Lubomir Maksimoviq

Graçanicë | Date: 11 shkurt, 2020 | Duration: 120 minuta

…gjyshi im e ka ditur gjuhën turke dhe ka qenë i shkolluar, ka qenë në gjimnazin turk, ka mësuar në Shkup, e ka qenë një plak shumë inteligjent. Ata kanë pasur, dy vëllezërit e tij në atë familje njëri është marrur me bujqësi, vetëm me bujqësi, e njëri është marrur me bagëti, sepse atëherë i kanë pasur ato shtallat në përdhes dhe ai vetëm është marrur me, ka marrur dru për dimër dhe nevoja të tjera, gjyshi vetëm e ka veshur atë veshjen ceremoniale, bardh e zi me çakshirë, me opinga, dhe ai gjithnjë ka qenë prezent në kisha gjatë liturgjive. […] Çfarë ka ditur gjyshi im, unë do t’ju tregoj vetëm një anekdotë, mua më vjen keq që nuk kam mundur ta shënoj këtë diku para se të vdes, kur vdiq ‘89-tën, çfarë ka… pas 19 vitesh… 19 vitet e fundit, kërkoj falje, diku periudha prej ‘88-tës, ai u verbua, ka qenë 19 vite i verbër, gjyshja ka qenë e palëvizshme, goditje në tru, dhe kështu në një divan e ulur gjyshja, {tregon përballë} në divanin tjetër i ulur gjyshi, prej mërzisë që të bëjnë diçka ai e merr një kilogram kafe në kokrra dhe në divan afër dorës së djathtë i ka numëruar sa ka kokrra në një kilogram kafe. Unë vetes kurrë nuk do t’ia fal që këtë nuk e kam shkruar në pesë fjali por ja që ka kaluar {ngrit duart lart}. Pastaj çka, saktë e ka ditur sa kokrra ka në kafe, saktë e ka ditur mullirin sa herë duhet ta kthej për ta bluar një kilogram kafe dhe saktë e ka ditur sa kokrra janë në atë mulli (buzëqesh).


Anita Susuri (Intervistuesja), Renea Begolli (Kamera)

Lubomir Maksimoviq u lind në vitin 1955, në Graçanicë. Në vitin 1977 përfundoi Shkollën e Lartë Pedagogjike. Në vitin 1980 punësohet si mësimdhënës në Klinë. Dhe më vonë punoi si menaxher në një librari në Graçanicë, ku qëndroi për dhjetë vite. Ndërsa nga viti 1994 deri në vitin 2005 punoi si zyrtar në Komunën e Prishtinës. Sot, z. Maksimoviq punon si mësimdhënës në shkollën “Mbreti Millutin” në Graçanicë, ku edhe jeton me familjen.

Lubomir Maksimoviq

Pjesa e Parë

Anita Susuri: A mund të prezantoheni, data juaj e lindjes dhe diçka për familjen tuaj, paraardhësit?

Lubomir Maksimoviq: Unë jam Lubomir Maksimoviq mësues me profesion, përndryshe mësimdhënës. Momentalisht punoj në shkollën fillore “Mbreti Millutin” në Graçanicë. Jam i lindur më 27 prill 1955, prej nënës Svetllana Maksimoviq, përndryshe mbiemri i vajzërisë Marinkoviq nga fshati Dobrotin, Komuna e Lipjanit, dhe prej babait Stojan Maksimoviq, i pensionuar, vetëm të them që ai tani është 80 vjeç, momentalisht ai feston 50 vite këtë vit që merr pensionin. Është njëri prej 500 në të gjithë Serbinë si i pensionuar, ka qenë minator me 17 vite përvoj pune. Përndryshe, i kam tre vëllezër dhe një motër e kemi, të gjithë vëllezërit kemi kryer fakultete. Vëllau më i madh e ka përfunduar Fakultetin e Teknologjisë, vëllau tjetër e ka përfunduar Fakultetin e Bujqësisë dhe motra është teknike e makinerisë.

I kam tre fëmijë, dy vajza dhe djalin, djalin e kam inxhinier për mbrojtjen e mjedisit jetësor, vajza punon, fakultetin ekonomik, punon në Bankën Komerciale, dhe më e vogla vitin e kaluar në tetor ka diplomuar në matematikë, momentalisht në studime master. I kam edhe dy xhaxhallarë të cilët janë ende në jetë, ai është profesor, njëri, i kimisë, jeton në Pallankën e Smederevës, në pension është momentalisht, dhe, dhe një hallë, ja kështu më të afërmit. Përndryshe, gjyshi më ka jetuar 92 vjet ka qenë dikur njëri prej [njerëzve] aktiv në atë ish Mbretërinë Jugosllave, pastaj në RSFJ ish Jugosllavi, ka qenë kryetar i komitetit, domethënë ka qenë ashtu është quajtur atëherë në periudhën turke, ka qenë kmet1, domethënë ka qenë kryesori për fshatin Graçanicë, dhe fshatrat përreth. Gjyshja, gruaja e tij është Lleposava e familjes Sekulliq, përndryshe ka jetuar 91 vjet.

Po kthehem pak mbrapa, si janë martuar ata. Gjyshi ka punuar aty rreth bujqësisë në oborr në lumin Graçanka, në qendër të Graçanicës, dhe kalon, po edhe lopët i ka ruajtur. Kalon, dhe kalon andej vasha Lleposava, atëherë 16 vjeç e gjysmë, dhe i ka thënë, “Lleposava, mendo, mendo por një gjë kujto, unë do të të martoj”. Ajo është bërë gati, i ka larë [rrobat] në lumin Graçanka, sepse atëherë kanë qenë lumenjtë e pastër, ashtu dhe ka shkuar i ka treguar nënës, nënës, “Kjo gjë bija ime, nuk bën kështu, ti je e re”. Ajo, e dini dashuria atëherë, me siguri ju është rritur adrenalina, nëse mund të shprehem kështu dhe ajo ka marrë vendim të martohet me të dhe i bën gati teshat në një shami, në të ashtuquajturën shami, gjërat elementare, prej dritares {i rrotullon duart} ka dalur dhe ka ardhur te gjyshi im. Babai i saj nuk ka folur tre vite as nuk i ka hyrë në shtëpi, kështu ka qenë kohë patriarkale.

Atëherë Graçanica në atë kohë kur është martuar gjyshi, hajt po them afërsisht kanë qenë diku 150 deri 180 shtëpi. Familja më e madhe në Graçanicë në atë kohë, po edhe sot në 2020 janë {numëron në gishta} Popoviqët, Sekulliqët, Millanoviqët, Jovanoviqët, Andrejeviqët dhe kështu me radhë. Aq e ka ofenduar atë babain e saj, sa që gjyshi im nuk ka mundur ta paramendoj, a e dini. Po edhe vëllau ka qenë i hidhëruar, e vëllau ka punuar në rrugë ka qenë pastrues, i ka pastruar fekaljet nëpër trotuaret e atëhershme, sepse atëherë kanë qenë fshatare, rrugë fshatare. Pastaj janë pajtuar disi dhe pastaj ajo i ka lindur njëmbëdhjetë fëmijë, prej tyre tani janë tre gjallë. Babai im, xhaxhai im në Pallankë, i cili është profesor i kimisë në pension dhe një hallë nga fshati Preoc, diku katër-pesë kilometra larg prej këtu, dhe momentalisht është në Beograd jeton me djalin, njërin dhe tjetrin djalë, domethënë ndaras.

Ku është poenta? Gjyshi im e ka ditur gjuhën turke ka qenë i shkolluar, ka qenë në gjimnazin turk, ka mësuar në Shkup, dhe ka qenë një plak shumë inteligjent. Ata kanë pasur, dy vëllezërit e tij në atë familje njëri është marrur me bujqësi, vetëm me bujqësi, e njëri është marrur me bagëti, sepse atëherë i kanë pasur ato stallat në përdhesë dhe ai vetëm është marrur me, ka marrur dru për dimër dhe nevoja të tjera, gjyshi vetëm e ka veshur atë veshjen ceremoniale, bardh e zi me çakshirë2, me opinga, dhe ai gjithnjë ka qenë prezent në kisha gjatë liturgjive. E dini që… dhe vjen, vjen deri aty që ai përkrah inteligjencës së tij ka qenë edhe njëri prej njerëzve të arsimuar, kështu është dhe ka qenë i njohur në Prishtinë si zot shtëpie, kështu që… ai e ka njohur edhe konsullin e Mbretërisë së Serbisë, e ka njohur edhe shkrimtarin e njohur Branisllav Nushiq, më ka thënë që ka qenë zotëri, ka dalur me kapelë, respekt i rreptë dhe kur binte shi ai e barte ombrellën {sikur vendos ombrellën mbi krah} më ka thënë që e barte mbi krah, këtu {tregon dorën} mbi dorë.

Çfarë ka ditur gjyshi im, unë do t’ju tregoj vetëm një anekdotë, mua më vjen keq që nuk kam mundur ta shënoj këtë diku para se të vdes, kur vdiq ‘89-tën, çfarë ka… pas 19 vitesh… 19 vitet e fundit, kërkoj falje, diku periudha prej ‘88-tës, ai u verbua, ka qenë 19 vite i verbër, gjyshja ka qenë e palëvizshme, goditje në tru, dhe kështu në një divan e ulur gjyshja, {tregon përballë} në divanin tjetër i ulur gjyshi prej mërzisë që të bëjnë diçka ai e merr një kilogram kafe në kokrra dhe në divan afër dorës së djathtë i ka numëruar sa ka kokrra në një kilogram kafe. Unë vetes kurr nuk do t’ia fal që këtë nuk e kam shkruar në pesë fjali por ja që ka kaluar {ngrit duart lart}. Pastaj çka, saktë e ka ditur sa kokrra ka në kafe, saktë e ka ditur mullirin sa herë duhet ta kthej për ta bluar një kilogram kafe dhe saktë e ka ditur sa kokrra janë në atë mulli (buzëqeshë).

Do t’i thjeshtëzoj gjërat më konkretisht, ka jetuar në një periudhë ku ka qenë disciplina, shtëpitë kanë qenë përdhesë, është jetuar, ku ka qenë ajo vatra dhe zjarri, kjo ka qenë në qendër të shtëpisë. Ka qenë disciplinë e fortë, gratë nuk kanë mundur aty kurrë {mohon me gisht} fjalën t’ua kthejnë burrave të tyre. Dhe njëherë ata janë ulur, pastaj fëmijët, pastaj gratë janë ulur për mëngjes, drekë, darkë. Kështu, çfarë ka qenë interesante për atë kohë, është se çdo grua që ka qenë në bashkësi e ata kanë qenë 38, janë ndarë në vitin ‘58, domethënë tani. Çfarë është interesant, sepse çdo grua e ka ditur pjesën e saj të detyrës, kjo është në bazë të tregimit që ma ka shpjeguar gjyshi im. Njëra ka ditur të gatuaj, njëra të përgadis drekë, mëngjes, drekë, darkë dhe njëra t’i mjel lopët, dhe të tjera, ta ushqej bagëtinë dhe njëra ka qenë në fushë dhe kështu më tutje derisa kanë vdekur. Gjyshi për shkak se ka pasur aq vëllezër por ata tre vëllezërit kanë qenë në gjendje stabile. Çka është poenta? Poenta është se ka pasur diciplinë dhe njëri tjetrit nuk kanë guxuar t’ia kthejnë, që të mos angazhohen për njëri tjetrin. Fëmijët kanë lozur me ato lojërat, fshehurazi, me arra dhe kështu me radhë. Por, gjithçka në kohë të vet.

Anita Susuri: Desha t’ju pyes a ju ka treguar ndoshta ndonjëherë gjyshi juaj për Luftën e Parë Botërore? A i kujtohej atij kjo?

Lubomir Maksimoviq: Mund t’ju them që gjyshi im i ka pasur dy vëllezër që në Luftën e Parë Botërore, ashtu… kanë… njëri prej tyre ka mbetur dhe është vrarë atje, ai quhej Zafir Maksimoviq, siç, siç më ka [treguar] ai, mua siç më kujtohet ka qenë një luftë e tmerrshme. Dhe më ka treguar që më shumë kanë qenë të uritur se sa… e duhej të bëheshin betejat. E dini pushkat e ashtuquajtura tanxhare3, dhe kanë qenë të veshur dobët, të uritur, të ngrirë në borë, në shi, kështu ai edhe e ka kaluar atë rrugën nëpër Shqipëri, sepse e dini lufta sjell fatkeqësi, e lumturia sjell shumë gëzim. Kur është kthyer ky vëllau i dytë, ai është kthyer, ky ka mbetur në vend aty është vrarë, vëllau tjetër është kthyer, ka qenë i stërlodhur, i rraskapitur. Mund ta paramendoni, siç më ka treguar gjyshi im me 80 kilogram ka shkuar është kthyer me 35-40 kilogram. Bukë, kanë qenë të kufizuar në njëqind gram, njëqind gram bukë në ditë dhe madje bukë të fortë si gruri. Lufta e ka sjellë këtë, por me shpresë nuk përsëritet kurrë.

Anita Susuri: Ai është kthyer atje nga Shqipëria?

Lubomir Maksimoviq: Në Shqipëri, ata kanë kaluar nëpër Shqipëri për të ardhur atje deri në Korfuz, përndryshe…

Anita Susuri: Po.

Lubomir Maksimoviq: Luftërat kanë qenë edhe në Bullgari, edhe në anën e Bullgarisë, sepse varet si kanë lëvizur forcat nga njëra dhe tjetra anë. Por kësi, mjaft kanë vdekur sepse ftohtësira të mëdha, nuk janë si sot unë besoj që sot dukuritë natyrore dhe në përgjithësi koha ka ndryshuar që atëherë. Atëherë kanë qenë dimërat tmerrësisht… mund ta paramendoni sikur të ishit në ndonjë pjesë të botës ku është Antarktiku dhe ato, por edhe atje është rritur që ato dukuritë natyrore të ndryshojnë sepse akullnajat të mos hy nuk jam gjeograf, po shkrihen dhe kështu me radhë. Atëherë ka qenë kjo. Gjyshi ka jetuar në mënyrë modeste por ka qenë edhe nevrik. Do t’ju tregoj një, një anekdotë është pak qesharake.

Në një rast, babai im ishte punëtor në minierën e Kishnicës, miniera e Kishnicës dhe ai me 17 vite përvojë pune dhe në moshën 33 vjeçare u pensionua, katër prej tyre në Graçanicë. Dhe ai zakonisht kishte qejf pak të pinte, babai, t’ju them të drejtën por ka qenë i fuqishëm sepse ka qenë kryetar i fshatit në vitet e ‘80-ta deri diku në vitet ‘90-ta ka qenë kryetar i fshatit, kryetar i bashkësisë lokale, atëherë kanë qenë këto Graçanica, Sushica, Badovci, Hajvalia dhe kështu me radhë. Ka qenë 15 vite anëtar jurie në gjykatë në Prishtinë dhe ka mbetur pa cigare, e kishte shumë qejf të pinte duhan. Dhe ju ka afruar gjyshit tim {tregon me dorë poshtë} aty afër divanit, “Babë”, “Po”, “ma jep një cigare”, e ai i kthehet, “Më fal bir ti prej paisjeve për duhanpirje e ke vetëm gojën” (qeshë).

