Milica Andric (1992), aktiviste e shoqërisë civile, Zubin Potok
Milica Andric (1992), aktiviste e shoqërisë civile, Zubin Potok
Milica Andric: Jam Milica Andric, e lindur në Prishtinë por jam rritur në Zubin Potok, pra kam jetuar aty thuajse tërë jetën derisa i fillova studimet Baçelor për Gjuhë dhe Letërsi Angleze këtu në Mitrovicë të Veriut, dhe pas diplomimit kam gjetur punë në një OJQ dhe thuajse prej asaj kohe kam jetuar në Mitrovicë të Veriut.
Lura Limani: Dhe, ku keni jetuar në vitin 2007, në kohën para… në verë të 2007-tës, ishe në Mitrovicë atëherë?
Milica Andric: Jo, jo, jo, isha në Zubin Potok, ishte viti i dytë i shkollës së mesme. Në atë kohë thuajse s’kisha udhëtuar shumë, perveç në Serbi me grupin tim të vallëzimit folklorik, pra e gjitha çfarë njihja ishte Zubin Potoku, sidomos në Kosovë, më së largu që kam shkuar në Kosovë, përveç pjesës ku kam lindur në Prishtinë, por s’më kujtohet, ishte Mitrovica e Veriut, pra nuk kam ditur shumë për Kosovën atëkohë përveç katër komunave tona.
Lura Limani: Dhe, ju kujtohet ndonjë gjë para pavarësisë? Ju kujtohet nëse është raportuar për të në media apo nëse dikush në rrethin tuaj ka folur për faktin se Kosova do të shpallet e pavarur së shpejti?
Milica Andric: Pra, prapë, duke qenë se isha në vitin e dytë të shkollës së mesme, nuk isha shumë e interesuar për politikën, dhe ne në Zubin Potok ishim posaçërisht të izoluar. Disi e dija se shqiptarët si komunitet ekzistonin, por kurrë s’e kam njohur një prej tyre. Pra, për mua ishte… po ndodhte gjetiu, pra nuk e dija se çfarë domethënie kishte pavarësia a deklarata, akti i shpalljes së pavarësisë në kohën kur ka ndodhur.
Dhe vërtet s’më kujtohet asgjë në ditën kur ka ndodhur deklarata sepse thjesht nuk ishte diçka që më interesonte. Sidoqoftë, pas pavarësisë, më kujtohet kur një nga mësueset në shkollë na tha se nuk është hera e parë që Kosova shpallet e pavarur. Pra ishte e vetmja, kontakti i parë që kam pasur me… që kam marrë informata se çfarë domethënie mund të ketë ky akt.
Pastaj e kam pyetur nënën se çfarë kuptimi ka kjo, çfarë është kjo, dhe ajo poashtu disi e shpërfilli, ajo tha, “OK nuk është asgjë për t’u shqetësuar’ dhe faktikisht në atë kohë kishte të drejtë sepse nuk ka pasur ndikim në jetët tona, sepse pas deklaratës i kemi parë institucionet e UNMIK-ut t’i humbasin kompetencat e tyre, dhe në vend të tyre u forcuan institucionet serbe, pra në pjesën veriore të Kosovës nuk ka pasur shumë pasoja ligjore, do të thosha, në momentin kur deklarata është… e pavarsisë është… kur është shpallur pavarësia.
E para, le të themi, pasojë, pasojë e vërtetë ligjore e këtij akti është ndier në prill 2013 dhe nëntor 2013 kur i kemi pasur zgjedhjet e para lokale, dhe prej atëherë do të thosha që kemi pasur një reagim shumë të vonuar ndaj asaj se ç’ishte pavarësia në vitin 2007.
Lura Limani: Thatë diçka shumë interesante, thatë se ju nuk keni… nuk ka pasur pasoja ligjore derisa keni votuar. Ishte ajo hera e parë që keni votuar ju, ishit këtu në Mitrovicë apo… çfarë ju kujtohet?
