{"id":10619,"date":"2017-07-05T12:42:51","date_gmt":"2017-07-05T12:42:51","guid":{"rendered":"http:\/\/oralhistorykosovo.org\/what-jesuit-missionaries-discovered-about-blood-feuds-and-reconciliation\/"},"modified":"2017-07-13T06:54:09","modified_gmt":"2017-07-13T06:54:09","slug":"what-jesuit-missionaries-discovered-about-blood-feuds-and-reconciliation","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/oralhistorykosovo.org\/sq\/what-jesuit-missionaries-discovered-about-blood-feuds-and-reconciliation\/","title":{"rendered":"\u00c7far\u00eb zbuluan Misionar\u00ebt Jezuit\u00eb rreth Gjakmarrjes dhe Pajtimit"},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone wp-image-10616\" src=\"http:\/\/oralhistorykosovo.org\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/Screen-Shot-2017-07-05-at-4.02.24-PM-300x204.png\" alt=\"\" width=\"904\" height=\"615\" srcset=\"https:\/\/oralhistorykosovo.org\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/Screen-Shot-2017-07-05-at-4.02.24-PM-300x204.png 300w, https:\/\/oralhistorykosovo.org\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/Screen-Shot-2017-07-05-at-4.02.24-PM.png 666w\" sizes=\"auto, (max-width: 904px) 100vw, 904px\" \/><\/p>\n<p>Fotografija nga: Alexandre Degrand. N\u00eb fotografi: Procesioni n\u00eb oborrin e katedral\u00ebs n\u00eb\u00a0Shkod\u00ebr,\u00a01890. Burimi:\u00a0http:www.albanianphotography.net<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><em><b> \u201cNuk ishte as kryekuvendari e as fisi ata t\u00eb cil\u00ebt kishin ardhur p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar faljen, por ministrat e Jezu Krishtit, vet\u00eb Jezu Krishti\u201d<\/b><\/em><\/p>\n<p><b><i>1893, 11 Mars \u2013 Kiri<\/i><\/b><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Dikush e kishte ofenduar bajraktarin publikisht. P\u00ebr t\u00eb shmangur nj\u00eb hakmarrje t\u00eb menj\u00ebher\u00ebshme, ofenduesi detyrohej t\u00eb jipte nj\u00eb premtin dhe ta paraqiste at\u00eb tek t\u00eb vjetrit, e q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb, tek gjyq\u00ebsia e udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb fshatit. Ai gjithashtu do t\u00eb duhej t\u2019iu jipte t\u00eb gjith\u00ebve dhurata n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb merrte nj\u00eb d\u00ebnim t\u00eb leht\u00eb. Ndoshta gjykimi i t\u00eb vjet\u00ebrve nuk do t\u00eb pranohej dhe problemet do t\u00eb pasonin. K\u00ebshtuq\u00eb, e ftuam bajraktarin para Bishopit dhe misionar\u00ebve, dhe iu lut\u00ebm t\u00eb falte gjith\u00e7ka p\u00ebr hir t\u00eb Jezu Krishtit dhe shenjt\u00ebris\u00eb s\u00eb asaj dite. Ai ishte njeri shum\u00eb i arsyesh\u00ebm dhe i nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm, prandaj e fali. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Rast\u00ebsisht at\u00eb dit\u00eb nj\u00eb djal\u00eb nga Shoshi ishte n\u00eb Kiri; ai kishte pasur disa telashe me udh\u00ebheq\u00ebsin e Kirit, Lul-Palin, p\u00ebr disa gjaqe n\u00eb mes dy v\u00ebllaz\u00ebrive. T\u00eb gjith\u00eb e dijn\u00eb se pajtimi i gjaqeve i kryer nga qeveria n\u00eb koh\u00ebra t\u00eb ndryshme nuk funksionon aspak, p\u00ebr arsye s\u00eb \u00ebsht\u00eb i sforcuar dhe qeveria garnaton p\u00ebr vet\u00ebm kat\u00ebr vjet: n\u00ebse paqja thyhet brenda atyre kat\u00ebr viteve, dhe gjaku merret, qeveria t\u00eb d\u00ebnon; n\u00ebse nj\u00ebri mer gjakun pas atyre kat\u00ebr vjet\u00ebve, at\u00ebher\u00eb nuk ka asgj\u00eb p\u00ebr t\u2019u frik\u00ebsuar sepse qeveria mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi vet\u00ebm p\u00ebr kat\u00ebr vjet. \u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Tani, i krishteri nga Shoshi, anipse i pajtuar nga qeveria me Lul-Palin, e dinte se do t\u00eb vritej n\u00eb rastin e par\u00eb, dhe duke par\u00eb gjith\u00eb ato pajtime n\u00ebp\u00ebr fshatra, ai shpresonte t\u00eb falej. Ai na luti mua dhe Bishopin t\u2019i ndihmojm\u00eb t\u00eb marr\u00eb faljen, t\u00eb shkoj\u00eb tek familja e armikut t\u00eb tij e cila jetonte af\u00ebr kish\u00ebs dhe me kryqin n\u00eb duart tona ta merrte at\u00eb m\u00ebshir\u00eb p\u00ebr hir t\u00eb dashuris\u00eb ndaj Jezu Krishtit. Ishte nj\u00eb rast i v\u00ebshtir\u00eb, sepse Lul-Pali ishte njeri krenar, i njohur p\u00ebr vrasjet q\u00eb kishte kryer, p\u00ebr t\u00eb cilat edhe ishte arrestuar e d\u00ebrguar n\u00eb ekzil. Ai pastaj iku dhe u kthye n\u00eb malet e tij por nuk mund t\u00eb shkonte n\u00eb qytet, p\u00ebrndryshe qeveria do ta arrestonte. M\u00eb tutje, falja nuk do t\u00eb b\u00ebhej p\u00ebr dik\u00eb brenda fshatit, por p\u00ebr dik\u00eb nga nj\u00eb fshat dhe bajrak tjet\u00ebr, nj\u00eb rast shum\u00eb m\u00eb i v\u00ebshitr\u00eb. Nuk shpresuam shum\u00eb, edhe p\u00ebr faktin se Lul-Pali i cili kishte dyshuar se ne do t\u00eb provonim, kishte d\u00ebrguar nj\u00eb lajm\u00ebrim, \u201cAs mos t\u2019iu shkoj\u00eb n\u00ebp\u00ebr mend.