Anita Susuri: (Qeshë)

Lubomir Maksimoviq: Dhe ai, kështu që… na ka arsimuar neve treve, fëmijëve, momentalisht është në pension dhe jeta e tij pas vdekjes së gjyshit dhe në përgjithësi në kohën e ish Jugosllavisë, sistemi komunist, çfarë ka sjellë, kësi… Unë jam i lindur për shembull ‘55-tën në RPFJ4, pastaj kam jetuar në RSJ e tani jetoj… dhe kështu me radhë. Përndryshe, kanë ndryshuar ato rrethanat përse, sepse gjithçka po ndryshon edhe njerëzit kanë ndryshuar shumë. Ku është poenta? Poenta është se asnjë jetë nuk ka sjellë përveç ata që janë të pasur në familje, që kanë shumë, qëndrojnë mirë financiarisht, atëherë ka qenë varfëri, sepse e dini… ai për shembull ka udhëtuar, babai ka udhëtuar në minierën në Hajvali, është dashur të zgjohej në ora tre, nuk ka pasur autobus por është dashur në këmbë, dhe mbi këtë kodër {tregon kahjen me dorë të djathtë} këtu, nëpër kodër dhe është dashur të mbërrij në ora gjashtë për të zbritur në gropë. Paisjet e dobëta, tani janë paisjet i keni makinat të gjitha, me lopatë të gjitha elektrike, atëherë llamba e karabitit dhe kështu me radhë. Dhe ka jetuar kështu tridhjetë e disa vite, sa ka punuar ai, sepse në ndërkohë është pensionuar pastaj i ka paguar abonimet televizive në gjithë territorin e Kosovës dhe Metohisë për “Radio televizionin e Prishtinës”. Pastaj ka qenë tv mekanik dhe kështu me radhë.

Anita Susuri: E si ka ardhur deri te ajo që gjyshi juaj të studioj në Shkup?

Lubomir Maksimoviq: Ai e ka përfunduar gjimnazin turk në Shkup, sepse sipas sugjerimit, sipas sugjerimit të priftit nga kisha e Graçanicës, si një zot shtëpie. Dhe ai e ka sugjeruar atë dhe ai ka qenë në gjimnazin turk i ka përfunduar tre vite. Për shkak të punëve në shtëpi, çfarë do të bënin, për shkak të punës, jo bujqësia dhe nuk ka pasur kush në shtëpi ta mbaj atë pronën familjare. Është dashur ta lëshoj pas tre viteve, por, megjithatë ka mësuar, e ka mësuar gjuhën turke, pastaj kur kam qenë unë djalosh i fillores, shkollës mesme, kam filluar të harroj. Si ka ardhur deri te ajo që ai ka mësuar në gjimnazin turk? E ka mësuar turqishten perfekt dhe pastaj vinte pas përfundimit, e ka pasur suksesin shumë të mirë, atëherë, atëherë vlerësohej dhe si është mësuar pastaj pasi ka ardhur për të mos e harruar, ka qenë nga Prishtina një bonbonxhi5, berber dhe ai ishte turk, me kombësi turke dhe vinte çdo muaj për të prerë [flokë] dhe kështu, gjuhën turke e kanë perfeksionuar më shumë. Vinte një herë në gjashtë muaj në shtëpi shkonin me qerre në Shkup.

Përndryshe, ky më ka treguar që profesorët ishin nga Turqia. Dhe ka qenë diçka, ka qenë një maqedon dhe “Kemi mësuar”, thoshte, “kemi qenë në konvikt, modest”, shikoni më tha, “Në atë kohë Turqia ka qenë vend i pasur”, kësi, “ushqimin e kemi pasur të mirë, librat të gjitha, por”, tha, “aty nuk ka pasur nxënës që nuk ka mundur të mësoj, aty duhet të kesh dije, dituria ka qenë” tha, “në nivel” dhe në atë kohë ta përfundosh gjimnazin turk ajo ka qenë sikur sot në nivelin e, ku ta di ju jeni shkolluar në fakultet, është diçka e madhe.

Anita Susuri: Cilat janë kujtimet e juaja të para prej fëmijërisë?

Lubomir Maksimoviq: Prej fëmijërisë kujtimet e mia të para janë, pyetje e mirë, bravo, jam lindur në vitin… nëna më ka… mua, vëllaun më të madh e ka lindur pastaj mua, pastaj më të voglën, motrën, pastaj këtë më të voglin, më të voglin vëlla. E kam pasur një vëlla që ka vdekur pas 14 ditëve, çka tjetër e shkaktoi atë, në vitin ‘62 jam sëmurë prej këmbës së majtë dhe kështu që prej 9 janarit ‘62 deri 8 nëntor të të njejtit vit kam qenë në Mitrovicë në spital, 210 ineksione i kam marrë në këmbën e majtë. Prapë po kthehem te gjyshi, për të ardhur prej Mitrovicës rruga ka qenë, faktikisht hekurudha ka qenë Shkup – Beograd, unë kur vija me atë… vija me tren prej Mitrovicës në Fushë Kosovë dhe ai në këmbë në, në supe {prekë supet} më barte nga Fushë Kosova deri në Graçanicë, gjyshi Bogolub Maksimoviqi, i ashtuquajtur Lubka Maksimoviq, me nofkë. Babain tim, për shembull si Stojan nuk mund ta gjeni në fshat, në Graçanicë, por vetëm si Taka, këtë nofkë e ka fituar.

Ai më ka sjellë mua sepse unë kam qenë për të më simpatiku si nip. Unë kam qëndruar dhe kështu më ka shëruar doktor Neshkoviqi, në çfarë mënyre, ai ka punuar edhe në minierën e Kishnicës, ka punuar si mjek në shtëpi të shëndetit. Dua t’ju tregoj çka ka ndodhur, siç pretendohet babai ka dyshuar që ai nuk do të më shëroj dhe ai voziste motoçikletë, banonte në Prishtinë e punën aktive e ka pasur në Mitrovicë dhe babai vjen e kapë për {tregon qafen e vet} fyt, “Ose do të ma shërosh djalin ose nuk ke shpëtim”. Çfarë ka bërë ai, si ja ka bërë, cilin, cilat preparate dhe injeksione, unë prej asaj dite deri sot e kësaj dite me 65 vjet që prej vitit të largët ‘62 më nuk kam ndjerë kurrfarë dhimbje. Tjetër jam operuar prej veshit ‘68-tën por para kësaj do të kthehem te ajo që kam qenë nxënës i shkollës së mësimdhënies ku kanë qenë shtatë klasë serbe, njëmbëdhjetë klasë shqipe. Sigurisht me gjithë respektin ndaj drejtorit tim Jusuf Shushkut, profesor i pedagogjisë, ai kur paraqitej {lëviz gishtin} rrugëve, në fakt kur paraqitej në korridor të shkollës së mësimdhënies lart në Tauk Bashqe…

Anita Susuri: Në Prishtinë.

Lubomir Maksimoviq: Në Prishtinë, po. Ka qenë një disciplinë e tillë, po ju them që të mos më keqkuptoni, çka do të thotë në ato vitet e largëta të ‘60-tat, ‘70-tat, prej ‘70-tës deri ‘74-tën kur e kam vijuar shkollën e mësimdhënies, çka do të thotë disciplina. Nuk është ndjerë ndonjë intolerancë kombëtare konkretisht, secili e ka ditur… por e gjithë kjo ka ndodhur pasi që ka pasur disciplinë, unë nuk e kam ndjerë prej nxënësve të kombësisë shqiptare nga klasa fqinje që, që të vjen deri te ndonjë ofendim mbi bazë kombëtare. I kemi pasur kuadrot e mira, kuadro jashtëzakonisht të mira, do ta përmendja nga Lipjani Bosata Naskoviqin, pastaj Ivko Jagodiqin, Nada Ristiqin prej të gjitha lëndëve, matematikës Çasllav Kostiq nga Gushterica e poshtme. Dhe kështu i kam kaluar ato pesë vite të shkollës së mësimdhënies. Ku është fjala, e kam regjistruar akademinë, Shkollën e Lartë Pedagogjike, për mësimdhënje, dhe e kam përfunduar ‘77-tën.

Po kthehem pak mbrapa. Kam qenë aktiv si i ri, atëherë është dashur të jesh anëtar i Lidhjes së Komunistëve dhe Brigada e Rinisë “Boro dhe Ramizi”, Ramiz Sadiku dhe Boris Vukmiroviq e ka formuar Brigadën Punëtore të Rinisë dhe është dashur të shkojmë në aksion pune tre muaj në Zagreb. Nuk do të kështu, pak kujtimet për shkak të intervistës por do t’ju them, a din ka qenë një shoqëri, shoqërim në Zagreb, e mëson fotoaparatin, mëson për leje, leje për veturë, duhet ta marrësh lejen për ngasje dhe kështu me radhë. Por çka më ka mbetur në kujtim, po e punonim kejin e madh, në bregdetin e Savës në Zagreb. Por si njollë më ka mbetur, kërkoj falje, ndodh një fatkeqësi hekurudhore në stacionin jugor të trenit, në stacionin e trenit në Zagreb ku ishin diku 150 të vdekur, kësi…

Anita Susuri: Në cilin vit ka qenë kjo?

Lubomir Maksimoviq: ‘74-tën, unë kam qenë në vitin e tretë të shkollës së mësimdhënies. Kjo është diçka e papërshkrueshme. Përmes altoparlantëve thërrasin nga shtabi i Brigadës Punëtore të Rinisë dhe thotë, “Kush ka guxim le të vjen te mjeku” dhe menjëherë ta masin tensionin {prek parakrahun} dhe kush ka guxim kush mund ta tregoj atë forcë ata na veshin si kirurg dhe menjëherë shkojmë për t’i shpëtuar. Mund ta paramendoni, po mendoj më kujtohet, ma keni përkujtuar që një këmbë atje, dora këndej, por çka do të thotë profesioni i kirurgut {lëviz dorën sikur po qepë} dhe ata që qepin e i bashkojnë pjesët. (psherëtimë) Tjetër, në vitin ‘79 unë kam qenë në ushtri në Tivar, edhe një kujtim i keq. E dielë, po dalim për mëngjes, pas mëngjesit po dalim [në ora] 8:20, dhe {i shkund duart} tërmet në Tivar. Po të mos dilnim nga kazerma unë ndoshta sot nuk do të isha gjallë. Por kemi shpëtuar, por çka pastaj, ushtria merrej me pastrime, shpëtim të popullsisë dhe kështu me radhë.

Anita Susuri: Do të doja edhe pak të kthehemi te fëmijëria. Ju keni jetuar këtu në Graçanicë…

Lubomir Maksimoviq: Në Graçanicë, unë jam lindur këtu.

Anita Susuri: Si ka qenë atëherë këtu, si, si ka qenë Graçanica atëherë?

Lubomir Maksimoviq: Unë kam qenë aktiv si i ri këtu, të mos ju gënjej por ndoshta për 40 vite. Ja në këtë hapësirë ku jemi ulur këtu dikur ka qenë Shtëpia e Kulturës. Unë politikisht nuk kam qenë në pozita, por kam qenë aktiv si i ri. Poenta është se unë kam qenë anëtar i shoqatës kulturore-artistike “Janiqije Popoviq”, që ekziston edhe sot. Anëtar i seksionit folklorik këtu, pastaj në Prishtinë, ansambli i njohur folklorik në shkallë botërore, duhet ta lavdëroj e famshmja “Shota”, por e dini çka do të thotë “Shota” kam qenë… por e gjithë kjo mua më ka dhënë kënaqësi. E dini çka është poenta? Poenta është se nuk, nuk ka pasur dallim ndërmjet njerëzve.

Unë zakonisht kam qenë edhe shënues gjatë mbledhjeve, në ato ceremonitë e mëdha, në Shtëpinë e Kulturës përorganizim të ballove. Atë kujtim unë nuk mund ta harroj, e dini kanë ekzistuar grupet, paguhej bileta dhe kam qenë në komisionin për pirje të duhanit, askush nuk ka guxuar ta ndez duhanin në sallë. Anash kanë qenë në këtë sallë, salla tanimë është e pajisur, kanë qenë të renditura karriget {me duar përshkruan rrethin në tavolinë} në rreth mbi skenë ka qenë grupi muzikor që quheshin “Sinkopat” apo grupe të tjera dhe kështu me radhë, njëri prej muzikantëve ka qenë edhe kushëriri im, edhe sot koleg e kam. Fillonte me meshkuj, me vallen e meshkujve, {numëron në gishta} pastaj me valle popullore, pastaj vallëzim, dhe në fund twist {vallëzon} rock and roll, grupet e njohura “Bitellsat”, Mik Xhegeri dhe kështu me radhë.

Ka qenë a e dini, ka qenë kënaqësi të jesh në ballon që është organizuar në Graçanicë. Grupet… kështu ka qenë tollovi {bashkon shuplakat e duarve} para Shtëpisë së Kulturës po ajo… grupi që bënte muzikë ka luajtur në Fushë Kosovë, në Shtimje, në Priluzhje, dhe kështu me radhë. Ka qenë kënaqësi të punosh. Një punëtor ka qenë në detyrë, kësi dy punëtororë kanë qenë në detyrë në Shtëpinë e Kulturës, unë kam qenë në atë komision kam pasur privilegj si i ri të jem në atë komision për duhanpirje sepse kjo respektohej. Por çka ka qenë poenta? Poenta ka qenë se ballot… dy herë janë përsëritur lojërat, pushimi ka zgjatur diku, pauza ka zgjatur diku gjysmë ore, poenta është se në ora një {tregon me gisht orën e vet} pas mesnate balloja përfundonte, s’ka aty.

Ne mblidheshim te ura në qendër të Graçanicës, dhe tek përmendorja 914-918 në qendër të Graçanicës ku është Komuna e Graçanicës tani, aty ka qenë edhe vendtakimi, vendi për argëtim dhe kështu me radhë, e kështu me radhë, sepse ka sjellë kënaqësi. Ka pasur normalisht edhe pakënaqësi por je përshtatur si, si ke pasur mjete financiare. Babai im çka, neve të katërve, a ka mundur të na siguroj me pagë të madhe çfarë page ka qenë atëherë, atëherë kanë qenë rrethanat e varfëra dhe kështu kënaqësitë… e dini të fillosh me shoqatën në Graçanicë, të shkosh në shkollën për mësimdhënës, të jesh anëtar i ansamblit folklorik “Shota” dhe kështu me radhë, duhet ta përmendi sepse kam lënë, më ka lënë, ma ka lënë një mundësi të këndshme, e dini disciplina, nuk guxon të vonohesh në prova, duhet ta dëgjosh koreografin dhe të gjitha këto, shkon nëpër qytete dhe kështu me radhë.


