{"id":10171,"date":"2017-04-26T21:02:04","date_gmt":"2017-04-26T21:02:04","guid":{"rendered":"http:\/\/oralhistorykosovo.org\/sq\/?p=10171"},"modified":"2017-05-10T07:47:23","modified_gmt":"2017-05-10T07:47:23","slug":"gjyshi-im-metush-krasniqi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/oralhistorykosovo.org\/sq\/gjyshi-im-metush-krasniqi\/","title":{"rendered":"Gjyshi im Metush Krasniqi"},"content":{"rendered":"<p>Gjyshi im Metush Krasniqi<\/p>\n<p>U linda m\u00eb 3 korrik, 1977, dy muaj para kohe. Isha nj\u00eb foshnje e dob\u00ebt, edhe pas kat\u00ebr muajve ende luftoja p\u00ebr jet\u00eb, kur gjysh\u00ebrit e mi, t\u00eb cil\u00ebt jetonin n\u00eb Dajkoc, fshat af\u00ebr Kamenic\u00ebs, u than\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb mi, \u201cPse nuk e bini djalin te ne? Ndoshta fshati do t\u2019ia p\u00ebrmirsoj sh\u00ebndetin, do ta forcoj\u00eb at\u00eb\u201d. M\u00eb d\u00ebrguan n\u00eb fshat dhe un\u00eb b\u00ebra mir\u00eb e ma mir\u00eb. Dhe af\u00ebrsia e gjyshit tim me mua rritej m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Gjyshi im Metush Krasniqi, tash von\u00eb \u00ebsht\u00eb nderuar si hero komb\u00ebtar nga t\u00eb dyja shtetet, Presidenti i Kosov\u00ebs dhe Presidenti i Shqip\u00ebris\u00eb. Ai u lind m\u00eb 19 gusht, 1926; ai u arrestua p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb m\u00eb 1958. E d\u00ebnuan tet\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vite, por e liruan pas tet\u00eb viteve, si rezultat i r\u00ebnies s\u00eb Rankoviqit dhe fundit t\u00eb regjimit t\u00eb tij terrorizues n\u00eb provinc\u00eb. Familja jon\u00eb ka tradit\u00eb t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshirjes n\u00eb politik\u00eb, t\u00eb pakt\u00ebn prej shekullit XIX. Dy an\u00ebtar\u00eb t\u00eb familjes jan\u00eb vrar\u00eb n\u00eb Krime dhe m\u00eb pas t\u00eb tjer\u00ebt, gjenerat\u00eb pas gjenerate vazhduan tradit\u00ebn. Nj\u00eb kush\u00ebririt iu desh t\u00eb largohej nga Jugosllavia e Par\u00eb asokohe, dhe u kthye gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, kur Kosova ishte n\u00ebn okupimin italian.<\/p>\n<p>Si rezultat i okupimit nga ana e forcave italiane p\u00ebrgjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, shqip\u00ebtar\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb vinin n\u00eb Kosov\u00eb q\u00eb t\u00eb hapnin dyert e shkollave n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, gj\u00eb q\u00eb ishe nj\u00eb hap para. Gjyshi im p\u00ebrfundoi shkoll\u00ebn e mesme n\u00eb Gjilan, dhe m\u00eb pas shkoi n\u00eb Shkoll\u00ebn Normale n\u00eb Gjakov\u00eb dhe u b\u00eb m\u00ebsues. N\u00eb t\u00eb kat\u00ebrdhjetat e tija, ai u kthye n\u00eb shkoll\u00eb dhe studioi Juridikun; u b\u00eb jurist.