri kuadër Ministrisë Punëve dhe Mirëqenies Sociale Prishtinë për pensionet e botës tʼjashtme.

I kom kry puntë me shumë sukses edhe me shumë vullnet për me, për me i realizu tʼdrejtat e tyne qytetarët tonë që kanë jetu jashtë e janë kthy. Po në vitin 2005 ka fundi i vitit 2005 kontratat e punëtorëve, dhjetë punëtorë i kom menaxhu. I kom pasë disa prova tʼcilët mʼkanë informu që referentat i kanë kry puntë ju kanë lypë, sikur avokati e ka përqindjen kërkon dhjetë përqind tʼshumës sa i marrin penzionet, i kanë marrë kontributet me mijëra marka atë kohë. Ju kanë marrë.

Thjeshtë, unë i mbledha provat, i mora fund tʼvitit nuk ju vazhdova dy punëtorëve kishin bo qisi lloj forma, nuk ju vazhdova kontratën. Kur shof i kanë kthy. Nuk ju kanë ndërpre kontratën. Kur don me ndodhë diçka çdo gja ndodhë për ni arsye. Kur ju shoh kontratat që nuk i kanë ndërpre por prap të njejtit punëtor, të njejtin divizion e marr… as nuk kom shkru në kompjuter. E kom marrë ni letër të bardhë edhe dorëheqjen prej postit kryesueses divizionit për pensionet e botës jashtme.

I thom postierit, “Çoje ministri. Çoja sekretarit përhershëm edhe ministrit dhe prej nesrit nuk do tʼjem staf i këtij vendi punës”. Mrena gjysë ore mʼthirr ministri ka qenë Ahmet Isufi. Thotë, “Hajde takim me urgjencë”. Shkoj. Tha, “Çka po ndodhë? Pse ke vepru këtë formë”, tha… i mora unë me veti. Thashë, “I keni edhe ju. Qe kontratat arsyen pse e kom ba këtë shkrim, këtë dorëheqje të parevokueshme është kjo”, “Po ne do tʼmundohemi, i qesim tjetër departament”, “Jo, jo”, thashë, “tʼnjejtin objekt janë, apet kanë mʼi kry tʼnjejtat punë”, thashë, “deri sot nuk muj…” edhe sʼi kom ra pishmon në jetë kurrë as sot nuk i bi pishmon.

Thashë, “Urdhëroni zgjidhne kond doni po qytetarët tonë kanë punu punën ma vështira perëndim me ardhë mʼi marrë referenti oshtʼ punë edhe e merr ni pagë…” avokati ka tʼdrejtë me u marrë vesh edhe me ia marrë sa tʼdon sipas marrëveshjes. Po referenti i cili oshtʼ i obligun me ia kry ni vendim, thashë, “Unë nuk muj me pranu. Faleminderit për gatishmërinë e juj po nuk e keni kqyrë me seriozitet edhe me përpikmëri letra edhe vlersimet cilat ua kom ba”. Ish kanë thjeshtë kismet qysh thotë populli.

Prej asaj dite nuk kom qenë ma kryesuese. Kur shkova shpi drejt me thanë pak u mërzita, thashë, nesër sʼka me shku punë. Çdo kush kur ta kryn ni veprim pendohet ose… po nuk jom pendu. Erdh burri i thashë, “Qyre, pak jom mërzit se vet e bana”, thashë, “po sʼma murr menja qashtu”. Tha, “Ti mirë ke ba”, tha, “e ki provimin e avokaturës”, tha, “ta çeli ni zyre, tʼi blej mobiljet lexo gazeta, kqyr televizor”. Ma hjeki diqysh se pak u mërzita. “E faleminderit”.

Vërtetë e kish gjetë me qira ni zyre. E hapa avokaturën prej 2006-tes unë punoj si avokate edhe jom shumë e stërlumtun. E tash qe edhe këta e ka ble vajza objektin po do ta kem dispozicion edhe këtu edhe atje. Thjeshtë… po te fëmitë mas martesës se dola gati në fund te puna e krejt. Po për rolin e

burrin dhe fëmitë mʼkanë lindë kjo është interesant me tregu për sakrificat edhe gjanat e këqija mʼu kanë ba edhe mas lindjes djalit të parë.

