publikim i ri: Hapësira e Përpjekjes Politike: Miniera e Trepçës 1989

Publikimi përcjellës i ekspozitës, “Hapësira e Përpjekjes Politike: Miniera e Trepçës 1989” merr trajtë të një kompendiumi që katalogon ngjarjet kyçe që definuan komunitetin minerar të Mitrovicës. Të dyja, publikimi dhe ekspozita, përkushtohen që të kuptojnë format e reja të angazhimit politik që gjetën artikulim gjatë grevës së minatorëve të organizuar nga 20 deri më 28 shkurt, 1989.

Redaktuar nga Erëmirë Krasniqi

Hulumtuar nga Anita Susuri, Erëmirë Krasniqi, Korab Krasniqi dhe Renea Begolli

142 faqe, 46 ilustrime bardh & zi dhe me ngjyra

Kopertina e fortë 17 x 22 cm

Publikimi ka edicionin në gjuhën shqipe dhe angleze

Botues: Iniciativa për Histori Gojore

© 2023

Publikimi është mbështetur nga Foundation for Art Initiatives (FfAI).