Şükrü Zeynullah – IN MEMORIAM

Një jetë e tërë kushtuar artit, kulturës dhe arsimit në gjuhën turke, Şükrü Zeynullah lë pas vetës një trashëgimi të rëndësishme për komunitetin e tij.

Şükrü Zeynullah u lind më 5 gusht, 1932 në Prishtinë. Si një ndër të diplomuarit e parë të Shkollës Pedagogjike në Shkup në vitin 1953, Zeynullah bëhet drejtor shkolle dhe njëri ndër kuadrot e para të mësuesve në gjuhën turke. Më vonë, ai ishte drejtor i Qendrës së Pionerëve në Prishtinë. Më pas vazhdoi me detyrën e tij si drejtor i distribucionit të gazetës “Tan” nga viti 1975 deri 1981. Zeynullah ndërroi jetë më 5 mars, 2020.

Iniciativa për Histori Gojore e intervistoi z. Zeynullah në nëntor të vitit 2018, në kuadër të intervistave që trajtojnë historitë jetësore. Intervistën e plotë mund ta shikoni këtu: Şükrü Zeynullah