Ilaz Pireva

Lupç i Poshtëm | Date: 2 gusht, 2023 | Duration: 122 minuta

Në atë far’ platoje ka fillu Osmani [Dumoshi] nuk ka mujt e ka marrë tani fjalën Skender Kastrati. Atëherë kanë fillu me më sulmue policia, me zjarrfikës, me karrpaça. Bile ni shok tonit aq keq i kanë ra saqë veç shkonte sa andej sa këndej se i kishin pas ra në kokë. Tani e kanë marrë e kanë çu dikund me asi, se ai ma s’ka ditë ku osht’. E tash ka fillu m’u bo, t’thomi ma e ashpër, demonstrata. Kanë fillu t’thehen edhe vitrinat e dyqaneve. Domethonë ua kanë marrë zjarrfikësve atë t’ujit, se kanë dashtë me na shpërnda me ujë. Kanë mrri me ia marrë ato edhe kemi vazhdue deri te Fakulteti Filozoik tani andej. 

 

Kanë dalë Mark Krasniqi edhe disa të tjerë, kanë dashtë ta qetësojnë pak situatën. Kërkesat, kemi pasë kërkesë, ‘Hajdeni po bisedojmë’. […] Po atëherë ni prej figurave ka qenë kryetari i Komitetit të Prishtinës Rrahmon Bakalli. Siç duket ju ka thanë, ‘Hajde thirrni ata studentët po bisedojmë me ta çka po dojnë, tek po dojnë’. Ne s’kem dashtë me bisedue. E kemi ditë që ajo osht’ lojë, m’i qetësu ato.

 

Jemi kthye prap edhe tani aty shokët, shokët brohoritej se thoshin që disa i kanë arrestue. […] Dikur vonë do të thotë ka përfundue, kanë fillu arrestimet që n’mëngjes Osman Dumoshin e kanë arrestue. Të tjerët tani. Unë jom i arrestuni i fundit, unë tek me 25 dhetor, domethonë, gati ni muj mas demostratave jom arrestue…


Anita Susuri (Intervistuese), Latra Demaçi, (Intervistuese), Ana Morina (Kamera)

Ilaz Pireva u lind në vitin 1945 në Lupçin e Poshtëm, Komuna e Podujevës. Ai studioi në degën e albanologjisë në Fakultetin e Filozofisë të Universitetit të Prishtinës. Në vitin 1975 është burgosur për shkak të veprimtarisë politike. Gjithashtu në vitin 1981 dhe 1989 u mbajt në izolim. Pas themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ilaz Pireva është zgjedhur kryetar i degës në Podujevë në dy mandate. Në zgjedhjet parlametare për Kuvendin e Kosovës, është zgjedhur dy herë, për mandatet 2001-2007. Në vitin 2007, është zgjedhur kryetar komunës së Podujevës. Ka qenë pjesë e kabinetit të Kryetarit të Kosovës, Fatmir Sejdiut, ku ka shërben si këshilltar politik për pushtet lokal. Ai tani është i pensionuar dhe jeton në Lupçin e Poshtëm.

Ilaz Pireva

Pjesa e Parë

Anita Susuri: Zoti Ilaz, nëse mundeni fillimisht mʼu prezantu, me na tregu diçka për prejardhjen e juj, çfarë familje jeni?

Ilaz Pireva: Si edhe për shumë familje të tjera, nuk mundemi të lëshohemi thellë në lidhje me prejardhjen tonë. Nuk dijmë shumë. Mbiemrin Pireva e kemi sipas toponimit këtij vendi. Ky ekziston dikund, sipas do hartave, 1420 ni Pirovo, Pirevë. Kemi qenë dy familje. Oshtʼ blerë atëherë kohën e Perandorisë Osmane, oshtʼ ble kjo pjesë prej pronarëve tʼmëdhej kur janë bo disa reforma. Njo dy familje e kena ble këtë vend. Familja tjetër Hysi, dy hise. Na kena pasë, familja e katragjyshit tonë ni hise domethonë.

Familja tjetër e ka pasë ni Beqir Pireva, tash po i them, kohën e Perandorisë Osmane 1850 e diçka oshtʼ mobilizue dhe oshtʼ dërgue në Luftën Ruso-Turke. Ai kthehet në shtëpi mbas 12 vjetësh. Fati i tij pastaj përfundon kohën kur Serbia okupon Kosovën, 1912-ten. I marrin pesë burra Lupçit dhe i kanë mbytë, oshtʼ ni lagje me thanë te Podujeva, Surkish. Atje ju kanë thanë do pusa të Surkishit, atje i kanë mbytë shumë njerëz, domethonë me hyrjen e Serbisë këtu Kosovë.

Vllavi i babgjyshit tim oshtʼ mobilizue 1912-ten, mobilizimi ka bo Hasan Prishtina dhe Isa Boletini. Është shlirue Shkupi, dihet deri Shkup. Masanej kanë vazhdu rrugëtimin. Fati i tyne nuk dihet ma. Sikur edhe sot nuk kemi njerëz ju dihen, i dihen ku kanë mbetë, tʼpagjeturit oshtʼ fjala. Edhe nʼatë periudhë ka pasë njerëz nuk oshtʼ ditë ku kanë mbetur. Do thotë na ka… fati i këtij populli nuk oshtʼ vetëm i sotit kështu i ranë, po domethonë edhe shumë, shumë ma herët.

Pastaj, kanë pasë edhe telashe tjera si familje. Oshtʼ interesant tash për babgjyshin tim ka pasë ni odë ka qenë odë e njohur, tash oshtʼ prishë si objekt. Nuk ka qenë si objekt kumeditë çfare, si ka oda tʼmira. E ka pasë. Po pse e ka bo me atë emër aq tʼnjoftun, domethonë, ka qenë personi. Tani jom bind objekti sʼpe bonte, themi nʼatë kohë për odat, po ishte njeriu po e bonte tʼmadh, tʼmadhe odën. Dihet edhe me okupimin… vitet e ʻ40-ta pastaj kur ndodh ajo çka ndodh në Luftën e Dytë Botërore plot njerëz mobilizohen emër formimit edhe ushtrisë shqiptare.

Secila shtëpi, këtë pjesë sʼpaku mund tʼflas, qysh më është thanë, ka qenë e detyrune me dhanë ni mashkull, ni burrë. Fati i ka ra babës tim. Mbas ni kohe pastaj kanë rrjedhë ato si kanë rrjedhë. Këta bile kanë ikë, ta quj tash, nifarʼ mënyre tash zhargonin ushtarak, dezertue. ni aspekt ne dy shpitë kemi qenë pak nën… të atij pushtetit mas ʻ45-tes. Unë jom i ʻ45-tes. emër tepricave, višak i kanë thanë serbisht, na i kanë marrë edhe miellin në magje.

Baba u detyru… tokë kena pasë mjaft, po na kanë marrë krejt emër se gjoja ju po sabotoni, ju keni mjaft. Edhe jo vetëm na, po plot familje kanë qenë ma tʼpasura. Oshtʼ dashtë tʼshkoj Vojvodinë tʼblej misër, dhe jo ky misri i mirë hahet njerëzit e asi po atyne bagëtive. Ashtu faktikisht e kemi ni atë mungesë bukës. Na e kena pasë ni zojë shtëpie, na thoshte, “Nisja me Bismilah se ngiheni. Po sʼe nisët me Bismilah”, bile ajo e ka pasë, vllaun e ka pasë hoxhë, “po sʼia nisët me Bismilah, me ju qitʼ bukë kumeditë sa ju nuk ngiheni”. Na oshtʼ dashtë me Bismilah mʼu ngi.

Faktikisht, domethonë, si fëmi e kom përjetu edhe atë periudhë shumë randë ku sofrat tona kanë qenë të zbrazëta. Pastaj kam nisë filloren këtu në Lupç në ʻ52-shin. Janë hapë dy paralele, klasa e pestë dhe e gjashtë. Oshtʼ ndërtu edhe ni objekt i ri i shkollës. Mas dy vjete e kanë mbyllë shkollën. Bile vlen tʼpërmendet, nʼatë shkollë, klasën e pestë e gjashtën e kanë mbarue janë shpërnda. Përpos Zeqir Gërvallës, Vehbi Kikaj poetit, Sabit Retkocerit dhe ni Ilmi Kikës. Ata e kanë vazhdu klasën e pestë dhe të gjashtë me ni fshat tjetër komunës Prishtinës. Domethonë, prej Podujevës e knej asni shkollë e plotë fillore sʼka qenë.

Anita Susuri: E shkolla juj pse oshtʼ mbyllë?

Ilaz Pireva: Kanë marrë meniherë vendim mʼi mbyllë shkollat shqipe, domethonë, aty ka qenë arsyeja. E kanë mbajtë ni shkollë fillore diku mbi Podujevë, ku ka pasë ma shumë serb. Përndryshe vetëm Podujeva krejt Llapin e ka pasë ni shkollë tetë klasëshe. Unë tani e kam kry dy vjet Bardhosh, atëherë u kanë Jugoviq. Asni shtëpi sʼka qenë shqiptare, krejt kanë qenë kolonist. Kanë mbajtë atje tri vjet, tani na kanë thy prap Besi, fshatin Besi. Tani Besi e kam krye klasën e shtatë edhe tetë.

Aty kom pasë fatin ndër të tjera ta kom profesor të gjuhës shqipe të madhin akademikun Ejup Statovcin. Në ʻ58-ten kom pasë rastin të blejmë librin, veçsa ka dalë prej botimit, të Adem Demaçit “Gjarpërinjtë e gjakut”. E ka pru shitje ni Zeqir Kapiti, vëllau i tij kishte qenë i burgosur, Sabit Kapiti. Ata e kena pasë mësues. Na e kena pasë hall, sepse ishim komunës Podujevës, dhe naj ngatërresë me serbët u ba, neve na kanë kërcënue se, “Ju sʼjeni ksaj komune dhe ju largojmë krejtësisht prej shkollës”. Megjithatë janë përballu këto.

Megjithëse si fëmi këtu ka ardhë treni në orën 05:00 tʼmëngjesit për punëtor ka qenë ai tren prej Podujeve Prishtinë. ora 05:15 kemi mrri Bardhosh. Tash merrni me mend, dimri, fëmi 12-13 vjeçar me mrri në 05:15, merrni me mend çfarë veshmbathje kemi pasë, sʼmund ta imagjinoni. Me bukë tʼkollomojt. Kemi qenë nja 20 vet Llapit atje kemi udhëtue. Shkolla hapej orën 08:00.

Treni vinte pastaj orën 04:00. Dhe tash fëmija, po thom, prej orës 04:00 tʼmëngjesit me u çue, mʼu pregatit me shkue, po ia kemi dalë. Në krejt këto se kaniherë mund tʼthoni ju, çfarë fminije e keni përjetu, ku keni gjetë naj gzim ose diçka nʼkrejt nʼkëto rrethana, nʼkëto kushte. Megjithatë fëmija po gjendje, fëmija po gjente tʼknaqej me diçka. Kom mbaru shkollën e mesme tani në Prishtinë. Jemi njoftë tani me shokë, domethonë, me Osman Dumoshin, Afrim Loxhën i ndjerë. Tash ndjerë te dytë ma, Xheladin Rekalinë, Skender Muçollin dhe plot tjerë.

ʻ64-shin jena bo grup, jena bo pjesë e grupit rinjëve grupin e Adem Demaçit. Disa shokë tanë kanë ra, i kanë majtë kah ni muj ditë burg. Unë, Osmon Dumoshi dhe Avdi Pireva nuk kemi ra nʼburg. Pastaj, kemi fillue, ishte që ne rriteshim me atë frymën e asaj që ishim pjesë e, edhe pse sʼkishim ra burg. Erdhi ʻ66-shi ra ajo klika e Rankoviqit1 i kanë thanë. Gjoja si krejt strumbullari i atyne tʼkqijave ka qenë ai. Megjithatë pak morëm frymë.

Anita Susuri: Deshta edhe me ju pytë, a ju kujtohet diçka prej kur kohës Rankoviqit, mbledhjes armëve ka qenë? A ka pasë vendin e juj?

