Bardh Salihu

Prishtina | Date: 27 janar, 2018 | Duration: 16 minuta

Bardh Salihu (1986), projekt menaxher, Prishtinë


Lura Limani (intervistuesja), Ermal Gashi (Kamera)

Bardh Salihu

Bardh Salihu: Unë jom Bardh Salihu, punoj si projekt menaxher në softuer, në industrinë e softuerit. Po, kom lindë në Prishtinë, jom rritë shumicën e kohës në Prishtinë, i kom pasë edhe do periudha ku me familje kemi jetu jashtë. Kom jetu në Holandë nja tri vjet, në Shqipni… në Amerikë, kom qenë exchange student në shkollë të mesme, mandej jom kthy prapë me kry masterin. Tash qe tri vjet jom, domethanë prej 2014 prapë në Prishtinë. Kur jom kthy në fakt në Prishtinë e kom mbajtë Dit’ e Natin edhe nja tri vjetë, Dit’ e Nati o’ konë në fakt tu u mshelë në qat’ kohë edhe qashtu thjesht rastisi që… m’erdh rasti mu me marrë në dorë edhe n’qato tri vjet muj me thonë kom mësu shumë për këtë shtet, e kom njoftu krejt qytetin a din se, ka shumë shtresa, shumë gjenerata, shumë skena, shumë qytet…i ndërlikumë edhe m’ka ra, a pe din, bash kurrë ma prishtinali s’jom ndi nashta se qeto tri vjetët e fundit, edhe…

Tash qe, shumë interesant, u bonë 10 vjet prej pavarësisë edhe po t’shtin me mendu për krejt çka ka ndodhë qeto dhjetë vjet, çka ka ndodhë 10 vjet para saj, a pe din …krejt… bash po m’vjen mirë… për q’ato pata në fakt qejf me bo qët send…qët intervistë, se osht diçka që jom tu mendu për to, osht diçka që kejt jena tu mendu…osht kohë interesante n’kejt botën, a pe din, po edhe këtu osht kohë shumë interesante qetash edhe kohë e mirë me reflektu, me këqyrë krejt çka ka ndodhë…

Lura Limani: A po t’kujtohet…a je konë në Prishtinë në 2000tat e hershme?

Bardh Salihu: Po në fakt në 99-tën unë i kom pasë 13 vjet edhe gjithë e kom pasë nifarë ndjenje që ‘Hej, qysh s’jom konë këtu bash qatëhëre…çlirimi”…a din, s’jom konë këtu, kemi qenë n’Angli refugjatë na n’atë kohë edhe kemi ardhë….n’shtator m’duket u patëm kthy na e kjo patë ndodhë në qershor, verës, a din edhe… gjithë e kom pasë ni ndjënjë “Kha, qysh s’jom konë këtu” edhe a pe din, thu se…FOMO…fear of missing out ashtu. Po plus i kom pasë veç 13 vjet edhe qysh…13 vjet, n’90tat jom rritë, shumë e çuditshme me u mundu me i kuptu ato koncepte çka osht çlirimi, çka osht pavarësia, çka osht demokracia…une e maj mend a din, shtatë, tetë vjeç tu dalë { i çon duart në ajër }”Demokraci! Demokraci” Unë se disha çka bojsha, po it ëas a lot of fun actually…to me at the time…nuk e disha bash mirë çka po ndodhë. Po e di që kur ka ndodhë çlirimi, a din, i kqyrshim lajme, i kqyrshim KFOR-in tu hi, i kqyrshim njerëzit tu kajtë, tu u tranu…edhe definitivisht o konë një ndjenje… u ndisha që kom mungu q’atë ditë edhe pluuus, i xhelozojsha njerëzit që ishin pak ma të vjetër… vëllau jem i kish shtatë-tetëmbëdhjetë vjet… ata dilshin, bojshin qejf, na ishim si fmi, na u duhke në nantë mu kthy në shpi, kështu që pak ma ndryshe përvoja po çka po du me thonë osht, kur ka ardhë mandej pavarësia në 2008tën për qato o konë nifar ndjenje për mu “o yes!” ma n’fund m’erdh rasti… a din si… si nata e dytë e vitit t’ri tash, nata e parë me t’shpisë, natën e dytë me dale me u qaraveshë…

O konë…e di…o konë shumë kohe interesante…o konë shume ftoftë e maj në mend q’at send, po nuk e kena vërejtë qaq {Buzëqesh}. E maj në mend o konë një periudhë e çuditshme se katër-pesë ditë, a s’di sa ditë, a ni javë a din u patë zhagitë ajo punë “Ha, a e shpallën? A nuk e shpallën? A e shpallën? A nuk e shpallën?”, “Oh, jo jonë t’u e shpallë sot, jo nesër, o…”

