Ahmet Qeriqi

Prishtinë | Date: 23 korrik, 2024 | Duration:

Më 27 mars 1999, në orën tetë të mëngjesit dy aeroplanë ushtarakë jugosllavë, kanë goditur lagjen  me tetë arka bomba të tipit kasetë, ku ne strehoheshim, me ç’rast është martirizuar një i ri 16 vjeçar, ndërsa kanë marrë plagë edhe tetë të tjerë. Po atë ditë, në orën 12:00 mediet serbe kishin dhënë lajmin për shkatërrimin e bazës transmetuese të Radios Kosova e Lirë, ndërsa ne kemi transmetuar programin në orën 16:00, në orën e caktuar kur ka filluar transmetimi gjatë tërë kohës së luftës. Asokohe, krimineli serb [Vojisllav] Sheshel dhe disa komandantë të armatës jugosllave kishin deklaruar në medie se së shpejti do të pinin kafenë e mëngjesit në Berishë, ku do të ndërtonin edhe një stadium futbolli.

Me qëllim për të mbijetuar në kushte dhe rrethana të sulmit të pandërprerë, në fillim të prillit të vitit 1999 kemi ndërtuar një bunker të fortifikuar mirë, në një maje mali dhe nga bunkeri kemi transmetuar programin ditor, deri në 1 orë e 30 minuta në ditë, gjatë tre muajve të fundit të luftës. Vendi afër bunkerit  është goditur sa e sa herë nga arma armike, por nuk është shkatërruar.


Anita Susuri (Intervistuese)

Ahmet Qeriqi u lind në vitin 1946 në Krojmir, Komuna e Lipjanit. Ka diplomuar në Fakultetin për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në vitin 1973. Në vitin 1965, është dënuar me dy muaj burg për aktivitet politik, herën e dytë në vitin 1975, dy muaj. Herën e tretë është dënuar në vitin 1980, 18 muaj burg, ndërsa herën e fundit në vitin 1982, tetë vjet burg, për veprimtari nacionaliste dhe irredentiste. Z. Qeriqi përshkak të aktivitetit politik nuk ka pasur të drejtë për vend pune prandaj ëhstë marrë me zdrukthtari. Ai është njëri nga themeluesit e radios Kosova e Lirë gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Ahmet Qeriqi

[Kjo intervistë nuk u realizua me metodologjinë e historisë gojore për arsye shëndetësore të folësit. Iniciativa për Histori Gojore duke parë nevojshme dokumentimin e kujtesës aktivistit dhe ish të burgosurit politik Ahmet Qeriqi, ka vendosur intervistën ta realizoj duke dërguar pyetjet dhe duke ia mundësuar folësit përgjigjet to.]

Anita Susuri: Ju lutem prezantohuni, datën e lindjes vendin dhe na tregoni diçka për prejardhjen e familjen tuaj?

Ahmet Qeriqi: Jam i lindur më 24 dhjetor të vitit 1946, në Krojmir. Jam i martuar dhe kam katër bija, të martuara dhe dy djem, po ashtu martuar. Deri tani jam bërë 11 herë gjysh, kam katër mbesa dhe shtatë nipa. Shkollën fillore e kam mbaruar Krojmir, Drenicë. Tetëvjeçaren dhe mesmen, njëjtën kohë edhe Medresenë, Prishtinë. vitin e tretë Medresesë kanë dënuar me burg për kundërvajtje politike dhe kanë përjashtuar përgjithmonë nga shkollat fetare. Kam, mbaruar afat dhe sukses meritor Fakultetin për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe vitin 1973, ndërkohë kam kryer edhe studimet pasuniversitare.

Disa herë kam qenë i dënuar për veprimtari anti-jugosllave. Për herë parë moshë mitur, nëntor 1965, dy muaj burg, një vit me kusht, herën e dytë në vitin 1975, dy muaj. Herën e tretë më kanë dënuar vitin 1980, 18 muaj burg, ndërsa herën e fundit në vitin 1982, tetë vjet burg, për veprimtari nacionaliste dhe irredentiste. Kam qenë pjesëmarrës i ilegales patriotike dhe i luftës UÇK-së. Gjatë luftës dhe pas luftës, kam qenë drejtor i Radios-Kosova e Lirë, detyrë cilën e ushtroj edhe aktualisht. vitin 1971 jam martuar me Zymryte Vehbi Shamollin nga Shala, ish-Sedllar.

Prej vitit 1973 e deri vitin 1978 kam punuar si profesor i gjuhës shqipe dhe latine Gjimnazin e Ferizajt dhe Vitisë. Prej vitit 1978 e deri mars vitit 1981 kam punuar Akademinë Pedagogjike dhe në Shkollën Teknike të Prishtinës. Kam kryer edhe studimet e shkallës së Tretë, në Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, në Prishtinë.

1 dhe 2 maj vitit 1975, isha Bullgari, bashku me, Sytki Selmanin nga Shkupi dhe Muharrem Bajraktarin nga Ferizaj. Atje jam furnizuar me “literaturë ndaluar” ambasadën e Shqipërisë,

Sofje. mbrëmjen e 3 majit, në përpjekje për ta dërguar literaturën e fshehtë në Krojmir, dalje Shtimes, orët e mbrëmjes, policia vendore stopon, por nuk ndaloj dhe pas tri orë ndjekje nga veturat e policisë Shtimes e Therandës, literaturën e ndaluar e fsheha varrezat e fshati Bllacë.

Gjatë kthimit bie pritë policisë, rrahem brutalisht nga Hasim milici, polic Shtime dy policë nga Theranda-ish Suharekë dhe nga komandanti serb i stacionit policisë Shtime, Gjorka. Dënohem dy muaj burg për armëmbajtje pa leje dhe hapet hetimi për vepër penale “Pengim detyrë i personit zyrtar”. Me ndihmën juridike, që më kishte ofruar ish shoku i Medresesë, asokohe kryetar i Gjyqit komunal Ferizaj, Rifat Abdullahu, lirohem nga ndjekja penale, “Pengim detyrë i personit zyrtar”. Burgun për kundërvajtje e kam mbajtur në Ferizaj në tetor, nëntor të vitit 1975. Në vitin 1977 kam regjistruar shkallën e tretë studimeve Letërsi shqipe ku kam kryer edhe provimet vitin 1979.

tetor vitit 1979, pas bastisjes i bënë shtëpinë e tij Shtime, inspektori i UDB-së, Adem Goga (Ibrahimi) Muharrem Gagica, komandant i Policisë Ferizajt dhe policët e stacionit Shtimes i zbulojnë dy fletore me shkrime e poezi. Për shkak përmbajtjes kombëtare shkrimeve, cilësuara si shkrime anti-jugosllave, në nëntor të po atij viti hapet procedura për, “Propagandë armiqësore”, sanksionuar nga neni 133 i LPJ-së dhe fillimisht dënohet gjashtë muaj burg. Pas ankesës prokurorit, Reshat Millaku, i shqiptohet dënimi përfundimtar 1 vit e gjashtë muaj.

Me veprimtari ilegale jam marrë prej vitit 1964, bashku me Feti Mehdiun, përmes cilit është vënë kontakt me Sabri Nososellën, anëtar i LRBSH-së. Kam mbajtur kontakte ilegaliteti me medresistët: Riza Gjoka, Shemadin Akti, Hasan Ballovci, Mehmet Gashi. Po ashtu kam bashkëvepruar edhe me Imer Hysiqin dhe Jakup Nuhi Hysiqin nga Shtimja dhe Bajram Sadikun nga Reçaku. Imeri dhe Bajrami në nëntor vitit 1965 kishin ikur nga Kosova për Shqipëri.

vitin 1976 kam formuar Organizatën për Çlirim dhe Bashkim Kombëtar, Shkup, bashku me Muhamet Ademin, Beqë Dervenin dhe Sytki Selmanin, tre nga Shkupi dhe krahina e Dervenit. Kam bashkëvepruar ilegalisht edhe me Zenun Gjocin, nga Rashiqi, Imer Halilin nga Prekazi i Epërm, Bajram Qerimin nga Tërpeza e Vitisë, profesor Ferizaj, (i vrarë rrethana misterioze, vitin 1978), Agim Ollurin, pedagog Ferizaj, Agim Fejzullahun, po ashtu pedagog, (vrarë mizorisht Shtime vitin 1976), Shaban Krasniqin nga Karaçica, Sheqir Zenelin, profesor nga Prishtina, kushëririn, Sylë Qeriqin e Elez Durmishin nga Krojmiri e të tjerë.

vitin 1981 kam marrë pjesë aktive demonstratat e rinisë studentore bashku me nxënësit e shkollës teknike ku kam punuar. Kam mbajtur lidhje veprimtarie ilegale me nxënësit e Akademisë Pedagogjike dhe të Shkollës teknike, në Prishtinë: Fatmir Graiçevci nga Hadja, Lutfi Maqedoni nga Prishtina, Naser Hajrizi, dhe Asllan Pireva, po ashtu nga Prishtina, të dy të martirizuar nga milicia e RSFJ-së 2 prill 1981. Kam mbajtur kontakte ilegaliteti edhe me nxënësit: Ilaz Zhitia, Naim Mahmudi, Rrahim Rama e tjerë, më vonë të gjithë të dënuar me burg të rëndë për organizim dhe pjesëmarrje në demonstratat e marsit e prillit të vitit 1981.

bashku me 24 të arrestuar, në shkurt të vitit 1983 në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë dënohem tetë vjet burg për vepër penale “propagandë armiqësore” nga nenet: 133 dhe 134 LPJ dhe pesë vjet mos ushtrim të detyrës së mësimdhënësit, pas daljes nga burgu. Burgun e kam mbajtur në Prishtinë, Gjurakoc, Smrekonicë, Suboticë dhe në Novi Sad. Gjatë hetimeve dhe nëpër burgje jam torturuar nga inspektorët e UDB-së, Mehmet Maliqi, Lutfi Ajazi, Bashkim Kursani, Ibush Kllokoqi, hetuesi, që paraqitej si Ramçe nga Prizreni, polici serb Miça, polici rus, i mbiquajtur “Grozni” Novi Sad. Prej vitit 1988 e deri në tetor të vitit 1997 për ta mbajtur familjen punova në zdrukthëtari, bujqësi dhe ndërtimtari.

Prej vitit 1990 kam mbajtur kontakte ilegaliteti me Azem Sylën, Sheqir Zenelin, Kadrie Gashin, Reshat Gashin, Ismet Shamollin, Imer Halilin, Zenun Gjocin, Sylë Qeriqin, Elez Durmishin, Nezir Myrtajn, Ruzhdi Jasharin, Jetë Hasanin, Muhamet Malësorin dy fundit dëshmor UÇK-së e shumë tjerë. Ka marrë pjesë aktive organizimin e luftës UÇK-së prej vitit 1997, fillimisht pikën e Krojmirit, së bashku me Sylë Qeriqin, Elez Durmishin, Heset Ollurin, Halil Ollurin, Sejdi Elezin, Vehbi Qeriqin, Naim Rizanin, Mehdi Qeriqin e tjerë. Prej nëntorit vitit 1998 e deri qershor vitit 1999 kam qenë përgjegjës dhe gazetar i Radios-Kosova e Lirë, e cila ka transmetuar program në malet e Berishës, në Drenicë. Prej korrikut të vitit 1999, e deri tani drejtoj Radion-Kosova e Lirë, në Prishtinë. Ahmet Qeriqi, jeton në Prishtinë por edhe në Shtime dhe në Krojmir.

Anita Susuri: Ku e keni kryer shkollën fillore dhe çfarë kujtimesh keni nga ajo shkollë?

Ahmet Qeriqi: Para se regjistronin shkollë, dhe para se mësoja shkronjat e gjuhës shqipe, nga Abetarja, ballina dhe përmbajtja e cilës është fiksuar mendje dhe nuk e harroj kurrë, nga gjyshi im, hoxhë, i dënuar nga regjimi komunist të kohës kisha mësuar shkrim këndimin e gjuhës arabe. Një herë me ndihmën e tij, e herën e dytë vetë, kam lexuar Kurʼanin tërësi, para se mësoja shkronjat e gjuhës amtare. Gjyshi, Emin Miftari, ka qenë një hoxhë i ndaluar, për ta ushtruar profesionin për shkak të bindjeve të tij fetare e politike, si kundërshtarë i hapur i regjimit komunist jugosllav. Ka qenë disa herë i maltretuar dhe i dënuar me burg për bindjet e tij, për çka edhe iu kishte marrë e drejta e ushtrimit të profesionit të imamit.

mesin e kujtimeve nga shkolla fillore mbaj mend kur kam bërë një gafë, një lapsus, pa qëllim, por ishte bërë objekt shakaje e humori klasë. Pasi, mësuesi Isak Zabeli na kishte shpjeguar se çka quajmë hapësirë, fund kishte pyetur se a e kishim kuptuar mësimin, unë kisha ngritur gishtin dhe kisha thënë: “Krejt çka shohim me sy nga katër anët e horizontet quhet hapsane (burg turqisht). gjithë kishin qeshur, ndërsa unë i skuqur nga befasia kisha përmirësuar fjalën, duke kërkuar falje. Por nuk kishte mbaruar me aq. Shokët kishin ngjitur nofkën “hapsanja” burgu e cila fatkeqësisht, u shoqëruesja ime në jetë

Anita Susuri: Çfarë kujtime keni prej fëmijërisë?

