Çfarë zbuluan Misionarët Jezuitë rreth Gjakmarrjes dhe Pajtimit

Fotografija nga: Alexandre Degrand. Në fotografi: Kaimakamët e Mirditës, Gjon Marku, Don Domeniko, Summa përkthyesi im dhe vëllezërit dhe mbrojtësit e kaimakamëve, 1890. Burimi: http://www.albanianphotography.net/

Ndër studimet klasike të ligjit zakonor [kanunit] në shoqërinë e gegëve të Shqipërisë veriore, hulumtimi i kryer nga klerikët katolikë është në veçanti i pasur për kombinimin e analizave ligjore ashtu edhe politike, si dhe detajet etnografike. Megjithatë, ndërkohë që puna e Françeskanit Shtjefën Gjeçov [“Kanuni i Lekë Dukagjinit”, për herë të parë i botuar pjesë-pjesë në revistën “Hylli i Dritës” në vitin 1913, pastaj pas vdekjes së tij i botuar si libër në vitin 1933], është i njohur gjerësisht falë përkthimeve në gjuhë të ndryshme, materiale të çmuara të publikuara origjinalisht në gjuhën italiane apo shqipe nuk e ka pasur fatin e të njëjtës përhapje.

Ne kemi gjetur një thesar të tregimeve që trajtojnë gjakmarrjen dhe kanunin në raportet që misionarët Jezuitë në Shqipërinë veriore dhe Kosovë morrën me vete tek autoritetet e tyre krahinore në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Këta etër italianë nuk e kishin zjarrin e njëjtë nacioanlist sikur Gjeçovi, i cili e kodifikoi ligjin e pashkruar tradicional duke u fokusuar në veçantinë e tij, por nuk mbeti krejtësisht vëzhgues i shkëputur.  Të vendosur brenda fushës, ata nuk mund t’i injoronin torësisht nocionet lokale të moralitetit, apo thjesht t’i gjykonin kontraditat e tyre me parime religjioze, siç kanë bërë autoritetet më të larta të kishës. Qasja e tyre ishte në fakt edhe analitike edhe praktike. Ata studiuan dhe kuptuan zakonet tradicionale të fiseve malësore shqiptare, dhe edhe kur ishin të shokuar nga ajo që ata konsideronin të padrejtë dhe të patolerueshme, ata arritën të bëjnë një ndarje pragmatike në mes të asaj që duhej të braktisej dhe asaj që duhej ruajur në mënyrë që burrat e kanunit të bëhen katolikë të virtytshëm.

Sa i përket etërve, ekzistonin dy abuzime skandaloze të ligjit zakonor: praktika e bashkëjetesës jashtëmartesore dhe gjakmarrja. Ata u morrën me këto duke përdorur të gjitha mjetet që kishin në dispozicion, duke përfshirë forma të dënimeve apo ndërmjetësimin që ishte i huaj për idenë e tyre mbi drejtësinë: për shembull, djegien e shtëpisë së personit që jetonte me një grua e cila nuk ishte bashkëshortja e tij, apo drejtimi nga garantuesit të cilët mund të dënojnë cenuesit e besës me vrasje, duke nxitur hakmarrje të mëtutjeshme.

Për fatin tonë të mirë, Jesuitët udhëtuan përmes dioqezës së kryepeshkopit të Shkupit dhe Shkodrës, duke ndjekur një model të vjetër organizativ i praktikuar në regjione të largëta si Lindja e Largët dhe Aerika, duke lëvizur nga famullia në famulli në grupe prej dy vetësh, i ashtuquajturi missione volante [bukvalisht, misioni fluturues, në kuptimin e misionit vizitues]. Në të njëjtën traditë misionarë që prodhoi volume të observimeve dhe analizave të botës jo-Evropiane përgjatë shekullit të tetëmbëdhjetë, ata dërguan lettere edificanti [raporte], në  Krahinën Veneta të Compagnia di Gesù, për t’i informuar eprorët e ture dhe publikun rreth misionit të vet në Shqipëri. Autorët e lettere janë At Domenico Pasi, nga Verona, At Francesco Genovizzi, nga Bergamo dhe At Angelo Sereggi, një shqiptar nga Shkodra.