E di që bile m’duket që 15 shkurti o konë që bukvalisht krejt mendojshim që this is the day, sot po ndodhë. Po nuk ndodhi, nuk ndodhi, o konë si ni asi teshtime që po mundohesh me teshë, po mundohesh me teshë edhe o, veç kur kena teshë…a po din me 17tin o konë…s’di man…unë kom folë para qesaj interviste me disai sa njerëz, shumë pak njerëz pe mbajnë në mend saktë krejt qat ditë, apo din? Po e di që me siguri me qindra njerëz kom puthë e përqafë, e kom kcy me njerëz të huj…shqiptarë, të hujë, ksi asi…fakt osht që s’kom puthë e as përqafë asni serb atë ditë po…në fakt, as që kom mendu për atë punë n’atë kohë, qysh po ndihen serbët sot, a po din, serbët e Kosovës. Osht diçka që shumë ma vonë ja kom nisë me mendu për to. Në fakt shumë vonë ja kom nisë me mendu për qat send, masi që u qetësu krejt…po edhe ajo osht OK, nuk po ndihna keq ndoshta që e kom ose nuk e kom mendu atë send atë ditë. Po, tash kur kqyri mbrapa, jom mundu me qitë n’veti krejt qat send pak, qysh jonë ndi serbët qat ditë…edhe s’osht që s’mujsha me kuptu se n’fakt qashtu ngjajshëm nashta jena ndi edhe komuniteti janë ni kohë shumë ma herët…

M’kujtohet deri para pesë vjete, m’ndodhke nifar refleksi, kur e shihsha ni flamur shqiptar mbi naj kulm të shpisë për 0.3 sekonda m’ndodhke nifarë “oh shit, qaj njeri nuk osht normal, ja osht i trentë, ja osht tepër…”. Se osht nifar refleksi që ti s’ki guxu me bo atë send edhe tash kur kaloj nëpër Graçanicë edhe i shoh flamurat serb edhe thomë a pe din, thomë, “ëoë, do they feel the same si na qysh….”. Nuk e di, osht diçka që ja kom nisë me mendu për to po qat ditë po t’thom t’drejtën nuk e kom mendu as edhe për ni sekondë, o konë…krejt jemi ndi që pf…ma n’fund ndodhi diçka që qe sa e kemi meritu e kemi pritë, edhe a po din…s’ka pasë kohë atë ditë me mendu fort për kërkond tjetër.

Lura Limani: A t’kujtohet çka ki bo saktësisht a ku je konë?

Bardh Salihu: Po…në fakt ditën, hmm…s’e di çfarë dite o konë, o konë vikend diçka m’duket…ose something…nuk e di, se s’pe maj në mend që kom pas as naj shkollë, as najsend qështu jom konë në vit t’katërt në fakultet qatë herë. Ni javë në fakt, 17 shkurti ni javë para ditlindjes teme, kështu që o konë ni javë para se me i bo 22 vjet. Ditën pe maj në mend krejt jena konë në televizora tu kqyrë pak a shumë…o konë asi dite e qetë kërkush s’o konë fort jashtë tu ndodhë najsend. Edhe…po se po thom o konë zhvillim ai send nuk o konë veç qat ditë. S’o konë qe veç jena çu “Hej, sot pe shpallim pavarësinë.” O konë nja pesë ditë, a s’di sa ditë që krejt jena konë t’kaptë për televizori tu pritë “oo, çka po ndodhë, çka po ndodhë”. Po qat ditë kemi kqyrë televizorë, ajo ka ndodhë dikur masdite nëse s’jom gabim. Edhe kur u kry krejt mandej bukvalisht e maj në mend që asni njeri në shpi s’o konë, krejt jena konë jashtë, nuk ke pasë ku me shti as kerrin edhe me kerr pata dalë…edhe e pata marrë X5-shin e babës ashtu, a pe din…edhe jom konë me ni shok edhe ni shoqe, po jom konë tu kalu me ni çikë tjetër at the kohë…at the kohë...n’atë kohë. edhe o kone shumë situatë e çuditshme se o konë nifarë, s’di pse unë nuk bojke mi kallëzu asaj që jom me ni çikë tjetër, po unë me atë çikën tjetër kurgjo s’kom pasë…a po kupton…kështu që qajo pjesë o konë pak e komplikume edhe kisha pasë qejf me fshi prej qesaj dite.