Ahmet Qeriqi: Nga fëmijëria kam kryesisht kujtime hidhura, si familje e njohur me qëndrim kundër regjimit titist të kohës. Kontrollime të befasishme të milicisë në përcjellje të lëvizjeve të gjyshit dhe shqetësimi im prej fëmije, kur i shihja të qanin tinës, gjyshja dhe nëna po nuk më tregonin psenë. Arsyetoheshin se kanë prerë qepët dhe befasisht kanë prekur sytë. vonë kam kuptuar se gjyshja, Esma, qante për babanë ia kishin vrarë serbët kur ajo kishte qenë 12 vjeç dhe vëllai i vetëm, Ismaili, 4 vjeç. Nëna ime, Xhevahire Kadri Beba, qante për babanë ia kishte pushkatuar regjimi jugosllav vitin 1948, dhe ia kishe vrarë edhe tre anëtarë familjes, cilët ishin luftëtarë NDSH-së…

Mbaj mend një ditë fëmijërisë, kur taksambledhësit, poreznikët kishin hyrë shtëpi dhe kanë marrë qilimat, janin, shtroja e mbuloja, shtëpisë. Atë ditë nuk kishin ndodhur shtëpi gjyshi, babai as xhaxhai. vonë gjyshi është kthyer, pastaj ka sulmuar poreznikët fshat dhe njërin prej tyre e ka sulmuar fizikisht. E kanë burgosur dhe e kanë mbajtur dy muaj burg. Për shkak se atë e kishin shoqëruar te vendi ku ndodheshin taksambledhësit, milicët kishin arrestuar dy kushërinjtë tanë: xha Musën dhe xha Tafilin dhe xhaxhanë tim, Mehdiun. I kanë mbajtur nga tre ditë në arrest, i kanë torturuar dhe më pas i kanë liruar. Më vonë ishte kuptuar se babai im Aliu, dy muaj më parë kishte paguar tatimin, por vendimin e kishte marrë milicia me qëllim të provokimit të gjyshit, që kundërshtonte hapur pushtetin, i cili ushtronte presion shpërngulej Turqi.

shtator vitit shkollor 1954-1955, më kanë regjistruar klasën e parë shkollës katërvjeçare fshatit. Kontakti im me abetaren ka qenë ngjarja më e shënuar, më e dashur dhe më e paharruar e fëmijërisë sime. Mësuesi im i parë ka qenë Isak Zabeli. Kam qenë njëjtën klasë me Agim Ollurin, Heset Hamdiun, Qamil Ollurin, Milaim Rexhën, Hysri Jutin, Idriz Musë Qeriqin, Remzie Ahmetin, e tjerë. klasën e parë kishte edhe nxënës moshuar deri edhe tre katër vjet, si kushërinjtë e mi Jakupi, Imeri, Mustafa, Rrahimi, cilët nuk ishin përfshirë me kohë shkollim.

Anita Susuri: Në çfarë kushte jeni rritur dhe si kanë qenë rrethanat e shkollimit?

Ahmet Qeriqi: vitin shkollor 1959-1960 babai im, me preferencë gjyshit kishte regjistruar Medresenë e Ulët Shqiptare “Alauddin” Prishtinë. Aty përveç lëndëve fetare, islame, bashku me shokët e gjeneratës vijonim edhe mësimet e rregullta të shkollës tetëvjeçare. Edhe pse të rinj në moshë, tërë brezat e medresistëve asaj kohe kanë kryer mësimet dy shkollë njëjtën kohë. Dëftesa e vitit pestë kishte 23 lëndë, 10 lëndë fetare tjerat shoqërore e shkencore. Për realizuar një plan tillë, mësimin e fillonim orën 7.00 dhe e mbaronim orën 14.00, duke vazhduar edhe në orët e pas ditës.

Në Medrese e kisha shumë lehtë në krahasim me shokët, që sapo kishin filluar të mësonin shkrim këndimin e gjuhës arabe, meqë unë dija shkruaja e lexoja arabisht, pa asnjë vështirësi. Diku pranverë vitit 1963, topi me cilin po luanim me disa shokë oborrin e Medresesë kishte rënë oborrin e shtëpisë Adem Demaçit, me cilin na ndante një mur. Meqë isha i vogël me shtat, shokët

ngritën mbi mur dhe unë kërceva oborr për ta marrë topin, pasi paraprakisht nuk e kisha parë studentin e cili po lexonte nën hijen e një pjeshke.

Kur e pashë, shtanga nga frika e ndëshkimit. Po ai u ngrit, e gjeti topin dhe mu drejtua me fjalët: “Herën tjetër mos kërce mbi mur, sepse mund ta thyesh këmbën apo dorën, por eja këndej rrotull. Ashtu tʼiu thuash edhe shokëve tuaj”, tha duke me shikuar me dashamirësi. Sjellja e tij e urtë dhe shpëtimi nga një ndëshkim i mundshëm lanë një përshtypje jashtëzakonshme, nga “studenti” sikur e quanim ne Medrese, Adem Demaçin. Takimin e parë rastësishëm me te nuk e kam harruar kurrë.

Asokohe përmes një medresisti, ishte i moshuar se unë, Feti Mehdiu nga Zajasi i Maqedonisë, kisha kontaktuar me Sabri Novosellën, anëtar i LRBSH-së cilën e udhëhiqte Adem Demaçi. Ishim tre katër shokë që vizitonim Sabriun. Ai haptas na fliste për gjendjen e rëndë shqiptarëve, ndërkohë edhe prani tonë dëgjonte Radio-Tiranën dhe na komentonte ndonjë lajm. Vajtje ardhjet te Sabriu kamufloheshin me faktin se ai ishte rrobaqepës, dhe ne sa herë shkonim merrnim me vete edhe ndonjë rrobë, gjoja për ta qepur.

Asokohe në Medrese ekzistonte një grup i organizuar që po përgatitej për të shpërndarë flamuj kombëtarë dhe parulla me përmbajtje politike. Lëvizja kishte depërtuar sidomos te nxënësit e shkollës Normale por edhe shkollat e tjera. Ne Medrese kishim krijuar një grup, cilit iu kishte bashkuar edhe djali i hallës sime nga Shtimja, Imer Hysiqi me një shokun e tij, nxënës Shkollës Ekonomike Prishtinës. Në nëntor të vitit 1965, Imeri me shokun e tij Bajram Sadikun pa na lajmëruar, kalojnë kufirin, diku në Strugë dhe vendosen në Shqipëri.

Një javë vonë milicët e UDB-së futen në Medrese dhe më arrestojmë mua e gjashtë shokë tjerë. Me procedurë shpejtë, meqë ishim mitur, mua, Riza Gjokën nga Mali i Zi dhe Shemadin Akitin nga Zajasi na dënojnë me burg efektiv, ata dy nga një muaj mua dy muaj burg efektiv dhe një vit me kusht, meqë isha i mitur. Katër të tjerët, pasi i kishin maltretuar i kishin lënë të lirë. Na akuzonim se kishin krijuar një grup ilegal, irredentist, platformë programit Adem Demaçit dhe grupi kishte dërguar dy anëtarë në Shqipëri, për të lidhur kontakte me regjimin. Dënimi kishte mjaftuar që Drejtoria e Medresesë na kishte përjashtuar nga shkolla pa të drejtë regjistrimi në asnjë shkollë fetare të ish RSFJ-së.

Anita Susuri: A keni ndonjë kujtim rreth ngjarjeve historike kanë ndodhur sa keni qenë fëmijë apo i ri? (Për shembull gjatë kohës Aleksandër Rankoviqit)

Ahmet Qeriqi: Në dimrin e viteve 1955-1956, dhjetor-janar-shkurt e kishin mbyllur shkollën, në Krojmir për nxënës, për tre muaj gjatë Aksionit për Grumbullimin e Armëve. Shkolla ishte bërë vend i torturës për gjithë krojmirasit nuk dorëzonin armët, edhe pse shumica e tyre nuk i dispononin. Mbaj mend rreshtat e fshatarëve, që drejtoheshin te shkolla edhe nga fshatrat: Dukë e Karaçicë, meqë

atje nuk kishte shkollë. Milicët bashku me inspektorët serbë, Sava Shurbatoviq, …si dhe partiakët e fshatit, cilët nuk kishin marrë pjesë tortura por kishin përkrahur dhe i kishin shërbyer pushtetit atë aksion kanë qenë: Imer Xhema, Veli Kaçamaku, Selman Banushi, Milaim Hamiti etj.

Milicë kanë rrahur mizorisht bashkëfshatarët, me qëllim tʼi dorëzojnë armët që nuk i kishin. Kanë torturuar duke i mbajtur zbathur dëborë deri sa kanë humbur ndjenjat, gjyshin tim, Emin Miftari, hoxhë, pastaj kushëririn e gjyshit, Hamit Brahimin, babanë tim, Aliun, Hafir Azem Ollurin, me bijtë Azemin dhe Shefqetin, Adem e Muharrem Çollakun e shumë tjerë. Mësuesi i shkollës fillore, ishte edhe përgjegjës i paraleles, Sak Zabeli iu kishte lajmëruar nxënësve për dy apo tre muaj nuk do zhvillonin mësim, meqë shkolla ishte vënë në shërbim të UDB-së në realizimin e Aksionit për Grumbullimin e Armëve.

Korrieri i shkollës, dhe disa fshatarë ishin urdhëruar njoftonin bashkëfshatarët se kush, cilën ditë, paraqitej shkollë për ta dorëzuar armën, e kërkonte pushteti. Listën, me emra e mbiemra e kishte hartuar UDB-në e Lypjanit ndërsa ajo ishte zgjeruar por edhe selektuar nga poverenikët e pushtetit. Për fillim, oficeri shqiptarë-vrasës, Sava Shurbatoviq kishte ftuar disa nga burrat fshatit: Mulla Eminin, Hafir Ramën, Rafë Manën, Xhemë Dragën, Haxhë Lilën, Xhelë Rizën e tjerë. Ata i kishte detyruar, për një orë qëndronin këmbë, oborr shkollës, frymë e fërfëllizë.

Inspektori famëkeq e shqiptarë-vrasës, Sava Shurbatoviq ishte paraqitur para viktimave me prepotencën tipike racës, cilës i takonte dhe me një sadizëm veçantë, meqë ishte “ngrohur” pasi kishte pirë disa gota raki. vitet e para pas luftës kishte operuar po ato fshatra Drenicës. Madje, pikërisht Krojmir, kishte vrarë, Ali Kajtazin nga fshati Godanc, luftëtar i NDSH-së, i cili ishte strehuar për një kohë në fshatin, Pjetërshticë. Kishte organizuar edhe vrasjen në pritë të Rrahim Rexhës po nga Krojmiri dhe kishte zbuluar shumë nga familjet që i mbanin me bukë e strehim luftëtarët shqiptarë, nuk e pranonin regjimin komunist titist dhe rimbetjen Kosovës nën Jugosllavi.

Ishte ndër inspektorët me zë për të keq edhe për faktin se kishte arritur të rekrutonte edhe disa shqiptarë mercenarë, cilët e kishin shoqëruar e kishin mbrojtur dhe ishin gatshëm jepnin edhe kokën për të. Ai ishte ndër parët kishte propozuar një Aksion përqendruar grumbullimit armatimit ilegal, trevat ku mendohej, apo ku thjesht paragjykohej se kishte armë ilegale dhe ato vende ku supozohej se popullata ishte kundërshtare e regjimit. Aksioni i përqendruar ishte orientuar Kosovë, ku mendohej se ishin dhjetëra mijëra armë duar popullatës disponuar armiqësisht kundër Jugosllavisë.

Aksionin, nivelin krahinor, e kishte ndërmarrë Ministria e Brendshme e Serbisë e kishin lejuar dhe e kishin përkrahur: Ali Shukria, Xhavit Nimani, Xhevdet Hamza, Fadil Hoxha, Mehmet Cikuli-Maliqi, Spasoje Gjakoviqi, Dushan Mugosha, Sava Shurbatoviq, Zhivko Mitroviq, Shaban Kajtazi e të tjerë. Shurbatoviq kishte marrë përsipër edhe detyrën e operativistit udhëheqjes aksionit Ulpianë dhe rrethinë, veçmas rajonin e Drenicës ku thuhej dhe propagandohej se nuk kishte shtëpi pa një

armë. Kishte shumë shtëpi nuk kishin madje edhe bukë e rrezikonin vdisnin urie, por pushkët nuk i shisnin, as për të mbijetuar.

