Pse jemi këtu

Nga Larry Butler

Ambasadori Lawrence Butler shërbeu si diplomat në Shërbimin e Jashtëm të SHBA-së për 40 vite, duke përfshirë dy vite në Beograd. Në këtë rrëfim, ai reflekton mbi përvojat e tij në Kosovë që kulmuan me hapjen e një zyre të Shërbimit Informativ të SHBA-së në Kosovë në vitin 1996. Tani, ai punon si konsulent i pavarur i mbrojtjes dhe diplomacisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i cili ndan kohën e tij në Washington, DC dhe vendin e tij, Maine.

 

Unë jam diplomati i parë amerikan që u caktua në Kosovë, edhe pse nuk jam në librat e historisë për këtë. Më dërguan, që do të thotë se më kishin huazuar nga Departamenti i Shtetit në Konferencën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë për të ashtuquajturin Misioni Afatgjatë, i vendosur në Vojvodinë, Sanxhak dhe Prishtinë që filloi në fund të vitit 1992. Në dhjetor të atij viti, mora një telefonatë që më thanë, “Ju do të shkoni në Kosovë në janar dhe do të hapni një zyrë me KEBS, CSCE, në janar të vitit 1993.” Dhe kështu u bëra amerikani i parë që u caktua në Kosovë.

Thënë shkurtimisht, ne e kemi mbuluar Pejën. Ishim të vendosur jashtë Pejës, por mbuluam Istogun, Klinën, Deçanin, Gjakovën dhe Junikun. Dhe pastaj e patëm edhe Gllogjanin, pak më në perëndim. Ishte një përzierje e fshatrave të vegjël serbë në pjesën perëndimore, por shumica ishin shqiptarë të Kosovës. Detyra jonë ishte të vëzhgonim dhe raportonim të drejtat e njeriut. Objektivi ynë ishte të parandalojmë përhapjen e konfliktit nga Bosnja. Kjo ishte arsyeja pse ne u shpërndamë në të gjithë ish-Jugosllavinë. Edhe pse quhej Misioni Afatgjatë, ne u larguam në qershor, kështu që nuk ishim atje shumë gjatë.

Ky mision përfundoi sepse Millosheviqi nuk e aprovoi këtë mision, pas gjashtë muajsh u tha atyre që të largoheshin, dhe ata u larguan. Por ne ishim efektivë për aq kohë sa ishim atje dhe pastaj Millosheviqi tha: “Largohuni.” Ne ishim lidhja e hershme për publikun kosovar sepse ata na shihnin neve. Ata na njihnin. Ne ishim në dispozicion. Ne vizituam çdo qytet. Ne uleshim në fshatra ku njerëzit mund të vinin dhe të na bashkoheshin dhe të bisedonin me ne.

Kam punuar shumë ngushtë me degët e LDK-së në të gjitha ato pesë qytete kryesore, si dhe Komitetin për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut. Ende më kujtohen mirë, si Profesor Muhaxheri, i cili është ende gjallë dhe ende aty. Ai ishte përfaqësuesi i LDK-së. Pastaj ishte një djalë shumë i mirë Tahir Demaj, i cili ishte nga Komiteti për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut.

Fillimisht isha në Kosovë në janar, shkurt dhe mars të vitit 1993, në fund të këtyre tre muajve vinte një amerikan tjetër and unë lejohesha të shkoj në shtëpi. Isha kthyer në Shtetet e Bashkuara i lumtur dhe ende po punojna me Bashkimin Europian dhe Brukselin duke u shqetësuar për luftërat tregtare që përfshinin banane dhe gjëra të tjera, kur papritur e marr një telefonatë që thotë që do kthehem në Beograd si zëvendës ambasador në verën e vitit 1994. Pra, më pak se një vit e gjysmë pas, u ktheva në ish Jugosllavi. Këtë herë isha në Beograd si numri dy në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara.  

Më kerkuan të kthehem në ish Jugosllavi pjesërisht sepse kisha kaluar kohë në Kosovë, dhe pjesërisht sepse gjuha ime ishte e ngjashme me gjuhën serbe, që të mund të shkoja shpejtë pa ndonjë trajnim për gjuhë. Por gjithashtu kisha një reputacion që marrëzisht nuk frikësohesha të shkoj kudo, dhe personi që po e drejtonte Ambasadën dëshironte një delegat që do të dilte të bënte gjëra tërë kohën. Prandaj kemi bërë shumë gjëra.

Kisha kolege një grua fanastike që kurrë nuk do të marrë merita për çfarë ka bërë. Emri i saj ishte Liz Bonkowsky. Ajo ishte zyrtare politike në Ambasadën e SHBA-së, puna e saj ishte të udhëtonte në Prishtinë për të mbajtur kontakte me Ibrahim Rugova dhe LDK-në dhe me këdo tjetër që mund të fliste atje. Ishte fytyra e ambasadës. Por edhe unë kam shkuar shpesh [në Kosovë] dhe kam krijuar lidhjen time personale me Ibrahim Rugovën si zëvendës ambassador i SHBA-së.

