{"id":11048,"date":"2017-09-19T12:16:03","date_gmt":"2017-09-19T12:16:03","guid":{"rendered":"http:\/\/oralhistorykosovo.org\/the-story-of-post-pessimists-1993-2007-seen-from-my-perspective\/"},"modified":"2018-03-12T20:14:03","modified_gmt":"2018-03-12T20:14:03","slug":"the-story-of-post-pessimists-1993-2007-seen-from-my-perspective","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/oralhistorykosovo.org\/sq\/the-story-of-post-pessimists-1993-2007-seen-from-my-perspective\/","title":{"rendered":"Tregimi p\u00ebr Postpesimist\u00ebt (1993-2007) par\u00eb nga perspektiva ime"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"font-weight: 400;\">Meqen\u00ebse kisha organizuar nj\u00eb seanc\u00eb f\u00ebmij\u00ebsh n\u00eb Bergen, Norvegji n\u00eb vitin 1990, dhe kisha ndihmuar n\u00eb organizimin e nj\u00eb s\u00e9ance nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb rinj n\u00eb Rio de Janeiro, Brazil, n\u00eb vitin 1992, m\u00eb ftuan t\u00eb mar pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb mbledhje rinore t\u00eb lidhur me Konferenc\u00ebn e Kombeve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut n\u00eb Vjen\u00eb n\u00eb vitin 1993. Nj\u00eb grup t\u00eb rriturish nga Gjermania, Mbert\u00ebria e Bashkuar dhe Austria organizuan nj\u00eb takim p\u00ebrgatitor n\u00eb M\u00fcrzsteg t\u00eb Austris\u00eb, n\u00eb t\u00eb cilin mor\u00ebn pjes\u00eb shum\u00eb t\u00eb rinj nga shtete t\u00eb ndryshme. S\u00eb bashku, pjes\u00ebmarr\u00ebsit krijuan nj\u00eb shfaqje dhe nj\u00eb k\u00ebnge si dhe dekoruan nj\u00eb pem\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb me t\u00eb gjitha t\u00eb drejtat e njeriut p\u00ebr t\u00eb cilat ata d\u00ebshironin t\u00eb t\u00ebrhiqnin v\u00ebmendjen. Rr\u00ebnj\u00ebt simbolizonin t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr jet\u00eb, liri dhe siguri, liri t\u00eb shprehjes dhe edukim. Deg\u00ebt paraqitnin disa nga problemet: parat\u00eb e shpenzuara n\u00eb arm\u00eb, papun\u00ebsin\u00eb, pun\u00ebn e f\u00ebmij\u00ebve dhe shkollat e varf\u00ebra. Frutat e varur n\u00eb deg\u00eb, premtimet t\u00eb cilat u k\u00ebrkohej politikan\u00ebve t\u2019i mbanin: t\u2019I thonin jo f\u00ebmij\u00ebve ushtar\u00eb; pun\u00ebs s\u00eb f\u00ebmij\u00ebve; t\u00eb na siguronin mbojtje nga dhuna dhe t\u00eb d\u00ebgjonin at\u00eb q\u00eb kishim p\u00ebr \u00eb th\u00ebn\u00eb\u2026Kjo pem\u00eb e madhe u transportua n\u00eb Vjen\u00eb dhe u vendos n\u00eb Hollin e Konferenc\u00ebs (mos m\u00eb pyesni si ia kemi dal\u00eb, por ia kemi dal\u00eb.)<\/span><span style=\"font-weight: 400;\"><br \/>\n<\/span><span style=\"font-weight: 400;\"><br \/>\n<\/span><span style=\"font-weight: 400;\">Nj\u00eb grup t\u00eb rinjsh nga ish-Jugosllavia u takuan n\u00eb Austri p\u00ebrgjat\u00eb takimit p\u00ebrgatitor. Kujtoni se kjo kishte ndodhur n\u00eb vitin 1993, lufta po kanosej dhe papritmas t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta t\u00eb rinj t\u00eb cil\u00ebt kishin jetuar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin shtet, Jugosllavin\u00eb, e kishin gjetur veten n\u00eb luft\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin. P\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebsaj jave n\u00eb M\u00fcrzsteg, t\u00eb rinjt\u00eb nga ish-Jugosllavia njoftuan nj\u00ebri-tjetrin. Ata diskutuan, u grind\u00ebn, vall\u00ebzuan, k\u00ebnduan\u2026dhe u pajtuan se me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb duhet t\u00eb takoheshin p\u00ebrs\u00ebri.