Qëndrimi i sertë dhe kryeneç i gjyshit tim, Emin Miftar Shema kishte zemëruar tej mase inspektorët. Disa minuta më vonë kishin nxjerrë jashtë zbathur nëpër dëborë edhe Hafir Ramën, mulla Behën, Xhelë Rizën, Rafë Manën e tjerët. gjithë i kishin radhitur kolonë, për një dhe i kishin shëtitur këmbëzbathur rreth objektit shkollës. Ndërkohë, inspektorët, Nikolla Pantiq, dhe Ranko Odalloviq kishin marrë një litar dhe ia kishin lidhur duart, gjyshin. E kishin afruar te “Bunari” i shkollës e kishin lëshuar në pus, ku e kishin mbajtur për disa minuta në ujë dhe herë pas herë e kishin nxjerrë mbi nivelin e ujit për të mos u mbytur.

Tri herë e kishin zhytur ujë dhe pastaj e kishin nxjerrë nga pusi, pa ndjenja. Pasi kishte ngelur gati pa frymë, nga uji dhe acari disa nga bashkëfshatarët e kishin tërhequr dhe e kishin futur korridorin e shkollës. Trupi iu kishte dridhur si purtekë mbi ujë, nga ftohtit, ndërsa fytyrë, nuk i kishte mbetur asnjë pikë gjaku. Edhe mjekra e gjatë dhe e thinjur iu kishte ngrirë, Fakti se dridhej, tregonte se ishte gjallë. Kishte mbyllur gojën dhe nuk kishte nxjerrë asnjë zë. Herë-herë e kaplonin ethe të forta dhe tërë trupi i shkundullohej.

Anita Susuri: Ju jeni dënuar 3 herë nga regjimi titist, përse ju kanë dënuar?

Ahmet Qeriqi: Herën e parë kanë dënuar nëntor vitit 1965, derisa isha vitin e tretë shkollës mesme, Medresenë Shqiptare Prishtinës. Gjykata komunale dënoi dy muaj burg efektiv dhe një vit me kusht, për veprimtari e cila kualifikohej si nacionaliste e irredentiste dhe që kishte qëllim bashkimin e Kosovës dhe trojeve të tjera shqiptare me Shqipërinë. Dënimin e kam vuajtur nëntor-dhjetor vitit 1966, burgun e Prishtinës.

Herën e dytë jam dënuar maj vitit 1975, asokohe kam qenë profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe, në Gjimnazin e Ferizajt. Dënimi kishte pasur për shkak se nuk e kisha ndaluar veturën në urdhrin e policisë, në Shtime, meqë në veturë kisha libra të ndaluara, që një ditë më parë me një mikun tim (M.B) i kisha marrë në ambasadën e Shqipërisë në Bullgari, përmes një vozitësi të kamionit nga Korça. Policët nuk arritën dot meqë kisha një veturë shpejtë.

Ndërkohë kam ndaluar te varrezat e fshatit Bllacë Therandës, ish-Suharekë, librat i kam mbështjellë dhe i kam vendosur nën gurin e një varri. pas, gjatë kthimit për Shtime, orët e hershme të mëngjesit, 4 maj 1975, policia e Therandës ka ndaluar dhe kanë arrestuar. Ata kanë rrahur brutalisht, pasi nuk isha ndaluar nën urdhrin e policisë. Procedura ishte hapur për vepër penale, pengim kryerjen e detyrës personit zyrtar. Meqë asokohe Gjykatën komunale punonte një shok i Medresesë, (Rifat Abdullahu, tani i ndjerë), lëndën e modifikoi si tentim pengim dhe dënuan dy muaj burg, për kundërvajtje. Pas një kohe u ndërpre procedura e hetimeve.

Me rastin e një kontrollimi befasishëm bëri shtëpinë time, Shtime, UDB-ja e Ferizajt krye me inspektorin, Adem Ibrahimi (Goga), orët e hershme mëngjesit, prill vitit 1979 kërkim literaturës ndaluar, ata morën dy fletore me krijime prozë e poezi. gjitha librat e ndaluar i mbaja fshehtë tokë, një arkë fort druri. Për shkak përmbajtjeve atyre krijimeve, Gjykata Komunale e Ferizajt më dënoi gjashtë muaj burg, ndërkohë që pas ankesës së Prokurorit, Reshat Millaku, Shkalla e Dytë e rritë dënimin 18 muaj burg efektiv, duke cilësuar si recidivist. Meqë kisha ushtruar ankesë, duke iu referuar faktit se dënimi ishte dyfishuar, Gjykata Komunale Ferizaj më kishte liruar deri të merrej vendimi përfundimtar.

Asokohe punoja Akademinë Pedagogjike Prishtinës. Vendimi i gjykatës ishte fuqizuar mars vitit 1981, kohën e shpërthimit protestave e demonstratave, cilat kam marrë pjesë aktive. Prej 3 prillit vitit 1981 kam qenë arrati deri 10 maj vitit 1982 kur kanë arrestuar dhe kanë dërguar Burgun e Prishtinës. 15 shkurt 1983, kanë dënuar tetë vjet burg me një grup prej 24 pandehurve, (të cilësuar si nacionalistë dhe irredentistë), i akuzuar për dy vepra penale të propagandës armiqësore, neni 133 dhe 134 Kodit Penal Jugosllav, prokurorë, Reshat Millaku dhe Ruzhdi Kozmaqi, gjykatës hetues, Isak Nishevci, gjykatës lëndës, Mentor Çoku dhe Verosllava Dimiq.

Para trupit gjykues kam mbrojtur kërkesën për avancimin e kushtetutës Kosovës nga Autonomia Republikë, kërkesë e rinisë, punëtorisë dhe fshatarësisë shqiptare të asaj kohe. Shkalla e lartë e dënimit ishte bazuar faktin se isha recidivist, përsëritës i veprave penale dhe nuk iu kisha përgjigjur ftesës për ekzekutim dënimit paraprak. Dënimin e kam vuajtur Burgun e Prishtinës, Gjurakocit, (tani Dubravë) pastaj katër vitet e fundit në Suboticë dhe në Novi Sad të Vojvodinës. Kujtimet e përjetimet nga burgjet i kam përmbledhur romanin dokumentar artistik, Burgu.

Anita Susuri: Në cilat burgje të Jugosllavisë keni qenë gjatë atyre viteve ?

Ahmet Qeriqi: Në orët e vona të pas ditës, së një nëntorit të vitit 1966 u paraqita para dyerve të Burgut Qarkut, Prishtinë, ku një vit parë, kisha qëndruar vetëm tri ditë. Ndërkohë, meqë dënimi ishte bërë i plotfuqishëm duhej mbaja dy muaj burg nga një vit sa isha dënuar me kusht rast se brenda dy viteve, akuzohesha për ndonjë vepër njëjtë penale. kohën kur e kishin dënuar kisha qenë i mitur dhe dënimi për mitur, sipas ligjeve asaj kohe, kishte shumë rrethana lehtësuese.

Burgun e Prishtinës e kishin projektuar italianët cilët edhe kishin kryer shumicën e ndërtimeve gjatë kohës të qëndrimit të tyre për tri vjet, gjatë Luftës së Dytë Botërore, në Kosovë. Ndërtesa ishte konstruktuar në gjysmë të rrethit. Korridori ndodhej në anën e jashtme, ndërsa qelitë në anën e brendshme rrethit. Dritaret e vogla me grila po ashtu ishin anën e jashtme. to, nuk mund depërtonte dielli për shkak se në anën lindore ishte godina e lartë e Sekretariatit të Punëve të Brendshme, e cila ishte ndërtuar vitet e para pas luftës.

Burgu kishte katin përdhes dhe katin e parë. Në secilën gjysmë të gjysmërrethit ndodhej nga një shëtitore trekëndëshe, si dhe një banjë primitive, ku të burgosurve u lejohej të pastroheshin dy herë në muaj. futën po atë qeli ku kishte qenë një vit parë. Asgjë nuk kishte ndryshuar. këndin nga dritarja ishte po ai dyshek i lerosur, të cilin ku di kush e kishte lënë para sa e sa viteve. Dikush kishte lënë edhe një jorgan, ishte bërë si myshema nga papastërtia. Nuk kishte batanije as çarçafë. kishte kapluar një ndjenjë e thellë e trishtimit, derisa po mendoja se pikërisht atë dhomë duhej të ngrysja gjashtëdhjetë ditë.

Po çʼishin ato ditë në krahasim me ditët, muajt e vitet e atyre që ishin dënuar nga 10 e 15 vjet. Të burgosurit e Lëvizjes Revolucionare të Adem Demaçit, të cilët i kishin arrestuar në qershorin e vitit 1964 i kishin shkapërderdhur nëpër burgjet e Jugosllavisë. burgun e Prishtinës ndodheshin vetëm të burgosurit për vepra të tjera penale, si dhe ata që ishin dënuar për kundërvajtje të ndryshme. Dysheku i lerosur ishte e vetmi vend mbi cilin duhej flija natën. Ose mbi ose dyshemenë e betonuar. Jorgani ia shtinte kruptë kur e shikonte.

Isha mbështjellë setrën time hollë por nga ftohtit nuk zinte gjumi. Një kohë vonë, me sy mbyllur kisha tërheqë jorganin e pa pastër dhe me te ishte mbuluar deri brez. Sapo isha ngrohur paksa kishte zënë gjumi… Isha befasuar nga krisma e fuqishme e goditjes një hekur. Meqë burg asokohe nuk kishte zile elektrike, gardiani kujdestar me një rrangallë hekuri godiste fuqishëm grilat e metalta të derës së korridorit. Ishte mbase edhe një lloj përdhunimi i veçantë, i shpikur qëllimshëm për tʼua bërë burgosurve jetën edhe zezë dhe padurueshme, për çdo ditë nga momenti i zgjimit orën 05:00 mëngjesit.

Dita në burg fillonte herët. Pas zgjimit fillonte shpërndarja e ushqimit. Për “kafjall” të burgosurit i takonte një gotë kafe e elbit, pa asnjë gram sheqer, sepse sheqerin që parashihej për kafe thuhej se e kontrabandonte kryekuzhinieri dhe gardianët. Buka 400 gramë jepej në drekë, për 24 orë. mesditë zakonisht lëng fasuleje dhe tek-tuk në kalanicë edhe ndonjë kokërr e vogël e fasules. Në mbrëmje, qull, ose kaçamak, përgatitej mbeturat e ushqimeve drekës. Brenda qeli kibllën e qeramikës, ishte këndi, ku kryhej nevoja e vogël dhe nevoja e madhe. Vetëm kur kiblla mbushej plot gardiani lejonte të burgosurin që ta derdhte në nevojtore. Ishte fat i madh po të ndodhej vet në qeli, sepse njeriu nga vetvetja neveritet më pak.

Në orët e mbrëmjes hapet dera e qelisë. Sipas rregullit, kur gardiani hap derën i burgosuri duhej të qëndronte këmbë, kokulur dhe duart lidhur nga prapa. Pas pak qeli gardiani e fut një burrë rreth të tridhjetave. Ai e mbyll derën me rrëmbim duke e përplasur fuqishëm. “Unë jam Toma, nga Janjeva”, thotë i sapoardhuri, i cili ma kishte zgjatë dorën. Unë i tregova emrin tim, po ashtu i bëra me dije se kanë dënuar dy muaj burg. Toma ishte shtathedhur. kokë mbante një qeleshe bardhë. Kishte mustaqe zeza e të përdredhura me majat përpjetë. Trupin e bëshëm e kishte veshur me tirq rinj, zezë. Shtatin e kishte përthekuar me një xhurdi. Ishte një malësor me veshje kohës, kishte filluar të perëndonte.

“Më zu belaja pa pritë e pa kujtue, mor vëlla”, mʼu drejtua pasi kishte nxjerrë në ofshamë dhe ishte ulur këmbëkryq. “Dy shkie ma sulmuan motrën, Tonën 22 vjeçare. mbrëmje sapo ra terri hynë shtëpi dhe deshën ta rrëmbejnë. Për fat saj e për taksirat tyre, momentin ku ata po e tërhiqnin zvarrë nga shtëpia, unë u gjeta te dera. Dy ditë parë pata shkuar te një mik, ndërsa motra kishte mbetur vetëm me babën plak, po dergjet ditët e fundit jetës dhe nanën, mezi ecë me një patericë. Edhe ajo me patericën e saj mundohej t’i ndihmonte Tonës.