Ilaz Pireva: Po, po. Mʼkujtohet si fëmi kemi qenë nʼshkollë mbasdite, ka qenë dimër i fortë. Na kanë lirue pa mbaru mësimi, na ka thanë, “Shkoni shtëpija se kemi ni mbledhje me qytetarët e katunit Lupçit”. Na si fëmi, “Shkoni nʼshtëpi”, si çdo fëmi tjetër, as nuk kemi ditë për çka oshtʼ fjala. Masanej kemi marrë vesh nʼshtëpi kur kemi ardhë, ka pasë tortura tʼranda. Si pasojë e atyne torturave baba jo po babgjyshi i Ylfete Humolli ka vdekë, si pasojë e torturave. Edhe disa të tjerë masanej kur kemi dëgju prej prindërve, se tʼvegjël kemi qenë na. Kemi pa pasojat i kanë pasë ata njerëz prej atyne torturave shumë tʼranda.

Erdhi, po them, ai ʻ66 krijohet prap ni atmosferë pak ma e lehtë. Pritjet janë se do tʼjetë ma mirë dhe do tʼpërgjigjen ata kishin kriju atë gjendje. Tʼu mendu tash një njeri po ai ishte ni sistem. Sʼishte çashtja e një njeriu. Në ʻ67-ten janë djegë Kino Rinia dhe ni separacion i thëngjillit në Hade ka qenë atje në shenjë të asaj çka kishte ndodhë. Domethonë ishin forcat që kishin mbetë të Rankoviqit, të atij sistemi. Për fat tʼkeq, janë gjetë do njerëz tanë që kanë kry ato vepra. Bile ne tani kemi shku kemi ndjekë ato procese janë mbajtë Gjykatën e Qarkut Prishtinës.

Bile ka qenë baba i ni Ilir Tolaj ka qenë prokuror. Ndërsa, gjykatës ni Tadej Rodiqi. I patën dënu ata për ato vepra që i kishin bo tʼcilat kishin qenë të sigurimit të shtetit të atyne që kishin bo zullume në popull. Nuk di çka ka ndodhë pastaj me ata njerëz sa kanë majt burg. Po domethonë që atëherë dojshim mʼi ditë pak rrjedhat e jetës. Ka ardhë ʻ68-shi ka qenë ni vit jubilar me rastin e 500 vjetorit të vdekjes Skënderbeut. Për herë tʼparë na tash takojmë njerëz nga Shqipëria. Nʼkrye me akademikun

1 Aleksandar Rankoviq (1909-1983) ishte hero partizan serb i cili mori pozitën e Ministrit Punëve Brendshme në Jugosllavi dhe ishte udhëheqës i Inteligjencës Ushtarake pas Luftës së Dytë Botërore. Ai krijoi një sistem terrori Kosovë, pasi e konsideronte atë si rrezik për sigurinë e Jugosllavisë nga 1945-1966, kur dhe ai u largua nga Lidhja Komuniste.

Aleks Buda, Bujar Hoxha, Dhorka Dhamo, Mediha Shyteriqi, Thoma Muzarku dhe disa të tjerë që merrnin pjesë. Kishte edhe nga Europa merrnin pjesë atë simpozium me rastin e 500 vjetorit.

Për neve ishte mbi tʼgjitha ajo që takonim njerëzit për herë tʼparë Shqipërisë. Bile rinia vazhdimisht kur mbaronin ato seanca… oshtʼ, ai simpozium oshtʼ mbajtë në sallën sot ku oshtʼ Kuvendi i Kosovës, atë sallë oshtʼ mbajtë. Bile na me shumë vështirësi kemi përbirue me shku me i ndëgjue. Se nuk na lejonin…

Anita Susuri: A ju kujtohet çka ka pasë në atë simpozium?

Ilaz Pireva: Po për jetën dhe vdekjen e Skënderbeut, domethonë, për veprat e tij. Bile fund kur ka përfundu ai simpozium ishte maji i ʻ68-tes. Oshtʼ për nderë mysafirëve oshtʼ organizu ni mbramje me Ansamblin Shota. Kanë shku, nejse, na si kurreshtar na sʼkena mujt me hy. teatrin oshtʼ mbajtë, Teatrin atëherë Krahinor. Jemi sjellë aty kah shkallët e teatrit. Do fëmi kanë provu me hy sʼi kanë lanë i kanë ndjekë policia dhe i kanë rraf.

Unë kom qëllu rastësisht aty, qysh ia kom kap ni polici atë pendrekun nuk e di, ai e kish pasë tʼlidhun për dore {te kyçi i dorës}. E kom ngre pa vetëdije shkallëve teposhtë. Kur kom ra atje poshtë mʼu kanë gju disa civilë tani, të sigurimit ishte fjala. Po kom shpëtue. Domethonë rrehën e parë e kom hongër aty për fëmitë. Se kaniherë mʼthojshin diçka këtu kur kom ardhë Podujevë, për fëmitë, “Amani me fëmi mos luani, me tana tjerat boni çka tʼdoni lojna me fëmi mosni”.

Po atë vit, 22-23 prill oshtʼ mbajtë konsulta gjuhësore Fakultetin Filozofik dhe u miratua gjuha shqipe, gjuha letrare shqipe përdorej edhe Kosovë se ishte fazën ende jo përfunduar atij procesi. U vendos që dhe në shkolla dhe në administratë tʼfillohet meniherë me gjuhën letrare. Na ashtu si tʼri si entuziast si ishim, mos me thanë u betum veç, “Na prej ktij çasti kemi me fillue vetëm gjuhën letrare ta flasim”. Meqenëse ma vonë e kom pa që…

Bile e kemi pasë ni Sadri Fetiu profesor i gjuhës shqipe në teknik, po e pysim, “Për sa do ta përvetësojmë gjuhën?” Tha, “100 vjet”, “U profesor 100 vjet”, “Të flitet”, tha, “oshtʼ pak 100 vjetëshi, shkruhet”, tha, “ka mʼu përvetësue nëse kemi dëshirë dhe vullnet ka mʼu përvetësu shpejt. Po tʼflitet”, tha, “duhet ni 100 vjetësh”. Konsideronim edhe sot konsideroj si ni e arritur e madhe mas Kongresit Alfabetit 1908-shit në Manastir. Manastirin tʼcilin e kena harrue. Që po ju thom mos më shkoni në Durrës po merrne rrugën edhe kah Manastiri, shkoni atje, shihni atë muze e ata njerëz. Kanë nevojë për neve. Durrësi sʼka nevojë për neve.

Pastaj, fillun debatet në kuadër të Lidhjes Socialiste që thashë për avancimin e statusit të krahinës socialiste, bile atëherë sʼka qenë socialiste, Krahinës Kosovës. Atëherë u kanë Kosova dhe Metohi. Se na nuk kena pasë staus tʼnjejtë me Vojvodinën, ata kanë qenë ma tʼavancun, na kemi qenë serbisht i thojnë oblast shqip i bjen regjion. Domethonë sʼke qenë ende krahinë. Fillun debatet dhe ne i ndiqnim

ato përpiqshim me kuptue çka po kërkojnë, flitnin njerëzit ma dijës i kishim. Përpiqeshim tani ne fjalët e tyne…

Ishte bohet avancimi i statusit apo ngritet statusi i krahinës nivel me tjerët Jugosllavi. Kjo dikun ka gushti, oshtʼ ndërpre ai debat u ba. Relativisht i lirë ka qenë. Rilindja e vetmja gazetë i përcjellte ato debate dhe ne përmes Rilindjes mësonim çka. Megjithëse ishim nʼfillim nuk dinim fort çka po donim, nuk kishim fort njohuri. Mos harroni ʻ68-tshi ka qenë ni vit i vlimeve krejt Europën. Ata kanë pasë kërkesat e tjera. Bile edhe sot e kësaj dite pak paqarta janë çka ka…

Bile na kena pasë ju thashë kemi qenë student Universitetit Beogradit, na kanë bo nifarʼ oferte domethonë, se edhe në Beograd ka pasë demostrata. Kemi thonë, “Jo nuk marrim pjesë në ato”, se e dishim se edhe atëherë do thotë qita Dobrica Qosiqat2 edhe atëherë ka qenë se mbas ʻ68-tshit fillun, prej asaj përplasjes patën me atë Pleumin e Brijoneve3 fillun kapak tʼçojnë krye. Po këta njerëzit sikur ni Dobrica Qosiq e disa tjerë. Tham, “Jo”.

Kur u mbyll procesi i debateve për avancimin e statutit krahinës u murʼ ni vendim, thojshin atëherë Gërmi bile kjo punë u kry, sʼshkohet ma tutje. Atëherë na tham, “E tash oshtʼ fjala jonë”, dhe kemi nisë tʼbisedojmë. Kemi bo përpjekje që tʼkonsultohemi me njerëzit që i kemi pasë ma të dijes për kohën, me profesorët…

Anita Susuri: Po ju ndërprej po po më intereson fillimisht si jeni bo ju ky grup me Osman Dumoshin? Keni qenë shoqni apo si?

Ilaz Pireva: Po na ishim tʼorganizun qysh ʻ64-shin. Nʼshkollë kemi qenë bashkë.

Anita Susuri: Nʼshkollë keni qenë bashkë?

Ilaz Pireva: Po, nʼshkollë kemi qenë bashkë. Po tani edhe kemi vazhdu atë jetën se në Shkollën Teknike kemi qenë unë, Osman Dumoshi, ka qenë Skender Muçolli, ka qenë Afrim Loxha, ka qenë Xheladin Rekaliu. Bile tash unë boj hajgare se Shkolla Normale ka qenë atëherë qendër ku faktikisht ka pri për shumë çështje tonat, edhe gjimnazi. Po teknika veçsa u patʼ hapë Prishtinë na bile kena pësu shumë nʼatë shkollë. Na kanë kosit.

2 Dobrica Qosiq (serbisht: Dobrica Ćosić; 29 dhjetor 1921 – 18 maj 2014) ishte një politikan, shkrimtar dhe teoricien politik jugosllav dhe serb.

3 Plenumi i Brioneve është emri i seancës katërt plenare Komitetit Qendror Lidhjes Komunistëve Jugosllavisë (KQ LKJ), mbajtur 1 korrik 1966, hotelin “Istra” ishullin Brion. këtë seancë, Aleksandar Rankoviq, ish-nënkryetar i Republikës Socialiste Federative Jugosllavisë dhe sekretar i Komitetit Qendror Lidhjes Komunistëve Jugosllavisë, një nga tre njerëzit rëndësishëm vend, u shkarkua nga gjitha funksionet e shtetet dhe pozicionet partiake.

Ma shumë kena pasë landë në serbisht sesa shqip. Sa për adet naj gjuhë shqipe, naj diçka asi. Përndryshe ato landët profesionale të teknikës tek-tuk ndonjë se i kena pasë serbisht. ʻ68-tshi tregoj që Shkolla Teknike u bo tash qendra kryesore… tʼu nisë tani edhe prej dëshmori i parë i ʻ68-tes ishte nga Shkolla Teknike, nxanës i shkollës teknike, Murat Mehmeti. Fillum na tash tʼmendojmë çka duhet tʼbohet tash.

Ndoshta mu ajo fryma që ishte në krejt Europën demonstrata, demonstrata edhe na tham, “Do tʼorganizojmë demonstrata me kërkesat”, që tash ato që u bisedojshin, siç thashë ma herët, ishte avancim i atij statusi. Mirëpo na ishim të organizum, edhe pse sʼishim nʼburg, nʼgrupin e Adem Demaçit. Adem Demaçi programin e tij e kishte bashkimin e trojeve shqiptare. Tash a marrim këto kërkesa tʼcilat ishin paksa jo fort të artikulune apo të mbesim nʼato kërkesat ku kemi qenë tʼorganizun në grupin e Adem Demaçit.

Tash ndjem përgjegjësi që kush jemi na të ndrrojmë programin e nji Adem Demaçi. Tham, “Jo, ne dalim me kërkesën, duam vetëvendosje, dhe ato të tjerat”, që do tʼduhej tʼishin në atë frymë. Unë për veti kom marrë pjesë nʼdisa tubime ku flitej, ku nʼkuadër të Lidhjes Socialiste zhvilloheshin këto debate. Ende do thotë sʼkishim mrri atë pjekurinë nʼmënyrë duhur artikuluara ato kërkesa ato debate. Bile përmendshin, “Jo ta kemi statusin e ktyne shteteve baltike”, kanë qenë atëherë kuadër Bashkimit Sovjetik, jo asaj, jo asaj. Po nuk kishim njohuri.