Nuk nuk kemi pasur një ambasador sepse lidhjet tona diplomatike nuk ishin në atë nivel. Personi në krye të një ambasade kur nuk ka ambasador quhet chargé d’affaires, dhe personi i dytë quhet zëvendës kryetari i misionit. Kur kam shkuar aty, isha zëvendës kryetari i misionit. Po shefi im kurrë nuk u largua nga Beogradi. Puna ime ishte të shkoja në vende si Srebrenica. Shkoja në vende krimesh në Bosne. Kemi qenë në Vojvodinë shpesh. Kemi shkuar në Sanxhak. Kemi shkuar në Mal të Zi. Por zemra ime ishte në Kosovë, prandaj kam kaluar shumë kohë atje duke u munduar të kuptoj çfarë po ndodhte. 

Pra gjërat po ndodhnin dhe ne po i vëzhgonim, por nuk mund të bënim shumë sepse nuk kishim një prezencë të përherëshme. Më beso: rruga nga Beogradi në Prishtinë nuk ishte rruga më e këndshme në botë. Ishte në rregull deri në Nish. Pastaj prej Nishit e tutje, ishte emocionuese – jo në kuptimin e mirë. Është sfiduese të arrish atje. Dhe pastaj jemi në Prishtinë, dhe jeta nuk ishte e mirë për askënd aty. Ajri ishte i ndotur sepse njerëzit po digjnin qymyr dhe drunjë, dhe ishim të rrethuar nga kodrat, kishte ndotje të ajrit. Pikat kontrolluese të policisë ishin çdokund, kishim një ndjenjë që diçka do të ndodhte.

Por fokusi jonë kryesor ishte t’a ndalonim konfliktin në Bosne. Në nëntor të vitit 1996, gjatë Marrëveshjës së Dejtonit, Richard Holbrooke negocioi me Tudjman, Izetbegoviq, dhe Milosheviq për të përfunduar konfliktin. Trupat e NATO-s ishin të pasigurtë, por fokusi ynë tani ishte qe kjo të funksiononte. Por gjithashtu mund t’a kthenim fokusin tonë për demokraci në Beograd. 

Në këtë pikë, filluam të shohim se si kongresmenët Amerikanë vinin për vizita. Dhe, sigurisht, Eliot Engel, që ishte kryetari i grupit parlamentar të Dhomës së Përfaqësuesëve për Shqipëri dhe ishte një mbështetës i madh për çdo gjë që përfshinte Shqipërine, shprehi dëshirën për vizitë. Dhe kongresi e kaloi dhe vuri në fuqi një ligj që na autorizoi të hapnim një zyre informative në Prishtinë. Dhe një bisedë ndodhi në Washington, nga e cila unë u drejtova të negocioj me Millosheviqin për të marrur leje për t’a hapur zyrën informative.

Është e rendësishme të kuptojmë, në dhjetor të vitit 1995, charges d’affaires që drejtonte ambasadën, i’u kërkua qe të kthehej në Washington të puntonte me Holbrooke. U ngrit në detyrë, prandaj unë isha në krye te ambasadës. Pra, unë isha ambasadori në detyrë, nëse mund t’a quaj ashtu. 

Po punoja me Vuk Drashkoviq dhe të tjerë në opozitë me Millosheviqin, dhe veçanërisht po mundohesha të mirrem me Mira Markoviq, e ashtuquajtura Shtriga e Kuqe. Por morra leje nga Millosheviqi, dhe Millosheviqi tha, “Patjetër, vazhdoni. Ç’më intereson mua? Vazhdoni dhe hapni një zyrë atje.”

Ishte një ditë e paharrueshme. Eliot Engel, Ibrahim Rugova dhe Millosh Neshoviq, për të cilin ndjeja keqardhje, i cili ishte zëvendës guvernatori serb i Kosovës, i cili po qëndronte aty derisa po e ngritnim flamurin amerikan. Kur Rugova buzëqështe, fytyra e tij gati ndahej në dy pjesë sepse po bezëqeshte shumë. Ishte një ditë e lumtur për të, të shihte atë flamur të ngritur.

Ndjenja që kisha, dhe dollitë që u ngritën kur ai flamur u ngrit në Prishtinë ishin, “Më në fund amerikanët erdhën!” Ishte një moment i fuqishëm. Është në mendjen time dhe do të jetë gjithmonë. Ishte një nga ato herat që e dija me të vërtetë pse jam këtu. Vënja e flamurit në Prishtinë dërgoi mezash për të drejtën e vetëvendosjes. Ndoshta ka njerëz që thonë që ai zjarr ishte ndezur tashmë. Ndoshta e ndezëm ne. Ndoshta vetëm i hodhëm benzinë. Por ishte një simbol i prekshëm, i dukshëm i përkushtimit të çfarë eventualisht do të bëhej një Kosovë e pavarur.