{"id":10890,"date":"2017-08-09T10:44:43","date_gmt":"2017-08-09T10:44:43","guid":{"rendered":"http:\/\/oralhistorykosovo.org\/what-jesuit-missionaries-discovered-about-blood-feuds-and-reconciliation-part-four\/"},"modified":"2017-08-09T10:49:00","modified_gmt":"2017-08-09T10:49:00","slug":"what-jesuit-missionaries-discovered-about-blood-feuds-and-reconciliation-part-four","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/oralhistorykosovo.org\/sq\/what-jesuit-missionaries-discovered-about-blood-feuds-and-reconciliation-part-four\/","title":{"rendered":"\u00c7FAR\u00cb ZBULUAN MISIONAR\u00cbT JEZUIT\u00cb RRETH GJAKMARRJES DHE PAJTIMIT: PJESA E KAT\u00cbRT"},"content":{"rendered":"<p><b><i>Nj\u00eb motiv m\u00eb i lart\u00eb p\u00ebr Pajtim n\u00eb Novosell\u00eb<\/i><\/b><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">M\u00eb 10 shkurt t\u00eb vitit 1893, et\u00ebrit jezuit\u00eb Domenico Pasi dhe Angelo Sereggi, ky i fundit nga Shkodra, udh\u00ebtuan p\u00ebr n\u00eb veri t\u00eb Gjakov\u00ebs, n\u00eb Novosell\u00ebn e Ep\u00ebrme, e cila p\u00ebrb\u00ebhej nga 32 familje katolike Fandese [nga malet e Fandit]. Ky fshat u b\u00eb baza e vizitave ditore n\u00ebp\u00ebr fshatrrat p\u00ebrreth, banor\u00ebt katolik\u00eb t\u00eb t\u00eb cilave ishin ose Fandes\u00eb ose nga Merturi [Berisha]. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">N\u00eb Novosell\u00eb nuk kishte kish\u00eb, por N\u00ebkoll\u00eb Gjetja ia kishte huazuar sht\u00ebpin\u00eb e tij Misionit dhe At Pasi e zhvendosi altarin tek dera hyr\u00ebse, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb grat\u00eb t\u00eb mund t\u00eb ishin brenda sht\u00ebpise dhe burrat e t\u00eb rinjt\u00eb jasht\u00eb saj. N\u00eb dit\u00ebn e gjasht\u00eb t\u00eb Misionit, Ati pyeti n\u00ebse kishte ndonj\u00eb q\u00eb do t\u00eb falte ndonj\u00eb ofendim apo plag\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Jezu Krishtit. M\u00eb posht\u00eb, tregimi i At Pasit. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">\u201cN\u00ebkoll\u00eb Gjetja ishte af\u00ebr meje dhe tha, \u2018At, thirrni Gjinin dhe b\u00ebjeni q\u00eb t\u00eb fal\u00eb\u2019. Gjini ishte Fandesi nga Palabardhi q\u00eb kishte qen\u00eb shum\u00eb i mir\u00ebpritur n\u00eb fshatin e tij [&#8230;]. Disa dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, Gjini kishte ardhur tek un\u00eb, dhe nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb rr\u00ebfehej, m\u00eb tha, \u2018At, nuk do ta humbisja rr\u00ebfimin p\u00ebr asgj\u00eb n\u00eb bot\u00eb k\u00ebto dit\u00eb, por nuk mund ta b\u00ebj para se t\u00eb t\u00eb tregoj se n\u00eb \u00e7far\u00eb gjendje jam, sepse e di se nuk mund t\u00eb vjedh nj\u00eb absolucion. Para disa vjet\u00ebve, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb fshatrat p\u00ebrreth po gjuanin n\u00eb aj\u00ebr p\u00ebr nder t\u00eb ardhjes s\u00eb nj\u00eb nusje, nj\u00eb plumb m\u00eb ra n\u00eb oborr dhe plagosi nj\u00eb djal\u00eb t\u00eb vog\u00ebl nga familja ime i cili kishte nj\u00eb sy t\u00eb verb\u00ebr. Nuk ishte e q\u00ebllimshme, me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ishte aksident, edhepse un\u00eb, bazuar n\u00eb fjal\u00ebt e bot\u00ebs ky konsiderohet si gjysm\u00eb-gjak, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb, plag\u00eb, duke e ditur se kryesi nuk ishte fajtor, do ta falja n\u00ebse do t\u00eb m\u00eb k\u00ebrkonte\u2019. Por n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, gj\u00ebrat ndodh\u00ebn n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr ashtuq\u00eb personi q\u00eb kishte gjuajtur n\u00eb aj\u00ebr ishte krushk, ose nj\u00eb njeri i karvanit t\u00eb nuses, dhe ai nuk d\u00ebshironte q\u00eb plaga t\u2019i takonte aij, por t\u00eb zotit t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb ku nusja po shkonte, sepse ai kishte gjuajtur p\u00ebr t\u00eb. Por i zoti i sht\u00ebpis\u00eb d\u00ebshironte q\u00eb plaga t\u2019i atribuohej atij q\u00eb e kishte shkaktuar at\u00eb. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Gjini yn\u00eb iu tregoi t\u00eb dy burrave t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb, \u2018Fakti i plag\u00ebs \u00ebsht\u00eb i sigurt\u00eb, se un\u00eb kam t\u00eb drejt\u00eb ta p\u00ebrcaktoj si gjysm\u00eb-gjak \u00ebsht\u00eb e sigurt\u00eb, se nj\u00ebri nga ju m\u00eb ka borxh k\u00ebt\u00eb gjak \u00ebsht\u00eb e sigurt, tani m\u00eb tregoni me k\u00eb duhet t\u00eb kem pun\u00eb, me at\u00eb q\u00eb gjuajti dhe plagosi apo me at\u00eb q\u00eb u martua, me t\u00eb dy nga ju, por mos m\u00eb lini n\u00eb pritje, mos e b\u00ebni gazin e bot\u00ebs; le t\u00eb arrijm\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje dhe mos ta b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb plagosje t\u00eb rast\u00ebsishme fillimin e nj\u00eb zinxhiri gjaqesh\u2019. P\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebsaj, shum\u00eb vjet kan\u00eb kaluar pa nj\u00eb vendim rreth asaj se kush duhet t\u00eb paguaj\u00eb p\u00ebr at\u00eb gj\u00eb; dhe kjo ishte pandershm\u00ebri p\u00ebr t\u00eb gjorin Gjini i cili u paraqit para bot\u00ebs si burracak, dhe njer\u00ebzitt filluan t\u00eb b\u00ebnin shaka me t\u00eb dhe t\u00eb b\u00ebjn\u00eb thashetheme rreth tij, k\u00ebsthuq\u00eb ai e gjeti veten duke qen\u00eb i sforcuar p\u00ebr nj\u00eb hakmarrje t\u00eb cil\u00ebn nuk e donte, dhe e cila me siguri do t\u00eb kishte pasoja t\u00eb k\u00ebqija p\u00ebr t\u00eb, sepse asnj\u00ebri nga t\u00eb dy burrat t\u00eb cil\u00ebve u takonte gjakun nuk d\u00ebshironin ta njihnin borxhin e tij, k\u00ebshtuq\u00eb n\u00ebse Gjini do t\u00eb shtinte n\u00eb nj\u00ebrin nga ata t\u00eb dy, ai do t\u00eb shkaktonte nj\u00eb plag\u00eb e cila do t\u00eb hapte rrug\u00eb p\u00ebr nj\u00eb gjak t\u00eb ri. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Tani, Gjini d\u00ebshironte t\u00eb rr\u00ebfehej, por e pa se nuk mund ta b\u00ebnte para se t\u00eb merte nj\u00eb mir\u00ebkuptim p\u00ebr problemin e tij nga Ati t\u00eb cilit i rr\u00ebfehej. E pyeta n\u00ebse donte t\u00eb falte plag\u00ebn n\u00eb k\u00ebto dit\u00eb t\u00eb shenjta. \u2018Po\u2019, u p\u00ebrgjigj ai, \u2018sinqerisht do ta falja, pa k\u00ebrkuar asgj\u00eb n\u00eb k\u00ebmbim, sepse e di se plagosja nuk ishte e q\u00ebllimshme, por do t\u00eb doja q\u00eb ata q\u00eb jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm ta dijn\u00eb se m\u00eb kan\u00eb borxh dhe t\u00eb m\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb falje. N\u00ebse nuk e b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb q\u00eb ruan nderin tim, \u00ebsht\u00eb e pamundur p\u00ebr mua t\u00eb fal, sepse do t\u00eb b\u00ebhesha gazi i fshatit. Nuk mund t\u00eb fal n\u00ebse personi q\u00eb m\u00eb ka d\u00ebmtuar nuk k\u00ebrkon falje, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, atyre nuk iu intereson dhe m\u00eb p\u00ebrqeshin mua\u2019. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">I sygjerova ta qart\u00ebsoj\u00eb se do t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb marr\u00ebveshje kur ata q\u00eb luftonin p\u00ebr t\u2019iu shmangur gjakun t\u2019i k\u00ebrkonin nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. \u2018At\u2019, u p\u00ebrgjigj ai, \u2018iu treguam dhe iu lut\u00ebm t\u00eb mos e l\u00ebn\u00eb veten dhe mua n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje, por Zoti i verb\u00ebroi dhe than\u00eb se nuk iu intereson p\u00ebr mua, ndoshta sepse e dijn\u00eb se jam i frik\u00ebsuar nga derdhja e gjakut dhe lufta, prandaj m\u00eb sforcojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb hakmarrje t\u00eb cil\u00ebn nuk e dua\u2019. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">I thash\u00eb t\u00eb priste p\u00ebr disa dit\u00eb, t\u00eb vinte n\u00eb Mision, dhe se un\u00eb personalisht do t\u00eb flisja me borxhlinjt\u00eb e tij. Dhe e b\u00ebra, por ai nuk kishte asnj\u00eb p\u00ebrgjigjje, deri at\u00ebher\u00eb, pas urat\u00ebs mbi faljen, kur ne provuam t\u2019i pajtonim gjaqet. Un\u00eb tashm\u00eb kisha vendosur t\u00eb filloja me Gjinin i cili ishte mjaft i motivuar p\u00ebr at\u00eb gj\u00eb, dhe kur N\u00ebkoll\u00eb Gjeta m\u00eb tha ta th\u00ebrras Gjinin, un\u00eb e ngrita z\u00ebrin dhe thash\u00eb, \u2018Gjini, ku je?