\u201d T\u00eb provuarit nuk ishte problem, sepse ne do ta merrnim faljen ose n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ose kurr\u00eb. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Ne pastaj shkuam tek sht\u00ebpia e Lul-Palit, un\u00eb, Bishopi, prefekti, famulltari dhe misionar\u00ebt. Njer\u00ebzit q\u00eb na pan\u00eb e kuptuan \u00e7far\u00eb po b\u00ebnim dhe na p\u00ebrcoll\u00ebn, dhe kur shkuam sht\u00ebpia ishte plot me njer\u00ebz. Ata ishin pjes\u00ebrisht aty nga kurreshtja dhe pjes\u00ebrisht me shpres\u00ebn se do t\u00eb pijn\u00eb ndonj\u00eb got\u00eb raki me at\u00eb rast, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt ishin aty sepse ishin t\u00eb interesuar p\u00ebr at\u00eb pajtim. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Sapo na pa, Lul-Pali kuptoi q\u00ebllimin e vizit\u00ebs ton\u00eb. Bishopi m\u00eb dha shenj\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb flas, dhe n\u00eb qet\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb, un\u00eb fillova ta falenderoj Lul-Palin p\u00ebr ndihm\u00ebn q\u00eb i kishte dh\u00ebn\u00eb misionit duke i strehuar \u00e7do dit\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb jetonin shum\u00eb larg nga kisha dhe t\u00eb cil\u00ebt q\u00ebndruan n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb dhe fjetur, dhe gjithashtu p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ai ishte ngazhuar n\u00eb pajtimin e gjaqeve dhe hasm\u00ebrive; dhe iu luta atij q\u00eb pasiq\u00eb kishte qen\u00eb model i till\u00eb p\u00ebr fshatin, edhe ai duhet t\u00eb b\u00ebnte di\u00e7ka q\u00eb do t\u00eb ishte gj\u00ebja m\u00eb e mir\u00eb q\u00eb ai kishte b\u00ebr\u00eb \u00ebto dit\u00eb: t\u00eb pajtohej me familjen nga Shoshi me t\u00eb cil\u00ebt ai ishte n\u00eb hasm\u00ebri dhe p\u00ebr hir t\u00eb dashuris\u00eb s\u00eb Jezu Krishtit t\u00eb harronte t\u00eb kaluar\u00ebn dhe t\u00eb varroste at\u00eb me nj\u00eb falje bujare. Lul-Pali donte t\u2019i shmangej. Ai tha se qeveria tashm\u00eb e kishte pajtuar at\u00eb rast, ai ishte vet\u00ebm n\u00eb sht\u00ebpi, v\u00ebllai i tij ishte larg dhe se nuk mund t\u00eb b\u00ebnte asgj\u00eb pa folur me t\u00eb dhe justifikime t\u00eb tilla t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb zakonshme p\u00ebr k\u00ebto raste. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Por ne ia prem\u00eb shkurt. I treguam se ceremonia e sotme nuk ishte laike por e shenjt\u00eb: nuk ishte as kryekuvendari e as fisi ata t\u00eb cil\u00ebt kishin ardhur p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar faljen, por ministrat e Jezu Krishtit, vet\u00eb Jezu Krishti i cili kishte b\u00ebr\u00eb dhe vuajtur shum\u00eb p\u00ebr ne (dhe k\u00ebtu e nxora kryqin dhe e lash\u00eb para tij), Jezu Krishti i cili n\u00eb ato dit\u00eb kishte bekuar \u00e7dok\u00eb dhe nuk kishe dashur t\u00eb largohet nga asnj\u00eb sht\u00ebpi pa e bekuar fillimisht etj., etj. \u201cMos e zgjat shum\u00eb dhe na trego hapur se \u00e7far\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb b\u00ebje p\u00ebr hir t\u00eb dashuris\u00eb ndaj Jezu Krishtit.\u201d Lul-Pali nuk tha asgj\u00eb, por e ho\u00e7i kapel\u00ebn e tij, kryq\u00ebzoi veten tri her\u00eb, mori kryqin, e puthi tri her\u00eb, e prkeu ballin e tij me t\u00eb tri her\u00eb dhe ma dha mbrapsht\u00eb duke th\u00ebn\u00eb, \u201cI kioft\u00eb hallall!\u201d T\u00eb gjith\u00eb u prek\u00ebn dhe than\u00eb, \u201cKiofsh faqebardh\u00eb!\u201d <\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Un\u00eb u ngrita dhe e bekova at\u00eb dhe familjen e tij me kryq, duke iu lutur Zotit p\u00ebr t\u00eb gjitha t\u00eb mirat p\u00ebr ta. I k\u00ebrkova personit q\u00eb ishte falur, i cili ishte n\u00eb mas\u00eb, q\u00eb t\u00eb vinte af\u00ebr: Lul-Pali e p\u00ebrqafoi dhe p\u00ebrs\u00ebriti, \u201cQofsh i falur.\u201d Tjetri e mori arm\u00ebn dhe ia dha n\u00eb shenj\u00eb falenderimi. Lul-Pali tha se e kishte falur p\u00ebr hir t\u00eb dashuris\u00eb s\u00eb Jezu Krishtit dhe nuk d\u00ebshironte t\u00eb merrte asgj\u00eb, por tjetri insistoi dhe t\u00eb gjith\u00eb than\u00eb, \u201cMerre, merre,\u201d dhe a i e morri. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb ceremoni e zakonshme. Ne tashm\u00eb e dijm\u00eb se n\u00eb rrethana t\u00eb tilla, n\u00ebse i ofenduari fal\u00eb, tjetri duhet t\u2019i dhuroj\u00eb atij nj\u00eb dhurat\u00eb apo pak a shum\u00eb di\u00e7ka t\u00eb vlefshme, duke marr\u00eb parasysh rrethanat e t\u00eb dyve armikut dhe fal\u00ebsit. Pastaj i faluri solli dy jebrik t\u00eb mbushur me raki dhe e shp\u00ebrndau at\u00eb duke nisur nga Bishopi. Pas t\u00eb zakonshmes, \u201cLavdi Jezu Krishtit,\u201d t\u00eb cil\u00ebn e themi gjithmon\u00eb teksa mbajm\u00eb got\u00ebn para se ta pijm\u00eb, ne i uruam atij q\u00eb fali, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb e zakonshme n\u00eb rrethana t\u00eb tilla, q\u00eb t\u00eb jet\u00eb faqebardh\u00eb, dhe se Zoti do ta shp\u00ebrblente p\u00ebr m\u00ebshir\u00ebn e treguar e k\u00ebshtu me rradh\u00eb. Boshipi dhe ne, klerik\u00ebt e tjer\u00eb, pim\u00eb dy gota pastaj u ngrit\u00ebm dhe u larguam nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt vazhduan. <\/span><\/p>\n<p><b><i>Lettera Edificante della Provincia Veneta della Compagnia di Ges\u00f9; Serie V, pp. 106-108.<\/i><\/b><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><b><\/b><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone wp-image-10607\" src=\"http:\/\/oralhistorykosovo.org\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/Screen-Shot-2017-07-05-at-2.39.48-PM-300x217.png\" alt=\"\" width=\"893\" height=\"646\" srcset=\"https:\/\/oralhistorykosovo.org\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/Screen-Shot-2017-07-05-at-2.39.48-PM-300x217.png 300w, https:\/\/oralhistorykosovo.org\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/Screen-Shot-2017-07-05-at-2.39.48-PM.png 665w\" sizes=\"auto, (max-width: 893px) 100vw, 893px\" \/><\/p>\n<p>Fotografija nga: Alexandre Degrand. N\u00eb fotografi: Pamje nga penda e peshqve n\u00eb liqenin e\u00a0Shkodr\u00ebs, 1890. Burimi:\u00a0http:\/\/www.albanianphotography.net\/<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><em><b>Vali dhe Peshkopi<\/b><\/em><\/p>\n<p><b><i>1893, 11 Mars &#8211; Kiri.<\/i><\/b><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Rezultati m\u00eb i mir\u00eb q\u00eb doli nga ky mision ishte ligji i cili e ndalonte bashk\u00ebjetes\u00ebn me gra jasht\u00eb martese dhe pa bekimin e saj. Kjo, si\u00e7 e kemi th\u00ebn\u00eb shum\u00eb her\u00eb m\u00eb par\u00eb, \u00ebsht\u00eb shqet\u00ebsimi m\u00eb madh n\u00eb bjeshk\u00eb. K\u00ebtu nuk ka koncept t\u00eb martes\u00ebs. Ata nuk e kuptojn\u00eb lidhjen q\u00eb lind nga martesa e shenjt\u00eb. Ata martohen vet\u00ebm p\u00ebr arsye njer\u00ebzore t\u00eb ul\u00ebta dhe dashakeqe. Kur Monsinjor Markoni arriti k\u00ebtu, cdoku n\u00eb dioqeze kishte bashk\u00ebsi jolegjitime me motr\u00ebn e gruas, me gruan e daj\u00ebs, djalit, kush\u00ebririt, i mbanin n\u00eb sht\u00ebpi apo ua jipnin dikujt tjet\u00ebr n\u00eb familje kur atyre u vdiste burri.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Peshkopi dhe prifti gjithnj\u00eb kan\u00eb luftuar kund\u00ebr k\u00ebtij keqp\u00ebrdorimi, duke p\u00ebrdorur ndalesa kishtare, por me shum\u00eb pak sukses. Njer\u00ebzit k\u00ebtu nuk jan\u00eb brengosur p\u00ebr ndalesat, p\u00ebr shkak t\u00eb tradit\u00ebs, pasionit, interesit, nderit dhe shpres\u00ebs se do t\u00eb mund t\u00eb rr\u00ebfehen para se t\u00eb vdesin dhe t\u00eb falen p\u00ebr gabimet. Si u b\u00eb peshkop i Pultit, Monsinjor Markoni provoi di\u00e7ka tjet\u00ebr. P\u00ebrve\u00e7 ndalesave kishtare, ai p\u00ebrdori edhe m\u00ebnyrat sekulare; ai k\u00ebrkoi dhe mori mb\u00ebshtetjen nga kryekuvendari. Dhe kuvendi menj\u00ebher\u00eb veproi. \u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Lart\u00ebmadh\u00ebria e tij Kerim Pasha, Vali i Shkodr\u00ebs, thirri kokat e Pultit dhe pasi q\u00eb i priti me sjellje t\u00eb mir\u00eb dhe t\u00eb k\u00ebndshme, filloi t\u2019u flas\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, \u201cA e dini pse ju kam ftuar?\u201d Ata u p\u00ebrgjigj\u00ebn, \u201cJo, Lartmadh\u00ebri, ne nuk e dijm\u00eb\u201d. Dhe ai, \u201cAta m\u00eb than\u00eb q\u00eb ju d\u00ebshironi ta nd\u00ebrroni fen\u00eb dhe t\u00eb kaloni n\u00eb Muhamedaniz\u00ebm\u201d. Ata u befasuan nga deklaratat e tilla dhe than\u00eb, \u201cJo, Lartmadh\u00ebri, kurr\u00eb nuk kemi th\u00ebn\u00eb di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb, ne jemi t\u00eb krishter\u00eb dhe d\u00ebshirojm\u00eb ta mbajm\u00eb religjionin ton\u00eb\u201d. Dhe kryekuvendari, \u201cJu flisni k\u00ebshtu p\u00ebr shkak se keni frik\u00eb nga d\u00ebnimi q\u00eb pason me nd\u00ebrrimin e religjionit. Por mos keni frik\u00eb, sepse un\u00eb ju premtoj q\u00eb asgj\u00eb e keqe nuk do ndodh\u00eb me ju, p\u00ebrkundrazi, ju do t\u00eb jeni t\u00eb lumtur dhe do ju ndihmoj ashtu si\u00e7 mundem\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Duke e par\u00eb q\u00eb kryekuvendari po insistonte, ata u turp\u00ebruan q\u00eb kishin marr\u00eb nj\u00eb propozim t\u00eb till\u00eb. Dhe iu p\u00ebrgjig\u00ebn, \u201cLartmadh\u00ebri, ne jemi t\u00eb krishter\u00eb, paraardh\u00ebsit tan\u00eb kan\u00eb qen\u00eb gjithmon\u00eb t\u00eb krishter\u00eb, dhe kan\u00eb vdekur t\u00eb krishter\u00eb: ne poashtu d\u00ebshirojm\u00eb t\u00eb vdesim n\u00eb k\u00ebt\u00eb religjion. Ne