1 Kreu i fshatit.

2 Pjesë e veshjes popullore serbe për burra. Pantollona që vijnë duke u ngushtuar në fund të këmbëve.

3 Pushkë e serive M24 dhe M48 është një pushkë e krijuar nga Jugosllavia bazuar në pushkën Mauser Karabiner 98 të modifikuar për prodhim në Mbretërinë e Jugosllavisë para Luftës së Dytë Botërore.

4 Republika Popullore Federale e Jugosllavisë

5 Person që shiste bonbone, ëmbëlsira

Pjesa e Dytë

Anita Susuri: Më keni thënë që keni qenë pjesë e grupit folklorik, si quhej ai grup dhe sa vite keni qenë pjesë e tij?

Lubomir Maksimoviq: Unë kam luajtur katër vite në Prishtinë ka qenë grup folklorik, duhet ta përmendi, ansambli folklorik, dikur në krahinë dhe në gjithë Serbinë, ka qenë “Shota”, dhe… e në Graçanicë ka qenë “Simonida”, e grupi folklorik i teatrit amater “Janiqije Popoviq”, dhe grupi që ka luajtur nëse mendon për grupin muzikor që ka luajtur gjatë ballove është quajtur “Sinkopa”, ka qenë profesori i muzikës, i shkollës së muzikës, deri para një viti edhe drejtor i shkollës, i shkollës së muzikës në Graçanicë. E dini që, që ka pasur disciplinë.

Anita Susuri: Nëse mund të na flisni pak më shumë për “Shotën” kur keni qenë në “Shotë”, si ka qenë?

Lubomir Maksimoviq: E në “Shotë”, shikoni, unë me sugjerim kam ardhur në “Shotë” ju me siguri keni dëgjuar për “Shotën”?

Anita Susuri: Po.

Lubomir Maksimoviq: Eh, kësi, kam ardhur me sugjerim të shokut tim nga Fushë Kosova nxënës, babai i tij ka qenë njëri prej personaliteteve që kanë qenë aty përgjegjës për “Shotën”. A e dini, dihet për shkak se kam qenë nxënës, unë kam qenë i lidhur me orët e mbrëmjes, provat. Por më ka pëlqyer që ka pasur disciplinë, koreografia… nëse jam pranuar, jam pranuar në atë mënyrë sepse i kam treguar hapat. Ai m’i tregon hapat, unë i luaj ato hapa, pastaj njërën lojë, tjetrën lojë pastaj hyn, përndryshe nuk mundet gjithkush, nuk mundet të bëhet anëtar i “Shotës”. Aty nuk është parë dallimi ndërmjet lojës popullore shqipe, serbe, rome dhe turke, aty nuk… aty nuk ka, në bazë të kësaj gjërat kanë qenë të kufizuara.

Domethënë, duhet t’i respektosh rregullat. Zakonisht provat kanë qenë në mbrëmje në ora shtatë, shtatë e gjysmë, tetë diku deri në ora nëntë, e paradite kanë qenë deri në ora dhjetë, unë paradite nuk kam qenë sepse isha nxënës dhe kështu me radhë. Unë kam pasur kënaqësi të jashtëzakonshme sepse kam pasur mundësi të, por jo për shkak të obligimeve shkollore drejtori nuk na ka lejuar që ti t’i lëshosh orët. Përndryshe kurrë vetes nuk mund t’ia falë që “Shota” e ka kaluar gjithë botën e unë asnjë shtet. Përveç, përveç këtu në këtë teren, në Kosovë dhe Metohi kam qenë në të gjitha vendet, për të…

Anita Susuri: Si ka qenë kur keni marrë pjesë?

Lubomir Maksimoviq: A e dini, a dini kur dikush ju duartroket, e ju i luani katër, pesë valle. Sepse ti duhet {lëviz gishtat në rreth} shpejtë, në atë shpejtësi duhet t’i ndërrosh veshjet, dhe i merr të gjitha, kur të gjitha këto marrin formë në koncert, për shembull në Prizren, në Pejë dhe kështu me radhë, sidomos në Prishtinë, fitoni duartrokitje. Drejtori nuk na ka shpërblyer me ndonjë gjë, drejtori i ansamblit folklorik, por vetëm vallëzon. Por më vjen keq që kur e kam përfunduar shkollën nuk jam bërë anëtar i përhershëm i ansamblit folklorik “Shota”, për këtë kam pasur rast, kam pasur kësi, edhe ma kanë ofruar por kam menduar ta regjistroj fakultetin sepse falë gjithë asaj unë sot jam mësimdhënës edhe vëllau im që e ka përfunduar Fakultetin e Teknologjisë edhe vëllau i vogël që e ka përfunduar Fakultetin e Bujqësisë edhe motra e ka përfunduar makinerinë, unë sot që jam mësues kjo falë nënës sime sepse përndryshe unë kam ëndërruar të bëhem {numëron në gishta} mësues, polic trafiku apo t’i bie fizarmonikës (buzëqeshë).

Anita Susuri: (Qeshë)

Lubomir Maksimoviq: Këto kanë qenë dëshirat e mia. E dini, po kthehem te ansambli folklorik ka qenë, ka qenë, me art e ke bërë punën tënde, me vullnet ke punuar, vullnet të madh. Dhe fitoni duartrokitje, përkuleni në skenë, salla e mbushur dhe kështu me radhë dhe kurrë ato momente nuk do t’i harroj. E çka është poenta? Pak kërkoj falje ju jeni vajza, aty nuk kanë shikuar për shembull tani po ndërrohen [robat] vajzat, meshkujt, aty fare nuk ka pasur turp s’ka aty, ka qenë nëpër Kosovë kur shkonim me autobus edhe putheshim dhe kështu me radhë. A dini, s’ka ekzistuar dallimi kështu që unë mund t’ju them që të ‘80-tat e largëta kur jam punësuar pas kthimit në ushtri unë kam konkuruar 26 herë për tu punësuar në, në arsim, dhe unë pranohem në fshatin Drenovc të Klinës, po jepja matematikë.

Njeriu që më ka kyçur në matematikë është quajtur, mësuesi i matematikës Hasan Cërvadiku, kur kam hyrë te klasa e gjashtë unë nuk di çfarë të flas, por gjatë gjithë asaj {lëvizë duart në rreth} periudhe katër vjeçare… Kështu që, mund t’ju them pak sinqerisht, ka qenë shqiptare, mësimdhënëse që e kam pasur simpati, ju them hapur, ku ndodhet tani ajo nuk e di, por e këndshme ka qenë, ka qenë e këndshme ndaj meje, edhe unë ndaj saj, kjo ka qenë në vitet e largëta të ‘80-ta. Si ka, po kthehemi prapë te “Shota” numri më i madh i koncerteve ka qenë në Prishtinë, Prizren, por në Prizren për shkak të ashtuquajturës veshje popullore të rëndë, në dimija {prek trupin} dhe nuk e kam atë, kurrsesi nuk më ka hyrë, me siguri tani ka mbetur në arkiv, nuk kam kurrfarë fotografie kur kam qenë unë, në atë veshjen shqiptare, edhe në veshjen serbe, dhe do të thotë ti nuk, koreografi është aty, drejtori nuk përzihet, koreografi është, ai është meritor dhe njëri prej kryesorëve ku, në cilën valle do të luash, në të parën, të dytën, të tretën.

Sepse ndërrimi, derisa del prej skenës, del për një valle, vjen deri te dhoma e zhveshjes, veshjen e ke {sikur po i rendit veshjet} të renditur nëpër varrëse dhe ti duhesh shpejtë, e kështu. Ku është poenta? Rripin nuk ke guxuar ta kesh të shkëputur, menjëherë jo dënim, por [vërejtjen] e merr një herë, dy herë, herën e tretë fluturon prej ansamblit. Domethënë, është dashur të jetë, nëse ke pasur opinga, apo çkado diçka nuk ke… ashtu të shprehem, duhet të jesh i përgaditur, duhet të jesh sepse ti prezantohesh {çon duart lart} para masës pastaj e fiton besimin, e fiton edhe tek koreografi, pastaj nëpër koncerte gjithmonë mendon, që gjithmonë atë ta… në ndonjë manifestim. Zakonisht kemi shkuar për ditën e çlirimit të Prishtinës apo manifestime të tjera.

Këtë do t’ua them se si… një kohë kam qenë edhe në Klinë katër vite, kam banuar privatisht në Drenovc, e kam pasur zonjën e shtëpisë që më ka përgaditur mëngjes, drekë, darkë. 120 dinarë të atëhershëm, atëherë ka qenë ashtu, ajo vlerë e parave, pastaj kam shkuar në Pejë të banoj. Si kam ardhur unë në librari, në librari, ka ardhur nëna dhe e ka parë ku po banoj, kushtet kanë qenë, e kështu me radhë, kësi, po kthehem pak mbrapa. E kam përgaditur një dramë si mësues “Kad je zemlja bila ćoškasta” [Kur bota ishte këndore], është shfaqur në Drenovc, në Klinë, në Gorazhdevc të Pejës, çka bëhet fjalë, bëhet fjalë për Luftën e Parë Botërore.

Anita Susuri: Në cilin vit e keni përgaditur këtë?

Lubomir Maksimoviq: Këtë e kam përgaditur ‘82-tën. Dhe kështu, periudha e Luftës së Parë Botërore, uniformat është dashur t’i kenë të gjithë, këto të ushtrisë. Dhe si kam hasur në mirëkuptim të pushtetit të atëhershëm të Kuvendit Komunal të Klinës që më kanë dhënë, dhe m’i kanë dhënë pushkët pa karikator {sikur mban armë}, kësi. Është dashur të përgaditet supa, atë sekreta… kjo e imja, kjo banorja, zonja ku kam banuar ajo ma ka përgaditur edhe pogaçen. Kështu që, kanë pasur pjata, pastaj këto lugët {bën sikur han me lugë} dhe kështu me porcione e kanë ngrënë supën në skenë, domethënë autentike kjo. Nuk kam fotografi, kurrë vetes nuk do t’ia fal, ka pasur foto… kësi, fotografë por nuk i’a kam vënë mendjen unë atyre. Ka qenë e shfaqur {numëron në gishta} në Klinë, në Gorazhdevc, po të kthehem prapë te Drenovci dhe kështu me radhë. Dhe kjo ka qenë një ndër të parat, të parat punë regjisoriale, si regjisor po shprehem ashtu, kjo ka qenë atëherë drama e parë e imja.

Si kam kaluar në librari? Kur ka ardhur nëna të më vizitoj aty ku po jetoja, kushtet nuk kanë qenë aq, shkon te [kushëriri] i babait, djali i dajës së babait tim, ai është politikan i njohur, quhet Tomisllav Sekulliq, ka qenë sekretar i Komitetit Krahinor, e kryetar i Komitetit Krahinor ka qenë Rrahman Morina. Dhe ajo kur më ka parë, dhe nëna ime shkon te ai e në ndërkohë ai ka qenë edhe kryetar i komunës dhe më tha, “Po e hap librarinë Jedinstvo në Graçanicë, përballë manastirit edhe ti do të vish të punosh”. Kam punuar në Jedinstvo shtëpi botuese, kam qenë shef i librarisë. Libra shisnim për nxënës, për ata të shkollës së mesme dhe kështu me radhë. Aty i kam kaluar dhjetë vite.

Kur ka vdekur ai djali i dajës së babait, unë e organizova varrimin e tij në Graçanicë, dhe pjesë e ceremonisë ka qenë edhe Komiteti, ka qenë profesor doktori i famshëm infektologu Stevan Balosheviq dhe prorektori i Universitetit të Prishtinës profesor doktor i shkencave fizike Pavlle Vasiq. Procesioni u nis prej… {tregon me dorë në anën e djathtë} shtëpisë së tij, kjo ka qenë më 8 gusht ‘93. Dhe nisemi, e duhet të dalim në rrugën Prishtinë-Gjilan, procesioni i madh, kryetari në atë kohë i Gushtericës së Poshtme Novica Sojeviq e ka kapur {kap krahun} për krahu dhëndrrin e tij, i cili e ka pasur [bashkëshorte] vajzën e motrës së tij. E unë që të vrapoj deri te manastiri t’i njoftoj murgeshat që këmbana të këmboj sipas atyre traditave, nuk e kam parë telin rreth përmendores e cila është tani në qendër, unë duke u ngutur, në atë tel rrëzohem ashtu që, ashtu që nuk e di as vet se si kam mbetur gjallë, çudi se ajo ka qenë pllakë.

I gjithë procesioni ka shikuar kah unë, kryetari ka pyetur, “Kush është ky?” E njëri vëlla i imi quhet Çedomir, njëri Miodrag, tha, “Ky është Çedomiri, vëllau i Çedës dhe vëllau i Mijës”. E vëllaun e kam pasur trembëdhjetë vite drejtor të ujësjellësit në Prishtinë, e vëllau më i vogël me Fakultetin e Bujqësisë ka qenë drejtor i kooperativës studentore, rinore-studentore. Tha, “Ky është vëllau i Çedës dhe i Mijës”, “Këtë ma sjell në kabinet”. Dhe unë brenda 24 orë kaloj në shef kabineti në Kuvendin e qytetit. E lëshoj librarinë, ai e thërret drejtorin e Jedinstvo i thotë, “Prej sot Maksën më nuk e ke punëtor, ai kalon te unë”. Dhe unë kam qëndruar aty prej 12 gushtit ‘94 deri 2005-tën, pasi u ktheva këtu në Graçanicë.

Në kuvendin e qytetit kam qenë shef i kabinetit, është kënaqësi të jesh sepse… por e dini mangësi e imja që s’e kam ditur anglishten. Shqip kam mësuar mjaft, më duhet ta them, të mburrem. Por, çka është poenta këtu? Poenta është se ti kalon prej një, e përfundon për mësues, arsimtar i matematikës, pastaj kalon në librari për dhjetë vite, dhe vjen si shef i kabinetit dhe shef i protokollit. Ta përmend kolegun tim Fahri Osmanin, i cili ka qenë bashkë me mua në kabinet, ai ka pasur përvojë, dhe çka është… a din takohesh me njerëz të njohur, edhe nga jeta politike edhe kulturore, edhe delegacionet e huaja dhe këto. Ka qenë kënaqësi e jashtëzakonshme, askush nuk ka guxuar… për shembull vjen qytetari te unë, vjen për shembull ja pak të… vini ju dhe ju nevojitet çertifikata e lindjes, unë vetëm e marr çertifikatën tuaj të lindjes, e marr në dorë vij deri te zyra e gjendjes civile, gjendja civile praktikisht nuk ka guxuar të mos e përfundoj menjëherë dhe unë juve {zgjat dorën sikur jep diçka} ua jap në dorë kështu.

Kanë qenë delegacione të ndryshme, kam pasur privilegje, por kam qenë, kësi… Dhe do t’ju tregoj çfarë ka ndodhur, një mëngjes pasi që e kam pasur gruan nëpunëse të SPB1-së, po shkojmë në punë dhe unë kam harruar ta vendos kravatën. Tek ai kravata nuk ka guxuar të jetë, kësi… E tani do t’ju tregoj si ka ardhur deri te ajo që unë edhe sot po e mbaj atë kravatën. E kam harruar kravatën e nuk po guxoj të paraqitem në kabinet, që unë të… shefi i garazhit më thotë, një zotëri nga Graçanica më thotë, “Ja ku e ke veturën vozitësin shko e merre kravatën edhe kthehesh”, përse tani dhjetë kilometra të kthehem. Shkoj në dyqan e blej kravatën e vendosi, sepse nuk guxon të hysh në kabinetin e kryetarit. E si kam ardhur deri te ajo që sot të veshi kostum edhe kravatë edhe të gjitha.

