Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës u themelua në vitet e ‘50-ta dhe shërbeu si një platformë për të promovuar letërsinë shqiptare të Kosovës. Roli i saj u bë mjaft i rëndësishëm në artikulimin e qëndrimeve shqiptare karshi zhvillimeve politike të vitit 1989. Historia e Lidhjes Demokratike të Kosovës është e lidhur me Shoqatën e Shkrimtarëve të Kosovës; partia u themelua përgjatë një sërë diskutimesh në zyrat e tyre. Në atë që njihet sot si Muzeu i Pavarësisë, Ibrahim Rugova dhe aktivistë të tjerë gjatë viteve ‘90-të çdo të premte në orën 10.00 organizonin konferenca për shtyp për mediat lokale dhe ndërkombëtare ku raportohej mbi shkeljet e të drejtave të njeriut që ndodhnin në Kosovë gjatë regjimit të Millosheviqit.