Mora sëpatën te ahuri dhe iu zura pritë, në dalje të oborrit. Të parin, Bozhën e Radiqit e shitova në vend, me një të rame në kokë, ndërsa Ivica, një hrvat i dreqit fillon të ikë. I lëshohem vrap dhe pa kaluar 100 metra e dhe e përplasa për tokë. Mujsha mos me vra qenin, sepse mu dorëzue, dhe përbejti Krisht, por kur e kujtova sesi me ato duar pista kishte tërhequr motrën time për flokësh, dhe e kishte përplasur për tokë nënën time, mbylla sytë dhe e qarta. Ia çava kokën, si me kanë pjepën”.

Rrëfimi i Tomës kishte tmerruar, por edhe kishte dhënë zemër, ndihesha krenar se po shihja një shqiptar, i cili kishte vrarë dy shkije dhunues dhe as donte dinte për ta. E kishin prekur nder dhe ai kishte vepruar sipas ligjit të mbrojtjes së nderit të familjes. Kujtimet nga burgu janë shumta. Zgjodha për rrëfyer rastin e Tomës, për cilin nuk dëgjuar dhe nuk di çka ndodhur me jetën e tij.

E thashë edhe lart dënimi dy muaj me burg maj vitit 1975, nga Gjykata komunale e Ferizajt ishte për shkak se nuk e kisha ndaluar veturën urdhrin e policisë, Shtime, meqë veturë kisha libra ndaluara, një ditë parë me një mikun tim (M.B) i kisha marrë ambasadën e Shqipërisë në Bullgari, përmes një vozitësi të kamionit nga Korça. Policët nuk më arritën dot meqë kisha një veturë më të shpejtë. Ndërkohë kam ndaluar te varrezat e fshatit Bllacë Therandës, ish-Suharekë, librat i kam mbështjellë dhe i kam vendosur nën gurin e një varri. pas, gjatë kthimit për Shtime, në orët e hershme të mëngjesit, më 4 maj 1975, policia e Therandës më ka ndaluar dhe më kanë arrestuar. Burgun e kam mbajtur muajt tetor nëntor atin viti.

Nga ky burg nuk kam ndonjë përjetim, dhunë apo diçka të veçantë. Megjithatë do të veçoja sjelljet çʼnjerëzore e poshtra policit shqiptar e quanin Shyqë, i cili pa asnjë shkak i rrihte i fyente dhe i maltretonte burgosurit. Një ditë pas shëtisë ditore një gjysmë ore rreth, duke na përcjellë për dhomë, ndali afër zyrës tij kujdestarisë dhe urdhëroi qëndroja derisa kthehej. Meqë deri atë ditë nuk kishte rrahur, mendova se do ta bënte zyrën e tij dhe u ndjeva i lehtësuar nuk do të më rrihte në prani të të burgosurve të tjerë, ku ishin edhe dy nxënës të mi të dënuar për rrahje.

U kthye shpejt me pendrekun dorë dhe mu drejtua. “A e di pse ndala”, pyeti. “Jo” ia ktheva duke i rrudhur krahët. “Nuk rrah ty jo, ti je profesor por nuk po e kuptoj këtë çka po shkruan gazeta

dhe filloi të lexojë pak më vështirësi. ʻAcari i madh e ka kapluar krejt Kosovënʼ”. “Çka është ky acar, nuk e kam dëgjuar kurrë”. Edhe herët e kisha marrë me mend se ishte gati krejt i paarsimuar dhe iu përgjigja. “Acar do thotë i ftohtë i fortë”. “Hëm nanën atyre, po pse nuk thonë i ftohtë po acar, ku e gjeten këtë fjalë”. Duke përcjellë për dhomë tha. “Mos u trego atyre kur pyesin përse të ndala se bajnë hajgare dhe tani i rrahu edhe shumë”. “Ata do mendojnë se jam spiun, nëse nuk tregoj shkakun e ndaljes”, i thash si me qesëndi. Nuk foli asnjë fjalë por si zakonisht pasi hyra brenda e mbylli derën, duke e përplasur me krejt fuqinë.

Anita Susuri: Cila ka qenë prania dhe aktiviteti demonstratat e vitit 1981, a mund na flisni detaje lidhur me këtë?

Ahmet Qeriqi: Ilegalja patriotike Kosovë nuk e ka ndërprerë asnjëherë aktivitetin, madje as pas luftës së Dytë Botërore, meqë Kosova dhe treva të tjera shqiptare kishin mbetur nën pushtimin e RSFJ-së. Rruga ime drejt ilegales ishte krejt e natyrshme, meqë i përkas një familjeje përndjekur politikisht. Gjyshi im, mulla Emin Miftari, ka qenë disa herë i dënuar me burg për shkak të kundërshtimit dhe mospranimit regjimit komunist jugosllav. Gjyshi tjetër, babai i nënës, Kadri Beba, nga Ribari i Madh, është dënuar si armik i pushtetit popullor jugosllav dhe në shkurt të vitit 1948 e kanë pushkatuar. vonë është vrarë, gjatë përpjekjeve për çarë rrethimin edhe vëllai i tij, Salihu së bashku me djalin, Rexhepin.

Më herët kam shpjeguar se sa herë kam qenë i dënuar, kështu që tani po kufizohem vetëm në aktivitetin tim prej vitit 1979 deri në vitin 1982. Në vitin 1978, së bashku me Zenun Gjocin, Sheqir Zenelin, Imer Halilin nga Prekazi, Muhamet Ademin dhe Beqë Dervenin nga Shkupi kemi vepruar në platformë programit Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, duke shpërndarë literaturë ndaluar dhe duke propaganduar idenë e bashkimit të tokave shqiptare me Shqipërinë. Kemi shpërndarë edhe parulla dhe trakte me përmbajtje kombëtare, Shkup, Prishtinë, Ferizaj e gjetkë.

Gjatë punës sime, profesor në Gjimnazin e Ferizajt, në Akademinë Pedagogjike dhe në Shkollën e mesme teknike në Prishtinë kam bashkëpunuar edhe me disa nxënës, të cilët edhe ashtu ishin të organizuar dhe vepronin ilegalisht. Në vitin 1981, kam marrë pjesë aktive demonstratat e 1 dhe 2 prillit, që u zhvilluan në Prishtinë së bashku me shumë nxënës dhe kolegë të punës. Më 2 prill, në qendër Prishtinës, forcat e Milicisë Speciale Jugosllavisë, kanë vrarë dy nxënës vitit katërt shkollës teknike, të cilëve iu kisha dhënë mësim dhe me të cilat kisha lidhje të veprimtarisë ilegale. Ata ishin: Naser Hajrizi dhe Asllan Pireva. Lidhje ilegale në drejtim të propagandimit të idesë për krijimin e Republikës së Kosovës kam mbajtur edhe me Fatmir Graiçevcin, Lutfi Maqedonin, Naim Mahmudin, Ilaz Zhitinë e nxënës tjerë, gjithë dënuar nga regjimi jugosllav prej 3 deri 12 vjet burg.

Më 3 prill 1981, meqë në Prishtinë dhe në tërë Kosovën regjimi jugosllav kishte shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, kam ikur ilegalisht nga qyteti dhe jam vendosur fshatin tim lindjes, Krojmir të Drenicës, ku kam jetuar në arrati deri më 11 maj të vitit 1982. Gjatë kohës së arratisë dhe të

ilegalitetit të thellë kam mbajtur kontakte me disa nga veprimtarët e lëvizjes ilegale, me qëllim të krijimit kushteve për rezistencë armatosur. Gjatë tërë kohës kam qenë i armatosur me një pushkë franceze dhe një revolver të tipit “Shtayer”. Një kohë kam depërtuar ilegalisht Preshevë, te një shok imi i studimeve e prej andej në Shkup, ku ishte edhe grupi, i cili falë konspiracionit të thellë dhe qëndrimit paepur gjatë hetimeve, nuk ishte zbuluar.

Gjatë 14 muajve arratisë forcat policore kanë gjurmuar hap pas hapi, por nuk kanë arritur më kapim, meqë zakonisht kam qëndruar nëpër male dhe ua kam humbur gjurmët. Asokohe kam mbajtur kontakte me babanë tim, Aliun, me vëllezërit, të cilët jetonin në Shtime, Osmani, Jusufi, Hasani, pastaj me xhaxhanë, Mehdiun i cili jetonte Krojmir, me Imer Halilin nga Prekazi, vonë i dënuar politik, me Zenun Gjocin, i cili po ashtu më vonë ka qenë i dënuar politik si dhe Muhamet Ademin, Fatmir Graiçevcin e disa të tjerë.

Anita Susuri: A mund të na tregoni për eksperiencën tuaj burg, shokët e burgut, maltretimet, kushtet e burgjeve?

Ahmet Qeriqi: Burgu i Qarkut, apo sikur quhej edhe Burgu hetues Prishtinë, tani Muze, nuk është burg vetëm i burgosurve politikë, dhe kurrsesi burg-muze i Shoqatës Burgosurve politikë. por ishte një burg si gjitha burgjet e tjera, në ish RSFJ. Duke lënë anash periudhën prej vitit 1945 e deri vitin 1951, kur Burgu i Prishtinës ishte i mbushur me luftëtarë NDSH-së, dhe kur ky burg kishte pronë të veten edhe vendin e quajtur “Strelishte”, Tauk-Bahqe, ku janë pushkatuar qindra eprorë dhe luftëtarë NDSH-së, trajtimi i burgosurve nuk ka qenë i keq e mizor për nga persekutimi i burgosurve, sesa Burgu i Nishit, i Pozharevcit, i Idrizovës, Goli Otokut e burgje tjera kudo ish Jugosllavinë e Titos. Nuk kanë pasur histori më të mirë se burgu i Prishtinës, Burgu i Mitrovicës, i Gjilanit, sidomos në vitet 80-të shekullit 20, Burgu i Prizrenit, e burgje të tjera kudo në Kosovë. Po kështu në këto burgje, nuk ka pasur vetëm të burgosur politikë, por edhe të burgosur të tjerë të mbajtur për vepra ndryshme penale, qofshin ata shqiptarë, serbë, malazez romë e të, e tjerë.

Prej vitit 1970, kur burgjet e Kosovës u pranuan punë edhe shumë gardianë shqiptarë, trajtimi i të burgosurve ishte më i mirë se në të gjitha burgjet e tjera të ish Jugosllavisë dhe ky fakt mund të dëshmohet me sa e sa fakte e argumente. Edhe disa nga hetuesit, nuk janë treguar aq mizorë sa kanë prirje tʼ i paraqesin disa të burgosur që nuk kanë marrë qoftë edhe një shuplakë ndëshkim. Këtë e dimë ne burgosurit, përbrenda vetes e shokëve, sado disa kur flasin se çfarë niveli janë torturuar njeriu mendon si kanë shpëtuar gjallë. Disa edhe nuk kanë shpëtuar edhe kjo dihet. Por Burgu i Qarkut i Prishtinës, nuk ishte burg për nga trajtimi mizor kundër burgosurve mund krahasohej me burgjet e tjera të republikave të Jugosllavisë. Ishte vetëm burg hetues, burg i Qarkut, sikur qindra burgje të tjera.

Një ditë vjeshtë viti 1982, kur isha qelin numër 27 Burgut Prishtinës, papritmas kishin filluar trokitjet e forta nëpër mure, ishte një alarm, cilin raste veçanta e praktikonin burgosurit

politikë. raste tilla burgosuri kapeshin grillat e dritareve për mësuar se çka po ndodhte. Një kishte dhënë lajmin se dy gardianë e kishin torturuar mizorisht doktorin e historisë, Muhamet Tërnava. Ishte kërkuar po ashtu shenj solidariteti sipas maksimës, “Një për gjithë, gjithë për një”, të mos merrej ushqimi i darkës, në shenjë revolte. Fillimisht nuk dinim më shumë por më vonë u bë e ditur se gardiani Shyqë apo edhe një Tara, të njohur për ndëshkimin e të burgosurve politikë, ia kishin përplasur kokën për radiatori, qelinë e burgut. vonë, pas burgut, Muhameti më ka treguar të vërtetën e asaj ndodhie.

Ai thoshte se një ditë parë, e kishin sjellë dhomë një shofer serb kamionit, për gjoja aksident me pasoja komunikacion. Ai, duke qenë fizikisht shumë i fortë e kishte provokuar për kërkesën Kosova Republikë dhe e kishte fyer mbi baza kombëtare. “Në moment e kisha goditur por ai ishte i fortë fizikisht, më pezulloi dhe me shtypi pjesën e prapme të kokës për radiatorin e qelisë. Duke u ndier veten shumë keq, kam bërtitur dhe në atë rast kanë ardhur dy gardianë, të cilët e larguan të burgosurin serb nga dhoma ndërsa mua goditën pse i pari e kisha sulmuar, “shoferin”, për cilin mendoj se ishte një instruktuar i regjimit, e kishin sjellë qeli për ndëshkuar. Goditja për radiatori i kishte lënë pasoja për tërë jetën. (Në dimër vitit 1983, Muhamet Tërnavën e kam takuar në Burgun e Gjurakovcit…)

Anita Susuri: Në Burgun e Gjurakocit?

