Në oborrin e Qeverisë së Kosovës, ku dikur ishte sinagoga e vetme në qytet, tani qëndron një pllakë që përkujton viktimat Hebreje të Holokaustit. Qytetarët e Kosovës ndihmuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore për të arritur në vende më të sigurta, andaj shumë prej tyre u dekoruan me titullin e nderit Fisnikë mes kombeve nga Yad Vashem. Kjo pllakë përkujtimore është një përpjekje për të krijuar një prani të komunitetit hebre në Prishtinë, por gjithashtu për të ushqyer miqësinë midis hebrenjëve dhe shqiptarëve të Kosovës. Memoriali u përurua më 23 maj 2013.