ÇFARË ZBULUAN MISIONARËT JEZUITË RRETH GJAKMARRJES DHE PAJTIMIT: PJESA E DYTË

Fotografija nga: Alexandre Degrand. Në fotografi: Duke pritur procesionin në oborrin e Katedralës, 1890. Burimi: http://www.albanianphotography.net/

Ndër studimet klasike të ligjit zakonor [kanunit] në shoqërinë e gegëve të Shqipërisë veriore, hulumtimi i kryer nga klerikët katolikë është në veçanti i pasur për kombinimin e analizave ligjore ashtu edhe politike, si dhe detajet etnografike. Megjithatë, ndërkohë që puna e Françeskanit Shtjefën Gjeçov [“Kanuni i Lekë Dukagjinit”, për herë të parë i botuar pjesë-pjesë në revistën “Hylli i Dritës” në vitin 1913, pastaj pas vdekjes së tij i botuar si libër në vitin 1933], është i njohur gjerësisht falë përkthimeve në gjuhë të ndryshme, materiale të çmuara të publikuara origjinalisht në gjuhën italiane apo shqipe nuk e ka pasur fatin e të njëjtës përhapje.

Ne kemi gjetur një thesar të tregimeve që trajtojnë gjakmarrjen dhe kanunin në raportet që misionarët Jezuitë në Shqipërinë veriore dhe Kosovë morrën me vete tek autoritetet e tyre krahinore në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Këta etër italianë nuk e kishin zjarrin e njëjtë nacioanlist sikur Gjeçovi, i cili e kodifikoi ligjin e pashkruar tradicional duke u fokusuar në veçantinë e tij, por nuk mbeti krejtësisht vëzhgues i shkëputur.  Të vendosur brenda fushës, ata nuk mund t’i injoronin torësisht nocionet lokale të moralitetit, apo thjesht t’i gjykonin kontraditat e tyre me parime religjioze, siç kanë bërë autoritetet më të larta të kishës. Qasja e tyre ishte në fakt edhe analitike edhe praktike. Ata studiuan dhe kuptuan zakonet tradicionale të fiseve malësore shqiptare, dhe edhe kur ishin të shokuar nga ajo që ata konsideronin të padrejtë dhe të patolerueshme, ata arritën të bëjnë një ndarje pragmatike në mes të asaj që duhej të braktisej dhe asaj që duhej ruajur në mënyrë që burrat e kanunit të bëhen katolikë të virtytshëm.

Sa i përket etërve, ekzistonin dy abuzime skandaloze të ligjit zakonor: praktika e bashkëjetesës jashtëmartesore dhe gjakmarrja. Ata u morrën me këto duke përdorur të gjitha mjetet që kishin në dispozicion, duke përfshirë forma të dënimeve apo ndërmjetësimin që ishte i huaj për idenë e tyre mbi drejtësinë: për shembull, djegien e shtëpisë së personit që jetonte me një grua e cila nuk ishte bashkëshortja e tij, apo drejtimi nga garantuesit të cilët mund të dënojnë cenuesit e besës me vrasje, duke nxitur hakmarrje të mëtutjeshme.

Për fatin tonë të mirë, Jesuitët udhëtuan përmes dioqezës së kryepeshkopit të Shkupit dhe Shkodrës, duke ndjekur një model të vjetër organizativ i praktikuar në regjione të largëta si Lindja e Largët dhe Aerika, duke lëvizur nga famullia në famulli në grupe prej dy vetësh, i ashtuquajturi missione volante [bukvalisht, misioni fluturues, në kuptimin e misionit vizitues]. Në të njëjtën traditë misionarë që prodhoi volume të observimeve dhe analizave të botës jo-Evropiane përgjatë shekullit të tetëmbëdhjetë, ata dërguan lettere edificanti [raporte], në  Krahinën Veneta të Compagnia di Gesù, për t’i informuar eprorët e ture dhe publikun rreth misionit të vet në Shqipëri. Autorët e lettere janë At Domenico Pasi, nga Verona, At Francesco Genovizzi, nga Bergamo dhe At Angelo Sereggi, një shqiptar nga Shkodra.