Dy librat që  na inspiruan të përkthejmë tregimet që Jezuitët morrën me vete në shtëpi: Giuseppe Valentini (ed.), La Legge delle Montagne Albanesi nelle relazioni della missione volante . 1880-1932, Firencë: Leo. S. Olschki Editore, 1969; dhe At Fulvio Cordignano, L’Albania a traverso l’opera e gli scritti di un grande Missionario italiano il P. Domenico Pasi S.I. (1847-1914), Vol. II, Romë: Istituto per l’Europa Orientale, 1934 [Fulvio Kordinjano, Shqiperia. Permes vepres she shkrimeve  te misionarit italian At Domeniko Pazi (1847-1914). Tirana: Plejad]. Valentini [1900-1979], i trajnuar si Jezuit, dhe një ish misionar u bë profesor i   studimeve Albanologjike në Universitetin e Palermos përgjatë Luftës së Dytë Botërore, ai është poashtu autor i studimeve të mëtutjeshme mbi ligjin shqiptar zakonor. At Cordignano (1887-1952), i cili punoi në Shqipëri nga viti 1926 deri në vitin 1941 si anëtar i missione volante, u bë studiues i njohur i studimeve Albanologjike.


Fotografija nga: Alexandre Degrand. Në fotografi: Procesioni në oborrin e katedralës në Shkodër, 1890. Burimi: http:www.albanianphotography.net

 

“Nuk ishte as kryekuvendari e as fisi ata të cilët kishin ardhur për të kërkuar faljen, por ministrat e Jezu Krishtit, vetë Jezu Krishti”

1893, 11 Mars – Kiri

Dikush e kishte ofenduar bajraktarin publikisht. Për të shmangur një hakmarrje të menjëherëshme, ofenduesi detyrohej të jipte një premtin dhe ta paraqiste atë tek të vjetrit, e që do të thotë, tek gjyqësia e udhëheqësve të fshatit. Ai gjithashtu do të duhej t’iu jipte të gjithëve dhurata në mënyrë që të merrte një dënim të lehtë. Ndoshta gjykimi i të vjetërve nuk do të pranohej dhe problemet do të pasonin. Kështuqë, e ftuam bajraktarin para Bishopit dhe misionarëve, dhe iu lutëm të falte gjithçka për hir të Jezu Krishtit dhe shenjtërisë së asaj dite. Ai ishte njeri shumë i arsyeshëm dhe i ndërgjegjshëm, prandaj e fali.

Rastësisht atë ditë një djalë nga Shoshi ishte në Kiri; ai kishte pasur disa telashe me udhëheqësin e Kirit, Lul-Palin, për disa gjaqe në mes dy vëllazërive. Të gjithë e dijnë se pajtimi i gjaqeve i kryer nga qeveria në kohëra të ndryshme nuk funksionon aspak, për arsye së është i sforcuar dhe qeveria garnaton për vetëm katër vjet: nëse paqja thyhet brenda atyre katër viteve, dhe gjaku merret, qeveria të dënon; nëse njëri mer gjakun pas atyre katër vjetëve, atëherë nuk ka asgjë për t’u frikësuar sepse qeveria mban përgjegjësi vetëm për katër vjet.  

Tani, i krishteri nga Shoshi, anipse i pajtuar nga qeveria me Lul-Palin, e dinte se do të vritej në rastin e parë, dhe duke parë gjithë ato pajtime nëpër fshatra, ai shpresonte të falej. Ai na luti mua dhe Bishopin t’i ndihmojmë të marrë faljen, të shkojë tek familja e armikut të tij e cila jetonte afër kishës dhe me kryqin në duart tona ta merrte atë mëshirë për hir të dashurisë ndaj Jezu Krishtit. Ishte një rast i vështirë, sepse Lul-Pali ishte njeri krenar, i njohur për vrasjet që kishte kryer, për të cilat edhe ishte arrestuar e dërguar në ekzil. Ai pastaj iku dhe u kthye në malet e tij por nuk mund të shkonte në qytet, përndryshe qeveria do ta arrestonte. Më tutje, falja nuk do të bëhej për dikë brenda fshatit, por për dikë nga një fshat dhe bajrak tjetër, një rast shumë më i vëshitrë. Nuk shpresuam shumë, edhe për faktin se Lul-Pali i cili kishte dyshuar se ne do të provonim, kishte dërguar një lajmërim, “As mos t’iu shkojë nëpër mend.” Të provuarit nuk ishte problem, sepse ne do ta merrnim faljen ose në këtë rast ose kurrë.

