Si e ligjerojnë mësuesit Luftën e Dytë Botërore në Kosovë?

Inkurajimi i një perspektive kritike të historisë në Kosovë: Diskutimi i narracionit të Luftës së Dytë Botërore nga mësuesit e historisë

Hulumtim nga Iniciativa Kosovare e Historisë Gojore dhe Qendra për Studime Krahasuese të Konfliktit

Ky raport ofron një perspektivë unike lidhur me mënyrën se si mësohet aktualisht historia në shkollat e mesme në Kosovë, duke u fokusuar në mësimin e historisë së Luftës së Dytë Botërore. Konkluzionet e këtij raporti bazohen në intervista kualitative me mësuesit të realizuara nga Anna Di Lellio, Orli Friedman, Srdjan Hercigonia dhe Abit Hoxha, në dy sisteme të ndara të arsimit që operojnë në Kosovë, njëra e udhëhequr nga autoritetet e Kosovës (shkollat e mesme në gjuhën shqipe), dhe tjetra nga Beogradi (shkollat e mesme në gjuhën serbe).

Për t’i përmbledhur më gjerësisht gjetjet e raportit, ne e kuptuam që mësuesit nga të dyja grupet janë “gardianë” të narracioneve të tyre nacionale; që shprehin mosbesim ndaj ndikimit të autoriteteve institucionale – qeveritë e jashtme, organizatat ndërkombëtare, Ministritë e tyre në vend – në mjetet dhe praktikat e tyre të mësimitdhënies; dhe që ata përdorin rrëfime personale dhe të komunitetit në komunikimin e tyre në klasë, gjë që korespondon me ndarjet politike që operojnë nën homogjenitetin e narracioneve nacionale.

Konluzioni ynë është që mësuesit e historisë kanë nevojë për më shumë hulumtime akademike. Sidoqoftë, ndryshimi nuk vjen nga jashtë. Që të jetë më efektiv, duhet të vie nga brenda. Hulumtuesit serb dhe shqipëtar kanë nevojë për mbështetje financiare që të studiojnë jashtë, që të hulumtojnë arkivat regjionale dhe përtej, dhe të krijojnë një trung të ri të literaturës mbi Luftën e Dytë Botërore që adreson aspektet fundamentale të këtij konflikti, të cilat narracionet nacionale historike shpesh herë i përjashtojnë apo shtrembërojnë.

Për të lexuar raportin e plotë ju lutem klikoni këtu.