U përcaktum domethonë tʼdalim me… derisa kishim edhe dron a do të bojmë më keq në qoftëse organizojmë demostrata mos po prishim… se atëherë filloj, ni e vërtetë oshtʼ rigjistrimi i studentëve filloj tʼbohet sipas numrit, sipas përqindjes së popullsisë. Atëherë konsideroj që kishim 75% ishim shqiptarë, 25% tjerë. U morʼ vendimi nʼfakultete, se atëherë kom qenë bile student i Fakultetit të Lartë Shkollës Teknike. Kom qenë edhe anëtarë i asaj kryesie. Kryetari bashkëvendasi juj ka qenë [i drejtohet bashkëbisedueses], Eshref Ademi, e kom pasë asistent matematikës, ishte kryetari ai vendoste për konkursin.

Unë u çova thashë, “Profesor, duhet 75% jenë shqiptarë 25 tjerë”, u çun do profesor serb reagun keq. Bile njëni prej tyne e lëshoj edhe mbledhjen. Ndodhi sikur ndodhë kaniherë filma bjen telefoni, thrrasin prej krahinës atëherë, prej sektorit të arsimit. Thonë, “A e keni shpallë konkursin ende?” Thotë, “Jo”. Dhe nejse, tʼu bisedu asi e mbyllë telefonin. Thotë, “Kom kërkesë, atë tha edhe studenti duhet tʼi përmbahemi kriterit 75 me 25”. Tash fillun tʼkërkojnë kuadra se sʼka pasë kuadra udhëheqëse, drejtor e këto. Fillun tʼkërkonin kuadra po sʼkishe kuadra i plotësonin ato kritere sipas tyre, se ishte mangësi.

Mos harroni ʻ68-shin nja 670 vet i kena pasë me diploma tʼfakultetit, Kosova. Universiteti i Shkupit prodhonte nga 1000 diplomuar vit. Prandaj doli ajo kërkesa, “Duam universitet”. Zhvillum debate nëpër teren, u konsultojshim me njerëz na merrte mendja nuk do tʼi ngarkojmë edhe tʼi ruajmë. Doli kërkesa që do tʼorganizojmë demostrata me 27 nëntor. Pse 27-shin? Se niherë mendum me 28 po

me 28 studentët shkojnë nëpër shtëpija tʼveta dhe nuk ka student. Pra, tʼshkojmë ni ditë përpara, ajo ka qenë arsyeja.

Këtu mʼdel kaniherë ni shtrembërim edhe nʼpllaka ku shkruhet për ʻ68-tshin thotë, “Demostratat bën ktë, ktë, ktë dhe flamurin”. Flamuri ka qenë i lirum. tetor ʻ68-tes oshtʼ marrë vendim lirohet flamuri për përdorim. Po nuk ka qenë ai statusi i tij se oshtʼ mendue oshtʼ veprim i natyrshëm, nuk shkon përniherë… gjoja ti mund ta kesh flamurin nʼshpi, mund ta qitsh për dasma po institucione ende nuk e kishte marrë atë të drejtë të valoj.

Mirëpo demostrata kemi dalë me flamur kombëtarë tʼcilët i ka prodhue fabrika e pëlhurave, atëherë bile oshtʼ qujtë Napredak e Gjakovës. Sʼka qenë fort ajo ngjyra e kuqe, ka qenë pak ma e zbehtë. Po ishte flamur shqiptar me atë yllin mbas, dihet ma kur oshtʼ vendosë. Po do tʼthotë jo me shkru atje në pllaka ku përkujtohet ʻ68-tshi u liru flamuri. Jo, demostratat sʼe kanë liru. Flamuri ka qenë, ka valu demonstrata. Këtu oshtʼ ajo po them unë shpesh herë po i ngatërrojnë kah pak senet, dikush me qëlim e dikush pa qëllim.

U bon ato edhe u dënuan kush ni fjalë tʼranë sʼna ka thanë gjatë hetimeve. Mbajtën dënimet. Filloj tani tʼbisedohet edhe për ndërrime kushtetuese, se bile nʼatë kohë u bo ndryshimi i disa amandamenteve. Ishte ni aksion i rejave, vitet e ʻ70-ta për shkollimin e femnës shqiptare. Domethonë lindi ni kërkesë brenda vet femnes shqiptare ato ta marrin rolin edhe bëjnë tʼpërshpejtohet emancipimi i saj. Ishte pak ni frymëmarrje ma e lehtë çdo aspekt.

Serbët fillun tʼi shesin pronat, serbët filluan ngadalë, ata që kishin ardhë prej Serbisë me kah katër klasë fillore… se tani u bo e detyruar dy gjuhësia, domethonë, për serbin duhej ta msonin edhe gjuhën shqipe. Ishte fjala për administratë. Ata jo që, se oshtʼ interesant, qaq e kanë injoru edhe kta Kosovë që kanë qenë bile në Prishtinë ma lehtë, ma me dëshirë kanë dashtë tʼflasin turqisht sesa shqip. Ishte ajo do thotë, edhe një për ata nuk mund tʼpajtohen me ni lloj barazie dhe fillun dal nga dalë të tërhiqeshin.

Fillun pronat tʼi shitshin, fillun tʼju ngritej çmimi atyne pronave të tyne. Se i kishin marrë si i kishin marrë si kolonist, se pak ka pasë kështu, gjuhën tonë thojnë raje. Raje janë ata janë kanë edhe pak gjatë kohës së Turqisë se pjesa dërrmuese kanë ardhë mbas viteve të ʻ20-ta domethonë. Si kolonist, u murʼ vesh. Erdh ʻ74-shi, u miratu ajo kushtetutë. Pak po mʼduket ju dha nji rëndësi ma tepër sesa duhej dhe e vërtetoj atë tani ishin ato ngjarjet e mëvonshme ndodhën.

Pjesa e Dytë

Ilaz Pireva: ʻ75-shin, mʼu nda ni proces tʼpaparë nʼkrye me Adem Demaçin.

Anita Susuri: Para se tʼflasim për këtë pjesë oshtʼ shumë me rëndësi po du pak mʼu kthy edhe te ʻ68-ta, me na tregu pak ma shumë për demostratën edhe organizimin pasi keni qenë pjesë e atij grupi tʼvogël edhe keni shkru parollat. Po mʼintereson edhe organizimi po edhe ajo ditë qysh oshtʼ dukë? Sa ka pasë pjesëmarrje? Si oshtʼ sjellë policia? gjitha këto.

Ilaz Pireva: Unë thashë që ne ishim nʼfillim kemi qenë ata që kemi qenë pjesë e grupit të Adem Demaçit. Po tani edhe gjatë shkollimit kemi qenë valë njejta shumë aspekte. Tani ʻ68-tshin kemi bisedu, kemi qenë kështu tʼpandashëm dhe dalë nga dalë tani e kemi zgjeru edhe rrethin. Se edhe ma herët kemi qenë shokë. Po tani tʼbohen pjesë për organizimin e atij grupi, ajo ka ndodhë tani nʼverën e ʻ68-tes, domethonë, gushtin.

Se na me ni mënyrë ishim shokë pos gjumi na ka nda. Me ide njejta, me pikëpamje njejta. Dhe tani kur mas shumë debateve kemi ba si grup atëherë ai grup oshtʼ përcaktu ni grup njerëzve që na ka marrë mendja që kanë edhe aftësi organizative. Nʼfund kemi mbajtë nja tri takime me përcaktu edhe programin e atyne demostratave. Prej do thotë parollave nʼmënyrës se qysh ditën krejt atë skenarin pa letër, se me shkru sʼkena guxoftë (qeshë), oshtʼ dashtë me mbajtë mend…

Anita Susuri: Që mos me ua nxon juve.

Ilaz Pireva: Po se unë e kom pasë atë mangësi, kurgjo sʼkom lonë tʼshkrune as sʼkom mbajtë ditar as kurgjo edhe sot e kësaj dite pritoj me shkrue. Kemi heq disa dilema. Mos po bojmi ma shumë dom, po përpiqemi për tʼmirë po mos po bojmë ma tepër dom çështjes. Kena marrë pajtimin e shumë njerëzve që, “Veç po na dhimen se ideja është e mirë, qëllimi oshtʼ i mirë. Çdo send vetëm përgatituni edhe për burgje”.

Ato… bile para se për burgjet na jena përgatitë sikur ndodhi me Murat Mehmetin edhe me mbetë aty. Se gjithë duhet me mendu atë ma tʼrandën mund tʼndodhë e tani çka tʼdel masanej ajo oshtʼ çashtje tjetër. U përcaktum, siç ju thashë, për 27-tshin i kishim ende studentët këtu. U morëm vesh që edhe nëpër ndërmarrje tʼmëdha ku ka punëtor siç ishte Kombinati, siç ishte “Ramiz Sadiku”, siç ishin disa tjera kemi njerëz dhe tʼi bajmë me dije. Po momentet e fundit, se nuk guxojshim, se thojshim po shplohemi dhe, dhe pastaj do… demostratat nuk do tʼmund mbahen.

Bile po kthehem në ni që ka qenë fat i yni, na kemi dashtë organizojmë edhe ni demostratë me 8 nëntor në Podujevë. Ali Shukriu ka majtë ni miting tʼmadh atje. Ai ka qenë njo prej figurave ma tʼurryera tʼpopullit. Ai mas Luftës së Dytë Botërore ka qenë edhe prokuror dhe me dorën e ti, domethonë, ka çu plot njerëz nʼatë botë dhe ka qenë prej tona figurave ma i urryeri dhe ka mbetë faktikisht.

Ne do donim atë tubim, atë miting i thojshim bile, se kishin thirrë popullatën me tʼmadhe me shku me marrë pjesë. I thojshin atëherë dita e shlirimit Podujevës, ʻ45-shi kur ka qenë ajo. Fati ka dashtë

na kanë hetue. Bile sidomos Osman Dumoshin e kanë njoftë do kishin ardhë këta tʼsigurimit prej Prishtine. Ka thanë, “Janë tʼu na ndjekë”. Bile Osmani u ardhë ka bujt këtu të premten, se ditë e shtunë ka qenë ajo. Po ta kishim organizu atë demostratë ne do tʼshploheshim dhe nuk do tʼmbaheshin ato u mbajtën me 27 nëntor. Ishte fat nuk u mbajtën.

Bile do tʼri që kenʼ që i patëm angazhue për atë, të Podujevës ishin ata pjesa dërmuese. U prekën, tham, “Jo, jo sʼo kjo kurgjo hiç”, po tani doli fort mirë sʼndodhi ajo. U morʼ vendim të… nʼbazë tash asaj strukture prej nantë veta e bam i angazhum edhe lidhjen me Gjilan dhe me Ferizaj dhe me Podujevë. Domethonë këto vende edhe ato ma herët. E Prishtinë orën 15 minuta para 04:00 e kemi pasë.

Janë mbajtë Podujevë, janë mbajtë Gjilan, janë mbajtë Ferizaj. Tani ata masanej kush ka mrri ia ka msy prap Prishtinës edhe me ata organizatorët kanë qenë Podujevë, Gjilan edhe Ferizaj. me ba ma shumë. Se duhet me ditë numri atëherë nuk ka qenë, tʼthemi, sa u bo dikur edhe 40 mijë studentëve Prishtinë, u bo universiteti me ma shumë studentë Jugosllavi ka qenë ni kohë.

Unë dhe Skenderi i kemi shkrue ato parollat dhe kemi ngarkue ni çerre me kuaj dhe i kemi pru para Fakultetit Filozofik, nʼkëtë rrugën e epërme tash ku oshtʼ ai Instituti i Kimisë, a e dini ku ka qenë? Tash oshtʼ galeri mʼduket. Aty kemi ardhë. Po mos harroni, ajo rrugë sʼka ekzistue. Kjo rrugë oshtʼ tek mas ʻ70-tave. Aty kah konviktet sʼka pasë konvikte, ara ka pasë. Domethonë sʼka pasë rrugë. Tash kur ju thom aty kemi ardhë, deri aty ka qenë rruga, aty sʼka pasë ma rrugë.

