Formimi i Këshillave të Pajtimit: Historia e Dytë

Raif Musa dhe Valdete Bajrami Musa

Ky është rrëfimi i dytë nga cikli prej dhjetë rrëfimesh mbi Lëvizjen e Pajtimit të Gjaqeve të vitit 1990. Rrëfyesit janë Raif Musa dhe Valdete Bajrami Musa, burrë e grua, profesionistë në teknologjinë e informacionit nga Ferizaji, të cilët ishin aktivistë të Lëvizjes.

Raif Musa,Valdete Bajrami

Në fotografi: Valdete Bajrami dhe Raif Musa në Pajtimin e Gjaqeve, tubimi në Shtime, 1990.

Raif Musa: Unë kom marrë pjesë në Kuvendin e Parë të Këshillave të Pajtimit, thashë atë lidhjen e kom pasë direkt me lidhjen e Pejës nëpërmes atij kusherinit, atij shokut tem, u kanë Durmish Gashi edhe Egzon Gashi, ata kanë qenë atje, na kem komuniku me ta. Mirëpo, tani Këshillat e tjerë tu u formu, tu u formu se në qat’ kohë jonë formu të gjitha Këshillat, kanë vendosë me na e majtë, Kuvendi i Parë i Këshillave të Pajtimit është majtë në Strellc të Deçanit, atje e kom prezentu unë rezultatin e deriatëhershëm.

Tani është majtë Kuvendi i Dytë i Këshillave të Pajtimit në Osek Hylë  Gjakovë, kur kem shku atje na kanë arrestu mue e nja dy vetë në hymje të Gjakovës na kanë nalë nja katër-pesë orë, na s’mujtëm me prezentu. […] Është diku në maj të ‘90-tës qaty diku, e kom saktë datën po nuk po më kujtohet mirë data e saktë, edhe nuk mujtëm me prezentu. Atëherë s’ka pasë telefona me iu lajmëru atyne sikur tash, po nejse, neve pak na maltretun po jo kumedit sa, ma shumë psiqikisht sesa fizikisht, e dishin për punën tonë saktë.

[…]Saktë e dishin punën tonë me emra me mbiemra, i kishin pasë ato, ai shoku u kanë i Bellacërkv, tash i thojnë Fortesë afër Rahovecit, edhe na thojshim që kem shku me vizitu atë shokun edhe po shkojmë pak me u shëtitë në Gjakovë, mirëpo ata i kishin pasë emrat tonë krejt e dishin saktë çfarë pozita, kush, qysh tek, edhe na majtën. Kur na lirun nuk mujtëm me prezentu në Kuvendin e Këshillave, mirëpo pas dy ditëve shkova në Prishtinë u takova me Prof. Dr. Liman Rushitin, me hoxhë Kokrrukin, shkum te Prof. Dr. Anton Çetta ma tregoi çka u vendosë e tek, prej atyhit. Direkt prej atyhit erdhën disa me e marrë profesorin, tani shkova edhe unë me ta, se në qat’ mënyrë shkojshim.

Këshilli i pajtimit të ferizajt në Shtime,Prin,Raif Musa,Valdete Bajrami,Mustaf Gashi,Syzana Jupa,Minire Ademi,Mehmet Bruqi,Rasim Halili

Në fotografi: Këshilli i Pajtimit të Ferizajit në tubimin në Shtime, 1990. Grupit i prinë Raif Musa, Valdete Bajrami, Mustafë Gashi, Syzana Jupa, Minire Ademi, Mehmet Bruqi, Rasim Halili.

Për shembull shkojshi me nji rast, u bojshum dy këshillat, për shembull u kanë nji rast kena shku në Petroviç i kanë thanë, Godanc afër Shtimes, është majtë nji pajtim aty, ka ardhë Anton Çetta, Zekerija Cana, Muhamet Pirraku, Hazer Shala e do. U kanë Këshilli i Pajtimit të Ferizajit, na, i Lipjanit, i Shtimës, tre Këshilla të Pajtimit jonë kanë aty, edhe dikush e ka paraqitë nji rast, prej atyhit të tre Këshillat kemi shku në to. Edhe e kemi kry nji rast shumë të randë, por fati që ke profesori aty, aty u kanë edhe qiky Adem Grabovci […] Ramë Buja u kanë, se Rama u kanë në Këshill të Pajtimit të Lipjanit, Avdi… Avdi Kelmendi, ka vdekë profesor Avdi Kelmendi, ai u kanë që e ka udhëhqë Këshillin e Pajtimit të Lipjanit, ka qenë rast shumë interesant, nejse e kryjtëm atë, domethënë në qit’ mënëyrë kina funksionu. Nuk kem kqyrë […] kush p’e fillon, cili ka mujtë me kry e ka kry, jo në atë kuptimin tash me u fry pse na po i kryjmë, jo! Qëllimi u kanë veç me i kry rastet. Ka pasë tani, kanë rrjedhë kështu raste të ndryshme nëpër fshatra nëpër…

Valdete Bajrami Musa: Jonë kanë a p’e din qysh, tash për shembull njani u kanë i Ferizajit njani u kanë i…për shembull ose dorasi ose ky tjetri ka qenë njani i Ferizajit njani ka qenë i Lipjanit, tani normalisht s’ke pasë qare ti pa bashkëpunu, e ka lypë puna.

Anëtarët e këshillit të ferizajt,nga e majta,Lumnije Azemi,Minire Ademi,Besa Abdullahu,Nazmi Shahini,Raif Musa,Valdete Bajrami,Syzana Jupa,Hajrush Musa

Në fotografi: Antarët e Këshillit të Ferizajit. Nga ana e majtë: Lumnije Azemi, Minire Ademi, Besa Abdullahu, Nazmi Shahini, Raif Musa, Valdete Bajrami, Syzana Jupa, dhe Hajrush Musa.