Ne pastaj shkuam tek shtëpia e Lul-Palit, unë, Bishopi, prefekti, famulltari dhe misionarët. Njerëzit që na panë e kuptuan çfarë po bënim dhe na përcollën, dhe kur shkuam shtëpia ishte plot me njerëz. Ata ishin pjesërisht aty nga kurreshtja dhe pjesërisht me shpresën se do të pijnë ndonjë gotë raki me atë rast, ndërkohë që të tjerët ishin aty sepse ishin të interesuar për atë pajtim.

Sapo na pa, Lul-Pali kuptoi qëllimin e vizitës tonë. Bishopi më dha shenjë që duhet të flas, dhe në qetësi të plotë, unë fillova ta falenderoj Lul-Palin për ndihmën që i kishte dhënë misionit duke i strehuar çdo ditë njerëzit që jetonin shumë larg nga kisha dhe të cilët qëndruan në shtëpinë e tij për të ngrënë dhe fjetur, dhe gjithashtu për atë që ai ishte ngazhuar në pajtimin e gjaqeve dhe hasmërive; dhe iu luta atij që pasiqë kishte qenë model i tillë për fshatin, edhe ai duhet të bënte diçka që do të ishte gjëja më e mirë që ai kishte bërë ëto ditë: të pajtohej me familjen nga Shoshi me të cilët ai ishte në hasmëri dhe për hir të dashurisë së Jezu Krishtit të harronte të kaluarën dhe të varroste atë me një falje bujare. Lul-Pali donte t’i shmangej. Ai tha se qeveria tashmë e kishte pajtuar atë rast, ai ishte vetëm në shtëpi, vëllai i tij ishte larg dhe se nuk mund të bënte asgjë pa folur me të dhe justifikime të tilla të cilat janë të zakonshme për këto raste.

Por ne ia premë shkurt. I treguam se ceremonia e sotme nuk ishte laike por e shenjtë: nuk ishte as kryekuvendari e as fisi ata të cilët kishin ardhur për të kërkuar faljen, por ministrat e Jezu Krishtit, vetë Jezu Krishti i cili kishte bërë dhe vuajtur shumë për ne (dhe këtu e nxora kryqin dhe e lashë para tij), Jezu Krishti i cili në ato ditë kishte bekuar çdokë dhe nuk kishe dashur të largohet nga asnjë shtëpi pa e bekuar fillimisht etj., etj. “Mos e zgjat shumë dhe na trego hapur se çfarë do të mund të bëje për hir të dashurisë ndaj Jezu Krishtit.” Lul-Pali nuk tha asgjë, por e hoçi kapelën e tij, kryqëzoi veten tri herë, mori kryqin, e puthi tri herë, e prkeu ballin e tij me të tri herë dhe ma dha mbrapshtë duke thënë, “I kioftë hallall!” Të gjithë u prekën dhe thanë, “Kiofsh faqebardhë!”

Unë u ngrita dhe e bekova atë dhe familjen e tij me kryq, duke iu lutur Zotit për të gjitha të mirat për ta. I kërkova personit që ishte falur, i cili ishte në masë, që të vinte afër: Lul-Pali e përqafoi dhe përsëriti, “Qofsh i falur.” Tjetri e mori armën dhe ia dha në shenjë falenderimi. Lul-Pali tha se e kishte falur për hir të dashurisë së Jezu Krishtit dhe nuk dëshironte të merrte asgjë, por tjetri insistoi dhe të gjithë thanë, “Merre, merre,” dhe a i e morri. Është një ceremoni e zakonshme. Ne tashmë e dijmë se në rrethana të tilla, nëse i ofenduari falë, tjetri duhet t’i dhurojë atij një dhuratë apo pak a shumë diçka të vlefshme, duke marrë parasysh rrethanat e të dyve armikut dhe falësit. Pastaj i faluri solli dy jebrik të mbushur me raki dhe e shpërndau atë duke nisur nga Bishopi. Pas të zakonshmes, “Lavdi Jezu Krishtit,” të cilën e themi gjithmonë teksa mbajmë gotën para se ta pijmë, ne i uruam atij që fali, siç është e zakonshme në rrethana të tilla, që të jetë faqebardhë, dhe se Zoti do ta shpërblente për mëshirën e treguar e kështu me rradhë. Boshipi dhe ne, klerikët e tjerë, pimë dy gota pastaj u ngritëm dhe u larguam ndërkohë që të tjerët vazhduan.