Na kanë pritë studentët dhe shpejt e shpejt i kanë marrë dhe jemi nisë knej kah qendra e qytetit. Kur kemi ardhë, atëherë ju kanë thanë te Tre Sheshirat, do të thotë, ajo para se me shku te Grandi. Ka ardhë kordon i madh i policisë dhe na ka pre rrugën. Kanë ardhë prej Kralevës, ni qytet i Serbisë atje. E kemi shpartallu atë kordonin e policisë. Kemi ardhë deri te teatri. Te teatri ka fillu tʼflas nji… optika ka qenë atëherë e Simon Shirokës atëherë ngjit me teatrin…

Anita Susuri: Ende është aty.

Ilaz Pireva: Edhe atë farʼ platoje ka fillu Osmani nuk ka mujt e ka marrë tani fjalën Skender Kastrati. Atëherë kanë fillu me sulmue policia, me zjarrfikës, me karrpaça. Bile ni shok tonit aq keq i kanë ra saqë veç shkonte sa andej sa këndej se i kishin pas ra kokë. Tani e kanë marrë e kanë çu dikund me asi, se ai ma sʼka ditë ku oshtʼ. E tash ka fillu mʼu bo, tʼthomi ma e ashpër, demonstrata. Kanë fillu tʼthehen edhe vitrinat e dyqaneve. Domethonë ua kanë marrë zjarrfikësve atë tʼujit, se kanë dashtë me na shpërnda me ujë. Kanë mrri me ia marrë ato edhe kemi vazhdue deri te Fakulteti Filozoik tani andej.

Kanë dalë Mark Krasniqi edhe disa tjerë, kanë dashtë ta qetësojnë pak situatën. Kërkesat, kemi pasë kërkesë, “Hajdeni po bisedojmë”. Se ju kanë thanë atëherë këta politikanët… Fadil Hoxha sʼka qenë këtu, ka qenë nji tubim atje… se ka qenë ai 28 nëntori i tyne. Ai sʼka qenë këtu. Po atëherë ni prej

figurave ka qenë kryetari i Komitetit Prishtinës Rrahmon Bakalli. Siç duket ju ka thanë, “Hajde thirrni ata studentët po bisedojmë me ta çka po dojnë, tek po dojnë”. Ne sʼkem dashtë me bisedue. E kemi ditë që ajo oshtʼ lojë, mʼi qetësu ato.

Jemi kthye prap edhe tani aty shokët, shokët brohoritej se thoshin disa i kanë arrestue. Oshtʼ msye me shku ku oshtʼ tash, kemi kalu “Grandin” te ajo rruga shkon kah qendra rinore atje, tani burgu u kanë pak ma nalt. Tash e dini, besoj e dini ku oshtʼ burgu. Po aty sʼkemi mrri. Bile aty tani u vra Murat Mehmeti. Tani prapë jemi kthy qashtu nëpër qytet. Janë thy ato vitrina po kërkush sʼka prekë to me thanë sikur zakonisht ndodhë tani i marrin ato sene e krejt ato, jo kërkush sʼka prekë kurgjo hiç.

Dikur vonë do të thotë ka përfundue, kanë fillu arrestimet që nʼmëngjes Osman Dumoshin e kanë arrestue. tjerët tani. Unë jom i arrestuni i fundit, unë tek me 25 dhetor, domethonë, gati ni muj mas demostratave jom arrestue…

Anita Susuri: Si ka ndodhë arrestimi juj?

Ilaz Pireva: Ka ndodhë kur kanë bisedue nuk kanë qitʼ nuk dijmë ato… dikur bile unë kom shku, këtu oshtʼ mbajtë ni tubim edhe kom shkue… se fillun ato tubimet mʼi mbajtë nëpër vende ndryshme. Edhe fakultete kom marrë pjesë ku dojshin mʼi dënue demostratat. Kom marrë pjesë edhe këtu Lupç edhe jom çu i kom mbrojtë.

E ata tash kishin ardhë tash tʼkomitetit edhe do gjykatës e andej këndej edhe prishet puna edhe mʼthrrasin. Mʼthojnë, “Biri pishmon se sʼkem ku shkojmë Podujevë me kto je tʼu i deklarue ti”, unë pritsha çdo moment arrestimin. Bile ndihesha keq qysh shoktë janë arrestu unë hala (qeshë) jashtë. Thashë, “Jo unë çka pata me thanë e thashë ku ishte vendi mʼu thanë”. Ditë e hënë ka qenë ajo, tʼmërkurën më kanë arrestu.

Po ato ua thashë edhe nʼfillim kanë qenë, po thom, suaza krejt asaj korrekt, “Çka keni dashtë? Pse keni dashtë?” Po as fyrje, as sharje, as kërcënime, as kurgjo. Jemi mundue me atë kaqikun tonë me arsyetu ata. Pastaj, mas tre mujve oshtʼ mbajtë gjykimi, jemi dënu prej tri deri pesë vjet. Ka pasë plot tjerë janë dënu dy muj, gjashtë muj, tre muj, ni muj si pjesëmarrës demostratave. Kemi…

Anita Susuri: Ju sa jeni dënu?

Ilaz Pireva: Unë tri vjet po tani kom mbajtë dy. Kemi shku Nish. Aty bile kam gjetë tani, kam lexu ni gazetë e Beogradit ka qenë javore nifarʼ Nin. Ajo ka qenë ni gazetë prej gazetarëve ma tʼfortë po pro serbe, u morʼ vesh. Ata fillojnë tash tʼflasin për demostratat e Beogradit dhe thotë, organizimin e demostratave të Beogradit kanë qenë akademia, ka qenë universiteti, ka qenë edhe ni, keni dëgju nifarʼ Francus Kaseda i thonë ajo oshtʼ shoqata e shkrimtarëve. Ka qenë shumë aktive për këta e për neve shumë e mrapsht.

Veç nuk e përmenshin kishën se atëherë kisha ka qenë pak ma e lanun pas dore. Se faktikisht strumbullari i krejt ktyne oshtʼ kisha tani vijnë akademiat e vijnë universitet. Ne thojshim, “O zot, kur do tʼjemi bashkë profesori dhe studenti”. Profesorët e kishin asi, studentët ishin ata i realizojshin ato kërkesa që i kishin bo profesorët, akademikët, shkrimtarët po edhe kisha. Pastaj që thashë në ʻ70-shin u hap universiteti. Fillun ardhje nga mbarë trojet shqiptare.

Ka qenë knaqësi e veçantë kur kanë pa po flitet krejt shqip, kanë pa filmat shqip, kanë pa jetën shqip. Edhe atë çfarë thashë, tash fëmija e tyne ose vëllezërit dhe motrat e tyne thojshin “Jo, jo na po dojmë Prishtinë me shku me studiu, jo në Tiranë”. U bonë lidhjet tani edhe familjaret edhe krejt ato. ʻ74-ten nuk u arrit ajo që mendohej që Kosova tʼjetë e barabartë me republika, po ishte vetëm element. Mendonim jetë njësi federative, jo element federativ po njësi, këtu ishte ai dallimi. Nuk u arrit domethanë. Mbeti prap në ni mënyrë edhe me Serbinë edhe me Jugosllavinë. Nuk mundi mʼu shkëputë prej Serbisë.

ʻ74-ten kanë ra do grupe për shkrurjen e parullave nëpër konvikte. U ra ni grup, do i kom njoftë. ʻ75-shin po ashtu vazhdoj ai shkrimi i parollave nëpër disa vendbanime po ma shumë nʼatë pjesën e Gjilanit e të Kamenicës. Titoja erdh në ni vizitë ʻ75-ten. Ishte në Maqedoni prej Maqedonisë në pranverën e ʻ75-tes erdhi në Brezovicë. Mbas asaj në maj fillun arrestimet këtu. Na që nʼfillim kena thanë, “Tanë jetën kështu kanë me na ndjekë. Duhet msohemi me këtë”. Nejse, ranë ma pari Skender Kastrati unë e njifsha, ra burg. Ma vonë disa tjerë.

Po mʼthojnë baba e këta, “More djali jem, do shokë tu po thojnë i kanë marrë nʼburg, a keni naj sen?” I thom, “Jo babë, kurgjo sʼka”. Ma vonë ni shef i stacionit trenit këtu shqiptarë ka qenë i qatij fshatit që thashë, Vranidoll, vjen natën te baba. Ujup e ka pasë emrin baba. Thotë, “Baci Ujup, do tʼsigurimit po rrijnë te unë aty”, se ish shef i stacionit aty nʼzyre, “dhe po e përcjellin Ilazin”. Baba po thotë, vjen prap, natën kishte ardhë ai, unë nuk e kom pa. “Djali jem”, qishtu qishtu po thojnë. Thashë, “Jo babë sʼkom kurgjo”. Me vërtetë sʼkisha kurgjo.

Prap masanej ka ardhë, “Baci Ujup, djali sʼi ka puntë mirë”, prap baba mʼthotë, “Oʼ babë, sʼkom kurgjo”. Ishte e vërtetë na me shokë jena en, kanë ardhë. Bile niherë ju thashë me atë profesorin e gjuhës shqipe kena pasë në Shkollë Teknike Sadri Fetiu edhe ai i përndjekun. Ka qenë gazetar bile radio tani ka ardhë aty te na. Tri ditë kemi qenë këtu, odën e kemi pasë atje domethonë. Kena bisedu po diçka ma tepër jo. Me 15 shtator ora 05:00 tʼmëngjesit rrethohem, jo kjo shpi se kjo shpi oshtʼ e re tash (qeshë), ajo u prishë aty. Hyjnë plotë polic e plotë edhe ni police.

Unë e kom pasë ni hallë Turqi, janë kthy ata bile kojshi i kemi qaty. Do rrobaqepësa kanë qenë përpara aty. I kisha hallat krejt këtu edhe vijnë hyjnë nʼdhomë aty. Mʼarrestojnë. Përlahem me ta. Qashtu prej shtratit stacion tʼpolicisë atje. Atje jom veshë bile. Masanej bile mʼthojshin, “Kanë qenë 40 polic kur mʼkanë rrethu”. Sʼi kom besu ta them tʼdrejtën thojsha pak numër i madh.

Po ma ka thanë tani njo i sigurimit kur mʼkanë marrë në ʻ89-shin për Leskoc atje, “A po mʼnjeh?” Thashë, “Jo more ku me tʼnjoftë”. Ishte një serb i Shtimës. Tha, “Unë kom qenë te shpija jote”, tha, “Kur”, thashë, “ke qenë te shpija?” “ʻ75-ten”, tha, “kur tʼkena marrë. 40 polic”, tha, “ta kena rrethu shpinë, ti sʼe ke ditë krejt mali”, tha, “u kanë i rrethun me polic”. O zot, thashë, po çka kanë pasë nevojë. veç ni ftesë me ma pasë çue unë isha shkue. Nejse.

jom shku, përniherë kanë fillu torturat. “Ti punëtortë e mi na ke sulmue, ata prej orës 02:00 derisa ta kanë gjetë shtëpinë”. Ka fillu ajo telashja. Tortura tʼcilat kena mendu ʻ66-ten janë ndalë. Se edhe ʻ64-shi ka pasë tortura tʼrana. Siç dihet ma Fazli Grajçevci ka ra nʼtortura në atë me pasoja ka mbetë. Po tash tʼu ditë ʻ68-tshin mendojshim që ato janë ndalë. Tani ma ʻ75-shi i kishe krejt njerëzit e tu. Se kaniherë po përdorim atë shprehjen shqipfolës. Jo more shqipfolës po shqiptarë janë. Tash tjera sʼpo asi veç jo dijnë me folë shqip po shqiptarëve janë. Nanë e babë e krejt. Jo veç shqipfolës.