Përndryshe me qat shokun dhe qat shoqen në X5 tu u sillë si debilla, edhe s’kishe edhe fort ku mu sillë se krejt rrugët ishin të bllokume. Kështu qe ecshe 50 metra, u ndalshe, dilshe kcejshe valle midis rrugës, u puthshe u përqafshe me kondo që ish qaty, i hypshe kerrit vazhdojshe, gjejshe ni party tjetër. Bukvalisht veç tu e ndrru prej lokalit në lokal tu hi tu ja u cakrru gotat krejtve edhe tu vazhdu. Veç e maj në mend që o konë ekstrem ftohtë, a? Nuk e di çfarë temperature o konë, po e kom një ndjenjë që o konë ekstrem ftoftë po njerëzit prapë…krejt jena konë jashtë…krejt jena konë tu u knaqë…Super o konë…në fakt, osht shumë interesant se na çdo vjet pe festojmë, “17 shkurti, 17 shkurti” ose çdo ditë e pavarësisë, për shembull në Amerikë para 200 e sa vjete e kanë pasë prapë e festojnë, tranohen…ose 100 vjetori i Shqipnisë, po na krejt jena konë qaty qat ditë, edhe qajo e bon shumë të veçantë. Sa njerëz munden me thonë që jonë konë qaty, qat ditë kur e kanë shpallë pavarësinë? Bile, që kem tu folë për televizor ma herët, e maj në mend një send shumë interesant. O konë një çikë aty, kur i nënshkrujshin deputetët, i mbledhke nënshkrimet, o konë një çikë e re me flokë të shkurta, edhe ton ditën në televizor o konë ajo. E pse e maj në mend osht se mas s’di sa vjete m’ka ra me e njoftu qat çikë edhe e kom pasë kolege. Hana Bajrami quhet edhe, ajo s’ka mujt me i pasë ma shumë se 19-20 vjet kur o konë tu e bo qat punë në 2008. Po e maj në mend manej e kom taku shumë  ma vonë e ja pata bo “Më fal a je ti bre, unë po t’njoh prej dikahit, a je ti ajo çika a pe din që i mbledhke nënshkrimet?” Ajo, “Po.” Edhe o konë përvojë shumë interesante mi taku. Përndryshe, nja tre ditët e ardhshme, si mbaj në mend. Nime, kena pi shumë, krejt kena pi shumë atë ditë. O konë pak…qasi dite o konë. Përndryshe a o konë e dille, a veç…a o konë e shtune a, veç po m’duket mu…se qashtu e kom ni ndjenjë që o konë vikend.

Lura Limani: S’kom ide… Në fakt, që the, që osht shpallë pavarësia masdite, osht shpallë saktësisht në 3:50, edhe I guess je konë në shpi tu e këqyrë në televizor?

Bardh Salihu: Po, krejt jena konë…qato e maj në mend, jemi konë disa ditë në fakt, edhe ni ditë përpara, o konë sigurtë ni ditë përpara që po shpallet, e, kështu që o konë që disa ditë qe jena konë krejt familja pranë televizorit, tu pritë…{qesh}. Shumë interesant.

Shumë interesant me kalu krejt qët..se unë, për shembull qetash, në ’99 12 vjeç, 22 në 2008, tash i kom, pi boj 32 edhe po mundesh me i qitë në vend krejt çka ka ndodhë me i pa prej një perspektive pak ma ndryshe, edhe, në fakt ne kemi pasë pak kohë krejt na me…me deal me çka ka ndodhë. Une si fmi nuk e kom kuptu fort mirë çka ka ndodhë, veç kom lexu, fine…m’kanë thonë njerëzit po kontekstin me kuptu qysh ka ndodhë, osht shumë e çuditshme për një fëmijë. E manej për nji 22 vjeçar osht krejt ndryshe prapë, e ki nifarë inati, e ki nifarë asi, a pe din…një perspektivë krejt ndryshe po mandej tash, po mundesh përnimë me reflektu edhe me thonë “Wow! Çka paska ndodhë”, edhe po mundesh me deal...se une mendoj që në këtë rend krejt njerëzit jena të traumatizumë, krejt njerëzit që i kanë kalu në t’90tat, e kanë najfarë…

