Fetah Bylykbashi

Mësimdhënës në pension

Erdh vendimi prej Rugovës ka ardhë, prej presidentit dhe organeve tjera që gjithsesi ka nevojë m’u organizu ni protestë gjithë popullore…Na mue m’caktun Lidhja e Arsimtarëve m’ka propozu mu për kryetar të protestës me qenë, po…Vendimi, propozimi i të ndjerit të madhit, Rugova, ishte që protesta m’u mbajtë po protesta mos me shkaktu gjakderdhje… Kah tri mbledhje n’ditë i mbajshim që t’jetë ni protestë shembullore që edhe armikun ta bojnë nervoz edhe e disiplinune… Tash i mbajshim mbledhjet… Fetah Bylykbashi kryetar. E në kllapa atje n’fund osht’ Fehmi Rexhepi, Fehmi Rexhepi doktor shkence osht’. Se kem pasë, kem pasë planifiku që nëse Fetah Bylykbashi gjatë protestës arrestohet, e para, ose plagohet, e dyta, ose vrahet protesta mos me u ndalë tash me ardhë qiky Fehmia me vazhdu…Kjo ka qenë ni organizim i mrekullueshëm.

Muhamet Bicaj

Ish Ministër i Arsimit

Kom pasë fat se me burrin e Merkel kisha pasë qenë në specializim në Universitetin e Moskës. […] Disa profesora që na jepshin aty mësim, anglisht, amerikan profesora që m’kanë dhanë mu në Zagreb. E unë u dallova aty shumë. Beso kur kam shku te Merkel kur u bona ministër i shkollave shqipe dominojke vula e Serbisë. Unë e mora vulën e Republikës së Kosovës i thashë… meniherë si e ka pa kërkesën Muhamet Bicaj ka thanë burri i saj pyte, ‘A je kanë në fakultet në Moskë?’ T’u vrapu erdh ai sekretarja e qeverisë aty e Merkel. Thotë, ‘Në ora kaq të pret Merkel’. Ilazi po thotë, ‘Qaq shpejtë a? As dy orë s’janë bo’. Thashë, ‘Po e ka pa profesor’. S’po më shkon menja që burri saj ka thanë. S’i jom shku Merkeli pytja e parë, ‘A je kanë në universitetin e Moskës?’ Thashë, ‘Po’. ‘Me burrin tem ke qenë’. Jom ardhë thashë, ‘Ju e dini që shqiptarë ka shumë këtu, i kemi hapë kurset e shkollave shqipe në Gjermani. Vula po e shoh që po dominon vula e Republikës së Serbisë na e kemi vulën e Republikës së Kosovës. Na jemi republikë tash’. ‘Kein Problem’. Kur mas nja dy dite ata gjysa e mësuesve studenta t’mi, ‘O’ ministër, o’ profë qy çka na ka ardhë Republic of Kosovo vula’.

Elion Kollçaku


Familja ime u dëbua me vagonë për kafshë drejt Shqipërisë dhe nuk e dinin se çfarë fati i priste. Mendonin se do t’i vrisnin dhe se do të përfundonin në një varr masiv. Nëna ime është mjeke dhe ajo tha: ‘Mora vetëm diplomën time, letërnjoftimet tona, certifikatën tënde të lindjes dhe disa rroba për ty.’ Por ajo i fshehu diplomën, dokumentet dhe disa fotografi, sepse kishte parë filma për Aushvicin, për Luftën e Dytë Botërore dhe për luftën në Bosnje. Ajo tha: ‘E dija që mund të përpiqeshin të thoshin se ne nuk ekzistojmë, se nuk kemi identitet. Prandaj duhej ta vërtetoja që ekzistonim.’ Ajo mori rrezikun t’i mbante dokumentet me vete, edhe pse njerëzit po digjnin letërnjoftime dhe letra pranë kufirit me Shqipërinë.

