Memoriali i Nato-s

Bombardimi i Jugosllavisë nga NATO në vitin 1999 u përcoll me dëbim masiv të shqiptarëve të Kosovës në Maqedoni Veriore, Shqipëri dhe Mal të Zi. Një numër i vogël i banorëve të Prishtinës mbetën në shtëpitë e tyre dhe ata me një mendje tregojnë historinë kur trupat e NATO-s hynë në qytet më 12 qershor 1999 duke nënkuptuar fundin e luftës. Zhurma e tankeve dhe pamja e uniformave miqësore u dhanë guxim qytetarëve të braktisin bodrumet e tyre dhe  të dalin përsëri në sheshet e qytetit. Në vitin 2018 në përvjetorin e çlirimit të Prishtinës, një pllakë u përurua për të përkujtuar 157 paqeruajtës të NATO-s të rënë në Kosovë. Ky memorial u ndërtua për të nderuar NATO-n dhe  vendet që kontribuan për të ruajtur paqen në Kosovë për pothuajse dy dekada.