Donjeta Berisha: Pse vendosët t’shkonit t’studionit n’Beograd?
Ramiz Kelmendi: Po n’Beograd për arsye se ishte dega e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, ishte katedra e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe me profesor Vojsllav Dançetoviçin edhe me dy asistenta – Idriz Ajetin edhe Anton Çetën. Edhe unë u regjistrova n’katedrën, quhej katedra e Albanalogjisë e Gjuhës Shqipe, Gjuhës Letërsisë Shqipe. Edhe shkova, natyrisht u regjistrova për Gjuhë e Letërsi edhe i marova studimet në Beograd te Vojsllav Dançetoviçi, ishte shef i katedrës, por ishin profesorë edhe Idriz Ajeti dhe Anton Çetta. Edhe aty i kom kry studimet e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe – katër vjet.
Donjeta Berisha: Pastaj jeni kthy n’Kosovë?
Ramiz Kelmendi: Pastaj, jom kthy në “Rilindje”, se “Rilindja” ma dha bursën, unë shkrujsha, isha gazetar. Dhe “Rilindja” edhe ma dha stipendinë, edhe m’morri posa u ktheva edhe punova dhetë vjet kom punu’ si redaktor në “Rilindje”, si gazetar. Jom nga gazetarët ma t’vjetër n’Kosovë.
Donjeta Berisha: Si ka qenë jeta n’Beograd?
Ramiz Kelmendi: Po si ta them… jetë studentore – jetë studentore. Ma interesantja ishte qi na u dha mundësia, na u dha mundësia, unë e dojsha Gjuhën e Letërsinë Shqipe, na u dha mundësia që midis Beogradit, t’hapet katedra e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe. Ia di për borxh kësaj katedres se unë u orientova krejt tjetër, u orientova kah Letërsia dhe Gjuha Shqipe, e aty n’katedër kishim biblotekën ma t’pasun t’librit n’shqip, që kishte pru Vojsllav Dançetoviçi nga Tirana, shefi i katedrës. Por, edhe n’Beograd andej u botu’, se patëm botu’ edhe kte “Zërin e Rinisë”. Një herë ishte revistë e asaj kohe “Zëri i Rinisë” e qujshim, edhe n’redaksi ishte Gjon Shiroka, Musa Murtezai kryeredaktor, Murat Morina, Rexhep Surroi dhe unë. E na fillum me botu’, n’Beograd fillum me botu’ revistën “Zëri i Rinisë” dhe aty me “Zërin e Rinisë”. Faktikisht unë hyra n’gazetari dhe kur i marova studimet, “Rilindja” edhe ma dha bursën, edhe u ktheva në “Rilindje”, edhe u bëra reporter i lirë me thanë, reporter i lirë domethonë gazetar që shkrun tema t’lira, jo qi osht’ kallëp. Dhe prej aty, si me thanë prej atëherë u bona gazetar profesionist.
N’vitin ’45 domethonë isha 15 vjeçar unë se jom në t’30-tën i lindur, kisha tmerrisht dashuri t’madhe për atdheun, për Shqipërinë. E doja Shqipërinë shumë, aq sa nji grup nesh nxanësa, por sot janë emra t’njohur, e formum nji grup anti-jugosllav, anti-serb, nji grup shqiptarë t’cilët ishin për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë dhe e donim Shqipërinë. Kjo ka qenë n’vitin 1945 kur isha 15 vjeç, dhe e formum nji grup, nji organizatë t’a themi ilegale, nja pesë-gjashtë shokë. Njëri nga ata që ishte n’grupin tonë, m’duket na tradhëtoi, dhe na burgosën. Mu m’kanë burgosë n’moshën 15 vjeçare. M’ka burgosë UDB-a e Pejës, mu me shokë. Edhe na majtën n’burg n’Pejë, pastaj Prizreni ka qenë kryeqendra e Kosovës atëhere, dhe na çunë n’Prizren. N’Prizren na lidhën me grupin e Marie Shllakut. Marie Shllaku ka qenë nji heroinë nga Shkodra e cila ka jetu’ n’Kosovë edhe ka punu’ n’Kosovë edhe ka luftu’ n’Drenicë me pushkë n’dorë, nji trimreshë. Unë kom ba librin “Shqipëria e Marie Shllakut”, na lidhën me Marie Shllakun, na nxorrën n’gjyq publik n’Prizren.