<\/p>\n<p>Gjysh\u00ebrit e mi m\u00eb rrit\u00ebn. Gjyshi im ishte nj\u00ebri nd\u00ebr udh\u00ebheq\u00ebsit e nj\u00ebr\u00ebs nga organizatat nacionaliste t\u00eb n\u00ebntok\u00ebs, nuk m\u00eb kujtohet emri detajisht, pasi q\u00eb ishin t\u00eb shumt\u00eb. N\u00eb \u201870-tat e vona ai tashm\u00eb ishte i njohur nga \u201cIlegalja\u201d dhe n\u00eb t\u00eb \u201880-tat p\u00ebr shkak se l\u00ebvizjet shqip\u00ebtare po fuqizoheshin dhe po b\u00ebheshin m\u00eb serioze, ai u mundua q\u00eb t\u2019i bashkoj\u00eb shumic\u00ebn e k\u00ebtyre organizatave dhe arriti p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr. Shum\u00eb nga organizatat kishin koncepte komuniste, ishin t\u00eb lidhura me regjimin komunist n\u00eb Shqip\u00ebri, lidhjet i kishin shum\u00eb t\u00eb forta, dhe natyrisht regjimi Shqip\u00ebtar nuk e p\u00ebrkrahi gjyshin tim, i cili ishte demokrat, pro-per\u00ebndimor, shkurt, ishte hal\u00eb n\u00eb sy p\u00ebr regjimin e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb isha shum\u00eb i ri, por m\u00eb kujtohet hera e par\u00eb kur policia, UDB-a, sh\u00ebrbimi sekret ishte n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb tij, erdh\u00ebn n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb m\u00eb 1981, pa paralajmrim dhe e arrestuan. Ka ekzistuar nj\u00eb ligj parandalues q\u00eb merrte n\u00eb burg t\u00eb dyshuarit sa her\u00eb q\u00eb kishte ndonj\u00eb demostrat\u00eb apo ngjarje politike q\u00eb mund ta rrezikonte sigurin\u00eb e vendit. N\u00eb vitin 1981, gjyshi im ishte n\u00eb burg p\u00ebr kat\u00ebr muaj, edhepse nuk kishin ndonj\u00eb d\u00ebshmi p\u00ebr shkelje ligjore. Isha kat\u00ebr vje\u00e7 dhe m\u00eb kujtohet shum\u00eb mir\u00eb, ka qen\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr kujtimet e mia t\u00eb para.<\/p>\n<p>Pas disa muajve nga arresti i tij, m\u00eb kujtohet q\u00eb erdh\u00ebn ta arrestojn\u00eb edhe xhaxhain tim Besnikun, djalin e tij, edhe pse nuk pat\u00ebn sukses. Xhaxhi Besnik ka jetuar n\u00eb t\u00eb njejt\u00ebn sht\u00ebpi me neve. Ne tashm\u00eb ishim bartur n\u00eb Prishtin\u00eb nga Dajkoci, sepse gjyshja ishte s\u00ebmur\u00eb dhe kishte nevoj\u00eb p\u00ebr kujdes sh\u00ebndetsor. Xhaxhi Besnik studionte n\u00eb Pej\u00eb, ishte n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb shkolle t\u00eb biznesit. M\u00eb kujtohet ai epizod shum\u00eb mir\u00eb, un\u00eb e prisja, sepse sa her\u00eb q\u00eb ai e jepte nj\u00eb provim, ai vinte n\u00eb sht\u00ebpi dhe m\u00eb sjellte di\u00e7ka, nj\u00eb dhurat\u00eb t\u00eb vog\u00ebl.<\/p>\n<p>Ai erdhi nga Peja, dhe disa or\u00eb m\u00eb pas polica erdhi ta arrestonte. Fatmirsisht, \u00e7far\u00eb kishte ndodhur \u00ebsht\u00eb se policia kishte pasur informat\u00ebn e gabuar, ata kan\u00eb menduar se ai ishte n\u00eb Kamenic\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb 80 kilometra larg nga Prishtina, dhe ata shkuan atje ta arrestojn\u00eb. Nuk gjet\u00ebn ask\u00ebnd n\u00eb sht\u00ebpi. Kush\u00ebriri im shkoi ta lajm\u00ebroj hall\u00ebn time dhe e gjeti at\u00eb n\u00eb nj\u00eb fshat af\u00ebr, ku ajo kishte shkuar n\u00eb vizit\u00eb te daja i saj; ai i tha q\u00eb ajo do duhej ta paralajm\u00ebronte Besnikun dhe se duhej kthyer n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>Halla ime kishte menduar se Besniku ishte