Dy librat që  na inspiruan të përkthejmë tregimet që Jezuitët morrën me vete në shtëpi: Giuseppe Valentini (ed.), La Legge delle Montagne Albanesi nelle relazioni della missione volante . 1880-1932, Firencë: Leo. S. Olschki Editore, 1969; dhe At Fulvio Cordignano, L’Albania a traverso l’opera e gli scritti di un grande Missionario italiano il P. Domenico Pasi S.I. (1847-1914), Vol. II, Romë: Istituto per l’Europa Orientale, 1934 [Fulvio Kordinjano, Shqiperia. Permes vepres she shkrimeve  te misionarit italian At Domeniko Pazi (1847-1914). Tirana: Plejad]. Valentini [1900-1979], i trajnuar si Jezuit, dhe një ish misionar u bë profesor i studimeve Albanologjike në Universitetin e Palermos përgjatë Luftës së Dytë Botërore, ai është poashtu autor i studimeve të mëtutjeshme mbi ligjin shqiptar zakonor. At Cordignano (1887-1952), i cili punoi në Shqipëri nga viti 1926 deri në vitin 1941 si anëtar i missione volante, u bë studiues i njohur i studimeve Albanologjike.

 


Fotografija nga: Alxandre Degrand. Në fotografi: Burrat nga Mirdita, 1890. Burimi: http://www.albanianphotography.net/

Kur dikush është i varfër, ka nevojë për paranë e gjakut

2 janar, 1893. Dushi.

Një e vejë me fëmijë, bashkëshorti i së cilës ishte vrarë në një komplot që përfshinte tetë familje, ishte ndjekur për të falur, por në atë rast ajo nuk do të pranonte asnjë cent nga familjet e vrasësve. Ajo gjithashtu i kishte borxh gjak dikujt tjetër në fshat, të cilin ajo nuk kishte mundur ta pajtonte kurrë pa paguar paratë e gjakut. Kështuqë ne menduam se ishte më e mirë të prisnim për faljen zyrtare të urdhëruar nga qeveria, e cila do të ndodhte brenda disa vjetëve, kur e veja dhe fëmijët e saj të kishin pranuar paratë e gjakut. Ndërkohë, ne ndaluam vrasjet me disa besa.

At  Domenico Pasi S.J.

Lettera Edificante della Provincia Veneta della Compagnia di Gesù; Serie V, p. 95.

In: Giuseppe Valentini (ed.), La Legge delle Montagne Albanesi nelle relazioni della missione volante. 1880-1932, Firenze: Leo. S. Olschki Editore, 1969, p. 80.

Fotografija nga: Alexandre Degrand. Në fotografi: Gratë nga Mirdita, 1890. Burimi: http://www.albanianphotography.net/

Si ishte më e vështirë të falej një turk sesa një i krishterë

1893 – Gomshiqe

Ata i kishin vrarë dy djemtë e vetëm të një tetëdhjetë vjeçari gati të verbër dhe të sëmurë. Ai donte të rrëfehej, por pa i falur vrasësit. Njëri nga nipërit e tij që e kishte udhëhequr atë tek unë dorë-më-dorë, dhe i cili më tregoi çfarë kishte ndodhur duke i ndihmuar atij të gjunëzohej, po priste për të parë çfarë do të thosha unë.

E pyeta plakun se cila ishte prirja e zemrës së tij ndaj vrasësve të fëmijëv të tij, a ndiente urrejtje apo kishte për qëllim t’I falte. Ai filloi një bisedë të gjatë për të më treguar se plaga që ekishte vuajtur ishte tepër e madhe, se nuk kishte askënd, se njëri nga fëmijët e tij nuk pati varrim në kishë për arsye se kishte jetuar me një grua e cila nuk kishte qenë bashkëshortja e tij, por ai ishte i pafajshëm sepse kishte jetuar me të vetëm ngaqë të afërmit  e tij i kishin kërkuar një gjë të tillë. Ndërkohë, ai shtoi se donte të rrëfehej dhe Zoti do t’i falte gjithçka.

U mundova ta bind të mos urrejë, përndryshe, i thashë se rrëfimi do të ishte i padobishëm, bile për më tepër do të ishte i dëmshëm. Ai u përgjigj, “Po, po, do të rrëfehem”. Por unë e pashë se ai nuk donte të falte. Dhe kështu qartazi I thashë se nuk mund ta lejoja të rrëfehej duke e pasur parasysh mënyrën si ndihej. Pastaj, Giovanni, kështu ishte emir I nipit të tij, that, “Ti je i moshuar, rrëfehu, sepse edhe ashtu nuk mund të vrasësh askënd; ne do të kujdesemi për gjakun e fëmijëve të tu.” Provova përsëri ta shtyj Giovannin të falë dhe të rrëfehet, por ishte sikur të flasësh me një të shurdhër, dhe kështu i largova të dy, duke iu thënë se do të flasim për këtë gjë ndonjëherë tjetër, sepse më duhej të mbaja meshën dhe nuk mund t’i lija njerëzit duke më pritur.