Puna osht që për shembull na në Prishtinë, së paku prej perspektivës teme o konë qështu, nuk u ndishim shumë thu që kena të drejtë fort me u anku për çka ka ndodhë a po din, se, shumë mirë kena kalu na, super, jo s’na myti kërkush kërkond, a jo…mu veç ni burrë i hallës m’ka vdekë mas luftës, a din, that’s fine, njerëzve ja u kanë masakru krejt familjen. O konë njëfarë ndjenje që na kena pshtu super edhe na s’kena arsy me u ndi të traumatizumë sepse e kemi pasë shumë ma lehtë. Po shumë ma vonë m’ka ndodhë nifarë sendi, në 2013-14, pata shku në Jerusalem me shkollë kur kom qenë në master në Amerikë, patëm shku në Jerusalem me grup edhe patëm shku në Holocaust museum, edhe normal ajo osht shumë send i tmerrshëm, shumë përvojë e tmerrshme, po kur u kry, ke nja një orë e gjysë, dy, që kalova nëpër krejt muzeun, dhe kur u kry m’kapi ni sulm, nifarë lloj sulmi i panikës, a din edhe…fillova me kajt, si, jo me kajt…po s’po di me ta spjegu a din çfarë t’kajtmi. Edhe s’mujsha mu ndalë. Edhe veç ma ka bo profesoresha “Çka ki?” edhe kur ma ka bo “Çka ki?” qajo o konë mo…edhe tri herë ma intense u bo krejt situata…edhe u patën mbledhë krejt grupi, jonë konë nja 15 njerëz, “Çka ki, çka ki?A je mirë?” Tu u mundu me më ndihmu, s’mujsha as me folë as me marrë frymë, po qatëher për herë të parë e kuptova që hej fine nashta kom kalu ma lehtë, po krejt qajo situatë o konë shumë, shumë konfuzuese për nji fmi. Edhe unë mendoj që krejt nihemi qështu: edhe serbët, edhe kosovarët, edhe shqiptarët, a pe din edhe ata shqiptarët e Shqipnisë i kanë problemet e veta, edhe kush i ka kalu në qat kohë, kush osht rritë në qat kohë, a pe din, edhe o konë…

Po osht interesant, që tash ma n’fund mas krejt kësaj kohe po mundëm pak me mendu për çka ka ndodhë, me i qitë sendet në vend. Unë për veti po ndihna shumë mirë, si kosovar, po ndihna shumë mirë, jonë bo 10 vjet. E di që kemi probleme, e di që kemi shumë punë…e di që jemi shumë cinikë dhe osht shumë vështirë kanihere me pa, a pe din, qysh kena me u nxjerrë prej krejt qesaj situate, po…mirë bre jemi! Mirë jemi, po harrojmë që jemi mirë. Njerëzit jonë tu prosperu, njerëzit po harrojnë që, a po din, nuk jonë tu hekë për kurrgjo mo – krejt i kemi. Krejt i kemi mundësitë me bo çka po dojmë edhe ni send që pe marrim ma së shumti for granted…se s’di qysh me thonë shqip qat fjalë

Lura Limani: Për të qenë…

Bardh Salihu: Për të qenë. Osht liria që po e shijojmë. Harrojmë që jemi njo prej popujve ma të lirë edhe në rajon, kanihere muj me thonë. Kemi, po, kemi shumë probleme po jemi të lirë. Jemi të lirë, muj me bo çka t’du, unë muj me, apo din…muj me thonë qetash që Hashim Thaçi osht idiot. And that’s fine, se jom i lirë me thonë qat send. A po kupton? Ai osht presidenti jonë, po unë muj me thonë qat send edhe kurgjo s’ka me ndodhë me mu. As s’ka me marrë inati dikush, as s’ka me ma vnu veshin kërkush, le mo me marrë inatin. E kjo është një diçka që jemi tu e marrë për të qenë, edhe duhemi me rimendu krejt qët send na. Se kanihere po e marrim, “A qikjo a? Po,” po harrojmë çka kemi hekë për me ardhë dej te qikjo. Edhe kanihere po e mendojnë që thjesht osht diçka që e meritojmë edhe osht qaty përgjithmonë. Nuk osht ….e kemi pasë një përvojë që nuk ka qenë aty edhe…kanihere po i thomë njerëzve, “Kadalni pak be, se mirë osht, super osht.”Po a po din une…s’di nashta me maturi po vjen kjo punë, me vjet. Veç…po mendoj që ka mundësi me u bo diçka këtu…ka diçka për qet popull e kem njjifarë xixe, njifarë shpirti që nuk e di çka osht, nuk e di qysh me qujt, nuk e di…Po, shpresoj që mundem me bo qët muhabet apet mas dhjetë vjete e me kqyrë.

Lura Limani: Çka don me bo për 10 vjetor?

Bardh Salihu: Pff…Natën e parë me t’shpisë..

Lura Limani: {qesh}

Bardh Salihu: Asi, jo, po garant me familje me kalu, s’po di…shumë too much ja ka nisë me u bo qetash. 

Lura Limani: Ndoshta vjen Rita Ora.

Bardh Salihu: A vjen a? A osht tu ndodhë a? That ëould be nice. OK. Nuk e di, jo. Qato po du me thonë: nuk e kom festu kurrë mo, t’17tin. Unë jom konë qaty qat ditë edhe kurrë s’di, osht nifarë ndjenje që s’mundesh me repliku qat ndjenjë edhe nëse je konë qaty qat ditë, badihava festo ton ditën, nuk osht i njejti send. Ndoshta për qato, bash m’shtine me mendu, kurrë nuk e kom festu përnimë manej mo t’17tin se jom konë aty me 17 shkurt 2008. That ëas the real one. Edhe qajo o konë qajo. 

Lura Limani: OK, faleminderit shumë.

Bardh Salihu: S’ka përse.

Download PDF