Danijella Simonoviq

Batusë | Date: 13 nëntor, 2019 | Duration: 105 minuta

Gjyshi ka qenë domethënë zot shtëpie i fortë, njeri i mirë, prind i respektuar dhe gjysh, i cili e ka pasur një pozitë në fshatin e tij. Prej respektit të madh ndaj tij, atëherë në atë kohë, mua më kujtohet si fëmijë, që asnjë vajzë nga fshati nuk është martuar dhe asnjë djalë nuk është martuar nga fshati, jo vetëm nga familja, pa e pyetur atë a është ajo vajza e denjë për atë shtëpi (buzëqesh), a e meriton ai djalë atë vajzë, Domethënë… kjo është fuqia e familjes dhe besimi, domethënë i vendasve, fqinjëve, familjes, kumbarëve, kushërinjve, domethënë ajo fuqia. Gjyshi ka qenë ashtu i moshuar, njeri i madh i cili në dorë e ka mbajtur shkopin, kështu, ka luftuar njeriu, ka punuar deri në ditën e fundit. E ka mbajtur mullirin ku e ka bluar miellin për… për bagëtinë, për… kësi, kështu domethënë njerëzit gjithmonë janë mbledhur te ai, të bisedojnë, pastaj fillojnë e këndojnë, pastaj… nuk e di, diçka që… keq që nuk e ka shënuar diku që të shihet ajo, ta sheh kjo rinia jonë si është jetuar dikur, të ringjallen kujtimet, të ringjallen emocionet, të zgjohen të gjithë, që fëmijët të jenë përplot me dashuri.


Anita Susuri (Intervistuesja), Besarta Breznica (Kamera)

Danijella Simonoviq u lind në Bresje të Fushë Kosovës, në vitin 1971. Znj. Simonovic përfundoi shkollën e Mesme të Bujqësisë në Prishtinë, në vitin 1990. Më pas u punësua në kompaninë shtetërore “Žitopromet”, ku punoi deri në vitin 1999. Më vonë në po të njëjtin vit, ajo punësohet në ambulantën e fshatit Batushë, ku punon edhe sot. Zonja Simonoviq gjithashtu është antare e organizatës joqeveritare “Ruka – Ruci” [Dora – dorës] dhe aktivisht jep kontributin e saj në organizata të ndryshme. Sot, ajo jeton në Batusë me familjen dhe dy djemtë e saj.