<\/span><span style=\"font-weight: 400;\"><br \/>\n<\/span><span style=\"font-weight: 400;\"><br \/>\n<\/span><span style=\"font-weight: 400;\">N\u00eb vitin 1993, m&#8217;u k\u00ebrkua nga Komiteti Olimpik q\u00eb po p\u00ebrgatitej p\u00ebr Loj\u00ebrat Olimpike n\u00eb Lillehammer t\u00eb Norvegjis\u00eb n\u00eb vitin 1994, n\u00ebse do t\u00eb kisha vullnet t\u00eb organizoja nj\u00eb Festival Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Paqes p\u00ebr t\u00eb rinj si pjes\u00eb e program kulturor. Festivali do t\u00eb ndodhte n\u00eb vjesht\u00ebn e vitit 1993. Natyrisht q\u00eb pranova dhe s\u00eb bashku me Helle Berggra\u00eb Hanssen, ne ftuam nj\u00eb djal\u00eb nga Kosova, nj\u00eb nga Serbia dhe nj\u00eb vajz\u00eb nga Kroacia, s\u00eb bashku me 45 t\u00eb rinj nga e gjith\u00eb bota.<\/span><span style=\"font-weight: 400;\"><br \/>\n<\/span><span style=\"font-weight: 400;\"><br \/>\n<\/span><span style=\"font-weight: 400;\">K\u00ebta t\u00eb rinj punuan shum\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb dy jav\u00ebve, ata krijuan nj\u00eb shfaqje t\u00eb kukullave, nj\u00eb pem\u00eb artificiale gjethet e s\u00eb cil\u00ebs p\u00ebrfaq\u00ebssonin nevojat e f\u00ebmij\u00ebve, k\u00ebng\u00eb dhe ske\u00e7e, dhe edhe nj\u00eb seanc\u00eb shum\u00eb serioze ku audienca u p\u00ebrball me t\u00eb gjitha problemet me t\u00eb cilat t\u00eb rinjt n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn ballafaqoheshin. Si\u00e7 thoshte nj\u00ebra nga vajzat, \u201cJu e dini si vuajn\u00eb f\u00ebmij\u00ebt, pse nuk b\u00ebni di\u00e7ka?\u201d<\/span><span style=\"font-weight: 400;\"><br \/>\n<\/span><span style=\"font-weight: 400;\"><br \/>\n<\/span><span style=\"font-weight: 400;\">Petrit Selimi, \u00a0i cili ishte nj\u00eb nga pjes\u00ebmarr\u00ebsit m\u00eb t\u00eb rinj, na k\u00ebrkoi ne organizator\u00ebve, n\u00ebse do t\u00eb ishte e mundur t\u00eb organizohej nj\u00eb takim tjet\u00ebr vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb nga Jugosllavia. Si\u00e7 thoshte ai, \u201cNe duhet t\u00eb flasim, t\u00eb diskutojm\u00eb, t\u00eb njohim nj\u00ebri-tjetrin, mbase do t\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhemi miq p\u00ebrkund\u00ebr situat\u00ebs.