Munumenti i Vllaznim Bashkimit, Prishtinë
Në sheshin më qendror të Prishtinës, përtej parlamentit është monumenti i Vllaznim Bashkimit, ose i heronjëve të zakonshëm të Lëvizjes Antifashiste Nacionalçlirimtare. Iniciativa e Historisë Gojore posedon shumë kartolina të këtij monumenti – tri shtylla të veçanta prej 22 metrash betoni dhe hekuri, të lidhura në krye – i cili shfaqet në qendër të një sheshi të pllakosur publik, dhe ankoron një panoramë të qytetit. Plotësisht abstrakt, supozohet të simbolizoj bashkimin e tre kombeve kryesore që jetonin në Kosovë të cilat ishin pjesë të luftës partizane, Shqipëtarët, Malazezët dhe Serbët. Tetë statuja shumë më të vogla të ushtarëve partisan që qëndrojnë përpara tij, duket se kanë më pak rëndësi simbolike dhe shihen shumë rrallë në kartolina. Memoriali u dizajnua nga Miodrag Živković (Leskovac, Serbi, 1928 -), dhe u kompletua në vitin 1961.
Në kartolinat që datojnë nga vitet 1960, ai është paraqitur në sfondin e ndërtesës së vjetër të qeverisë; ose në mes të qendrës urbane më pak të zhvilluar të viteve 1970.
Kartolinat përshendetëse nga Prishtina përfshijnë monumentin bashkë me fotografi të Kishës Ortodokse Serbe në Graçanicë; Kullës në Gazimestan; ose tyrbës së Sulltan Muratit I afër Mazgitit. Të gjitha këto struktura janë jashtë qytetit me përjashtim të Kishës, e ndërtuar në shekullin e katërmbëdhjetë, asnjëra nga këto nuk është shumë e vjetër
Të dyja, kulla dhe tyrbja janë memoriale të Betejës së Kosovës 1389, respektivisht një mirënjohje për heronjët serb që ranë kundër Osmanëve, dhe një faltore për Sulltanin, i vrarë menjëherë pas Betejës dhe i varrosur në Bursa (Turqi), ndërsa gjymtyrët e tij ishin mbajtur në Mazgit.
Monumenti i parë ishte ndërtuar në vtin 1953 gjatë Federatës Socialiste të Jugosllavise, për të zëvendësuar një obelisk më të vjetër të pas Luftës së Dytë Botërore, ndosha me dedikim shumë fetar. I dyti u renovua krejtësisht në shekullin e nëntëmbëdhjetë, në mbrëmjen e rënies së Perandorisë Osmanë, pas shekujsh neglizhence.
Në disa kartolina, monumenti i Vllaznim Bashkimit shfaqet me pamje ekskluzivisht moderne të qytetit të banuar, njëra që tregon pishinën jashtë në fillim të rrugës kryesore të këmbësorëve, të ashtuquajtur korza, pastaj rrugën Marshall Tito, tani rruga Nëna Terezë. Pishina u hoq për të liruar vend për Hotel Grandin, dhe kurrë nuk u rindërtua, si ishte planifikuar fillimisht, në Kompleksin e madh dhe të ri të sporteve Boro dhe Ramizi.
Një Monument i Padukshëm
Sot, monumenti i Vllaznim Bashkimit qëndron përpara ndërtesës së re të parlamentit, që është më e madhe se sa e vjetra por prapë modeste për nega madhësia. Në një gjendje të keqe, shpesh bëhet temë e debateve mbi rolin e tij dhe ka nga ata që mbrojnë heqjen e tij, por kurrë nuk ka pasur ndonjë përpjekje të vërtetë për ta shkatërruar. Mbetet gati i padukshëm, si janë zakonisht monumentet, sipas shkrimtarit austriak Robert Musil. Është vështirë ta imagjinosh që para pesëdhjetë vitesh ishte ndërtuar gjatë transformimit më revolucionar të Prishtnës që nga Osmanët. Prishtina moderne në fakt u shfaq pas viteve 1945, nga drejtimi i shtetit, projektet socialiste të zhvillimit urban, kur u bë kryeqyteti provincial i Kosovës në vitin 1947, duke e zavendësuar Prizrenin madhështor por që ishte më i vogël.
Pas vitit 1945, nën tingujt e kënges, “Duhet ta shkatërrojme botën e vjetër dhë të ndërtojmë një të re”, shumë “vullnetar” të hartuar nga Partia e rrëzuan tregun e mbuluar Osman në qendër të Prishtinës për tri ditë, siç Fadil Hoxha kujton në biografinë e tij (Në vetën e parë, 2010, f. 306). Një qendër e re urbane e zavendësoi, me Parlamentin Rajonal, Teatrin Kombëtar, Komunën, dhe monumentin e Vllaznim Bashkimit. Në Prishtina. Kujtimet Poetika (2011) të Valbona Shujakut, foto të vjetra nga Muzeu i Kosovës tregojnë atë çfarë dikur ishte boshti lindor-perëndimor kryesor [Divan Yolu në turqisht, Divanjolli në shqip, Rruga për Këshillin Perandorak, që lidhte Konstandinopojën me Romën], që ishte shkatërruar për të liruar vend këtij zhvillimi të ri, në veçanti për sheshin Vllaznim Bashkimi.
Përderisa ndërtesat e reja moderniste u ndërtuan, ato u përzinë me Xhaminë e Pazarit (Tas) and Xhaminë e Madhe të shekullit të pesëmbëdhjetë, dhe me ndërtesat e vogla rezidenciale në qendër. Besnik Pula shkroi se efektet e planifikimit Jugosllav në Prishtinë ishin më të dukshme pas vitit 1965, kur u krijua Fondi Federal për Rajonet e Pazhvilluara dhe Kosovës iu ndanë 40 përqind të fondeve, që kishte mbetuar pas pjesës tjetër të vendit, një pjesë e madhe nga fondi shkuan për Prishtinën si kryeqytet. Por zhvillimi i ri lëvizi për në perëndim e jug, në Ulpianë, në Breg të Diellit, dhe Dardani në vitet 1970 dhe 1980. Prishtina mbeti me një qendër modeste, moderne, deri pas luftës së fundit.
Që nga vitet 2000, ndërtesa të larta banimi, duke përfshrë edhe ndërtesën shumëkatëshe të qeverisë, kanë filluar të shkelin në çfarë dikur ishte qendra moderne e Jugosllavisë. Jo më sheshi i Vllaznim-Bashkimit, vendi në të cilin ende gjendet monumenti tani quhet Adem Jashari, sipas heroit më të madh të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.