Qëllimi i këtij memorandumi është të vendoset një kuadër bashkëpunimi ndërmjet Institutit dhe Iniciativës për të promovuar hulumtimin dhe edukimin në fushën e historisë gojore, duke nxitur shkëmbimin akademik dhe përmirësuar përvojat arsimore ndërmjet studiuesve.
Prioritetet e bashkëpunimit brenda kuadrit të këtij Memorandumi përfshijnë: projekte të përbashkëta hulumtuese të lidhura me historinë gojore, të cilat do të përfshijnë mbledhjen dhe dokumentimin e narrativave historike, kryerjen e punës në terren dhe shpërndarjen e gjetjeve; lehtësimin e shkëmbimeve të stafit ndërmjet Iniciativës dhe Institutit për të marrë pjesë në seminare, punëtori dhe aktivitete të tjera akademike.
Gjatë nënshkrimit të këtij memorandumi, vlerësuam pozitivisht rëndësinë e tij dhe u pajtuam për mundësinë e organizimit të aktiviteteve të përbashkëta.