Konzullata e Mbretërisë Serbe

Në vitin 1889, Mbretëria e Serbisë kishte themeluar disa zyra përfaqësuese brenda Perandorisë Osmane në Evropë, përfshi këtu edhe Prishtinën. Ndërtesa e konzullatës përfaqësonte Mbretërinë Serbe në Vilajetin e Kosovës, në atë kohë territor i administruar nga osmanët. Sot, kjo strukturë ka kollapsuar pothuajse tërësisht, mirëpo i kishte shërbyer mbretërisë deri në vitin 1913, kur Perandoria Osmane ishte tërhequr nga Ballkani.