jemi t\u00eb gatsh\u00ebm t\u2019i bindemi Sulltanit, Lartmadh\u00ebris\u00eb s\u00eb tij kryekuvendarit, por sa i p\u00ebrket religjionit ju lusim t\u00eb mos na bezdisni m\u00eb, sepse nuk kemi d\u00ebshir\u00eb t\u00eb konvertohemi\u201d. M\u00eb pas kryekuvendari hoqi mask\u00ebn t\u00eb cil\u00ebn e kishte mbajtur deri at\u00ebher\u00eb, mori nj\u00eb let\u00ebr q\u00eb kishte mbajtur n\u00eb tavolin\u00eb dhe tha, \u201cJa, nj\u00eb let\u00ebr e Peshkopit tuaj se thot\u00eb se ju, anipse t\u00eb krishter\u00eb, jetoni sikur t\u00eb mos ishit t\u00eb till\u00eb, dhe haptazi b\u00ebni gj\u00ebra q\u00eb religjioni juaj i ndalon, sepse ju vrisni, plaqkisni dhe jetoni me gra si bashk\u00ebshorte nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb religjioni juaj nuk iu lejon t\u00eb b\u00ebni nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb&#8230;Epo, n\u00ebse nuk d\u00ebshironi t\u00eb jeni t\u00eb krishter\u00eb m\u00eb, jeni t\u00eb lir\u00eb dhe askush nuk do t\u2019iu ndaloj\u00eb, por n\u00ebse d\u00ebshironi t\u00eb mbeteni t\u00eb krishter\u00eb, ju duhet t\u2019i bindeni Peshkopit tuaj dhe t\u00eb jetoni n\u00eb pajtim me rregullat e religjionit tuaj\u201d. Dhe pastaj i p\u00ebrzuri ata. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Ky predikim ishte efektiv, sepse tregoi se kryekuvendari dhe Peshkopi ishin n\u00eb pajtueshm\u00ebri dhe se kryekuvendari ndihmonte Peshkopin. Duke par\u00eb se deg\u00ebt spirituale dhe kalimtare ishin t\u00eb bashkuara kund\u00ebr tyre, mal\u00ebsor\u00ebt deklaruan disfat\u00ebn dhe u ndan\u00eb nga grat\u00eb t\u00eb cilat ata i kishin mbajtur si bashk\u00ebshorte n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Peshkopi mendoi p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb do t\u2019i ndalonte ata t\u2019i ktheheshin atij zakoni. Pa iu treguar se pse, Peshkopi mblodhi udh\u00ebheq\u00ebsit e Sh\u00ebngjinit dhe Planit n\u00eb Kiri t\u00eb diel\u00ebn, m\u00eb 12 mars, dit\u00ebn e p\u00ebrmbylljes s\u00eb misionit. Pas drek\u00ebs, udh\u00ebheq\u00ebsit e tre flamujve u mblodh\u00ebn n\u00eb fush\u00ebn af\u00ebr kish\u00ebs dhe u ul\u00ebn n\u00eb rreth p\u00ebr t\u00eb pritur Peshkopin dhe misionar\u00ebt q\u00eb t\u2019iu tregojn\u00eb arsyet e atij kuvendi. Pastaj, Peshkopi, Lartmadh\u00ebria e tij fillimisht lavdoi p\u00ebrkushtimin q\u00eb ata kishin treguar p\u00ebr Misionin n\u00eb qarqet e tyre, dhe rezultatet e dukshme, i niti ata t\u00eb vazhdojn\u00eb dhe propozoi q\u00eb t\u00eb tre flamujt t\u00eb bashkohen dhe t\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb ligj q\u00eb do t\u00eb ndalonte jetes\u00ebn me gra n\u00eb m\u00ebkat, pa marr\u00eb parasysh a jan\u00eb ato t\u00eb af\u00ebrme apo jo, dhe k\u00ebrkoi t\u00eb mbik\u00ebqyren ligjet e Kish\u00ebs s\u00eb Shenjt\u00eb. Kushdo t\u00eb ket\u00eb m\u00ebkatuar deri tani ka mundur ta justifikoj\u00eb veten p\u00ebr shkak t\u00eb injornac\u00ebs, tradit\u00ebs apo ndonj\u00eb preteksti tjet\u00ebr; tani koha kishte ardhur q\u00eb kushdo q\u00eb ishte i krishter\u00eb do ta tregonte at\u00eb me verpa, pa e njollosur religjionin. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Pasi Peshkopi p\u00ebrfundoi s\u00eb foluri, ishte rradha e Prel Nikas nga Plani. Ai ishte nj\u00eb fol\u00ebs i njohur dhe tha se bazuar n\u00eb rregulla ata nuk mund ta b\u00ebnin k\u00ebt\u00eb ligj, p\u00ebr shkak t\u00eb pes\u00eb flamujve t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb Scutarit (Shkodr\u00ebs), e para \u00ebsht\u00eb Shala, e dyta Shoshi, pastaj ato t\u00eb trija. Shala dhe Shoshi duhet t\u00eb fillonin dhe ata do t\u00eb p\u00ebrcillnin. Sidoqoft\u00eb, kjo nuk ishte \u00e7\u00ebshtje e marr\u00ebdh\u00ebnieve civile, por kish\u00ebtare, dhe misionar\u00ebt nuk kishin qen\u00eb n\u00eb Shal\u00eb as n\u00eb Shosh, por vet\u00ebm n\u00eb Giovanni (Sh\u00ebngjin), Planti (Plan) dhe Kiri dhe nuk ekzistonte asnj\u00eb arsye p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcjellur precedent\u00ebt. \u00a0N\u00eb qoft\u00eb se k\u00ebto t\u00eb fundit do t\u00eb pajtoheshin p\u00ebr at\u00eb ligj, t\u00eb tjerat vet\u00ebm do t\u00eb p\u00ebrcillnin. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Konkluzioni ishte nj\u00eb ligj nga tre flamujt e Sh\u00ebngjinit, Plantit dhe Kirit, bazuar n\u00eb t\u00eb cilin askush nuk do t\u00eb jetonte me gra n\u00eb m\u00ebkat, pa bekimin e bashkimit t\u00eb tyre nga prifti. N\u00ebse dikush do ta theynte k\u00ebt\u00eb ligj, ai do t\u00eb duhej t\u00eb paguante nj\u00eb mij\u00eb <\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">piastre<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\"> (200 Franga) ndaj fshatit dhe dy dele ndaj <\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">B\u00fcl\u00fckbaci, <\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\">apo n\u00ebpun\u00ebsit t\u00eb qeveris\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e maleve, dhe kjo n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb mb\u00ebshtetje edhe nga qeveria. Pas pages\u00ebs s\u00eb borxhit, fajtori do t\u00eb duhej gjithashtu ta kthente gruan. N\u00ebse nuk d\u00ebshiron ta b\u00ebj\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, ai <\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">ipso facto <\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\">do t\u00eb p\u00ebrjashtohej nga komuniteti i fshatit dhe askush nuk do t\u00eb kalnte festat me t\u00eb, as funeralet, pun\u00ebn dhe askush nuk do t\u00eb ofronte sulm apo mbrojtje n\u00eb rast t\u00eb gjakmarrjes apo di\u00e7kaje tjet\u00ebr. N\u00ebse dikush n\u00eb fshat do ta ndihmonte at\u00eb, ai do t\u00eb ishte borxhli me nj\u00eb dem, i cili do t\u00eb hahej nga t\u00eb tre flamujt\u00eb [shtetet]. Ky \u00ebsht\u00eb d\u00ebnimi m\u00eb i keq q\u00eb do t\u00eb shoq\u00ebronte nj\u00eb igj t\u00eb maleve, ku secili ndihmon t\u00eb tjer\u00ebt, sepse ata nuk mund t\u00eb jetojn\u00eb t\u00eb izoluar n\u00eb fshat. Lartmadh\u00ebria e tij, Peshkopi e aprovoi ligjin dhe premtoi se do t\u00eb ndihmonte. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Kur menduam se gjith\u00e7ka ishte mir\u00eb dhe iu falenderuam Zotit, djalli u mundua t\u00eb shkat\u00ebrroj\u00eb pun\u00ebn e Zotit me nj\u00eb incident t\u00eb cilin ne duhet ta njohim n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u2019i m\u00ebsojm\u00eb misionar\u00ebt e tjer\u00eb si t\u00eb sillen me pajtimin. N\u00eb dy familjet q\u00eb kan\u00eb falur gjakun, kishte vet\u00ebm gra dhe f\u00ebmij\u00eb, dhe meqen\u00ebse ekzistonte solidaritet nd\u00ebr t\u00eb af\u00ebrmit e viktim\u00ebs n\u00eb raport me gjakun, familjar\u00ebt e ngusht\u00eb t\u00eb viktim\u00ebs k\u00ebrkonin gjakun derisa jetim\u00ebt t\u00eb rriteshin dhe t\u00eb mund t\u00eb ngarkoheshin me p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e nxjerrjes s\u00eb gjakut t\u00eb babait t\u00eb tyre. Ishte dikush q\u00eb mendoi q\u00eb fshehtazi t\u00eb premtoj\u00eb 500 <\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">piastre<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\"> (100 franga) p\u00ebr secilin t\u00eb af\u00ebrm q\u00eb donte gjak, k\u00ebshtuq\u00eb ata t\u00eb mund t\u00eb k\u00ebrkonin faljen nga grat\u00eb dhe f\u00ebmij\u00ebt, apo t\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb k\u00ebrkonin moskund\u00ebrshtim. Sepse, nganj\u00ebher\u00eb ndodh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e vshtir\u00eb p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb af\u00ebrm t\u00eb larg\u00ebt q\u00eb t\u00eb fal\u00eb sesa p\u00ebr familjar\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb, k\u00ebshtuq\u00eb nuk duket se ata nuk interesohen fare p\u00ebr gjakun, ashtuq\u00eb n\u00ebse viktima do t\u00eb ishte i af\u00ebrm ai nuk do ta falte, por ai fal\u00eb p\u00ebr arsye se \u00ebsht\u00eb i larg\u00ebt, dhe e l\u00eb gjakun t\u00eb pa marrur. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">T\u00eb nj\u00ebjtit vras\u00ebs kishin d\u00ebrguar porosi se p\u00ebrkund\u00ebr parave t\u00eb zakonshme t\u00eb gjakut, ata do t\u00eb jipnin di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb. Nuk kishte koh\u00eb p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb paktin t\u00eb qet\u00eb; ne vazhduam pak n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb amatoreske, gjaku u fal dhe garantuesit ishin n\u00eb vend, por askush nuk foli p\u00ebr marr\u00ebveshjen e fsheht\u00eb, e q\u00eb \u00ebsht\u00eb, 500 <\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">piastret, 100 <\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\">frangat t\u2019u jipeshin n\u00ebn tavolin\u00eb atyre q\u00eb kishin punuar p\u00ebr pajtimin. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Por kur vras\u00ebsit e pan\u00eb se gjaku u fal dhe garantuesit ishin n\u00eb vend, ata nuk pranuan t\u00eb paguanin asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb. Deri at\u00ebher\u00eb, ne nuk kishim ditur asgj\u00eb p\u00ebr marr\u00ebveshjet e fshehta. Tani, kur njer\u00ebzit e p\u00ebrfshir\u00eb e pan\u00eb se 500 <\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">piastre<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\"> ishin humbur dhe nuk kishte kuptim t\u00eb flitej fshehtazi, ata haptazi deklaruan se n\u00ebse familja e viktim\u00ebs, e q\u00eb \u00ebsht\u00eb, gruaja e tij dhe jetim\u00ebt, e kan\u00eb falur gjakun; ata nuk e kan\u00eb falur; dhe n\u00ebse askujt nuk i interesonte fakti se ata nuk e kishin falur, fajtor\u00ebt duhet t\u00eb shkonin n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre dhe t\u00eb punonin n\u00eb fusha, n\u00ebse kishin guxim. Ishte nj\u00eb zhg\u00ebnjim i p\u00ebrgjithsh\u00ebm; e pam\u00eb gjith\u00eb pun\u00ebn e b\u00ebr\u00eb p\u00ebr pajtim tek shkoi d\u00ebm; provuam t\u2019i rregullojm\u00eb gj\u00ebrat; e pamundur. Qajt\u00ebm, u zum\u00eb deri n\u00eb mbr\u00ebmje dhe p\u00ebrfundimisht t\u00eb dy pal\u00ebt shkuan n\u00eb sht\u00ebpi duke protestuar dhe k\u00ebrc\u00ebnuar. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Na u desh t\u00eb shkojm\u00eb n\u00eb Shosh me prefektin, dhe Lartmadh\u00ebrin\u00eb e tij Peshkopin n\u00eb residenc\u00ebn e tij n\u00eb Sh\u00ebngjin. N\u00eb m\u00ebngjesin e hersh\u00ebm, t\u00eb dy pal\u00ebt erdh\u00ebn n\u00eb kish\u00eb p\u00ebr Mesh\u00ebn e Shenjt\u00eb, nuk jam i sigurt\u00eb a kishin ardhur vet\u00ebm p\u00ebr at\u00eb apo p\u00ebr t\u00eb provuar t\u00eb pajtoheshin, Por, \u00e7\u00ebshtjet e interesave nd\u00ebr mal\u00ebsor\u00eb jan\u00eb t\u00eb tmerrshme, dhe ata japin gjith\u00eb kontributin e mundsh\u00ebm para se t\u00eb paguajn\u00eb apo humbasin 20 <\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">piastre<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\">. E k\u00ebtu \u00e7\u00ebshtja ishte t\u00eb humbeshn apo t\u00eb fitoheshin 500 <\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">piastre<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\">, dhe derisa e pan\u00eb se ata ishin t\u00eb detyruar t\u00eb paguajn\u00eb apo t\u00eb dor\u00ebzohen, askush nuk u dor\u00ebzua. I tham\u00eb disa fjal\u00eb t\u00eb mira, rekomanduam shok\u00ebt e udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb fiseve p\u00ebr t\u00eb mbajtur pajtimin dhe u larguam, Peshkopi p\u00ebr Sh\u00ebngjinin dhe ne p\u00ebr Shoshin. Disa dit\u00eb pas arritjes sime n\u00eb Shosh, un\u00eb pranoj nj\u00eb let\u00ebr nga Peshkopi q\u00eb thot\u00eb se ai kishte shkuar n\u00eb Kiri prap\u00eb dhe kishte ndar\u00eb djallin n\u00eb gjysm\u00eb dhe secila pal\u00eb ishte e lumtur me 250. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Un\u00eb m\u00ebsoj nga kjo se n\u00eb pajtimin e gjaqeve dhe hasm\u00ebrive ne duhet ta p\u00ebrdorim vet\u00ebm religjionin dhe t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb falje p\u00ebr hir t\u00eb dashuris\u00eb ndaj Jezu Krishtit; n\u00ebse k\u00ebtu hyn interesi njer\u00ebzor, pjesa m\u00eb e mir\u00eb e pajtimit humbet, thashethemet dhe zhg\u00ebnjimet pasojna dhe paqja nuk zgjat\u00eb gjat\u00eb. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrshtatshme q\u00eb para p\u00ebrmbylljes s\u00eb paktit t\u00eb gjith\u00eb hapat t\u00eb jen\u00eb b\u00ebr\u00eb dhe gjith\u00e7ka t\u00eb jet\u00eb e qart\u00eb, dhe sigurisht n\u00ebse ka nevoj\u00eb t\u00eb ket\u00eb edhe zotime dhe garanc\u00eb. N\u00ebse di\u00e7ka nuk vendoset mir\u00eb, qoft\u00eb edhe argumenti m\u00eb i vog\u00ebl mjafton p\u00ebr t\u00eb shkat\u00ebrruar \u00e7do gj\u00eb. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, pristi duhet t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsoj\u00eb dhe inkurajoj\u00eb faljen, por pa premtime dhe garanca; ai poashtu nuk duhet t\u00eb premtoj\u00eb premtimet e t\u00eb tjer\u00ebve, as t\u00eb t\u00eb fort\u00ebve. N\u00ebse nuk ka zotime dhe garanca. N\u00eb fakt, ai nuk duhet t\u00eb panoj\u00eb premtues dhe garantues, por duhet t\u00eb lejoj\u00eb q\u00eb premtuesit t\u00eb jen\u00eb t\u00eb lidhur me njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb fshatit, dhe ata duhet t\u00eb zgjedhin garantuesit, ashtuq\u00eb prifti t\u00eb mos has\u00eb n\u00eb urrejtje dhe zhg\u00ebnjim.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Father Domenico Pasi S.J.<\/span><\/p>\n<p><b><i>Lettera Edificante della Provincia Veneta della Compagnia di Ges\u00f9; Serie V, pp. 106-108.<\/i><\/b><\/p>\n<p><b>In: Giuseppe Valentini (ed.), <\/b><b><i>La Legge delle Montagne Albanesi nelle relazioni della missione volante . 1880-1932<\/i><\/b><b>, Firenze: Leo. S. Olschki Editore, 1969, pp. 86-88.<\/b><br \/>\n<img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone wp-image-10606\" src=\"http:\/\/oralhistorykosovo.org\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/Screen-Shot-2017-07-05-at-2.34.25-PM-300x152.png\" alt=\"\" width=\"876\" height=\"444\" srcset=\"https:\/\/oralhistorykosovo.org\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/Screen-Shot-2017-07-05-at-2.34.25-PM-300x152.png 300w, https:\/\/oralhistorykosovo.org\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/Screen-Shot-2017-07-05-at-2.34.25-PM.png 666w\" sizes=\"auto, (max-width: 876px) 100vw, 876px\" \/><\/p>\n<p>Fotografija nga: Alexandre Degrand. N\u00eb fotografi:\u00a0Lumi Drin nd\u00ebr Shkod\u00ebr, 1890. Burimi:\u00a0http:\/\/www.albanianphotography.net\/<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><em><b>\u201cNjer\u00ebzit e mjer\u00eb! Ata e gjejn\u00eb vet\u00ebn n\u00eb situata shum\u00eb t\u00eb mjera si pasoj\u00eb e munges\u00ebs s\u00eb shtetit dhe drejt\u00ebsis\u00eb!