Tortura, tortura deri çmenduri. Fymje ma tʼranda, familjen me nanë, me babë, me gru, me fëmi me krejt. Krejt serbët veç rrishin dëgjojshin, tanët i bojshin ato. Po thojnë që historianët nuk e kanë guximin hala me marrë këtë proces me shkoqit çka ka ndodhë, tek ka ndodhë. Nashta do sene edhe oshtʼ mirë mos mʼi ditë, si duket qashtu koka jeta. Masandej atëherë gjashtë muj ditë kom nejt në Prishtinë qaty as njeri tʼgjallë sʼkom pa. As sʼkena pasë shëtitje oshtʼ elementi i parë i tʼburgosurit e ka të drejtën me dalë nja dhetë minuta me… jo hiç, asni gja.

Mas gjashtë-shtatë mujve mʼkanë çu Mitrovicë, këtu tonën. Mas ni viti mʼkanë çu Mitrovicë Sremit. Kam kry atje ʻ79-ten. kom ardhë mas ni kohe prapë janë ardhë policia këtu. Tha, “Vjen Tita në Prishtinë, ti ni javë ditë je ardhë tash prej burgut sʼpo çojna burg po me nejt shtëpi”. Burgu shtëpiak që po i thojnë tash. “Ani bre, rri edhe ni javë ditë në shtëpi”. Ka ardhë Tejatoniqi në izolim mʼkanë marrë, Lipjan. Mas asaj ʻ89-shin na kanë çue Leskoc nja 200 vetë, 200 e sa. Na kanë dërrmue.

Unë kom qenë bile i ulun me akademik Rexhep Ismajlin autobus aty kah na kanë çu. Masanej na kanë shpërnda. Mu mʼkanë çu Zajeçar ni qytet, dikond e kanë çu për Beograd. Mas dy mujve disave na kanë lëshue. Atëherë i thojshin izolim. Megjithëse nga terminologjia këta e kanë heq atë fjalën izolim veç ndrrim i vendbanimit i kanë thanë. Se dijnë ata me lu me ato farʼ termash. Janë ardhë prej Beogradit, se ka alarmu ni i sigurimit, ni shqiptarë kur, se tʼu u çelë dera e autobusit kordoni i policisë deri na kanë shti atje tʼu na rreh. Na kanë rreh edhe niherë krejt e tani na kanë desh krejt qysh na ka falë zoti. Prap, prap, e prap.

Tʼnesërmen na kanë lëshu vendimet, a din, bajagi po ua lëshojmë… prapë edhe aty na kanë shti nʼkordon tʼpolicisë edhe aty krejt ato… edhe erdhi ʻ90-tshi prap demostrata. Ylfete Humolli vrahet me 02 shkurt ktu në Lupç. Fillon masanej Pajtimi i Gjaqeve…

Anita Susuri: Para se me kalu te ʻ90-tat po du pak mʼu nalë te burgjet nëse kishim dashtë me folë për këtë pjesë. Po mʼintereson ʻ75-ten, jeni gjyku bashkë me grupin e Adem Demaçit, a po?

Ilaz Pireva: Po.

Anita Susuri: Qysh ka shku ky gjykimi? Sa janë dhanë, po mendoj, sa vite janë dhanë? Po mʼduket ka qenë maksimumi Adem Demaçi?

Ilaz Pireva: Po, maksimumi Adem Demaçi, i dyti Skender Kastrati të cilët i kanë mbajtë deri nʼfund te dytë. Ai oshtʼ ni proces, po them që ʻ64-shi ka qenë po… se unë i kom përcjellë proceset e ʻ64-shit edhe grupit Mitrovicës edhe grupit Gjilanit. Ndërsa grupin e Adem Demaçit, këta Prishtinës nuk kena mujtë me hy aty. Pos e mbaj mend shumë qartë ata sikur tash e kom atë pamje. Na kena nejt përballë hymjes gjykatës, tash ku oshtʼ çka janë këto tjerat, ju e dini ku oshtʼ gjykata aty.

Baca Adem si Baca Adem ka ardhë me durë lidhuna edhe ka hypë atyne shkallëve. Bile i ka pasë do pantoll pak ma tʼshkurtë (qeshë) sesa zakonisht. Se me pasë qenë këta tʼsotit kisha thanë mos oshtʼ i (qeshë)… edhe u kthye prej neve prej qytetarëve ishim mbledhë këtë anën tjetër rrugës me durë lidhur edhe na ka përshëndet me dy durtë naltë do thotë. Po me hy nuk kena mujtë. Dy proceset e tjera i kom ndjekë, i kom ndjekë gjykimet.

Ky ka qenë krejt diçka… ma sʼpari nuk oshtʼ, kur mʼkanë çu dosja kishte qenë {shpjegon me duar trashësinë, më shumë se 50 centimetra} aty. U ardhë gjykatësi hetues, ka ardhë prokurori edhe ka ardhë edhe ni tjetër. Ka thanë, “Ti nuk je dorën tonë”, as gjykatësi hetues, as prokurori, “je dorën e sigurimit shtetit”. Domethonë, se ma sʼpari shkon ajo gjykatësi hetues tani vjen prokurori tani anej këndej. Ata i bojnë do lojë po i bojnë pas perdeve. Po jo tash landë e drejtpërdrejtë të sigurimit të shtetit.

Kom qenë ni dhomë ku sʼka pasë dritë fare pos kanë qenë, sikur qato vrima {tregon për disa vrima dhomë} atje. Njejtë sikur ato, veç ato kanë qenë llamarinës trasha. Dritë sʼka pasë. Tash ato sʼkanë lanë me dalë hiç. Ditën ke nejt kështu, natën…

Anita Susuri: Në Prishtinë a po?

Ilaz Pireva: Në Prishtinë. Natën tʼkanë marrë deri 03:00-04:00 tʼmëngjesit. Torturat ma tʼranda, fyrjet ma tʼranda. Por një ka qenë nʼfund, ai hetuesi, se ata janë ndrru, ata ndrrohen. Vijnë, të torturojnë, shajnë. Po dy i ki zakonisht kështu janë ma tʼpërhershëm me thanë, a din. Ka fundi po mʼthotë, “Oʼ fol more e mos shko me këta tʼparët po shko me këta tʼdytit”. Gjoja që këta tʼparët shkojnë me dënime ma tʼmëdha, këta tʼdytit shkojnë me ma pak dënime. Thashë, “Unë sʼkom çka flas se sʼkom çka se ma sʼpari sʼkisha duru gjithë kto fyrje, le torturat po sʼkisha duru edhe kisha folë, po sʼkom çka. Ktu oshtʼ halli”.

Tha, nʼfund mʼka thanë, “A e pin ni kafe me mu?” Thashë, “Ku kafe me ty bre?” Mʼka thanë diçka fund. Tha, “Nuk je as i pari, po sʼdo tʼjesh as i fundit do tʼshkoni kështu”, domethonë tʼpafajshëm. Veç, “Do tʼshkoni kështu”. Kom thonë, pse po ma thotë këtë? Ka qenë si gorillë, dorën e randë kur thonë po fy sʼmë ka. A tjertë si qejt me ato fyrjet. Ka përmend edhe diçka, perëndim i kishin pasë çue.

Nejse, kur mʼkanë çu tani Mitrovicë Sremit po lexoj Rilindjen, thotë, filan fisteku i priti Ansamblin e Kastriotëve. Kanë qenë Kastriotët e Ferizajit ni grup i këngëtarëve tʼmirë nʼatë kohë domethonë vitet e ʻ70-ta. Filan fisteku Konsulatën e Jugosllavisë Gjermani. Domethonë prej këtu tash e kanë çu atje. Thashë, po naltë paske shkue. ʻ81-shin kur kom qenë izolim Lipjan lexoj gazetën Politika. Filan fisteku u dënu me shtatë vjet burg nga Gjykata e Qarkut të Beogradit se ju ka dhanë dhana besueshme shërbimeve sekrete perëndimit. Ishte ky.

Masanej kom takue nja dy djem dhe me ni kafiteri në Prishtinë dhe ai që e njifsha unë tʼzotin e kafiterisë ai ka qenë pak ma llafazan. Po i pytë, “Kush jeni? Tek jeni?”. Thojnë, “Jem qishtu, prej Ferizajit”. Se ky i Ferizajit atje. Nejse e thanë edhe mbiemrin. Thashë, “A e njihni filanin?” U kqyrën nʼmes veti. “Valla”, tha, “e njohim po”, sʼdojshin me folë. Thashë, “Jo, jo ma ka ofru atëherë ni kafe thuj tʼka çu fjalë Ilaz Pireva hajde pijmë kafe bashkë” (qeshë).

Anita Susuri: A jeni taku?

Ilaz Pireva: Jo, sʼe kom pa. Veç qajo që mʼpatʼ thanë për kafe, tash ai i murr shtatë vjet burg prej Gjykatës Beogradit, qato thashë nifarʼ enigme ishte te ai. Dhe i thashë, “Thuj, Ilaz Pireva tʼka çu fjalë, hajde e pijmë ni kafe” (qeshë). Ishte ky proces që, bile ata familjarët tanë, a din, mos kofsh keq se kqyrin me gjetë zgjidhje. Kanë pa marrë edhe do avokat tʼnjohur të Beogradit me na mbrojtë. As materialet sʼja u kanë dhanë avokatit me tʼmbrojtë ty edhe mos me pasë aktakuzën tane. Ia kanë dhanë qatyne gjatë seancave edhe meniherë kanë thanë, “Kqyrni këto”, edhe ua kanë marrë.

Ishte do të thotë në çdo aspekt, prej asaj që nuk u mbajt në ndërtesën ku duhej tʼmbahej gjykimi. Ndërtesën në institucionin që oshtʼ gjykatë po jo me ta improvizue ni sallë. Afër burgut atje e kanë improvizue ni sallë dhe prej burgut na kanë sjellë drejt atë farʼ salle. Oshtʼ mbajtë natë e ditë ajo deri në 12:00 të natës ato proceset, veç mʼi kapërcye. Kështu që në çdo aspekt domethonë prej torturave…

Prej atyne procedurave tjera kanë marrë gjykatës Prizren, kanë marrë prokurorën e kanë marrë Pejë ndërsa gjykatësin hetues dikund i Rahovecit, sipas mbiemrit qashtu diçka. Domethonë prej regjioneve tjera kanë pru Prishtinë se sʼka pasë Prishtina gjykatës edhe prokuror po u dashtë me shku mʼi marrë atje.

Anita Susuri: E hetimet sa kanë zgjatë për juve?

Ilaz Pireva: Po hetimet kanë zgjatë, ato që thashë, tortura ni muj ditë kështu pa, pa… mu se me 15 shtator jom arrestue, Ademi me 06 tetor oshtʼ burgosë. Domethonë Ademi oshtʼ i fundit që oshtʼ burgosë. Prej majit ia kanë fillue. Tash del do farʼ djem ri student kanë shkru diçka parolla po na të ʻ68-tes edhe Baca Adem hiç kurgjo. Po pse qysh tek ato janë çashtje tjera duhet dikush tjetër tʼi thotë këtu. Po them… vijmë te ʻ90-tshi.

ʻ90-tshi ajo prap ni frymë e afrimit, e pajtimeve. Pajtim nʼemër çështjes, nʼemër i falej Kosovës jo hasmit që kishte vrasje të randa. Nuk ishte pleqni, se ktyneherë janë ba pleqnitë. Domethonë kanë nda drejtësi sikur gjygji ndan drejtësi e ato pleqnitë janë munu anej këndej. Po kësaj radhe ka pasë veç shtrimje dorës. Mʼu ofru mʼu pajtu për ni çashtje shumë tʼmadhe. Ajo ka pasë efekt tʼmadh, tʼcilës ndoshta edhe sot për ni diçka tillë kemi sot nevojë, mʼu ofru. Sepse, “Bac u krye”, nuk u krye. Na prap jena me ni zjarr, prap ni duhet ni përafrim se ta thom tʼdrejtën pak… dola diçka që tash nuk mundemi tʼua lajmë krejtve tjerëve fajin po duhet marrim edhe tonat.

Pjesa e Tretë

Anita Susuri: Zoti Ilaz ishit tʼu tregu ma herët për daljen prej burgut edhe si e vazhdut jetën në ʻ79-ten, ʻ80-ten domethonë. Jeni punësu?

