Shatërvani pranë Xhamisë së Çarshisë

Gjatë sundimit të Perandorisë Osmane, hapësira publike e Prishtinës ka pasur mbi katërdhjetë shatërvane. Me kalimin e kohës ata u shkatërruan, i vetmi i mbetur është shatërvani në mes të Xhamisë së Çarshisë dhe Muzeut të Kosovës. I ndërtuar në fillim të shekullin XVIII, ky shatërvan konsiderohet si një ndër më të vjetrit. Dizajni i tij oktagonal, i përbërë nga panele të mermerit të dekoruara me rozeta dhe motive tjera nga bota bimore, në miniaturë shënon shembull të mirë të arkitekturës osmane. Përveç që prej tyre pihej ujë, shatërvanët kanë pasur rëndësi të madhe në ritualin e pastrimit në marrjen e abdesit.