\u201d Neve na p\u00eblqeu ideja. Petriti nga Kosova, Ivan nga Serbia dhe Danijela nga Kroacia u ul\u00ebn s\u00eb bashku dhe shkruajt\u00ebn nj\u00eb draft t\u00eb nj\u00eb aplikacioni p\u00ebr financim nga Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme e Norvegjis\u00eb. Ministria u pajtua t\u00eb financoj\u00eb nj\u00eb takim ku do t\u00eb mund t\u00eb diskutonim rreth asaj q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebnim dhe si t\u00eb vazhdonim.. <\/span><span style=\"font-weight: 400;\"><br \/>\n<\/span><span style=\"font-weight: 400;\"><br \/>\n<\/span><span style=\"font-weight: 400;\">Duke iu falenderuar Werner Greis nga Loj\u00ebrat e Bashkuara t\u00eb Kombeve, pak muaj m\u00eb von\u00eb nj\u00eb takim i ri ndodhi n\u00eb M\u00fcrzsteg, Austri. Rreth 20 t\u00eb rinj nga Kroacia, Serbia, Kosova dhe Bosnja mor\u00ebn pjes\u00eb. Ishte p\u00ebrvoj\u00eb e mrekullueshme. Ishte e qart\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne se ata t\u00eb rinj\u00eb kishin nevoj\u00eb t\u00eb takoheshin n\u00eb baza t\u00eb rregulta. Problemi natyrisht ishte financimi, sit \u00eb organizoheshin takimet dhe kur.. Werner Greis dhe un\u00eb u pajtuam se d\u00ebshironim t\u2019i mb\u00ebshtesnim. Vendos\u00ebm t\u2019i tejkalojm\u00eb t\u00eb gjitha v\u00ebshitr\u00ebsit\u00eb, dhe thjesht ta b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. P\u00ebrs\u00ebri un\u00eb ia dola t\u00eb bind Ministrin\u00eb e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme t\u00eb na dhuroj\u00eb para, dhe vendos\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb takim tjet\u00ebr n\u00eb dhjetor t\u00eb pot \u00eb nj\u00ebjtit vit, 1994. K\u00ebt\u00eb her\u00eb, pjes\u00ebmarr\u00ebsit dushironin t\u00eb sillnin disa ndihm\u00ebs me vete, ata vendos\u00ebn t\u2019iu k\u00ebrkojn\u00eb tre psikolog\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt ishin ekspert\u00eb n\u00eb komunikimin paq\u00ebsor\u00eb q\u00eb t\u2019iu bashkangjiteshin. K\u00ebta t\u00eb tre prezantuan gjuh\u00ebn e Gjiraf\u00ebs e cila u b\u00eb nj\u00ebra nga shenjat dalluese t\u00eb Postpesimist\u00ebve t\u00eb hersh\u00ebm. Rreth 20-26 njer\u00ebz t\u00eb rinj nga kat\u00ebr shtetet e reja, Kroacia, Serbia, Bosnja dhe Kosova, u ftuan t\u00eb marrin pjes\u00eb. <\/span><span style=\"font-weight: 400;\"><br \/>\n<\/span><span style=\"font-weight: 400;\"><br \/>\n<\/span><span style=\"font-weight: 400;\">Ky takim ishte me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb baza e asaj q\u00eb dikur do t\u00eb b\u00ebhej l\u00ebvizja e Postpesimist\u00ebve. Nj\u00eb l\u00ebvizje e vog\u00ebl n\u00eb numra, por e cila jam e sigurt\u00eb se kishte ndikim shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm tek ata q\u00eb ishin pjes\u00eb e saj.<\/span><span style=\"font-weight: 400;\"><br \/>\n<\/span><span style=\"font-weight: 400;\"><br \/>\n<\/span><span style=\"font-weight: 400;\">N\u00eb fund t\u00eb takimit t\u00eb par\u00eb, ata vendos\u00ebn p\u00ebr emrin \u201cPostpesimist\u00ebt\u201d. Si\u00e7 thoshin ata, \u201cNe ende nuk jemi optimist\u00eb, por nuk jemi as pesimist\u00eb m\u00eb\u201d. U pajtuan q\u00eb ky takim do t\u00eb ishte i pari nga nj\u00eb seri takimesh. D\u00ebshironim t\u00eb kishim nj\u00eb mbledhje tjet\u00ebr brenda pak muajsh. K\u00ebshtuq\u00eb na u desh t\u00eb aplikonim n\u00eb Ministrin\u00eb e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme p\u00ebs\u00ebri, ata u pajtuan t\u00eb financonin edhe nj\u00eb takim. Helle Berggrav Hanssen dhe un\u00eb ishim kolege, ne punonim n\u00eb organizat\u00ebn joqeveritare Norwegian People&#8217;s Aid \u00a0[Ndihma e Popullit Norvegjez] e cila mb\u00ebshteti projektin. S\u00eb bashku ne organizuam dy takime verore n\u00eb Hove, n\u00eb bregdetin jugor t\u00eb Norvegjis\u00eb.