Kryesisht e banuar nga komuniteti shqiptar, lagjja Velania u bë shtëpi e departamenteve të shumta të Universitetit të Prishtinës në vitet e ‘90. Në vitin 1993, për arsye sigurie, Presidenti i Kosovës dhe udhëheqësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës në atë kohë, Ibrahim Rugova, gjithashtu u vendos në Velani me familjen e tij. Rezidenca presidenciale u bë një pikë takimi i Rugovës me delegacionet e huaja politike. Të dyja, enterieri dhe eksterieri i rezidencës presidenciale e kanë rujtur pamjen e tyre origjinale. Sot, kur familja e presidentit të ndjerë pranon vizita nga zyrtarët e lartë shtetëror, ulësja e Rugovës mbetet e zbrazët, duke shënuar kështu në mënyrë simbolike mungesën e tij.