Lettera Edificante della Provincia Veneta della Compagnia di Gesù; Serie V, pp. 106-108.

 

Fotografija nga: Alexandre Degrand. Në fotografi: Pamje nga penda e peshqve në liqenin e Shkodrës, 1890. Burimi: http://www.albanianphotography.net/

 

Vali dhe Peshkopi

1893, 11 Mars – Kiri.

Rezultati më i mirë që doli nga ky mision ishte ligji i cili e ndalonte bashkëjetesën me gra jashtë martese dhe pa bekimin e saj. Kjo, siç e kemi thënë shumë herë më parë, është shqetësimi më madh në bjeshkë. Këtu nuk ka koncept të martesës. Ata nuk e kuptojnë lidhjen që lind nga martesa e shenjtë. Ata martohen vetëm për arsye njerëzore të ulëta dhe dashakeqe. Kur Monsinjor Markoni arriti këtu, cdoku në dioqeze kishte bashkësi jolegjitime me motrën e gruas, me gruan e dajës, djalit, kushëririt, i mbanin në shtëpi apo ua jipnin dikujt tjetër në familje kur atyre u vdiste burri.

Peshkopi dhe prifti gjithnjë kanë luftuar kundër këtij keqpërdorimi, duke përdorur ndalesa kishtare, por me shumë pak sukses. Njerëzit këtu nuk janë brengosur për ndalesat, për shkak të traditës, pasionit, interesit, nderit dhe shpresës se do të mund të rrëfehen para se të vdesin dhe të falen për gabimet. Si u bë peshkop i Pultit, Monsinjor Markoni provoi diçka tjetër. Përveç ndalesave kishtare, ai përdori edhe mënyrat sekulare; ai kërkoi dhe mori mbështetjen nga kryekuvendari. Dhe kuvendi menjëherë veproi.  

Lartëmadhëria e tij Kerim Pasha, Vali i Shkodrës, thirri kokat e Pultit dhe pasi që i priti me sjellje të mirë dhe të këndshme, filloi t’u flasë në këtë mënyrë, “A e dini pse ju kam ftuar?” Ata u përgjigjën, “Jo, Lartmadhëri, ne nuk e dijmë”. Dhe ai, “Ata më thanë që ju dëshironi ta ndërroni fenë dhe të kaloni në Muhamedanizëm”. Ata u befasuan nga deklaratat e tilla dhe thanë, “Jo, Lartmadhëri, kurrë nuk kemi thënë diçka të tillë, ne jemi të krishterë dhe dëshirojmë ta mbajmë religjionin tonë”. Dhe kryekuvendari, “Ju flisni kështu për shkak se keni frikë nga dënimi që pason me ndërrimin e religjionit. Por mos keni frikë, sepse unë ju premtoj që asgjë e keqe nuk do ndodhë me ju, përkundrazi, ju do të jeni të lumtur dhe do ju ndihmoj ashtu siç mundem”.

Duke e parë që kryekuvendari po insistonte, ata u turpëruan që kishin marrë një propozim të tillë. Dhe iu përgjigën, “Lartmadhëri, ne jemi të krishterë, paraardhësit tanë kanë qenë gjithmonë të krishterë, dhe kanë vdekur të krishterë: ne poashtu dëshirojmë të vdesim në këtë religjion. Ne jemi të gatshëm t’i bindemi Sulltanit, Lartmadhërisë së tij kryekuvendarit, por sa i përket religjionit ju lusim të mos na bezdisni më, sepse nuk kemi dëshirë të konvertohemi”. Më pas kryekuvendari hoqi maskën të cilën e kishte mbajtur deri atëherë, mori një letër që kishte mbajtur në tavolinë dhe tha, “Ja, një letër e Peshkopit tuaj se thotë se ju, anipse të krishterë, jetoni sikur të mos ishit të tillë, dhe haptazi bëni gjëra që religjioni juaj i ndalon, sepse ju vrisni, plaqkisni dhe jetoni me gra si bashkëshorte ndërkohë që religjioni juaj nuk iu lejon të bëni një gjë të tillë…Epo, nëse nuk dëshironi të jeni të krishterë më, jeni të lirë dhe askush nuk do t’iu ndalojë, por nëse dëshironi të mbeteni të krishterë, ju duhet t’i bindeni Peshkopit tuaj dhe të jetoni në pajtim me rregullat e religjionit tuaj”. Dhe pastaj i përzuri ata.

