Shtëpia e Re e Mallërave Gërmia

Shtëpia e re e Mallërave Gërmia është një nga projektet arkitektonike të pakta në qytetin e Prishtinës projektuar nga një grua. Liljana Rashevska, në përputhje me qendrat e tjera tregtare të fasadave të hekurta, e mveshi Gërminë me një tipologji tashmë të identifikueshme jugosllave. E ndërtuar në vitin 1972 për të përfaqësuar një ekonomi të re shtetërore të plotëfuqishme, ajo zëvendësoi tregtarët që ndodheshin përgjatë rrugës që shkonte nga Teatri Kombëtar në ish rrugën Divan Jolli. Shkallët lëvizëse në brendësi, risi për atë kohë, ishin posaçërisht mbresëlënëse për të rinjtë. Dikur një hapësirë shumë e qasshme, sot Gërmia mezi bie në sy, kryesisht për shkak të ndërhyrjes së bërë në fasadën e jashtme dhe ndërrimit të funksionit të ndërtesës.