Shtëpia e Domanikëve

Pas Xhamisë së Sulltan Mehmet Fatihut, në të djathtë të Sahat Kullës shihet fasada e një prej shtëpive të mbetura osmane në qytetin e Prishtinës. Ky konak i ndërtuar dikur në shekullin XIX-të, i takonte familjes Domaniku, të cilët migruan në Turqi në pjesën e parë të shekullit XX-të. Dritaret e saj oriel janë të ndërtuara në stilin bindirme, stil të cilin e rastisim në Anadollinë qendrore. Çatia e konakut e gjërë dhe e përforcuar me gjashtë shtylla të vendosura në kënde të cilat mbështesin muret dhe kornizat e dritareve të hapura në murin e oborrit, i japin pamje elegante shtëpisë. Ajo ishte përdorur si vendtakim i lëvizjes kundër invazionit italian gjatë Luftës së Dytë Botërore, konaku i vjetër më vonë ka qenë shtëpi e Akademisë së Arteve dhe Shkencave së Kosovës për shumë vite, ndërsa sot ajo strehon Shoqatën e të burgosurve politik.