Ky predikim ishte efektiv, sepse tregoi se kryekuvendari dhe Peshkopi ishin në pajtueshmëri dhe se kryekuvendari ndihmonte Peshkopin. Duke parë se degët spirituale dhe kalimtare ishin të bashkuara kundër tyre, malësorët deklaruan disfatën dhe u ndanë nga gratë të cilat ata i kishin mbajtur si bashkëshorte në mënyrë të paligjshme.

Peshkopi mendoi për një gjë tjetër që do t’i ndalonte ata t’i ktheheshin atij zakoni. Pa iu treguar se pse, Peshkopi mblodhi udhëheqësit e Shëngjinit dhe Planit në Kiri të dielën, më 12 mars, ditën e përmbylljes së misionit. Pas drekës, udhëheqësit e tre flamujve u mblodhën në fushën afër kishës dhe u ulën në rreth për të pritur Peshkopin dhe misionarët që t’iu tregojnë arsyet e atij kuvendi. Pastaj, Peshkopi, Lartmadhëria e tij fillimisht lavdoi përkushtimin që ata kishin treguar për Misionin në qarqet e tyre, dhe rezultatet e dukshme, i niti ata të vazhdojnë dhe propozoi që të tre flamujt të bashkohen dhe të bëjnë një ligj që do të ndalonte jetesën me gra në mëkat, pa marrë parasysh a janë ato të afërme apo jo, dhe kërkoi të mbikëqyren ligjet e Kishës së Shenjtë. Kushdo të ketë mëkatuar deri tani ka mundur ta justifikojë veten për shkak të injornacës, traditës apo ndonjë preteksti tjetër; tani koha kishte ardhur që kushdo që ishte i krishterë do ta tregonte atë me verpa, pa e njollosur religjionin.

Pasi Peshkopi përfundoi së foluri, ishte rradha e Prel Nikas nga Plani. Ai ishte një folës i njohur dhe tha se bazuar në rregulla ata nuk mund ta bënin këtë ligj, për shkak të pesë flamujve të qeverisë së Scutarit (Shkodrës), e para është Shala, e dyta Shoshi, pastaj ato të trija. Shala dhe Shoshi duhet të fillonin dhe ata do të përcillnin. Sidoqoftë, kjo nuk ishte çështje e marrëdhënieve civile, por kishëtare, dhe misionarët nuk kishin qenë në Shalë as në Shosh, por vetëm në Giovanni (Shëngjin), Planti (Plan) dhe Kiri dhe nuk ekzistonte asnjë arsye për të përcjellur precedentët.  Në qoftë se këto të fundit do të pajtoheshin për atë ligj, të tjerat vetëm do të përcillnin.

Konkluzioni ishte një ligj nga tre flamujt e Shëngjinit, Plantit dhe Kirit, bazuar në të cilin askush nuk do të jetonte me gra në mëkat, pa bekimin e bashkimit të tyre nga prifti. Nëse dikush do ta theynte këtë ligj, ai do të duhej të paguante një mijë piastre (200 Franga) ndaj fshatit dhe dy dele ndaj Bülükbaci, apo nëpunësit të qeverisë për çështjet e maleve, dhe kjo në mënyrë që të ketë mbështetje edhe nga qeveria. Pas pagesës së borxhit, fajtori do të duhej gjithashtu ta kthente gruan. Nëse nuk dëshiron ta bëjë një gjë të tillë, ai ipso facto do të përjashtohej nga komuniteti i fshatit dhe askush nuk do të kalnte festat me të, as funeralet, punën dhe askush nuk do të ofronte sulm apo mbrojtje në rast të gjakmarrjes apo diçkaje tjetër. Nëse dikush në fshat do ta ndihmonte atë, ai do të ishte borxhli me një dem, i cili do të hahej nga të tre flamujtë [shtetet]. Ky është dënimi më i keq që do të shoqëronte një igj të maleve, ku secili ndihmon të tjerët, sepse ata nuk mund të jetojnë të izoluar në fshat. Lartmadhëria e tij, Peshkopi e aprovoi ligjin dhe premtoi se do të ndihmonte.

