Dardan Hoti

Prishtinë | Date: 9 shkurt, 2018 | Duration: 5 minuta

Dardan Hoti (1989), gazetar dhe aktivist i të drejtave të njeriut, Krushë e Madhe


Aurela Kadriu (Intervistuesja), Donjetë Berisha (Kamera)

Dardan Hoti

Aurela Kadriu: Prezantoje vetën. Emrin, mbiemrin, moshën, profesionin…

Dardan Hoti: Ah okej, nji hyrje kështu, intro me bo. Okej. Unë jom Dardan Hoti, vij prej Krushës së Madhe. Tash i kom bo nja 29 vjet (qeshë) edhe punoj si gazetar edhe aktivist i të drejtave të njeriut. Ky është nji prezantim përmbledhës edhe i shkurtë për, për mu kështu në përgjithësi.

Aurela Kadriu: A t’kujtohet vera e viti 2007?

Dardan Hoti: Nuk e kom shumë kështu n’mendje se çfarë ose si kanë, si kam, çka kam, çka kam bo n’vitin 2007. E di që çdo vjet kom shku n’pushime (qeshë) edhe jom kanë nxanës i shkollës së mesme. N’atë kohë edhe kam fillu punën në një restorant në t’njejtën kohë edhe kom qenë me aktivitete t’vallëzimit në kuadër të Shoqërisë Kulturore Artistike në Krushë atje. Pra disa aktivitete, festivale me sa m’kujtohet që kom marrë pjesë duke punu. Nuk ka pasë najsend te veçantë, kështu të qartë se kom shumë. Tash mas dhjetë vjete, njimbëdhjetë gati (qeshë).

Aurela Kadriu: Kur e ki, kur e ki kuptu ose kur ke ndi për herë të parë që Kosova ka me shpallë pavarësinë?

Dardan Hoti: Përveç informacioneve që na kanë ardhë përmes mjeteve t’informimit paraprakisht për… veç e përmenda që kom qenë, qenë  edhe n’grup të vallëzimit edhe neve na patëm paralajmëru nja nji muj ose dy muj përpara. Na patën ardhë disa informacione që duhen me qenë t’përgaditun për me pasë nji, nji shfaqje domethanë në momentin kur Kosova ka me shpallë pavarësinë n’kuadër të komunës të Rahovecit. Edhe në nji formë na, veç termin pavarësi ia patëm nisë m’u mësu, edhe qysh është me pasë… Kosova me qenë e pavarur.

Edhe… po nuk u koncentrumë te ajo pjesë, por u koncentrumë pak ma shumë te ajo pjesa e përgaditjës së qasaj koreografije, qasaj organizimi që ishke krejt n’barrë, domethanë n’shpinën tonë që dojshëm, u dashke…. Ishim grupi i vetëm në komunën tonë që u dashke me bo atë organizim. Edhe ajo, domethanë nji periudhë dy mujorëshe ndoshta para se m’u bo qikjo, para se m’u shpallë pavarësia na jemi kanë pak t’informumë. Edhe pse dhomethanë ka pasë rezerva për ata që a ka m’u bo sigurtë, apo jo.

Aurela Kadriu: E ku ke qenë në ditën e pavarësisë?

Dardan Hoti: Gjysmën e ditës jom kanë në Krushë, domethanë në vendin tem të lindjës. Gjysmën e ditës tjetër jom kanë në Rahovec, në, në organizimin që e ka bo komuna e Rahovecit për shpalljen e pavarësisë. Domethanë duke i përfshij edhe orët e përgaditjes edhe t’shkuarjës atje edhe… Po në kohën kur u shpallë domethanë pavarësia, ka qenë ora tre mbasdite me sa e kujtoj, domethanë n’qato momente jom kanë në Rahovec duke pritë me, me festu si pjesë e grupit Shoqërisë Kulturore Artistike në Krushë.

Aurela Kadriu: A na përshkrunë ma shumë atmosferën at’ ditë? Çka ki bo, qysh u konë?

Dardan Hoti: Ka qenë, tash sa po m’kujtohet, ka qenë shumë ftoftë edhe e di që grupi jonë i vallëtarëve kemi qenë shumë keq t’u e përjetu se jemi kanë të veshur vetëm në disa këmisha. Edhe u kanë ai tensioni që çdo orë domethanë e pritshëm për me u bo qajo, ai lajm. Për me u shpallë domethanë pavarësia edhe na duheshim me qenë gati, edhe shumicën e kohës na bijke me nejtë domethanë jashtë. Se njerëzit veç ishin mbledhë edhe çdo kush pritke me festu edhe pritke atë moment. Edhe u pata smu faktikisht (qeshë) edhe u pata ftofë shumë keq n’atë ditë për shkak… Po gjithë andej domethanë ka pasë njerëz nëpër rrugë t’u pritë me festu, flamuj, muzikë… E di që, po mundohem m’i kujtu domethanë me kujtu secilin moment që ka ndodhë, diçka pak ma e veçantë. Po krejt qekjo osht’ përmbledhje deri n’ora tre që na veç e kemi prite at’ moment.

Edhe masnej kur osht’ shpallë vec pavarësia jem mledhë, sikur ka qenë e oragnizume ashtu, krejt njerëzt n’qat’ sheshin ku dojke m’u mbjatë organizmi. Edhe kom vallëzu para s’di sa qindra, mijëra njerëzve që jonë kanë, që u patëm mledhë për at’, për at’ kohë.

Aurela Kadriu: Okej, faleminderit shumë.

Download PDF