Garentina Kraja, Sekuencë nga intervista

Luftërat prodhojnë gjenerata të humbura dhe Millosheviçi dëshironte që kjo gjeneratë e shqiptarëve të humbiste. Por përkundrazi, ata lulëzuan.


Kryesisht gjithë jemi angazhu prej njerëzve, domethonë rrethit t’parë, e kom përmendë Petritin në veçanti, m’i sjellë njerëzit që na ka marrë mendja që jonë liderë t’komuniteve t’tyre, qoftë nxanësa t’mirë n’klasë apo njerëz aktiv që i kemi pa, apo njerëz që kanë qenë të angazhum në aktivitete t’shkollës, ose domethanë të “Sami Frashërit” ose të “Xhevdet Dodës” në atë rast.

Fillimisht, domethonë, pak a shumë aktivitetet tona kanë qenë grupore. Kanë qenë takimet të cilat na i kemi mbajtë në premisat e “Postpesimistave” si organizatë. Mandej, njona prej gjanave t’para që i kemi ba ka qenë botimi i një fletushke, që e ka marrë pastaj trajtën e ni gazete t’përmuajshme, domethonë çdo muj kemi provu m’dukët me, me nxerrë “Postpersimistat”. Kemi pasë aktivitete tjera. Shpesh kemi organizu, sikur me thonë dance parties [ndeja vallëzimi], po ma tepër kanë qenë, nuk kanë qenë vetëm dance party po kanë qenë edhe ni mënyrë… përpos për m’u mbledhë. Ka qenë edhe ndoni bend i asaj kohe, Njerzit që kanë bo muzikë, njerz të gjeneratës tonë që kanë bo muzikë, që m’i mbledhë m’i ndëgju ata. Edhe kemi organizu diçka, ndoni aktivitet rreth tyre.

Pastaj, më vonë kur kanë fillu mu formalizu gjanat te “Postpesimistat”, kemi, kur kemi fillu me pasë kordinator… e kemi përzgjedhë kordinatorin që i ka kordinu realisht aspektet e ndryshme të organizatës. Atëherë vetëm kemi fillu me qenë edhe ma formal n’organizim e këtyre aktiviteteve dhe në ofrimin e tyre përtej kornizës t’anëtarëve të “Postpesimistëve”. Ni aktivitet konsistent ka qenë udhëtimet jashtë vendit, domethonë n’formë të takimeve të ndryshme që i kemi bo me “Postpesimistat” që kanë ardhë nga vendet e tjera të ish-Jugosllavisë. Edhe këto pak a shumë e kanë, realisht i kanë dhonë formë aktivitetit tonë brenda Kosovës edhe jashtë Kosovës, gjithmonë n’përgaditje për ndarjen e përvojave tona