Shtatorja e Fehmi Aganit

Në të njejtën hapësirë të gjelbër më 2 qershor 2006, u ngrit shtatorja e Fehmi Aganit. Agani ka qenë shkrimtar dhe profesor universitar gjithashtu, njëri nga themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili u vra gjatë vitit 1999, në Luftën e Kosovës. Skulptori Luan Mulliqi, kishte adaptuar një qasje moderne, duke anashkaluar valën e realizmit socialist që e kishte marrë qytetin pas vitit 2000.