<\/span><span style=\"font-weight: 400;\"><br \/>\n<\/span><span style=\"font-weight: 400;\"><br \/>\n<\/span><span style=\"font-weight: 400;\">N\u00eb mars t\u00eb vitit 1995, ne na ftuan n\u00eb nj\u00eb takim tjet\u00ebr t\u00eb paqes n\u00eb Narvik t\u00eb Norvegjis\u00eb, ku 20 Postpesimist\u00eb morr\u00ebn pjes\u00eb s\u00eb bashku. Ish nd\u00ebrmjet\u00ebsuesi i paqes, Kai Eide, ishte fol\u00ebsi kryesor. P\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebtyre dit\u00ebve, ai u b\u00eb mik i Postpesimist\u00ebve, dhe mb\u00ebshtet\u00ebs i fuqish\u00ebm, mb\u00ebshtetje kjo q\u00eb u b\u00eb shum\u00eb e dobishme disa vite m\u00eb von\u00eb.<\/span><span style=\"font-weight: 400;\"><br \/>\n<\/span><span style=\"font-weight: 400;\"><br \/>\n<\/span><span style=\"font-weight: 400;\">N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vit, mua dhe Helles na u k\u00ebrkua nga UNICEF-i t\u00eb organizonim nj\u00eb takim rinor n\u00eb Ne\u00eb York, p\u00ebr t\u00eb festuar 50 vjetorin e Kombeve t\u00eb Bashkuara. Kjo natyrisht ishte nj\u00eb ftes\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ne nuk mund ta refuzonim, por shum\u00eb pak dinim rreth asaj se sa e v\u00ebshtir\u00eb do t\u00eb ishte t\u00eb punonim me UNICEF-in the t\u00eb ishim p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr 36 t\u00eb rinj n\u00eb Moll\u00ebn e Madhe [New York]. Nuk do t\u2019ia kishim dal\u00eb pa Werner Greis nga Austria dhe Miklos Banhidi nga Hungaria! Postpesimist\u00ebt morr\u00ebn pjes\u00eb s\u00eb bashku me t\u00eb rinj nga e gjith\u00eb bota. Edhe nj\u00ebher\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsit punuan fort p\u00ebr t\u2019ua prezantuar Kombeve t\u00eb Bashkuara t\u00eb gjitha shqet\u00ebsimet e tyre. Ishte nj\u00eb performanc\u00eb e mrekullueshme. Ata vall\u00ebzuan dhe k\u00ebnduan, dhan\u00eb fjalime shum\u00eb serioze rreth v\u00ebshtir\u00ebsive t\u00eb shum\u00eb f\u00ebmij\u00ebve. Problemi i vet\u00ebm ishte se Kombet e Bashkuara nuk iu kushtuan edhe aq v\u00ebmendje\u2026<\/span><span style=\"font-weight: 400;\"><br \/>\n<\/span><span style=\"font-weight: 400;\"><br \/>\n<\/span><span style=\"font-weight: 400;\">Projekti i Postpesimist\u00ebve u rrit dhe prosperoi p\u00ebrgjat\u00eb viteve q\u00eb pasuan. \u00c7do her\u00eb e m\u00eb shum\u00eb Postpesimist\u00eb mor\u00ebn p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb planifikojn\u00eb dhe realizojn\u00eb aktivitetet. Dado Pudar, nj\u00eb aktor boshnjak q\u00eb jetonte n\u00eb Norvegji, u b\u00eb kontribues i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Ai iu ndihmonte t\u00eb shkruanin dhe dizajnonin shfaqje t\u00eb ndryshme, t\u00eb cilat ata i luanin n\u00eb fund t\u00eb secilit takim. Momenti m\u00eb dramatic ishte kur u vendos t\u00eb takoheshim n\u00eb Hungari, n\u00eb