Drejtori i shkollës “1 Maji” në Drenovc në Kuvendin Komunal të Klinës, profesor i albanologjisë Sadri Kelmendi, biri i tij është tani në Ministrinë e Drejtësisë të Qeverisë së Kosovës, e ka qenë drejtor i burgut në Prizren, dhe unë e mbaj orën e parë, e kam pritur gjysmë ore të paraqitet, sekretari i shkollës, ka qenë 8 marsi i viteve ‘80-të. Thotë, “Tani do të vjen drejtori”, e ai është nga fshati Lutogllavë i Istogut, Sadri Kelmendi, dhe vjen ai me kapelë {prekë kokën} mirë, zotëri, përshëndetemi, edhe babai ka qenë me mua. Dhe shkoj unë në orë të parë që thashë, që thashë pak më herët nuk dija çfarë të flas, vij kur ky, personeli ndihmës më thotë, “Maksimoviq Lubomir, të thërret drejtori i shkollës”, hyj unë “Urdhëro drejtor”, qëndroj urtë {tregon djathtas} te dera, thotë, “Zotëri Maksimoviq…” e unë shkova me xhaketë teksas2, farmerka, këmishë, “Më fal Maksimoviq ndoshta e keni vërejtur apo nuk e keni vërejtur por prej sot nuk mund të veshni teksas xhaketë, duhet të, të bleni apo… kostum”.

Kthehem unë e kam përfunduar, gjashtë muaj kam udhëtuar çdo ditë Graçanicë – Prishtinë, në fakt Graçanicë – Prishtinë, Prishtinë – Pejë. Nganjëherë në autobusin prej Prishtinës në ora gjashtë, më kujtohet vetëm unë, vozitësi dhe kondukteri, askush, nuk kishte udhëtarë. Kur shkoja në mësim lehtë unë mbërrija në shtatë e gjysmë, por kur kthehesha e dini i mbanë pesë orë, autobusi nuk ndalet në Drenovc pastaj vija në Klinë, prej Klinës derisa vija në Pejë, plot tollovi {i bashkon shuplakat e duarve} dhe vija në shtëpi, dhe është dashur të banoj. Dhe shkova me babain në dyqanin “Varteks” nga Varazhdini, dikur ishte në Prishtinë, dyqan i kostumeve në qendër, tani ku ka qenë ish shtëpia e mallrave “Gërmia” dhe i blej tre kostume. Dhe kështu filloj ta barti kravatën dhe tani me, që nga shkolla mesme jo, por që prej ditës së parë të vitit ‘80 e deri sot unë kravatën si një detaj i modës nuk e heq. I vetmi jam që e barti tani edhe në shkollën ku punoj. Por çka është poenta është që shkollë edhe më tutje që të mos më njollosen rrobat. E dini shkruaj me shkumës dhe kështu para nxënësve, e veshi edhe mantelin, mantelin e kaltër me legjitimitet, këtë vetëm unë e shfrytëzoj momentalisht.

Anita Susuri: Desha t’ju pyes, e keni përmendur edhe “Gërminë” në Prishtinë, cilat janë kujtimet tuaja të para të Prishtinës? Si ka qenë në rininë tuaj Prishtina?

Lubomir Maksimoviq: Paj shikoni të gjitha këto gjeneratat 30 vitet e fundit, dhe e dini ajo harmonia ndërmjet, nëse po shkojmë më konkretisht, ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve ka qenë në pozicionin e marrëdhënjeve të mira. Po ka qenë nga ana e djathtë para “Gërmisë” kanë lëvizur serbët, e nga ana tjetër kanë lëvizur shqiptarët, por nuk ka pasur kurrfarë urrejtje ndërmjet kombeve. E dini “Gërmia” ndërmarrje e njohur tregtare, ka qenë e furnizuar bre, a dini, çkado që dëshironi në tre-katër kat në atë kohë. Dhe kujtimet për kinemanë “Vllaznimi”, kinemaja “Shtëpia e Armatës”, kinemaja “Rinia”. Bashkë është jetuar nuk ka pasur urrejtje, ja ta përmendi pak edhe këtë, e dini kam pasur shokë dhe kështu.

Unë, sipas meje ka qenë aq korrekte sa nuk ka pasur aty, çka është poenta? Neve më vonë na ka ndodhur ajo, aty nuk dua të hy nuk kam të drejtë. Por përndryshe qyteti ka qenë plot, çdo mbrëmje ke pasur manifestim të ndonjë koncerti. Pastaj po e lidhi me KF “Prishtina” ka qenë në ligën e parë federale në ish Jugosllavi deri tani në vitin ‘98 – ‘99, stadiumi i Prishtinës mund ta paramendoni lojtarët dhe kështu. Shoqatat kulturore-artistike, mitingjet nëse mund të shprehem ashtu, domethënë ka qenë, ka qenë jashtëzakonisht mirë, kafiteritë kanë punuar, në fakt kafenetë, më shumë kafenetë kanë punuar. Fabrikat e amortizerëve kanë punuar, industria e tekstilit “Kosovarja”, termocentrali në Obiliq ka punuar. Mund ta paramendoni, jeta është zhvilluar në një ambient të tillë ku ka qenë, ka qenë kënaqësi të jetosh në Kosovë dhe Metohi.

Anita Susuri: A mund të më tregoni për shembull ku keni dalur, si ka qenë shoqëria atëherë, pak më shumë rreth asaj?

Lubomir Maksimoviq: Shiko unë jam…

Anita Susuri: Cilat kafene kanë qenë, ku kanë qenë?

Lubomir Maksimoviq: Të gjithë djelmoshat konkretisht nga Graçanica kanë shkuar në Prishtinë vetëm sa për ta kaluar… sepse kanë qenë, jo vetëm djelmoshat edhe studentët kanë qenë. Kemi dalur nëpër kafiteri, nëpër kafene në Prishtinë, kafeneja e famshme “Tre sheshirat”, e cila është tani përball Radio Prishtinës, pastaj kjo, “Duga” [Ylberi] kafeneja. E unë këtë më së shumti e kam ndjerë si shef i kabintetit, sepse kam pasur ashtu, sepse e kam pasur legjitimacionin e tillë që në të gjitha kafiteritë kam pasur privilegj, sepse normalisht vinin mysafirë te presidenti, kryetari dhe unë duhej t’ju siguroja, t’ju siguroja këtë, akomodimin, mëngjesin, drekën, darkën dhe kështu më tutje.

Do t’ju tregoj një anekdotë të vërtetë. Domethënë, ka ardhur delegacioni nga e gjithë Serbia dhe me mysafirë, ata ishin rreth, mos të të gënjej, rreth njëqind. Duhej t’i vendosje në hotelin e tanishëm “Grand Hotel”, unë është dashur ta di numrin e secilës dhomë ku e kam secilin mysafir, dhe e kishim listën për çdo rast. Njëherë ka ardhur seanca e jashtëzakonshme ka qenë dhe atëherë, duhej të, duhej t’i njoftoja të vinin në mbledhje dhe unë që të mos e thërras shefin e garazhit të ma jep veturën prej Kuvendit të qytetit në Prishtinë, {relacionin e përshkruan në tavolinë} domethënë ku gjendet afër tregut të gjelbër deri te “Grand Hoteli” unë për tetë minuta kam arritur t’i njoftoj përmes kumtimit të vijnë në mbledhje.

Mund ta paramendoni, vjen presidenti i shtetit Zoran Llilliq, dhe kryetari Novica Sojeviq, po i përmendi, dhe tani si duhet të ulen, presidenti i shtetit por unë jam shef i protokolit më shikoi shefi i tij i protokolit, i presidentit të shtetit, i thash “Zotëri ju do të uleni këtu, {tregon karrigen afër vetes} kryetari do të ulet këtu {tregon vendin ku është ulur}”. Pse, sepse janë rregullat ai që e udhëheqë mbledhjen ai ulet në [krye të vendit]. Ky më shikoi, shefi i tij i protokollit nuk ishte e zakonshme për të, dhe kështu ndodhi. Përfundon mbledhja duhet të udhëtoj për Beograd, këndej është siguruar escajgu i enëve, i siguruar dhe për herë të parë i hapur, organet e sigurimit e provojnë supën sepse kjo ka qenë atëherë për shkak të sigurisë. Ai e provon shtatë herë, herën e tetë supa mund të vendoset në tavolinë {troket në tavolinë}

Anita Susuri: Herën e tetë?!

Lubomir Maksimoviq: Po, {ngritë gishtin tregues} kjo ka qenë…

Anita Susuri: Në cilin vit ka qenë kjo?

Lubomir Maksimoviq: Kjo ka qenë ‘95-tën. E para asaj normalisht, sigurimi dhjetë ditë më parë saktësisht e di kush ka hyrë në ndërtesë, kush të gjitha… deri te tepihu, ka qenë i siguruar. Aty askush nuk ka guxuar të hyj vetëm kryetari, unë si shef kabineti, shefi protokolit dhe sekretaresha dhe fund. Vjen urdhri, takim urgjent në Beograd, vjen helikopteri {rrah shuplakat e duarve} s’ka, s’ka drekë. E të gjitha {ngritë gishtat tregues} të siguruara, shkoi. Vjen fatura, drejtori Millan Gjoroviq e pranon dhe Kuvendi i qytetit e paguan faturën, s’ka aty.

Festa e Vidovdanit, festimi i Vidovdanit në vitin 1989, këtu në Graçanicë kanë qenë 500 mijë njerëz. Unë kam qenë në librari kam punuar gjithë natën, fitimin më të madh e kam pasur, domethënë për një natë po ju tregoj, nuk do të më besoni, unë kam pasur dy mijë marka të atëhershme, prej suvenirëve të ndryshëm. Autobusët kanë qenë të renditur prej hyrjes në Graçanicë deri te Llapllasella në një rend nga ana e majtë dhe nga ana e djathtë tani kur niseni kah, kah Llapllasella janë fushat, të gjitha ato kanë qenë me tenda dhe autobusë. Masë aq të madhe kurrë s’ka pasë. Unë kam qenë nëpunës në mbledhjen e parë themeluese, kryetar ka qenë, pak më herët e përmenda, Tomisllav Sekulliq, ai ka qenë kryetar i Komitetit.

Dhe pastaj ka qenë me bekimin e ipeshkvit të atëhershëm patriarkut dhe ipeshkvit sepse nuk mundesh, edhe tani të hyni kur mbahet çdo vit më 28 qershor, ju nuk mund të hyni në kishë nëse nuk e keni bekimin e ipeshkvit. Atëherë aty ishin koncertet, aty janë manifestimet që mbahen gjatë gjithë muajit nën ombrellën e ministrisë dhe organizimin e Shtëpisë së Kulturës. Kur unë kam qenë nëpunës atëherë, Graçanica e ka fituar një konturë të re, rrugët janë asfaltuar, janë rregulluar ndriçimet, ndriçimi rrugor, domethënë Graçanica më 1089 [viti 1989] me të vërtetë ka pasur një shpirt më të mirë, ka pasur një atmosferë më të mirë. Por, aq shumë popull unë më nuk kam parë, dhe…

Anita Susuri: A është kjo kur ka qenë Millosheviqi?

Lubomir Maksimoviq: Po! Kur ka qenë Millosheviqi, që e ka mbajtur fjalimin në Gazimestan, kjo më nuk mund të kthehet kurrë. E në librari ashtu më kanë… {me gisht tregon anën e majtë} turistët që kanë ardhur, nuk kam mundur t’i pranoj, kjo është përball ku është tani manastiri, nuk kam mundur t’i pranoj të gjithë në librari, kanë flejtur të gjithë në dysheme. Unë kam pasur suvenire të ndryshme për shitje, pastaj prej skarës, qebaptoret pastaj, ajo, ajo është e papërshkrueshme. Por çfarë të bësh ka ndodhur ashtu. Dhe kështu ky është një manifestim multimedial që edhe më tutje, edhe më tutje vazhdon, mbahet prej 1 qershorit deri 28 qershor. Kështu që, sot ka, ka kësi {tregon revistën} publikohet “Vidovski glasnik”, që përdoret për një vit dhe këtu janë… urdhëro [i’a jep revistën Anita Susurit] këtë do t’ua jap, ku brenda një viti {vendos syzet, e shikon revistën} këtu janëmë të njohurat kolonitë e pikturës që mbahen {shfleton revistën}, pikturat këtu në {tregon djathtas} foaej, në korridor si dhe shfaqjet teatrale.

Cila është poenta? Falë komitetit organizues, shkrimtarit nga Graçanica Ratko Popoviq i cili është njëri prej iniciatorëve. E kur keni, e dini kur jepni ide e hasni në pajtueshmëri {i heq syzet} kësi, atëherë më lehtë e ke të shkosh dhe t’i shtyesh gjërat përpara. Ai ka dhënë… është quajtur manifestimi që është mbajtur më 27 qershor çdo, çdo vit “Vidovdansko pesničko pričešće” [Bashkësia Poetike e Vidovdanit] të gjithë shkrimtarët nga Kosova dhe Metohija dhe e gjithë Serbia, dhe Republika Serbe dhe vijnë nga e gjithë bota dhe e lexojnë një pjesë të seksionit të tyre. Zgjatë dhjetë ditë, zgjatë ajo, ekspozita e piktorëve, kështu që çdo vit shpërndahet “Kryqi i floririt”, i cili është i rëndë diku 80 gram, si dhe ibriku i “Vashës kosovare”, pastaj “Penda e Despot Llazareviqit”. E kur është fjala te rinia, jepen çmimet e kësi, ekspozitat e Dimitrije Popoviqit, i cili vdiq…

Anita Susuri: Kjo ju jepet artistëve?

Lubomir Maksimoviq: E… i cili vdiq 2004-tën dhe njëri prej tyre është, ato çmimet i ka njëri prej piktorëve që janë të njohur si piktor me më shumë prej atyre pikturave të ekspozuara në botë, të individuale apo kolektive dhe njëri prej atyre çmimeve shkon edhe për piktorin më të mirë.

Anita Susuri: Ju keni qenë edhe kryetar i jurisë për zgjedhjen e “Vashës kosovare”?

Lubomir Maksimoviq: Unë kam qenë kryetar i jurisë për zgjedhjen e “Vasha kosovare”, për këtë keni [të drejtë]… 19 vite. Në të gjitha vendet e Kosovës dhe Metohisë {hap duart}. Çka është poenta? E gjithë kjo {ngrit dhe tregon revistën} nënkupton se gjatë Vidovdanit ka pasur organizim të manifestimit të tillë unë kam qenë organizator kryesor me ndihmën e Shtëpisë së Kulturës, financiarisht ata kanë ndihmuar, ndihmojnë që ashtu në të gjitha vendet, kësi… Çka është në pyetje, së pari i vizitojmë, fillojmë diku prej 2 qershorit, fillojmë për shembull prej Shtërpces, Hoçës Madhe, Gorazhdevcit, Pejës, Mitrovicë, Leposaviq, Zveçan, kah Shlivova, Parteshi.