ende n\u00eb Pej\u00eb dhe ishte ndier e sigurt. Andaj, ajo shkoi n\u00eb Gjilan p\u00ebr t\u00eb telefonuar n\u00eb sht\u00ebpi dhe t\u2019u thoshte q\u00eb n\u00ebse Besniku vjen, do duhej ta mbanim larg sht\u00ebpis\u00eb, por kur ajo ishte kthyer me vetur\u00eb n\u00eb vendin ku kishte qen\u00eb n\u00eb vizit\u00eb, policia tashm\u00eb kishte qen\u00eb aty. Dikush u kishte treguar ku ishte ajo. Halla ime, duke ditur se ata e k\u00ebrkonin Besnikun, \u00ebsht\u00eb munduar t\u2019u nxirrte pun\u00eb dhe i kishte mbajtuar aty edhe p\u00ebr nj\u00eb or\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb, kur xhaxhai im erdhi n\u00eb sht\u00ebpi, ai u njoftua se ata po e k\u00ebrkonin dhe menj\u00ebher\u00eb u largua. Pas tre dit\u00eb, ai ishte n\u00eb Itali. Ai shkoi n\u00eb Itali ilegalisht, aty u tha, \u201cKam ardhur nga Jugosllavia,\u201d dhe mori azil. E vendos\u00ebn n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb quajtur \u201cLatina\u201d p\u00ebr disa muaj. Nga aty, pas pes\u00eb muajve, ai shkoi n\u00eb Australi.<\/p>\n<p>Gjyshi im ishte n\u00eb burg, dhe policia i kishte th\u00ebn\u00eb, \u201cE kemi z\u00ebn\u00eb djalin t\u00ebnd p\u00ebrderisa mundohej t\u00eb ikte nga Jugosllavia dhe e kemi vrar\u00eb\u201d. Brenda dy or\u00ebve ai e ka kuptuar q\u00eb djalin e ka pasur gjall\u00eb. Ai kishte menduar se ata po g\u00ebnjenin dhe u kishte th\u00ebn\u00eb, \u201cNuk m\u00eb intereson n\u00ebse e keni vrar\u00eb, un\u00eb kam dy djem tjer\u00eb\u201d. Por shum\u00eb shpejt e ka kuptuar q\u00eb Besniku \u00ebsht\u00eb i sigurt n\u00eb Itali.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj, m\u00eb 1982 babai im ishte n\u00eb burg poashtu, dhe pa asnj\u00eb arsye. Babai im kurr\u00eb nuk ka qen\u00eb pjes\u00eb e \u201cIlegal\u00ebs\u201d, ndryshe nga xhaxhi im, i cili iu bashkua edhepse jo n\u00eb rol udh\u00ebheq\u00ebs. Xhaxhai im tjet\u00ebr, m\u00ebsues, nuk ka qen\u00eb fare i angazhuar politikisht. Familja nuk luante rol n\u00eb aktivitetet e gjyshit tim, t\u00eb pakt\u00ebn jo rol aktiv. Ata than\u00eb q\u00eb babai im kishte sulmuar nj\u00eb student n\u00eb univerzitet. \u00c7far\u00eb ata d\u00ebshironin ishte t\u00eb b\u00ebnin presion n\u00eb gjyshin tim, nj\u00eb djal\u00eb n\u00eb ekzil dhe nj\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb burg. D\u00ebshironin ta dob\u00ebsonin. Babai im \u00ebsht\u00eb liruar m\u00eb 1983.<\/p>\n<p>Gjyshi im ishte arrestuar prap\u00eb me 4 n\u00ebntor, 1985. Tre vite m\u00eb par\u00eb ka pasur bashkim t\u00eb t\u00eb gjitha grupeve t\u00eb \u201cIlegal\u00ebs\u201d, dhe dihet mir\u00eb q\u00eb gjyshi im ka qen\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs; ai u b\u00eb armiku num\u00ebr nj\u00eb i Jugosllavis\u00eb. N\u00eb vitin 1985, gjyshi im ishte n\u00eb burg n\u00eb Prishtin\u00eb dhe Mitrovic\u00eb. \u00c7do dy jav\u00eb kemi pasur t\u00eb drejt\u00eb ta vizitojm\u00eb. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb u b\u00eb m\u00eb e leht\u00eb t\u00eb b\u00ebsh vizita, sepse kishim vetur\u00ebn dhe mund t\u00eb udh\u00ebtonim deri aty. Kur shkuam n\u00eb vizit\u00ebn ton\u00eb t\u00eb par\u00eb, na duhej ta takonim gjyqtarin t\u00eb na jepte leje. Gjyqtari tha, \u201cAi \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i ri, nuk mund t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb burg\u201d. Babai im insistoi, i tha q\u00eb un\u00eb kam jetuar me gjyshin dhe q\u00eb t\u2019i evitojm\u00eb skenat. Gjyqtari na dha leje me kusht q\u00eb nuk do t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb gjat\u00eb.<\/p>\n<p>Aq sa m\u00eb kujtohet, mund t\u00eb q\u00ebndronim deri pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb minuta, nuk jam i sigurt. Babai im u pajtua. Kur hyr\u00ebm brenda, gardiani doli dhe tha, \u201cJu s\u2019mund ta vizitoni sot\u201d. E pyet\u00ebm pse, por asnj\u00eb arsyetim nuk na u dha, nuk e kishin obligim. M\u00eb kujtohet q\u00eb babai im ishte shum\u00eb i shqet\u00ebsuar dhe i tha gardianit, \u201cAi m\u00eb mir\u00eb t\u00eb jet\u00eb i gjall\u00eb, n\u00ebse e dini q\u00eb ai nuk \u00ebsht\u00eb i gjall\u00eb dhe nuk po tregoni, ke pun\u00eb me mua\u201d.<\/p>\n<p>Kur dol\u00ebm jasht\u00eb, babai im ishte ende i shqet\u00ebsuar dhe p\u00ebr nj\u00eb moment harroi q\u00eb un\u00eb isha me t\u00eb.<\/p>\n<p>Jam rritur nga gjysh\u00ebrit e mi n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn si\u00e7 ata ishin m\u00ebsuar t\u2019i rrisnin f\u00ebmij\u00ebt, gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb ndryshe nga m\u00ebnyra se si prind\u00ebrit e mi i kan\u00eb rritur f\u00ebmij\u00ebt, apo m\u00ebnyra si i rris\u00eb un\u00eb. Raporti me ta nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb e mbaj n\u00eb mend si arg\u00ebtues. Ka qen\u00eb m\u00eb shum\u00eb, \u201cTi duhesh ta b\u00ebsh k\u00ebt\u00eb, ti duhesh ta b\u00ebsh at\u00eb\u201d. Ka qen\u00eb m\u00eb shum\u00eb edukim se sa arg\u00ebtim. Ishte p\u00ebr shembull, e turpshme, do t\u00eb thoja shenj\u00eb dob\u00ebsie n\u00ebse do i p\u00ebrqafoje f\u00ebmij\u00ebt tu. Ekzistonte nj\u00eb distanc\u00eb, por distanca t\u00eb m\u00ebsonte shum\u00eb. E faj\u00ebsoj edhe vet\u00ebn q\u00eb nuk mund ta riprodhoj at\u00eb distanc\u00eb me f\u00ebmij\u00ebt e mi, dhe ndonj\u00ebher\u00eb harrojn\u00eb q\u00eb un\u00eb jam babai i tyre, mendojn\u00eb q\u00eb jam mik i tyre dhe nuk ma vnojn\u00eb veshin. Si f\u00ebmij\u00eb kam qen\u00eb m\u00eb shum\u00eb mendimtar se sa veprimtar, nuk kisha me \u00e7ka t\u00eb lozja, por kisha shum\u00eb edukim.<\/p>\n<p>Kur u kthyem nga burgu, i thash\u00eb babait tim, \u201cAi me siguri \u00ebsht\u00eb i s\u00ebmur\u00eb dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk mundi t\u00eb dal jasht\u00eb\u201d. Isha f\u00ebmi dhe ngushlloja babain tim. Ai s\u2019mundi t\u00eb fliste gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb udhtimit p\u00ebr n\u00eb sht\u00ebpi, dhe pas disa viteve, ai m\u00eb tha, \u201cIsha shokuar kur t\u2019i erdhe n\u00eb at\u00eb p\u00ebrfundim, mbeta pa fjal\u00eb\u201d. Pas dy jave arrit\u00ebm ta shohim, leja e l\u00ebshuar nga gjyqtari ende vlente, dhe un\u00eb pata mund\u00ebsi ta vizitoj burgun.