KURIMI I HISTORISË BASHKËKOHORE: EKSPOZITA E FUSHATËS SË PAJTIMIT TË GJAQEVE

Drejtoresha ekzekutive e Iniciativës së Historisë gojore të Kosovës, Erëmirë Krasniqi, ka ndjekur një program një vjeçar të çertifikimit pasuniversitar në Ekspozimin e Historisë Bashkëkohore: Të Reprezentuarit e shekullit të XX, i ofruar nga Universiteti  Friedrich Schiller i Jenës me mbështetjen e Fondacionin e Buchenwald dhe Mittelbau-Dora Memorials.

Seminari përmbyllës i programit u drejtua nga kuratorja kryesore në Muzeun Hebre në Berlin [Jewish Museum Berlin], znj.Cilly Kugelmann, dhe u zhvillua nga 4-13 korrik, 2017 në Weimar, Germany.

Në këtë seminar përmbyllës znj. Krasniqi paraqiti konceptin e saj kuratorial për Ekspozitën e Fushatës së Pajtimit të Gjaqeve (1990-1992). Koncepti i ekspozitës u krijua gjatë dy viteve të hulumtimit mbi temën e pajtimit, përdorë tregimtarinë si parim organizues dhe si e tillë mbështetet në metodologjinë e intervitimit të historisë gojore.