Milica Andric: Në të vërtetë unë ende nuk kam votuar në zgjedhjet e Kosovës, sepse kurrë nuk jam ndier se kam zgjedhje të mirë në zgjedhje, pra ende nuk e kam përdorur atë të drejtë në sistemin e Kosovës. Kam votuar në zgjedhjet presidenciale të Serbisë, më duket dy herë, po, dhe ndoshta në një zgjedhje parlamentare në Serbi, por ende jo në zgjedhjet e Kosovës.
Lura Limani: Ju kujtohet ndonjë gjë e veçantë, pse mendoni se ishte kaq madhështore, storjet që i kanë treguar njerëzit të tjerë, ishte atëherë kur është kuptuar plotësisht se kjo pjesë e shtetit kishte shpallur pavarësinë?
Milica Andric: Në fakt nuk ishte në vitin 2013, ishte shumë më herët natyrisht. Kur fillova të interesohesha për politikën në përgjithësi apo kur fillova të bëja punë vullnetare në shoqërinë civile, pra ishte diku 2010, 2011 kur më në fund kuptova se është një kontest statusor dhe fillova të merrem me të, sepse në vitin 2011, patëm… patëm diskutimet e para pas pavarësisë në mes Beogradit dhe Prishtinës, dhe atëherë filloi të bëhej gjendja serioze.
Patëm marrëveshjen për IBM [Integrated Border Management/ Menaxhimi i Kufijëve të Integruar], dhe duke qenë se nuk është implementuar menjëherë patëm problemin me forcat speciale ROSU në Zubin Potok, vdekjen e Enver Zymberit, barrikadat që zgjatën dy vjet e gjysmë pas këtij incidenti, pra ishte atëhere që filloi të bëhej realitet në komunat tona këtu.
Lura Limani: Dhe a mendoni se edhe për ju personalisht, a ishte vetëm pjesë e vetëdijes politike që disi u mësuat me të dhe a mund të shpjegoni më tej përmes një storjeje personale a anekdote?
Milica Andric: Po, do të thosha në një nivel personal sepse gjërat që ndodhën në 2011-tën ishin disi kolektive, pra ne… por në nivelin personal hera e parë që kam takuar një shqipëtar ishte në vitin 2014, në verë të 2014-tës, dhe ishin kolegët e mi, kam punuar shkurtimisht për programin USAID atëherë si interpretuese, dhe më ndihmuan t’i marrë dokumentet, më është dashur të shkoj në Prishtinë për ta marrë çertifikatën e lindjes, në Ulpianë më duket, pra ajo ishte hera e parë që kam takuar një shqipëtar, hera e parë në fakt që kam shkuar në Prishtinë, pra ishte… në nivel personal 2014-ta ishte viti i kuptimit të realitetit të Kosovës për mua.
Lura Limani: Dhe si ndiheshit?
Milica Andric: Ishte shumë e çuditshme…
Lura Limani: …kur shkuat në Prishtinë?
Milica Andric: Ishte shumë e çuditshme dhe isha aq e fokusuar të mos kem probleme administrative saqë nuk jam përqendruar fort në vendin ku isha, dhe ndihesha tepër rehat me kolegët e mi, pra ishte… nuk ishte… nuk kam ndier shqetësim a frikë, pra ishte… por ishte shumë e çuditshme. Më kujtohet kur tha, sepse i flisja anglisht, dhe më tha “Prićaj srpski da te ceo svet razume” [Fol serbisht që të kuptojë krejt bota], dhe thashë, “Në rregull s’ka problem”. Por ishte e çuditshme.
Lura Limani: Dhe, po i afrohemi përvjetorit të dhjetë dhe a keni ndonjë… s’e di si ta quaj saktësisht, por a merakoseni apo çfarë mendoni se do ta shënojë këtë përvjetor, sidomos duke pasur parasysh ngjarjet në javët e fundit?
Milica Andric: Po, mendoj se do të jetë një përvjetor shumë i mundimshëm, sidomos nëse Gjykata Speciale do të fillojë të bëjë padi. Vrasja e Oliver Ivanoviqit që ndodhi para më pak se dy javësh, ishte gjë tronditëse, ishte gjë e madhe, por në të vërtetë sinqerisht, përkundër asaj që thonë politikanët, nuk ka ndikuar në marrëdhëniet ndëretnike, sidomos jo në Mitrovicë, jo në nivel komuniteti. Pra lidhur me të, edhe pse ishte ngjarje e stërmadhe, nuk mendoj se do të bëjë ndonjë ndryshim të madh për mënyrën se si komunitetet… ndërveprojnë. Sidoqoftë, Gjykata Speciale mund të sjellë urrejtje, mendoj, vërtet varet se si të dy komunitetet reagojnë ndaj rezultateve të kësaj gjykate dhe si vetë gjykata merret me këto raste. Pra mendoj se do të jetë një përvjetor shumë i mundimshëm, por mendoj se do ta gjejmë një rrugë t’ia dalim mbanë. Nuk pres të ndodhë diçka shumë traumatike. Shpresoj, në të vërtetë. Pra nuk kam frikë por kam kujdes.
Lura Limani: Vërtet dua të flas pak për… sepse është shumë interesante për mua, fakti që nuk keni kurrfarë kujtese për ngjarjen. Po sa u përket njerëzve përreth, a kanë… a i ke pyetur, sidomos nëse ju… ju jenu dashur të përballeni me të si ngjarje më vonë. Si shkon ajo bisedë?
Milica Andric: Po, kur më kontaktove për këtë intervistë, sepse atëherë kuptova se nuk kam fare, absolutisht asnjë kujtim për vetë ditën, pra i pyeta njerëzit përreth meje, ishin pakëz më të vjetër por atyre u kujtohej dita, u kujtohej qartë. Pra ata disi e dinin por po ashtu, shumica e shokëve të mi ishin studentë të shkencave politike në atë kohë, pra për ata ishte një gjë e madhe, dhe ndodhi dhe dy prej tyre ishin në Beograd dhe një nga ta ishte këtu në Kosovë, pra gjëja e parë që u kujtohet është protesta masive në Beograd, e cila ende quhet “Kosovo for Sneakers,” [Kosova për Atlete] sepse disa protestues po i thyenin dyqanet sportive dhe vidhnin atlete. Më duket se ka pasur edhe djegie të disa ambasadave nëse kujtoj saktë, pra pothuajse secili kujton së paku diçka në atë ditë, dhe u kujtohet protesta që erdhi më pas. Unë po ashtu i kujtoj protestat këtu në Mitrovicë, i organizuam në 12:44, dhe kam shkuar në një apo dy prej tyre, sepse ishte një opsion nëse ke qenë në vitet e fundit të shkokllës së mesme, të lajmëronin një ditë përpara për t’i pyetur prindërit, të marrësh leje që të shkosh në protetë ose mund të kthehesh në… shtëpi. Dhe pastaj të duhej të shkoje në shkollë në fundjavë për t’i zëvendësuar orët. Pra kam shkuar, mendoj në dy protesta, dhe ajo është e gjitha çfarë më kujtohet në atë kohë.
Lura Limani: Çfarë bënit në protesta? A keni pasur uniforma, shkolla juaj?
Milica Andric: Jo, jo, jo, nuk i kemi përdorë, s’i kemi pasë. Jo, po mendoj, politikanët thonin gjëra, në ishim në audiencë, kaq ka qenë pak a shumë. Ndoshta me… mendoj se ka ndodhë njëherë ose dy herë që shkonim të pinim kafe, po pastaj ja nisën t’i mbyllnin edhe kafenetë kështu që njerëzit s’do të shpërndaheshin lirshëm, sidomos studentët, kështu që as kjo s’ishte opcion pastaj. Kështu që nëse shkoje në protestë duhet të ishe në turmë dhe të dëgjojë politikanët duke thënë gjëra.
Lura Limani: Nuk mundje të ikje nga mësimi dhe të mos shkoje në protesta…
Milica Andric: Po, por pastaj duhej të shkoje në fundjavë kështu që s’ishte pazar i mirë, kështu që kjo është pse nuk shkonim me vullnet në shumë prej tyre.
Lura Limani: Po familja yte, a e mbajnë mend? Prindërit e tu…
Milica Andric: Fatkeqësisht, nuk i kam pyetur. Por po supozoj që po. Në fakt jam e sigurt që po. Mendoj që nëna ime më patë thënë që s’është asgjë për tu brengosur sepse ajo ka menduar që kjo nuk ishte një gjë e madhe që po ndodhte, por ka dashur të ishte e sigurtë që unë së paku të mos brengosem. Kështu që, po mendoj se e mbajnë mend po s’i kam pyetur në të vërtetë.
Lura Limani: A mendon se është një temë e vështirë për të folë me ta?
Milica Andric: Jo, jo, është thjesht se s’më ka ra në mend t’i pyes…. Nuk është se… sidomos për mua që nuk më është prezantuar si diçka e madhe, sidomos jo në atë kohë, kështu që ne vërtet vetëm e kishim shpërfillur. Nuk ishte diçka për të cilën duhej shqetësuar në atë moment. 2013 ka qenë krejt ndryshe. Marrëveshja e Brukselit ishte gjithkah, gjithkush fliste për të, gjithkush e kishte një kopje, e lexonte, ishte… Mendoj se kjo ishte diçka që serbët e Kosovës (e pakupt.) e përjetuan si ditë të shpalljes së pavarësisë, çka ne përjetuam kur marrëveshja e Brukselit u nënshkrua… kështu që për neve kjo ishte në njëfarë mënyrë shpallja e vërtetë e pavarësisë.
Lura Limani: A është kjo sepse mediet e raportuan si një marrëveshje… si një marrëveshje shumë të rëndësishme apo…
Milica Andric: Jo. Sepse ishte e qartë, kur e lexoje, ishte shumë e qartë se çfarë do të thoshte, edhepse mediet e tregonin si diçka komplet ndryshe, dhe ishte shume e shkurtë, diçka si 14 pika, kushdo mund të fokusohet në 14 pika, ishte pra një faqe dhe dy rreshta në faqen tjetër. Kështu që besoj që të gjithë e kuptuan… shumica e njerëzve e kuptuan në këtë pikë se çfarë do të thoshte, kështu që kjo është pse ishte aq punë e madhe, sepse vërtet do të thoshte një ndryshim jetësor substancial për të gjithë që jetonin në katër komunat e veriut.
Lura Limani: Nuk kam më pyetje, por nëse ke diçka tjetër të ndash… diçka që do të ishte interesant…
Milica Andric: Vërtet kam menduar shumë duke u munduar të kujtoja, por po ashtu… edhe kam pasë ditar, por nuk doja ta shikoja në mënyrë që të mos i vëja vetes kujtim… kujtime të rrejshme, por ishte edhe një ditar që ishte… që e mbaja me shoqen time nga shkolla… në bankë të shkollës, kështu që unë dhe ajo shkruanim vetëm për gjëra që ndodhnin në shkollë, kështu që më kujtohet që ka pasë një referëncë të zbehët si “Kosova deklaroi pavarësinë dje, por Stefana e bëri këtë gjë sot”, nuk është që ishte vërtet për atë, ishte vërtet diçka që e kishim shpërfillë, si… eh. Sikur të kishte ndodhë diku tjetër sepse ishim shumë, shumë të shkëputur nga pjesa tjetër e realitetit në Kosovë.