<\/p>\n<p>Me at\u00eb rast, un\u00eb shkrova nj\u00eb let\u00ebr, p\u00ebrdora nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb t\u00eb faqes dhe babai im shkroi n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr. Po supozoj q\u00eb ka qen\u00eb rregull q\u00eb t\u00eb burgosurve nuk mund t\u2019u ip\u00ebsh m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb flet\u00eb. \u00c7far\u00eb dua t\u00eb them \u00ebsht\u00eb se qasja ime ndaj gjyshit dhe bisedat q\u00eb i kisha me t\u00eb nuk kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb t\u00eb ndryshme nga ato q\u00eb i kishte babai im me t\u00eb. N\u00eb let\u00ebr kisha shkruar, \u201cT\u00eb gjith\u00eb jemi mir\u00eb, vizitova v\u00ebllaun t\u00ebnd, ai t\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndeti\u201d, dhe gj\u00ebra t\u00eb ngjashme, \u201cNe jemi me ty\u201d. M\u00eb kujtohet q\u00eb babai m\u00eb pati treguar q\u00eb kur ka dalur ai prej burgu e kishte ruajtur letr\u00ebn. I kishte th\u00ebn\u00eb babait, \u201cU ndjeva aq i bekuar q\u00eb kisha k\u00ebt\u00eb let\u00ebr nga nipi im, sepse m\u00eb dha fuqi\u201d. Ende e kam at\u00eb let\u00ebr.<\/p>\n<p>Kur u kthyem nga burgu isha shum\u00eb i shqetsuar sepse gjeta gjyshin n\u00eb gjendje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb sh\u00ebndetsore. Ai nuk ka qen\u00eb kurr\u00eb i plot\u00eb sepse ecte shum\u00eb, vraponte, por e gjet\u00ebm edhe m\u00eb t\u00eb dob\u00ebt. Isha i zem\u00ebruar dhe thash\u00eb, \u201cNj\u00eb dit\u00eb do t\u2019ia v\u00eb zjarrin k\u00ebtij vendi\u201d. P\u00ebr ta plot\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb tregim, me 24 mars, 1999, gj\u00ebja e par\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb flak\u00eb nga NATO-ja ka qen\u00eb burgu. Isha shum\u00eb i lumtur, pafundsisht i lumtur. Ishte bombarduar. Ishte nj\u00eb vend ku njer\u00ebzit ishin torturuar. Gjyshi im ishte torturuar, ai kurr\u00eb nuk i tregonte familjes, por ne e dinim vet\u00ebm duke ia shikur thonjt\u00eb, ose i kishte ose ishin t\u00eb shkat\u00ebrruar.<\/p>\n<p>Gjyshi im ka punuar vet\u00ebm kat\u00ebrmb\u00ebdhjet\u00eb vjet gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij. Ai ose ishte n\u00eb burg ose ishte i larguar nga puna dhe i duhej t\u00eb k\u00ebrkonte pun\u00eb, p\u00ebr ta larguar prap\u00eb nga puna. Menaxhmenti frigohej ta regjistronte si pun\u00ebtor, sepse policia do t\u2019i hetonte p\u00ebr shkak se e kan\u00eb marr\u00eb n\u00eb pun\u00eb. Puna e fundit q\u00eb ai ka pasur ka qen\u00eb p\u00ebrfaqsues ligjor n\u00eb hekurudh\u00eb, asgj\u00eb speciale, por ishte pun\u00eb. E kishin vendosur aty sepse ashtu mund ta kontrollonin m\u00eb mir\u00eb, aty kishte shum\u00eb spiun\u00eb, dhe UDB-ja kishte q\u00ebllim t\u2019ua gjurmoj lidhjet. Por lidhjet e tij ishin m\u00eb t\u00eb forta, si\u00e7 po shihet nga rezultatet sot. Me pas qen\u00eb UDB-ja v\u00ebrtet\u00eb e fuqishme, Serbia do t\u00eb ishte ende k\u00ebtu.