1 Sekretariati i Punëve të Brendshme – emërtim për policinë në periudhën e ish Jugosllavisë

2 Në zhargon – xhaketë e farmerkës

Pjesa e Tretë

Anita Susuri: Nëse mundeni edhe një herë këtë, sa vite keni qenë aty, sepse kamera [u ndal]…

Lubomir Maksimoviq: Aha, domethënë unë e kam organizuar, kam qenë kryetar i jurisë për 19 vite. Fjala është se kemi qenë në të gjitha vendet e Kosovës dhe Metohisë prej Shtërpces, Hoçës Madhe, Gorazhdevcit, Zveçanit, Mitrovicës, Leposaviqit, Zubin Potokut, kësi Shtërpcës… Pasjani, Shilova, dhe kështu me radhë. Dhe dua t’ju them që unë e kam punuar në këtë me kënaqësi. E ajo është një prej manifestimeve ku vajza është dashur të jetë e veshur me veshje kombëtare, veshje prizrenase, bën edhe veshje tjetër, veshja serbe këtu mund t’ju them nuk ka qenë fare problem nëse do të merrte pjesë edhe ndonjë vajzë shqiptare, por vajza të tilla nuk ka pasur. Kjo, përndryshe, nuk ka pasur rast që dikush {mohon me gishtin tregues} ta ndaloj, jo, ajo jo.

Anita Susuri: E çfarë kanë qenë ato veshjet?

Lubomir Maksimoviq: Veshjet kanë qenë, veshjet kanë qenë, krejt me dukat1 këtu, {tregon me duar qafën dhe gjoksin} me shami {sikur e lidh shaminë}, vajza e cila del në skenë… fillimisht janë emisionet gjysmëfinale nëpër vende e finalja është më 26 qershor çdo vit, vetëm ‘99-tën nuk është organizuar për shkak të ngjarjeve të njohura. Me veshje dhe papuçe, serioze, grimi, tani viteve të fundit ka dalur, atëherë nuk ka guxuar të paraqitet me grim, grim nuk kishte aty. Vajza duhej të dukej natyrale. Me krčag2, atë të mbaj në krah {sikur vendos diçka mbi shpatull} pastaj kalon para jurisë, juria i ka pasur pesë deri në tetë anëtarë. Unë si kryetar i jurisë 19 vite kurrë nuk kam qenë juri, përveç një herë, kam qenë anëtar i jurisë para pesë viteve këtu në Graçanicë. Kurrë nuk kam pranuar të jem anëtar, kryetar i jurisë apo anëtar i jurisë në Graçanicë. E gjithë kjo është mbajtur në portën e Manastirit të Graçanicës, ku ipeshkvi Teodosije nëse nuk ta jep, nuk ta jep bekimin nuk guxon të hysh.

E kemi skenën, skenën e ndërton, e ndërton një kompani nga Prishtina që e kryen montimin e atyre elementeve. Dhe regjistrimi i emrit, mbiemrit, numri amë, gjatësia, pesha, në cilën shkollë shkon dhe të jetë e veshur [bukur]. Ato kur paraqiten nëpër vende, nësë janë, për shembull janë lajmëruar dhjetë, domethënë tri shkojnë, e para, e dyta, e dyta, domethënë e para fituese, si dhe përcjellësja e parë dhe e dytë, përcjellësja. Ato vijnë direkt te porta në garat finale më 26 qershor, juria ka qenë pesë anëtarëshe, {tregon me dorë pesë} tre anëtarëshe. Ka pasur, t’ju them të drejtën, ka pasur intervenime, prandaj unë nuk kam pranuar të jem në Graçanicë, përveç para pesë viteve, për shkak se kam pasur presion të madh, presion të madh si anëtar i jurisë, të gjithë të thërrasin për shembull që të fitojë vajza e atij e këtij, dhe kështu. Por nuk kam, nuk kam…

Anita Susuri: A organizohet edhe sot kjo?

Lubomir Maksimoviq: Po edhe sot e kësaj dite, kjo organizohet çdo qershor, 26 qershor në portën e Manastirit të Graçanicës.

Anita Susuri: Desha t’ju pyes pak më shumë rreth këtij manastirit tuaj këtu, çfarë kujtime keni, diçka më shumë për manastirin?

Lubomir Maksimoviq: Për manastirin?

Anita Susuri: Po rreth manastirit në Graçanicë.

Lubomir Maksimoviq: Manastiri i Graçanicës është ndërtuar, ka filluar të ndërtohet në vitin 1317. Sipas asaj që më ka treguar gjyshi, i cili ka qenë fshatar, zot shtëpie por ka qenë i mençur, pak ta përmendi, sipas tregimit të tij si është ndërtuar, njëfarë mjeshtër Rade në bashkëpunim me mbretin Millutin i cili ka qenë sundimtar. Ai është martuar pesë herë dhe gruan më të re, më duhet ta lidh këtë, Simonidën e cila i ka pasur gjithsej pesë vjet {me dorë tregon pesë} e ka qenë e bija e perandorit bizantin, nuk do të dija tani t’ju tregoja si e ka emrin, bija e tij. E ai përndryshe me pesë vjet e ka martuar, ai i ka ndërtuar 40 kisha, kur e ka filluar Manastirin e Graçanicës ai e ka ngritur themelin, këtë po e tregoj në bazë të dëshmisë që ma ka treguar gjyshi, e ka ngritur themelin dhe ka ikur me grupin e tij, ai është quajtur mjeshtër Rade.

Kur ka ardhur mbreti Millutin dhe i ka parë punimet, “Të ma sjellni dhe ta gjeni sido që mundeni!” E ka urdhëruar enturazhin e tij, ushtrinë e tij. Ata e kanë gjetur ka qenë në Tur… në Bullgari, ai ka ardhur falë ndërgjegjësimit me siguri i është përkulur dhe i’a ka puthur këmbën. “Lartmadhëria juaj mbret, unë e kam filluar ndërtimin e kësaj kishe, kisha nuk do të qëndroj as 20 vite”, por themeli u ul gjeologjikisht dhe kështu u forcua themeli, “Kjo kishë do të qëndroj me mijëra, mijëra vite”. Përndryshe e ka kërcënuar ashtu që nëse nuk i paraqitet për tre ditë {tregon tre gishta} ai ka qenë i gatshëm ta gjej, dhe ekipi i tij i xhelatëve t’ia presë kokën, ja deri sot 1317, ka filluar 1321. Manastiri punon, ekziston në një stil bizantin. Në anën e majtë kur hyni është Simonida, gruaja e tij, në anën e djathtë mbreti Millutin, bashkëshorti i saj, ai i ka ndërtuar 40 kisha.

E ku është poenta? Poenta është se ka pasur pikturim të tillë, piktorët e afreskave me gjuhën e lashtë sllovene kështu që janë elementet që, që më nuk do të lindin… vetëm se tani piktorët e afreskave shkruajnë në mënyrë bashkëkohore sikurse tempulli i Shën Savës në Beograd. Por një pjesë e tillë historike, ai reljevi në atë mozaikun e atyre afreskave kjo më nuk mund [të përsëritet]. Unë vetëm nuk mund ta kuptoj, po kthehem në… po e jepja [provimin] e marksizmit në Akademinë Pedagogjike tek Abrashi, çka do të thotë një sokrat në kohën e vet, një Platon çfarë kushte kanë qenë atëherë dhe si përmenden tani. Manastiri i Graçanicës është një e ardhme e ndritur për të gjithë serbët që jetojnë në Kosovë dhe Metohi dhe unë mund t’ju them që përmendore e tillë historike, më duhet ta lavdëroj, përveç që e ka ndërtuar mbreti Millutin tani po ndërtohen edhe objekte të tjera fetare nuk dua të ofendoj në këtë bazë, ja edhe për juve xhamitë dhe kishat katolike siç e shihni në Prishtinë njëra prej më të mëdhajave.

Objektet e tilla ortodokse simbolizojnë, simbolizojnë që populli ekziston në këto hapësira dhe që manastiri i Graçanicës është simbol i popullit serb këtu të mos ofendohemi. Është manastir i femrave, i murgeshave dhe mund të them i kam takuar, i njoh mjaft, aty janë de facto 90 për qind murgesha të arsimuara me fakultet, ka me fakultet të ndërtimtarisë, ka, ka kësi, edhe doktoresha kirurge. Kështu që, 2002-tën kur jam operuar, kërkoj ndjesë, në urologji prej dhjamit, doktoresha murgeshë ka qenë në ekipin që më ka operuar. Dhe aty… ato i janë përgjigjur ftesës së tyre, jetës monastike, por çka është poenta? Poenta është se deri sa zgjatë ajo jeta monastike tre vite nuk mund të, të përdorë mish në ushqimin e saj, veçanërisht jo mishin e derrit.

Anita Susuri: Si agjërim.

Lubomir Maksimoviq: Si agjërim. Duhet në mënyrë rigoroze, traditat… dhe pastaj, pastaj e kalon dhe shkon më tutje, më tutje në ato, në gradat më të larta nëse mund të shprehem ashtu, sepse te priftërinjtë janë, e keni dhjakun, protodhjakun, dhjaku, pastaj e keni, stafroforin, protostafroforin dhe më tutje, më tutje deri sa një ditë vjen deri te [titulli] ipeshkv. Sepse e dini ipeshkvët janë të pamartuar, ata kurrë nuk martohen. Priftërinjtë martohen, por nëse vjen deri te rasti që, më duhet pak t’ju drejtoj, kështu nëse i vdes gruaja për shembull ai ka të drejtë, por e humb, e humb atë pronën. Por përderisa nuk është martuar, derisa nuk është martuar ai është prift, sapo të martohet atëherë është pop3. Dhe pastaj, por të vij deri te ipeshkvi nuk mundet.

Anita Susuri: Por përse dikush mbetet prift e dikush…

Lubomir Maksimoviq: Po kjo është, është diskrecion personal…

Anita Susuri: Diçka personale, aha.

Lubomir Maksimoviq: Liri personale, është ajo përsosja, përndryshe për të qenë profesor në Fakultetin e Teologjisë në Beograd apo kudo, në Foça dhe kështu me radhë, ju duhet ta përfundoni Fakultetin e Teologjisë nëse dëshironi të përsoseni të bëheni profesor dhe kështu. Përndryshe, mund të mbetet prift, pop dhe kështu me radhë.

Anita Susuri: E ju…

Lubomir Maksimoviq: Këtu do t’ju përmend diçka {merr dosjen me dokumente} që ka ndodhur 2008-tën, unë kam qenë trembëdhjetë vite, shkruan në këtë libër {prek librin afër vetes}, trembëdhjetë vite kam qenë si mësues në mbledhjen e mësuesve në, në Beograd. Mbledhja e mësuesve ndodhë një herë në vit, ku mblidhen nga e gjithë Serbia, mësuesit e të gjitha shkollave, unë kam qenë trembëdhjetë herë dhe prej tyre njëmbëdhjetë herë kam ligjëruar, i kam prezantuar punimet e mia. Çka kam prezantuar, si [zhvillohet] arsimi për një vit jo të plotë në Komunën e Graçanicës, në territorin e Kuvendit të qytetit të Prishtinës, çka ndodhë në arsim. Çka është përsosur, shkolla e re u ndërtua, u hap aneksi i shkollës, u rrit numri i klasëve, fituesi i çmimit të “Shën Savës”4 dhe kështu me radhë.

Unë në vitin 2008 e kam xhiruar një film {tregon dosjen me dokument} kur, kësi, “Pismenost kroz vekove” [Letërsia ndër shekuj], falë ipeshkvit të atëhershëm Artemije, unë jam i pari {ngritë gishtin tregues} që kam hyrë në bibliotekën e tij, [ia jep dosjen intervistuesë] e ke edhe në anglisht. I pari kam hyrë në bibliotekën e tij, përveç bashkëpunëtorëve të tij të afërt, mund të hyj edhe i madhi, dinjitari i madh i kishës, dinjitari i madh, ku ai mi ka dhënë të gjitha të dhënat.

Anita Susuri: Si dokumentar…?

Lubomir Maksimoviq: Si dokumentim. Unë i kam kaluar 310 kilometra deri sa kam ardhur te ato materialet, e kam pasur kameramanin tim. Filmi zgjat 27 minuta, është shfaqur në vitin 2008, në mbledhjen e parë kur kam qenë atëherë në Novi Sad. Prapë po them, i kam kaluar rreth 310 kilometra falë kameramanit tim Goran Andrejeviqit, pastaj Sreqko Todoroviq ai ka qenë skenarist, Goran Andrejeviq ka qenë xhirues, xhirues, kameraman. E kam pasur Zoran Popoviqin që ka punuar në “Radio KFOR”, djaloshi e ka diksionin e mirë e të folurit, atë e kam pasur narator në film, kështu unë e kam përshkruar se si në përgjithësi është krijuar letërsia në Graçanicë.

Në fotografinë që po e shikoni tani [i drejtohet intervistuesë] është murgesha e tanishme e cila jetën e saj monastike në Graçanicë po e kalon qe 47 vite, quhet, quhet Ruzhica dhe ajo e përshkruan një prej atyre detajeve. Filmin e kam shfaqur këtu në Graçanicë dhe i kam ftuar përfaqësuesit e shkollave, i kam ftuar nxënësit e mi dhe ka qenë i shfaqur këtu në sallën e Shtëpisë së Kulturës. Këto janë fotografitë e mbledhjes [ia ofron fotografitë intervistuesës] derisa po e pres prezantimin {shfleton dokumentet} dhe për shembull më tutje në vitin 2015 para shkollës e cila e mban emrin “Mbreti Millutin” po mbaj ligjeratë lidhur me mbretin Millutin para ipeshkvit Teodosije. Unë e kam përgaditur atë referat dhe ka qenë kënaqësi.

Do t’ju tregoj që {kërkon nëpër dokumente në tavolinë} krahas asaj që kam organizuar 19 vite zgjedhjen e “Vashës Kosovare” për garën finale dalin 30 vajza, juria pesë anëtarëshe, tetë anëtarëshe në fakt kërkoj falje nuk mund të jetë numër qift, duhet të jetë numër negativ, numër tek, domethënë pesë, shtatë apo nëntë. Secili ngreh kah ana e vet për vajzën ajo kur paraqitet në skenë, ajo shkon në rreth {formon rrethin me gisht mbi tavolinë} paraqitet dhe i përkulet jurisë. Në rrethin e parë nëse janë 30, duhet të vij deri te rrethi i tretë që të mbeten tre vajza. Tash shkon përzgjedhja a e dini, por në ndërkohë shkon programi kulturor-artistik, shoqatat kulturore-artistike nga teritori i Kuvendit të qytetit të Prishtinës, shkon programi. Dhe kur zgjedhetm kjo fiton shpërblim financiar. Këtë vit, në fakt vitin e kaluar ka qenë shpërblim financiar në vlerë prej, më duket 500 euro.