\u201d<\/b><\/em><\/p>\n<p><b><i>1891 \u2013 Kreshm\u00ebt e m\u00ebdha<\/i><\/b><\/p>\n<p>E kemi pasur nj\u00eb rast shum\u00eb prek\u00ebs ne Bugioni.<\/p>\n<p>Nj\u00eb djal i ri nj\u00ebzet vje\u00e7ar vjen tek un\u00eb me k\u00ebto fjal\u00eb, \u201cAt, kam shum\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u00eb rr\u00ebfehem, dua t\u00eb rr\u00ebfehem, por s\u00eb pari m\u00eb duhet ta tregoj situat\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn gjendem, sepse e di q\u00eb n\u00ebse mashtroj gjersa rr\u00ebfehem falja nuk do t\u00eb ket\u00eb asnj\u00eb vler\u00eb, sepse njeriu nuk mund ta mashtroj\u00eb Zotin&#8221;.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb rregull, m\u00eb thuaj me \u00e7far\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u201d.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb lejo ta sqaroj me kujdes: po mundohem t\u00eb marr hak, por t\u00eb lutem kuptoje, ky gjak nuk \u00ebsht\u00eb sikur t\u00eb tjer\u00ebt, dhe n\u00ebse d\u00ebshiron mund t\u00eb m\u00eb lejosh t\u00eb rr\u00ebfehem. Para shum\u00eb viteve disa hajdut\u00eb kishin hyr\u00eb n\u00eb shtall\u00ebn time gjat\u00eb nat\u00ebs p\u00ebr t\u00eb vjedhur dele; pa e ditur se kush ishin, v\u00ebllau im q\u00eblloi n\u00eb ta dhe e vrau nj\u00ebrin. I vrari ishte nga Berisha. Dit\u00ebn e nes\u00ebrme familja e tij i vuri flak\u00eb sht\u00ebpis\u00eb son\u00eb dhe na d\u00ebmtuan aq sa mund\u00ebn; vazhduan t\u00eb na ndjekin p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb hak, dhe gati se \u00e7do nat\u00eb sht\u00ebpia jon\u00eb ishte e rrethuar me njer\u00ebz t\u00eb cil\u00ebt na k\u00ebrc\u00ebnonin dhe kurr\u00eb nuk na lenin rehat. Erdhi koha kur qeveria kishte urdh\u00ebruar pajtimin e t\u00eb gjitha gjaqeve, dhe ne duhej ta shitnim bag\u00ebtin\u00eb dhe tok\u00ebn dhe u varf\u00ebruam vet\u00ebm p\u00ebr t\u2019i mbledhur gjasht\u00eb <i>borse<\/i> (gjasht\u00ebqind franka) p\u00ebr t\u2019i paguar gjakun v\u00ebllaut t\u00eb t\u00eb vrarit. Dikur m\u00eb von\u00eb ky njeri na tradhtoi, dhe vrau v\u00ebllaun tim p\u00ebr gjakun q\u00eb tashm\u00eb e kishte falur, dhe n\u00ebse mundej, nes\u00ebr ai do t\u00eb m\u00eb vriste mua poashtu, dhe ta shkat\u00ebrronte familjen time. Ju mund ta v\u00ebreni se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk mund t\u00eb b\u00ebj asgj\u00eb tjet\u00ebr por vet\u00ebm ta vras at\u00eb njeri\u201d.<\/p>\n<p>\u201cJo, nuk mund ta vras\u00ebsh: feja ta ndalon&#8221;.<\/p>\n<p>\u201cSi mendon, nuk mundem? A nuk e sheh q\u00eb ai ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gjest shum\u00eb mizor?\u201d<\/p>\n<p>\u201cPo, por i Madh\u00ebrishmi d\u00ebshiron q\u00eb ne t\u2019i falim ata q\u00eb na l\u00ebndojn\u00eb dhe nuk d\u00ebshiron nga ne q\u00eb t\u00eb hakmerremi&#8221;.<\/p>\n<p>\u201cSikur t\u00eb ishte vet\u00ebm l\u00ebndim, po, por n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb e pamundur ta fal. Ju jeni prift, por n\u00ebqoft\u00ebse dikush do t\u00eb sillej me ju ashtu si\u00e7 sillet rivali im me familjen time, a do ta falnit dhe lejonit t\u00eb sillej me ju n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kaq mizore, sikur t\u00eb ishit i pavler\u00eb? Pas t\u00ebr\u00eb atij d\u00ebmi t\u00eb shkaktuar ndaj jush?\u201d<\/p>\n<p>\u201cPor ti nuk po mundohesh ta vras\u00ebsh vras\u00ebsin e v\u00ebllaut t\u00ebnd, i cili d\u00ebshiron t\u00eb t\u00eb vras\u00eb ty dhe ta shkat\u00ebrroj\u00eb familjen t\u00ebnde, por ti je i gatsh\u00ebm ta vras\u00ebsh cilindo n\u00eb familjen e tij, apo cilindo nga v\u00ebllez\u00ebrit e tij&#8221;.<\/p>\n<p>\u201cJo, t\u00eb tjer\u00ebt e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn n\u00eb raste t\u00eb ngjashme, por n\u00ebse sot do ta takoja djalin e vras\u00ebsit nuk do ta kisha prekur, sepse e di q\u00eb ai \u00ebsht\u00eb i pafajsh\u00ebm; un\u00eb kam nd\u00ebrmend t\u00eb hakmerrem n\u00eb pes\u00eb njer\u00ebz q\u00eb jan\u00eb fajtor, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb vrasjen e v\u00ebllaut tim dhe p\u00ebr d\u00ebmin q\u00eb ia shkaktuan familjes sime&#8221;.