Unë i kam lind katër fëmi. Djalë, vajzë, djalë, vajzë. Djali i parë Durim e ka pasë sepse nime kemi duru shumë për shkak të ideologjisë dhe ia vendosa emrin Durim. E kom lind me operacion Nada Todoroviqi ni serbe e cila ka pasë edhe burrin në kirurgji Dushko Todoroviq, ku djali i cili mʼlindi katër kilogram dhjetë ditë jetoj. Deri nantën ditë se çka ndodhi me atë djalë, unë kom informacione prej motrave tʼcilat kanë punu nʼboks, e ka helmu edhe djali mʼvdiq, i pari. Kurrë nuk e harroj kur kom dalë unë me dur nʼgji si thojnë pa beben.

Sepse qëllimi u kanë unë… se ata armiku, uji flen po armiku sʼflen. Qëllimi i tyne u kanë thjeshtë me ndiku te unë edhe mos me pasë tʼardhme tʼlumtur as tʼmirë, as mos me mujtë unë me prodhu fëmi. Sipas mendimit tyne nacionalistat mos me lind. Kurrë nuk e harroj, gjinekologia Nada, gjatë kohës sa nejta, dhjetë ditë kom nejt spital. Çdo mëngjes thojke, “Hajde me kontrollu”, edhe disa sonda tʼholla si gjilpana mʼi vendoske varrë, shpojke nʼvarrë. pëlcitke si gjak, si ujë.

U bana, fitova ni apces mjekësi thuhet, shumë keq edhe shumë randë. Saqë prej Prizrenit diq djali në Prishtinë edhe ni muj spital. Mas Prishtinës disa kilogram u dobësova. çoj Naimi Lublanë, qatëherë u kanë e drejta me lëvizë me aeroplan. Lublanë e panë shumë infeksion i madh po mos tʼisha shku Lublanë mʼu shëru, unë kurrë ma mos me lind asni fëmi. Prej atij momenti mandej jom kontrollu edhe mas i kom lind edhe tre fëmi tjerë Altinën, Getoarin djalin që e kom edhe Linda, vajza e fundit.

Nuk kisha mujtë me lind po kisha ngelë thjeshtë pa fëmi edhe vërtetë ia kishin arritë qëllimit çka kanë mendu edhe çka kanë dashtë në mënyrë indirekte. Edhe në mënyrë direkte po kjo indirekte me persona kanë funksionu edhe kanë vepru nëpër institucione. Fëmitë tjerë mandej Altinën, Getoarin çdo herë kom shku kontrolla Lublanë, i kom lind edhe jom shumë e lumtun se janë pjesa ma e përmbushun e shpirtit tem. Përveç faktit që kam dhënë sa kom mujtë gjatë tërë jetës me arritjen e tyre si nxansa, si studenta edhe si profesionista tash janë profesionist shumë mirë edhe shquar po edhe si familjar mirë. Se te dytë i kom tʼmartun edhe Altinën edhe Getoarin, djalin.

Unë thjeshtë e kom arritë atë përmbylljen edhe atë amanetin e babës tem duhet me i eduku fëmitë mirë, duhet mʼi trajtu mirë edhe duhet me ju dhanë ma tʼmirën tʼmundshme. Këta ma kanë shpërbly me sukses edhe me punë edhe me gjitha. Çka muj me thanë tjetër tash këtë punë e boj avokati jom shumë e knaqun edhe e lumtur sepse avokatia ishte oqean, as deti jo.

Ka lloje ma tʼndryshme tʼmundshme na vijnë edhe me ni qetësi, me ni përkushtim edhe me ni dashni për me kry punën unë për çdo ditë po ia arrij, po arrij suksesin edhe me kanë tʼknaqun edhe klientat e mi edhe unë vet personalisht. Kështu jom e stërlumtun deri tani. Pytëmni sepse mundem me harru edhe nuk muj me ju përgjigjë. Ndoshta kom lanë edhe shumë e shumë gjana tjera që…

Anita Susuri: Deshta me ju pytë edhe ni pikë shumë të rëndësishme që ka qenë lufta e fundit në Kosovë. Qysh e keni përjetu?