Pesë-gjashtë vitet e fundit nuk jam i kyçur në këtë sepse tani kanë ardhur fuqitë e reja punëtore në Shtëpinë e Kulturës, por për mua kjo Shtëpi e Kulturës {hap duart} ma ka dhënë një mundësi të madhe që unë të lulëzoj si punëtor i kulturës së këtij vendi. Falë të gjithëve {numëron në gishta} Vesko Stojkoviqit, Sreqko Todoroviqit, po e përmend Ratko Popoviqin dhe të gjithë ata iks njerëzit që janë një nivel i të ‘70-tave të largëta, të cilët e kanë ngritur kulturën në Graçanicë, sa i përket shoqatave kulturore-artistike, manifestimeve kulturore si “Vidovdansko pesničko pričešće” [Bashkësia Poetike e Vidovdanit], dhe manifestimeve të tjera. Por i gjithë themeli është ai, dhe ekziston edhe sot e kësaj dite.

Në ndërkohë {merr dokument në dorë} më duhet t’ju them që kur ka ardhur deri te disa trazira, trazira në politikë, unë në vitin 2005 e lëshova shkollën, e lëshova këtë, Kuvendin e qytetit dhe kalova në shkollë, në mësimdhënje, dhe kështu. 2015-tën e kam nxënësin i cili ka fituar në gjithë Serbinë, [ia tregon dokumentin intervistuesës] Petar Periqi i cili është tani në klasë të tetë. Ka fituar me temën “Ptice nisu jata koja se sele” [Zogjtë nuk janë fole që shtegtojnë], dhe fitoi para dyqind mësimdhënësve në Novi Sad, në shkollën teknike fitoi duartrokitje, dhe unë dal në skenë si mësues dhe marr, marr lavdatën. Mos ta zgjas.

Shtëpia e Kulturës e ka botuar një revistë, revistë për fëmijë, jo, për të rinjë “Naše polje” [Fusha jonë] dhe unë shkruaj strofa [ia tregon dokumentin intervistuesës] me shkrim qirilik autentik, si quhet ajo shkencë kaligrafia, dhe quhet “Ljubine đačke anekdote” [Anekdotat e Ljubës për nxënës]. Për shembull ja një strofa i shkruar [lexon në dokument] “Nxënësit shkruajnë ese me temën ‘Çfarë do të bëja po të isha drejtor’, Mihajllo i ulur po pret, ‘Mihajllo përse nuk shkruan?’, e pyet mësuesja. ‘Po e pres sekretareshën të ia diktoj’” (buzëqeshë).

Anita Susuri: (Qeshë).

Lubomir Maksimoviq: [Lexon nga dokumenti] Lubomir Maksimoviq, mësimdhënës i shkollës fillore “Mbreti Millutin” në Graçanicë. I kam disa sosh {merr disa dokumente në dorë} të mos humbim kohë, dhe ato notat, pastaj… dhe kjo {e merr dokumentin} t’ju lidhi, vetëm ta gjej këtë {shfleton dokumentet} kërkoj falje, ja {e merr dokumentin} kam qenë organizator tetë vite i “Miss Graçanica”, ja njëra prej tyre e kam sjell që ta shihni [ia tregon intervistuesës] Miss 2010. Falë Komunës së Graçanicës, duhet ta lavdëroj punon në bazë të sistemit kosovar por për mua është kënaqësi tani po e përmend edhe kumbarën tim që ka qenë kryetari i pari i Komunës së Graçanicës, Bojan Stojanoviq, i cili ka vdekur para tre muajve, vdekje e papritur.

Shikoni vajzat, Milana Miss i Kosovës dhe Metohisë, unë në mes, organizohet dhe bëhet përzgjedhja. Çka është poenta? Poenta është se në bazenin “Hacijenda” e ofrojmë shpërblimin, e gjithë këtë ide e kam dhënë unë, çka t’i ofrojmë vajzës e cila vjen, e cila bëhet e para. Fiton, “A i dëshiron një mijë euro, apo i dëshiron shtatë ditë në Turqi? Të gjitha të paguara prej hyrjes në aeroplan në aeroportin e Sllatinës. Turqia të pret, gjithçka është e siguruar”. Kjo është ajo që [më ka thënë] nëna ime që nuk e di anglishten, por i kam shfrytëzuar ata që e kanë ditur anglishten në Graçanicë, askush nuk ka dashur të shkoj në Turqi vetëm e dëshironin shpërblimin me para prej një mijë eurove {sikur vendos paratë mbi tavolinë}. 500 euro ka qenë çmimi i dytë, e i treti 300 euro.

Programi kulturor-artistik, i njohur, dikush prej këngëtarëve të njohur dhe kështu me radhë dhe fitonte vajza kur organizoja, ja për shembull, {tregon dokumentin} ja kështu ka qenë ftesa, ftesa, {e lexon dokumentin} “Kam kënaqësi të madhe t’ju ftoj në…” 2009-tën ja kështu, shikoni me kurorë {tregon fotografinë} kurorën duhej, në Prishtinë e kemi blerë, kemi pasur, e shpërblyem njërin tek tregu i gjelbër, përballë Kuvendit të qytetit te pazari i gjelbër afër Radio Televizionit të Pri… kësi të Kosovës, njëra që shet vello {ngreh dorën kah vetja}, kurora, a din. Dhe fiton njëra atëherë ka qenë për shembull Nina Markoviq, tani punon për Kryqin e Kuq në Komunën e Leposaviqit. Po ju them kam qenë, duhet t’ju them hapur (qeshë) edhe pse kam qenë i martuar dhe i kam pasur tre fëmijë, më tërhiqnin (qeshë) dhe kështu.


1 Monedha të arit, pjesë e veshjes kombëtare

2 Enë qeramike me dorezë për ruajtjen dhe derdhjen e ujit.

3 Prift i martuar

4 Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë, të Serbisë, jep çdo vit çmimin “Shën Sava” individëve dhe institucioneve për rezultate të jashtëzakonshme në arsim dhe edukim.

Pjesa e Katërt

Anita Susuri: A mund të flisni, kësi, të më tregoni si jeni njoftuar me gruan tuaj?

Lubomir Maksimoviq: (qeshë) Po e njihni situatën [i drejtohet intervistuesës]. Ja si unë kam punuar në librari në Graçanicë, përballë manastirit dhe vjen dhëndrri im nga Preoci, sepse motrën e kam të martuar në Preoc, dhe vjen një ditë dhe thotë, “Mik, ka ardhur një vajzë tek kumbarja e saj” e ajo kumbarja ishte tezja ime, motra e nënës sime dhe tha “Ta shohësh”, tha, “shumë vajzë e bukur”. Ajo është nga fshati Paralovë të Gjilanit, prej këtu 28 kilometra dhe më thotë, “Ti përgaditu dhe do të vish të njoftoheni”. E tezja ime tashmë e ka njoftuar për kë bëhet fjalë, për mua. Ajo as që ka ëndërruar, mund ta paramendoni vajza e lindur ‘70-tën e unë ‘55-tën (qesh).

Dhe unë përgaditem e mbyll, e shtunë ka qenë, 5 shkurt ‘88, dhe atëherë kam punuar në librari prej tetë deri në dymbëdhjetë, pasi që ishte e shtunë, përgaditem unë dhe në autobusin Graçanicë – Prishtinë, Prishtinë-Preoc, Llapllasellë zbres dhe shkoj. Shkoj te motra, tezja ime vjen me të, bisedoj me të. Ajo më tha, “Ajde të paqa shëndosh” një fjalë, “të paqa shëndosh” domethënë fjalë e ëmbël, e cila jep… e di kur thua ‘“ë paqa shëndosh” domethënë me ëndje, me dashuri thuhet ajo fjalë. “E kam një djalë, është djali motrës sime dhe kështu” dhe erdhi po takohemi {zgjat dorën sikur po takohet} te motra ime njëzet në pesë [ora], e shtunë, dhe asgjë, unë me xhaketë. “Të paqa shëndosh”, tha dhe tha, “Është djali i motrës njoftohuni, pse jo”, dhe mbetëm aty te motra dy, tri orë.

Dhëndrri im që e ka kushërirën time më të largët, në fakt, dhëndri, dhëndri i asaj tezës sime nga Crkvena Vodica e Obiliqit, “A”, tha, “sonte duhet të dalim”, në Graçanicë atëherë ka qenë përballë manastirit kafeneja, ballot kanë qenë dhe dalim. Në ora nëntë ai e ndez veturën dhe me qëllim e ka sjellë tani ku është rruga Prishtinë – Shkup në qendër, jo në qendër, por në rrugën për Preoc, dhe unë pres që të vij në shtëpi dhe ai vjen sikur të ishim marrur vesh, ishte tashmë një rastësi. Unë e kam parë vajza 17 vjet e gjysmë, në shkollë të mesme nuk ka shkuar, babain e ka pasur një baba shumë të rrezikshëm. Dhe ne, dhe unë dal me të dhe vijmë në ballo në Graçanicë dhe aty qëndronim deri diku në dymbëdhjetë ora të natës. “Hajde shkojmë te vllau i madh”, vëllaun e kam pasur drejtor të ujësjellësit, ka banuar në qendër të Graçanicës ku është tani Komuna e Graçanicës, aty ka qenë e ashtuquajtura ndërtesa e dikurshme e bashkësisë lokale.

Bashkësia lokale është një institucion lokal e cila është marrur me problemet e një popullsie, në fakt të Graçanicës, Llapllasellës, Preocit, Sushicës, Shashkovcit, Kishnicës, Hajvalisë dhe kështu me radhë. Dhe shkoj te vëllau e vëllau pak kishte pirë nuk ka ditur gjë, ka zbritur poshtë sepse ka qenë në kat, ndërtesë dy katëshe, “Vetëm hyj nuk ka më dalje”, Çedomiri. Dhe unë hyj, nusja gjithashtu aty dhe kështu. “A ti do të bëhesh reja, ti do të bëhesh reja?” Dhe po të them, dhe atëherë shkuam në dhomë pak butësi përkdhelemi, duhet të tregoj drejtë dhe e përcjellë unë në shtëpi, ka qenë 5 shkurt, unë nuk e kam parë trembëdhjetë ditë, kurrfarë mesazhi, sidomos atëherë pak kanë qenë në modë pejxherat, as telefona, asgjë. Më 18 shkurt, në fakt 17, ne në shtëpi i përgadisim të gjitha.

Anita Susuri: Si dasmë?

Lubomir Maksimoviq: Po ashtu, gjysmë festë. Dhe u bëmë gati sigurisht diku dhjetë veta mos të të gënjej, por mendoj që diku njëzet, katër, pesë vetura. Djemtë e tezës, mos të flas dhe, dhe nisemi në shtatë e gjysmë, arrijmë atje në Parallov që është fshat atje në kodër të Komunës së Gjilanit. Njejtë e ka mbiemrin Maksimoviq, quhet Trajanka. Si e ka marrur emrin? Nëna e saj i ka lindur tre fëmijë dhe të tre i kanë vdekur, dhe atëherë një grua i ka thënë sipas atij, atij tregimit, “Fëmijën që sjell në jetë, vendosja emrin Trajanka, Trajanka, Traja [zgjatë] dhe më…” dhe prej asaj dite pastaj ata janë gjashtë, pesë motra janë dhe një vëlla. Dhe, ajo ashtu edhe vepron, prandaj e mori emrin Trajanka. Por çka është rastësi, që edhe gruaja ime e ka mbiemrin [e vajzërisë] Maksimoviq, edhe vëllau i madh ky që ka qenë drejtor i ujësjellësit gruane ka nga Gushterica e Poshtme edhe e tija gjithashtu Maksimoviq, çfarë rastësie {bashkon gishtat dhe duart}. Ndërsa e vëllaut tëvogël nga Preoci, Millenkoviq.

Dhe ne u përgaditëm, po them arritëm, e tani kur arritëm e parkuam veturën në rrugën Prishtinë-Gjilan ka qenë një kafene dhe ne mirremi vesh që një pjesë e atyre tonëve, mysafirëve të mi të qëndrojnë në kafene e ne të shkojmë lartë ta marrim nusen. Unë s’kam marrur kurrfarë as ajo s’më ka dhënë besë, e ajo e ka pasur një djalosh i cili tani jeton në Zvicër, me të cilin ka qenë në lidhje. Kur kemi arritur lartë, kushëriri i saj i afërt i ka dëgjuar disa zhurma, që dikush po i afrohet shtëpisë dhe ka shkuar te miku im, babai i saj, miku i ndjerë, ky babai i gruas, ka vdekur ‘98-tën. “Bre”, tha “Tomisllav dikush po përvidhet mos i ka dhënë besën dikujt Trajanka?” Ajo Trajanka në dhomë, asgjë qanë dhe kështu. Babain e ka pasur të rrezikshëm as nuk e ka lëshuar nëpër ballo auu {onomatope}, në ballo madje në Parallov ballot kanë qenë për shembull prej ora katër pasdite deri në tetë të mbrëmjes, jo si në Graçanicë. Këtu prej nëntë deri në nji dhe fund.

Aq është alarmuar saqë ka dalë me sfurqë, me sfurqë, sa që ne teposhtëze menxi e kemi shpëtuar kokën. Mision i pasuksesshëm. Çka ka ndodhur më tutje në shtëpi atë edhe sot e kësaj dite nuk e kam pyetur çka, si ka ndodhur. Por mund ta paramendoni që vëllau im, vëllau im i madh me gjithë respektin që të mos e ofendoj, që me veturë e ka pasur “Zastava 101”, që në vend se të niset për Graçanicë, ai niset për Gjilan, aq, aq është frikësuar. Ka qenë ashtu, ashtu, një vrap teposhtë, teposhtë asaj kodre prej shtëpisë së saj që është diçka e pamundshme. Vijmë në shtëpi mision i pasukseshëm, ulemi si bordi i drejtorëve {shtrin duart mbi tavolinë} e babi tha, “Nuk ka, sonte kështu, nesër shkojmë drejtë e në shtëpi”. Në ora njëmbëdhjetë {tregon orën e vet} mysafirtë mblidhen ato të gjitha kanë mbetur në tavolinë, mua, ashtu.

Dhe të nesërmen, e tani si do ja bëjmë? Po shkojmë, dhe ku është poenta? I parkojmë veturat prapë dhe shkojmë në këmbë direkt e në shtëpi, duhet të shkosh para njëmbëdhjetë e gjysmë {tregon orën e vet} sepse ashtu kanë qenë, për shembull tradita. Kësi dhe ne arrijmë, hyjmë, ata të papërgaditur {ngritë duart}, filluan të përgadisin, i shtrojnë tavolinat për neve. Nuk do, nuk e jep babai i saj, kurrsesi vetëm nëse është më 26 korrik e jo në shkurt 18, por 26 korrik kur e ka festën i zoti i shtëpisë, miku im. “S’ka, nuk vjen në shprehje!” U bë ora një, ora dy, po e bindim dhe kështu me radhë. Unë shkoj me të në një hapësirë të veçantë flasim, “Jo”, tha, “ashtu si thotë babai im. Nuk vjen në shprehje”. Dhe vijmë ku janë mysafirtë, “Çfarë vendimi keni marrur?” “Le të merr vendim baba”. Plaku i vjetër, gjyshi i gruas sime Trajankës e nxjerr revolen {sikur po e mban revolen në dorë} dritarja e hapur në dhomë të ndejës, dritarja e vogël, i nxjerr katër plumba, Trajanka vjen me mua (buzëqesh).