liqenin Balaton. Gjysma e grupit vendos\u00ebn t\u00eb punojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb shfaqje me Dadon, dhe ne d\u00ebshironim ta d\u00ebrgonim shfaqjen n\u00eb nj\u00eb tur n\u00eb Zagreb, Tuzla dhe Beograd. Kjo ka ndodhur n\u00eb vitin 1997! Nj\u00ebzet\u00eb t\u00eb rinj nga Kroacia, Serbia, Kosova, Bosnja dhe Sllovenia ishin aktor\u00eb. Kishim shum\u00eb telashe me nxjerrjen e vizave, por pak m\u00eb von\u00eb se q\u00eb kishim planifikuar, ne u nis\u00ebm me nj\u00eb autobus t\u00eb marr\u00eb me qira. <\/span><span style=\"font-weight: 400;\"><br \/>\n<\/span><span style=\"font-weight: 400;\"><br \/>\n<\/span><span style=\"font-weight: 400;\">Shfaqja u performua n\u00eb \u00a0Zagreb dhe Tuzla dhe t\u00eb gjith\u00eb ishim t\u00eb lumtur si me audienc\u00ebn ashtu edhe me vet\u00eb shfaqjen. Por n\u00eb Tuzla, ne has\u00ebm n\u00eb nj\u00eb telashe. Policia boshnjake m\u00eb than\u00eb q\u00eb nuk do t\u00eb kishim mund\u00ebsi t\u00eb largoheshim nga Tuzla dit\u00ebn tjet\u00ebr, si\u00e7 kishim planifikuar, p\u00ebr arsye se rrug\u00ebt do t\u00eb ishin t\u00eb bllokuara dhe ne nuk do t\u00eb lejoheshim t\u00eb kalonim. \u00c7far\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb? Kisha n\u00ebn p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb time nj\u00ebzet\u00eb t\u00eb rinj nga mbar\u00eb Ballkani, dhe ndjenjat \u201cmiq\u00ebsore\u201d n\u00eb shtete t\u00eb ndryshme nuk ishin aq t\u00eb dukshme aq shpejt pas luft\u00ebs! Pastaj, miqt\u00eb q\u00eb kisha n\u00eb pozita shum\u00eb t\u00eb larta dol\u00ebn t\u00eb ishin nj\u00eb bekim i v\u00ebrtet\u00eb. E thirra Kai Eide i cili at\u00ebbot\u00eb ishte p\u00ebrfaq\u00ebsues i Kombeve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Bosnj\u00eb. Ai d\u00ebrgoi nj\u00eb makin\u00eb t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara me nj\u00eb oficer e cila na p\u00ebrcolli sigurt\u00eb teksa kaluam kufirim dhe hym\u00eb n\u00eb Serbi. \u00c7lirimi im ishte i pap\u00ebrshkrueshem!<\/span><span style=\"font-weight: 400;\"><br \/>\n<\/span><span style=\"font-weight: 400;\"><br \/>\n<\/span><span style=\"font-weight: 400;\">M\u00eb von\u00eb ne organizuam nj\u00eb takim t\u00eb Postpesimist\u00ebvve n\u00eb Mostar, ku ishte tmerr\u00ebsisht nxeht\u00eb dhe paksa e trishtueshme, por gjith\u00e7ka shkoi mir\u00eb dhe ishte nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb interesante. Disa takime pasuan, nj\u00eb q\u00eb m\u00eb kujtohet m\u00eb s\u00eb miri \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb Postpesimist\u00ebt organizuan krejt\u00ebsisht vet\u00eb n\u00eb Slloveni. Me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb mbresl\u00ebn\u00ebse!<\/span><span style=\"font-weight: 400;\"><br \/>\n<\/span><span style=\"font-weight: 400;\"><br \/>\n<\/span><span style=\"font-weight: 400;\">N\u00eb mes takimeve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, Postpesimist\u00ebt ishin aktiv\u00eb n\u00eb vendet e tyre p\u00ebrkat\u00ebse, ata organizonin ngjarje kulturore, prodhonin revista rinore, ekspozita dhe debate. N\u00eb Kosov\u00eb ishte nj\u00eb qend\u00ebr rinore, e cila ishte menduar si pik\u00eb takimi p\u00ebr serb\u00ebt dhe shqiptar\u00ebt. Ajo funksioni p\u00ebr disa koh\u00eb, por me eskalimin e konfliktit, ajo u p\u00ebrdor kryesisht nga shqiptar\u00ebt.