Familja Ahmetaj, shkopi i bejsbollit dhe Bajram Kelmendi: Historia e katërt

Njëri prej vëllezërve, familja Ahmetaj, njëri prej vëllezërve ishte i moshës së re, diku nëse nuk gaboj ka qenë 20 vjeçar. Kurse vëllai tjetër ishte në dhomë lart, edhe kur ne i shkuam te dera, nuk ka qenë i pa njoftuar, ka qenë i njoftuar që do të shkojmë… mirëpo me të gjithë [ne] një prej delegacioni ishte aty, Mark Krasniqi. Edhe pasi i bie ziles, ai e hap derën edhe kur e hap derën, jo që nuk i thotë, “Hajde, urdhëro!” por me një bejsboll shkop i mësyn. Ndjesë pastë Bajram Kelmendi ka qëlluar i dyti edhe ai e ngreh profesorin mbrapa edhe i del edhe ia kap atë, sepse Bajrami ishte mjaft i fuqishëm edhe ia kap atë bejsboll shkop. Dhe pastaj ne pak u tronditem dhe kaluam ne tjerët. Doli vëllai i tij dhe ai e pa se çfarë ndodhi, u krijua një tollovi aty para derës, ai i ra të vëllait shuplakë, u turpërua deri në fund, kërkoi që të hymë brenda, mirëpo pak u krijua njëfarë paniku dhe ne vendosëm që të mos hymë brenda për shkak që të merren ata mes vete si familje dhe do shkojmë radhën tjetër. Në realitet nuk kemi shkuar më, por në mbrëmje kanë ardhur krejt familja. Dhe ishim të vendosur në New Jersey, në hotel dhe aty  ka qenë një restorant shqiptar “Il Galletto” dhe kanë ardhur ata në mbrëmje në Hotel, në Il Galletto,  dhe na kanë takuar dhe e kanë falë gjakun. Kemi pasur lloj rastesh.


Copëzën nga audio intervista ku Besim Malota tregon historinë që sapo lexuat mund ta dëgjoni këtu.