Sinan Ramić


Jetoni, punoni dhe jini të drejtë e të ndershëm, ndershmëria fiton mbi gjithçka. Paratë duhen fituar me djersë, jo me gënjeshtra. Nëse dikush ju punëson, shkoni, merrni pagesën, por bëjeni punën me ndershmëri, që ai të vijë edhe herë tjetër t’ju punësojë sërish. Kam rastin e një ish-sekretareje të Ndërmarrjes Komunale, që tani jeton në Nish. Çdo vit më telefononte që të shkoja t’ia kositja oborrin në Prilluzhë. A nuk kishte të tjerë që mund ta bënin? Po, kishte. Por ajo kishte parë tek unë një njeri të ndershëm dhe vetëm mua më thërriste. Çmimi kurrë nuk ishte problem. Kur më pyeste: ‘Sa kushton?’, unë i thosha: ‘Sa të duash të më japësh.’

Agim Paçarizi

Aktivist politik

Ka qenë ni grup i nxanësve të Podujevës që thuhej se kanë, nifar forme, i kanë çarmatos ni patrullë të policisë. I kishin pru ata në [Burgun e] Lipjan… Kur shohim nxanësit i kanë qit’ nisoj me shetitë. Disa nga, ndër ta ishte edhe Jetish Rekaliu, i cili kishte qenë mësues i nxanësve që parakalonin tash në oborrin e burgut. Ne nga disa, tash nga grilat që ishin aty, dritaret ishin t’hapura i kemi thirrë me emër, fillum me iu dhanë nifar’ forme kurajo. Ata edhe si fmi dikush me buzëqeshje t’u shiqu knena, dikush kumeditë kanë folë naj fjalë që s’e kom ndëgju. Ni polic shqiptar, se ata mrena ishin shqiptarë, i bëri rresht siç ishin dhe ju tha, secilit po ju jep nga një pendrek, kërrbaç n’dorë. Reagim i mësimdhënësveishte i tmerrshëm pastaj. Sidomos ai që kisha n’dhomë, Jetishi, i ka kap grilat edhe po e shan e po fyn atë, ‘Idiot, i poshtër. Si ke guxim ti me na rreh nxënësit para sysh?’

Lirije Osmani

Avokate

Në vitin e shtatë, vitin e shtatë kur masi fillun me shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi,  E kom pasë ni shoqe të bankës, Nazmija, domethanë mbiemri nuk m’kujtohet. Kur ju erdh letra që duhet patjetër me shku për Turqi. Ajo ka qenë ni ngjarje tepër e ranë që m’ka lanë qasi përshtypje që kurrë s’e harroj. Sa herë m’kujtohet diqysh prekna shumë.   Krejt populli i Mitrovicës dilke në stacion të trenit. Ka qenë treni Beograd Shkup. Se kishte qenë marrëveshja edhe me Shkupin. Që kur të shkojnë në Shkup me ju dhanë do far’ letra, leje që quheshin vesika. Mandej Turqia m’i pranu edhe… qaq ka qenë ranë ajo atmosferë saqë krejt populli qante. Qajshin ata që shkojshin, qajshin të afërmit, qajshin populli. Kërkush s’e dijke çfarë fati osht’ t’u e pritë… Shoqnia ka qenë shumë e mirë po ai përjetimi me atë shoqen e klasës shumë ka qenë i randë. Patëm dalë te treni me përcjellë sa vaji e piskama shkojke. Shumë e trishtueshme u kanë. Nuk kom naj nostalgji për Turqinë se populli jonë ka vujtë. Nuk i çelën kurrë shkolla, s’i lanë me folë gjuhën…

Mamudija Mustafa


Të gjithë ne, romë, serbë dhe shqiptarë, jemi më mirë tani. Para luftës, e madje edhe menjëherë pas luftës, kishte urrejtje mes njëri-tjetrit, por tani është më mirë. Unë dal, rri me njerëz dhe shikoj përreth, dhe shoh që njerëzit po jetojnë më mirë, romë, serbë e shqiptarë, të gjithë jemi më mirë… Sepse mendoj që askush nuk do edhe një luftë tjetër, të kalojë sërish atë frikë dhe shkatërrim. Askush nuk do që fëmija i tyre të përjetojë atë që ata vetë kanë përjetuar gjatë luftës.

