Familja, para lindjes sime kuptohet, paska qenë familje e madhe edhe familje duket relativisht e pasur. Baba im, ose ma mirë me thanë babës sim në rini i pamartum, ja paskan pas kthy në atë kohë njërën prej grave të vllaut të vetë që ka vdekë. Ka vdekë, edhe ajo grua sipas zakonit të asaj kohe, i osht’’kthy babës sim. Por ajo ka ardhë në shpi të babës sim edhe me një Xheladin Nushin, nuk e njoh, unë u mor vesh s’kom qenë as i lindur në atë kohë… i cili paska qenë shkollu, ka vazhdu studimet.
Janë nda njëherë edhe janë vendos në Tiranë, kjo e Xheladin Nushit. Kom fitu përshtypjen se jonë nda për arsye të mospajtimit, qysh nana e tij e ky i rritun, të martohet me babën tim. Kom përshtypje, por nuk i di ato kohëra, s’i kom përjetu. Prej nanës sime kom dëgju se mund të jetë një prej shkaqeve që ata jonë nda, jonë vendosë në Tiranë. Ai ka vazhdu studimet, paska kry në Grac fakultetin e ekonomisë, menjëherë osht’ doktoru në shkenca ekonomike. Osht’ kthy si këshilltar në oborrin mbretëror të Ahmet Zogut. Në ndërkohë osht’ martu me një qytetare prej Vjenës. Osht’ ardhë ajo në Tiranë, ka zhvillu mësim në shkollën e “Nanës Mretneshë” [Nënës Mbretëreshë] të asaj kohe. Kështu paska pas qenë quajtë ajo shkolla “Nanës mretneshë’”, shkollë e njohur përndryshe, ma vonë kom dëgju për këtë shkollë. Kanë lindë një fëmi një vajzë, ajo osht’ ende gjallë, emrin e ka pas Shpresa. Por në ndërkohë për arsye se osht’ detyru t’ikë prej regjimit të Enver Hoxhës, e ama [ëma] bashkë me këtë në Vjenë tek sa ka qenë e lindur, kanë ndrru emrin edhe mbiemrin për me mujtë me siguru jetën në Vjenë. Në këtë pikëpamje ajo… emri i saj sot osht’, një emër italian e ka qe besa, por më ka ikë prej kujtesës. Emri i vërtetë edhe ajo vetë e thotë “Jam Shpresa”, por mbiemri i saj kuptohet me martesë ka qenë e detyrume edhe ta ndërrojë mbiemrin.
Unë e kam kërku gjatë kohës, gjatë viteve ‘70-ta në Vjenë, me ndërmjetësi të ambasadës Jugosllave, por e kam kërku me mbiemrin Nushi, Shpresa Nushi. M’kanë thonë ambasada jugosllave gjatë kohës kur kom qenë me delegacionin jugosllv në një mbledhje të UNESCO-s në Vjenë njo nji javë ditë, familje Nushi në Vjenë nuk ka. Unë kam hekë dorë prej asaj kohe.
Papritmas, në shtëpi një ditë, po më duket në vitin 1999, një shok i imi prej Vjenës m’ka lajmëru në telefon. “More” thotë, “këtu kom një gru që quhet Shpresa Nushi, po thotë se e ka emrin Shpresa e mbiemnin Nushi. E po dëshiron me ditë çfarë Nushi je ti, i cilit Nush je ti, i cilit Nush osht’ ajo”. “Po bre” po i thomë, “unë e njohë atë ajo nuk më njehë mua, ajo osht’ e familjes sonë”. I kom tregu origjinën e vetë jemi lidhë me te dhe tash vazhdojmë. Disa herë ka qenë të unë, para nja tre-katër muajve ka qenë për vizitë herën e fundit. Komunikojmë me të normalisht, jo për çdo mbrëmje por ndoshta një herë në javë po, me anë të emailave më anë të telefonave etj., etj. Ajo ka dy vajza e një djalë, osht’ bo natyrisht gjyshe, osht’ në moshë të pleqërisë. Profesoreshë e anglishtes në Universitetin e Vjenës ka qenë, osht’ pensionu në këtë Universitet.