Ne ishim pesë-gjashtë shokë që e nxorrëm nji revistë anti-komuniste, anti-serbe dhe na burgosën. Prizreni ishte kryeqendra e Kosovës, n’a nxorrën n’Pallatin e Kulturës n’gjyq publik. Ali Shukriu ishte prokuror, ai na gjykoi, na dënoi, n’grupin tonë ishte Marie Shllaku por edhe Bernard Llupi prift i Pejës, Gjergj Martini nji shkodran, edhe Kolë Parubi poashtu profesor i joni i Gjuhës Shqipe.
Na burgosën, kta katër ku ishte n’krye Marie Shllaku, femën për t’cilën kom ba nji libër unë, “Shqipëria e Marie Shllaku”. Marie Shllaku, Bernard Llupi prifti, Kolë Parubi profesor i Gjuhës Shqipe, edhe Gjergj Martini u dënun me pushkatim. Dënoi Ali Shukriu, ishte prokuror n’Prizren, n’gjyq publik. Ata u dënun me pushkatim, ne që ishim voglushë ishim 15 vjeçarë, unë isha 15 vjeç, ne na dënun nga nji vit burg.
Donjeta Berisha: N’cilin burg keni kalu’ kohë ma tepër, e keni vujtë dënimin?
Ramiz Kelmendi: N’burg t’Prizrenit. Gjithmonë e kom pasë atë damkën {grushton shuplakën} sa ishte komunizmi, sa ishte t’a themi Jugosllavia. Unë e kom pasë damkën {grushton shuplakën} që jom i burgosur politik edhe që jom nacionalist, se une e dojsha Shqipërinë natyrisht.
Donjeta Berisha: A ju ka ndiku’ në t’ardhmen kjo n’punë kur keni dalë mas burgut?
Ramiz Kelmendi: Ka ndiku’ shumë.
Donjeta Berisha: Cilat jonë pasojat?
Ramiz Kelmendi: Po pasojat, se kishin qëndrim shumë t’keq ndaj meje. M’konsiderojshin nacionalist që do t’thotë armik të Serbisë, t’Jugosllavisë e t’komunizmit. Edhe unë isha me t’vërtetë armik i komunizmit edhe armik i Serbisë edhe kom pasë probleme. Mirëpo, çka m’ka pshtu’ mu, mu m’ka pshtu lapsi.
Babën e kisha tregtar edhe e qujshin “ratni bogataš” domethënë pasanik i luftës. Edhe serbët e konsiderojshin nacionalist se unë me nji grup shokësh e nxorrëm revistën “Drita e Lirisë”, një revistë anti-komuniste, anti-serbe.
Donjeta Berisha: Mandej ju keni apliku’ për bursë. Për çfarë burse keni apliku’ që iu ka refuzu’?
Ramiz Kelmendi: Po aplikova për bursë me studiu n’Beograd, nuk m’dhanë edhe unë fillova me qajtë. M’gjeti baba para dere t’u qajtë. “Çka ke babo?”, baba im punonte me kuaj, çonte postën n’Pejë, e çonte prej stacionit edhe i binte. Na mante tetë fmijë, gjashtë djemë e dy vajza. Thashë “Po qaj babë se s’ma kanë dhonë stipendinë”. Tha “Çka s’të kanë dhonë?” se ai s’dijke baba se çka osht’ stipendia. Po i thashës “S’më kanë dhonë bursë”, “Çka je t’u thonë?” m’tha, i thashë “Po s’mkanë dhonë pare për me studiu!”. “Ani” tha, “për qito po kanë a?” Ai ish… punonte me kuaj, edhe i ra kuajve me dorë, dy kuajve, “Une i shes kuajt, e shes shpinë, ti k’i me shku’ me studiu”. Edhe m’çoi n’studime baba.
Babën e kisha “ratni bogataš” i thojshin, pasanik i luftës, ishte tregtar baba. Edhe e patën burgosë babën tim, UDB-a e pat burgosë. Edhe e konsiderojshin krejt familjen armiqsore, që jena kundër komunistave. Dhe kur erdh puna me kërku’ stipendi, mu nuk m’a dhanë stipendinë se thanë osht’ djali i armikut t’popullit. M’a patën burgosë babën si pasanik i luftës, ka qenë tregtar.
Donjeta Berisha: Për sa kohë e kanë burgosë? Për sa gjatë ka nejtë n’burg?