Ahmet Qeriqi: 15 shkurt vitit 1983 mesin e 24 pandehurve jam dënuar tetë vjet burg Gjykatën e Qarkut Prishtinë. Dy ditë vonë kanë transferuar Burgun e Gjurakocit, mesin e rreth 50 të burgosurve politikë dhe shumë të burgosurve të tjerë për vepra të ndryshme penale, vrasje, plaçkitje, trafikim me fëmijë romë, hajni, rrahje, dhunim etj. verë atij viti, për shkak se u mbanin mësim disa të burgosurve, na dënojnë me nga një muaj izolim në qeli, mua, dhe të burgosurin, Sheqir Zeneli, të cilin pas vuajtjes së dënimit, me qeli. me disa të burgosur të tjerë e dërgojnë në mbajtjen e tejme dënimit Novi Sad Vojvodinës…

1984, 11 prill lokalin e çajtores, ndodhi rrahja masive, e organizuar nga SPB e Pejës. Ata kishin organizuar një grup prej 10 burgosurve dënuar për vrasje, dhunë, vjedhje, plaçkitje, trafikim të fëmijëve romë. Sulmi i tyre ishte kryer pas shpine kohën kur por qëndronin sallën ku shërbehej qaji. Edhe pse të sulmuar pabesisht dhe pas shpine nga Mujë Loshi, Feriz Kukiqi, Ramë Morina, Kamer… shokët e mbiquanin, “Kamer Gjaja”, Salih Gorani, Pren Ndoni e disa tjerë, kishim kaluar pa pasoja rënda përveç, Ali Thaçit i cili kishte marrë goditje kokë dhe e kishte mbuluar gjaku.

Kundërsulmi nga Idriz Isufi, ish-gardian, i burgosur politik, pastaj Nezir Fejza, Njazi Azemi, Vahedin Azemi e të tjerë, kishte bërë gjashtë nga sulmuesit shtriheshin për tokë, derisa kishte intervenuar një grup i gardianëve, krye me Jahja Çettën i cili kishte qenë njohuri për sulmin po përgatitej, dhe me qëllim për të parandaluar më të keqën. Nuk ishte larguar nga pavijoni edhe pse i kishte skaduar ora e punës. Ai, me gardianët, Naimin, Agimin, Çaushin e disa tjerë, gati hapur qëndronin

mbrojtje burgosurve politikë, na kishin shpëtuar nga e keqja, sepse dy vrasës, gjatë rrahjes kishin depërtuar në kuzhinë ku kishin marrë thikat për të na sulmuar, ndërsa ne ishin duarthatë. Pikërisht atë moment ishin ndalura nga Jahja Çetta me disa gardianë shqiptarë, cilët na ruanin dhe na përkrahin.

Për shkak të pasojave në rrahjen masive, Drejtoria e Burgut, në Gjurakoc më kishte dënuar me një muaj vetmi. Edhe pse ishim mesin e sulmuarve dhe jo sulmues, SPB-ja na kishte shpallur fajtor duke na akuzuar për sulm organizuar kundër burgosurve jo politikë. Për veç meje me një muaj burg në qeli, ishin dënuar edhe Idriz Isuf Maqedonci, Nezir Fejza, Ali Thaçi, Ragip Reçica, Vahedin Azemi, Shyqri Gjinolli, Njazi Azemi e të tjerë. Katër nga dhunueset e hajnat kishin marrë lëndime trupore dhe ishin dërguar Pejë. Mua dhe Idriz Isufin, ish-gardian i dënuar politik, dërguan Burgun e Smrekovnicës, te Vushtrria për ta mbajtur dënimin një muaj qeli, kushte mizore, një dhomë 8 metra me tre, podrum, me shtrat druri mur pa dritë, dhe trajtim çʼnjerëzor.

Anita Susuri: Në burgun e Suboticës, në Vojvodinë?

Ahmet Qeriqi: Më 3 korrik 1984, herët në mëngjes, në burgun e Smrekonicës, në dhomën ku ndodhesha me shokun e burgut, Idriz Isufin, kishin zgjuar dhe pasi kisha përgatitur me shpejtësi rrobat lidhin duart me pranga dhe me një veturë dërgojnë Burgun e Prishtinës. Pasi kishin nxjerrë nga burgu: Bajram Dërmakun, Isa Dërmakun, Fatmir Graiçevcin, Rrahim Sadikun, gjithëve na lidhin duart, dy nga dy dhe me një zinxhir sigurues edhe për vegët e brendshme të furgonit, na internojnë Vojvodinë. Burgun hetues Suboticës kemi arritur pas 10 orë rrugëtimi, furgonin e mbyllur Milicisë, lodhur, etur, dehidruar dhe dërmuar nga rruga e gjatë 600 km.

dhomën ku na kishte përcjellë, me një shprehje dhembjeje e keqardhje drejtori i burgut, hungarezi, Hegyi Bella, kishte kërkuar nga një gardian të na sjellë ujë, meqë ishim dehidruar. Në dhomën kolektive ku na kishin ngujuar mua dhe Isa Dërmakun, keni takuar burgosurin, Ruzhdi Hajdini, i cili ishte dënuar 14 vjet burg, për organizimin e kryengritjes Besi ku ai me demonstruesit, 2 e tre prill kishin çʼarmatosur tri njësitë rezervistëve vinin nga Serbia, meqë ishte shpallur gjendje e jashtëzakonshme, dhe u kishin marrë armatimin.

Duke qenë se kisha dhe katër vjet burg, dhe ndodhesha në një mes ku popullata shumicë ishte magjare, fillova të intertesohem dhe ta mësoj këtë gjuhë. gjithsesi më e vështira nga ato që kam mësuar. Në burg kam përkthyer romanin Ararat Llajosh Zillahut, por ditën e lirimit nga burgu m’ i ndaluan fletoret e përkthimit, me arsyetim se ishin shkrar shqip dhe nuk i kuptoninin. Mendonin se ishe kamufluar diçka tjetër. 1985, në burgun e Suboticës, me Agim Lecin, të burgosur magjarë, boshnjakë, serbë, bunjevas, rusinë. Një muaj në burg me Adem Prapashticën, në kohën kur kishte bërë grevë urie një muaj për herë tretë. Asokohe Burgun e Suboticës ndodheshin vuajtje dënimit edhe, Sali Lajçi, Sami Leci, Agim Selmani, Ibush Kelmendi, Eshref Spahiu, Isa Dermaku, Ruzhdi Hajdini. Kohë parë kishte kryer dënimin Hajrullah Dragusha, arsimtar.

Në vitin, 1986, në burgun e Suboticës, me serbin nga Vareshi i Bosnjes, Sllavko Miletiq, një mik, dashamirës i shqiptarëve, përkrahës i Kosovës Republikë. Babai i tij kishte qenë atashe ushtarak, Tiranë. kohën e Informbyrosë, pastaj ishte dënuar me burg sapo ishte kthyer Zagreb dhe kishte vdekur në vuajtje të dënimit në Goli Otok. Në burg kam njohur edhe disa serbë që kanë pasur mirëkuptim ndaj shqiptarëve, mesin e tyre edhe Petar Franoviqi, student i Bogosllavisë, nga e ëma me prejardhje nga familja e Ollga Gjergjit, motra e Millosh Gjergj Nikollës.

Një djalosh aq shumë përngjante Migjenin. Pastaj një kohë kam qëndruar me hungarezin dashakeq, Llaslo Shimonjy, dhe me shumë hungarezë, rusinë, boshnjakë, bunjevas e pjesëtarë tjerë të kombësive të Vojvodinës. Kam njohur edhe serbin, Millan Shibaliq, nëna e të cilit kishte qenë deputete Kuvendin e Vojvodinës dhe kishte përkrahur protestat shqiptare vitit 1981. Ajo haptas kishte kërkuar Kosova dhe Vojvodina shpalleshin Republika pa varura nga Serbia.

Anita Susuri: Në Burgun e Novi Sadit…?

Ahmet Qeriqi: vitin 1987, nga Subotica transferuan burgun e Novi Sadit, bashku me Sali Lajçin, nga Rugova, me vendbanim në Pejë, i burgosur politik i grupit “Pavarësia”. Në Novi Sad, në pranverë atij viti gjithë gjithë burgosurve politikë na bashkojnë dy dhoma, dy katet e burgut ri. Nganjëherë shëtitjen e pas ditës na lejonin shëtisnim bashkë dhe komunikimin mes veti. katin përdhes ndodheshin burgosurit: Hilmi Ramadani, Jakup Krasniqi, Shaban Shala, Zijadin Hoxha, Bejtullah Tahiri, Fatmir Graiçevci, Jashar Aliu. Në katin e parë kam qenë me të burgosurit: Mehmet Hajrizi, Xhevat Haziri, Isa Dërrmaku, Bajram Dërmaku, Vehbi Leci, Kadri Cakiqi, Jahir Hajrizi dhe burgosur serbë, rumunë e hungarezë etj.

Me rastin e festës së ish RSFJ-së të 29 nëntorit, pasi Jugosllavia kishte hequr nenin penal të Propagandës me një vendim papritur jam liruar nga vuajtja e mëtejme e dënimit, katër muaj para mbarimit afatit burgut. Vendimi kishte befasuar për keq, meqë nuk kisha kërkuar amnisti fhr kjo brfasi, te disa shokë burgut ishte keqinterpretuar. Duke parë disponimin e keq disa prej tyre, atë natë i kam ftuar në dhomë dhe iu kam bërë me dije se nuk kam kërkuar kurrfarë falje të dënimit, por është shfuqizuar ligji për propagandë.

Anita Susuri: 1 dhjetor vitit 1987, jeni liruar nga burgu dhe jeni kthyer gjirin e familjes në Shtime.

Ahmet Qeriqi: 1 dhjetor vitit 1987, jam liruar nga burgu dhe jam kthyer gjirin e familjes Shtime. Gjatë tre muajve parë, pas lirimit nga burgu kanë ardhur për vizituar shumë njohur dhe shokë të burgut që ishin liruar para meje. Një pjesë e konsiderueshme e tyre ka ardhur në mbrëmje apo natën, me qëllim për mos rënë sy pushtetit. Kam filluar punoj punëtorinë e zdrukthëtarisë të babait, me qëllim për ta mbajtur familjen. Milicët e Shtimes më vëzhgonin dhe

përcillnin çdo lëvizje. kishin mbajtur disa orë arrest për shkak se nuk kisha letërnjoftim, cilin SPB-ja e Ferizaj ma ka vonuar për një vit, me qëllim të mos lëvizjes, sepse me ligjin e asaj kohe mungesa e letërnjoftimit ishte vepër kundër-vajtëse dhe parashihej dënimi me gjobë holla, apo një muaj burg.

Pas kthimit nga burgu kam punuar me babanë, Aliun dhe vëllezërit për rregullimin e Shtëpisë, meqë fëmijët banonin një bodrum shtëpisë vjetër i cili kishte lagështirë. dimër, meqë mori kohë e mirë, shtëpisë i kemi rregulluar kulmin. Kam filluar punën në zdrukthëtarinë e babait në Shtime. Asokohe Vëllai Osmani me Haki Hysiqin kishin filluar montimin e një mulliri madh oborrin e Haki Hysiqit. Kohë pas kohe kam punuar mulli por edhe ahurin e përbashkët si dhe punë bujqësie. Ndërkohë kam vënë kontakte me shokët që vinin për të më parë, por edhe shokët e hershëm të ilegales. Kanë ardhur nga Shkupi, Muhamet Ademi, Beqë Derveni e tjerë.

Kam vazhduar punën zdrukthëtari, kam kontaktuar me ish burgosurit, Imer Halili, Sheqir Zeneli, Kadrie Gashi, Azem Syla, Ismet Shamolli, Zenun Gjoci, e shumë të tjerë. Asokohe kam mbajtur shënime dhe kam filluar të shkruaj Kujtime nga Burgu. Po ashtu kam shkruar edhe veprën: “Meditime në Arrati”, të cilat i kam botuar pas çlirimit të Kosovës nga robëria serbe. Krahas punës të përditshme fizike, mbrëmjeve zakonisht kam lexuar dhe jam marrë me shkrime të ndryshme dhe me studime. Kam bashkëpunuar me “Rilindjen”, më vonë me “Bujkun” gazetën “Bashkimi” dhe revista e gazeta tjera, por kryesisht me Bujkun, ishte redaksia e ish-Rilindjes.