Mehdi Skenderi


Muzika rome ishte gjithçka! Muzikën e kam dashur gjithmonë. Kur u martova në vitin 1995, në kulmin e inflacionit, bëra një dasmë të madhe. Madje doja edhe helikopter, por s’e mora dot!… Po, ishte [një nga dasmat më të mëdha në rajonin e Prishtinës]. Përgatita dy qe dhe pesë dele. Kishim gjithçka: peshk, mish në skarë, pije. Madje solla edhe një orkestër frymore nga Banja e Vranjës në Serbi, 10 muzikantë! U dhashë 100 marka parapagim me ndihmën e kushëririt tim, Jasharit, i pastë dritë shpirti. E doja muzikën. Punova, kurseva dhe e bëra siç duhej… Pa dyshim, dasma ime [është kujtimi më i paharrueshëm].

Ramadan Avdi

Farkëtar

Kishim shumë prej atyre festave, si të thuash, e festonim Erdelezin dhe atë për shumë ditë, shkonim te njëri-tjetri. Nuk ishte vetëm të shkoje për të ngrënë e për të pirë, por qëndrimi ynë së bashku kishte rëndësi… Festonim edhe Vasi, edhe ajo zgjaste 2-3 ditë… Babai im i ndjerë e këndonte bukën, dhe pastaj mblidheshim të gjithë bashkë, e gjithë familja, dhe kishim shumë shpenzime… Babai e këndonte bukën dhe këndonte për secilin që vinte, për çdo burrë apo fëmijë, nga çdo familje, për të gjithë… Dhe të gjithë, sepse atëherë njerëzit e ndienin ndikimin e këngës… Pastaj, të themi, kishte dasma dhe kishte festa të ndryshme.

Aiman K. Zureikat

Kontraktor ushtarak

Kam kaluar katër vite të jetës sime në Kosovë. Kam udhëtuar anembanë Kosovës, edhe nëpër rrugë malore. E njihja Kosovën si pëllëmbën e dorës. Është një vend i bukur. Kam shkuar gjithandej, dhe gjëja më e bukur ishte që ndihesha më i qetë dhe më si në shtëpi në Kosovë sesa në vendet e tjera të ish-Jugosllavisë, sepse shqiptarët e Kosovës kishin shumë nga ajo kulturë me të cilën isha rritur. […] [Ajo që ndodhi gjatë luftës] ishte vërtet e trishtueshme, sepse ja ku ishte problemi: në Kosovë kishe të krishterë dhe myslimanë. Pra, nuk kishte të bënte me fenë, por me pastrimin etnik.

Avni Mustafa


Një mëngjes, krejt papritur, i pamë katër a pesë shqiptarë në oborrin tonë… ishin miq edhe me babin tim, por ajo shoqëri u zhduk, sepse ata hynë në oborr me thika e me gjëra të tilla, duke kërkuar sendet e tyre… Nuk po them që s’kanë humbur gjëra gjatë luftës, por… edhe pse babi e mami po u thoshin, ‘Nuk kemi marrë asgjë prej jush, ju lutem, jemi miq’… ata panë një arkë me rroba dasme dhe… e kuptuan që ato rroba s’u takonin atyre, por mamit tim. Dhe e mbaj mend momentin kur ata po i nxirrnin të gjitha jashtë, i hidhnin në tokë, nuk u interesonte fare, dhe e lanë ashtu… Kurrë, kurrë nuk do ta harroj atë skenë pasi u larguan. E pashë mamanë time ulur aty, duke u munduar t’i kthente të gjitha në vend, ta rregullonte gjithçka siç ishte më parë, ishte një makth.

