Qyteza e Jajnjevës është një ndër vendet në Kosovë ku jetojnë komuniteti kroat dhe banuan në këtë qytezë që nga shekulli i XIII. Ajo përfaqëson një shembull të Kosovës shumë etnike ku komunitete të ndryshme jetojnë në paqe së bashku, duke e bërë atë një zgjedhje të natyrshme që Iniciativa për Histori Gogore (OHI) të shfaqë Janjevën para publikut të gjerë, një vend që përmban një ndërthurje të vendbanimeve osmane dhe shtëpive austro-hungareze, një vendbanim i lidhur me traditën e minierave.
Për të kapur të pakën disa nga historia e saj e pasur, Iniciativa për Histori Gojore, përmes projektit “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë kulturore”, ka krijuar një hartë të vendeve të trashëgimisë kulturore të Janjevës.
Gjatë gjashtë muajve të fundit, OHI ka hulumtuar dhe ka inçizuar intervista gojore me anëtarë të komunitetetve të ndryshme, duke i vënë ato në një aplikacion i cili përmbanë hartat dhe historitë që lidhen me jetët e njerëzve me prejardhje të ndryshme kulturore, duke u mundësuar përdoruesve të jashtëm të mësojnë për identitetin magjepsës kulturor dhe ekonomik të vendit dhe banorëve të tij.
Disa nga vendet përfshijnë Shtëpinë muze të Shtjefën Gjeçovit, Kishën e Shën Nikollës, Xhaminë Murad Bej, Shtëpinë e Familjes Palliq dhe Shtëpinë e Familjes Matiq.
Ambasadori HE Danijela Barišić, Ambasada Kroate, Z. Stefano Gnocchi, Këshilltar për Çështje/Komunitete Politike, Përfaqësues Special i EUOK / BE, Znj. Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP, Shkëlzen Hajdini, Drejtor i Zhvillimit Ekonomik në komunën e Lipjanit, Znj. Erëmirë Krasniqi, Drejtore, Iniciativa për Historis Gojore, në këtë event partnerët dhe publiku ishin prezent.
Ashtu si me aplikacionin e Prishtina Walks, kjo është një qasje unike dhe inovative për të siguruar mbrojtjen dhe dokumentimin e vlerave kulturore.
Projekti i Janjevës është pjesë e projektit „Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë kulturore” i financuar nga Instrumenti i Bashkimit Evropian që kontribuon për Paqe dhe Stabilitet (IcSP) dhe zbatuar nga Programi për Zhvilim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Kosovë.
Aplikacioni mund të shkarkohet në platformat Android the Apple në vijim.