“Gjakun ia falë rinisë, jo dorasit”: Historia e parë

Raif Musa dhe Valdete Bajrami Musa

Ky është rrëfimi i parë nga cikli prej dhjetë rrëfimesh mbi Lëvizjen e Pajtimit të Gjaqeve të vitit 1990. Rrëfyesit janë Raif Musa dhe Valdete Bajrami Musa, burrë e grua, profesionistë në teknologjinë e informacionit nga Ferizaji, të cilët ishin aktivistë të Lëvizjes.

 

Musli Avdyli holding the camera, Pleshine village, 1990;

Në fotografi: Musa Avdyli në kamerëtubim i Pajtimit të Gjaqeve në fshatin Pleshinë, 1990. Photography by Lala Meredith-Vula.

Organizimi në Ferizaj… kom pasë unë shumë shokë jashtë Ferizajit, studenta që kanë qenë ish të burgosun politik, jom kanë i kyçun në do rrjedha politike të atëhershme, politike se ilegale e kom fjalën. Tani nji shok me të cilin kemi nejtë vazhdimisht me ta, kusherini i tij, djali i axhës tij ka qenë edhe ai ish të burgosun, ai është kyçë në grupin e parë në grupin e Pejës, edhe ai na e ka dhanë idenë neve që edhe ju duhet me vepru, domethanë duhet me punu diçka në qat’ drejtim. Edhe na jemi mbledhë nja dy-tre vetë, “A e bajmë?” “E bajmë”. Edhe shkum, u kanë nji mbledhje Unioni i Studentëve në janar, 18 janar qishtu diçka, edhe e kemi shfrytëzu qat’ mbledhje na, e kemi shfrytëzu qat’ mbledhje jemi ngritë e kemi propozu, “Po ia nisim edhe na po punojmë”.

Në fillim na është dukë si lojë, se s’kem pasë as ide as…. Fillimisht neve na u ka dokë pak si lojë edhe e kem ba aty, domethanë është formu Këshilli, unë jom zgjedhë si koordinator i Këshillit, krejt jemi kanë shokë që jemi njoftë kështu studenta. Edhe rastin e parë që kemi shku e kemi sfidu veten, kem shku në Greme, nji student ish aty na tha, “Është një rast, e di nji rast në Greme”,  i kish ai afër kështu, edhe provum me shku, shkum na. Ka pasë studentë të të gjitha anëve të Kosovës aty. I erdh interesant pak atij plakut që na priti, ai kish me falë gjakun e vëllaut. Mirëpo, na edhe nuk kemi pasë njohuri se qysh e çka, mirëpo na jemi thirrë ma shumë në atë kuptimin me e falë gjakun në emër të rinisë, në emër të të rijve që u vrajshin në atë kohë, në emër të ushtarëve që vishin në arkivole e qito, domethanë përdorshim atë retorikën sa ma të fuqishme për me bindë atë plakun që nuk po e falë ai gjakun për hatër të vrasësit, po për kauzë.

 

Screen Shot 2017-03-07 at 8.50.25 PM

Në fotografi: Valdete Bajrami Musa, Raif Musa dhe Syzana Jupa përgjatë punës në terren në kohën e fushatës së Pajtimit të Gjaqeve.

[…] Me ta, ai as nuk na dha fjalë ai plaku, por na e kemi ndi nevojën që nashta na shumë të ri edhe nuk ia mushëm synin atij, edhe vendosëm me i lutë profesorët tonë që mujnë me na u bashkangjitë me na ndihmu. Një prej atyne që kishim besim te ai edhe mendonim se ishte në krahun tonë kah ana patriotike, u kanë Prof. Dr. Ismail Hasani. Edhe kom shku kom bisedu direkt me ta, s’ka hezitu, pa hezitim është kyç edhe ai. Na u ka bashkangjitë, kemi shku me ta meniherë pas dy dite. Tash avancum, me ndihmën e profesorit avancum te ai pak, mirëpo nuk e fali, nuk e fali ai prapë. Domethanë, jemi shku tri herë aty, po, herën e katërt është bindë ai edhe na e ka falë gjakun neve edhepse na tanë kohën i kemi thanë, “Ti ki me na i falë gjakun neve, jo dorasit, nëse donë ti me u pjekë [konfrontu] me dorasin në rregull, që s’donë, na e respektojmë vendimin tond”. Mirëpo, kur e fali, kur na i fali neve tha, “Okej”, tha, “ju vendosni çka”. Edhe na tani vendosëm me majtë tubim, pak me ba ma madhështore, se qajo ndikojke te tjerët.

Me 18 mars jemi mbledhë në Greme, meniherë fshati, u kanë LDK-ja, nëndega e LDK-së në fshatin Greme, kem shku me folë, unë edhe nji koleg, me folë me kryesinë e LDK-së në nivel të qytetit edhe ata na kanë përkrahë edhe është organizu tubimi. Kanë marrë pjesë dikun 500-700-600 vetë, është inçizu me kamerë filmike, se në atë kohë s’ka pasë digjitale, edhe gati qato fotografi çka i kam unë, i kam prej kamerës filmike, u kanë ai kameraman në Radio Televizion ka punu, Nazmi, Nazmi mbiemri s’po më… Hajrullahu, Hajrullahu, jashtë dikun jeton ai, tani ka ardhë. Unë kom shku te shpija e kom pytë, ai s’ka hezitu hiç, ka ardhë ka inçizu e kështu. Prej gazetarëve u kanë ky Rexhep Rifati në atë kohë ka raportu. Kanë pasë folë Sadik Tarfarshiku, do të thotë, profesor Liman Rushiti, si nënkryetar, ky Hasani mbiemrin… ka qenë atëherë në kryesi të LDK-së, tash është në PDK, Hasani mbiemrin, profesor i gjuhës, Shyqyri Hasani ka qenë në kryesi të LDK-së, ka folë në emën të LDK-së, ka folë në emën të studentave nji vajzë, edhe në emën të Këshillit kom folë unë, domethanë kemi prezentu edhe kem vazhdu punën tani tutje.

Vishim, kemi pasë një zyrë të vogël te Shkolla e Lartë Teknike si byfe u kanë, na e shfrytëzojshim si zyre. U takojshim në mëngjes aty edhe vishin njerëzit na lajmërojshin për raste të ndryshme nëpër fshatra.