Ramiz Kelmendi: E çunë atje… ka ndejtë gati nji vit besa, e çunë edhe n’Nish. E dënun me burg, edhe ia murrën krejt pasuninë. Ai ishte tregtar. Edhe e dënunë nji vit a sa burg, babën.
Po me ne ishte edhe Isa Çavolli, msusi jonë, profesori. Dhe idea ishte ose synimi i Ali Shukriut që na gjykonte edhe ishte prokuror, ishte idea që krejt fajet tona, ne që ishim fmijë 15 vjeçarë – Viktor Gashi, Kamber Pajaziti, Ramiz Kelmendi, t’ja hidhnin fajet që kishin synim që t’a pushkatonin Isa Çavollin. Po Isa Çavollin nuk mund t’them se ka pasur ndonjë rol, por u dukej pak që kishin punë me fmi si isha unë 15 vjeçar. Dhe, krejt fajin tonë donin t’ja hudhnin Isa Çavollit sepse ishta e palogjikshme qi të dënohen me pushkatim siq e kishte planin Ali Shukriu dhe UDB-a e asaj kohe, për t’pushkatuar sa ma shumë armiqë popullit – Ballista quheshin. Krejt fajin donin t’ja hudhnin Isa Çavollit se s’kishte kuptim t’dënohej me pushkatim për shembull fëmitë si Viktor Gashi, Osman Basha, Ramiz Kelmendi…
E dënunë me vdekje, pushkatim, Marie Shllakun, Bernard Llupin dhe Gjergj Martinin. Gjergj Martini ishte nji msus n’Gjakovë nga Shkodra edhe ai. Por, Marie Shllaku u bë si t’thushë personi më i atakuar edhe personi i cili gati e morri krejt barrën e grupit që ishim anti-komunista, anti-serb.
Për shembull, m’kujtohet nji detaj ta them kshtu, Ali Shukriu… unë paditesha se kisha bërë, ne e nxorrëm një revistë anti-komuniste, anti-serbe dhe kur erdhi puna ata donin që ktë revistë, ktë botim t’ksaj reviste t’ja hudhnin për t’a pushkatuar Isa Çavollin, t’atin e Liliana Çavollit. E s’mund t’a besonte Ali Shukriu se unë Shefqet Kelmendi e kush ishim, me fmi që kishin botuar revistë dhe dinin t’shkruanin. Për shembull m’a banin mu “Kush e ka shkru’ kto?”“E kom shkru’ unë”. Tha, “Une i kom bo njizet vjet shkollë, s’i kom shkru’ dy artikuj, ti i ke shkru!”. Une i thashë, “Shok prokuror mos besofshi që i kom shkru’ une, ma bini nji letër.” Gjykimi publik n’Prizren n’Pallatin e Kulturës. Thashë “Ma sillni nji letër unë ju shkruj”. “Une,” tha “i kom bo njizet vjet shkollë s’i kom shkru’ kto, ti i ki shkru!” (buzëqeshë). Une i thash, “Bjerma njihere, po ju bindi qitu që a di me shkru’ a s’di me shkru’”. “Ulu” tha “n’bankën e gomarëve more budallë!”.
Migjen Kelmendi: A t’shajti a?
Ramiz Kelmendi: Po, po “N’bankën e gomarëve more budallë”. Në t’njajtën kohë unë n’burgun e UDB-së ktu, babai ishte i burgosun në Kullën e Sheremetit. Ishin dy burgje atëherë, policia UDB-a i kishte. Nji, burgu kryesor sot në Akademinë e pikturës… t’Arteve në Pejë, dhe tjetri burgu i Sheremetit, te Kulla e Sheremetit, kshtu e quanin. Une e kisha babën t’burgosun n’Kullë t’Sheremetit e vet isha i burgosun në burgun e UDB-ës ktu.
Po t’gjithë ishim shqiptarë ose nga Kosova, ose nga Maqedonia, që i mbarum Degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe n’saje të Dançetoviçit. Thuj ti pse, po u hap Dega e Gjuhës e Letërsisë Shqipe n’Beograd n’Fakultetin Filozofik. Vetëm e vetëm për t’i gjetë vend kujt? Vojsllav Dançetoviçi i cili vinte nga Tirana. Vojsllav Dançetoviçi osht’, jetoi kohë t’gjatë n’Tiranë edhe s’e di edhe atje bëri bukur punë. Edhe për fjalor edhe për gjuhë, aq sa kur e prunën, e prunën shef Katedre të Degës… ai e hapi Degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe dhe mori asistent Idriz Ajetin edhe Anton Çettën. Edhe ne… unë që e doja Gjuhën e Letërsinë Shqipe, pa u hamendur fare drejt e u regjistrova, bashkë me shumë kolegë, shokët e mi.
