Bisedat e ekspozistës: Raif dhe Valdete Musa

Iniciativa Kosovare e Historisë Gojore ka organizuar një seri diskutimesh në Galerinë e Arteve në Pejë, Kosovë përgjatë kohës sa ishte e hapur ekspozita Fushata e Pajtimit të Gjaqeve 1990-1991. Diskutimet u bënë me aktivistë të pajtimit të gjaqeve.

Më 5 maj u mbajt diskutimi me Raif dhe Valdete Musën të cilët shfletuan albumin fotografik të ekspozitës dhe kanë kujtuar tregime të lidhura me Fushatën e Pajtimit të Gjaqeve. Diskutimet janë moderuar nga Erëmirë Krasniqi, ndërsa janë xhiruar nga Donjeta Berisha dhe shumë shpejt do të publikohen në uebfaqen e OHI-t.

Diskutimi është mbuluar nga Klan Kosova, dhe mund ta gjeni këtu: