Kosova nën lëkurën time

Nga Martin Dvořák

Përzgjedhje nga libri Kosovo Under My Skin [Kosova nën lëkurën time] (Studio No-Ban, s.r.o. 2000) nga Martin Dvořák. (Libri u botua në shqip nga Koha Ditore).

 

Martin Dvořák (1956) është ekonomist nga Praga, i cili ishte administratori i UNMIK-ut për Istogun dhe Gjakovën në vitet 1999-2002; më vonë ai punoi si këshilltar politik për Autoritetin Koalicioni Provizional në Basra dhe Bagdad; me Ambasadën çeke në SHBA; dhe me Konsulatën e Përgjithshme çeke në Nju Jork. Aktualisht, ai është Ambasador i Çekisë në Kuvajt dhe Katar.

Kërkimfalje në vend të parathënies

Kur erdha në Kosovë në tetor të vitit 1999, vendi ishte virtualisht i shkëputur nga pjesa tjetër e botës. Shërbimet postare nuk ishin në dispozicion, lidhjet telefonike nuk funksiononin, dhe në Prishtinë, vetëm tre kompjuterë ishin të lidhur me internet. Gjithmonë kishte rradhë të gjata të njerëzve që prisnin gjithë ditën për të lexuar postën e tyre dhe dërguar mesazhe të shkurtëra. I shkruajta raportet e mia të para dhe i dërgova, të gjitha së bashku, tek të gjithë ata që do të mund të ishin të interesuar në përshtypjet e mia të paprekura, nga shërbimi në Kosovë me Misionin e Kombeve të Bashkuara. Këto tekste të hershme nuk ishin as letra private për familjen time, as mesazhe për shoqërinë, as komunikata për shtyp. Nuk kishte asgjë të caktuar që mund t’i përmblidhte, por mënyra ime u dëshmua e dobishme për qëllimin që kisha për të qëndruar në kontakt me ata që e konsideronin informacionin tim relevant, teksa bllokoja kompjuterin për  një kohë minimale.


 

Letra e Parë: 20 tetor, 1999

 

Ndërtesa e UNMIK-ut këtu [në Pejë] është edhe më e zbukuruar se ajo në Prishtinë – është një ish-bankë e konfiskuar, dhe bankat kanë tendenca ta  teprojnë me veten, dhe jo vetëm në Kosovë. Tapeta, ngrohje qendrore, ulëse lëkure dhe dhoma konferencash në katet e poshtme. Ekipit tonë, që arritëm më vonë, na u kërkua shpejt të gjenim një tavolinë. “Disa mund të jenë ende ë lira në katin e pestë.” E gjeta veten në një zyrë të vogël me pamje panoramike të maleve (2500 metra e tutje), e cila, ndryshe nga të tjerat, ishte e dedikuar për vetëm një njeri. Kam telefon tani, shpresoj të kem kompjuter dhe ndoshta edhe një adresë interneti dhe qasje në rrjetin publik të telefonit. Gjithashtu, shpejt do të pajisem me një walkie-talkie [radiolidhje] (të tipit “Alpha-Bravo-Echo-forAlpha-Echo-Bravo, fund…).  Ky ishte shtrembërim, nuk jam i supozuar ta prek aë, por më thonë se duhet ta kem një në rast se bllokohem diku. Punojmë edhe të shtunave, nga ora tetë deri në orën pesë, me një pauzë teorike dreke një orëshe, por askush nuk e përmbush kuotën […]

 

Të dielave do të më pëlqente të kryeja shumë punë nëse nuk do të kishte mungesë treditore të rrymës eletrike. Prandaj, vendosa të dal në shëtitje për të gjetur fakte, bëra disa fotografi, fjeta pak dhe ushrova anglishten time deri në mbrëmje. Anglishtja është problemi im primar. Të gjithë kanë thekse të ndryshme por e kuptojmë njëri tjetrin në mënyrë të përsosur, por unë jam i humbur dhe më duhet të pyes dy herë për gjithçka. Por, ose ata më shohin si kokëtul, ose anglishtja ime po përmirësohet dhe mund edhe të kem biseda me ta. Tani vij tek ajo që Sam kishte të thoshte për inidanët. Siç duket ata janë komuniteti më i madh këtu, gjithsej gjashtë! Pastaj francezët (me gjasë duke qenë se udhëheqësi i misionit është frances), dhe nga një prej secilit lloj. Është një irlandez, një kongolez, një etiopian – miku im dy metërsh, Masaj Huho, sportist i mirë, gjithmonë e buzëeshura, Caroline nga Gambia e cila ka jetuar në Nju Jork Siti për dhjetë vjetë; kolegu im tjetër në Istog është Patrice nga Burundi, dhe sot i dhamë mirëseardhjen Grace nga Ghana. Pak i turpshmi, udhëheqës teknik, Saad, ka origjinë nga Iraku por mban pasaportë kanadeze, ndërkohë që Bjorn nga Suedia e kujton yllin çek të hokejit dhe tenisit Drobný dhe e njeh  František Janouch nga fondacioni Karta-77; është gjithashtu edhe një italian i ri, Marko i cili punon shumë, pa marrë parasyshë çfarë thotë pjesa tjetër e botës për kombin e vet, dhe njeriu përgjegjës për të gjitha komunat, duke përfshirë edhe timen, është Jose Manuel nga Venezuela. Ekipi do të ishte gjysmak pa Zamira nga Kirgiztani, Abdullah nga Maroko dhe Vidmantos nga Lituania. Një përbërje e mirë.

 

Patëm një takim tjetër të hënën, një set tjetër i shtrëngimit të duarve, ku Alain kishte intervista ballë për ballë me të gjithë neve për të vendosur se ku do të dërgoheshim. Sa për mua, tha se dokumentat e mia nuk kishin arritur ende. I ofrova një rikapitullim të shkurtër të rezymesë time dhe i kërkova falje që nuk kisha asnjë kopje duke qenë se as Prishtina nuk i kishte dokumentet e mia. Ai ofroi një post në Istog, apo Istok në serbisht, i cili është një nga pesë qytetet më të mëdha të rajonit, me një popullatë prej 50,000 banorësh, një enklavë të vogël serbe dhe tjera minoritete etnike. Rreth 70 përqind e shëpive ishin shkatërruar apo djegur gjatë luftës/ Shkurt, një komunitet si shumë të tjerë. […] Për fillim, ne ishim të supozuar të gjenim një model funksional për bordin e ardhshëm komunal, një lloj trupi provizional udhëheqës që do ta shihte rajonin përtej zgjedhjeve. Tani, kjo është pak rrëmujë, sepse para se qeveria e UNMIK-ut t’i arrinte fshatrat, UÇK-ja apo “Qeveria Thaçi” kishte instaluar “kryetarët” e vet. Tani për tani, ata tolerohen nga UNMIK-u, por ndërkohë që pozicionet e UÇK-së dobësohen dhe ndikimi i elementeve të tjera, kryesisht i LDK-së së Rugovës, rritet më shumë, disponimi është që njerëzit e Thaçit janë udhëheqës të vetë-stiluar, jodemokratik, etj… Për ta komplikuar situatën edhe më tutje, është “Qeveria Bukoshi” me qëndrimet e tyre, anipse legjitimiteti i tyre nuk është hiç më i fuqishëm se ai i qeverisë Thaçi.

 

Istogu nuk dallon, të dyja kampet kanë inatet e tyre, njëri i mbështetir nga Thaçi, tjetri nga Rugova i cili është lindur këtu. Kjo ishte situatë tërheqëse, por ende nuk i kemi renditur gjërat.

 

Rreth banesës time – është goxha e rehatshme, por nuk ka rrymë elektrike dhe shpesh as ujë, që më shumë nuk ka sesa që ka. Nëse pronari nuk i vendos gjërat në perspektivë, Sarit dhe unë jemi të përgatitur për t’u zhvendosur në një banesë ku nuk ekzistojnë probleme të tjera. Nuk kam gatuar ende, duke qenë se nuk kam as sobë këtu. Por, ky vend është përplot me restaurante dhe mishtore, ku ka ushqim të lirë dhe oxhaqe të ngrohta, edhepse menytë shpesh janë të paimagjinueshme: zakonisht, janë katër kurse që ofrohen – qebap (mish i rrumbullakët i tymosur), gjyveç, pulë, dhe në darkat më të mira, edhe peshk. Përndryshe, ka llojlojshmëri ushqimi në dyqane, ka gjithashtu fruta, perime dhe qumësht. Gjalpa gjendet vetëm në tregje në qiell të hapur, por ka kualitet të shkëlqyeshëm. Le të shohim çfarë do të sjellë dimri, frikësohem teksa mendoj për rrugët, por deri tani, ky ka qenë një post i kënaqshëm.

 

30 tetor, 1999

 

Këtë javë kemi arritur marrëveshjen në lidhje me udhëheqësin e ri të këshillit të shkollës lokale, sepse ai i kaluari ishte shkarkuar nga një “ministër” i Thaçit, dhe pasardhësi i tij  trajtonte mësuesit në mënyrë të gabuar. Njerëzit në Prishtinë premtuan të premtën që të gjejnë një kandidat zëvendësues dhe menjëherë pranuan propozimin tonë që posti të merrej në bazë të përkohshme, nga mjeshtri i shkollës lokale të gramatikës. Prej aty, ne i qetësuam ekipin grevist të senatoriumit të Banjës së Pejës që protestuan kundër zaptimit të rrjedhjeve të nxehta nga të pastrehët, sepse për ta, (punëtorët e banjës), hoteli ishte burim i mbijetesës. Dr. Da Goya nga Burkina Faso, që kishte studiuar në Pragë dhe flet një çekishte të bukur, kishte vendosur në kapacitetin e tij prej udhëheqësit të Departamentit të Shëndetit në UNMIK, që banjës t’i kthehej qëllimi i saj i mëparshëm ndërkohë që strehimi emergjent për dimrin që vinte do të sigurohej diku tjetër afër kompleksit. Gjithashtu, ne kemi çaktivizuar situatën në një shkollë, ku mësuesit dolën në grevë në fillim të vitit shkollor për arsye të borxheve tetë mujore në lidhje me pagat. Fatmirësisht, UNMIK-u do të ketë disa paga për mësuesit të gatshme javën që vjen (në mes të 100 dhe 200 marka për person nuk është shumë, por të paktën do të marin diçka) dhe mësuesit e kuptojnë se çështja e pagave të pa paguara do të zgjidhet nga shefat e tyre të ardhshëm legjitimë nëse ata pajtohen me pagat provizionale.

 

Gjithashtu kemi ngritur fonde për të paguar rojtarët e pyjeve. Ndoshta do ta kishim mbyllur syrin nëse dikush do të mblidhte dru për zjarr për dimër dhe “harronte” të paguante, nëse vjedhja e pyjeve nuk do të arrinte masa aq të mëdha, dhe në çmimin aktual prej 200 markave për një ngarkesë me dru, grupe të caktuara të mirë-përgatitura nuk ksihi filluar të mblidhnin të hollat. Koha do të tregojë sa efektive ishte kjo lëvizje.  Gjithashtu, ekziston një nevojë urgjente për të siguruar strehë provizionale për sa më shumë të pastrehë që është e mundshme. Kjo është një çështje shqetësuese që mbart në vete së paku një problem ligjor dhe etik. Në Istog (dhe gjetkë), sot ekziston një numër i banesave të lëna nga serbët. Ato janë të lira por ekziston një pronar ligjor apo zotërues për secilën prej tyre. Misioni kryesor i UNMIK-ut është të mbrojë të drejtat e minoriteteve – dhe ata fillimisht janë serbë. Pastaj përdëri, do të ishte logjike të përdoren këto shtëpi thjesht sepse jaë të lira dhe shumë njerëz janë reduktuar në jetë në tendë jo për shkak të vullnetit të tyre, por pikërisht për shkak të asaj që pronarët e këtyre banesave tashmë të zbrazëta iu kanë bërë atyre…Epo, do ta gjejmë një mënyrë, do ta lëshoj një urdhër (Unë kam fuqinë të veproj vetëm, pa një aprovim nga zyra kryesore, por më duhet të mar këshilla dhe rekomandime) për ta bërë një gjë të tillë, duke ndjekur regjistrimin përkatës të banorëve të përkohshëm, këto vendbanime janë në dispozicion për përdorim përgjatë një periudhe të përkohshme deri në pranverën e ardhshme.

 

Na duhet të meremi me shumë probleme çdo ditë, por këto kohë janë fascinuese. Dje shkova në Prishtinë për të mbledhur vulat në tri gjuhë UNMIK-Toën of Istog [UNMIK-Qyteti i Istogut] pra duket se na pret punë e gjatë me letra. Në këtë fazë, vendi im është përjetësisht larg nga bashkia e qytetit siç e njohim ne – dhe duket se nuk ekziston asnjë moment i qetë për ne.

 

Përshëndetje nga diku ku dielli ka perënduar dhe ajri i mbrëmjes është i mbushur me thirrjet e përditshme për lutje nga hoxha. Vetëm pesë prej tyre duhet të shërbejnë në xhamitë e Pejës tani, Por ata kanë sisteme PA dhe dëgjohen në të gjithë vendin, dhe përtej.

 

7 nëntor, 1999

 

Gjërat po i kthehen rendit dhe këtë javë kemi pasur më pak ngjarje të pazakonshme se asnjëherë më parë. Një nga to ia vlen të ceket – një ndërtesë e rifurnizuar e shkollës së mesme u hap dje në Istog. Riparimi është kryer kryesisht nga organizata spanjolle të bamirësisë të cilët kryen një punë me të vërtetë të paçme. Isha i lumtur të shihja se rimëkëmbja e Kosovës po fillonte nga esenca, për shembull shkollat, duke qenë se këtij vendi do t’i duhen domosdoshmërisht ekspertë të edukuar në vitet e ardhshme (jo që kombet e tjera do të vuanin nga një numër i tepërt i ekspertëve).  Në një rostrum të improvizuar, një grup i punëtorëve bamirës shumë të rinj kënduan se diktatorët nuk duhet të frikësoheshin, dhe u preka kur e pashë tek iu bashkohej “inspektori ynë regjional” Bart, një djalë i mrekullueshëm nga Holanda i cili ka bërë shumë punë të mirë këtu. Gjithçka ishte kaq reale, dhe ata njerëz ishin kaq qartazi krenarë për atë që kishin arritur! Audienca e tyre e shijoi atë ditë jashtëzakonisht shumë. Në anën tjetër, programi kulturor i dhuruar nga njerëzit e vendit, mu duk disi si pikturë nëngjyrëshe – lexim i flaktë i poezive duke lartësuar heroizmin e komandatëve dhe nënave të ushtarve të vrarë, e gjithë kjo pati një ndikim të çuditshëm déjà vu në mua. Mu desh të mendoja për debatet që shpesh i kemi në shtëpi reth patriotizmit, çfarë është ai, për çfarë është i mirë, pse nuk ka mjaftueshëm, pse fëmijët tanë nuk janë krenarë për flamurin e tyre kombëtar, himnin, historinë…Sado që i vlerësoj aspektet e errëta të skepticizmit kombëtar çek, besoj se nganjëheerë, është mirë të jemi pak përmbi sentimentin. Ndoshta vetë-ironia jonë e përhershme është arsyeja pse çekët dhe fqinjtë e tyre kanë një kohë të gjatë që kanë pushuar së vrari njëri-tjetrin dhe së djeguri shtëpitë e njëri-tjetrit.

 

Nganjëherë kënaqemi. Aktualisht, jemi duke u përballur me një detyrë pothuajse politike për të vendosur komisionet lokale në mbrojtje të të drejtave të minoriteteve (për shembull etnike). Tani, kjo është pak e vështirë të bëhet në Istog. Ndërkohë që o diskutonim për të reflektuar në kushtet lokale milti-etnike, një vendës na tha: “Çfarë mendoni se do të bëni, shikoni veten – Një çek, ganian, spanjoll dhe një nga Burundi – a nuk është kjo mjaftueshëm multi-etnike?”

[…]

 

Një tregim i freskët komedi këtu: Ndodhi në Istog dje, që ndërtesa, e cila deri së fundmi strehonte një forcë policore paralele, rrjedhimisht ilegale, dhe një gjykatë të paautorizuar, zyrtarisht iu dorëzua UNMIK-ut. Momenti grotesk ndodhi kur e zbuluam se askush nuk i kishte çelësat e shtëpisë të mbyllur paraprakisht. Të kyçur brenda ishin dokumente nga dhjetë vitet e fundit, të cilat realisht nuk duhej të binin në duar të paautorizuara. Për të mos përmendur sasinë e mobiljeve luksoze dhe pajisjeve goxha të rëndësishme. Procesova zyrtarisht për të marrë në kujdestari një ndërtesë të mbushur me gjëra mijëra marka të vlefshme dhe dokumente të vlerave të pallogaritshme, pa pranuar asnjë çelës. Nuk shihja asnjë problem. I kërkova vozitësit të marrë një dry dhe bravë për ta mbyllur ndërtesën paraprakisht. Por Riza, një njeri i UN-it me përvojë,  më njoftoi se gjëra të tilla duhet mbikëqyrur nga një njësi e veçantë teknike me bazë në Pejë. Më goditi disi në mënyrë qësharake, fakti që duhej të kontaktoja zyrën kryesore për një çështje të tillë, por i thirra megjithatë. Fatmirësisht, shefi i tyre, Andreë, kishte planifikuar një udhëtim për punë në Istog, dhe do të arrinte në qytet në orën 3 pasdite (tani ishte pak pas mesditës. E mallkova fatin tim që mu desh të gjeja dikë për të ruajtur ndërtesën për tri orë, por pastaj folëm me Civpol, policinë e UNMIK-ut, dhe ata premtuan ta ruajnë ndërtesën, edhepse ishin pak prej tyre dhe shumë larg njëri-tjetrit). Në orën tre e gjysmë, u nervozova shumë dhe e pyeta Rizën nëse mendonte se ndihma ishte afër. Riza me përvojë më shokoi kur tha se, me shumë gjasë, i dërguari nuk do të sillte asnjë dry me vete, por do të sillte një formë të cilën ne do të duhej ta mbushnim (Planifikoj të shkruaj një volum të trashë mbi format lokale dhe pyetësorët), në bazë të së cilës dryri do të ofrohej si sprovë gardiane. E mendova me vete pastaj, se ishte e shtunë pasdite, që nënkuptonte se shtëpia do të mbetej e pa hapur të paktën deri në mëngjesin e së hënës. Respekti im për autoritetet e UN-it vuajti një mavijosje serioze. I irrituar, u largova nga vendi, investova 10 markat e mia në blerjen e një dryri, së bashku me çelës dere (një gjë e tillë nuk ishte problem në Istog, anipse në një pastide të vonshme të së shtunës) dhe, me ndihmën e Rizës dhe nga monedhat hyjnore, e vendosëm veglën në vendin e vet dhe shkova në shtëpi. Do të jem më i mençur herës tjetër, nuk do t’i thërras dhe do të kursej kohën e çmuar edhe për vete edhe për njësitin teknik të UNMIK-ut.

