Një fisnik dhe komandant ushtarak shqiptar, Gjergj Kastriot Skënderbeu është i njohur për udhëheqjen e kryengritjes kundër Perandorisë Osmane në Shqipërinë e sotme. Shtatorja në sheshin kryesor të Prishtinës është një deklaratë e Kosovës për identitetin dhe trashëgiminë kulturore të përbashkët me Shqipërinë. Shtatorja e Skënderbeut është një kopje e asaj në Krujë dhe si e tillë, kërkon një mjedis malor ekspozimi. Derisa shumica e artistëve i imponojnë vizitorit një pikë të vetme nga e cila shtatorja duhet shikuar, e vëzhguar nga niveli i tokës, bëhet i dukshëm joproporcionaliteti midis kalit dhe Skënderbeut. Skulpturuar nga Janaq Paço, shtatorja u zbulua në vitin 2001.