Halim Hyseni

Ekspert i arsimit

Kemi qenë në Podujeve. U mbyllen shkollat. […] Shkum unë edhe Bajrami m’i vizitu. Atmosfera tepër e randë, shqetësimi shumë i madh. Unë u thashë atyne,  shkollat e mesme ishin n’pytje. Thashë, ‘Mos keni dert se mësimi do të vazhdon shqip’. Këtu ka lindë idea. Sepse unë punoja atëherë në zyre në Entin Pedagogjik ku oshtë Shoqata e Veteranëve, qaty i kem pasë zyret. Punoja deri në ora 12:00 të natës. T’u mendu çka me ba, si ma ba? […] Unë e dija që janë diku rreth 10,000 policë në Kosovë. E dija që numrin e kemi 12,000 paralele. Nuk ka mundësi kurfar’ mënyre ta ndal mësimin kur ti don të arsimohesh. Në qato kushte, në livadh, në livadh; në arë, në arë; në shtëpi, në shtëpi.

Remzije Limani Januzi

Aktiviste politike

Kërkesat kanë qenë kryesisht politike. ‘Vetëvendosje!’ ‘Lironi të burgosurit politikë, Adem Demaçin, Rexhep Malën!’ Gjithë ata të burgosunit i kanë përmenë me emra. ‘Trepça po punon, Beogradi ndërton!’ ‘Kosova Republikë!’ … ‘Kushtetutë, ja me hatër, ja me luftë!’ … Hydajeti ka folë, ka folë si punëtor, me kaçketë, me tesha të thjeshta ka qenë punëtor ne nuk e kemi njoftë fare. Edhe atë ditë, Teuta… vrulli nuk të lejke ty, nuk të lejke rahat ajo situatë. Edhe tash, ‘Hyp ti Teutë, hyp edhe ti si femën. Pse me hype veç mashkujt? Edhe femnat le të hypin’. ‘Jo, hyp ti Remzi!’ S’di si u ba edhe mu, ‘Hyp, hyp ti’, pa nisë e me hypë, vëllau i shkrujti ato kërkesat, çka me folë… në shpinë të dikujt, më dokët të vëllaut të Teutës ka qenë. Edhe m’i jep ato, une hypi aty me ni fund me ni, jo bash lehtë nuk e kom pasë, edhe tash më pytë Hidajet Hyseni, ‘A po më njeh?’ … Edhe i flas ato edhe brohoritja ka qenë edhe ma e madhe se si femën si edhe pak ma ndryshe, edhe zbrita poshtë edhe mo vazhdumë deri në mramje terr u konë, u terru shumë, deri vonë ka qenë. Atje na shpërndajnë me gazlotësjellës, aty shpërndahemi mo asnjëna tjetrën s’e kemi pa. Më dathën këpucat edhe e shoh ni djalë tu vrapu nëpër rrugë, nuk më kujtohën ato rrugë sot se ku kanë qenë ato. Edhe ma jepë ni këpucë të vetën… bile e kom marrë deri sa jom, deri vonë e kom pasë. Nuk e di vonë dikush ma ka largu ato, se kom dashtë me rujt kujtim atë, kujtim edhe të jenë në muze, ajo këpucë që me tregu ku ka ndodhë, çka kanë bo, kemi bo në atë kohë.