<\/p>\n<p>Ai vdiq t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn, m\u00eb 15 tetor, 1986. Ai ishte 60 vje\u00e7ar. Ai ishte liruar prej burgut n\u00eb qershor. Gjyshi im na tha, \u201cNj\u00ebri q\u00eb m\u00eb merrte n\u00eb pyetje ma tregoi nj\u00eb list\u00eb me emra dhe m\u00eb tha t\u00eb b\u00ebj me gisht kah ndonj\u00ebri nga gjasht\u00ebdhjet\u00eb njer\u00ebzit n\u00eb list\u00eb. Un\u00eb u thash\u00eb, \u2018Nuk e njoh asnj\u00ebrin\u2019. \u2018Si nuk e njihni asnj\u00ebrin? N\u00ebna ime s\u00eb paku i njeh gjasht\u00ebdhjet\u00eb njer\u00ebz.\u2019 \u2018Me siguri n\u00ebna juaj e ka pas\u00eb pun\u00ebn e till\u00eb q\u00eb i ka njohur gjith\u00eb ata njer\u00ebz.\u2019 Dhe hetuesi \u00ebsht\u00eb zem\u00ebruar pa mas\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Ai ishte hero komb\u00ebtar, por poashtu edhe gjyshi im. Kujtimi m\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb \u00ebsht\u00eb kur e arrestuan m\u00eb 1985, m\u00eb kujtohet i thash\u00eb atij, \u201cPse po t\u00eb marrin tash?\u201d Dhe gjyshi im nuk u p\u00ebrgjigj. Ata than\u00eb, \u201cNa duhet t\u2019ua v\u00ebjm\u00eb prangat\u201d. Ai u tha, \u201cE jetova jet\u00ebn n\u00eb pranga.\u201d Ne kishim nj\u00eb qen, nj\u00eb qen shum\u00eb t\u00eb zgjuar, dhe policia i dha di\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb p\u00ebr ta qet\u00ebsuar sepse ai nuk lejonte ask\u00eb n\u00eb oborr, ai ishte nj\u00eb qen besnik.<\/p>\n<p>Gjyshi im kishte nj\u00eb kujtim nga Lufta e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, disa shkopa, m\u00eb tha, \u201cKujdesu p\u00ebr k\u00ebto\u201d. Kur erdh\u00ebn p\u00ebr ta arrestuar, un\u00eb mendova q\u00eb do t\u2019i gjejn\u00eb shkopat dhe se mbajtja e tyre \u00ebsht\u00eb ilegale, dhe i fsheha diku. P\u00ebrgjat\u00eb arrestit, policia kishte ndar\u00eb grat\u00eb dhe f\u00ebmij\u00ebt nga burrat. I than\u00eb babait dhe xhaxhait t\u00eb kthehen kah muri. Personi mbik\u00ebqyr\u00ebs ishte dikush q\u00eb xhaxhai e njihte, dhe kur e morr\u00ebn gjyshin tim xhaxhai u tha, \u201cN\u00ebse nuk kthehet, m\u00eb mir\u00eb braktise Kosov\u00ebn\u201d. Tridhjet\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb ligjet e Kanunit ishin m\u00eb t\u00eb fuqishme, n\u00ebse ke th\u00ebn\u00eb, \u201cDo t\u00eb kesh\u00eb pun\u00eb me mua\u201d, ka pas\u00eb dometh\u00ebnie t\u00eb madhe. Edhe n\u00ebse ke qen\u00eb polic nuk ke mundur t\u2019i ik\u00ebsh nd\u00ebshkimit, ka pasur shum\u00eb raste kur polic\u00ebt jan\u00eb vrar\u00eb.<\/p>\n<p>Ne mendojm\u00eb q\u00eb UDB-ja i ka dh\u00ebn\u00eb di\u00e7ka dhe e ka helmuar, sepse ai vdiq nga nj\u00eb s\u00ebmundje e zemr\u00ebs disa muaj pas lirimit dhe ai ishte i fort\u00eb para se t\u00eb shkonte n\u00eb burg. M\u00eb von\u00eb, para gjasht\u00eb apo shtat\u00eb vitesh, e gjet\u00ebm nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb gjyshit ku i adresohej nj\u00eb komiteti. Ne besojm\u00eb q\u00eb ajo let\u00ebr ishte nj\u00eb fjalim i dh\u00ebn\u00eb para shtat\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb \u201cIlegal\u00ebs\u201d dhe faktikisht ai ka qen\u00eb takimi m\u00eb i madh i \u201cIlegal\u00ebs\u201d ndonj\u00ebher\u00eb. Nj\u00eb profesor q\u00eb po shkruan mbi \u201cIlegal\u00ebn\u201d e ka konfirmuar, ata i dijn\u00eb datat.