Kush mytet kapet për shkume nën regji të Urtina Hoxhës dhe Mardhë nën regji të Flaka Kokollit, dy filma të shkurtë të animuar që bazojnë tregimin e tyre në intervista të historisë gojore, pjesë të arkivës sonë online janë përzgjedhur nga Anibar – Festivali Ndërkombëtar i Animacionit dhe do të shfaqen në kuadër të Balkan Competition.
Mardhë nën regjinë e Flaka Kokollit është prodhuar nga Iniciativa për Histori Gojore në partneritet me forumZFD-Programi i Kosovës dhe mbështetur nga Komuna e Prishtinës.
Edicioni i dymbëdhjetë i festivalit do të mbahet në Pejë nga 23-30 korrik, 2021.