<\/span><span style=\"font-weight: 400;\"><br \/>\n<\/span><span style=\"font-weight: 400;\"><br \/>\n<\/span><span style=\"font-weight: 400;\">N\u00eb Serbi, Postpesimist\u00ebt organizuan nj\u00eb rrjet t\u00eb fsheht\u00eb t\u00eb quajtur L\u00ebvizja e Rezistenc\u00ebs, e cila m\u00eb von\u00eb u b\u00eb pjes\u00eb e Otpor-it, nj\u00eb l\u00ebvizje rinore e cila definitivisht ndihmoi n\u00eb rr\u00ebzimin e Milloshevi\u00e7it. <\/span><span style=\"font-weight: 400;\"><br \/>\n<\/span><span style=\"font-weight: 400;\"><br \/>\n<\/span><span style=\"font-weight: 400;\">Nj\u00eb nga pjes\u00ebt m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb l\u00ebvizjes s\u00eb Postpesimist\u00ebve ishte vet\u00eb iniciativa e t\u00eb rinjve dhe lidershipi. Ata k\u00ebrkonin ndihm\u00eb p\u00ebr fnancimin e aktiviteteve, por d\u00ebshironin ta udh\u00ebhiqnin l\u00ebizjen vet\u00eb. P\u00ebr Norwegian People&#8217;s Aid, ky ishte nj\u00eb eksperiment interesant, i cili \u00e7oi n\u00eb iniciativa dhe aktivitete t\u00eb reja. Jam e bindur se t\u00eb rinjt\u00eb t\u00eb cil\u00ebt ishin pjes\u00eb aktive, m\u00ebsuan shum\u00eb, dhe kontribuan n\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb e tyre n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb pozitive dhe kreative.<\/span><span style=\"font-weight: 400;\"><br \/>\n<\/span><span style=\"font-weight: 400;\"><br \/>\n<\/span><span style=\"font-weight: 400;\">Jam e bindur se gjith\u00eb k\u00ebto takime dhe projekte kan\u00eb kontribuar n\u00eb nj\u00eb zhvillim m\u00eb paq\u00ebsor. Disa nga Postpesimist\u00ebt aktiv\u00eb sot jan\u00eb n\u00eb pozita t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, me mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb ndikuar n\u00eb situat\u00ebn politike n\u00eb vendet e tyre. Fakti se disa nga k\u00ebta pjes\u00ebmarr\u00ebs jan\u00eb ende miq, d\u00ebshmon se t\u00eb gjitha telashet dhe parat\u00eb ia kan\u00eb vlejtur.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"font-weight: 400;\">Nj\u00eb program tjet\u00ebr rinor u zhvillua nga l\u00ebvizja Postpesimist\u00ebt. Norwegian People&#8217;s Aid organizoi disa takime nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Norvegji, SHBA, Afrik\u00eb Jugore, Zimbabve dhe Malawi ku Postpesimist\u00ebt pat\u00ebn mund\u00ebsi t\u00eb takojn\u00eb t\u00eb rinj nga pjes\u00ebt e tjera t\u00eb bot\u00ebs; Palestina, Kurdistani (Iraku), Ruanda, Afrika Jugore, Norvegjia, Malawi, Zimbabvet\u00eb\u2026Ata u k\u00ebnaq\u00ebn s\u00eb bashku dhe m\u00ebsuan shum\u00eb nga nj\u00ebri-tjetri. Ata m\u00ebsuan se njer\u00ebz t\u00eb tjer\u00eb kan\u00eb poashtu probleme jo shum\u00eb t\u00eb ndryshme nga t\u00eb tyret. Por fillimisht dhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja, ata m\u00ebsuan se njer\u00ebzit nga kulturat, shtetet, religjionet dhe ngjyrat e tjera t\u00eb l\u00ebkur\u00ebs, kan\u00eb shum\u00eb burime, inteligjenc\u00eb dhe energji, ashtu si vet\u00eb ata.