Më vonë më treguan se edhe nipi i tij Giovanni kishte pasur disa telashe me njerëz nga vëllazëria e tij, një mosmarrëveshje, për të cilën ai kishte provuar të vriste disa të afërm por pa sukses; e tillë ishte hasmëria e tyre, pra nuk kishte asnjë zgjidhje pa vrasje, dhe duke e pasur kët parasysh, kushedi çfarë serie e gjakmarrjes kishte filluar. Kështuqë m’u lutën ta rregulloj gjithë atë rrëmujë dhe të arrij një pajtim, nga i cili do të përfitonte i gjithë fshati jashtëzakonisht, sepse shumë familje ishin të kompromituara në atë aferë.

Ditën e fundit pas pesë ditëve qëndrim në Gomshiqe, unë provova një puç. Kisha ishte e mbushur përplot me njerëz, gjithçka ishte gati për procesion rreth kishës; banderolat ishin shpërnndarë tek katër njerëzit më të rëndësishëm të fshatit. Ndërkohë që ne pritnim për të filluar, unë fola rreth perëndeshës së Zemrës së Shenjtë të Jezusit, e cila jo v etëm ishte pajtuar me mëkatarët, por i kishte kërkuar ata dhe i kishte falur, siç kërkon bariu delen e humbur, apo siç babai në Gospel falë djalin dorëlëshuar. Iu tregova se nëse dëshironin të kënaqnin Jezusin, ata duhej të donin njëri-tjetrin dhe në mënyrë të sinqertë të falin plagët që kishin përjetuar.  

Përfundimisht, i ftova burrat e ri për të falur njëri-tjetrin dhe për t’i falur prindërit e tyre dhe ata filluan të qanin menjëherë, “I falim, i falim”. Pastaj iu drejtova prindërve dhe iu thashë të falin mosbindjen dhe gjërat e pakëndshme që fëmijët e tyre kishin bërë. Pastaj i ftova të gjithë ë falin çfarë do ofendimi dhe ta nxjerrin gjithë vnerin nga zemrat e tyre, sepse kjo ishte mënyra e vërtetë për të kënaqur zemrën e Jezusit dhe ta kthejmë atë mirë nga ne. Shpirtat e të gjithëve ishin të kthyer mirë dhe të gjithë qajtën, “Ki mëshirë për ne, Jezus. Mëshirë. Ne falim, ne falim”.

Pastaj iu drejtova Giovannit, nipit të plakut të cilit i ishin vrarë dy djemtë dhe i thashë, “Giovanni, Jezusi po të thërret, afrohu”. Ai u surprizua nga kjo ftesë dhe nuk dinte ç’të bënte. E thirra prapë dhe ai u zgjua e m’u afrua në mes të kishës. Pastaj i thashë, “Jezus Krishti kërkon mëshirë nga ti; ti e di se fshati nuk mund të ketë paqe nëse ti nuk e braktisë urrejtjen dhe sinqerisht i falë ata që të kanë ofenduar. Mirë, Jezus Krishti po kërkon këtë falje nga kryqi që jam duke e mbajtur”.

Ai provoi ta shpëtonte veten duke thënë se xhaxhai i tij i moshuar duhej të falte i pari, se ai duhej të fliste me të afërmit e tij e kështu me rradhë. Një pëshpëritje filloi të dëgjohej: disa e shtynin të falte, të afërmit dhe shokët thanë se ai nuk mund ta falte gjakun atë kohë. Pa iu kushtuar vëmendje të tjerëve, unë iu afrova Giovannit dhe i thashë se duhej të puthte kryqin që isha duke e mbajtur dhe të falte. Ai tha, “Familja ime nuk është as e para as e fundit në këtë fshat; ka familje të tjera më të pasura dhe më të mëdha se e imja, edhe ata kanë gjaqe për të falur, duhet të fillojnë me familjen Jakai, e cila është e para që duhet të falë gjaqet e saj pastaj unë do të fal timin”.

Kryefamiljari i familjes Jakai ishte një burrë i ri shumë i mirë, ai ishte rreth 28 vjeç, Toma ose Tomaso, ishte zemërmirë, i sjellshëm, fetar dhe i vlerësuar nga të gjithë. Ishte ai që kishte punuar një vit më parë shumë në mënyrë që t’i dërgonte Etërit Jezuitë për të dhënë bekimin e tyre në Gomshiqe; ai na strehoi në shtëpinë e tij dhe na ndihmoi përgjatë gjithë kohës sa ishim aty. Nuk e kisha idenë se edhe ai kishte gjaqe për të falur. Ai nuk më priti t’i drejtohem dhe t’i kërkoj të falë; sapo e përfundoi fjalën Giovanni, “Po”, tha ai, “familja Jakai falë për hir të dashurisë së Jesuz Krishtit dhe nuk falë çfarëdo gjaku, por gjakun e një miku, i cili sipas zakoneve tona nuk duhet të falet kurrë”. Pasi e tha atë, ai u afrua dhe puthi kryqin si dhe i thirri anëtarët e tjerë të familjes për të bërë të njëjtën gjë. Pastaj ai thirri një Marco i cili kishte një gjak në fshatin Dush për vëllaun i cili ishte vrarë katër vjet më parë, dhe i kërkoi atij të puthë kryqin dhe të falë, dhe ashtu veproi Marco.