 

5 dhjetor, 1999

 

Fundjava e kaluar u shënua me festimet kumbuese të Ditës së Flamurit. Argëtimi zgjati për tri ditë, nga e shtuna deri të hënën, dhe u deklarua si festë shtetërore. Sa e cuddishme për një popull që nuk ka as shtet e as flamur! Sidoqoftë, askush nuk shkoi në punë të hënën dhe na u desh të improvizojmë shumë në mënyrë që qyeti të vazhdonte. Në ishim më shumë të shqetësuar nga mundësia që pavarësia e Kosovës të bëhej fjala kyçe dhe madhëshita e UÇK-së tema qendrore e festimeve, duke qenë se, thënë shkurt, të dyja çështjet janë “delikate” për UNMIK-un. Sado qesharake që mund të duket, dhamë çdo kontribut mos t’i ofendonim ndjenjat dhe krenarinë kombëtare të kosovarëve, teksa dëshpërueshëm provonim t’i shmangemi mbulimit zyrtar të çfarëdolloj gjëje që mund të ishte në kundërshtim me traktatet valide ndërkombëtare që flasin për territorin. Në fund vendosëm se do të mernim pjesë në pjesët kulturore dhe sportive të festivalit nëse ndonjë përfaqësues i UNMIK-ut do të pranonte ftesë zyrtare, por do të qëndronim larg nga festimet e entiteteve ilegale joekzistente. Provova t’ua qartësoj politikën tonë përfaqësuesve të Istogut, m’u duk se më kuptuan por u ndjeva çuditshëm. Rrjedhimisht, e humba mundësinë për të mbjellur një pemë për viktimat e luftës, por mora pjesë në një program kulturor, i cili sipas pikëpamjes time, cenoi këto marrëveshje në më shumë se një pikë. Shpesh nuk do të kërkoja përkthimin e disa fjalimeve dhe poezive që digjen nga tribuna, shumicën e kohës të ndriçuara nga gjeneratorët e energjisë elektrike, të dhuruar nga njësiti spanjoll i KFOR-it. Ishte qesharake të shohësh dritën e ofruar zyrtarisht tek ndirçonte pamje më pak së të pafajshme të entuziazmit nacional. E gjeta veten në mes zyratërve të dekoruar pa kërkuar ndere të tilla, dhe tani, një letër falenderimi për konntributet e mia në avancimin e demokracisë në qytet që m’u dhurua nga një qeveri dhe kryetar jolegjitim, qëndron e varur në murin tim. Një ditë, ky do të jetë hiç më pak se dokument historik. Në fjalimin tim pranues, nuk mund t’i shmangesha komentimit të festimeve që glorifikojnë të rënët dhe nënat e tyre trime. Urova që Kosova e ardhme të mos kishte nevojë të lavdëronte heronjtë e rënë në luftë dhe të qante për të vdekurit, por të ishte e aftë të thurë lavde për ata që do ta bëjnë atdheun e tyre të famshëm për gjërat e mira që kanë bërë. Mesa pashë nga duartrokitjet e mëdha që pasuan, ata ose nuk më kuptuan ose me entuziazëm pranuan secilën fjalë që thashë. Kjo e fundit, do të ishte lajm i mirë. Pastaj ata luajtën në çifteli – një instrument traicional me dy tela, shoqëruar nga një akord, violinë dhe tupan.

 

Ata e vallëzuan shotën, një valle e famshme vendase e përqafuar nga shumica e anëtarëve të komunitetit ndërkombëtar në Kosovë (Charles nga Kongo është vallëtar i shkëlqyeshëm. Meqë ra fjala, ai mban pasaportë polake e cila i shokon zyrtarët e doganave nëpër botë, por ai thotë se e përdorë atë vetëm kur Polonia ka qeveri të mirë, përndryshe në të gjitha rastet përdor dokumentat e tij nga Kongo. Kush e di, ndoshta ai po monitorohet nga qeveria polake për të fituar gjykimin e mbase qytetarit e tyre të vetëm nga stoku afrikan.

 