Kur menduam se gjithçka ishte mirë dhe iu falenderuam Zotit, djalli u mundua të shkatërrojë punën e Zotit me një incident të cilin ne duhet ta njohim në mënyrë që t’i mësojmë misionarët e tjerë si të sillen me pajtimin. Në dy familjet që kanë falur gjakun, kishte vetëm gra dhe fëmijë, dhe meqenëse ekzistonte solidaritet ndër të afërmit e viktimës në raport me gjakun, familjarët e ngushtë të viktimës kërkonin gjakun derisa jetimët të rriteshin dhe të mund të ngarkoheshin me përgjegjësinë e nxjerrjes së gjakut të babait të tyre. Ishte dikush që mendoi që fshehtazi të premtojë 500 piastre (100 franga) për secilin të afërm që donte gjak, kështuqë ata të mund të kërkonin faljen nga gratë dhe fëmijët, apo të paktën të kërkonin moskundërshtim. Sepse, nganjëherë ndodhë që është më e vshtirë për një të afërm të largët që të falë sesa për familjarë të ngushtë, kështuqë nuk duket se ata nuk interesohen fare për gjakun, ashtuqë nëse viktima do të ishte i afërm ai nuk do ta falte, por ai falë për arsye se është i largët, dhe e lë gjakun të pa marrur.

Të njëjtit vrasës kishin dërguar porosi se përkundër parave të zakonshme të gjakut, ata do të jipnin diçka më shumë. Nuk kishte kohë për ta bërë paktin të qetë; ne vazhduam pak në mënyrë amatoreske, gjaku u fal dhe garantuesit ishin në vend, por askush nuk foli për marrëveshjen e fshehtë, e që është, 500 piastret, 100 frangat t’u jipeshin nën tavolinë atyre që kishin punuar për pajtimin.

Por kur vrasësit e panë se gjaku u fal dhe garantuesit ishin në vend, ata nuk pranuan të paguanin asgjë më shumë. Deri atëherë, ne nuk kishim ditur asgjë për marrëveshjet e fshehta. Tani, kur njerëzit e përfshirë e panë se 500 piastre ishin humbur dhe nuk kishte kuptim të flitej fshehtazi, ata haptazi deklaruan se nëse familja e viktimës, e që është, gruaja e tij dhe jetimët, e kanë falur gjakun; ata nuk e kanë falur; dhe nëse askujt nuk i interesonte fakti se ata nuk e kishin falur, fajtorët duhet të shkonin në shtëpitë e tyre dhe të punonin në fusha, nëse kishin guxim. Ishte një zhgënjim i përgjithshëm; e pamë gjithë punën e bërë për pajtim tek shkoi dëm; provuam t’i rregullojmë gjërat; e pamundur. Qajtëm, u zumë deri në mbrëmje dhe përfundimisht të dy palët shkuan në shtëpi duke protestuar dhe kërcënuar.

Na u desh të shkojmë në Shosh me prefektin, dhe Lartmadhërinë e tij Peshkopin në residencën e tij në Shëngjin. Në mëngjesin e hershëm, të dy palët erdhën në kishë për Meshën e Shenjtë, nuk jam i sigurtë a kishin ardhur vetëm për atë apo për të provuar të pajtoheshin, Por, çështjet e interesave ndër malësorë janë të tmerrshme, dhe ata japin gjithë kontributin e mundshëm para se të paguajnë apo humbasin 20 piastre. E këtu çështja ishte të humbeshn apo të fitoheshin 500 piastre, dhe derisa e panë se ata ishin të detyruar të paguajnë apo të dorëzohen, askush nuk u dorëzua. I thamë disa fjalë të mira, rekomanduam shokët e udhëheqësve të fiseve për të mbajtur pajtimin dhe u larguam, Peshkopi për Shëngjinin dhe ne për Shoshin. Disa ditë pas arritjes sime në Shosh, unë pranoj një letër nga Peshkopi që thotë se ai kishte shkuar në Kiri prapë dhe kishte ndarë djallin në gjysmë dhe secila palë ishte e lumtur me 250.