Pastaj Marco, një i afërm i Giovannit u afrua për të puthur kryqin, dhe ai ishte dikush që ndiqej nga Giovanni për një lloj plage, siç e përmendëm. Pastaj ishte rradha e  Giovannit, i cili e puthi kryqin dhe tha se falë. Vetëm një kishte mbetur që donte të hakmerrej, ai ishte Antonio i cili mbante banderolën e Zemrës së Shenjtë. Dy vjet më parë, kur ne ishim në një mision në Laç, disa turq kishin vrarë vëllain e tij teksa ai po kthehej nga Shkodra, për arsye të një lope të cilën të afërmit e Antonios e kishin vjedhur nga turqit, duke refuzuar të japin një shpjegim për këtë gjë. Nuk i kërkova të falë, sepse rasti i tij ishte i ndryshëm nga të tjerët dhe mendova se do të ishte e vështirë, sepse atij do t’i duhej t’i falte turqit, të cilët nuk i kishin kërkuar faljen as nuk mund ta vlerësonin faljen bujare dhe spontane në emër të Jezus Krishtit.

Por dikush më pëshpëriti në vesh, “At, vetëm Antonio ka mbetur”. Pastaj iu drejtova. Pa e humbur qetësinë, ai më tha, “At, nëse do të më duhej t’i falja të krishterët, sikur të tjerët, do të kisha falur jo vetëm një, por dhjetë gjaqe, por vrasësi i vëllait tim është turk dhe ai nuk e kupton faljen për hir të dashurisë së Jezus Krishtit; ai nuk do të ishte mirënjohës, përkundrazu, ai do të më përbuzte”.

Unë thashë se falja e një turku për hir të dashurisë së Jezus Krishtit do të ishte një veprim edhe më i vlefshëm sesa falja e një të krishteri, ai duhej të falte në emër të shpirtit të tij, sepse ai nuk do të mund të rrëfehej me atë urrejtje, dhe nësë shpresonte të lëndonte vrasësin e vëllait të tij, ai sigurisht po lëndonte veten; ai poashtu duhej të falte edhe në emër të të afërmve të vet dhe fshatit, të cilët nuk do të gjenin paqen derisa ai të falte. U mundova ta shtyj atë të falë, por gjithmnë më përgjigjej se ishte e pamundur dhe se ishte e kotë të kërkoja diçka të tillë nga ai.

Më vinte keq që e kisha futur tashmë veten në një situatë aq të turpshme, por dorëzimi do të ishte edhe më i keq tani; kështuqë vazhdova të insistoja dhe disa njerëz më ndihmuan ta lus Antonion të falte, ndërkohë që të tjerë më thanë të ndaloja së kërkuari sepse ishte e kotë. Pastaj vendosa ta zgjidh nyjen; e vendosa kryqin që e kisha në dorë në dysheme  dhe thashë, “Epo, kjo është përpjekja ime e fundit: këtu e ke Jezus Krishtin teksa të lutet, jo vetëm në kryq por edhe në dysheme, merre dhe puthe në emër të faljes; askush tjetër nuk duhet ta marrë.” U përgatita për procesion.

Hedhja e kryqit në dysheme është një prej gjërave më efektive që dikush do të mund të bënte për t’i prekur këta njerëz. Antonio ishte konfuz; të gjithë iu afruan për t’i kërkuar ta marrë kryqin lart; kështuqë, ai nuk mundi të rezistojë më gjatë dhe e morri kryqin, e puthi e ma solli mua. E pyta nëse po falte sinqerisht dhe ai tha, “Po”. I kërkova a puthë kryqin përsëri dhe e bekova. Antonio shumë i gezuar mori banderolën e Zemrës së Shenjtë, të cilën përgjatë ritualit të faljes ia kishte dhënë dikujt tjetër, dhe kështu procesioni filloi me solemnitet të tillë që nuk ishte parë më parë në Gomshiqe.

At Domenico Pasi S.J.

Lettera Edificante della Provincia Veneta della Compagnia di Gesù; Serie V, pp. 91-93.

In: Giuseppe Valentini (ed.), La Legge delle Montagne Albanesi nelle relazioni della missione volante. 1880-1932, Firenze: Leo. S. Olschki Editore, 1969, pp. 77-79.