Xhafer Ismaili

Mësimdhënës i pensionuar

U rrehën nxanësit serb me nxënësit shqiptar në Runikë… E kishin dërgu si aktiviste Vahide Hoxha, shoqën e Fadil Hoxhës, si aktiviste për atë ngjarje që kishte ndodhë aty. Ajo ni gru zojë, ni gru e pa krahasueshme. Ni gru Albright… Kishte aty komunista që kishin dëshirë kur ndodhin kso ngjarje me u tregue ma katolik se papa… Gati na nxuni gjysa e natës kaloj. E mora fjalën unë. Thashë, ‘Kjo që ka ndodhë na ndodhë shpesh herë edhe ndaj shqiptarëve me shqiptarë na rrehen. S’ka ndodhë kjo me kurfar’ prapavije. S’ka ndodhë pse ata kanë qenë serb e na shqiptar… Na mundem m’i dhanë ngjyra çfare doni po kjo nuk ka kurfar’ ngjyre politike, as urrejtje nacionale as kurgjo nuk ka’.  U kry mbeldhja… Kishte qenë ni kafe ende t’u punue, hynëm me pi kafe edhe bisedojshim me Vahiden. Vahidja tha, ‘Na nxore prej krizës. Pat’ me na nxan’, tha, ‘sabahu mos te morre fjalën ti’. Ai Avdyl Miftari profesor i historisë ish, tha, ‘Oj shoqja Vahide’, tha, ‘ky Xhaferi ka qef ton naten me nejt qitu se s’ka ku shkon, s’ka banesë, s’ka kurgjo’. Më kqyri, tha, ‘S’ki banesë?’ Thashë, ‘Nuk kom’. Tha, ‘Ki me pasë’.

Linda Gusia

Sociologe

Na bojshim neja midis ditës për shembull. Në ora 12:00 në mesnatë i shtrijshim perdet edhe… mandej shkojshim n’shpi me hangër drekë me prindt tanë. Qiky ka qenë realiteti. Na përherë kemi pasë ndjenjen me jetu nifar’ jete normale edhe me kriju nifar’ normaliteti edhe nifar’ rezistence në qat’ far’ normaliteti. Në të njejtën kohë realiteti jonë ka qenë jashtëzakonisht denigrues edhe shtypës në secilën formë t’jetës tonë. Domethanë është shumë interesant edhe qysh adaptohet njeri me pabarazitë e qatij niveli. Ku ti për shembull çdo gja ka qenë e segregune, a po? Ti ke qenë shumë e kujdesshme ku po shkon me ble. Ti ke qenë shumë e kujdesshme n’cilin dyqan po hin a po çka… gjithçka ka qenë e kalkulune. Për dikond që i ka 14-15 vjet gjithçka ka qenë e kalkulune edhe domethanë qato vendime që i ke bo kanë qenë vendime shumë t’rëndësishme për mirëqenien tane.

Sami Rama

Drejtor shkolle

Kur kena fillu vitin shkollor qater ‘94 – ‘95 atëherë kemi qenë në Bajr tu majt në nji shtëpi private, edhe aty intervenun policia…Atëherë ka qenë dhjetori, 15 dhjetori ka qenë. Ka qenë ni ditë e ftohtë, nji ditë me mjegull e dendur ka qenë, shumë mjegull e dendur. Edhe nxansat duke ardh në shkollë e kanë vërejt policinë që janë tu u sill në atë pjesë ku mbajshim mësim. Ajo shtëpia e ka pas oborrin e rrethuar me muri edhe kemi dal e kemi mbyll derën e oborrit edhe me i qetësu nxansat edhe me fillu procesin mësimor. Edhe ata e kanë kalu murin edhe janë hy në oborr të shtëpisë edhe drejt kanë hy në klasë…E di që më kanë maltretue para nxansave…Çka kanë gjet nëpër banka i kanë fut nëpër stufa, atëherë janë konë stufat e vendosne, i kanë djegë, i kanë shti me shenu ato simbolet e tyre nëpër tabelë. Edhe dikur e di që i kanë lirue, une pak kam qenë i si me thonë i maltretum në mënyrë shtazarake në korridor… I demolun klasët, dhomat, i rrëzun edhe stufat, stufat e ndezur. Para se me asi më shtinën me i kap stufat e ndezura me të thonë të drejtën, derisa mu djegën edhe durtë.