Ora katër ne po dalim të lumtur nga shtëpia, e unë kam qenë aq disi, kam qenë me një xhaketë nuk e di çfarë ngjyre ka qenë, e disi jam, nëse mund të shprehem ashtu sikur të isha i varfër, i brengosur, nuk mund të besoj vitet ikin, 31 i bëra. I lumtur po vijmë në shtëpi, bëjmë muzikë. Do ta përmend gruan e xhaxhait tim, pak më të largët, ajo kur ka dëgjuar që po martohem unë kur i ka mbathur opingat e gomës në vend se ti mbathë mirë të majtën dhe të djathtën, ajo i vesh kontra (buzëqeshë). Erdha dhe u martova, erdhën kushërinjtë, por ajo, ai rast ku kemi mundur të pësojmë… sot djali është i gjallë as ai nuk është martuar, i ka 50 vjet jeton në Smederevë por ajo frikë që, me të vërtetë ka qenë {tund kokën}. Unë këtë gjithkund e tregoj si jam martuar por ka qenë për Zotin, ka qenë shumë vështirë.

I lumtur kam qenë e kam martuar vajzën me 17 vjet e gjysmë i kemi lindur tre fëmijë. Po ku është poenta? Poenta është se vetëm vëllau i gruas sime e ka regjistruar shkollën e mesme dhe një motër e gruas, ajo [gruaja e tij] nuk ka pasur, unë pastaj me korespondencë ia kam përfunduar shkollën e bujqësisë, dhe rinia kështu i kënaqur jam me jetën, me gruan time, është zonjë e mirë e shtëpisë më duhet ta lavdëroj dhe kështu. Por çfarë frike… me të vërtetë ka qenë e tmerrshme, sepse e di dikush me kositës, me sfurk ashtu ka qenë që, që dhëndrri im i cili ka qenë iniciator i atij aksioni edhe sot e kësaj dite flasim kur shkojmë në festë, të cilën e feston tani të enjten dhe të premten, ia përmendi gjithmonë. Dhe unë një ditë në emër të Zotit kam dëshirë që ta shkruaj një libër dhe do të shkruaj për këtë, sepse kanë qenë pas atyre mullarëve {formon trekëndëshin me duar} me bari të thatë në formë kupe papritur kanë dalë, pastaj ka ardh fshati, familjarët kanë ardhur, kanë ardhur fqinjtë. Kësi, dhe, por mirë ka përfunduar.

Desha t’ju tregoj për bashkëshorten, nëpunëse e SPB-së [Sekretariati i Punëve të Brendshme], e si kam mundur të mbes, si kam mundur të mbes pa punë. E unë shef i kabinetit te kryetari, kjo është periudha prej ‘96-tës kur ajo e ka përfunduar bujq… me korespondencë shkollën e bujqësisë, drejtimi për qumësht, unë në bashkëpunim me shefin e SPB-së në Prishtinë, po e përmendi Gjorgje Keriq, i SPB-së në Prishtinë dhe ai kryetari më ka lajmëruar tha, “Maksimoviq”, kryetari, “ma bëj gati pikturën e Manastirit të Graçanicës” {e ngrit dorën lart për të treguar madhësinë} pikturë e madhe të mos ju gënjëj një metër me siguri. T’ia dërgoj shefit të SPB-së, nuk e di tani nuk më kujtohet për çfarë ceremonie ka qenë, a ka qenë ditëlindje apo kështu nuk po hyj në detaje. Por ka qenë shansi që gruaja ta fitoj punën si nëpunëse e SPB-së, e ka qenë punëtor teknik, shef i teknikës, ka qenë shefe për pastrueset, për shërbëtoret dhe kështu, të SPB-së së tanishme në Prishtinë.

Unë e përgadis pikturën dhe e dërgoj në ora tetë, e jo në ora njëmbëdhjetë siç ka thënë kryetari, dhe e dërgoj pikturën shefi me qeras me viski, unë në shpejtësi them, “Duhet të kthehem”, “Të falemnderit Maksimoviq! Ai nuk e ka ditur, ka menduar që, që unë jam marrur vesh me kryetarin. Një minut para njëmbëdhjetë {tregon orën e vet} atë ditë kryetari më thirri përmes sekretareshës, “Le të hyj Maksimoviqi shefi i kabinetit”, “Urdhëroni kryetar”, “A e ke bërë gati pikturën?” “Po.” Dhe unë vetëm e shikova, “Kërkoj falje kryetar, por unë pikturën e kam dërguar”. Ai asgjë nuk ka thënë sepse i ka pasur aty, i ka pasur aty drejtorët e ndërmarrjeve publike. Njëzet në tre, vozitësi që e ka vozitur por duhet t’ju them, vozitësi i cili e ka vozitur, ai edhe tani ka vozitur, të tanishmin, zyrtarin e tanishëm të njohurin Isa Mustafa, njeri i cili i ka përfunduar shkencat politike në Beograd, flet serbisht në mënyrë fantastike, dhe ai ka qenë kryetar i Këshillit Ekzekutiv në Komunën e Prishtinës.

E ka vozitur tetë vite falë tij edhe gruan e ka punësuar si ekonomiste në kuvend. Dhe ai zbret, kryetari shkon në shtëpi poshtë shkallëve dhe ai [vozitësi] e ka kërcënuar t’ju them të drejtën, ai quhet Gradimir Jovanoviq, përndryshe prishtinas i vjetër jeton dhe punon në Graçanicë, ende është punëtor i Kuvendit të qytetit e gruaja vitin e kaluar, ajo që e ka pranuar Isa Mustafa, kësi, momentalisht është në pension. Dhe ai ka thënë, “Zotëri kryetar Maksën nëse e largoni si shef i kabinetit, unë nuk do t’ju vozis”, dhe ai i’a ka kthyer “A kështu qenka puna Gradimir?” Është quajtur Gradimir, “Atëherë le të qëndroj Maksimoviqi edhe më tutje si shef i protokolit dhe shef i kabinetit”. Dhe unë mbetem e kështu me radhë.

Domethënë, mund të them që, me gjithë respektin… këtë fotografi e ke parë ja me ngjyra si duket për miss. Ku është poenta? Në Graçanicë në Shtëpinë e Kulturës janë mbajtur manifestimet “Netët e Graçanicës”, poenta është që janë zgjedhur “Zëri i Parë i Graçanicës”, të rinjtë, zgjedh sipas zgjedhjes, e zgjedh këngën popullore me orkestër dhe ka qenë, kuizi ka qenë, unë kam qenë njëri prej pjesëmarrësve në kuiz derisa nuk kam kaluar si kryetar i atij, atij manifestimi “Netët e Graçanicës”. Unë një vit, më 29. 5. 2006 e kam organizuar “Retrospektivën e Netëve të Graçanicës”, a e din çka do të thotë retrospektiva? [i drejtohet intervistuesës]

Anita Susuri: Aha.

Lubomir Maksimoviq: Domethënë, të gjitha 15 vitet, kanë qenë atë mbrëmje. Ka pasur të qeshura, e kemi pasur ekipin e mrekullueshëm të aktorëve amater të cilët kanë bërë ngjarje të ndryshme. Ka pasur lojëra shpërblyese, thashë, futesh në thes deri në bel, dhe duhet ta kapësh dhe të kërcesh të shkosh deri te skena dhe fiton shpërblim dhe kështu me radhë, njëra prej atyre. Dhe kështu që ka qenë shumë e rëndësishme që njëri prej themeluesve ka qenë Sreqko Todoroviqi, Vesko Stojkoviqi, Svetomir Dimitrijeviqi, duhet t’i përmend dhe ka qenë ekipi me aktorë të mrekullueshëm po e përmend Zorana Arsiqin, Zorana Nikolliqin i kam… do ta përmend edhe një të ndjerë që ka vdekur tani këngëtari i parë në këto hapësira, momentalisht në Graçanicë Zhika Arsiq dhe kështu me radhë. Unë kam punuar me ekipin, me ekipin e mirë me drejtorin e “Radio 038” në Graçanicë, Srgjan Periqin e kam pasur ekipin e mirë të moderatorëve dhe kështu me radhë, dhe kështu me radhë.

Ajo jeta kulturore në Graçanicë dhe në përgjithësi unë si mësues me të vërtetë jam i kënaqur dhe prej meje kanë dalur mjaft, mjaft kësi… po them, reportazhet janë shkruar, janë shkruar mjaft tekste në të gjitha vendet dhe ja për shembull tani nuk e di kur kam dhënë një intervistë lidhur me shkollimin në radio “Antenat” në Llapllasellë, këta janë për shembull nxënësit e shkollës [ia tregon fotografitë intervistuesës] prej të cilëve ndahem këtë vit. Shpresoj që do të has në mirëkuptim nga ana e ministrisë që të më lëjë 31 ditë domethënë deri te pensionimi që ta përfundoj gjeneratën, sepse është klasa e katërt. Përndryshe, shkruaj për fletushkën arsimore, {tregon një dokument} shoqata kulturore-artistike “Janiqije Popoviq”, teatri i fëmijëve “Džin kao mlin” [Gjigandi sa mulliri] shkruaj për fletushkën arsimore, është një revistë që e marrin mësuesit, arsimtarët, profesorët vetëm ata që punojnë në shkollë. Dhe unë jam njëri prej tekst-shkruesve, ja Lubomir Maksimoviq. Çfarë t’ju them tjetër?

Anita Susuri: Unë desha t’ju pyes pak më shumë për…

Lubomir Maksimoviq: Edhe pak, i kam dërguar nxënësit në 2014-tën, 30 nxënës [ia tregon fotografinë intervistuesës] prej tre komunave, me drejtorin e zyres Marko Gjuriqin, në një prej manifestimeve që tani këtë vit, do të bëhet një muaj jo i plotë, quhet “Veza më e madhe e Pashkëve” që mbahet në kohë, në kohën e Pashkëve, këtu para Shtëpisë së Kulturës {tregon me dorë djathtas}. Falë Shtëpisë së Kulturës, falë Komunës së Graçanicës e cila financiarisht ndihmon dhe ku cakërrohen vezët në dy kategori edhe deri në 15 vjet edhe mbi 15 vjet. Vitin e kaluar deri në 15 vjet i kam pasur 85 pjesëmarrës e më të rinj, kësi gjenerata më të vjetra kanë qenë 13 prej tyre. Fituesi e fiton ikonën që është e nënshkruar prej ipeshkvit Teodosije dhe kjo tani më, këtë vit do të bëhet e gjashta, herën e gjashtë do të mbahet.

E organizoj “Svetosavski bal” [Balloja e Shën Savës] për punëtorët e arsimit. Këtë vit është dashur të jetë viti i pestë, por t’ju them të drejtën, nuk kam hasur në mirëkuptim nga ana punëtorëve të arsimit dhe nuk është mbajtur, dhe kështu që është anuluar. Çka është në pyetje nuk e di. Janari është muaji më i gjatë, dhe ka shumë festa fetare, por kësi, të ardhurat personale janë fantastike. Kështu që, nuk po flas, vetëm ndjej keqardhje, sepse do të ishte i pesti me radhë, pra është ai “Svetosavski bal” ku zgjedhet vajza me fustanin më të bukur, qifti më i bukur i vallëzimit, këngëtari popullor më i mirë dhe para dy viteve e kam futur shpërblimin për mysafirin më të lumtur. Fustani më i bukur, duhet të jetë… nuk është me rëndësi çfarë dizajni, kryetari e jep bashkë me ikonën, dhe këngëtari popullor, kush këndon më së miri, mblidhemi. Vitin e parë kanë qenë 150, 110, 150 dhe para dy viteve kanë qenë 130. Kështu që, këtë vit nuk u mbajt, nuk kam hasur në mirëkuptim prej punëtorëve arsimor edhe pse bisedën e kam bërë dhe kanë qenë drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme në mbledhje dhe kështu.

Anita Susuri: Desha të kthehem pak te disa ngjarje historike, për shembull gjatë demonstratave të atyre viteve të ‘80-ta, ku keni qenë ju atëherë, si e keni përjetuar këtë?

Lubomir Maksimoviq: Gjatë demonstratave ‘81 kam qenë në Drenovc, në Pejë kam banuar, kur kanë filluar demonstratat unë kam qenë në kinema, në kinema në Pejë, kemi shikuar film me një mik timin të mirë, duhet ta përmend ai është nga fshati Gllaviçiq tani është në pension, Dushko Mikiq. Çfarë t’ju them, ato vitet e ‘81 unë i kam pasur 26 vjet në Pejë ka qenë ashtu disi, jo me trazira por pak ashtu lëkundje në krahasim me Prishtinën. Por, nuk e di çfarë t’ju them, politika është gjë e fuqishme, ne duhet të respektohemi ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve. Duhet t’ju them, kërkoj falje por këtë e ka sjell politika që dy popuj që jetojnë bashkë që nga koha e stërlashtë, mund t’ju them edhe pse nuk jam historian, por kjo nuk ka guxuar të ndodh.

Janë shkatërruar fillimisht dhe në fillim si një krahinë si një institucion që ka sjellë të keq, sidomos lufta e vitit ‘99. Shikoni ju mund të merreni me politikë por nganjëherë duhet të bëheni edhe mik i sinqertë. Unë nuk mund të kuptoj që kam shkuar në shkollë ku kanë qenë njëmbëdhjetë klasë shqiptare, në shkollën e mësimdhënies kemi qenë gjashtë, shtatë, pesë varet kështu, kështu që në atë domen ka qenë edhe politika, hajt edhe urrejtje por ashtu të vjen deri te tragjedia, kjo nuk ka guxuar të ndodhë. Unë nuk kam njohur shumë politikanë, i kam njohur, ja kam pasur rast të rri me Isa Mustafën atëherë kam qenë në kuvendin e qytetit sepse kryetar i komunës ka qenë Zhika Mitroviq dhe jemi njohur dhe unë nuk mund ta kuptoj që dikush… të vjen deri te një tragjedi e tillë sa që kanë pësuar, që popullsia ka pësuar, familjet.