Ilaz Pireva: ʻ81-ten jom punësu Fakultet Mjekësisë. Kam udhëtue për çdo ditë prej Prishtine deri këtu, domethonë, në Lupç. Kam pasë, kam pasë ni çasje të veçantë me studentët e Fakultetit të Mjekësisë, tʼu u nisë prej Shqiptarit [Demaçi]. Kom nejtë pak ma larg me disa aktivist kanë qenë. Kom pasë ni bashkëpunim me ta. Kanë ditë pak kush jom edhe i kom orientu nga pak ata kryetarët e studentëve cilët kanë pasë ni konsideratë. Deri në vitet e ʻ90-ta kur na kanë largue. Pastaj, prap kur oshtʼ hapë fakulteti kom punu tani me administratë studentëve edhe aty atëherë kom qenë edhe kryetar i LDK-së në Podujevë…

Anita Susuri: Pas luftës?

Ilaz Pireva: Jo, jo në vitin ʻ93, vitin ʻ93. Po vazhdimisht kom punu në Fakultetin e Mjekësisë në administratë. Aty oshtʼ punue për me kriju ni ambient sa ma tʼmirë për studentët, për studimet. Se qoftëse fakulteti mund edhe ato rrethana kryhet, mjekësia nuk don improvizime. Se tʼkryesh ti mjekësi pa, pa laboratore, pa institucione, pa krejt ato çka i duhet ni studenti mjekësisë mund tʼjetë vetëm ni mashtrim. Po falë vullnetit shumë madh e kanë pasë kanë ba tregojnë kur kanë shkue pastaj në vende të tjera në specializim kanë tregu sukses. Oshtʼ ni e vërtetë që sʼduhet të harrohet.

Fakulteti i Mjekësisë gjithherë e ka pasë pak ma lehtë me fëmitë e vet. Sepse janë kanë fëmi të përzgjedhun krejt Kosovën dhe jo vetëm krejt Kosovën. Se ishte ni ambicie, bohesh doktor atëherë i vetmi doktor ka qenë ka mujtë me jetu pak nʼatë nivelin çfare duhet edhe tʼrrisë fëmijë edhe tʼjetoj pak. Po oshtʼ ni përgjegjësi tʼjesh mjek anën tjetër, shumë e madhe. Mirëpo i ka marrë fëmitë ma tʼmirë i ka zgjedhë. Konkurencën e ke pasë deri 1000 vetë janë pranu 150. Ka ra gati i shtati, i teti me ra krejt nxanës të shkëlqyeshëm.

Kështu që edhe atë periudhë relativisht mirë e ka përballu Fakulteti i Mjekësisë falë edhe kuadrit mësimor, angazhimit të tyre po edhe studentëve. Kështu që me kthimin tani aty ku e ka vendin studenti amfiteatër, në laborator, te shtrati i të sëmurit tek atëherë mund tʼarrihet ajo çka synohet. Po fatkeqësisht të gjithë kemi pritë që do tʼngjallemi pak ma shpejt dhe ma marë. Prap ka pasë do halle, prap… mos harroni, kriter shumë i ashpër ka qenë për mʼu regjistru Fakultetin e Mjekësisë. U rujt edhe qato kushte shtëpive shkolla. Dikur pak ka ra ai nivel.

Kështu tani kom qenë dy mandate deputet i Kuvendit Kosovës. Sʼpo e përmendi atë mandatin e ʻ92-shes deri ʻ98-ten që sʼka mund konstitohet Kuvendi i Kosovës. 2007-shin kom shkue edhe jom zgjedhë kryetar i Komunës së Podujevës. Ka qenë mandati i parë që kryetari zgjedhet me votën e drejtpërdrejt të qytetarit. Deri atëherë kryetarët i kanë zgjedhë ato Asambletë Komunale. Kam ba përpjekje duke pasë parasysh gjendjen shumë të randë mbas luftës, një, u kom premtu qytetarëve hile nuk do tʼkeni, mundësitë i dini janë tʼvogla edhe për ni kryetar. Për aq sa mundet do tʼbahet.

Kom thanë, unë prej fëmive tʼmi dhe tʼrrethit tim mos ngushtoni me do sene, le mbrrijë dora jem aty ku ka ma shumti nevojë. Kom pasë mirëkuptimin tʼfamiljes, tʼrrethit dhe ta them tʼdrejtën besoj nuk kom ra naj grackë të lakmisë, as të anëtarëve tʼfamiljes as të rrethit. Tash shpesh ma thonë qytetarët, “Mʼke ndihmu këtu”, megjithëse ti sʼke mundësi fort ndihmosh. Kështu konsideroj jom nda i knaqun, po thom, edhe sot ma thojnë nuk i njoh, nuk e di kush janë.

Jom kthye pastaj kam shku, kam qenë këshilltar i presidentit nja disa muj. Në rastin kur ka dhanë dorëheqje presidenti Fatmir Sejdiu atëherë u bo edhe mosha për pension. Kom dalë pension me 75 euro. Më vonë falë atij ligji që oshtʼ miratu në kuvend që stazhi u burgut me tʼu njeh edhe stazh kështu i punës kam mbrri ta kam tash pensionin nja 260-270 euro do thotë. Me pare burgut e kom bo këtë shtëpi edhe me ndihmën e familjes. E kom ni vajzë atje Londër. Ajo ka qenë iniciatore tʼia nisi tani…

Anita Susuri: Deshta pak për familjen me ju pytë, për ata se si jeni njoftë me gruan? Si jeni martu edhe a i ka ra me ju pritë prej burgut?

Ilaz Pireva: Ta them të drejtën pak martesa, martesa jeme tash me 16 korrik i bon 62 vjet. Domethonë mʼkanë martu nana edhe baba me ato renet qysh kanë qenë ktynehere. Nʼatë aspekt unë, po thom, si familja tradicionale që kemi qenë, bile kur kom qenë unë në Burg të Mitrovicës së Sremit, jom taku

edhe me burgosur tjerë serb dhe malazez dhe rus. Kemi bisedue. Kanë ditë jom për herë tʼdytë në burg, kanë ditë që jom i martun.

Mʼkanë pytë, “Si po mundësh ti me përballu jetën nʼkëtë mënyrë?” Atëherë i kisha tri vajzat në ʻ75-shin. Njanën ma e pata lanë ni vjet e diçka. Thashë, “Nuk e kom hall, jetoj bashkëshi familjare me babën”, e kisha edhe axhën, “me vllazën, me djem tʼaxhës. Unë as sʼmund tʼmendoj a kanë bukë fëmija, sa kanë edhe ata i kanë edhe ata. I kanë gjitha kushtet. Bile janë ma tʼprivilegjun se fëmitë e tjerë”, “E”, tha, “për ty koka kollaj me mbajtë burg”.

Mʼkanë pytë edhe nji, se edhe ata ishin për herë dytë, nji çështje është me rëndësi tʼpërmendet. “Po na intereson si tʼkanë pritë rrethi”, tha, “kur je kthy prej burgut tʼparë?” Thashë, “Ni muj ditë ka qenë dera e odës çelë”, thashë, “që kanë ardhë me vizitue dhe me mʼthanë mirë se ke ardhë dhe tjera fjalë i thuhen njo kthehet prej burgu”, “E”, tha, “po ju po dishi pse po mani burg. Neve”, se kishin majtë burg edhe përpara, “jo na ka vizitu dikush po sʼna kanë folë edhe afërmit. Na ka injorue”. Prej tyne gjithë kanë qenë ndarë prej grave, domethonë familje shkatërrune.

Anita Susuri: A kanë qenë ata të burgosur politikë a?

Ilaz Pireva: Po, po politikë.Ishte fjala për politikë. Se ishin do që kishin ra në ʻ48-tshin me hi nifarʼ byro kishin ra në burg tani për herë të dytë në vite të ʻ70-ta kishin ra dhe tash ata kur ju thojsha që kështu, kështu në familje. “Ju po dishi pse me majtë burg, e na jemi shkatërrue dhe rrethi sʼna ka pranu kur jena kthy prej burgut”. Po them, gjithë kishin qenë ndam prej grave.

Vetëm nji, po them, ai kishte pasë gruan tʼpërkushtune. Bile kishte pasë ni profesion tjetër. Ka shku e ka kry për infermiere, se ky ka qenë i sëmurë, për mʼi ndihmu burrit. Vetëm ky, ni Moraça ka qenë, ajo ka qenë familje e njohur në Luftën e Dytë Botërore edhe ka pasë plot gjeneral. E gruja e tij, ky i Vojvodinës atje, ajo oshtʼ rikualifiku për infermiere për mʼi ndihmu burrit. Bile burri tani i ka vdekë burg.

Kështu te na gjithëve, unë e përmenda rastin tim po kështu ka qenë me gjithë, do thotë. Unë e kisha grunë smutë, e kom pasë, u bo operacion e sʼka besu kush po pështon. Tani vishin do shoqe tʼsajna kështu me asi, unë i bojsha hyzmet. Sikur juve ua dhashë kah ni gotë ujë. Ma bojshin, “Lumja ti sa sevapin”, thojsha, “Oʼ gruja po mʼthotë kurfarʼ sevapi sʼki veç ishalla i lan borxhet”. Ajo sʼmë ka thanë kurrë po unë ia thojsha atyne po thotë, “Veç ishalla i lan borxhet”. Realitet, shiku drejt, ashtu oshtʼ. Domethonë nʼqoftëse mundemi mʼi la borxhet.

Anita Susuri: Po mʼintereson edhe nëse keni naj kujtim prej burgut në Mitrovicë të Sremit, po me mʼfolë pak edhe për vizitat edhe sa ka qenë e vështirë për familjen e juj me ardhë deri atje me ju vizitu?

Ilaz Pireva: Burg Nishit, kur kom qenë Burg Nishit ka lind qikjo vajza, Afërdita. Do thotë fëmija nuk asi… Mitrovicë mʼkanë ardhë… këtu nuk mʼi kanë lanë fëminë mʼi pa fare. Domethonë ni vjet kom qenë Mitrovicë nuk i kanë lanë fare fëminë me ardhë. Këtu ma gjashtë muj. Atje po. Unë e kom pasë ni fotografi timen aty dhomë. Kur janë ardhë me mʼpa tri vajzat, ato janë ardhë me atë pamjen e kanë pa fotografinë, me atë imazhin.

Kur janë ardhë e kanë pa ni njeri tjetër, me ato veshjet e burgosurit. Kanë thanë, “Ky sʼoshtʼ baba ynë”. Domethonë nuk ishte lehtë, e din, që fëmija tʼthotë, “Ky sʼoshtʼ baba jem”, se ai babën e ka pasë nʼsyret këtu dhomë. Nuk oshtʼ përjetim i lehtë. Mirëpo një duhet tʼkuptohet me kohë kemi ditë që ma sʼpari vehtën pastaj kur vehtën ti munësh edhe tjetrin, domethonë edhe gruan, edhe nanën edhe babën edhe fëmitë në ni mënyrë mʼi sakrifikue. Sa oshtʼ e drejtë ajo çashtje tjetër po ti me vetëdije e bon atë.

Unë, sidomos, kom pasë përkrahjen e madhe familjes. Për atë aspekt nuk kom… as çka ndodhi as pse mbetëm kështu se nuk ka qenë jeta fortë e lehtë. Ato tani pasojat… se vëllaun tani ma kanë largu ni vjet, ni vjet jo po dhjetë vjet ka qenë i papunë shkaku im do thotë. E mos tʼflasim për pasojat e tjera. Mirëpo një ua them nga shpirti, krejt këto çka kanë ndodhë me neve kryet e kanë pasë në Beograd edhe oshtʼ ma lehtë e përballueshme. Çka mʼi bo kur ta kryet nʼvendin tonë. Ajo nuk, nuk përbihet. Se kur e ka te hasmi yt atje shekullor nuk kemi çka tʼflasim.