Bahrie Kastrati Besimi: A sa mirë, shumë mirë. Qyre, kjo oshtʼ shumë e rëndësishme, shumë pytje e mirë edhe shumë me rëndësi mʼu shpreh. Gjatë kohës si studente kur kemi flejtë bashkë me Xhevën thojke, “Bahri, na duhet mʼu martu, si çdo femër martohet. Po mos harro nëse nuk shlirohemi prej pushtuesit na nuk mundemi me ba fëmi edhe me na masakru edhe me na mytë”. Ajo para se me u ba lufta Xheva i ka thanë këto fjalë. “Nuk mujmë edhe nuk duhet. Nuk duhet sepse duhet me mendu niherë mʼu shliru”.

kohën kur filloj lufta Drenicë, kom pasë lidhjet me Xhevën përmes njerëzve tʼcaktun. Unë jom kanë shumë e… çdo ditë e mllefosun se i kisha, u martova dhe i kisha dy fëmi, dytë i kishna do thotë edhe çikën edhe djalin. shkollë fillore u kanë Altina klasën e dytë, djali klasën e parë. Faktikisht tʼvegjël. Dojsha me shku Drenicë. Fola me burrin thashë, “I ki dy vllazën, i ki dy nuse tʼvllazniv zine kom vdekë unë. I kqyrin. Vdesin nanat lindje, ndodhin gjithçka edhe nuk o kijamet. Këta dijnë me lypë ujë, dijnë me lypë ujë”.

Mʼtha, “Shiqo…” unë sʼe kom ditë burri jem është i kyçun UÇK operativë. ka punu do thotë jo në front po në operativë që ka punu për ushqim, për veshmbathje, për gjitha gjanat çka nevojiten për luftë. Unë kom qenë e angazhune, kemi bo ato emblemat e teshave. Gjithçka kom punu derisa filloj. Po kur filloj unë sʼmujsha mʼu rahatu, Xheva po lufton e unë me nejt shpi me fëmi e tʼu kujtu fjaltë e saj çka ka thanë gjithmonë, “Sʼbon me bo fëmi e me na masakru”, e aq tepër kur filloj bombardimi.

Kur ka fillu bombardimi edhe kur djali jem si sot mʼkujtohet, motra Naimit e madhja thojke, “Sʼduhet me pa dritë, me mshelë me çebe dritaren”, thojke, “Mshele se vijnë shkijet na vrajnë”, nuk dijke hala me folë djali jem. Folke si me gabime. Thashë, “Unë du me shku”, Naimi tha, “Qysh?” “Du”, thashë, “me shku, nuk rri asni minut”, thashë, “se sʼmuj. Sʼpo muj mʼu rahatu”. Tha, “Ani”, tha, “une po i veshi fustanin po rri me fëmi, ti shko”, tha, “ma shumë kanë nevojë për mu UÇK-ja se për ty. Ti munësh me shku mrena ditës front edhe mʼu vra. A unë jom ma i randësishëm”.

Unë jom nalë, thashë, “E pse sʼmë ke tregu asniherë?” Tha, “Po këto gjana sʼtregohen se ti je grue”, a din tʼu keshë. Thashë, “Edhe jom gru çka? Edhe Shota Galica u kanë gru”, thashë, “hajde shkojmë bashkë”. Tha, “Sʼmuj”, tha, “unë jom në operativë”. Ma shpjegoj. Jom stopu, kom mbetë shumë keq. Mandej çka me ba unë gjith mʼu sillke në kry qysh me ba. Ni ditë prej ditësh fëmitë i lash te nana e mora motrën mas meje oshtʼ. Ajo e ka pasë burrin luftë zonën e Pashtrikut. Sahit Morina është burri i motrës tem Shkurtës.