<\/p>\n<p>Kur shkuam n\u00eb varrimin e tij kishte shum\u00eb njer\u00ebz nga e gjith\u00eb ish-Jugosllavia, nga Kroacia, Maqedonia, Kosova natyrisht, por shum\u00eb an\u00ebtar t\u00eb UDB-s\u00eb q\u00eb fotografonin.<\/p>\n<p>Gjyshi im kishte nj\u00eb mikesh\u00eb, Hyrije Hana, ajo ishte n\u00eb burg n\u00eb t\u00eb \u201860-tat, ajo s\u00eb pari ishte me partizan\u00ebt, dhe m\u00eb pas u largua nga Partia Komuniste. Ajo e p\u00eblqente at\u00eb, dhe erdhi n\u00eb varrim dhe solli nj\u00eb kuror\u00eb me lule. Ajo ishte e vetmja q\u00eb foli n\u00eb varrim, dhe tha, pak a shum\u00eb, sa m\u00eb kujtohet, \u201cKe vdek\u00eb fizikisht, por veprat e tua do t\u00eb lul\u00ebzojn\u00eb si k\u00ebto lule\u201d. T\u00eb gjith\u00eb duartrokit\u00ebn, dhe ishte sikur n\u00ebp\u00ebr filma; p\u00ebrderisa ajo e p\u00ebrfundoi, kishte ca pika shi, vet\u00ebm pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb sekonda, ishte e quditshme, un\u00eb isha p\u00ebrball\u00eb saj dhe letr\u00ebs q\u00eb lexonte, dhe fillova t\u00eb qaj.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyshi im Metush Krasniqi U linda m\u00eb 3 korrik, 1977, dy muaj para kohe. Isha nj\u00eb foshnje e dob\u00ebt, edhe&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":10166,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[17],"tags":[],"class_list":["post-10171","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-historite"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/oralhistorykosovo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10171","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/oralhistorykosovo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/oralhistorykosovo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/oralhistorykosovo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/oralhistorykosovo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=10171"}],"version-history":[{"count":7,"href":"https:\/\/oralhistorykosovo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10171\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10324,"href":"https:\/\/oralhistorykosovo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10171\/revisions\/10324"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/oralhistorykosovo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10166"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/oralhistorykosovo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=10171"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/oralhistorykosovo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=10171"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/oralhistorykosovo.org\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=10171"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}