Kështu që, bile atë ditë, e pashë intervistën e Shqiptarit tha, “Mu sʼmë kanë pengu gjatë shkollimit”, tha, “Serbija oshtʼ e meçme, ajo merret me punë tʼmdhaja nuk merret me këto”. Do thotë sʼia kanë ndërpre, sʼi kanë thanë Demaçit, këti Shqiptarit mʼi thanë, sʼmunësh ti, e hupë drejtën e shkollimit, ani, ani shko ti po na tjetër kah punojmë ne për… prandaj, Serbia ka politikë tʼmençur, tʼfortë, tʼulët krejt. Prandaj, mundemi me thanë familja oshtʼ rujtë. Familja oshtʼ rujtë.

Anita Susuri: Sa shpesh keni pasë vizita?

Ilaz Pireva: Nʼmujt. Niherë nʼmujtë i kena pasë vizitat. 15 minuta. Përkthyesja e ke pasë te kryt domethonë, ka qenë që çështje familjare ke mund tʼbisedosh diçka tjetër jo. Letrat qashtu, nga ni muaj mʼi çu edhe atë mirë jom, qofshi mirë. Domethonë diçka tjetër nuk mundësh me… Mitrovicë Sremit oshtʼ hera e parë… mu bile kur mʼkanë çu, mʼkanë çu me ni, me ni serb dhe ni malazez. Bile ai serbi ka qenë prishtinas, babën e kishte pasë drejtor teatrit Prishtinë edhe ai politikisht. Ata e kanë kërku partitë re komuniste, jo ata paska qenë. Ni djalë i kthjellt. Bile ju ka thanë ai komandanti i policisë aty tʼburgut, i gardianëve, “Ka me ua pru ni bashkëvendas tʼjujin sʼkeni me mujtë me ta me ba”.

Po shoh unë, ata ni kujdes tʼjashtëzakonshëm ndaj meje. Se thotë, oshtʼ pak {shpjegon me duar, me gjasë me probleme}. Shumë mʼrrijnë gati për çdo sen. Mas ni muji… se ai malazezi ma, a ky ma, i pregatitun. “Ilaz”, tha, “duhet me të tregu”, qishtu qishtu, “na ka kërcënu ky komandanti i gardianëve ka me ua pru ni bashkëvendas”, se kishin refuzu tʼpunojnë. Tha, “Ti krejt sjellje korrekte, normale

çdo gja”. Masanej kena hy nʼbiseda. Ia kom shpjegu edhe çashtjen e ʻ68-tes se ata e kishin interpretu krejt ndryshe. Qysh e interpretojnë te na. Kemi hy… kanë ardhë tani edhe tjerë kanë ardhë nʼdhoma të tjera kanë qenë edhe ata tʼburgosun.

Kena bo ni polemikë, për herë tʼparë boj unë me serb ni bisedë dhe polemika të ashpra. Aq pa arsyeshëm kanë qenë saqë ʻ81-shin ke mendue ata paskan ardhë prej burgut dhe ata paskan marrë pushtetin. Se tani unë fillojsha tʼi lexoj ato gazetat e Beogradit çka po shkrujnë, a din, për krejt ato me politika, me intervista, me “Danas-a”, me dreq e tʼmallkun. Mendoj se ato biseda kisha bo unë me ta, tash i kishe nëpër gazeta dhe i kishe nëpër televizione. Domethonë e njejta logjikë. Bile kur thojnë kanihere, “Çetnikët, çetnikët”, sʼka çetnik e partizan, një janë. Diçka ma të veçantë aty në atë burg kemi qenë të izoluem…

Anita Susuri: A keni pasë shëtitje?

Ilaz Pireva: Shëtitje po, shëtitjen e kena pasë. Ka qenë burg e kanë vujtë edhe këta huajt aty, ndërkombëtarët domethonë aty. Trajtimin duhesh mʼu pregatitë domethonë, mos me tʼlanë me tʼfut në do gracka. Se tʼi bojnë do pregatitje që… kështu duhet… na kena bisedu edhe ma herët, duhet prej burgjeve me dalë ma me pak pasoja. Se burg sʼmunësh me bo kurgjo tek e fundit. Kështu u kapërcy edhe ajo. Po të vetëdijshëm që… bile kur i kom pasë thanë atëherë ʻ75-shin ni hetuesit të sigurimit, thashë, “Unë kom mendu e kom kry burgun atëherë”, për ʻ68-ten, “dhe jom ba si tanë qytetarët tjerë”, “Jo bre, ti sʼbohesh kurrë si qytetarët e tjerë”, tha, “50 vjet masi tʼvdesësh atëherë i mshohet vi emrit tond dhe tjerëve”. vërtetën realiteti ishte i tillë.

Siç e thashë atëherë ka qenë ʻ74-ten ni përmbysje Kil, Alendën e patën përmbyll. Ni Pinoçeti4 bile e kanë pasë zanë tani nʼfund të 2000-shit a ʻ90-tshit, e patën marrë ata gjeneralët. Ai ni sistem socialist i atij Alendës. E patën mush ato stadiumet me njerëz arrestun, se sʼkishin vende. Patën bo terror e vrasje. Pata thanë, a din, “Ju jeni tʼu veprue sikur Kil atje”, thanë, “Mbaje mend njo”, ma tha tani, ai i sigurimit, “polici si këtu si në Kil atje si në Kinë si Amerikë si qatʼ Shqipni pʼe doni polici oshtʼ polic”, edhe del që polici oshtʼ polic (qeshë).

Anita Susuri: Po mʼintereson tash edhe ʻ89-ta e përmendet ju kanë marrë edhe keni qenë ato tortura. Sa ka qenë… thatë diku 200 njerëz kanë qenë.

Ilaz Pireva: shumë se 200 po mbi 200, se oshtʼ edhe libri për ata po oshtʼ “Izolantët” oshtʼ ni libër. Po ata na kanë çu Serbi do thotë, Vrajë na kishin pa çue, Leskovc, Valevë, Prokuple tani Zajeçar, Beograd. I kanë mushë… po oshtʼ interesant me theksue ʻ89-shi pjesa dërmuese e të burgosurve ka qenë, jo ish burgosur politikë po kanë qenë kuadra udhëheqëse nëpër ndërmarrje. Se

4 Augusto Jose Ramon Pinocet Uagrte (lindi me 25 nëntor 1915 Valparasio Kilit dhe vdiq me 10 dhjetor të vitit 2006 Santiago) ishte gjeneral i ushtrisë kiliane dhe president konkretisht diktator i Kilit i cili me anë të këshillit ushtarak dhe grusht shtetit sherbeu si gjeneral suprem dhe president i Kilit gjatë viteve 1973-1990.

edhe atëherë siç ju thashë në ʻ68-tshin u bo ni debat për avancimin e statusit të krahinës edhe ʻ89-ten u patʼ bo ni debat për do ndërrime kushtetuese.

Ato debate u patën zhvillu edhe nëpër kolektive punuese. Tani aty kush oshtʼ ekspozu pak ma shumë prej drejtorëve, shefave… tana ndërmarrjet kryesore të Kosovës kanë qenë, domethanë, njerëz udhëheqës të krejt atyne ndërmarrjeve shoqërore që kanë qenë atëherë edhe disa figura tjera siç thashë. Unë kam qenë ulun me, ata e kom pasë profesor, Rexhep Ismajlin, edhe ni tʼish burgosun politikë. Tash kond e ka rrok fati nuk e di, a din, po mue, gjithhere kom qenë aty…

Anita Susuri: A ka ndodhë edhe si arrestim a po?

Ilaz Pireva: Jo ata nuk tregojnë ata veç të kërcënojnë që ti je prej atyne andej këndej. Po ta lëshojnë ni vendim veç ndrrimi i vendqëndrimit, do thotë kurgjo ma tepër. Po tani disave ua kanë vazhdu edhe masanej tani nʼbazë tʼhetimeve që janë zhvillu dikond edhe e kanë dënue domethonë. Po pjesën dërrmuese mas pesë-gjashtë muje i kanë liru. Neve na kanë liru mas dy muj ditëve. Kur na kanë malltretu aq rond, dikush, ni za ka mrri deri Beograd dhe janë ardhë prej Beogradit dhe na kanë pa në çfarë gjendje jem.

Tani na kanë marrë, janë mundu me do barna, me do yndyrna me na ly trupit krejt me varrë. Tani na kanë shpërnda nʼvende tjera, a din. Bile tani e ka pasë hapë gjoja ni proces kundra atij drejtorit të Burgut Leskovcit. Bile na kena pasë çu ftesa me shku nʼatë proces. Kom thanë, “Jo more nuk shkoj”. E tash a din çka ka qenë ajo përgjigja e tij kur e kanë pyet, “Pse i ke malltretu këtë shkallë?” Ka thanë, “Në këtë gjendje na kanë pru prej Prishtinës”. Do thotë ajo ka qenë, ajo arsyetimi i tij. “Jo na sʼi kena prekë me dorë, runa zot, po kështu na kanë pru prej Prishtinës”.

Anita Susuri: A oshtʼ dënu diçka ai [drejtori]?

Ilaz Pireva: A?

Anita Susuri: A oshtʼ dënu ai diçka?

Ilaz Pireva: Tre muj me kusht, a nuk e di. Veç, a din, formalitete se kanë ardhë prej, domethanë, se atëherë ka qenë Vrhoveci ni kroat ka qenë i punëve tʼjashtme. Ni Drnovçek ka qenë kryetar i Jugosllavisë atëherë janë kanë me atë rrotacionin.

Anita Susuri: E a kanë ndërhy ndoshta këto organizatat kanë qenë Amnesty International e këto?

Ilaz Pireva: Ato kryesorja tash prej asaj qendres se vet fakti kanë ardhë prej Beogradit e kanë pa gjendjen, tash po supozojmë nashta ka qenë iniciativë e kujt nuk mund ta dijmë. Po ma tepër, do thotë, tʼu marrë parasysh ka marrë pak ka dalë jashtë ajo çka ka ndodhë Leskoc aty. Tani, po prej

kujt… po çka ka qenë, po thom, në këtë rast e mira, njeri ynë ka thanë, “I kena lanë nʼgjendjen ma tʼrandë ata i kena çu Leskoc”. Tani ka shtu naj fjalë naj kund. Tash qysh ka rrjedhë ajo nuk mund tʼflas.

Anita Susuri: A mundeni tash me na përshkru rrugën edhe çka keni mendu ju ka me ndodhë me juve? Ose se keni ditë ku po shkoni?

Ilaz Pireva: Sʼke çka mendon ato raste kurgjo hiç. Hiç ta thom tʼdrejtën. Se tani për mue prap këto krejt mʼduken sene vogla ajo çka tʼka ndodhë ʻ99-shin Dubravë. Kështu sikur edhe shumë të tjera… bile niherë mʼvetën, “Sʼna ke bo naj fotografi naj inxhizim shtëpisë tʼdjegun”. Leni bre ato sene. Ku përmendet shtëpia ose ku përmenden shumë sene tjera.

Kështu prap kur e mendon atë çka ka ndodhë edhe me plot tjerë thu jo, mos, edhe kjo mʼvjen me thanë mos kanihere pak mos pʼe teprojmë, a din. Se një tʼtua them tʼdrejtën, ke plot luftëtarë, ke plot veprimtarë kanë kry punë ti kurrë zanin sʼua ke nie. Do po i bojnë pak ma me zhurmë, pak ma anej e këndej. Prandaj, kujdes duhet me pasë këtu. Kujdes duhet me pasë këtu.

Anita Susuri: Ju pastaj thatë pas dy muajsh jeni kthy nʼshpi…

Ilaz Pireva: Po.

Anita Susuri: Edhe kanë pasu vitet e ʻ90-ta. E përmendet Pajtimin e Gjaqeve, a keni marrë pjesë edhe ju?

Ilaz Pireva: Po kom marrë pjesë nʼkëtë pjesën këndej. Kom marrë po nuk kom qenë pjesë zyrtare e atij ma tepër si veprimtar, si emër kom pasë nʼatë kohë, a din, nʼatë aspekt. Po kështu i kam ndjekë, kam qenë edhe në Bubavec kur oshtʼ mbajtë ni tubim i madh edhe te Verat e Llukës, ai gjysë milioni i njerëzve përmendet. Edhe nʼkëtë pjesën edhe jo vetëm atëherë po edhe masandej nʼshumë familje kam kontribue nʼafrimin e tyne.