Së fundmi, do të doja të shpjegoja pse, përkundër të gjitha zhvillimeve pozitive për të cilat jam i lumtur të raportoj, situata këtu do të vazhdojë të jetë komplekse. Ky vend ka tradita dhe zakone tepër të vjetra, të cilat mbijetojnë kryesisht për arsye të izolimit të gjatë të këtij populli nga ndikimet globale të civilizimit të konsideruar nga shumica si opsioni i vetëm i saktë dhe i zbatueshëm. Kam pasur debate të pafundme me shumë njerëz mbi papranueshmërinë për të qëndruar përgjithmonë në rrethin vicioz të hakmarrjes dhe gjakmarrjes. Problemi është se, përkundër sistemit ligjor pak a shumë (pak, në fakt) të njohur, ata ende udhëhiqen nga kodet e tyre, siç e përmenda në raste të caktuara. Prandaj, përkundër kodit kriminal i cili në fakt është i krahasueshëm me pjesën tjetër të Evropës, ata kanë më shumë gjasë të respektojnë Lek Dukagjinin e tyre, të njohur ndryshe si Kanuni, i cili ka përcaktuar me shekuj, për shembull, të drejtën e familjes, për t’i vrarë anëtarët e familjes, anëtarët e së cilës i kanë vrarë këta të parët. Nëse viktima është nën 16 vjeç dhe femër, borxhi dyfishohet dhe dy anëtarë të familjes së vrasësit duhet të vriten. Nuk ka rëndësi nëse marrësi i gjakut mund të kapet dhe dërgohet në burg për 12 vjet nën ligje valide. Nëse familja dështon të hakmerret, do të përbuzej përgjithësisht – dënim ky më i madh se burgosja. Familja dhe klani (fisi) janë koncepte të shenjta, dhe nevoja për të nderuar kodet e gjakmarrjes është ende aktuale. Është e vështirë të predikohet falja në një ambient të tillë. Sot, virtualisht secila familje ka viktima, gjakun e të cilave duhet ta marrë. Vetëm disa njerëz pohojnë se të paktën nuk është e mundshme të vrasësh një serb kur ta shohësh. Ata thjesht nuk do të diskutojnë opsionin e arrestimit të ofenduesit, të provuar nga një gjykatë e pavarur dhe dënuar bazuar në ligj. Kam frikë se ky mision ndërkombëtar do të duhej të zgjaste me gjenerata para se ndikimi i Kanunit të zvogëlohej dhe një ambient ligjor të instalohej, Por mund të jem këtu për ndonjë surprizë të këndshme, sikur shumë herë më parë këtu në Kosovë…

 

12 dhjetor, 1999

 

Saherë që komandanti i policisë më raporton se një njeri u vra gjatë një grindje në bar, gjithmonë pyes nëse vrasësi apo viktima kanë qenë serbë, dhe çlirohem kur dëgjoj se të dy kanë qenë nga i njëjti nacionalitet. Sikur vdekja të njihte ndarje të tilla. Jo, cinikisht dhe në mënyrë egoiste zgjedh të mos përballemi me një konflikt tjetër etnik! Për hesapin tim, më duhet të them se isha thellëisht  i turpëruar nga ky çlirim momental – por nuk është i tepërt, apo jo? Një gjë e ngjashme më ndodhi kur një vrasës i paidentifikuar gjuajti një plumb antitank në një tavernë, por nuk e goditi cakun e vet. Isha i lumtur që askush nuk u dëmtua, dhe sulmuesi nuk ishte serb. Gati e pranova si fakt se dikush gjuajti një bazuka në këtë komunitet…

 

Nuk po e përfundoj këtë milenium me nota optimiste, kështuqë ngutem të shtoj diçka më inkurajuese. Në një sulm tjetër me bombë, vrasësi përdori më shumë eksplozivë se që ishte e nevojshme dhe e shkatërroi jo vetëm cakun e tij, por pjesërisht edhe një lokal të berberit. Berberi kishte pesë fëmijë dhe dyqani ishte burimi i tiij i vetëm i të ardhurave. Më tregoi për problemin e tij dhe unë u mundova t’i gjej zgjidhje. I pyeta njerëzit e vendit nëse dinin ndonjë dyqan bosh për vendosje të përkohshme. Më thanë se e dinin se berberi ishte tepër i varfër dhe se “komuniteti” kishte vendosur të paguante shpenzimet e riparimit. Një dëshmi tjetër se strukturat paralele ekzistojnë dhe shpesh janë më efektive se autoritetet zyrtare. Ky është shpirti i Krishtlindjeve për ju – kur zemrat e njerëzve janë më të hapura për qëllime bamirësie.