<\/span><span style=\"font-weight: 400;\"><br \/>\n<\/span><span style=\"font-weight: 400;\"><br \/>\n<\/span><span style=\"font-weight: 400;\">Fillimisht, un\u00eb e konsideroj l\u00ebvizjen e Postpesimist\u00ebve si projekt paqeje. T\u00eb rinjt\u00eb t\u00eb cil\u00ebt papritmas e gjet\u00ebn veten n\u00eb luft\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin, pat\u00ebn mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb takohen, flasin, grinden dhe diskutojn\u00eb, por gjithashtu t\u00eb vall\u00ebzojn\u00eb, k\u00ebndojn\u00eb, dhe dashurohen, duke i shp\u00ebrfillur kufinjt\u00eb e rinj. Djemt\u00eb serb\u00eb u b\u00ebn\u00eb shok\u00eb t\u00eb vajzave kosovare, t\u00eb rinjt\u00eb boshnjak\u00eb kaluan koh\u00eb dhe u b\u00ebn\u00eb miq me kroat\u00ebt, slloven\u00ebt dhe serb\u00ebt. S\u00eb bashku ne organizuam nj\u00eb seri takimesh, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe turin teatral, t\u00eb rinjt\u00eb nga mbar\u00eb Ballkani udh\u00ebtuan n\u00eb Zagreb, Tuzla dhe Beograd s\u00eb bashku, dy vjet pas luft\u00ebs\u2026P\u00ebr mua, e gjith\u00eb kjo ishte nj\u00eb mrekulli e vog\u00ebl.<\/span><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Meqen\u00ebse kisha organizuar nj\u00eb seanc\u00eb f\u00ebmij\u00ebsh n\u00eb Bergen, Norvegji n\u00eb vitin 1990, dhe kisha ndihmuar n\u00eb organizimin e nj\u00eb s\u00e9ance&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":11046,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[17],"tags":[],"class_list":["post-11048","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-historite"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/oralhistorykosovo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11048","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/oralhistorykosovo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/oralhistorykosovo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/oralhistorykosovo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/oralhistorykosovo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11048"}],"version-history":[{"count":9,"href":"https:\/\/oralhistorykosovo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11048\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":13168,"href":"https:\/\/oralhistorykosovo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11048\/revisions\/13168"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/oralhistorykosovo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11046"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/oralhistorykosovo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11048"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/oralhistorykosovo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11048"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/oralhistorykosovo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11048"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}