Me rastin e organizimeve nivelin jugosllav për 600-vjetorin e Betejës Kosovës, 28 qershor vitit 1989 SPB-ja e Ferizajt më kishte ftuar në bisedë informative. Inspektorët, Adem Ibrahimi dhe Nezir Sherifi, më kishin bërë me dije se për tri ditë duhet të mos dilja nga shtëpia. Ishte njëlloj arresti shtëpiak, me kërcënim për arrest, rast se nuk përfillja. Kjo ishte një praktikë unike e UDB-së, për gjithë ata që ishin në shënjestër të pushtetit. Nën masa të tilla kisha qenë edhe në vitin 1979, kur Titoja për herë të fundit kishte vizituar Kosovën.

Anita Susuri: Cilat kanë qenë aktivitetet tuaja pas burgut?

Ahmet Qeriqi: Kam marrë pjesë në aktivitete shoqërore të zhvilloheshin asokohe, por nuk kam pranuar tʼi bashkohem LDK-së, e cila me rastin e themelimit kishte marrë qëndrim atë parti mos inkuadroheshin të burgosurit politikë, të cilët po liroheshin nga burgjet. Asokohe kam mbajtur kontakte shoqërore me Ruzhdi Jasharin, Avdyl Hajredinin, Ibrahim Sylën, Xhevat Salihun, Isa Haxhiun, Jakup Beqën, Sherif Beqën, Banush Imerin e veprimtarë tjerë.

Zakonisht kam punuar zdrukthëtari. Vëllai Osmani punonte pa ndërprerë dhe bashku me disa miq e shokë kishte ngritur Mullirin elektrik dhe fabrikën e letrës, “Letplast” Shtime. Gjatë vitit 1990, janë liruar shumë nga burgosurit politikë, nga mesi i tyre edhe Nezir Myrtaj, me cilin ishin njohur në Burgun e Smrekovnicës. Kam vizituar disa prej tyre me rastin e lirimit. Asokohe kam mbajtur

kontakte më të shpeshta me Kadrie Gashin, Imer Halilin, Hilmi Ramadanin, Shaqir Zenelin, Nezir Myrtajn e të tjerë.

Anita Susuri: Ku jeni punësuar, a keni pasur probleme në punë?

Ahmet Qeriqi: Pas kthimit nga burgu ka vazhduar dënimi për pesë vjet pa drejtë pune arsim. Kam punuar fizikisht në zdrukthtari e ndërtimtari për ta mbajtur familjen. Vëllai Osmani punonte pa ndërprerë dhe së bashku me disa miq e shokë kishte ngritur Mullirin elektrik dhe fabrikën e letrës, “Letplast” Shtime. Gjatë vitit 1990, janë liruar shumë nga burgosurit politikë, nga mesi i tyre edhe Nezir Myrtaj, me cilin ishin njohur Burgun e Smrekovnicës. Kam vizituar disa prej tyre me rastin e lirimit. Asokohe kam mbajtur kontakte më të shpeshta me Kadrie Gashin, Imer Halilin, Hilmi Ramadanin, Shaqir Zenelin, Nezir Myrtajn e tjerë.

Gjendja në Kosovë pas pezullimit të autonomisë dhe fillimit të luftës në Kroaci ishte përkeqësuar. Lëvizja pacifiste me Ibrahim Rugovën krye kishte filluar pacifikimin e Lëvizjes militante dhe kishte fituar besimin e shumicës së shqiptarëve që kishin bashkëpunuar dhe bashkëjetuar gjatë viteve të autonomisë. Vëllai Osmani kishte zgjeruar punën në montimin e mullinjve. Kam marrë pjesë, së bashku me Osmanin, babanë Aliun, vëllanë, Hasanin, ish të burgosurin politik, Isuf Dragaçina e punëtorë tjerë montimin e një mulliri fshatin Jashanicë, afër Klinës, pastaj një mulli tjetër Buzez Dragashit dhe vonë edhe Prekaz Epërm Drenicës dhe fshatin Semetisht, afër Therandës, ish-Suharekë.

Nuk e kam ndërprerë punën Zdrukthëtari, ku kam angazhuar punë edhe Isuf Dragaçinën nga Bujani, ish i burgosur politik, me cilin jam njoftuar Burgun e Gjyrakocit. vonë kam angazhuar në punë edhe pedagogun, Agim Olluri, i cili ashtu sikur të gjithë punëtorët e arsimit regjimi i Milosheviqit i kishte larguar nga procesi mësimor, meqë nuk kishin pranuar të punonin me plan programe Serbisë dhe nuk e njihnin regjimin ia kishte hequr Kosovës autonominë. vonë kam pranuar punë edhe Nehat Imerin, një tezak nga Gllogoci i Lypjanit, vëlla i burgosurit politik, Refik Imeri.

Me insistimin e disa burgosurve politikë, si Bashkim Mazreku, Kadri Kryeziu e tjerë kam pranuar anëtarësohem Partinë Parlamentare Kosovës, krye cilës ishte i burgosuri politik, Bajram Kosumi dhe disa burgosur tjerë. Partia fillimisht ishte udhëhequr nga Veton Surroi dhe një klan titist, por kishte ardhur deri te përplasje me ish burgosurit. Surroi kishte ikur nga partia, por prapa kishte lënë disa mbetje.

Anita Susuri: Cilat kanë qenë aktivitetet angazhimin Tuaj, arsim dhe jetën shoqërore?

Ahmet Qeriqi: Me propozimin e disa profesorëve dhe intelektualëve të Shtimes kam pranuar të udhëheq sektorin e arsimit, (pa pagesë), dhe pa e ndërprerë punën lokalin e zdrukthëtarisë, ku nga

puna arrija të mbaja familjen dhe tʼ iu ndihmoja disa prej shokëve të burgut që e kishin gjendjen e rëndë ekonomike, po ashtu paguaja edhe përqindjen për arsim. Me kohë e kam kuptuar se kryetari i Qeverisë në hije, (e cila ishte improvizuar dhe mbahej fshehtë) që ishte edhe kryesuesi i LDK-s, Ali Sadriu, kishte pranuar ta drejtoja sektorin e Arsimit. Ai kishte hapur dy paralele të mjekësisë në Shtime, pa përfillur konkursin zyrtar, vetëm për zënë me punë vetët e LDK-së, edhe pse nuk kishte kushte elementare për paralele mjekësisë.

Distancimi im nga veprimet e tij LDK ishte komentuar si qëllim keq me faktin se i takoja një partie tjetër. Të gjithë ata që më përkrahin nga LDK-ja si Ruzhdi Jashari, Abdyl Hajredini, Fehmi Mujota, Ramadan Veliu, Xhevat Saliu, Isa Haxhiu Sherif Beqa e të tjerë ishin shantazhuar dhe ishin anashkaluar. Ishin thelluar mosmarrëveshjet me kryetarin e improvizuar komunës, Ali Sadriu, i cili pretendonte se kryente detyrën e kryetarit, edhe pse karshi organeve të dhunshme serbe, asnjëherë nuk e kishte pranuar ekzistimin e postit tillë, ʻekzekutivʼ. Përplasja me strukturat paralele ishte acaruar tejmase.

Kisha kontaktuar me kryetarin e LASH-it, Prishtinë, Rexhep Osmanin, cilin e kisha lajmëruar edhe me shkrim lidhur me gjitha lëshimet kisha evidentuar gjatë punës sime cilësi sekretarit Arsimit. Ai jo vetëm kishte pritur ftohtë, por nuk kishte treguar gatishmëri ta pranonte shkresën time zyrtare. Duke parë injorimin nuk arrinte ta fshihte e kisha shikuar me cinizëm, ia kisha vënë para raportin dhe isha larguar pa e përshëndetur. 23 qershor vitit 1995, Komisioni Parlamentar për Arsim, (Kosova nuk kishte as Parlament të improvizuar) me shumicë votash kishte votuar shkarkimin tim nga pozita edhe ashtu e improvizuar, pa publikuar asnjë fjali të arsyetimit, nga ana ime.

Kanë votuar për shkarkim: Xhavit Ahmeti, Rexhep Osmani, Avdyl Rama, Fadil Hysaj. Kanë abstenuar: Ramë Buja i LDK-së, dhe Aziz Pacolli i PPK-së. Ka votuar kundër shkarkimit, përfaqësuesi i PPK-së, Jonuz Salihaj i PPK-së dhe kryetari i Partisë Fshatare, Hivzi Islami. (Dokument i arkivuar, ashtu sikur gjitha dokumentet e tjera personale këtij jetëshkrimi). Para shkarkimit, Fehmi Agani bashku me Ali Sadriun kishin kontaktuar Bajram Kosumin, kryetar i PPK-së dhe ia kishin paraqitur versionin e tyre, duke kërkuar nga ai që të mos e bënte problem shkarkimin tim. Bajrami së bashku me Osman Dumoshin i kishin marrë si vërteta deponimet e Ali Sadriut, edhe pse unë u kisha paraqitur faktet me shkrim, me dëshmitarë dhe me një qëndrim krejtësisht real nuk bënte fare përshtypje se çka kishin kurdisur krerët e LDK-së. Kërkesa e Fehmi Aganit dhe Ali Sadriut që të më përjashtonin nga Partia Parlamentare nuk u mor aq seriozisht PPK, por as interesonte fare, meqë isha kontakt me disa nga krerët e UÇK-së.

vitin 1996, pas problemeve me LDK-në e Shtimes shtohen shantazhet e milicisë vendore. Policia financiare kishte bërë një kontroll Punëtorinë e Zdrukthëtarisë dhe kishte konstatuar se nuk e kisha paraqitur gjendjen reale të punës. Më kishin dënuar me një gjobë disa milionë dinarë, që në marka gjermane kapte vlerën rreth 1000 dm. Nuk e kisha paguar gjobën arsyetim se dyert e dritaret i mbaja Punëtori, ishin bërë gati për treg, por nuk ishin shitur. Meqë afatin e caktuar nuk e

kisha paguar gjobën policët në Shtime më kishin mbyllur punëtorinë. Asokohe, së bashku me profesorin, Avdyl Hajredini kemi punuar në lokalin e zdrukthëtarisë te Musë Maçiteva në fshatin Lutogllavë, afër Prizrenit. Aty kam punuar nga pesë ditë javë, gati një vit.

Një natë dimri deri sa po kthehesha me autobusin e mbrëmjes i cili qarkullonte në relacion Prizren Shtime, Prishtinë, dëbora kishte zënë rrugën Duhle ku ishte dashur pritnim shumë orë. Ndërkohë kam takuar, Jetë Hasanin, i cili kishte mbetur rrugë me veturën e tij. Jeta ishte një veprimtar nga Godanci, i cili ishte maltretuar sa e sa herë nga milicia serbe. Atë e kisha njohur edhe me herët, meqë babai i tij, kishte lidhje familjare me dajat e nënës sime, Ribar madh. Jeta kishte treguar se ishte takuar me Muhamet Malësorin, një shok i ngushtë i Ukshin Hotit, cilin e njohja dhe njihte. Ata bënin plane për ta nxjerrë ilegalisht Ukshinin nga Burgu dhe për ta vrarë inspektorin e kishte arrestuar dhe e kishte torturuar, dy vjet parë. Jetë Hasani mbante kontakte ilegaliteti me kushëririn tim, Sylë Qeriqi, me arsimtarin, Elez Durmishi dhe me një grup, cilët i kishte stërvitur Tiranë dy vjet parë. Syla dhe Elezi mbanin kontakte me njësitë e armatosura Adem Jasharit Prekaz e më gjerë.

Anita Susuri: Kur filloi organizimi i UCK-së, dhe çfarë roli kishit ju të?

Ahmet Qeriqi: Organizmit UÇK-së i ka paraprirë një segment edhe Lëvizja Popullore e Kosovës, e cila doli nga kreu i Lëvizjes ilegale, sidomos pas vitit 1981. gjitha grupet ilegale Kosovë, cilat kanë vepruar drejtim organizmit Lëvizjes aktive rezistencës kanë vepruar platformë programit kombëtar shqiptar, për çlirim dhe bashkim të trojeve me Shqipërinë-Amë. Organizatat e fshehta atdhetare vepruan nga pas Lufta e Dytë Botërore, si LNDSH-LRBSH-LPK-OMLK-PKMLSHJ, e të tjera, në gjysmën e dytë të shekullit XX e mbajtën gjallë idenë për luftë të armatosur. Kjo solli rezistencën heroike Adem Jasharit dhe Jasharëve Prekaz, 5, 6 dhe 7 mars luftën e Ushtrisë Çlirimtare Kosovës dhe intervenimin ushtarak NATO-s kundër regjimit shqiptar-vrasës serb.