Thom, “A po vjen tʼlutna shkojmë deri shtab?” Bërshanc u kanë. Tha, “Jo motra jem qysh? Çka po lypë?” Thashë, “Hajde tʼju çojmë naj sen naj qorapë a”, unë me mashtru ata. Thojsha këta e çoj Prizren unë mʼu kyç. Se mʼi thanë drejtpërdrejt thojsha sʼmë ngon. E kom pasë ni Jugo, ni kerr tʼvogël, tʼkeq. I mirë u kanë për atëherë po po thom i vogël. Shkum. Atë ditë u kanë e mërkure, pazar. Shkoj i blej 20 parë çorapë leshta i qes gepek. I blej dy gajbe molla edhe do cikrrime tjera gepek edhe ata me veti edhe drejt.

Kur shkum në Reshtan, fshati Reshtan Suharekë e mandej me shku Peqan edhe me shku atje në Breshan na nalë policia e serbëve. Na thojnë Izađi napolje. [srb.: Dil jashtë]” dola unë jashtë. Ata me automata. “Çoj durtë përpjetë”, i çova durtë përpjetë. E çelën gepekin. “Ku po shkoni?” “Po”, thashë, “shpijën e kena…” motra e kish shpijen Peqan Vogël shpijen, “shpi”. Për fat temin tʼmirë edhe asaj ata po dojnë thjeshtë me na malltretu.

Ma larg ish ni kerr tjetër i policisë, ni polic kojshi ku e kom nanën unë edhe po njeh ai mu. Stoj, nalnu”, “Pusti ga, lëshoni”. Mʼthotë veç, mʼshajti serbisht edhe “Uđite unutra, idite [srb.: Hyni brenda, shkoni]” a din, me mllef, me nervozë. Jemi nisë. Motra po dridhet. “Pse motra jem? A të thashë mos me ardhë?” Thashë, “Mʼthe po hajt se sʼu ba kurgja”. U nisëm na shkum. Bijke shi. Kerri i vogël e kisha mush unë gepekin. Kur shkum atje me kerr, i zbraza. Mʼpritën. Nifarʼ Nehat Basha u kanë komandant i zonës. mori aty dhomë. Sahitin e takum. Ishin kanë shtab.

Tha, “Çka ke ardhë?” Thashë, “Unë du mʼu kyç Sahit, Shkurtën çone diqysh Prizren. Unë”, thashë, “nuk du me vetë kërkond. Sʼe kom vet kërkond as për protestat e ʻ81-shes as tash. Menzi e kemi pritë qitʼ ditë. Hiç sʼka diskutim unë du mʼu kyç”. “Ani Bahri, qe pʼe pys komandantin, hajde”. “A e ki leternjoftimin me veti?” “Po”. Mʼi murr shënimet, emër, mbiemër, gatishmërinë tem. Tha, “Po”, tha, “sʼkemi bre”, tha, “vend për femra”. A din me fjetë unë. Tha, “Dëgjo, ti duhesh mʼu kthy. Ti je juriste”. Mʼpyti ai krejt mënyrë kronologjike mʼi veti shënimet çka punoj, a din, ku… krejt çdo gja i murr.

Tha, “Po na nevojitet nesër, masnesër na kemi nevojë me pasë gjyqin ushtarak edhe mʼi dënu njerëzit të cilët dezertohen, njerëzit tradhëtar, ata, këta”. E diqysh sikur mʼbindi edhe tha, “po për çdo eventualitet paraqiten edhe tjera femra na e bojmë ni grup edhe kemi me tʼgjetë mundësi, mënyrë edhe thirrim përmes lidhjeve të caktune”. U binda. Thashë, “I kom ble do sene”. Se gjithmonë… çka oshtʼ ma e randësishmja tash me cekë se çdo gja po mʼkujtohet. Prej asaj dite jom hy nʼpunë e deri sot burri jem, Naim Ramadan Besimi, kurrë rrogën as paret nuk mʼka thanë sa e ki, ku i ki, çka, qysh. Gjithmonë mʼi ka lanë mʼi menaxhu mu. Asniherë sʼka thanë që ta bajmë këta ose ata me kontribut temin.