Kështu që po them jam përpjekë me mundësitë se ka gjithhere vend dhe ka hapësirë për tʼpunu mbarë edhe mirë. Bile kur kom qenë deputet aty në Kuvendin e Kosovës ma bojshin do që deri dje ishim bashkë po ishin tash tʼradhitun nʼatë anën tjetër. Ma bojshin, “Knej bre e ki vendin, hajde qiknej se atje”, “Oʼ a janë këta tʼkqi, po i boj tʼmirë edhe këta”. Kështu nuk, nuk kam qenë i ngarkun me këtë a oshtʼ…

Bile e kom qujtë ka qenë Partia Parlamentare bile Zahiri ka qenë Partinë Parlamentare atëherë Orllan edhe po vjen dikush po mʼthotë, ni veprimtar unë nuk e njifsha veç thoshte oshtʼ i LDK-së, “Na kanë hi nʼhise do tʼpartisë tjetër po i marrin, po i mbledhin atë 3%-shin”. Neve ni veprimtar na u ka mbytë në tre tortura për 3%-shin. Unë ku me gjetë njerëz hyjnë atej, a oshtʼ i paramentarës a është i

LDK-së… se tjera ka qenë ni fshatar a social demokrati a krejt ato… për mu ishte shumë e kapshme tanë me veprue nʼato rrethana çfare jemi.

Kështu thashë, “E çka po don ti me thanë? Leni more ato, ku me gjetë njerëz se ta thom tʼdrejtën nuk ishte kollaj mʼi angazhu njerëzit. Siç për mue nuk ka qenë nʼfillim na kanë vlejt do letra i kena pasë për ata që torturoheshin me ua dhanë që i hyshin në punë në perëndim. Në fillim kom hezitu, kom thanë mos po bohem unë sebep po i ndaj prej familjes. Po dikur jom bind, ai oshtʼ i mirë, kudo tʼjetë ka me mbrri dora e tij. Po tʼkeqin sʼe ke as atje as ktu as kërkund.

Kështu edhe nʼatë aspekt duhet tʼpasë parasysh solidariteti ka ekzistue jo vetëm te pajtimi po edhe te kujdesi për me pasë ni kafshatë buke. Ka qenë edhe ni, “Familja ndihmon familjen”, edhe ajo ka dhanë ni kontribut tʼmadh. Kanë mbajtë familje plot familje për çdo muj iu kanë çue sa kanë pasë mrena atij standardi çfare ka qenë nevojë po them. Kështu që ishte ni fushë ku mujshe me vepru, me punue.

Bile ni torturë mu mʼkanë marrë disa herë edhe këtu të ashtuquajtura biseda informative, policia e Serbisë. Janë ardhë qitu dy-tre herë ma kanë bastisë shtëpinë. Kena pasë fillu ni shkollë këtu Majac me ndërtue unë e kom pasë projektin e saj dhe krejt ato, filloj me të madhe tʼpunohet erdhën na ndërpren. Janë ardhë ma kanë marrë projektin mʼkanë thirrë mʼkanë kërcënu. “E din ky oshtʼ sekret ushtarak projekti i shkollës”. Ata e paskan pasë qashtu. Se nʼkohë lufte shkollën e bojnë objekt për nevoja veta. Tashti na e ke marrë sekretin gjoja. Siç na kanë torturu niherë, na kanë shtri për toke kur oshtʼ vra nji i sigurimit tyne. Shqiptar ka qenë ai, u vra.

Anita Susuri: Vitet e ʻ90-ta?

Ilaz Pireva: ʻ95-shi dikund atje. Mu si kryetar edhe shtatë anëtarë tjerë kryesisë, po unë e kom ndi vetën ma lehtë sepse ditë e zotit sʼjanë marrë veprimtarë mʼu rrah nëpër stacione tʼpolicisë nuk ka ndodhë. Kështu unë e kom nda fatin edhe nʼkëtë periudhë edhe pse i kisha do vjet edhe pse i kisha pasë do halle asi. Po tash edhe me këta tʼritë unë prap ndajsha ni fat me ta. Kështu mirë.

[Këtu ndërpritet intervista për shkaqe teknike]

Anita Susuri: A jeni gati?

Ilaz Pireva: Po po unë gati.

Anita Susuri: Po mʼdoket deshtët diçka…

Ilaz Pireva: Domethonë kjo sekretari i degës ishte komandant i mbrojtjes territoriale për zonën operative Llapit. Erdhi tha, i çova fjalë faktikisht se e njifsha, jo e kom njoftë këtë po ia kom njoftë

edhe ni tʼafërm tij. I çova fjalë, ai e kishte dhandërr këtë. “Thuj Muhametit sʼki vend ma ngjitu nalt”. Vjen thotë, sʼdi a i kishte shku porosia. Po vjen ky thotë kështu, kështu, “E kom ndërmend…”, “Ju priftë e mbara, veç ni porosi, afroni njerëzit. ju jeni luftëtar tʼlirisë, nuk oshtʼ ky i këtij ai i atij ju jeni gjithë një”, “Valla unë nuk pʼe disha këtë”, “Kam dëgju disa fjalë”, thashë, “prandaj veç po tʼporosis edhe ty”.

Masanej kur e kom taku ka thanë, “Kish pasë diçka po i kemi kapërcye”. Domethonë kemi ofrue edhe ato dallime që kanë mund të ndodhin. Kemi sigurue miell prej tregtarëve të Llapit, kanë marrë me shumicë me kamiona prej Serbisë dhe i kemi çu deri te Leposaviçi përmes Shalës Bajgorës. Bile ka mbërri që edhe hua mʼka besue ai tregtari se sʼi kanë pasë niherë tʼhollat, domethonë jemi kujdes. Edhe për gjendje tjetër unë e kom pasë çikën tʼfejune, kjo oshtʼ si krim, a din, veçsa… pajën e saj, çejzin e saj me batanije me krejt ato, jorgana krejt ato i ka pregatitë për nusni i kemi çu. Deshta veç si simbolikë, domethonë.

Kem organizu… qytetarët bile kanë shprehë atë meniherë, kom thanë, “Veç mos mʼu gutni, mos shpenzoni që nʼhapin e parë se kjo nuk e dijmë sa ka me zgjatë. Kështu që edhe nʼatë aspekt oshtʼ punu dhe mbi tʼgjitha për përafrimin, për kujdesin, për… tani unë kom punu edhe në Fakultet të Mjekësisë. Aty ka qenë edhe shtabi për… dekani ai oshtʼ nʼbotën tjetër tash, Hashim Aliu, ku ka qenë… kanë përpilu orarin e krejt mjekëve kanë me dalë nʼteren domethonë. Mjekët sʼkanë kursye kurgjo. Bile do na kanë mbetë edhe derisa ka përfundu lufta sʼkanë mund kthehen Prishtinë. Domethonë oshtʼ nʼtona poret, nʼtona segmentet e jetës domethonë oshtʼ mundue dhe oshtʼ punue. Kështu për të tjerat nuk mund tʼflas.

Anita Susuri: Ju keni qenë këtu gjatë luftës a po?

Ilaz Pireva: Po. Unë kom qenë Prishtinë bile pat vdekë këtu ni veprimtar, unë e kom pasë edhe ma afër sesa veprimtar. Ndalem këtu te udhëkryqi oshtʼ policia serbe. E panë se e kisha letërnjoftimin e Lupçit meniherë Kako ti je UÇK, kako ti je…[srb.: Si e ke UÇK-në, si e ke…]” a din, si e ke si asi… e pashë ma sʼmë ka mbetë me… edhe kom qenë Mahallë Muhaxherëve te ni motër kam ndejtë edhe deri me 4 prill ʻ99-tes. 4 prill kemi dalë kufi atje te Hani i Elezit Bllacë. Dy ditë kemi ndejtë po nuk e kena përjetu atë tmerrin e kanë përjetu ni javë ditë pa u ndalë shirat.

Kom qenë dhetë ditë me ni kamp aty afër. Kanë ardhë mʼkanë thanë me shku dikund, kom thanë, “Jo”. Unë kisha ndërmend shkoj kah Shqipëria. Ka ardhë nji ushtarak i lartë i NATO-s, ka bisedu për disa gjana, ia kom dhanë edhe ni adresë me kond tʼbisedoj, ia kom thanë edhe do sene për fat keq mʼkanë dalë qashtu. Se ai ka qenë epror i lartë ushtarak i NATO-s po francez. Rolin e Francës e ka pasë, për këtë që oshtʼ sot Serbia.

Prej aty kom shku Tetovë prej Tetove prapë me do lidhje kom shku Dibër me qëllim me shku Shqipëri. Po e kom pa nuk kom pasë vend, do thotë. Edhe meniherë mbas asaj jom kthye. Ia kom fillue punës prapë këtu…

Anita Susuri: Në çfarë gjendje e keni gjetë vendin kur jeni kthy? Thatë që ju ka djegë edhe shpija?

Ilaz Pireva: Po, po këtu prej shpisë time që ia ka nisë e kanë djegë edhe nja gjashë-shtatë shtëpi tjera lagjes. Qato thashë kom jetu disa vjet me qira Prishtinë. Kur jom ardhë tani për kryetar ka fundi jom kthye këtu. Qato që tʼthashë, kom bo tani dikur shtëpinë edhe tash po jetoj në Lupç të Poshtëm jo të poshtër (qeshë).

Anita Susuri: Tash jeni nʼpenzion mʼthatë…

Ilaz Pireva: penzion po, po bajagi gjatë. Bajagi gjatë. Po tash ajo, qajo solidariteti i familjes tonë tradicionale hala po funksionon. Unë tash me ju tʼrejave pak edhe me vajza tʼmija… na kemi zgjeru rrethin edhe nëse tʼkom diçka nʼvijë tʼlargët tash po thojnë ofroje rrethin, ofroje, ofroje rrethin. Tash mʼu kujtu kur e kena miratu ligjin përkufizimi i definicionit çka oshtʼ familja e ngushtë, familja e ngushtë a din çka na del? Partneri, partnerja, gruaja, burri, nana, baba, fmija. Vëllau jo, motra jo mos tʼflasim për axhallarët e të tjerët për të tjerët.

Bile ju pata bo vrejte aty thashë, “Heqne bre qita partneri partnerja”, e kishin qitʼ para gruas, para burrit. Thashë, “Po përkthimi”, siç ishin plot përkthime të mrapshta… kështu që na e kena pasë atë përkufizimin e familjes bajagi gjon. Unë kom jetu me gjashtë halla, jom rritë prehën tʼtyne. Jo motrave po hallave. Kena pasë edhe do plaka tjera sʼkanë pasë, ju thojshin, tʼafërmit e tyne ju kanë dalë Turqi. Na i kena marrë. Se atëherë ka qenë rendi këtu te na dy herë nʼvjet mʼi marrë bijat. I kena marrë edhe ato. Ose për dasma, për kanagjegje diçka. I kena marrë edhe do tjera pos hallave se sʼi kanë pasë… edhe ato vi e largët.

Tash mʼthojnë prej kësaj çikës Afërditës, “Ajo kohë ka kalue”. Tash duhet domethonë mʼu përqëndrue afër, afër, afër. Unë kom thonë, jo bre rritne, rritne, rritne. Nji si përmbyllje se kur po shkruhet jo vetëm aty po edhe ma herët plot njerëz, unë sʼpo pajtohem kur po thojnë, “Jetës time sʼia kisha hjekë ni presje, ni pikë”. Unë i kisha hjekë plot presje, plot pika, plot fjalë, plot fjali, plot periudha, plot faqe me pa mujt ia kisha hjekë. Shyqyr domethonë jo pishmon ato që janë jo ato po do tjera mʼi pa pasë gërshanët nʼdorë tash i kisha hjekë plot. Kështu sʼpo pajtohem me ta po thojnë, “Sʼe kisha hjekë ni presje prej jetës time”. Jo valla e kisha hjekë, po sʼhiqen.

Anita Susuri: Mirë zoti Ilaz, faleminderit shumë për intervistën, për kohën!

Ilaz Pireva: Nuk di sa kam qenë, i sinqert dine po, sa kom mbrri mʼi shkoqit ajo çashtje pak tjetër.

Anita Susuri: Faleminderit shumë!

Download PDF