Situata e përgjithshme vitin 1997 kishte shpërthyer me dhunë e terror përditshëm policor kundër shqiptarëve, cilët nuk i bindeshin regjimit. Dhuna sistematike, kishte kaluar kufijtë e çdo durimi, të cilin insistonte LDK-ja e Ibrahim Rugovës. Në të njëjtën kohë ishin intensifikuar edhe sulmet e grupeve Ushtrisë Çlirimtare Kosovës kundër policisë serbe dhe kolaboracionistëve shqip-folës. Duke qenë se mbaja lidhje ilegalitet me disa nga grupet, kisha reduktuar gjitha lëvizjet publik. Në rrugë për Prishtinë nuk shkoja stacion për nisesha rrugës dhe ndërkohë ndalonte ndonjë veturë. Edhe gjatë kthimit, kërkoja nga shoferi të ma ndalonte autobusin pa hyrë në Shtime. Shpeshherë zbritja në fshatin Davidoc dhe pastaj vazhdoja këmbë. Rrugën për në Krojmir e bëja këmbë, nëpër fshatrat: Godanc, Zborc, Pjetërshticë.

Asokohe kisha dhënë dorëheqje nga Partia Parlamentare e Kosovës, meqë nuk isha pajtuar me përjashtimin nga partia Kadri Kryeziut e Merxhan Avdylit, cilit pa lejen e Adem Demaçit, asokohe kryetar i PPK-së, kishin shkuar në Shqipëri dhe kishin takuar krerët e Partisë Socialiste. Nga PPK-ja

ishte larguar edhe Nezir Myrtaj, i burgosur politik, bashkëshorti i Kadrie Gashit. Me Nezirin vazhdimisht kemi gjetur gjuhë të përbashkët dhe kemi vepruar në të gjitha angazhimet e mëpastajme. Nga kontaktet e vazhdueshme që mbaja me shokun e studimeve, Sheqir Zeneli, isha në dijeni për aktivitetet ilegale Azem Sylës dhe disa veprimtarëve tjerë.

Gjendja sociale në familje ishte përkeqësuar. Nuk kishte punë dhe nuk mund të lëvizja lirshëm nga frika e ndonjë arrestimi të papritur. Kushëriri im, Haki Qeriqi më kishte dërguar të holla për meremetimin e shtëpisë së tij, të cilën e kishte blerë, në Ferizaj. Në punë e kisha angazhuar edhe vëllanë tim, Hasanin, i cili po ashtu ishte pa punë dhe nuk e mbante dot familjen 9 anëtarë. Nëna ishte e sëmurë. Babai im, Aliu kishte probleme me gurët veshkë dhe ishte bërë operacion. Familja e Isufit ndjerë mezi mbahej. Duhet kujdesesha edhe për ta. Bijtë e tij: Gazmendi e Shpendi, kur kishin kohë ndihmonin punëtori. ndihmonte edhe djali im, Epiri, 16-vjeçar edhe pse ishte bërë dy herë operacion nga hernia. Ai edhe pse moshë brishtë kujdesej për shumë punë shtëpi dhe ishte nxënës shembullor.

Kontakte ilegaliteti mbaja edhe me Kadrie Gashin, Reshat Gashin dhe Faruk Gashin, i cili përflitej për shoqërim me policët. Sheqir Zeneli kishte shpjeguar se Faruku ishte lidhje me Azem Sylën, dhe ai dinte për çdo veprim tij dhe ishte nën urdhrat e tij. Gjatë atij viti kam mbajtur kontakte ilegaliteti edhe me Ruzhdi Jasharin, inxhinier, i cili kishte mbështetur vazhdimisht dhe ishte një person me ndikim Shtime, edhe pse shënjestër pushtetit, meqë ishte angazhuar KMDLNJ për ku edhe raportonte lidhur me dhunën sistematike ushtronte pushteti serb kundër shqiptarëve.

Për qëndrim parimor mbante ndaj meje, dega e LDK-së, Shtime, qysh moti e kishte larguar nga radhët. Demonstrata e studentëve e 1 Tetorit atij viti, Prishtinë dhe dalja publike e UÇK-së, Llaushë të Skënderajt, gjatë varrimit të mësuesit martir, Halit Geci, kishin shënuar ngjarjet më me rëndësi të vitit. Gjatë vitit 1997 kam intensifikuar takimet me Sylë Qeriqin dhe Elez Durmishin dy luftëtarët e hershëm të Adem Jasharit.

1998, ishte viti do bënte kthesën vendimtare historinë re Kosovës, kthesë e cila kishte filluar në vitin 1981, me kërkesë për çlirim nga robëria serbe, krijimin e Republikës së Kosovës dhe Bashkimin kombëtar të shqiptarëve. Prej fillimit të vitit kam intensifikuar takimet dhe bashkëpunimin me Jetë Hasanin, Sylë Qeriqin, Elez Durmishin, Sheqir Zenelin, Nezir Myrtajn, Kadrie Gashin, Hilmi Ramadanin, Imer Halilin, pastaj anëtarët e Shoqatës Burgosurve politikë, Hydajet Hysenin, Jakup Krasniqin, Mehmet Hajrizin, Sokol Dobrunën, e tjerë. Kam vajtur shpesh edhe Krojmir te xhaxhai, Mehdi Qeriqi dhe tezja Ajshe Beba-Qeriqi. Meqë shtëpia ishte buzë malit, Sylës dhe Elezit i kam propozuar atje mbaheshin takimet e grupit UÇK-së, Krojmir.

Qëndresa titanike dhe heroike e Komandantit parë UÇK-së Adem Jashari dhe familjes ngushtë e të gjerë Jashari, më 5, 6 dhe 7 mars 1998, në Prekaz të Ulët të Drenicës, kishte shkundur përfundimisht letargjinë tetëvjeçare të politikës pacifiste, e cila edhe nëse kishte pasur, pas atyre

ditëve, kishte humbur kredibilitetin, meqë nuk kishte qenë në gjendje të inkuadrohej në zgjidhjen reale çështjes Kosovës. Asokohe gazetës bujku i kam drejtuar një shkrim kundër, fyerjeve dhe paraqitjeve antikombëtare gazetarit dhe partiakut, Jusuf Buxhovi, i cili kishte kërkuar nga Ibrahim Rugova ta pacifikonte Drenicën e përgjakur nga kriminelët e Millosheviqit dhe të mos lejonte të ndodhte, sipas tij, sikur kohën e Shaban Palluzhës. Shkrimi nuk ishte botuar. Disa shkrime i kam botuar në një gazetë sindikale, në Prishtinë.

Kam marrë pjesë aktive organizimin e luftës UÇK-së prej vitit 1997, fillimisht pikën e Krojmirit, bashku me Sylë Qeriqin, Elez Durmishin, Heset Ollurin, Halil Ollurin, Vehbi Qeriqin, Naim Rizanin, Mehdi Qeriqin e shumë të tjerë. Prej nëntorit të vitit 1998 e deri në qershor të vitit 1999 kam qenë përgjegjës dhe gazetar i Radio-Kosova e Lirë, e cila ka transmetuar program në Malet e Berishës. (Periudha kohore prej majit të vitit 1998 e deri më 24 qershor vitit 1999 është përshkruar ditë për ditë, 400 ditë, shënimet kam mbajtur gjatë lukës, veprën dorëshkrim: Kronikë luke I dhe II.)

Anita Susuri: Kur ka filluar punën Radio-Kosova e Lirë dhe kush e kishte themeluar?

Ahmet Qeriqi: Radio-Kosova e Lirë ka filluar transmetimin më 4 janar të vitit 1999. Transmetimi i programit është bërë nga malet e fshatit Berishë, në Rrafshnaltën e Drenicës, zonë e cila qysh prej fillimit luftës ishte nën kontroll Ushtrisë Çlirimtare Kosovës. Ishte rajoni nuk është shkelur asnjëherë gjatë kohës së Luftës së UÇK-së. Radio është themeluar më 13 nëntor të vitit 1998 me vendim SHP UÇK-së. Stafin e Radios e përbënin: Përgjegjës, Ahmet Qeriqi, Redaktor i informimit, Nezir Myrtaj, Reporter terren, Martin Çuni, folës dhe zgjedhës i muzikës, Nusret Pllana, gazetarët dhe korrespondentët në terren: Sheqir Zeneli, Fitnete Ramosaj, Murat Musliu, Muharrem Mahmutaj, Ruzhdi Jashari, Sabit Gashi, Habib Zogaj, Nuhi Paçarizi e tjerë. Teknikë dhe operatorë zëri: Valdet Hoti, Fatmir Dugolli, shofer, Razah Berisha.

Radio dhe Zonat Operative luftës kanë qenë pajisura me telefon satelitorë. Informatat Radio janë dërguar nga gazetarët përgjegjës zonave, cilët kanë përgatitur raporte nga terreni dhe njëjtin e kanë transmetuar Radio përmes telefonit. Një pjesë informatave i kemi marrë edhe nga komandantët e zonave, apo të operatives, me rastin e luftimeve. Për zhvillimet diplomatike kemi shfrytëzuar dhënat nga TVSH, BBS, DW, CNN dhe agjenci të ndryshme botërore. Përveç edicionit lajmeve, ku mesatarisht kemi transmetuar 20 deri në 35 informata ditore, kemi transmetuar edhe intervista, komente lidhur me zhvillimet diplomatike e politike, biseda me ushtarë dhe eprorë, biseda në vijën e luftimeve, reportazhe luftës për jetën e banorëve zhvendosur nëpër gryka malesh dhe njoftime të ndryshme për popullatën.

raste caktuara gazetarët dhe reporterët: Martin Çuni, Nusret Pllana kanë bërë incizime edhe me kamerë, disa raste edhe gjatë luftimeve. Ata kanë bërë fotografime shumta shumicën e zonave të luftimeve. Pas intensifikimit të bombardimeve të NATO-s kur nga Kosova ishin larguar të gjithë gazetarët, Radio-Kosova e Lirë dhe Agjencia Kosovapress kishin mbetur të vetmet burime të

informimit Kosovë. Asokohe Dojçe Vele, Zëri i Amerikës e medie tjera, u bënin me dije dëgjuesve se lajmet nga Kosova mbështeteshin ekskluzivisht nga mediet e UÇK-së. (RKL vitin 2009 ka botuar në tri vëllime tërë arkivin e kohës së luftës).

Anita Susuri: A ju kanë sulmuar trupat serbe në selinë e Radios?

Ahmet Qeriqi: Qysh prej fillimit të transmetimit të programit e deri në mbarimin e luftës, Radio Kosova e Lirë dhe Agjencia e lajmeve Kosovapress kanë qenë shënjestër përhershme goditjeve nga distanca, por edhe cak i goditjeve nga dy aeroplanë bombardues. Më 27 mars 1999, në orën 8 të mëngjesit dy aeroplanë ushtarakë jugosllavë, kanë goditur lagjen me tetë arka bomba tipit kasetë, ku ne strehoheshim, me çʼrast është martirizuar një i ri 16-vjeçar, ndërsa kanë marrë plagë edhe tetë tjerë.

Po atë ditë, orën 12.00 mediet serbe kishin dhënë lajmin për shkatërrimin e bazës transmetuese të Radios Kosova e Lirë, ndërsa ne kemi transmetuar programin në orën 16.00, në orën e caktuar kur ka filluar transmetimi gjatë tërë kohës luftës. Asokohe, krimineli serbe Sheshel dhe disa komandantë të armatës jugosllave kishin deklaruar në medie se së shpejti do të pinin kafenë e mëngjesit në Berishë, ku do të ndërtonin edhe një stadium futbolli.

Me qëllim për mbijetuar kushte dhe rrethana sulmit pandërprerë, fillim prillit vitit 1999 kemi ndërtuar një bunker fortifikuar mirë, një maje mali dhe nga bunkeri kemi transmetuar programin ditor, (deri në 1 orë e 30 minuta në ditë), gjatë tre muajve të fundit të luftës. Vendi afër Bunkerit është goditur sa e sa herë nga arma armike, por nuk është shkatërruar. 8 qershor 1999, dy ditë para përfundimit të luftës, forcat serbe kanë goditur bazën e strehimit të stafit, në vendin e quajtur “Rrezja e Baliqit”.

Ata kanë goditur me 16 raketa tokë-tokë, të cilat kanë shpërthyer një rreze: 50 deri 100 metra afërsi bunkerit. momentin kritik fillimit goditjeve jemi futur bunker dhe kemi shpëtuar të gjithë. Gjatë dhe pas luftës kemi tubuar shumicën dërrmuese pjesëve dhe skeleteve raketave, me qëllim për tʼi ruajtur në Muze, por ato i kanë marrë ushtarët e KFOR-it në muajin e parë pas mbarimit të luftës, mbase me qëllim për tʼi zhdukur edhe gjurmët fizike luftës.

Anita Susuri: Cila ka qenë dita më e vështirë e luftës?