Po du me lidhë këta që unë kom ble gjithçka edhe çka kom dashtë e çka kom mujtë. Kujt sʼi kom dhanë në atë formë llogari. Normalisht që sʼi kom keqpërdorë. Edhe sot unë mundohna çdo gja me ba po normalisht kuadër tʼsuazave. U ktheva. E mora motrën i zbrazëm ato i lam, u kthym. Kur u kthym fillun me i bastisë edhe mʼi qitʼ prej shpijave krejt Arbanën, Lagjën Arbana. Dushanovë përpara tash

oshtʼ Lagja Arbana. Motra jem e vogla, do thotë e katërta me radhë, burrin nʼluftë. Bekimi sot është dëshmor. Bekim Lutfi Thaçi. I pruni do të thotë motrën Hysën me dy fëmi, ni vajzë e ni djalë, nanën, babën. Na qytet. Nana jem shpijen ma qytet prej…

Tha, “Na qitën jashtë”. Djali jem u tutke, fillun bombardimet. Andej Naimi ish non-stop nʼlëvizje tʼu ju ndihmu UÇK-së. Kish bisedu me ni shok përmes lidhjeve. Bile toki-voki i thojshin. Qysh me ia ba? A mundeni deri kufi Maqedoni Kërçovë… ai i Kërçovës ai shoku, ka punu Feronikël e familjen Kërçovë. Vjen Naimi nʼmramje thotë, “Nesër kemi mʼu nisë me shku Maqedoni Kërçovë”. Unë, “Jo, nuk shkoj”, “Jo”, tha, “duhet me shku se luftë oshtʼ. Qe këta i kanë përzanë mujnë edhe neve duhet patjetër fëmitë mʼi largu”.

Gjatë do thotë… edhe disa ditë unë me dy fëmitë, dy kunet, tetë fëmi ata dy kah tre edhe dy tʼmit tetë fëmi edhe na tri nuset Kërçovë shkum tre muj. 20 kilogram për tre muj jom dobësu. Nuk e kom ditë ku i kom vllaznit, ku e kom burrin, ku e kom nanën, ku i kom, do thotë, familjartë e ngushtë. Kurrë nuk e harroj kur u nënshkru marrëveshja në qershor që u gëzum normalisht dhe që thanë mundeni mʼu kthy.

Oshtʼ ajo ni moment edhe ni, ni rast shumë i lumtur për krejt shqiptarët po edhe për mu edhe për fëmitë e mi. Veç vështirë u kanë shumë, shumë e randë u kanë me nejt ti me ni vend sʼje kanë kurrë edhe tʼu e ditë lufta anë e kand tʼu u zhvillu edhe tʼu pa… ma televizioni non stop tʼu qitʼ skena të lloj-llojshme, shumë e tmerrshme. Po njeri thojnë oshtʼ ma i fortë se guri edhe vërtetë ma i fortë oshtʼ. Se nuk na hiqet copa po duhet me i përballu krejt edhe me vazhdu jetën, me jetu jetën.

Anita Susuri: Faleminderit shumë! Nëse doni edhe diçka me shtu për fund.

Bahrie Kastrati Besimi: Unë po ju falënderoj juve tejmase keni marrë iniciativën për me shkru historinë, sidomos vajzave, grave tʼcilat kanë sakrifiku, kanë vepru, janë mundu edhe aq sa kanë mujtë kanë ba. Po ju falënderoj shumë sepse kanë kalu shumë vite prej datës kur jom lind edhe deri sot. 64 vite veç i kom plotësu me 5 mars. Vërtetë sikur me i pasë 640, jo 64. Kështu ju falënderoj e uroj vendi jonë po edhe asni vend botë mos me pasë luftë. Uroj me përfundu lufta Ukrainë, uroj kurrë ma luftë mos mʼu ni edhe mos me u zhvillu. Po me pasë paqë gjithkund botë edhe te na edhe krejt globin. Tjetër sʼdi. Faleminderit shumë!

Anita Susuri: Faleminderit edhe njëherë!

Bahrie Kastrati Besimi: Faleminderit! Oshtʼ me rëndësi me citu momentet edhe rastet kur kom punu kohën si referente e sigurimit pensionimit invalidor ku shef e kemi pasë ni serb oshtʼ qujtë Zoran Ogareviqi. I cili gjithmonë ka pasë nifarʼ urrejtje, normalisht ndaj neve. E vetmja prej krejt punëtorëve çdo ditë kom dalë protesta. Se kanë ndodhë protestat edhe mas ʻ81-tes, vitet e ʻ90-ta, e me radhë.