Kanë humbur njerëzit, gjithçka është humbur, ka rënë ekonomia, ndërmarrjet dhe kështu me radhë. Nuk do të doja rreth kësaj sepse e dini nëse jap intervistë nuk kam qenë politikan aktiv, por mund t’ju them që njerëzit në Prishtinë kanë jetuar më mirë, shqiptarët apo serbët apo kombësitë tjera, kanë jetuar më mirë se në Çikago, këtë mund t’ju them nga perspektiva sepse njëmbëdhjetë vjet kam punuar në Prishtinë. Njerëzit as nuk kanë menduar të shpërngulen, as të shkojnë në diasporë dhe kështu. Kanë punuar fabrikat, kanë punuar… E dini kësi, politika është gjë e pakëndshme, por e tmerrshme, e tmerrshme, nuk dua të, tani unë ta mbroj popullin tim, popullin serb, nuk dua ta akuzoj popullin shqiptar kjo nuk më përket mua, ekzistojnë të dhënat historike. Por ju them që kemi pasur miq shqiptarë, i kemi pasur fqinjtë që kanë jetuar nëpër vende, fshatra ku kanë qenë shumica shqiptarë në fshatra. Të paktën aq, aq deri ‘99-tën ka qenë ajo, ajo miqësi por jo në kuptimin njëqind për qind por të paktën kemi qenë më të afërt, e pranueshme sepse e dini duhet të jemi të qartë, që unë kam qëndruar dy, tri vitet e fundit, kam qenë me Azem Vllasin.

Kështu që, kolegu im mësues i cili tani punon me mua në shkollë, ai njëmbëdhjetë vite ka dhënë serbisht, shqiptarëve në Koliq, të Keqekollës. Ka pasur ftesë të bëhet përkthyes te Azem Vllasi. Azem Vllasi është njëri prej funksionerëve të lartë në ish Republikën Federative Socialiste të Jugosllavisë, domethënë njeri i dytë si president i rinisë pas Titos. Por ka mundur… më tutje rreth kësaj nuk do të doja sepse kam qenë para tre viteve në festën e “RTK 2” dhe më ka ftuar drejtori i “RTK”, dhe drejtori i “RTK” kam qenë me Azem Vllasin a e dini. Ka politikanë që mund t’i akuzojmë, ka politikanë që mund t’i lavdërojmë dhe kështu me radhë. Por kjo nuk ka guxuar të ndodhë. Kushdo të ketë të drejtë dhe kështu, nuk do të doja më shumë rreth kësaj, por kësi, megjithatë… njerëzit kanë jetuar, njerëzit kanë jetuar shumë mirë, shumë mirë.

Mund të paramendoni diçka, do t’ju tregoj diçka por me numra nuk do t’ju… si shef i kabinetit prej 300 e diçka punëtorëve 200 kanë qenë shqiptarë e 110 kanë qenë serb apo pak më shumë 150, 180 ku kam punuar unë në kuvendin e qytetit. Për shembull, arkatari ka qenë nga Gjilani, Shefik Rudaku, ka udhëtuar çdo ditë Gjilan-Prishtinë. Shefi i byfesë, Tahir Borovci, ka qenë shef i byfesë me dorëza të bardha {prekë dorën e vet}. Ai kur paraqitej te kryetari kur shërbente, unë e njoftoja, ai i sillte {mban duart lart sikur bart diçka} mysafirëve, kryetarit, bardhë {prek dorën e vet}. Inspektori, shërbimi i inspektorëve, e kanë pasur, e kam pasur Zylfe Ukellin në timen… pastaj, kur kam kaluar nga shefi i kabinetit, kur u ndërru kryetari, pastaj kam, pastaj kryetari tjetër, ai e ka zgjedhur kabinetin e tij. Përndryshe, e drejta e tij ligjore e kryetarit është ta zgjedh kabientin e tij, kjo është, nuk guxon askush t’i thotë kë do ta merr, për vozitës, për shef të kabinetit dhe kështu me radhë.

Por, edhe këtë po ua them… pak më herët kam thënë që unë nuk kam pasur përvojë, kalon prej librarisë pastaj kalon në shef të kabinetit, por prandaj e kam fituar kushtin në {numëron në gishta} Kuvendin e qytetit të Beogradit, Kuvendin e qytetit të Novi Sadit, Kuvendin e qytetit të Kragujevcit, Kuvendin e qytetit të Nishit, nga pesë ditë kam qenë atje, por është tjetër çështje. Atje të gjithë flisnin anglisht, të gjithë njejtë të veshur, njëri shef i kabinetit dhe kështu. E kam pasur e kam përmendur Zylfe Ukellin e cila ka punuar, pastaj kur kam kaluar në zyren e gjendjes civile, kam qenë shef i zyres për gjendjen civile, ndërsa bashkëshorti i ka punuar në Komitetit Krahinor. Unë i kam pasur raportet aq të shkëlqyeshe me personelin e atyre pozitave zyrtare, aq punë të shkëlqyer me shqiptarët. Nuk e kam ndjerë ndonjë urrejtje.

Por nuk mund ta kuptoj, sepse nuk ka guxuar të ndodh, sepse megjithatë një popull dhe një kombësi është dashur ta ruajmë që të mund të jetojmë. Kështu tani të gjithë jemi të shpërngulur, tani ka edhe prej njërës edhe prej tjetrës [kombësi], prej Suboticës e deri te Zelanda e Re dhe kështu me radhë. Unë për shembull drejtorit, drejtorit gjeneral të “Radio Prishtinës” Agim Zatriqit1 i cili është tani në Beograd, kësi… kur ka punuar “Radio Prishtina” ka pasur gjithçka, gjithçka. Por më shumë nuk dua, lidhur me atë situatën politike sepse me të vërtetë, jo që po nguroj të them, por nuk mund ta kuptoj. Unë të vi nga Prishtina në Graçanicë të punoj kur i kam parë trazirat politike në kuvendin e qytetit, unë e kam parë dhe kam kaluar në shkollë. Por po ju them kemi punuar dhe ka edhe sot njerëz shqiptarë që marrin pagë dhe i mbanë institucioni dhe kështu me radhë por kjo nuk ka guxuar të ndodh! Ja kështu.

Anita Susuri: Desha t’ju pyes për traditën tuaj festën, cilën festë e festoni ju dhe çfarë organizimi keni?

Lubomir Maksimoviq: Unë i festoj Shën Martirët2, ajo festohet dy herë në vit, 14 korrik dhe 14 nëntor. Në ditët që bie me siguri është e njohur edhe për juve si Bajrami, Ramazani dhe kështu më tutje, unë i njoh këto falë Zotit, kur qëllon e premte, e mërkurë është agjërimi, qoftë mbrëmje apo ditë rreptësisht vetëm peshk hahet, qoftë e mërkurë, e premte dhe kështu me radhë. Kanë qenë, Shën Martirët, ata janë mjeku Kozman dhe Damjan që e kanë shëruar popullin pa pagesë. Sipas tregimit të gjyshit menjëherë po ju them është pak problematike, siç më ka treguar gjyshi, babai i babit Bogolubi, ata kanë shkuar prej fshatit në fshat dhe kanë shëruar njerëz, njerëzit pa pagesë.

Do t’ua tregoj historinë, ku qëndron poenta, nëse… sipas asaj që ka thënë gjyshi mos dhashtë Zoti atë ditë në atë festën time, nuk do të thotë sepse ato janë besime popullore ashtu që nëse sëmuresh atë ditë shpëtim nuk ke. A i ka ndodhur kjo dikujt nuk kam dëgjuar. Përndryshe është momenti më ceremonial sikur te ju Ramazani dhe Bajrami, përgaditen degustime, gjellëra të ndryshme, familjet janë të lumtura, vijnë mysafirtë, pastaj ulen mysafirtë falë Zotit tani pihen pije sipas dëshirës, ka meny, çka dëshiron po ashtu në tavolinë aranzhohet gjithçka e gjithë familja është e kyçur. Dhe në orët e mbrëmjes nëse është për shembull 13 korrik apo 13 nëntor, por do t’ju tregoj që tre vëllezërit në marrëveshje me babain tim e kemi marrë përsipër ta festojmë atë festën para 25 viteve.

Babai e ka festuar qëmoti prej gjyshit dhe stërgjyshit të tij, vetëm se nganjëherë ka qenë, kanë qenë aty… ka pasur varfëri, ka qarkulluar një shishe e rakisë, ka pasur falë Zotit raki të butë, e ashtuquajtura šoma dhe speci i cili ka qenë diçka… speca të gjallë, ka pasur domate, speca dhe mishi i derrit zakonisht është shfrytëzuar vetëm për kohë të Krishtlindjeve dhe për festa. Natën në mbrëmjen e festës kur vijnë {e shikon orën e dorës} shihet që më nuk do të vijnë mysafirtë, në ora nëntë bekohet sofra. Çka është ajo, aty e zonja e shtëpisë e përgaditë pogaçen me kryq, grurin në një enë, ndizet qiriu, vera dhe mysafirtë ngriten dhe lexohet lutja për festën. Në emër të Kozmanit dhe Damjanit, atyre të shenjtëve martirë dhe festa shkon më tutje përfundon ajo, e provon secili kryqëzohen, e provon secili me lugë apo me dorë grurin, e cila është e lagur {sikur po lag diçka me shishe}, e lagur me verë. Ndizet qiriu dhe kështu me radhë.

Ulen, fillon kënga, kryqëzimi, tani gjithçka është bashkëkohore, vjen deri te kryqëzimi dhe dollia dhe duhet të pihet ajo gotë deri, deri në fund, gjë që nuk është e mirë. Kur vjen koha, vjen koha e darkës, vjen, zonja e shtëpisë e bën dhe e gatuan pogaçen, pogaçen e bardhë dhe ajo pogaçe vendoset para, në krye [të vendit] kush ulet në krye, sikur këtu {tregon me dorë majtas} ku ulet për shembull drejtori, aty vendoset para mysafirëve. Zakonisht është mysafiri që është fqinji i parë i shtëpisë ku festohet festa, nëse nuk vjen fqinji i afërt atëherë mysafiri i parë që është më i moshuari i cili ulet në krye. Çohen, thehet pogaçja, thehet tri herë, dhe thehet pastaj puthet tri herë, bashkohet pogaçja pastaj ndahet, njëherë një pjesë e bukës, pogaçes i’a vendos vetes {sikur vendos diçka para vetes}.

Ulen pastaj zonja e shtëpisë, më të bijat dhe mysafirëve ju sjell darkën, a është sarmë apo speca të mbushur varet a është agjërim, a është peshku, sharani apo pastërma dhe kështu me radhë, këto gjëra janë. Të nesërmen zgjohet i zoti i shtëpisë e merr pogaçen vjen në kishë dhe prifti si fytyrë fetare i pret, ai saktësisht e di në Graçanicë në çdo vend kush e feston festën, festa më e madhe është Mitrovdani i Shën Dimitrit, festohet më 8 nëntor, e më e madhja, më e madhja në gjithë Serbinë, ku gjysma e popullsisë shkojnë për festë, gjysma vjen ajo është Shën Nikolla më 19 maj dhe 21 dhjetor. Të nesërmen domethënë po vazhdoj, shkon i zoti i shtëpisë me pogaçe, me grurë me verë dhe në kishë individi fetar i pret familjet që e festojnë festën e lexon lutjen dhe pastaj e merr pogaçen dhe e pren {sikur pren me dorë} në stil të kryqit {me dorë e bën kryqin në pëllëmbën e tij} dhe afrohet ky që feston dhe prifti puthen tre herë, e përfundojnë dhe kështu me radhë kjo. Vijnë në shtëpi dhe vazhdojnë me të gjitha festimet e asaj ngjarjes fetare.

Anita Susuri: Zotëri Maksimoviq nëse keni edhe diçka për fund, nëse keni harruar diçka?

Lubomir Maksimoviq: Mos kam harruar ndonjë gjë po. Më duhet t’ju lavdëroj, të falemnderit shumë [i drejtohet intervistuesës], dhe bashkëpunëtorës tënde {tregon me dorë kah kamera}.

Anita Susuri: Faleminderit edhe juve!

Lubomir Maksimoviq: Jam i befasuar, Zoti të bekoftë, sepse me gjithë respektin unë kurrë nuk iki prej intervistave. Familja ime pak janë skeptik e dini, kur jepi intervistë. Përndryshe mund të lavdërohem unë nuk i kam numëruar por ekipi i “RTK 2” ka numëruar që kam qenë diku 90 herë në atë televizion (qeshë), kësi, jam paraqitur, por të tërat janë biseda për arsimim si dhe për të gjitha këto ngjarjet që i kam përcjellur, për mua nuk është bezdi po ju them. Kur ndodhë gjith… gjithçka që ndodh në këtë Shtëpi të Kulturës, kjo është njëra prej ndërtesave, sidomos me ardhjen e drejtorit të ri është bërë qendër për shumë fshatra… në Serbi nuk ka të tillë, nuk ka ngjarje të tilla si në Graçanicë. Këtu çdo ditë ndodhë diçka dhe kjo është, unë vi nëse nuk jam i lirë përndryshe vi dhe e përcjelli ngjarjen.

Pesë vitet e fundit nuk jam i kyçur në asnjë manifestim por nuk është problem, unë jam i kënaqur dhe kështu edhe do të vazhdojmë sepse dua të jem i informuar për ngjarjet kulturore dhe të dëgjoj përndryshe. E juve faleminderit, ty [i drejtohet intervistuesës] në fakt juve dhe bashkëpunëtorës tuaj i dëshiroj fat, vazhdo kështu bëhu objektive, mos të fus tani në atë sistem sepse nuk kam të drejtë, bëhu objektive, bëhu guximtare, merru me punën që do ta duash pa kurrfarë deklarime, që dikujt mos dhashtë Zoti kësi. Por prapë po kthehem te një anekdotë e gjyshit, mund ta shkruash por edhe jo, ai thotë, “Kur flet le të të hahet”, sikur kur han drekë, domethënë mendo dhe pastaj, domethënë kur flet le të të hahet.

Anita Susuri: Që të jetë e këndshme ajo.

Lubomir Maksimoviq: Që të jetë e këndshme. Por nuk është lehtë të jesh gazetar, do të mbetesh i njohur për diçka, çdo tekst i joti regjistrohet, dikush të përcjellë por nuk do, ti më së miri e di por unë po të isha… unë sa i përket asaj çështje që ti më kë thirrur dhe unë nuk jam i tillë që ta refuzoj gazetarin të mos jepi intervistë e përndryshe mund të them që gazetarët janë pak jo të përshtatshëm për vendosje të pyetjeve dhe presin një kundërpërgjigje por kur bën diçka, bëje me vullnet ta kesh të jetë shpirtërore, të shkosh në shtëpi, kur shtrihesh në krevatin tënd flen dhe e ke kokën e qetë, nuk ndodhë që të të thërras, “Çfarë ke shkruar dhe çka ke thënë”, sepse nëse has në kritikë nëse, nëse është kritikë pozitive tamam puna, por njerëzit janë të këqinj dhe duhet të bësh kujdes. Ja kështu dhe shumë falemnderit.

Anita Susuri: Faleminderit!


1 Agim Zatriqi mbajti pozitën e drejtorit të përgjithshëm në Radiotelevizionit të Kosovës (RTK), nga viti 2021-2009. Në vitin 2016, në moshën 66 vjeçare, ai ndërroi jetë.

2 Shenjtorët Martirë, Kozma e Damiani lindën në Egjea, studiuan mjekësi në Siri e u martirizuan në Çiro nën perandorin Dioklecian. Gjithë jetën ia kushtuan mjekimit të të sëmurëve, pa kërkuar asnjë shpërblim.

Download PDF