Ahmet Qeriqi: Dita e vështirë për mua, për Radion dhe stafin gjatë luftës ka qenë 27 marsi i vitit 1999, dita e bombardimit vendqëndrimit nga aeroplanët serbë. Ishim para dilemës, si ia bëjmë. Meqë serbët kishin informuar për shkatërrimin e Radios, ne si kundërpërgjigje, doemos se do të emetonin programin ditor, kohën e caktuar, duke ndërruar paraprakisht vend-emetimin. Ishte me rrezik fakti ata ta identifikonin lehtë vend-transmetimin dhe na godasin me raketë teledirigjuese. Pavarësisht rreziqeve kemi përgatitur emisionin e lajmeve, duke i shkruar informatat me laps një

fletore, nga ku duhej tʼi lexonte drejtpërdrejt spikeri, meqë teknika e incizimit paraprak nuk funksiononte.

fillim edicionit lajmeve kemi njoftuar opinionin se programi është reduktuar për shkaqe dhe rrethana luftimeve pandërprera, zonën ku po transmetonim, ndërkohë kemi dhënë edhe lajmin e bombardimit selisë dhe pësimeve popullatës civile. I kemi bërë me dije dëgjuesve se ne nuk do të ndalojmë programin e Radios dhe do të vazhdojmë transmetimin nga zonat, që i mbante nën kontroll UÇK-ja. Gjatë tërë asaj dite tërë stafi i Radios dhe i Agjencisë kemi qëndruar në një pyll me lisa mëdhenj, te varrezat e fshatit, gjithnjë shënjestër breshërive pandërprera granatave. Vazhdimisht kemi ndërruar vendqëndrimin dhe në kushte e rrethana të tilla kemi përgatitur informatat e ditës.

Pas bombardimit selisë nga aeroplanët e armikut, fshatrat përreth ishte përhapur lajmi i goditjes së Radios. Për të parë dhe për t u bindur se çʼkishte ndodhur kishin rrugëtuar këmbë, për pesë orë rresht nga Krojmiri deri Berishë, bija ime Arbana dhe djali Epiri me një bashkëluftëtar tij. Ata u gëzuan pa masë kur na panë të gjithëve shëndosh. Pas transmetimit të programit, me disa anëtarë stafit kemi vajtur për ngushëllime te familja e Mehmet Berishës, meqë iu kishte vrarë nipi, Elbasan Berisha, vëlla i vetëm i katër motrave dhe ishin plagosur tetë anëtarë familjes, mesin e tyre edhe prindërit e Elbasanit…

Askush nuk e dinte se çka do të na sillte mëngjesi, edhe pse fortifikatat e luftës së UÇK-së në Rrafshnaltë qëndruan patundura deri mbarim luftës. mbrojtje zërit lirisë kanë rënë 13 dëshmorë, tre prej tyre anëtarë stafit.

Anita Susuri: Cila ka qenë dita e fitores?

Ahmet Qeriqi: 21 qershor vitit 1999 kemi dhënë kumtin e fitores, pasi është bërë i njohur lajmi për largimin definitiv të ushtrisë dhe policisë serbe nga Kosova. bashku me ushtrinë kriminale po largoheshin edhe shumë serbë, sidomos ata që kanë përlyer duart me gjakun e shqiptarëve. Kësaj radhe serbët e kanë realizuar çdo pikë Marrëveshjes për tërheqje e cila është realizuar dy ditë parë, por sot është zyrtarizuar. Forcat franceze kanë zënë Mitrovicën ndërsa një pjesë e madhe e serbëve është ndalur pjesën veriore qytetit. Edhe forcat ruse janë stacionuar Fushë Kosovë dhe në Aeroportin e Prishtinës. Po flitet se forcat ruse do të inkuadrohen në radhët e KFOR-it. Në Kosovë tanimë kanë depërtuar forcat amerikane, gjermane, austriake e tjerë.

Pikërisht kur kishim festua morëm një lajm hidhur. përpjekje për deminuar vendin oborrin e Shkollës, Lagjen e Bytyçëve, kanë rënë dy luftëtarë lirisë, dy ushtarë anglezë dhe një rojtar i shkollës. Me rastin e largimit të minave, njërit nga ushtarët e huaj i ka shpëtuar bomba kasetë nga dora dhe nga shpërthimi kanë gjetur vdekjen gjithë. Barbarët janë larguar por prapa kanë lënë gjurmët e

sodomisë tyre kriminale. mesin e ushtarëve rënë janë Sami Gashi dhe një luftëtar tjetër nga Arllati.

21 qershor vitit 1999 kemi paralajmëruar ditën e fundit transmetimit emisionit majën e Pallanikut. Përmes një shënimi e kam hartuar i kam bërë ditur emrat dhe mbiemrat e anëtarëve të stafit dhe punën që kanë kryer gjatë kësaj periudhe afër gjashtëmujore. Ndërprerja e programit pikërisht në ditën e largimit zyrtar dhe definitiv të serbëve nga Kosova ka simbolikën e vet domethënëse. Paralajmërimi i fitores qysh 4 janar ishte një hap tejet i guximshëm, por tani i bërë realitet.

Radio-Kosova e Lirë ka kryer misionin ka caktuar vetvetes dhe sot po e përmbyll kapitullin rëndë por edhe lavdishëm ekzistencës vet. Ishte radioja e vetme e luftës Kosovë bashku me agjencinë Kosovapres, u bënë jehonë e vërtetë e luftës çlirimtare. Me radion tonë kanë bashkëpunuar qindra liridashës nga mbarë trevat e përfshira luftime. fushën e nderit ka rënë Xhavit Bajraktari anëtar i stafit terren. mbrojtje Rrafshnaltës dhe pozicioneve tona nga ku kemi transmetuar prej 1 prillit deri 2 maj 1999 kanë rënë 11 dëshmorë lirisë.

Anita Susuri: Sa dëshmorë ka dhënë Brigada-Kumanova dhe cilët janë dëshmorë kanë rënë në mbrojtje pozicioneve, ku ka transmetuar program Radio-Kosova e Lirë?

Ahmet Qeriqi: Në Brigadën 121, të Zonës Operative të Pashtrikut, ku e ka shtrirë aktivitetin transmetues Radio-Kosova e Lirë dhe Agjencia kosovapres kanë rënë 65 dëshmorë, mesin e tyre edhe Ismet Jashari -Komandant Kumanova. Në mbrojtje të pozicioneve të Rrafshnaltës, të SHP të UÇK-së institucioneve informative luftës dhe popullatës zhvendosur përreth vend emetimit të Radios dhe Agjencisë prej 1 prill deri 11 qershor vitit 1999, kanë rënë dëshmorë:

ELBASAN JAKUP BERISHA 16-vjeçar, është vrarë nga predhat e bombave kasetë 27 mars vitit 1999, gjatë sulmit të dy aeroplanëve bombardues MIG 21 të armatës okupatore jugosllave, afër selisë së Radios.

XHAVIT KELMENDI nga Karaçica, ka rënë dëshmor më 1prill të vitit 1999, në luftë kundër forcave ushtarake serbe mbrojtje pozicioneve te UÇK-së Tërpezë. Ka qenë pjesëtar i njësive speciale SHP të UÇK-së.

VEZIR KOLSHI, nga fshati Baicë e Kolshit, ka rënë dëshmor 1 prill 1999, luftë kundër forcave serbe, mbrojtje pozicioneve të UÇK-së, në Tërpezë. Ka qenë pjesëtar i njësive speciale SHP UÇK-së.

MEHDI BYTYÇI nga Arllati, komandant Toge, ka rënë dëshmor me 16 prill 1999 te Lagja e Bytyçve, Arllat në mbrojtje të pozicioneve, me rastin e përpjekjeve të forcave serbe për të depërtuar në Rrafshnaltë.

SYLEJMAN BYTYÇI nga Arllati, ka marrë plagë vdekjeprurëse nga arma armike më 16 prill 1999, te Lagja e Bytyçve. Nga plagët ka ndërruar jetë pesë ditë vonë.

ISLAM KASTRATI, nga Kizhareka MENTOR MORINA, nga Arllati RAMADAN BYTYQI, nga Gjergjica MENTOR GASHI nga Llapushniku

HALIM BAJRAKTARI, nga Çikatova, kanë rënë dëshmorë 18 prill vitit 1999, betejën ballë për ballë kundër këmbësorisë serbe në pozicionet strategjike të UÇK-së te Gradina, mbi Grykë të Llapushnikut.

XHAVIT BAJRAKTARI, nga fshati Studençan i Therandës ka rënë dëshmor me 2 maj 1999 bashku me Fetah Gegën, në fshatin Shirokë, në përleshje të drejtpërdrejt me forcat armike. Xhaviti ka qenë reporter i Radios dhe i Agjencisë, prej shkurtit vitit 1999.

SHAQIR HOXHA, nga fshati Shalë ish-Sedllar, ka rënë dëshmor hyrje Grykës Gashit Nekoc, më 24 prill 1999.

Anita Susuri: Si ka vazhduar jeta pas luftës, si jeni rimëkëmbur?

Ahmet Qeriqi: Më 8 korrik 1999 Radio-Kosova e Lirë rifillon transmetimin në Kodrën e Diellit në Prishtinë. Dështojnë përpjekjet për ta marrë mbrojtje institucionale Radion Kosova e Lirë. Qeveria e Përkohshme fillim kishte ndarë 200.000 DM për Radion dhe Kosovapressin. vonë ishte marrë vendin që Radios tʼ i ndaheshin vetëm 25.000 DM, ndërsa të tjera 175.000 DM për Kosovapress. Qeveria nuk kishte ndarë financat për blerjen e pajisjeve reja teknike. Paratë e ndara fillimisht për Radion iu kishin dhënë Kosovapressit. Për shkak krizës financiare Radio, detyrohen largohen nga puna 15 gazetarë, cilët ishin pranuar punë pas luftës, pa asnjë kriter, por vetëm me porosi nga “lart”. Teknika e vjetër defektohej deri edhe dy tri herë muaj.

Një ndihmesë financiare 5.000 DM e ka dhënë komuna e Pejës. Et-hem Çeku, Ahmet Mahmutaj etj. LPK-ja ndanë 10.000 DM për mjete dhe pajisje teknike. Pa vonuar kam blerë një transmetues 500 vat, antena dhe pajisje të reja. Në mungesë të theksuar të rrymës elektrike kemi blerë gjeneratorë. Kushëriri im, Haki Qeriqi i ka dhuruar Radios një veturë të vjetër të tipit “mercedes”, në gjendje të rregull puna. Bija ime Arbana ka diplomuar Pedagogji dhe ka rifilluar punën Radio.

Në shkurt të vitit 2001 me Valdet Hotin dhe Hilmi Ramadanin, kemi depërtuar në zonat e luftës së UÇPMB-së dhe kemi montuar teknikën e “Radios-Zëri i Lirisë”, malet afër Konçulit. Marrëveshjen paraprakisht e kisha arritur me Nexhat Behlulin. Kemi dërguar transmetuesin e parë Radios-Kosova e Lirë. Atje ka punuar Selim Zeqiri, ish gazetar i Radios-Kosova e Lirë. luftëtar i UÇPMB-së. Radio ka funksionuar afër dy muaj.

Radio Kosova e Lirë nuk kishte më asnjë mbështetje financiare, pos në të ardhura nga reklamat, të cilat i kishin intensifikuar në terren, gazetarët e Radios: Jeton Syla dhe Shefqet Zeka, me 25 për qind provizion. Xhevat Mehmeti nga Sllatina i ka dhuruar radios një veturë tip Xheta, gjendje rregull

punës. maj vitit 2001 kemi themeluar Redaksinë, “Dëshmorët e UÇK-së”, monografia “Feniksët e lirisë” dhe kemi nxjerrë vëllimin e parë me emrat e dëshmorëve UÇK-së.

fillim marsit, vitit 2009 bashku me birin tim, Epirin kam shkuar Shqipëri, ku fillimisht jam vendosur banesën e mikut tim Ismet Shamollit, te Shkëmbi i Kavajës, Durrës. 13 mars jam shtruar Spitalin Ushtarak, tani Spitali Amerikan Tiranë. 16 mars ka operuar kardiokirurgu, Edvin Prifti. Operacioni doli me sukses. Pavarësisht disa komplikimeve pas operacionit me kohë e mora veten. Ia hodha edhe kësaj radhe, thonë në Shqipëri. Pas 40 ditë qëndrimi në Shqipëri kam kthyer në shtëpinë time në Shtime.

Anita Susuri: Cila është krijimtaria juaj publicistike, letrare e artistike, përkthimet, çka keni botuar dhe çka kenë në dorëshkrim?

Ahmet Qeriqi: Me shkrime jam marrë qysh kohën e studimeve vitet 70-të shekullit 20-të, dhe nuk e kam ndërprerë asnjëherë aktivitetin studimor letrar dhe publicistik. Kam bashkëpunuar me gazeta, revista e mediume të shumta. Kryesisht kam botuar dhe botoj në Radion-Kosova e Lirë. Ju falënderoj mundësuat këtë paraqitje gjerë e gjithanshme, pa kufizime.

Download PDF