Unë mësoj nga kjo se në pajtimin e gjaqeve dhe hasmërive ne duhet ta përdorim vetëm religjionin dhe të kërkojmë falje për hir të dashurisë ndaj Jezu Krishtit; nëse këtu hyn interesi njerëzor, pjesa më e mirë e pajtimit humbet, thashethemet dhe zhgënjimet pasojna dhe paqja nuk zgjatë gjatë. Për më tepër, është e përshtatshme që para përmbylljes së paktit të gjithë hapat të jenë bërë dhe gjithçka të jetë e qartë, dhe sigurisht nëse ka nevojë të ketë edhe zotime dhe garancë. Nëse diçka nuk vendoset mirë, qoftë edhe argumenti më i vogël mjafton për të shkatërruar çdo gjë. Për më tepër, pristi duhet të ndërmjetësojë dhe inkurajojë faljen, por pa premtime dhe garanca; ai poashtu nuk duhet të premtojë premtimet e të tjerëve, as të të fortëve. Nëse nuk ka zotime dhe garanca. Në fakt, ai nuk duhet të panojë premtues dhe garantues, por duhet të lejojë që premtuesit të jenë të lidhur me njerëzit më të rëndësishëm të fshatit, dhe ata duhet të zgjedhin garantuesit, ashtuqë prifti të mos hasë në urrejtje dhe zhgënjim.

Father Domenico Pasi S.J.

Lettera Edificante della Provincia Veneta della Compagnia di Gesù; Serie V, pp. 106-108.

In: Giuseppe Valentini (ed.), La Legge delle Montagne Albanesi nelle relazioni della missione volante . 1880-1932, Firenze: Leo. S. Olschki Editore, 1969, pp. 86-88.

Fotografija nga: Alexandre Degrand. Në fotografi: Lumi Drin ndër Shkodër, 1890. Burimi: http://www.albanianphotography.net/

 

“Njerëzit e mjerë! Ata e gjejnë vetën në situata shumë të mjera si pasojë e mungesës së shtetit dhe drejtësisë!”

1891 – Kreshmët e mëdha

E kemi pasur një rast shumë prekës ne Bugioni.

Një djal i ri njëzet vjeçar vjen tek unë me këto fjalë, “At, kam shumë dëshirë të rrëfehem, dua të rrëfehem, por së pari më duhet ta tregoj situatën në të cilën gjendem, sepse e di që nëse mashtroj gjersa rrëfehem falja nuk do të ketë asnjë vlerë, sepse njeriu nuk mund ta mashtrojë Zotin”.

“Në rregull, më thuaj me çfarë ka të bëj”.

“Më lejo ta sqaroj me kujdes: po mundohem të marr hak, por të lutem kuptoje, ky gjak nuk është sikur të tjerët, dhe nëse dëshiron mund të më lejosh të rrëfehem. Para shumë viteve disa hajdutë kishin hyrë në shtallën time gjatë natës për të vjedhur dele; pa e ditur se kush ishin, vëllau im qëlloi në ta dhe e vrau njërin. I vrari ishte nga Berisha. Ditën e nesërme familja e tij i vuri flakë shtëpisë sonë dhe na dëmtuan aq sa mundën; vazhduan të na ndjekin për të marrë hak, dhe gati se çdo natë shtëpia jonë ishte e rrethuar me njerëz të cilët na kërcënonin dhe kurrë nuk na lenin rehat. Erdhi koha kur qeveria kishte urdhëruar pajtimin e të gjitha gjaqeve, dhe ne duhej ta shitnim bagëtinë dhe tokën dhe u varfëruam vetëm për t’i mbledhur gjashtë borse (gjashtëqind franka) për t’i paguar gjakun vëllaut të të vrarit. Dikur më vonë ky njeri na tradhtoi, dhe vrau vëllaun tim për gjakun që tashmë e kishte falur, dhe nëse mundej, nesër ai do të më vriste mua poashtu, dhe ta shkatërronte familjen time. Ju mund ta vëreni se në këtë rast nuk mund të bëj asgjë tjetër por vetëm ta vras atë njeri”.

“Jo, nuk mund ta vrasësh: feja ta ndalon”.

“Si mendon, nuk mundem? A nuk e sheh që ai ka bërë një gjest shumë mizor?”