Po bëmë, bëmë Klubin Letrar, edhe çdo javë kishim po, ne studentët çdo javë mbanim nji si orë letrare në Katedrën e Gjuhës e Letërsisë Shqiptare. Dhe, Katedra e Gjuhës e Letërsisë Shqipe u ba njifar dore stimulatore, si t’a them si… organizatore e nji veprimtarie shumë pro-shqiptare. Nga e morrëm këte, edhe ushqimi im për shembull, nga erdhi? Unë jo rastësisht e kom pagëzu’ djalin tem të dytin me rradhë mas Migjenit, Visar. Pse? Katedra e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, Dançetoviçi kishte sjellë nga Tirana nji biblotekë shumë t’pasun t’librit. Unë n’fakt ma shumë kom msu’ edhe ia di për ner ma shumë asaj bibloteke që e solli Dançetoviçi nga Tirana në Degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Fakultetin Filozofik jugosllav serb n’Beograd, se ç’kom msu’ nga shkolla, kom harru’.
Ky na solli se “Visaret e Kombit” ishte nji koleksion, nji koleksion jo po si t’a them nji biblotekë me titullin “Visaret e Kombit”. N’atë kolanë librash me titull t’përbashkët “Visaret e Kombit”, ishte letërsia popullore dhe fjala visaret e kombit, visar aq më pëlqeu ajo visaret e kombit domethonë pasuria e kombit. Unë s’e dijsha çka domethonë fjala visar, pastaj e msova derisa e pagëzova djalin tim se ju kte nuk e dini. E pagëzova djalin tim të dytë me radhë, pas Migjenit që e kisha idhull, e kisha poetin ma t’madh ma t’dashtun, para Naimit e para kujt t’them… s’kishim atëherë Filip Shiroka e s’kishim shkrimtarë. Une e kisha Migjenin.
Me 25 maj 1955, une isha 25 vjeçar. Me 25 maj, n’mëngjes n’atë katedrën, në njërën nga klasat e katedrës ku ekzistonte Dega e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, n’Fakultetin Filozofik t’Beogradit, isha ulur me dy studentesha nga Gjakova. Edhe pa vonuar shumë, derisa ne lexonim a bisedonim ça di unë, hapet dera dhe dy ftyra t’mrrolura, dy surrate thonë “Ramiz Kelmendi?” Thashë, “Ja [Unë]”, “Menjiherë me ne”. M’kapën për krahësh, m’zbritën, Katedra e Gjuhës ka qenë n’katin e katërt t’Fakultetit Filozofik n’Beograd. Zbres poshtë edhe barica poshtë, quhej barica automobili i policisë serbe. Edhe e kom bo njifar humori t’zi diku, e kom shkru’ e kom botu’. Edhe m’futën mrena fillikat vetun ma mbyllën derën. Mirëpo, xhami i atyre shoferëve… shoferëve… i atyre UDB-ashve që m’burgosën ishte i hapur edhe ata flisnin. Edhe tash e kom bërë një humor t’zi unë diku e kom botuar, mu po m’çojnë n’burg po m’burgosin. Tonë kohën t’u bisedu’ ata ndër veti “A ke qenë sot n’pazar? Sa bojshin specat? Sa bojshin kastravecat?”, edhe une e kom shkru’ e kom bo nji ironi kshtu, nji humor t’zi me faktin se unë isha po hija n’burg po burgosesha e ata flisnin për sene t’rëndomta, sa bojshin specat… çka kish e çka s’kish.
Kur m’futën me nji, ishte një dhomë e madhe me një pod si ky ktu {tregon me duar}, pastaj ishte dyshemeja, podi i çumë naltë edhe m’fusin në nji dhomë ku s’isha vetëm, ishin edhe nja dhetë tjerë. Ma vonë pastaj kuptova kush, filozofi Dada i famshëm e din ti duhet ta njohish {i drejtohet Migjenit}.