\u2019 Dhe ai tha se ishte n\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb t\u00eb af\u00ebrt, duke e shikurar mesh\u00ebn nga dera, dhe menj\u00ebher\u00eb hyri n\u00eb mes t\u00eb turm\u00ebs dhe erdhi tek un\u00eb, duke pritur at\u00eb q\u00eb do t\u2019i thoja, \u2018Gjini,\u2019 i thash\u00eb, \u2018shum\u00eb nd\u00ebr k\u00ebta nejr\u00ebz k\u00ebtu kan\u00eb urretje p\u00ebr t\u00eb falur p\u00ebr hir t\u00eb dashuris\u00eb s\u00eb Jezu Krishtit, dhe ata d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb e t\u00eb bekohen n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb; dikush duhet t\u00eb filloj\u00eb, jep shembullin e mir\u00eb. Fal personin q\u00eb ka plagosur djalin dhe eja t\u00eb puth\u00ebsh krishtin e t\u00eb pranosh bekimin p\u00ebr ty dhe familjen t\u00ebnde\u2019.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Gjini, si\u00e7 thash\u00eb, ishte burr\u00eb i mir\u00eb dhe me qejf nuk do t\u00eb hakmerrej ndaj personit q\u00eb e kishte plagosur djalin, por atij i nevojitej nj\u00eb arsye tjet\u00ebr p\u00ebr ta falur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb ruaj\u00eb nderin e tij haptazi. Epo, tani ai kishte nj\u00eb t\u00eb till\u00eb dhe menj\u00ebher\u00eb tha, \u2018Po, e fal p\u00ebr hir t\u00eb dashuris\u00eb s\u00eb Jezu Krishtit,\u2019 the e puthi kryqin. Pastaj, ai i thirri njer\u00ebzit e familjes e tij p\u00ebr t\u00eb puthur kryqin, dhe ata e puth\u00ebn\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Pas faljes s\u00eb Gjinit, t\u00eb tjer\u00ebt pasuan. Nj\u00ebri fali vrasjen e nj\u00eb shoku. Nj\u00eb grua fali gjakun e v\u00ebllait t\u00eb saj. Duke qen\u00eb se ajo ishte e vetme, nj\u00eb burr\u00eb nga nj\u00eb fshat tjet\u00ebr kishte marr\u00eb mbi \u00a0vete detyr\u00ebn p\u00ebr t\u00eb nxjerrur gjakun e saj; ajo i k\u00ebrkoi t\u00eb ndalonte. Misioni konsiderohej si sukses i madh, sepse t\u00eb gjitha gjaqet u fal\u00ebn pa ndonj\u00eb k\u00ebmbim n\u00eb para, n\u00eb fakt kur dikush k\u00ebrkonte para, t\u00eb gjith\u00eb protestonin duke th\u00ebn\u00eb se falja n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Jezu Krishtit duhej t\u00eb b\u00ebhej pa ndonj\u00eb interes apo p\u00ebrfitim. <\/span><\/p>\n<p><b>Fulvio Cordignano, <\/b><b><i>L\u2019Albania a traverso l\u2019opera e gli scritti di un grande Missionario italiano il P. Domenico Pasi S. I<\/i><\/b><b>. Volume II, Roma: Istituto per l\u2019Europa Orientale, 1934, pp. 157-62.<\/b><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb motiv m\u00eb i lart\u00eb p\u00ebr Pajtim n\u00eb Novosell\u00eb M\u00eb 10 shkurt t\u00eb vitit 1893, et\u00ebrit jezuit\u00eb Domenico Pasi dhe&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":10887,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[17],"tags":[],"class_list":["post-10890","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-historite"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/oralhistorykosovo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10890","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/oralhistorykosovo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/oralhistorykosovo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/oralhistorykosovo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/oralhistorykosovo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=10890"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/oralhistorykosovo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10890\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10892,"href":"https:\/\/oralhistorykosovo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10890\/revisions\/10892"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/oralhistorykosovo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10887"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/oralhistorykosovo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=10890"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/oralhistorykosovo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=10890"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/oralhistorykosovo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=10890"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}