<\/p>\n<p>U mundova ta inspiroj at\u00eb t\u00eb fal\u00eb, por ishte e kot\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse un\u00eb ia fali,\u201d tha ai, \u201cdo t\u00eb \u00e7nderohem para t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb bjeshk\u00ebs; kush\u00ebrinjt\u00eb e mi do t\u00eb kthehen kund\u00ebr meje, dhe ata do t\u2019ia v\u00ebn\u00eb flak\u00ebn sht\u00ebpis\u00eb, dhe secili do t\u2019i jap\u00eb vet\u00ebs t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb m\u00eb n\u00ebn\u00e7moj\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p>M\u2019u lut ta lejoja t\u00eb rr\u00ebfehej, sepse ai e b\u00ebri at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb b\u00ebnte, dhe shtoi, \u201cN\u00ebse kisha dashur t\u00eb t\u00eb g\u00ebnjej, un\u00eb do t\u2019isha rr\u00ebfyer pa t\u00eb treguar asgj\u00eb, por nuk e b\u00ebra. Jam i gatsh\u00ebm t\u2019i n\u00ebnshtrohem cilitdo nd\u00ebshkim, por m\u00eb duhet t\u00eb rr\u00ebfehem, sepse nuk jam i sigurt se do t\u00eb jetoj, dhe ndodh q\u00eb nuk do t\u00eb shoh m\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p>Ma tregonte k\u00ebt\u00eb m\u00eb shum\u00eb me zem\u00ebr se sa me goj\u00eb. M\u00eb p\u00ebrqafoi dhe un\u00eb qaja, por si t\u2019ia b\u00ebsh ndryshe, n\u00ebse pleqnia shqiptare qartazi ndalon shfaj\u00ebsimin e atyre q\u00eb heqin dor\u00eb nga gjakmarrja? \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb teolog\u00ebt dhe posa\u00e7\u00ebrisht kardinali De Lugo, q\u00eb trajtonte raste t\u00eb ngjashme t\u00eb hakmarrjes t\u00eb b\u00ebra me nd\u00ebrmjet\u00ebsim, dhe n\u00eb vende ku nuk ka autoritet institucional q\u00eb d\u00ebnon vras\u00ebsit dhe rregullon rendin dhe ligjin, q\u00eb zgjidh k\u00ebto raste n\u00eb m\u00ebnyra favorizuese ndaj atyre q\u00eb jan\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb shfaj\u00ebsimit. Por poashtu \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb Kongregacioni i Shejt\u00eb i Propagimit t\u00eb Fes\u00eb ka nj\u00eb p\u00ebrgjigje q\u00eb mban\u00eb dat\u00ebn 9 maj, 1763 q\u00eb thot\u00eb: \u201c<i>licitum non esse hominibus privatis in iniurias ulcisci, licet in iis locis degant, in quibus nemo est qui vindicandis criminibus praesit; proindeque eosdem, nisi animum ulciscendi deponant, non esse absolvendos<\/i>\u201d [Njeriut nuk i lejohet q\u00eb t\u00eb marr\u00eb hak privatisht p\u00ebr nj\u00eb padrejt\u00ebsi, edhe n\u00ebse ai jeton n\u00eb nj\u00eb vend ku nuk ka asnjeri ta gjykoj\u00eb krimin e hakmarrjes, andaj ata t\u00eb cil\u00ebt nuk heqin dor\u00eb nga hakmarrja nuk do t\u00eb shfajsohen].<\/p>\n<p>M\u2019u desh ta braktisja pa ia d\u00ebgjuar rr\u00ebfimin. Dy dit\u00eb m\u00eb von\u00eb e pash\u00eb prap\u00eb n\u00eb fshatin tjet\u00ebr, ku ai m\u00eb kishte p\u00ebrcjellur, dhe insistoi shum\u00eb q\u00eb t\u00eb rr\u00ebfehet dhe argumentoi k\u00ebt\u00eb aq mir\u00eb sa q\u00eb u preka deri n\u00eb lot. Njer\u00ebzit e mjer\u00eb! Ata e gjejn\u00eb vet\u00ebn n\u00eb situata shum\u00eb t\u00eb mjera si pasoj\u00eb e munges\u00ebs s\u00eb shtetit dhe drejt\u00ebsis\u00eb!<\/p>\n<p>Domenico Pasi \u00a0S. J.<\/p>\n<p><b>Lettera Edificante della Provincia Veneta della Compagnia di Ges\u00f9; Serie IV, pp. 93-94.<\/b><\/p>\n<p><b>In: Giuseppe Valentini (ed.), <\/b><b><i>La Legge delle Montagne Albanesi nelle relazioni della missione volante . 1880-1932<\/i><\/b><b>, Firenze: Leo. S. Olschki Editore, 1969, pp. 51-52.<\/b><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fotografija nga: Alexandre Degrand. N\u00eb fotografi: Procesioni n\u00eb oborrin e katedral\u00ebs n\u00eb\u00a0Shkod\u00ebr,\u00a01890. Burimi:\u00a0http:www.albanianphotography.net &nbsp; \u201cNuk ishte as kryekuvendari e as&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":10612,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[17],"tags":[],"class_list":["post-10619","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-historite"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/oralhistorykosovo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10619","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/oralhistorykosovo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/oralhistorykosovo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/oralhistorykosovo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/oralhistorykosovo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=10619"}],"version-history":[{"count":5,"href":"https:\/\/oralhistorykosovo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10619\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10690,"href":"https:\/\/oralhistorykosovo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10619\/revisions\/10690"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/oralhistorykosovo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10612"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/oralhistorykosovo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=10619"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/oralhistorykosovo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=10619"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/oralhistorykosovo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=10619"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}