‘Pyetne Lubën a do të martohet për mua, të ik për mua, ajo e varfër, unë i varfër’. Nuk kemi asgjë, i varfër deri në fund. Dhe ata vijnë, më pyesin dhe tani unë nuk di se çfarë të bëj, nuk di çfarë të bëj dhe fund. Babai shumë pijanec, ai do të më vras, edhe mua edhe atë do të na vras të gjithëve. Dhe unë, kalon diku një muaj apo sa kalojnë, prapë i pyet, ‘A dëshiron ajo, çka, si do ja bëj, a do të vij tek unë? Nuk kemi asgjë, unë i varfër, ajo e varfër, asgjë nuk kemi!’ Dhe u kry puna. Dhe asgjë, unë marr vendim, gjyshja më thotë, ‘Më mirë shko, sa duron rrahje prej babait, më mirë nisu, çfarë të jep Zoti. Do të ketë për bukë do të sjell, të kalosh ashtu’. Kështu ka qenë dhe unë e dëgjova gjyshën time. Kjo, shumë e mirë ka qenë, i jam dhimbsur shumë. Dhe unë i dërgoj fjalë, nëpërmjet atyre që i ka dërguar te unë. Dhe unë i dërgoj fjalë, ‘Hajt po vi te ti.’
Lubica Karamatiq u lind më 14 gusht 1934 në Janjevë. Ljubica u martua pa i mbushur njëzet vjet dhe u bë nënë e shtatë fëmijëve. Pasi që bashkëshorti i saj punonte në Shkup, Maqedoni ajo e mori përsipër menaxhimin e biznesit familjar. Ajo e ka pasur një puntori në shtëpi ku e kanë përpunuar metalin. Edhe pse sot e gjithë familja e saj është në Zagreb, Ljubica ende jeton në Janjevë pasi që dy djem të saj janë të varrosur në varrezat e Janjevës.