Gjatë daljes protesta kur u kthejsha thojke, “Nuk shkon kështu edhe nuk ki tʼdrejtë me dalë”, “Unë e shfrytëzoj të drejtën tem, nuk ka kërkund në botë që mundet me ma mohu tʼdrejtën me dalë, me përkrahë popullin tem edhe vendin tem. Ju po thoni sʼki tʼdrejtë unë po dal kohën kur mʼtakon me ligj me hangër mëngjesin, nʼqatʼ kohë”. Për fat tʼmirë vërtetë u bojshin protestat nʼqatʼ kohë. “Po asni punë nuk ngel pa u kry, i punoj. Veç maje mend çka po thom, ju jeni drejtor, nesër menoj unë ka me ardhë. E ardhmja është e jona”.

Sikur me i mshu ftyrës i vijke keq edhe ka intervenu edhe ka ndiku te burri i ka thanë që, “Le po del po edhe po flet me fjalë nuk janë tʼmira mʼi folë për ni juriste”. Kështu vërtetë mas luftës arrita unë me ardhë vend tij mʼu bo drejtoreshë edhe mʼi çu tʼfala, atë kuptimin me informu, se ka pasë njerëz kanë punu… ai ka qenë në Beograd. Që i kanë thanë, “Thuni Zoranit që Bahria ka ardhë drejtoreshë qysh ka thanë atëherë”. Edhe mbledhje thojsha, “Sot jeni ju po nesër na do vijmë. Unë do vij drejtoreshë këtu sepse e meritoj dhe e kam përgaditjen shkollore muj me menaxhu këtë institucion”.

Jom e lumtur vërtetë kom kontribu edhe jom mundu. Ia kom fillu kur u kthym fillum mas luftës me 28 marka për secilin person mënyrë lineare. Kom punu me vullnetin ma tʼmadh tʼmundshëm. U mbushke plot oborri i objektit ku kom punu me penzionista se u dufke mʼi dhanë shënimet se nuk i kishim. Tanë natën edhe Naim Besimi mʼka nimu letërnjoftimet… edhe letërnjoftimet i kom marrë, “Nesër ejani ju lëshoj vërtetimet”. Domethonë me evidentu, mʼi regjistru për me ju pagu… krejt në mënyrë lineare dhe ngeli. Ashtu ngeli sot e sa ditë me radhë. A din, vite, jo ditë po me vite.

Pensionistat nuk janë tʼu u pagu ashtu qysh ju takon ose bazë kontributeve po janë tʼu u pagu thjeshtë jo mënyrë drejtë edhe duhur për gjithë ata kanë punu edhe para luftës po edhe mas luftës. E kanë bo rregullativë ligjore jo si duhet. Unë kam qenë anëtare e komisionit sigurimit pensional invalidor për me bo projekt ligjin. Kemi përgaditë projekt ligjin e kemi çu nʼkuvend kurrë asniherë sʼu miratu. Për çka? Sepse Trusti u themelu për interesa të ni pjese të vogël të personave tʼcilët favorizohen edhe paguhen tej mase. A popullata edhe pensionistat tonë paguhen, as lëmoshë nuk oshtʼ.

Vërtetë nuk ia vlen çka ka ndodhë edhe qysh oshtʼ tʼu ndodhë edhe sot e kësaj dite. Oshtʼ shumë jo e mirë edhe e tmerrshme pensionit… me qitʼ kusht me i pasë 15 vjet para luftës. Kjo oshtʼ anomali, kjo oshtʼ jo e mirë. Po megjithatë nuk e di, nuk e di qysh do tʼfunksionojnë ardhmen. Unë kom shumë shpresa te rinia ka me funksionu mirë edhe ka mʻi qitʼ gjanat nʼrend edhe nʼvend ashtu qysh funksionon secili shtet demokratik dhe secili vend nʼbotë. Jo ni pjesë e vogël e ni grupi tʼnjerëzve me dominu sepse mjaft kemi vujtë. Mjaft. Faleminderit edhe niherë shumë!

Download PDF