Mulla Idriz Kokrruki, “Ksi pallavra të fesë foli gjithë ditën e lume”: Historia e gjashtë

Raif Musa dhe Valdete Bajrami Musa

Ky është rrëfimi i gjashtë nga cikli prej dhjetë rrëfimesh mbi Lëvizjen e Pajtimit të Gjaqeve të vitit 1990. Rrëfyesit janë Raif Musa dhe Valdete Bajrami Musa, burrë dhe grua, profesionistë në teknologjinë e informacionit nga Ferizaji, të cilët ishin aktivistë të Lëvizjes.

nga e majta Dr.Don Lush Gjergji,Myderriz Idriz Kosova,Prof.Anton Çetta dhe Akademik Mark Krasniçi

Në fotografi: nga e majta, Don Lush Gjergji, Mulla Idriz Kokrruki, Anton Çetta, dhe Mark Krasniqi.

Nji rast shumë interesant në Ramazan, [Mulla Idriz] Kokrruki erdh me neve. Aty kena shku diku shtatë, tetë herë edhe e thirrëm Kokrrukin edhe këtë Liman Rushitin me na ndihmu. Edhe Ramazan, na asnja nuk ishim që e majshim Ramazanin. Hoxha me neve, na kthynë bukë edhe me legen me i la durtë, atëherë qashtu u kanë në oda. Edhe prej hoxhës [fillon] qashtu është reni, po i lanë hoxha durtë, po kqyrëm ndërmjet vete i lajtëm edhe na durtë, e prunën sofrën, ai i pari u ul në sofër hoxha. Na ia nisëm me hangër ai kurgjo s’po hanë, tash na krejt tu u kqyrë mes vete se tash hoxha ninushëm mos është, a din e qysh po ulët e s’po hanë?  Po i thotë ai, “Merr hoxhë”. “Jo”, tha, “unë jom ninushën”. “Po ti i lajte durtë”. “Po”, tha “Se gjatë ditës unë muj me prekë sene të këqija, edhe pastërtinë duhet me e majtë, pastërtinë”. “Po”, tha “Ti u ule në sofër”. “U ula”, tha, “Se unë jom qenie njerëzore, lakmoj, normal”, tha, “unë me lakmu atje  e prishi, kështuqë”, tha “Rri me juve, kur ju t’ngihni edhe unë jom i ngitë”. Na qitke neve ujë, na e thejke bukën, tonë kohën deri u çu i fundit ka nejtë në sofër, domethanë u kanë besimtar i fortë edhe atdhetar i fortë. Për ma atdhetar se hoxhë Kokrruki është vështirë me gjetë, shumë vëshitrë se atdhetarizmin e ka pasë në rend të parë,  ai folke folke folke thojke, “Ksi pallavra të fesë foli gjithë ditën e lume”.