“Po, por i Madhërishmi dëshiron që ne t’i falim ata që na lëndojnë dhe nuk dëshiron nga ne që të hakmerremi”.

“Sikur të ishte vetëm lëndim, po, por në këtë rast është e pamundur ta fal. Ju jeni prift, por nëqoftëse dikush do të sillej me ju ashtu siç sillet rivali im me familjen time, a do ta falnit dhe lejonit të sillej me ju në këtë mënyrë kaq mizore, sikur të ishit i pavlerë? Pas tërë atij dëmi të shkaktuar ndaj jush?”

“Por ti nuk po mundohesh ta vrasësh vrasësin e vëllaut tënd, i cili dëshiron të të vrasë ty dhe ta shkatërrojë familjen tënde, por ti je i gatshëm ta vrasësh cilindo në familjen e tij, apo cilindo nga vëllezërit e tij”.

“Jo, të tjerët e bëjnë të njëjtën në raste të ngjashme, por nëse sot do ta takoja djalin e vrasësit nuk do ta kisha prekur, sepse e di që ai është i pafajshëm; unë kam ndërmend të hakmerrem në pesë njerëz që janë fajtor, të cilët kanë marrë pjesë në vrasjen e vëllaut tim dhe për dëmin që ia shkaktuan familjes sime”.

U mundova ta inspiroj atë të falë, por ishte e kotë.

“Nëse unë ia fali,” tha ai, “do të çnderohem para të gjithë njerëzve të bjeshkës; kushërinjtë e mi do të kthehen kundër meje, dhe ata do t’ia vënë flakën shtëpisë, dhe secili do t’i japë vetës të drejtë të më nënçmojë”.

M’u lut ta lejoja të rrëfehej, sepse ai e bëri atë që është dashur të bënte, dhe shtoi, “Nëse kisha dashur të të gënjej, unë do t’isha rrëfyer pa të treguar asgjë, por nuk e bëra. Jam i gatshëm t’i nënshtrohem cilitdo ndëshkim, por më duhet të rrëfehem, sepse nuk jam i sigurt se do të jetoj, dhe ndodh që nuk do të shoh më”.

Ma tregonte këtë më shumë me zemër se sa me gojë. Më përqafoi dhe unë qaja, por si t’ia bësh ndryshe, nëse pleqnia shqiptare qartazi ndalon shfajësimin e atyre që heqin dorë nga gjakmarrja? Është e vërtetë që teologët dhe posaçërisht kardinali De Lugo, që trajtonte raste të ngjashme të hakmarrjes të bëra me ndërmjetësim, dhe në vende ku nuk ka autoritet institucional që dënon vrasësit dhe rregullon rendin dhe ligjin, që zgjidh këto raste në mënyra favorizuese ndaj atyre që janë në kërkim të shfajësimit. Por poashtu është e vërtetë që Kongregacioni i Shejtë i Propagimit të Fesë ka një përgjigje që mbanë datën 9 maj, 1763 që thotë: “licitum non esse hominibus privatis in iniurias ulcisci, licet in iis locis degant, in quibus nemo est qui vindicandis criminibus praesit; proindeque eosdem, nisi animum ulciscendi deponant, non esse absolvendos” [Njeriut nuk i lejohet që të marrë hak privatisht për një padrejtësi, edhe nëse ai jeton në një vend ku nuk ka asnjeri ta gjykojë krimin e hakmarrjes, andaj ata të cilët nuk heqin dorë nga hakmarrja nuk do të shfajsohen].

M’u desh ta braktisja pa ia dëgjuar rrëfimin. Dy ditë më vonë e pashë prapë në fshatin tjetër, ku ai më kishte përcjellur, dhe insistoi shumë që të rrëfehet dhe argumentoi këtë aq mirë sa që u preka deri në lot. Njerëzit e mjerë! Ata e gjejnë vetën në situata shumë të mjera si pasojë e mungesës së shtetit dhe drejtësisë!

Domenico Pasi  S. J.

Lettera Edificante della Provincia Veneta della Compagnia di Gesù; Serie IV, pp. 93-94.

In: Giuseppe Valentini (ed.), La Legge delle Montagne Albanesi nelle relazioni della missione volante . 1880-1932, Firenze: Leo. S. Olschki Editore, 1969, pp. 51-52.